Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lacio “i bën dalje” Hysajt, vendimi i fundit i thotë të gjitha

By: armand
4 December 2025 at 18:11

Elseid Hysej me shumë mundësi do të largohet nga Lazio që në merkaton e janarit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është lënë jashtë listës së Serie A, por edhe të çdo kompeticioni tjetër. Shkodrani nuk është grumbulluar nga Maurizio Sarri as për ndeshjen e Kupës së Italisë, ku Lazio do të luajë sonte përballë Milanit, duke […]

The post Lacio “i bën dalje” Hysajt, vendimi i fundit i thotë të gjitha appeared first on BoldNews.al.

Hysaj jashtë listës, mbrojtësi kuqezi pritet të largohet nga Lacio në janar

By: armand
28 November 2025 at 14:02

Në klubin e Lazios, në prag të sfidës ndaj Milanit të shtunën në “San Siro” ka patur zhvillime të rëndësishme për sa i përket merkatos dhe listës së lojtarëve të regjistruar për këtë sezon. Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, ka përfunduar jashtë listës së bardhekaltërve për vazhdimësinë e kampionatit, pasi tekniku Maurizio Sarri ka rikthyer në […]

The post Hysaj jashtë listës, mbrojtësi kuqezi pritet të largohet nga Lacio në janar appeared first on BoldNews.al.

Festë te Shqipëria, heshtje te Broja: Sulmuesi shihet i mërzitur pas paraqitjes ndaj Andorrës

13 November 2025 at 23:52


Ndërsa lojtarët e Shqipërisë iu drejtuan tribunave për të festuar me tifozët pas ndeshjes, një skenë krejt tjetër u pa në stol. Armando Broja qëndroi i ulur, i heshtur dhe dukshëm i mërzitur, duke reflektuar mbi paraqitjen e tij jo bindëse ndaj Andorrës.

Në kohën kur pjesa tjetër e skuadrës festonte me brohoritje e entuziazëm, Broja mbeti mënjanë, me kokën ulur dhe fytyrën e ngarkuar emocionalisht.

Performanca e tij e zbehtë duket se e ka prekur rëndë sulmuesin, i cili po kërkon me ngulm të rikthejë formën dhe besimin e humbur.

Megjithatë, ishte kapiteni Elseid Hysaj që e bëri punën siç duhet duke shkuar ta përqafonte dhe mbështeste në atë situatë “të rëndë”, si dhe e bindi t’i bashkohet ekipit për të festuar me tifozët.


Hysaj was seen trying his best to cheer Broja up. https://t.co/Q8kBohVRYD pic.twitter.com/6K385dpROG
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) November 13, 2025


Edhe tifozët kuqezinj e përshëndetën me duartrokitje, duke i dërguar një mesazh mbështetjeje, pasi pavarësisht vështirësive, Broja mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm për të ardhmen e Kombëtares.

Shqipëria kësisoj e siguroi play-offin e Botërorit kurse kundërshtarin për gjysmëfinale dhe finale do ta mësojë më 21 nëntor./Telegrafi/

Hysaj dhe autor i golit historik në Serbi ndajnë emocionet e tyre

16 October 2025 at 09:35

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Elseid Hysaj është tashmë është lojtari me më shumë ndeshje me fanellën e Kombëtares shqiptare.

Për këtë rekord të tij dhe për fitoren e thellë të Shqipërisë kundër Jordanisë 4-2 mbrëmë në “Air Albania”, u fol në episodin e dytë të emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, në FSHF TV.

Gjithashtu u diskutua edhe për fitoren 0-1 të Kombëtares shqiptare kundër Serbisë në Leskovac, me autor të golit, Rey Manajn.

Për emisionin “Në Shtëpinë e Futbollit”, dy protagonistët e Kombëtares në dy sfidat e fundit, Elseid Hysaj dhe Rey Manaj ndanë emocionet dhe momentet e tyre të veçanta me fanellën kuqezi.

Manaj si autori i golit historik në Leskovac ndërsa Hysaj si lojtari rekordmen i ekipit Kombëtar.

“Është një ëndërr. Në fillim kur kam luajtur me Kombëtaren nuk e kam menduar që mund të ngel në historinë e Kombëtares shqiptare për rekorde ndeshjesh. Tani që e arrita, është një ëndërr që plotësohet. Nuk e kisha menduar kurrë, por ja që ëndrrat arrihen.

Familja gjithmonë më ka mbështetur, e kam pritur këtë moment, pasi do të mbesë në histori. Këtë gjë do ta shohin edhe fëmijët e mi që në Kombëtare e kam lënë emrin tim dhe do të jetë për shumë kohë në regjistër”, u shpreh Hysaj.

Ndërsa sulmuesi Rey Manaj u shpreh se, nuk e kishte menduar që do të shkonim në Serbi dhe do të fitonim ndeshjen.

“Edhe po mos të kisha shënuar unë, po ta kishte bërë dikush tjetër, normal që do isha akoma më i kënaqur. Rëndësi ka që morëm tre pikët dhe bëmë historinë. Të gjithë lojtarët që luajtëm, ata që u futën në pjesën e dytë dhe që nuk luajtën, besoj që të gjithë kemi të njëjtën vlerë.

Të gjithë lojtarët kishim emocione para ndeshjes. Shqiponjën e bëra sepse ishte diçka që e ndjeva në atë moment, nuk e kisha planifikuar më parë dhe e ndjeva ashtu. Nuk ishte provokim as ndaj lojtarëve serbë, vetëm doja të festoja me shqiponjën. Kishim presion dhe shkoi çdo gjë ashtu siç donim”, theksoi Manaj.

/gj.m/a.f/

The post Hysaj dhe autor i golit historik në Serbi ndajnë emocionet e tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

By: gaze tare
14 October 2025 at 22:22

Elseid Hysaj thyen rekordin. Mbrojtësi është bërë futbollisti me më shumë paraqitje në historinë e Shqipërisë, pasi shkoi në kuotën e 94 ndeshjeve. Ai nuk ishte titullar në miqësoren ndaj Jordanisë, por u aktivizua nga Sylvinho 13 minuta nga fundi. Hysaj lë mbrapa Canën me 93 ndeshje, duke thyer kështu rekordin. Pas një Europiani jo dhe aq pozitiv, paraqitjet e 31-vjeçarit kanë ardhur duke u përmirësuar.

Fitorja e tre ditëve më parë në Serbi duket se ka karikuar futbollistët e Kombëtares. Shqipëria ia doli të mposhtte 4-2 Jordaninë në miqësoren e kësaj të marte të zhvilluar në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë. Me afro 9 mijë e 300 tifozë në stadium, kuqezinjtë kanë bërë një figurë të mirë, paçka surprizës dhe golit të shënuar nga Jordania.

Cake dhe Gripshi debutuan me kuqezinjtë, ndërsa Hysaj me 94 ndeshje vendosi rekord për numrin e paraqitjeve me Kombëtaren. Ndërkohë që Hoxha gjeti golin e parë me ekipin, teksa pas afro një viti e gjysmë Broja ia del të shënojë për Kombëtaren.

Kombëtarja do rikthehet në aksion në muajin nëntor. Në 13 nëntor kuqezinjtë udhëtojnë drejt Andorrës për finalen e madhe që mund të na sigurojë një vend në play-off e Kupës së Botës 2026, ndërsa tre ditë më vonë presim në Tiranë, Anglinë, për ndeshjen e fundit kualifikuese të Grupit K në Kupën e Botës 2026.

The post Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren appeared first on iconstyle.al.

94 ndeshje për Kombëtaren, mbrojtësi Hysaj: Dita më e bukur e jetës, Shqipërinë e ndjej që fëmijë

By: redi
14 October 2025 at 21:26

Pas fitores 4-2 në miqësoren kundër Jordanisë, për mediet foli rekordmeni kuqezi Elseid Hysaj. Mbrojtësi vendosi rekord me fanellën e Shqipërisë, pasi me 94 ndeshje bëhet futbollisti me më shumë performanca në Kombëtare. “Është momenti më i bukur i jetës sime. Jam shumë i lumtur për golat, sepse donim ta fitonim këtë ndeshje. Nuk donim të humbnim, sepse do të ngjante pak keq. Po më vjen momenti…

Source

“11 vjet për ta fituar këtë ndeshje”, Hysaj flet pas triumfit në Serbi, komenton edhe rekordin që ia theu Lorik Canës

11 October 2025 at 23:31


Mbrojtësi Elseid Hysaj është i lumtur që pas plot 11 viteve fituan ndaj Serbisë, mirëpo iu kujtoi lojtarëve se ende rrugëtimi nuk ka përfunduar.

Shqipëria shënoi fitore historike në Serbi falë golit të Rey Manajt, i cili realizoi me një super vollej.

Pas ndeshjes, për media dha deklaratë Hysaj, që u shpreh më i lumtur se kurrë për këtë fitore të madhe.

“Ndeshja më në fund u fitua, 11 vjet për të fituar këtë ndeshje. Kemi gabuar dy ndeshje, për të cilat mund të ishim duke festuar edhe më shumë. Mos harrojmë që kemi edhe dy ndeshje të rëndësishme përpara. Gjithë festimi tregon që jemi një grup fantastik. Kemi pasur vështirësi në fillim, por ja që po ia dalim, shpresoj të vazhdojmë kështu. Sulmuesit tanë po shënojnë gola të rëndësishëm”.

Ai tregoi edhe një prapaskenë interesante, ku tha se për herë të parë doli në fushë dhe i bindi lojtarët se nuk do të jetë asgjë e veçantë, prandaj të mendojnë se po luajnë në Shqipëri.

“Unë nuk dal kurrë për të parë fushën, sot dola, iu thashë lojtarëve, që sot është qetë, duket sikur luajmë në Shqipëri, tifozët do të ndizën më vonë dhe kështu u bë”.

Përndryshe, Hysaj e barazoi rekordin e legjendës Lorik Cana për më së shumti paraqitje në fanellën e Shqipërisë. Për këtë rekord, ylli i Lazios rikujtoi deklaratën e Cristiano Ronaldos që thoshte “rekordet janë për t’u thyer”.

“Loriku e di që rekordet janë bërë për t’u thyer, është krenari për mua, për familjen, kur të rriten fëmijët, do t’iu them që babi juaj është i shkruar në librat e historisë. Mesazhi i parë ishte i gruas, së bashku me 3 fëmijët”, u shpreh Hysaj.

Shqipëria me një fitore ndaj Andorrës edhe matematikisht e siguron një vend në play-offin e Kampionatit Botëror./Telegrafi/

FOTO/ Elseid Hysaj barazon legjendën Lorik Cana, FSHF: 93 herë nder kombëtar

By: redi
11 October 2025 at 21:23

93 ndeshje ka luajtur Elseid Hysaj me Kombëtaren, duke barazuar ish-kapitenin legjendar Lorik Cana. Në përballjen kundër Serbisë, Hysaj ia del të barazojë Canën me ndeshje si kuqezi. Një foto me shumë emocion është publikuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. ”Elseid Hysaj, rekordmen. Mbrojtësi i djathtë dhe Lorik Cana ndajnë rekordin për numrin më të lartë të ndeshjeve me Kombëtaren”…

Source

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Serbisë – Sylvinho iu beson të ‘përhershmëve’

11 October 2025 at 11:38


Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho pritet t’iu besojë edhe ndaj Serbisë, shumicës së lojtarëve që i ka inkuadruar deri tani në ndeshjet e kaluara, duke rreshtuar një formacion jo edhe aq të dashur për tifozët.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim te Serbia në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë janë mysafir të serbëve në ndeshjen e gjashtë të Grupit K, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Dubocica në Leskovc, me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i trajnerit Sylvinho vjen nga një formë në ngritje në ndeshje dhe pas fitores ndaj Letonisë synon rezultat pozitiv për të mbajtur distancën me Serbinë.

Megjithatë, përzgjedhësi brazilian pritet të jetë i ndrojtur edhe kësaj radhe dhe zgjedhjet e tij pritet të lënë shumë për të dëshiruar nga tifozët.

Sipas asaj që mëson Telegrafi, Sylvinho do t’i besojë përsëri të ‘përhershmëve’ të tij në skemën 4-3-3.

Ndeshjen ndaj Serbisë, porta do të jetë përsëri e ‘blinduar’ nga Thomas Strakosha, teksa mbrojtja e pandryshuar me Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj nga krahët dhe Arlind Ajeti dhe Berat Gjimishti në qendër.

Edhe mesfusha do të jetë e pandryshuar me Qazim Laqin, Juljan Shehun dhe Kristjan Asllanin, duke pamundësuar një vend për Ylber Ramadanin.

As në sulm nuk pritet të ketë ndryshime me Armando Brojën dhe Nedim Bajramin nga krahët dhe Rey Manajn në qendër, me Mirlind Dakun, Arbër Hoxhën dhe Myrto Uzunin që duhet të presin ende për një fanellë titullari.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Laqi, Shehu, Asllani; Broja, Manaj, Bajrami;

/Telegrafi/

Silvinjo: Të përqendruar dhe të motivuar për të dhënë maksimumin

10 October 2025 at 18:59

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndaj Serbisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Silvinjo gjatë konferencës zyrtare për media, e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, ku do të luhet ndeshja, tha se skuadra do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv.

Tekniku i kuqezinjve u shpreh se ndeshja me Serbinë është më e rëndësishme në këtë moment dhe se synimi është për të marrë maksimumin në këtë duel mes dy rivalëve kryesorë për fazën play-off.

“Të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme. Sot po, absolutisht. Një muaj më parë ishte ndaj Letonisë, nëse nuk fitonim nuk do kishte sens. Nëse fitojmë, do jetë me Andorrën në vazhdim më e rëndësishmja. Është emblematike dhe e bukur, siç e kemi parë edhe në Tiranë. Besoj do jetë e bukur”, tha Silvinjo.

Silvinjo tha se kjo është një ndjeshje e bukur për t’u luajtur.

“Kemi pasur stërvitje të vazhdueshme në Tiranë, duke përdorur videot, duke shkuar në fushë dhe duke korrigjuar. Dje kemi zhvilluar stërvitje të nivelit të lartë. Të gjithë të gatshëm dhe i janë përgjigjur stërvitjes.Nesër duhet të zgjedhim lojtarët që do dalin në fushë. Nuk më shqetëson mungesa e golit, është pika e fundit e futbollit. Sigurisht që ndërtohet për të shkuar te goli. Kam besim te gjithë lojtarët dhe të gjithë mund të përgjigjen atyre që kemi përgatitur gjatë stërvitjeve. Jam i sigurt që secili prej tyre është i gatshëm për të hyrë në fushë dhe për të shënuar”, vijoi ai.

“Futbolli është i paparashikueshëm, e përsërit këtë. Për këtë arsye nuk mund të vendosim baste. Unë jam një trajner, kam qenë lojtar 15-16 vite, me modesti them në nivelet më të larta. Kam bërë një Botëror si asistent dhe një Europian me Shqipërinë. Nuk kam parë kurrë një ndeshje që fitohet pa e nisur”, cilësoi trajneri Silvinjo.

Sipas tij, “kjo është skuadër e fortë me vlerë të rëndësishme individuale në kampionate të rëndësishme. Ne në shtëpi kemi luajtur dhe jemi rritur shumë pas një Europiani ku bëmë eksperiencë. Çdo gjë mund të ndodhë në 90 minuta, e dimë ne dhe ata, sipas meje nuk ka përqindje, por vetëm të dalësh me intensitet e luash me zemër e shpirt. Pastaj të shohim, unë kam besim të plotë te skuadra jonë”.

I pyetur nga gazetarët nëse i frikësohet shkarkimit në rast humbjeje të kësaj ndeshjeje, Silvinjo tha se është i lumtur te Shqipëria, por ashtu si një lojtar, e ardhmja është një ditë këtu, një ditë atje.

“Nuk jemi të përjetshëm”, theksoi ai.

“Ata janë një skuadër shumë e fortë, lojtarë individualisht luan në kampionate të forta, shënojnë, luajnë një lojë të fortë fizike, janë të mirë në një kundër një, në fazën ofensive janë lojtarë të rëndësishëm, që shënojnë, kanë agresivitet. Më kujtohet në 2018, Brazili bëri Botërorin, në ndeshjen e tretë në Rusi me Serbinë, studiuam të gjitha ekipet. Është një ekip ndryshe tani, por Kostiç është ende aktiv. Ky është një ekip që ka shumë kualitet, një ekip i mirë, mund të them 2-3 emra por janë 5-6-7 të tillë. A kanë lojtarë të fortë? Po”, tha Silvinjo.

/e.i/a.f/

The post Silvinjo: Të përqendruar dhe të motivuar për të dhënë maksimumin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hysaj para përballjes me Serbinë: Do hyjmë për fitore, kjo mund të jetë finale për ne

10 October 2025 at 18:21


Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj, foli me tone emocionale para ndeshjes kundër Serbisë, duke e cilësuar përballjen si një moment vendimtar për Shqipërinë në rrugën drejt kualifikimit.

Shqipëria po përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme të fazës kualifikuese, përballë Serbisë.

“Si është kjo pragsfidë? Të them të drejtën, për mua emocionalisht është gati e njëjta si më parë. Po e përjetoj shumë emocionalisht, është një ndjenjë e vështirë, por e bukur. Me zor po pres të jemi në fushë nesër”.

Mbrojtësi i Kombëtares foli edhe për masat e shtuara të sigurisë, duke i parë si një element motivues.

“Masat e sigurisë kanë qenë edhe herën e kaluar. Besoj se janë për sigurinë e tyre, por për ne kjo mund të shërbejë si karikim shtesë, meqë jemi të mbrojtur”.

Hysaj pritet të barazojë rekordin e Lorik Canës për numrin e paraqitjeve me Kombëtaren, por kapiteni u shpreh se mendon vetëm për ekipin dhe rezultatin.

Elseid Hysaj

“Është kënaqësi dhe nder të arrij rekordin e Lorik Canës, por tani mendoj vetëm për ndeshjen dhe Kombëtaren. Jam për skuadrën, pastaj do të shikojmë gjëra të tjera më pas.”

I pyetur për pritshmëritë ndaj ndeshjes, Hysaj u tregua i qartë për synimet në këtë takim.

“Ne kemi ardhur këtu për fitore, jo për barazim apo humbje. Duhet të jemi të përqendruar maksimalisht. 100% nuk mjafton, duhet të japim 120%, sepse është ndeshje delikate dhe e fortë – mund të jetë si një finale për ne dhe për ta”.

Në fund, Hysaj përsëriti se skuadra është plotësisht e përqendruar te objektivi kryesor – fitorja.

“Të gjithë mendojmë njësoj – duhet të hyjmë në fushë vetëm për fitore. Futbolli është i çuditshëm, nuk dihet si mund të shkojë, por gjëja më e rëndësishme është që të japim maksimumin. Ndoshta nesër do të jetë dita jonë”./Telegrafi/

Sfida kundër Serbisë, Hysaj: Nesër vetëm për fitore. Sylvinho: Nuk më mungon goli nga sulmuesit

By: redi
10 October 2025 at 16:45

Nga stadiumi ”Duboçica” në Leskovac, trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, folën për sfidën që pret nesër ekipin kuqezi kundër Serbisë. Hysaj është i vetmi futbollist i Kombëtares që vijon të jetë edhe pas 11 vitesh në ekip, pasi ka qënë në fushë gjatë trazirave në Beograd 11 vite më parë. Për të do të luhet vetëm për fitore. ”Po e përjetoj këtë ndeshje shumë emocionalisht…

Source

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

By: V K
12 September 2025 at 12:49

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur për shkak të dronit, u ndërpre ndeshja.

Pas 11 vitesh, mbrojtësi do të rikthehet për një tjetër përballje me Serbinë, këtë herë në kuadër të kualifikuesve të Botërorit.

Pas ndeshjes ndaj Letonisë, Hysaj foli për gjendjen e skuadrës, duke u shprehur se ekipi po luan futboll mirë, por duhet përmirësuar vetëm pjesa e sulmit pasi është vështirë të luash 90 minuta në rezultat 1-0.

Paqartësi në lojë?

Është një moment që në fazën sulmuese nuk po ecën mirë. Duhet të jemi të qetë dhe të përgatitemi më mirë në sulm sepse nuk mund të rrimë 90 minuta në rezultatin 1-0. Në këto moment vuajmë dhe e dimë që duhet përmirësuar dhe shpresoj ta përmirësojmë sa më shpejtë.

A mjafton kjo Shqipëri për të mundur Serbinë?

Po besoj se kemi treguar që edhe këtu kemi pasur mundësi ta mundim. Shpresoj të jemi sa të gjithë në formë sa më të mirë dhe të jemi gati për të ndeshjen.

Sa e besoni ëndrrën për Botërorin?

Unë i besoj ëndrrat gjithmonë sepse edhe Europianin e parë edhe Europianin e dytë i kam pasur ëndrra dhe që i kam realizuar. Fitorja me Letoninë na jep mundësinë që të besojmë më shumë akoma.

Me një fitorë në Serbi, sa përqind i jep shanse Shqipërisë për një vend në Botëror duke menduar edhe “Play Off”?

Duhen parë gjërat. Rëndësi ka ndeshja atje dhe shpresoj të fitojmë. Pastaj, duhet të shohim edhe kush janë kundërshtarët që do të na bien ose si shkojnë gjërat e tjera. Rëndësi ka të fitojmë njëherë.

Çfarë duhet përmirësuar në ndeshjet e radhës?

Në ndeshjen e radhës thjesht taktikisht duhet sulmi. Motivimi nuk ka nevojë sepse të luash në Beograd, është kënaqësia më e madhe për te gjithë këtu. Nuk duhet menduar gjithmonë se “jo rezultati nuk tregon të vërtetën”. Kishim raste për të shënuar dhe luajtëm shumë mirë. Duhet marrë pozitivisht sepse me Letoninë luajtëm bukur. Të shfrytëzojmë rastet dhe të mbyllim lojën dhe bëhet më mirë.

Në ndeshjen e fundit në Serbi, dihet si shkuan gjërat. A i druheni ndonjë situate të tillë që mund të përsëritet?

S’e besoj që mund të përsëritet. Këtu kemi treguar si luhet futboll me qetësi dhe si luhet futboll i vërtetë. Nuk besoj të ketë probleme, jam shumë i qetë. Herën e fundit besoj se ka qenë më keq se tani, kurse për këtë ndeshje jam i qetë.

The post Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam appeared first on Albeu.com.

FOTO/ I përfolur në merkato, Elseid Hysaj merr vendimin e PAPRITUR

By: S SH
12 June 2025 at 21:04

Elseid Hysaj është ende në dyshim te Lazio. Nuk dihet nëse mbrojtësi shqiptar do të vazhdojë të jetë pjesë e kryeqytetasve në Itali apo do të ndryshojë ambient gjatë kësaj merkato verore.

Por në prag të kësaj dritare transferimesh, Hysaj ka bërë një hap pas. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka lyer flokët përsëri, duke u rikthyer në “Hysajn Bjond”.

Kujtojmë se 31-vjeçari ishte pjesë e listës së Shqipërisë këtë muaj në ndeshjet e kualifikueseve të Botërorit. Ai bëri një supersfidë kundër Serbisë, ndërsa me Letoninë nuk pati minuta në këmbë.

The post FOTO/ I përfolur në merkato, Elseid Hysaj merr vendimin e PAPRITUR appeared first on Albeu.com.

“Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ata prisnin goditje këndi” – Hysaj flet pas barazimit

7 June 2025 at 23:27

Elseid Hysaj ishte një nga më të mirët në fushë në barazimin pa gola ndaj Serbisë, ku ai pas ndeshjes ka ndarë përshtypjet e tij dhe ndjesitë.

Në barazimin pa gola ndaj Serbisë, Hysaj tregoi qetësi dhe siguri në mbrojtje, duke e udhëhequr Shqipërinë me eksperiencën e tij, duke fituar edhe penallti në këtë sfidë, por që u humb nga Rey Manaj.

Pas sfidës, ai foli për ecurinë e ndeshjes dhe çfarë mendon për ecurinë e Kombëtares në këto eliminatore.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. Kemi luajtur shumë mirë. Mungesa e 3 pikëve na penalizon. Duhet t’i marrim gjërat më të mira dhe të ecim përpara. Kam filluar shumë herët futbollin dhe duket sikur po plakem. E kishim ndjesinë që do ta fitonim ndeshjen sot. Kemi bërë shumë ndeshje si kjo sot”.

“Trajneri më tha që të rrija më mbrapa. Kjo ishte këshilla e tij. Broja ka shpejtësi të madhe dhe fizikisht është i fortë. Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ky është problemi”.

“Ata kishin më frikë se ne për të luajtur futboll. Ata prisnin ndonjë goditje këndi, lojë nuk zhvilluan shumë. Këto janë ndeshje që duhet t’i luajë ai që i ndjen. Duhet të futemi në fushë dhe të japim maksimumin”, ka thënë Hysaj. /Telegrafi/ 

The post “Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ata prisnin goditje këndi” – Hysaj flet pas barazimit appeared first on Telegrafi.

Elseid Hysaj, ‘i mbijetuari’ i vetëm i mbrëmjes së Beogradit 11 vite më parë

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot kundër Serbisë në Tiranë, sfidë kjo që vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Përballja më e famshme mes dy skuadrave dhe ajo që ka mbetur në histori daton më 14 tetor 2014 në Beograd, me sfidën që u mbyll pas vetëm 42 minutave pasi tifozët vendas u futën në fushë dhe dhunuan lojtarët e Shqipërisë. 11 vite më pas dy skuadrat do të përballen sërish

Mbrëmjen e 14 tetorit 2014 në Beograd titullar për ekipin tonë ishte edhe Elseid Hysaj, mbrojtësi i djathtë që Giovanni de Biasi e hodhi në fushë nga minuta e parë. Thuajse 11 vite pas, Hysaj është i vetmi që është grumbulluar edhe në këtë ndeshje nga i gjithë ekipi. Nga 23 emrat që de Biasi kishte grumbulluar asokohe, vetëm shkodrani vijon të jetë ende pjesë e Kombëtares.

Ndërkohë në krahun tjetër do të jenë tre futbollistë serb që kanë qenë në atë mbrëmje. Portieri Predrag Rajkovic, mesfushori Nemanja Gudelj dhe sulmuesi Aleksandar Mitrovic vijojnë të jenë sërish aktiv për ekipin që sot drejtohet nga Dragan Stojkovic.

/a.f/

The post Elseid Hysaj, ‘i mbijetuari’ i vetëm i mbrëmjes së Beogradit 11 vite më parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Edhe 4 ditë”, FSHF “tremb” serbët me Elseid Hysajn

By: S SH
3 June 2025 at 22:40

Kombëtarja shqiptare do të dalë në fushën e lojës të shtunën në mbrëmje në “Arenën Kombëtare”. Djemtë kuqezi do të presin në shtëpi në orën 20:45 Serbinë për sfidën e tretë kualifikuese të Kupës së Botës.

Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një postim në rrjetet sociale. “4 ditë”, shkruhet në fotografinë e FSHF-së duke numëruar ditët para ndeshjes, ku shikohet Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i Lazios është zgjedhur në këtë fotografi për numrin 4 që mban në fanellë, po aq ditë sa na ndajnë nga sfida me Serbinë. Hysaj pritet të nisë si titullar të shtunën në mbrëmje.

The post “Edhe 4 ditë”, FSHF “tremb” serbët me Elseid Hysajn appeared first on Albeu.com.

ZYRTARE / Në prag të sfidës me Serbinë, Elseid Hysaj bëhet me trajner të ri

By: S SH
2 June 2025 at 17:23

Tashmë nuk ka dyshime, Lazio ka mbyllur bashkëpunimin me Marco Baronin. Trajneri që do të drejtojë skuadrën kryeqytetase të Italisë është Maurizio Sarri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lazio përmes një postimi në faqen zyrtare. Një vit e pak pasi u largua nga drejtimi i bardhekaltërve, Maurizio Sarri është rikthyer të drejtojë sërish kryeqytetasit.

Tekniku 66-vjeçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion për një vit tjetër. Më parë, Maurizio Sarri e ka drejtuar Lazion nga vera e vitit 2021 deri në mars të vitit të kaluar.

The post ZYRTARE / Në prag të sfidës me Serbinë, Elseid Hysaj bëhet me trajner të ri appeared first on Albeu.com.

Hysaj dhe Laçi: Përballja me Serbinë vetëm një ndeshje futbolli, të jemi të përqendruar në fushë

By: S SH
2 June 2025 at 14:48

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës në kualifikueset e Botërorit 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë pasditen e sotme seancën e parë stërvitore, ndërkohë që Elseid Hysaj dhe Qazim Laçi dolën në konferencë për mediat dhe folën për ndeshjet me Serbinë dhe Letoninë.

Elseid Hysaj u shpreh se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, pasi Serbia është kundërshtari direkt për vendin e dytë. Mbrojtësi kuqezi theksoi faktin që kjo ndeshje duhet të shihet vetëm si një sfidë futbolli dhe ekipi duhet të jetë i përqendruar për të dhënë maksimumin në fushë.

Ndeshja me Serbinë? – Kjo është ndeshje e rëndësishme sepse janë ndër kundërshtarët më direkt me ekipin tonë. Marrëdhëniet në vendet tona nuk duhet të hyjmë ne futbollistët, ka kush merret me këtë punë. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë, të jemi të përqëndruar, të qetë, e dimë që është kundërshtari jonë direkt, dhe mos mendojmë për probleme anasjellas siç mund të kenë.

Ndeshja me Serbinë? – Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse ata janë kundërshtarët më të drejtpërdrejtë të ekipit tonë. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona nuk janë çështje për ne futbollistët, ka të tjerë që merren me këtë. Ne duhet të përqendrohemi në lojën tonë, të jemi të qetë, të përqendruar. E dimë që është kundërshtari jonë direkt. Nuk duhet të merremi me probleme të tjera që mund të ekzistojnë jashtë fushës.

Mendoni se keni një rol kyç për atë që duhet t’u transmetoni lojtarëve për këtë ndeshje? – Të gjithë futbollistët janë të përqendruar dhe e dinë shumë mirë sa e rëndësishme është kjo ndeshje, si për ne, por edhe jashtë futbollit. Ka shumë tifozë që e presin me padurim. Sigurisht që kam folur me disa lojtarë, si për lidhjet tona të mëparshme, ashtu edhe për ndeshjet që kemi luajtur së bashku. Të gjithë e njohin historinë e Shqipërisë. U kam thënë vetëm të jemi të qetë dhe të japim më të mirën në fushë.

Ndeshje me presion? – Po, mund të ketë presion, por mendoj që është presion pozitiv, që të shtyn të zbresësh në fushë me forcë dhe guxim. Është një ndeshje e veçantë, por mbi të gjitha është një ndeshje futbolli. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë. Duhet të futemi në fushë të qetë dhe të japim maksimumin për të fituar dhe për të marrë tri pikë.

Ndeshja me Serbinë në vitin 2014? – Të gjithë e panë atë ndeshje. Nuk ishte një imazh i mirë për futbollin dhe nuk duhet të përsëritet ajo që ndodhi atëherë. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Luajmë për shtetin, për tifozët, për kombin. Nëse fitojmë, do të jetë një krenari e madhe për të gjithë ne. Duhet të jemi të qetë dhe të kuptojmë se jemi futbollistë. Jemi këtu për të kënaqur tifozët dhe për të dhënë gjithçka për fitoren.

Gjendja fizike? – Unë jam mirë. Jam rikthyer nga një dëmtim dhe tani ndjehem shumë mirë. Edhe të tjerët janë në gjendje të mirë. Është fundi i kampionatit, ndoshta ka pak lodhje, por nuk mendoj se do të ndikojë. Në stërvitje djemtë janë shumë të përqendruar. Kjo është një ndeshje e veçantë që duhet ta luajmë me zemër dhe shpirt, siç kemi bërë gjithmonë. Edhe pse mund të ketë një tifozeri të zjarrtë, ne duhet të jemi të qetë në fushë.

Trajneri Silvinjo? – Trajneri bën punën e tij. Gjithmonë na këshillon të jemi të qetë dhe të mos e marrim me presion këtë ndeshje. Jemi të gjithë profesionistë dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes. E dimë që Serbia ka lojtarë të mirë dhe një skuadër të fortë. Shumë prej nesh kemi luajtur kundër tyre në Serie A dhe në kampionate të tjera. Edhe ata e dinë që jemi një ekip që lufton dhe që mund ta fitojë këtë ndeshje.

Sa të rëndësishme janë këto tri pikë për objektivin “Botëror”? – Të gjitha ndeshjet në grup janë të rëndësishme, por kjo është direkte për objektivin tonë. E dimë që Anglia është një skuadër shumë e fortë, por kundër Serbisë mund të luajmë shumë mirë letrat tona. Kemi mundësinë ta fitojmë ndeshjen.

Qazim Laçi tha se ndeshja me Serbinë është e fortë dhe se ekipi do të përgatitet për të marrë maksimumin nga kjo sfidë. Mesfushori luftarak shtoi se lojtarët janë profesionistë dhe do të japin zemrën në fushë.

Serbia shihet në letër si një kundërshtar më i fortë se Shqipëria, a është ky një avantazh për ne? – Kemi një ndeshje shumë të fortë, luajmë brenda në shtëpi, nuk është njëra apo tjetra skuadër e favorizuar, jemi të barabartë dhe do të duket brenda në fushë. Ne do të përgatitemi nga ana jonë për fitoren, ajo ka rëndësi për momentin. Do të mundohemi ta marrim ndeshjen si profesionistë dhe mos emocionohemi aq shumë si njerëzit jashtë. Është gjë e mirë kjo, se dhe ne në fushë mund të japim më shumë.

Thirrje për tifozët? – Besoj tifozët do të jenë gjithmonë pas nesh, siç kanë qenë gjithmonë. Patjetër është ndeshje shumë e veçantë, vetëm duhet me pas kujdes. Tifozët në gjithë këto vite që jam këtu nuk kanë bërë asnjëherë gjëra të këqija. Besoj do të jenë korrektë. I presim në stadium, na ndihmojnë dhe mbështesin sa më shumë.

Gjendja fizike e skuadrës? – Nga ana fizike të gjithë lojtarët do të përgatitemi mirë, por mentalisht besoj do të jetë më e rëndësishme. Fizikisht shumë lojtarë nuk do të jetë e lehtë të jenë në nivelin e duhur, por nga ana e mentalitetit duhet të jesh aty dhe këtë do ta tregojmë. Kur je mentalisht i fortë, ndihmon edhe trupin të jesh fizikisht mirë.

Ndeshje përballë rivalit direkt ndaj vendit të dytë, çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të fituar ndeshjen? – Kemi një shans të madh sepse e luajmë në shtëpinë tonë. Kjo do të jetë forca jonë, besoj. Nga minuta e parë duhet të futemi me mendimin për të fituar ndeshjen, emocionet t’i lëmë jashtë. Duhet të punojmë në stërvitje, disa gjëra që kemi biseduar me trajnerin shpresoj të dalin edhe në fushë.

Më mirë në Shqipëri apo Serbi ndeshja e parë? – Nuk ka rëndësi, jemi profesionistë, do të merremi në aspektin e futbollit. Është gjë e mirë që kemi ndeshje në shtëpinë tonë, do të kemi mbështetjen e tifozëve, do të mundohemi të japim maksimumin për 3 pikëshin që do të jetë i rëndësishëm dhe për kualifikimin në Botëror.

Sa zemër do të kërkojë sfida me Serbinë? – Nuk besoj që ekipit kombëtar i mungon zemra. E kemi treguar gjithmonë. Lojtarët kanë edhe mentalitetin dhe zemrën për ta fituar këtë ndeshje.

Sa ekziston rreziku të nënvlerësojmë ndeshjen me Letoninë, që është pas përballjes me Serbinë? – Për mendimin tim nuk kemi pasur asnjëherë ndeshje të lehtë. Duhet me pas gjithmonë në mendje që kemi dy ndeshje. Nuk është vetëm ndeshja me Serbinë, edhe me Letoninë. Një fitore me Serbinë duhet të lidhet me fitoren në Letoni dhe do të jetë aq më mirë për të gjithë.

E keni pyetur Hysajn se çfarë mbart një ndeshje përballë Serbisë. Çfarë ju ka sugjeruar? – Thjesht ka ndihmuar nga aspekti psikologjik si ta mendojmë këtë ndeshje dhe ta fitojmë. Gjëra të tjera janë për njerëz të tjerë.

The post Hysaj dhe Laçi: Përballja me Serbinë vetëm një ndeshje futbolli, të jemi të përqendruar në fushë appeared first on Albeu.com.

VIDEO / “U prish loja komplet”, Elseid Hysaj nxjerr zbuluar Armando Brojën para sfidës me Serbinë

By: S SH
2 June 2025 at 14:34

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë të shtunën e 7 qershorit, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Ndeshja që do të zhvillohet në “Arena Kombëtare”, do të startojë në orën 21:00.

Ndërkohë që lojtarët janë grumbulluar dhe kanë nisur përgatitjet, por kanë kohë edhe për pak argëtim.

Në një video të publikuar nga mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj, shihet se ai vetë, Juljan Shehu, Alen Sherri dhe Armando Broja po shijojnë një lojë me letra.

Megjithatë, ky i fundit duket i pakënaqur nga loja. “U prish loja, u prish komplet”, dëgjohet të thotë sulmuesi i Chelsea-t, duke treguar qartë pakënaqësitë e tij.

The post VIDEO / “U prish loja komplet”, Elseid Hysaj nxjerr zbuluar Armando Brojën para sfidës me Serbinë appeared first on Albeu.com.

❌
❌