Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

20:36 Konferenca e Ramës/ Analisti: Tha çerek të vërteta, nuk duhet të flasë sipas interesave

By: Monika
30 December 2025 at 20:36

Analisti Fatos Lubonja komentoi sot deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama gjatë konfrencës së fundvitit me gazetarët.

Në një dalje televizive, Lubonja u shpreh kritik ndak Ramës, pasi sipas tij tha gjysmë të vërteta dhe qëndrimet ndaj drejtësisë nuk duhet të jenë sipas interesave dhe rreziqeve.

“Çerek të vërteta përdor Rama përgjithësisht, pashë disa gjëra që tha gjatë konferencës dhe mes të tjerash pashë që kishte akuzuar drejtësie se tek ne është një skandal sepse kemi 4 mijë të arrestuar ndërsa kemi 1 mijë e ca të dënuar. Kjo mund të jetë e vërtetë ose jo, sepse i shet të pa vërtetat si të vërteta.
Rama nuk ka rrugë tjetër, është mënyra e tij për të qeverisurit, e raportit me të vërtetën dhe mënyra e tij në raportin me mediat, që dikur u thoshte kazan dhe tani tenxhere.
Viti nisi me arrestimin e Veliaj, Rama nuk duhet të flasë sipas interesave dhe rreziqeve, të ndërrojë Flamur, kjo sepse me Ahmetaj tha që prokuroria është shumë e butë, ndërsa për Veliaj flet ndryshe.
Shqipëria në SKYECC, shqipja ishte gjuha më e përdorur nga përdoruesit.
Një politikan duhet të mendojë pse Shqipëria është kthyer në inkubator krimi në Europë”,-tha Lubonja./mxh

‘Berisha shembulli më i denjë i regjimit komunist’! Demalia: Rama ka të drejtë për Veliajn, drejtësia nuk bëhet me arrestime spektakolare

By: Os De
30 December 2025 at 20:08

Në emisionin Frontline me Marsela Karapanço në Report TV, vëmendja u përqendrua te konferenca vjetore e fundvitit e kryeministrit Edi Rama, ku ai bëri një bilanc të arritjeve të qeverisë dhe dha përgjigje për disa çështje që kanë dominuar skenën politike në vend gjatë vitit 2025.  

Analiza në studio u fokusua edhe tek raporti i qeverisë me drejtësinë dhe SPAK. I ftuar në studio, analisti Ilir Demalia tha se Rama shfaqi forcë në komunikim dhe retorikë dhe ka të drejtë kur flet për median si “tenxhere me presion”, pasi perceptimi i një grabitjeje masive në Shqipëri është krijuar pa pasur gjithmonë fakte konkrete. 

Analisti theksoi se korrupsioni mbetet një “gangrenë” për vendin,por sipas tij, po luftohet.  

“Padyshim korrupsioni është gangrenë për Shqipërinë, por Rama kapi një gjë thelbësore: pjesa më e madhe e mazhorancës të hetuar apo arrestuar nën akuzën e korrupsionit, janë nga mandati i parë dhe I dytë, dhe pjesa 20% janë nga mandate I tretë e në vazhdim. Pra korrupsioni ka ardhur duke u luftuar” tha ai.  

Demalia kritikoi mënyrën se si po funksionon drejtësia, duke vënë në dukje numrin e lartë të personave të paraburgosur pa vendim përfundimtar. Ai e quajti rastin e Erion Veliajt “skandaloz” dhe krahasoi situatën me praktikat në SHBA, ku, sipas tij, edhe zyrtarë të lartë me akuza vazhdojnë detyrën deri në përfundim të procesit gjyqësor. “A ishte i nevojshme gjithë kjo nxitim?” pyeti ai, duke shtuar se Shqipërisë i ka munguar drejtësia e mirëfilltë. 

“Nuk diskutohet që ka korrupsion në Shqipëri, as në Gjermani e Francë. Ne kemi më shumë të burgosur të pa dënuar se të dënuar. A është e nevosjhme të bëjmë gjithë këto arestime? Rasti i Erion Veliajt është skandal. Rama ka të drejtë. Kryebashkiaku i New York-ut kishte 12 akuza, mbaroi mandatin dhe sërish është në gjendje të lirë për akuzat që ka. Erdhi edhe në Shqipëri madje. Ç’është ky nxitim? Ajo që i ka munguar Shqipërisë është drejtësia. Ne kemi një raport të keq me shtetin e së drejtës por kjo nuk rregullohet me aksione të tipit të Arianit Çelës” tha ai 

I pyetur për reformën në drejtësi dhe mundësinë e ndryshimeve në 10 vjetorin e ngritjes së saj, Demalia deklaroi se Shqipëria ka cënuar pavarësinë e saj që në momentin kur reforma u miratua nën presionin e aleatëve. Ai solli si shembull edhe SHBA-në, duke theksuar se drejtësia atje nuk vepron me nxitim, por mbi bazën e hetimeve. 

“Ne e dorëzuam pavarësinë tonë në momentin që 140 vetë firmosën këtë reformë në drejtësi, sepse e thanë aleatët. Në anën tjetër kemi Presidentin e Amerikës që ka disa çështje. Përse nuk nxiton Amerika të arrestojë Trumpin? Sepse drejtësia vepron mbi bazën e hetimeve nuk nxitohet. Përse ky nxitim? Nuk ikën njeri. Aty janë. Më mirë një 100 të fajshëm jashtë se sa një I pafajshëm brenda. Me këtë llogjikë I bie të arrestojmë të gjithë administratën. Ne duhet të ndërtojmë mekanizma që të heqim kulturën e korrupsionit dh emendësisë që në shtet mund të pasurohesh” tha ai. 

Në analizën e zhvillimeve brenda opozitës, Demaliaj përmendi çështje si Gërdeci, 21 Janari, Piramidat dhe ngjarjet e vitit 1997, duke e përshkruar Berishën si shembullin më të denjë të regjimit komunist të Enver Hoxhës. 

“Elitat që i shërbenin regjimit komunist i kemi akoma sot gjithandej, Shembulli më i denjë i regjimit komunist është kryetari i opozitës që është non-grata dhe pretendon të riciklojë të keqen. A mos SPAK po vepron me segmentet që ka opozita dhe Berisha që i kap këta njerëz, me marrëdhëniet që ka pasur e bija, mos vallë po vepron si ‘deux machina’ për të bërë një ndryshim politik apo një grusht shtetit. A është zgjidhje kjo opozitë sot?” tha ai. 

Duke krahasuar qasjen e Ramës dhe Sali Berisha ndaj SPAK, Demaliaj tha se kryeministri i bën kritikat “me etikë”, ndërsa Berisha përdor një gjuhë të ashpër pa u ndëshkuar. Ai ngriti pikëpyetje edhe mbi mungesën e hetimeve ndaj figurave të opozitës dhe rolin e institucioneve ndërkombëtare në verifikimin e pasurive të tyre jashtë vendit, si në rastin e Fatmir Mediut. 

“Rama edhe vërejtjet që I bën SPAK-ut I bën me etikë, kurse Berisha lëshon rrufetë e zjarrit dhe SPAK nuk I thotë gjë. Si ka mundësi që ky nuk prishka prova ndërsa nuk lë njeri pa damkosur me fjalorin e tij rrugaçëror dhe nuk merret asnjë masë ndaj tij. SPAK nuk ka arrestuar asnjë lider të opozitës. Fatmir Mediu I bie botës vërdallë, bën foto me senatorë, duke investuar para në Teksas. Këtu është fatkeqësia e enteve amerikane që nuk zbërthejnë pasurinë e mediut në Amerikë. E gjithë bota sot jeton në krizë nga politikat korruptive të politkanëve, që hyjnë me duar në xhepa dhe dalin me qindra miliona dollarë” përfundoi ai.  

Demaliaj e përmbylli analizën e tij me konkluzionin se Shqipëria përballet edhe me mungesën e besimit te drejtësia, një problem që, sipas Demaliajt, nuk zgjidhet me arrestime spektakolare, por me ndërtimin e mekanizmave afatgjatë që çrrënjosin kulturën e këtij fenomeni. 

18:32 Dollia e fundvitit me Partinë Socialiste/ Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

By: EL
30 December 2025 at 18:32

Last Updated on 30/12/2025 by EL

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga takimi i fundvitit me anëtarë dhe aktivistë të Partisë Socialiste, ku atmosfera festive u shoqërua me urime, dolli dhe mesazhe mirënjohjeje.

Në pamjet e shpërndara, Rama shfaqet i buzëqeshur, duke trokitur gotat dhe përqafuar të pranishmit, ndërsa mes figurave që bien në sy ishte edhe drejtuesja politike e PS-së në Tiranë, Ogerta Manastirliu.

Gjatë aktivitetit, Manastirliu uroi një vit të ri sa më të mbarë dhe të shëndetshëm, duke vwnw theksin tek shpresa dhe energjia e mirë për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

“Sot është një moment për të celebruar, për të uruar njëri tjetrin: një vit sa më të mbarë , sa më të shëndetshëm dhe për të uruar qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë për një vit plot me shpresë, me energji, me besim se e nesërmja dhe Viti i Ri do të jetë shumë i mirë” tha Manastirliu.

Nga ana e tij, Rama ngriti disa dolli, duke e nisur me një urim për familjet e të pranishmëve, për vajzat dhe gratë pjesëmarrëse, si edhe për mbështetësit e Partisë Socialiste që, sipas tij, nuk janë domosdoshmërisht “në vijën e parë”, por kontribuojnë në mënyrë të qëndrueshme në Partinë Socialiste.

“Dua të bëj një shëndet shumë të ndjerë dhe vëllazëror për të gjitha familjet tua. Të dytin do ta bëj për të gjitha vajzat dhe gratë që janë këtu dhe shëndetin e tretë dua ta ngre për të gjithë ata që janë mbështetës, pra jo për ata që janë në vijën e parë, por për ata që janë në vijën e dytë e të tretë që janë kryetarë të partisë, organizatave…” tha Rama në këtë aktivitet.

Në vijim, Rama shprehu mirënjohjen për çdo anëtar dhe aktivist të Partisë Socialiste, duke i cilësuar ata si pjesë e një “familje të madhe”, dhe përcolli urime për shëndet e mbarësi për familjet e tyre, duke theksuar besimin e tij në forcën dhe vazhdimësinë e PS-së.

“Me mirënjohje për çdo anëtar dhe aktivist të familjes së madhe të Partisë Socialiste dhe me besimin e patundur tek forca jonë e pandalshme përpara, uroj nga zemra shëndet e mbarësi për çdo familje të vogël te secilës dhe secilit prej jush”, shkroi Rama në Facebook./e.t

Britanikët “presin me padurim” formimin e institucioneve të reja në Kosovë

30 December 2025 at 18:06

Ambasada Britanike në Kosovë ka uruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si dhe të gjithë ata që u përfshinë në organizimin e procesit zgjedhor të dielën, duke e konsideruar atë një proces tjetër të rregullt zgjedhor.

Në një postim në Facebook, ambasada ka shprehur pritshmërinë për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

“Ishte kënaqësi të shihnim disa nga zyrtarët dhe vullnetarët duke punuar me përkushtim sot për numërimin e votave. Presim me padurim formimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës sapo rezultatet të certifikohen”, thuhet në postimin e ambasadës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Britanikët “presin me padurim” formimin e institucioneve të reja në Kosovë appeared first on Sinjali.

Rama në festën e fundvitit me socialistët e Tiranës

30 December 2025 at 18:21

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me rastin e fundvitit me anëtarë të Partisë Socialiste dhe drejtues të strukturave të PS-së në Tiranë.

Rama shprehu mirënjohjen “për çdo anëtar dhe aktivist të familjes së madhe të Partisë Socialiste” dhe theksoi se “me besimin e patundur tek forca jonë e pandalshme përpara, uroj nga zemra shëndet e mbarësi për çdo familje të vogël të secilës dhe secilit prej jush”.

“Dua të bëj një shëndet shumë të ndjerë dhe vëllazëror për të gjitha familjet tuaja! Të dytin dua ta bëj për të gjitha vajzat, dhe gratë që janë këtu dhe shëndetin e tretë, dua ta ngre për të gjitha ata që janë mbështetës, pra jo për ata që janë në vijën e parë, për ata që janë në vijën e dytë, në vijën e tretë, që janë kryetarë të partisë, që janë kryetarë të organizatave”, u shpreh Rama, në fjalën e tij para socialistëve të Tiranës,

Ndërkohë, drejtuesja politike e PS-së për Tiranën, Ogerta Manastirliu u shpreh se “sot është një moment për të uruar njëri tjetrit një vit sa më të mbarë dhe për të uruar qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, për një vit plot me shpresë, me energji, me besim, se e nesërmja dhe Viti i Ri patjetër, do të jetë një vit shumë i mirë dhe më e mira është gjithmonë përpara”.

/m.q/a.f/r.e/

The post Rama në festën e fundvitit me socialistët e Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali në pritjen e fundvitit: Fuqizojmë diasporën si një trup i vetëm nga Tirana në mbarë botën

30 December 2025 at 17:50

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi sot pritjen e fundvitit me gazetarë, diplomatë dhe ekipin drejtues të MEPJ-së.

Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi se “e gjithë energjia jonë, dhe të gjitha kapacitetet tona do të investohen në arritjen e objektivit strategjik, mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda 2027 dhe anëtarësimin në BE brenda dekadës”.

Spiropali shtoi se “rruga jonë evropiane është e nxitur nga një ide e thjeshtë, që sot është zgjidhja dhe zgjedhja jonë e vetme: Shqipëria në Evropë”.

Sipas ministres, anëtarësimi në BE, mbetet vokacioni kombëtar i popullit shqiptar dhe mbi të gjitha, një proces i thellë transformues.

Duke bërë një bilanc të vitit që po mbyllet, ministrja e Jashtme theksoi se 2025-a ishte një vit jashtëzakonisht i mbarë për Shqipërinë dhe diplomacinë shqiptare.

“33 kapituj të hapur në 13 muaj. Askush nuk ka ditur të ecë kaq shpejt më parë. Prandaj, në 2026-n, mbështesim njehsimin e mëtejshëm të shpejtësisë së negociatave, në shpejtësinë e avancimit të reformave dhe mbylljes së grupkapitujve”, tha Spiropali.

Në vitin që po lëmë pas, shtoi Ministrja, avancuam rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në vendet tona partnere dhe më gjerë, në botë.

“Prandaj, ligji i ri i diasporës fuqizon bashkëpunimin midis autoriteteve shtetërore dhe diasporës. Për herë të parë, kemi një mekanizëm të qartë koordinues, që nga Tirana, bashkërendon si një trup i vetëm me diasporën tonë nga Kalifornia deri në Sidnej. Kemi krijuar mekanizma të rinj mbrojtje të gjuhës, identitetit dhe trashëgimisë”, deklaroi Spiropali.

Spiropali ndau bindjen se ligji i ri “Për shërbimin e jashtëm”, përmirësimi i mëtejshëm i kushteve financiare, por edhe statusit të diplomatit, do ta vendosë diplomacinë shqiptare në kushtet e duhura për të udhëhequr pikërisht këtë angazhim historik në rrugën drejt BE-së.

“Në 2026-ën, duhet të bëjmë të mundur, që grimcat e së ardhmes sonë evropiane, të mos jenë më reflektimi, por gjithmonë e më shumë, përditshmëria jonë, normaliteti ynë i ri”, përfundoi Spiropali.

/m.q/a.f/r.e/

The post Spiropali në pritjen e fundvitit: Fuqizojmë diasporën si një trup i vetëm nga Tirana në mbarë botën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Do drejtësinë në rresht”/ Lubonja: Rama ndërron ‘flamur’ kur ndjehet i rrezikuar

By: Elva
30 December 2025 at 18:43

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar konferencën e fundvitit të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se kreu i qeverisë ndryshon qëndrim sa herë që ndihet i kërcënuar politikisht dhe përdor standarde të dyfishta ndaj drejtësisë. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Lubonja u ndal te deklaratat e Ramës lidhur me çështjet e drejtësisë, duke përmendur […]

The post “Do drejtësinë në rresht”/ Lubonja: Rama ndërron ‘flamur’ kur ndjehet i rrezikuar appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Rama takon socialistët e Tiranës: Mirënjohje që besoni të patundur tek forca jonë

By: Fax Web
30 December 2025 at 18:04

Teksa jemi në orët e fundit të vitit 2025, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me anëtarët e Partisë Socialiste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i PS shprehet ndër të tjera se, është mirënjohës çdo anëtari të kësaj force politike që beson “te forca jonë e pandalshme përpara“.

Me mirënjohje për çdo anëtar dhe aktivist të familjes së madhe të Partisë Socialiste dhe me besimin e patundur tek forca jonë e pandalshme përpara, uroj nga zemra shëndet e mbarësi për çdo familje të vogël te secilës dhe secilit prej jush“, shkruan Rama mbi videon e postuar.

Takimi i fundvitit me gazetarët, Spiropali: 2026-ta, vit mundësish dhe sfidash

By: Fax Web
30 December 2025 at 17:32

“E gjithë energjia jonë, dhe të gjitha kapacitetet tona do të investohen në arritjen e objektivit strategjik, mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda 2027 dhe anëtarësimin në BE brenda dekadës.”

Kështu deklaroi Ministrja Elisa Spiropali, nga pritja e fundvitit me gazetarë, diplomatë dhe ekipin drejtues të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Rruga jonë europiane është e nxitur nga një ide e thjeshtë, që sot është zgjidhja dhe zgjedhja jonë e vetme: Shqipëria në Europë”, shtoi Spiropali.

Sipas Ministres, anëtarësimi në BE, mbetet vokacioni kombëtar i popullit shqiptar dhe mbi të gjitha, një proces i thellë transformues.

Duke bërë një bilanc të vitit që po mbyllet, Ministrja e Jashtme theksoi se 2025-a ishte një vit jashtëzakonisht i mbarë për Shqipërinë dhe diplomacinë shqiptare.

33 kapituj të hapur në 13 muaj. Askush nuk ka ditur të ecë kaq shpejt më parë. Prandaj, në 2026-n, mbështesim njehsimin e mëtejshëm të shpejtësisë së negociatave, në shpejtësinë e avancimit të reformave dhe mbylljes së grupkapitujve”, tha Spiropali.

Në vitin që po lëmë pas, shtoi Ministrja, avancuam rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në vendet tona partnere dhe më gjerë, në botë.

Prandaj, ligji i ri i diasporës fuqizon bashkëpunimin midis autoriteteve shtetërore dhe diasporës. Për herë të parë, kemi një mekanizëm të qartë koordinues, që nga Tirana, bashkërendon si një trup i vetëm me diasporën tonë nga Kalifornia deri në Sidnej. Kemi krijuar mekanizma të rinj mbrojtje të gjuhës, identitetit dhe trashëgimisë”, deklaroi Ministrja e Jashtme.

Spiropali ndau bindjen se ligji i ri për shërbimin e jashtëm, përmirësimi i mëtejshëm i kushteve financiare, por edhe statusit të diplomatit, do të vendosë diplomacinë shqiptare në kushtet e duhura për të udhëhequr pikërisht këtë angazhim historik në rrugën drejt BE-së.

Në 2026-ën, duhet të bëjmë të mundur, që grimcat e së ardhmes sonë europiane, të mos jenë më reflektimi, por gjithmonë e më shumë, përditshmëria jonë, normaliteti ynë i ri”, përfundoi Spiropali.

“Bilanci politik i Berishës, katastrofal”/ Bejko: Që pas ’97-ës PD nuk ka qenë kurrë kaq dobët

By: Rovena
30 December 2025 at 18:30

Analisti Roland Bejko ka kritikuar ashpër rolin e Sali Berishës në drejtimin e Partisë Demokratike, gjatë një interviste në emisionin “Tirana Live” në ABC News.

Sipas Bejkos, Berisha ndodhet në një gjendje paranoje politike nga frika se mund të humbasë kontrollin mbi partinë dhe të dalë nga skena politike, ndërsa drejtimi i tij në krye të PD-së është, sipas tij, i paligjshëm dhe në kundërshtim me statutin.

Ai theksoi se Berisha ka shkelur si parimet ligjore ashtu edhe ato morale, nuk ka mbajtur premtimet për forcimin e partisë dhe ka ndëshkuar çdo zë kundërshtues. Bejko vlerësoi se bilanci i drejtimit të Berishës është “katastrofal”, duke e cilësuar situatën aktuale si më të dobëtën për PD-në që nga viti 1997.

“Berishën e ka kapur paranoja sepse mendon se do ia marrin partinë. Futur në një kornizë ka frikë se do i marrin partinë dhe do dalë nga politika. Nëse Rama është legjitim, Berisha nuk është legjitim, sepse është në krye të PD, sepse ka shkelur statutin dhe nenin Basha. Berisha vazhdon të jetë atje dhe ka pushtuar PD.

Ka shkelur nenin si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë moral. Premtoi se do e bënte partinë më të madhe dhe më fituese, nuk mbajti dot asnjë nga këto. Berisha tani ka dalë me tezën që unë jam misionar, ndërkohë që nuk ka lejuar asnjëherë votën e lirë. Kushdo që del në kundërshtim me të, e ndëshkon. Salianji ka dalë dhe ka mbledhur më shumë njerëz se sa vetë Berisha, dhe kjo tregon se Berisha ka rënë.

Dy muaj më parë Salianji ishte heroi i demokracisë dhe i burgosur politik, kurse tani e quan bashkëpunëtor me bandat. Bilanci për Berishën, është vetëm me një fjali, katastrofal. Që pas ’97-ës PD nuk ka qenë kurrë kaq dobët. Të tjera interesa kanë demokratët dhe qytetarët dhe të tjera interesa ka Berisha, të marrë dhe të zaptojë partinë. PD qe e bashkuar, Berisha e ndau”, tha Bejko./abcnews.al

“Bilanci politik i Berishës, katastrofal”/ Bejko: Që pas ’97-ës PD nuk ka qenë kurrë kaq dobët

By: Os De
30 December 2025 at 18:35

Analisti Roland Bejko ka kritikuar ashpër rolin e Sali Berishës në drejtimin e Partisë Demokratike, gjatë një interviste në emisionin “Tirana Live” në ABC News.

Sipas Bejkos, Berisha ndodhet në një gjendje paranoje politike nga frika se mund të humbasë kontrollin mbi partinë dhe të dalë nga skena politike, ndërsa drejtimi i tij në krye të PD-së është, sipas tij, i paligjshëm dhe në kundërshtim me statutin.

Ai theksoi se Berisha ka shkelur si parimet ligjore ashtu edhe ato morale, nuk ka mbajtur premtimet për forcimin e partisë dhe ka ndëshkuar çdo zë kundërshtues. Bejko vlerësoi se bilanci i drejtimit të Berishës është “katastrofal”, duke e cilësuar situatën aktuale si më të dobëtën për PD-në që nga viti 1997.

“Berishën e ka kapur paranoja sepse mendon se do ia marrin partinë. Futur në një kornizë ka frikë se do i marrin partinë dhe do dalë nga politika. Nëse Rama është legjitim, Berisha nuk është legjitim, sepse është në krye të PD, sepse ka shkelur statutin dhe nenin Basha. Berisha vazhdon të jetë atje dhe ka pushtuar PD.

Ka shkelur nenin si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë moral. Premtoi se do e bënte partinë më të madhe dhe më fituese, nuk mbajti dot asnjë nga këto. Berisha tani ka dalë me tezën që unë jam misionar, ndërkohë që nuk ka lejuar asnjëherë votën e lirë. Kushdo që del në kundërshtim me të, e ndëshkon. Salianji ka dalë dhe ka mbledhur më shumë njerëz se sa vetë Berisha, dhe kjo tregon se Berisha ka rënë.

Dy muaj më parë Salianji ishte heroi i demokracisë dhe i burgosur politik, kurse tani e quan bashkëpunëtor me bandat. Bilanci për Berishën, është vetëm me një fjali, katastrofal. Që pas ’97-ës PD nuk ka qenë kurrë kaq dobët. Të tjera interesa kanë demokratët dhe qytetarët dhe të tjera interesa ka Berisha, të marrë dhe të zaptojë partinë. PD qe e bashkuar, Berisha e ndau”, tha Bejko.

Kompania lobuese e Berishës pagesë 750 mijë dollarë për periudhën prill–gusht 2025, asnjë ndryshim për “non gratën”

By: Os De
30 December 2025 at 18:04

Njësia e Regjistrimit NSD/FARA pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë ka pranuar më 1 tetor 2025 një amendament të deklaratës së regjistrimit nga Continental Strategy LLC, kompania lobuese që përfaqëson ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas dokumentit zyrtar të depozituar në kuadër të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA), t cilin gazeta TemA e disponon, amendamenti është paraqitur për të korrigjuar një mangësi në raportimin e mëparshëm dhe lidhet me Deklaratën Shtesë për periudhën gjashtëmujore që përfundon më 31 gusht 2025.

Dokumenti nuk shpall ndryshim qëllimi, as përditësim politik apo diplomatik, por vetëm rregullim teknik të raportimit financiar për periudhën përkatëse. Amendamenti nuk shoqërohet me dokumente shtesë dhe nuk njofton për ndonjë ndryshim në statusin apo përmbajtjen e marrëdhënies lobuese.

Pavarësisht korrigjimeve financiare të raportuara për periudhën prill–gusht 2025, nuk ka asnjë referencë apo pasojë lidhur me vendimin “non grata”, i cili mbetet i pandryshuar, pavarësisht shumës prej 750 mijë dollarë të shpenzuar gjatë kësaj periudhe.

Në thelb, dokumenti i depozituar në FARA konfirmon vijimësinë formale të raportimit financiar të kompanisë lobuese, pa sinjalizuar asnjë zhvillim të ri politik apo diplomatik në raport me statusin e ish-kryeministrit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që ende në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri Partia Demokratike e drejtuar nga Berisha nuk ka paraqitur zyrtarisht një faturë zyrtare lidhur me harxhimet që janë bërë për lobimin në SHBA për heqjen e statusit ‘non grata’./TemA

Kliko këtu për dokumentin

“Me SHBA do fuqizojmë më tej partneritetin strategjik”/ Spiropali: Në 2026 presim Samitin e Diasporës

By: Os De
30 December 2025 at 17:55

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi se Shqipëria do të vijojë forcimin e partneritetit strategjik dhe historik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se viti i ardhshëm do të jetë vendimtar për rrugën europiane të vendit. 

Gjatë pritjes së fundvitit me gazetarët dhe stafin e ministrisë, Spiropali bëri të ditur se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 pritet të mbahet Samiti i Diasporës, i cili do të sjellë më shumë risi dhe iniciativa të reja. 

“Me SHBA do fuqizojmë më tej partneritetin strategjik dhe historik.
Në 6 muajt e parë të vitit presim samitin e Diasporës që do ketë më shumë risi. Na gjen shpresë plotë në një nivel të paprecedentë ambicieje. Buxheti dhe politika do mbështesin më shumë mirëqenie për qytetarët. Rritje e përshpejtuar ekonomie. Buxheti dhe programi ynë do mbështesë ofensivën tonë diplomatike për të afruar Shqipërinë me Europën. 2026 nuk është momenti për të pushuar por të ecim dhe më shpejt drejt finishit.” – u shpreh Spiropali. 

15:40 Pse po zbrazet Shqipëria? Jorida Tabaku: Ja paradoksi që po na gërryen të ardhmen!

By: EL
30 December 2025 at 15:40

Last Updated on 30/12/2025 by EL

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër modelin ekonomik që, sipas saj, po ndiqet në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një zhvillim “fasadë” që po çon në largimin masiv të qytetarëve nga vendi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku krahason diskursin zyrtar për “bum ekonomik” me realitetin e emigracionit.

“Na flasin çdo ditë për ‘bum ekonomik’, për kulla që prekin qiellin dhe shifra që rriten në ekranet e propagandës. Por nëse ekonomia po shkëlqen, pse shqiptarët po ikin natën?”, shkruan ajo.

Sipas Tabakut, shifrat tregojnë një paradoks të thellë: rritja ekonomike mbështetet te ndërtimi dhe sektorë të paqëndrueshëm, ndërsa ekonomia prodhuese është në rënie.

“Bujqësia ka rënë me -1.73% dhe industria me -4.7%. Kemi beton, por s’kemi bukë. Kemi fasada, por s’kemi vende pune reale”, thekson deputetja demokrate.

Ajo ndalet edhe te pasojat demografike të këtij modeli, duke folur për shpopullimin e zonave të tëra.

“Në Berat, 70% e familjeve janë prekur nga emigracioni. Kjo nuk është lëvizje e lirë, kjo është shpopullim masiv”, shkruan Tabaku, ndërsa shton se as Tirana nuk përbën më një alternativë reale.

“Kryeqyteti është kthyer në stacion tranzit. 35% e familjeve preken nga largimi, për shkak të kostos së papërballueshme të jetesës dhe pagave qesharake.”

Sipas saj, edhe emigrantët që tentojnë të kthehen përballen me një realitet që i detyron të largohen sërish.

“Të dhënat e INSTAT tregojnë se emigrantët që kthehen me kursime dhe shpresë, ndeshen me burokraci, korrupsion dhe treg të mbyllur. Rezultati? Bëjnë gati valixhet sërish”, shkruan ajo.

Në përfundim, Tabaku shprehet se ekonomia aktuale nuk prodhon mirëqenie për shumicën e qytetarëve.

“Shteti nuk mbahet me sezon turistik tre-mujor dhe as me beton që pastron para. Zbrazja e Shqipërisë është aktakuza më e rëndë për këtë qeveri”, thekson deputetja, duke shtuar se “asnjë PowerPoint në Facebook nuk e mbulon dot faktin që tavolinat e shqiptarëve po mbeten bosh”.

Deklarata e plotë e Tabakut

Na flasin çdo ditë për “bum ekonomik”, për kulla që prekin qiellin dhe shifra që rriten në ekranet e propagandës. Por nëse ekonomia po shkëlqen, pse shqiptarët po ikin natën?

Përgjigja gjendet te e vërteta e ftohtë e shifrave që qeveria tenton t’i fshehë. Analizat e fundit tregojnë një paradoks fatal që po gërryen të ardhmen tonë:

Modeli “Fasadë” po falimenton prodhimin Ndërsa rritja ekonomike vjen nga ndërtimi dhe sektorët e paqëndrueshëm, shtyllat reale të ekonomisë po shkërrmoqen. Bujqësia ka rënë me -1.73%. Industria me -4.7%. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që kemi beton, por s’kemi bukë. Kemi fasada, por s’kemi vende pune reale. Dhe kur fshati nuk prodhon dhe industria nuk punëson, varfëria ulet këmbëkryq.

Gjeografia e zbrazjes: Nga Berati në Tiranë Pasojat e këtij modeli të dështuar po ndihen në çdo derë shtëpie. Në Berat, 70% e familjeve janë prekur nga emigracioni. Kjo nuk është lëvizje e lirë, kjo është shpopullim masiv. Por kujdes, as Tirana nuk është më “toka e premtuar”. Kryeqyteti është kthyer thjesht në një stacion tranzit, ku 35% e familjeve po ashtu preken nga largimi. Njerëzit vijnë nga rrethet, përballen me koston e papërballueshme të jetesës dhe pagat qesharake, dhe detyrohen të ikin jashtë.

Tragjedia e “hajde për të ikur prapë” Më e dhimbshmja është se ky sistem po tradhton edhe ata që duan të kthehen. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se emigrantët që kthehen me kursime dhe shpresë, përballen me një realitet armiqësor: burokraci, korrupsion dhe treg të mbyllur. Rezultati? Ata bëjnë gati valixhet sërish. Shqipëria sot nuk i mban dot as ata që e duan më shumë.

Një ekonomi për shumicën nuk mbahet shteti me “sezon turistik” 3-mujor dhe as me beton që pastron para. Largimet masive nuk janë “momentale”, siç duan t’ju gënjejnë. Janë pasojë direkte e një ekonomie që nuk prodhon mirëqenie për qytetarët, por vetëm fitime për një grusht klientësh.

Ne na duhet një ekonomi që prodhon, jo një ekonomi që vetëm konsumon. Na duhet mbështetje për fermerin, jo vetëm për ndërtuesin e Tiranës. Na duhet dinjitet për punën, që të mos na duhet të kërkojmë dinjitetin rrugëve të botës.

Zbrazja e Shqipërisë është aktakuza më e rëndë për këtë qeveri. Asnjë PowerPoint në Facebook nuk e mbulon dot faktin që tavolinat e shqiptarëve po mbeten bosh./e.t

Ragip Xhaka dorëhiqet nga posti i kryetarit të PDK-së në Zvicër

30 December 2025 at 15:58

Ragip Xhaka ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër, duke e cilësuar këtë hap si pjesë të një momenti reflektimi pas zgjedhjeve të fundit.

Sipas tij, zgjedhjet e fundit përbëjnë një thirrje për analizë dhe përgjegjësi brenda partisë, si dhe për angazhim më të madh në forcimin e strukturave organizative.

“Ato kërkojnë analizë të qetë, përgjegjësi kolektive dhe angazhim të shtuar për të forcuar strukturat tona dhe për t’u përgatitur më mirë për sfidat që na presin”, ka deklaruar Xhaka.

Ai ka theksuar se, pavarësisht dorëheqjes nga posti udhëheqës, do të vazhdojë të mbetet anëtar i PDK-së, duke riafirmuar besnikërinë e tij ndaj partisë.

“Dua ta theksoj qartë dhe pa asnjë dilemë: unë do të mbetem gjithmonë anëtar besnik i Partisë Demokratike të Kosovës – partisë së themeluar mbi sakrificën dhe vizionin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, partisë që i dha Kosovës lirinë dhe shtetin”, ka shtuar ai.

Babai i futbollistëve Taulant dhe Granit Xhaka ka falënderuar kryetarin aktual të PDK-së, Bedri Hamza, si dhe ish-kryetarin Memli Krasniqi, për angazhimin dhe kontributin e tyre ndër vite.

“Bedri Hamza, për punën dhe angazhimin e tij në një periudhë sfiduese për partinë, si dhe për ish-Kryetarin z. Memli Krasniqi, për kontributin dhe udhëheqjen e tij me dinjitet në shërbim të PDK-së dhe vendit”, ka theksuar ai.

Po ashtu, Xhaka ka falënderuar edhe kryetarin e Komisionit për Mërgatën, Elmi Reçica, për bashkëpunimin dhe angazhimin në riorganizimin e degës në Zvicër.

“Po ashtu, falënderoj Kryetarin e Komisionit për Mërgatën, z. Elmi Reçica, për bashkëpunimin korrekt dhe angazhimin në procesin e riorganizimit dhe forcimit të Degës së PDK-së në Zvicër”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ragip Xhaka dorëhiqet nga posti i kryetarit të PDK-së në Zvicër appeared first on Sinjali.

Berisha: Rama bllokoi kërkesën për imunitetin e Ballukut, akt antikushtetues

30 December 2025 at 19:46

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një konferencë për mediet, ku bëri një bilanc të vitit 2025, duke e cilësuar atë si një vit të shënuar nga problematika serioze në funksionimin e institucioneve dhe proceseve demokratike në vend.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka bllokuar kërkesat e prokurorisë për pezullimin dhe heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Berisha tha se vendimi për të mos lejuar vijimin e procedurave ligjore përbën, sipas tij, një precedent të rrezikshëm dhe një provokim ndaj qytetarëve që paguajnë taksa dhe kërkojnë transparencë nga institucionet.

“Edi Rama në një vendim antikushtetues, antiligjor, në një provokacion të ulët për çdo shqiptar, në një provokacion të padëgjuar ndonjëherë, bllokoi kërkesat e prokurorisë me gjykatës të padenjë, të cilët shkelmojnë Kushtetutën njëlloj sikur të ishin organizatë partie”, tha Berisha.

“Dhe tani nga zyra e tij, deklaron se 16 mijë faqet e sjella nga prokuroria nuk kanë asgjë për Ballukun, prandaj kthejini mbrapsht se nuk hiqet imuniteti i saj”, u shpreh Berisha.

Ai deklaroi se viti 2025 është shoqëruar edhe me reagime dhe qëndrime ndërkombëtare, përmes rezolutave të miratuara nga forca politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në nivel europian dhe ndërkombëtar, të cilat, sipas tij, kanë kritikuar qeverinë shqiptare për funksionimin e demokracisë dhe proceset zgjedhore.

Sipas Berishës, këto qëndrime janë reflektuar edhe në institucione si Kongresi i SHBA-së, Parlamenti Europian, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe Asambleja Parlamentare e OSBE-së.

Berisha tha se gjatë këtij viti qytetarët shqiptarë janë përballur me vështirësi të mëdha ekonomike dhe sipas tij, me abuzime të shumta nga ana e qeverisë.

Ai deklaroi se proceset zgjedhore janë shoqëruar me parregullsi dhe se janë cenuar standardet demokratike, duke e cilësuar vitin që po mbyllet si një periudhë me tensione të forta politike.

Berisha tha se Partia Demokratike do të vijojë denoncimet dhe angazhimin e saj për forcimin e shtetit ligjor dhe të standardeve demokratike në vend.

Në përfundim, kreu i Partisë Demokratike uroi qytetarët për Vitin e Ri, duke shprehur dëshirën që viti i ardhshëm të sjellë, sipas tij, më shumë energji, angazhim dhe ndryshim për vendin.

Berisha gjithashtu u premtoi shqiptarëve në 2026-ën rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të reja.

“Premtoj rrëzimin e këtij regjimi, qeverinë teknike dhe zgjedhje të reja”, tha Berisha.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Berisha: Rama bllokoi kërkesën për imunitetin e Ballukut, akt antikushtetues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO zbardh vendimin për bllokimin e pasaportës së Ballukut

By: Brisi
30 December 2025 at 16:05

Gjykata e Posaçme zbardhi vendimin në të cilin argumenton se përse la në fuqi masën e ndalimit për të dalë jashtë Shqipërisë ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, një vendimmarrje që iu dorëzua gjatë ditës avokatëve dhe mbrojtësve, si dhe dy zyrtarëve të tjerë që janë nën arrest shtëpiak. Sipas burimeve, gjyqtarja Miliana Muca arsyeton në verdiktin […]

The post GJKKO zbardh vendimin për bllokimin e pasaportës së Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’/ 10 rrenat e Ramës për vitin 2025

By: Brisi
30 December 2025 at 15:46

2025 ishte vit zgjedhor, dhe si çdo vit zgjedhor në Shqipëri, premtimet ishin të shumta dhe të përsëritura. Në mbyllje të vitit, faktet flasin për kantierë të pambyllur, projekte të dështuara rrugësh, afate të shtyra dhe qytetarë të zhgënjyer. Treni elektrik që nuk u nis  Në prezantimet 3D të qeverisë, Tirana lidhet me Durrësin dhe […]

The post Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’/ 10 rrenat e Ramës për vitin 2025 appeared first on BoldNews.al.

Hetuesi i BKH diplomohet në Akademinë e FBI/ Ambasada e SHBA publikon foton dhe jep mesazhin e rradhës

By: Fax Web
30 December 2025 at 16:27

Ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton se hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eduart Kaloshi, është diplomuar këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së në Shtetet e Bashkuara.

Në foto duket hetuesi i BKH-së me kreun e FBI, Kash Patel.

“Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së. Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan ambasada e SHBA.

 

Mesazhi është i qartë:  Mbështetje për punën e SPAK.

Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”, shkruan mes të tjerash ambasada amerikane.

“Gjeografia e shpopullimit”, Tabaku: Nëse ekonomia po shkëlqen, pse shqiptarët po ikin natën?

By: Fax Web
30 December 2025 at 15:14

Pse po zbrazet Shqipëria? Jorida Tabaku: Ja paradoksi që po na gërryen të ardhmen!
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër modelin ekonomik që, sipas saj, po ndiqet në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një zhvillim “fasadë” që po çon në largimin masiv të qytetarëve nga vendi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku krahason diskursin zyrtar për “bum ekonomik” me realitetin e emigracionit.

“Na flasin çdo ditë për ‘bum ekonomik’, për kulla që prekin qiellin dhe shifra që rriten në ekranet e propagandës. Por nëse ekonomia po shkëlqen, pse shqiptarët po ikin natën?”, shkruan ajo.

Sipas Tabakut, shifrat tregojnë një paradoks të thellë: rritja ekonomike mbështetet te ndërtimi dhe sektorë të paqëndrueshëm, ndërsa ekonomia prodhuese është në rënie.

Bujqësia ka rënë me -1.73% dhe industria me -4.7%. Kemi beton, por s’kemi bukë. Kemi fasada, por s’kemi vende pune reale”, thekson deputetja demokrate.

Ajo ndalet edhe te pasojat demografike të këtij modeli, duke folur për shpopullimin e zonave të tëra.

Në Berat, 70% e familjeve janë prekur nga emigracioni. Kjo nuk është lëvizje e lirë, kjo është shpopullim masiv”, shkruan Tabaku, ndërsa shton se as Tirana nuk përbën më një alternativë reale.

“Kryeqyteti është kthyer në stacion tranzit. 35% e familjeve preken nga largimi, për shkak të kostos së papërballueshme të jetesës dhe pagave qesharake.”

Sipas saj, edhe emigrantët që tentojnë të kthehen përballen me një realitet që i detyron të largohen sërish.

“Të dhënat e INSTAT tregojnë se emigrantët që kthehen me kursime dhe shpresë, ndeshen me burokraci, korrupsion dhe treg të mbyllur. Rezultati? Bëjnë gati valixhet sërish”.

Në përfundim, Tabaku shprehet se ekonomia aktuale nuk prodhon mirëqenie për shumicën e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Na flasin çdo ditë për “bum ekonomik”, për kulla që prekin qiellin dhe shifra që rriten në ekranet e propagandës. Por nëse ekonomia po shkëlqen, pse shqiptarët po ikin natën?

Përgjigja gjendet te e vërteta e ftohtë e shifrave që qeveria tenton t’i fshehë. Analizat e fundit tregojnë një paradoks fatal që po gërryen të ardhmen tonë:

Modeli “Fasadë” po falimenton prodhimin Ndërsa rritja ekonomike vjen nga ndërtimi dhe sektorët e paqëndrueshëm, shtyllat reale të ekonomisë po shkërrmoqen. Bujqësia ka rënë me -1.73%. Industria me -4.7%. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që kemi beton, por s’kemi bukë. Kemi fasada, por s’kemi vende pune reale. Dhe kur fshati nuk prodhon dhe industria nuk punëson, varfëria ulet këmbëkryq.

Gjeografia e zbrazjes: Nga Berati në Tiranë Pasojat e këtij modeli të dështuar po ndihen në çdo derë shtëpie. Në Berat, 70% e familjeve janë prekur nga emigracioni. Kjo nuk është lëvizje e lirë, kjo është shpopullim masiv. Por kujdes, as Tirana nuk është më “toka e premtuar”. Kryeqyteti është kthyer thjesht në një stacion tranzit, ku 35% e familjeve po ashtu preken nga largimi. Njerëzit vijnë nga rrethet, përballen me koston e papërballueshme të jetesës dhe pagat qesharake, dhe detyrohen të ikin jashtë.

Tragjedia e “hajde për të ikur prapë” Më e dhimbshmja është se ky sistem po tradhton edhe ata që duan të kthehen. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se emigrantët që kthehen me kursime dhe shpresë, përballen me një realitet armiqësor: burokraci, korrupsion dhe treg të mbyllur. Rezultati? Ata bëjnë gati valixhet sërish. Shqipëria sot nuk i mban dot as ata që e duan më shumë.

Një ekonomi për shumicën nuk mbahet shteti me “sezon turistik” 3-mujor dhe as me beton që pastron para. Largimet masive nuk janë “momentale”, siç duan t’ju gënjejnë. Janë pasojë direkte e një ekonomie që nuk prodhon mirëqenie për qytetarët, por vetëm fitime për një grusht klientësh.

Ne na duhet një ekonomi që prodhon, jo një ekonomi që vetëm konsumon. Na duhet mbështetje për fermerin, jo vetëm për ndërtuesin e Tiranës. Na duhet dinjitet për punën, që të mos na duhet të kërkojmë dinjitetin rrugëve të botës.

Zbrazja e Shqipërisë është aktakuza më e rëndë për këtë qeveri. Asnjë PowerPoint në Facebook nuk e mbulon dot faktin që tavolinat e shqiptarëve po mbeten bosh.

❌
❌