Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Costa për Shqipërinë: Viti 2026 vendimtar për reformat

17 December 2025 at 22:20

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, vlerësoi përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se Tirana ka arritur të hapë të gjithë grup-kapitujt e negociatave në një kohë shumë të shkurtër, me hapjen e fundit në muajin nëntor.

Sipas tij, viti i ardhshëm do të jetë momenti i së vërtetës për Shqipërinë për të përshpejtuar reformat dhe për të dhënë rezultate konkrete në procesin e anëtarësimit.

“Shqipëria ka arritur të hapë të gjithë grup-kapitujt e negociatave në një kohë shumë të shkurtër, të fundit vetëm në nëntor. Viti i ardhshëm do të jetë momenti i tyre i së vërtetës për të përshpejtuar reformat”, tha Costa.

Deklarata u bë pas përfundimit të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, ku Costa riafirmoi mbështetjen e fortë të Bashkimit Evropian për të ardhmen evropiane të rajonit.

Ai theksoi se zgjerimi mbetet qendror për objektivat e përbashkëta të BE-së, duke e cilësuar atë si zgjedhjen e duhur nga pikëpamja gjeopolitike, ekonomike dhe politike.

“Zgjerimi tani po ecën më shpejt se sa ka ecur në 15 vitet e fundit dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi,” u shpreh Costa, duke nënvizuar se procesi bazohet në meritë dhe se vendet që ecin më shpejt duhet të shërbejnë si shembull për të tjerët.

Në vlerësimin e tij për vendet e rajonit, Costa përmendi edhe përparimin e Malit të Zi, ku vetëm këtë javë u mbyllën me sukses pesë kapituj negociues, si dhe miratoi hapat e ndërmarrë nga Bosnja dhe Hercegovina me miratimin e Axhendës së Reformave.

Për Maqedoninë e Veriut, ai shprehu pritshmëri për përparim real në vitin 2026, ndërsa për Kosovën theksoi rëndësinë e ndërtimit të besimit mes komuniteteve dhe rolin vendimtar të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Duke iu referuar sfidave të mbetura, Costa nënvizoi se vetëm duke kapërcyer të kaluarën, Ballkani Perëndimor mund të marrë plotësisht rolin e tij si anëtar i ardhshëm i BE-së dhe të kontribuojë në një Evropë të qëndrueshme, të begatë dhe të bashkuar.

“BE-ja është dhe do të mbetet partneri më i besueshëm i Ballkanit Perëndimor. Të gjitha këto vende janë pjesë e familjes evropiane dhe Bashkimi Evropian është vendi i tyre”, përfundoi ai, duke shprehur pritshmëritë për Samitin e radhës BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Mal të Zi në qershor 2026.

/gj.m/a.f/

 

The post Costa për Shqipërinë: Viti 2026 vendimtar për reformat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dy persona të armatosur të rrethuar prej orësh në Fushë Arrëz, policia dërgon vëllain e njërit për negociata

By: Elva
24 November 2025 at 19:38

Prej disa orësh, forcat RENEA dhe policia lokale kanë rrethuar një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, ku ndodhen të izoluar dy persona të armatosur, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë. Të identifikuarit si Julian Cumraku, 24 vjeç, dhe Arben Uka, po refuzojnë të dorëzohen, duke kërcënuar se do të qëllojnë me […]

The post Dy persona të armatosur të rrethuar prej orësh në Fushë Arrëz, policia dërgon vëllain e njërit për negociata appeared first on BoldNews.al.

Moment historik në procesin e negociatave me BE-në me hapjen e grup-kapitullit të fundit

18 November 2025 at 09:34

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Shqipëria mbërriti dje në një moment historik në procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, me hapjen e Grup-Kapitullit V “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, që u mbajt në Bruksel.

Kryeministri Edi Rama ndau sot fotoalbumin e ndalesës në Bruksel, ku hapi dyert shtëpia e re e Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian dhe u mbajt konferenca historike me BE për hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE.

Ky është grup-kapitulli i fundit që hapet për vendin tonë dhe përfaqëson një pikë kthese strategjike, pasi përmbyll formalisht fazën e hapjes së të 33 kapitujve të negociatave brenda një periudhe vetëm njëvjeçare, duke u bërë një prej vendeve me ecurinë më të shpejtë dhe më koherente në rajon në këtë proces.

Kryeministri Rama, ishte në krye të delegacionit shqiptar, së bashku me ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve përgjegjëse, me një axhendë që synon të përcjellë gatishmërinë, maturinë dhe ambicien e Shqipërisë në fazën e re të negociatave.

Pas përfundimit të punimeve, Kryeministri Rama, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës Marie Bjerre (Presidenca e radhës e BE-së) mbajtën një Konferencë të përbashkët për shtyp.

Në Bruksel u organizua edhe ceremonia e çeljes së dyerve të godinës së misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, në vigjilje të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit.

Gjatë ceremonisë, mori pjesë edhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos e cila u shpreh se e ndien veten si ambasadoren e katërt të Shqipërisë në Bruksel.

Ndërsa kryeministri Edi Rama vlerësoi energjinë pozitive që gjen sa herë vjen në Bruksel.

“Dikur, kur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tashmë është ndryshe. Çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot energji pozitive, fytyra pozitive dhe buzëqeshje të këndshme”, tha Rama

/gj.m/j.p/

The post Moment historik në procesin e negociatave me BE-në me hapjen e grup-kapitullit të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Gati për sfidat për mbylljen e negociatave në vitin 2027

17 November 2025 at 12:51

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashmte, Elisa Spiropali u shpreh sot se me hapjen e grup-kapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Europian mbyllet një cikël përpjekjesh dhe hapet një horizont i ri sfidash e mundësish.

Spiropali nënvizoi se me çdo kapitull të hapur, Shqipëria shkruan një faqe të re të historisë europiane, jo më si aspiratë, por si një realitet në ndërtim.

“Ky është kurorëzimi i një dekade punësh të vështira, reformash të guximshme dhe besimi të palëkundur tek rruga e një Shqipërie me institucione të forta demokratike, me zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm, me drejtësi e mirëqenie për të gjithë”, u shpreh ajo.

Spiropali siguroi se “nuk do të ndalemi derisa flamuri ynë të jetë në tryezën e përbashkët europiane, për Shqipërinë, Europën e Ballkanit”.

“Gati për sfidat e punët që na presin për mbylljen e negociatave në vitin 2027. Shqipëria nuk ndalet”, u shpreh ajo.

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajtën sot në Bruksel Konferencën e 7-të Ndërqeveritare për hapjen e grup-kapitullit të fundit të negociatave.

Në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare me BE-në u hapën negociatat mbi grup-kapitullin 5 “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”, duke përfshirë Kapitullin 11 (bujqësia dhe zhvillimi rural), 12 (siguria ushqimore, veterinaria dhe fitosanitaria), 13 (peshkimi dhe akuakultura), 22 (politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore) dhe 33 (dispozitat financiare dhe buxhetore).

Ky është grup-kapitulli i fundit i negociatave që vendi ynë hap me bashkimin Evropian në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

/m.m/j.p/

The post Spiropali: Gati për sfidat për mbylljen e negociatave në vitin 2027 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Hapja e grup-kapitullit të fundit të negociatave, fazë e re thellimi reformash

17 November 2025 at 11:16

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vlerësoi sot se hapja e grup-kapitullit të fundit të negociatave shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Begaj u shpreh se ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë.

Po ashtu, Kreu i Shtetit nënvizoi se kjo çel një fazë të re reformash më të thelluara në bujqësi, sigurinë ushqimore, zhvillimin rajonal dhe menaxhimin e burimeve.

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajtën sot në Bruksel Konferencën e 7-të Ndërqeveritare për hapjen e grup-kapitullit të fundit të negociatave.

Në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare me BE-në u hapën negociatat mbi grup-kapitullin 5 “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”, duke përfshirë Kapitullin 11 (bujqësia dhe zhvillimi rural), 12 (siguria ushqimore, veterinaria dhe fitosanitaria), 13 (peshkimi dhe akuakultura), 22 (politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore) dhe 33 (dispozitat financiare dhe buxhetore).

Ky është grup-kapitulli i fundit i negociatave që vendi ynë hap me bashkimin Evropian në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

/m.m/j.p/

The post Begaj: Hapja e grup-kapitullit të fundit të negociatave, fazë e re thellimi reformash appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama nga Brukseli: Anëtarësimi në BE, tashmë plan pune që procesi të mos ndalet

17 November 2025 at 11:27

TIRANË, 17 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama siguroi sot nga Brukseli se Shqipëria do të bëjë gjithçka për të ecur përpara në të njëjtën intensitet dhe disiplinë në procesin e anëtarësimit drejt Bashkimit Europian.

Pas mbajtjes së Konferencës së 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, kryeministri Rama doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin në Bashkimin Europian, dhe Marie Bjerre, Ministre e Punëve të Jashtme të Danimarkës, vend i cili mban Presidencën e Këshillit të BE-së.

Rama u shpreh se do të sigurohemi që ky proces i përbashkët që po e ndërtojmë gur pas guri së bashku me partnerët tanë në Bruksel dhe në shtetet anëtare, të mos ndalet.

“Kush do ta mendonte që do të ishim këtu sot duke çelur të gjithë grup-kapitujt. Vetëm pak kohë më parë ishte diçka që dukej e pamundur dhe ishim në pikën ku po mësoheshim me sprapsjet dhe ato grushtet në stomak”, tha Rama.

Kryeministri shprehu besimin se gjithë ai rrugëtim na bëri më të fortë, na bëri më të vetëdijshëm për të gjithë ecurinë e jashtëzakonshme të gjithë këtij procesi.

“Na bëri më të pjekur. Ja ku jemi sot këtu me atë që ishte vetëm ëndërr pak më më tepër se një vit më parë dhe është transformuar tashmë me një plan pune, një realitet me të cilin ne punojmë në jetën tonë të përditshme”, u shpreh Rama.

Rama vlerësoi ndihmën në këtë proces të Komisioneres për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos dhe ministres së Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre, vend i cili mban Presidencën e Këshillit të BE-së.

“Marie Bjerre e falënderoj për transformimin e fjalëve të presidencës daneze të BE-së në vepra kur vjen fjala për zgjerimin, duke mbështetur e inkurajuar për të ecur përpara. Dhe Komisioneren Marta Kos, që është kampione e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe po kështu të gjithë Ballkanit Perëndimor me zjarr dhe me vullnet të plotë dhe që na bën të gjithëve të ndihemi plot energji dhe në borxh nëse nuk e realizojmë në kohën e duhur”, u shpreh Rama.

Kryeministri u shpreh po ashtu se ndihet i frymëzuar nga të gjithë këta muaj dhe nga mbështetja e fortë që po merr procesi i zgjerimit apo procesi i ribashkimit të Europës për ne. /j.p/

The post Rama nga Brukseli: Anëtarësimi në BE, tashmë plan pune që procesi të mos ndalet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

17 November 2025 at 09:37

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi grup-kapitullin e fundit të negociatave.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe Marie Bjerre, ministre e Punëve të Jashtme të Danimarkës (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE-së), në kuadër të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Europian, Kos tha se “sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë që hap gjithë grup-kapitujt, por edhe për Bashkimin Europian”.

“Sepse sot tregon se BE ofron rezultate dhe mund të mbështetemi tek Shqipëria në të ardhmen. Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa angazhimin e patundur politik të Shqipërisë dhe nga angazhimi i fortë i të gjithë shteteve anëtare për të mbështetur ecurinë e Shqipërisë”, nënvizoi Kos.

Komisionerja Kos i shprehu  mirënjohjen Presidencës Daneze për përpjekjen për të bërë të mundur këtë gur kilometrik.

“Suksesi i Shqipërisë është rezultat i autoriteteve shqiptare me shoqërinë civile dhe me aktorë të tjerë për zbatimin e reformave të rëndësishme të BE-së. Dhe është rezultati i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshime dhe i mbështesin këto ndryshime”, tha Kos.

Më tej Kos u shpreh se “reformat e BE-së sjellin ndryshime në sistemin politik, ekonomik po kështu edhe në shoqërinë shqiptare duke e bërë atë vërtet europiane, për rrjedhojë Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit”.

Sipas saj, kjo tregon se “kur jepni rezultate ecni përpara”.

“Ju jeni frymëzim për shumë vende në Ballkanin Perëndimor, për shumë qytetarë që duan të shohin të njëjtin vendosmëri e ndryshim në vendin e tyre. Çelja e gjithë kapitujve është një sukses i jashtëzakonshëm, por mbyllja e tyre është çmimi real”, theksoi Kos.

Në fakt, vijoi Komisionerja, suksesi juaj do të përcaktohet se sa mirë miratoni e zbatoni legjislacionin europian.

“Tani është momenti për të përshpejtuar sidomos në fusha kritike si reforma në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit të drejtat e pronësisë çështjet e pakicave dje liria e media. Hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme”, nënvizoi Kos.

Kjo, shtoi Kos, nuk do të jetë përherë e lehtë ashtu siç ndodhë me çdo vend kandidat, por ju keni diçka mjaft të fuqishme në favorin tuaj mbështetjen më të gjerë publike të të gjitha vendeve kandidate dhe më shumë se 90% e shqiptarëve e shohin të ardhmen e tyre në BE.

Komisionerja Kos tha se “duhet të punoni me opozitën në parlament, shoqërinë civile dhe sektorin privat. Kjo do të jetë garancia më e madhe e Shqipërisë dhe suksesin e saj”.

“Komisioni Europian do të vazhdojë t’ju mbështesë dhe këshillojë në përballimin e sfidave në BE. Roli ynë është që të sigurohemi që Shqipëria është e mirëpërgatitur kur të bëhet anëtare”, theksoi Kos.

Komisionerja Kos tha se “jam personalisht e përkushtuar të ndërtoni një të ardhme të begatë për të gjithë shqiptarët në shtëpinë e tyre në BE”.

/k.s/j.p/

 

 

The post Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bjerre: Angazhim mbresëlënës i Shqipërisë ndaj reformave, anëtarësimi në një të ardhme të afërt

17 November 2025 at 09:30

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Shqipëria shënoi sot një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian, pasi çeli grup-kapitullin e fundit të negociatave.

Në daljen e përbashkët për mediet pas konferencës së 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE në Bruksel, me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos dhe Kryeministrin Edi Rama, ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, vend që mban Presidencën e BE-së, Marie Bjerre, tha se Shqipëria i përket familjes evropiane.

Bjerre vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian, dhe theksoi se nëse vijohet me këtë ritëm reformash, shumë shpejt Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Shqipëria ka bërë një përpjekje të fortë për reformat dhe harmonizimin me BE për rrjedhojë negociata e Shqipërisë po vijojnë me një hap të qëndrueshëm. Grup-kapitulli I parë u hap në shtator të vitit të kaluar dhe vetëm brenda një viti janë hapur të gjithë grup-kapitujt brenda presidencës danezë dhe kjo është një shpejtësi rekord. Ky gur kilometrik shërben si njohje e punës së madhe që ka bërë Shqipëria drejt së ardhmes së saj evropiane”, tha Bjerre.

Bjerre shtoi se “angazhimi ndaj reformave dëshmuar nga qeveria shqiptare dhe populli i saj është vërtet mbresëlënës. Raporti i zgjerimit nga Komisioni, tregon se Shqipëria vazhdon të ecë përpara sa i takon themelorëve sidomos për reformën në drejtësi dhe në luftën kudër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Sipas saj hapi tjetër është përmbushja e piketave të ndërmjetme në kuadër të themeloreve.

“Ky hap do të përgatitë terrenin për të filluar e mbyllur kapitujt negociues. E inkurajoj Shqipërinë që të ruaj këtë vrull reformash dhe të nxisë dialog gjithëpërfshirës politik. Zgjerimi është përparësi e presidencës daneze. Sot ne po japim një tjetër rezultat, nëse Shqipëria vazhdon në këtë drejtim me të njëjtin fokus, ritëm dhe cilësi që kemi parë deri tani jam i sigurt që anëtarësimi do të arrihet në një të ardhme shumë të afërme. Shqipëria I përket familjes Evropiane”, u shpreh Bjerre.

Në mbyllje të fjalës së saj, Bjerre, falënderoi kryeministrin Edi Rama për bashkëpunimin gjatë këtij gjashtë mujori.

“Është mbresëlënëse sa shpejt po jepni rezultate. Gjithçka mund të them, vazhdoni kështu dhe do të jeni pjesë e BE-së, më shpejt sesa vonë”, tha ajo.

/m.q/

The post Bjerre: Angazhim mbresëlënës i Shqipërisë ndaj reformave, anëtarësimi në një të ardhme të afërt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet sot grupkapitulli i fundit, Rama ndan pamje nga ceremonia e çeljes së dyerve të Misionit të Shqipërisë pranë BE-së

By: lindita
17 November 2025 at 09:01

Hapet sot grupkapitulli i fundit i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Sot Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel, shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord brenda 12 muajve. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga mbrëmja ceremoniale e çeljes së dyerve të godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian.

Source

Shqipëria hap të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian

17 November 2025 at 07:38

TIRANË, 17 nëntor /ATSH-Gjergji Mima/ Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë sot në Bruksel Konferencën e 7-të Ndërqeveritare.

Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi grup-kapitullin 5 “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”, duke përfshirë Kapitullin 11 (bujqësia dhe zhvillimi rural), 12 (siguria ushqimore, veterinaria dhe fitosanitaria), 13 (peshkimi dhe akuakultura), 22 (politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore) dhe 33 (dispozitat financiare dhe buxhetore).

Ky është grup-kapitulli i fundit i negociatave që vendi ynë hap me bashkimin Evropian në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

Konferenca e 1-rë Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Më 19 korrik 2022 u mbajt Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënoi zyrtarisht hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Kjo Konferencë vjen pas një vendimi të Këshillit të ministrave të çështjeve Evropiane më 25 mars 2020 për të hapur negociatat e pranimit, i cili u miratua nga anëtarët e Këshillit Evropian më 26 mars 2020, si dhe miratimit nga Këshilli më 18 korrik 2022 të Kornizës Negociuese për negociatat me Shqipërinë, në përputhje me metodologjinë e rishikuar të zgjerimit.

Konferenca e 2-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Më 15 tetor 2024 u mbajt Konferenca e dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Takimi shërbeu për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grup-kapitullin 1: Themeloret, duke përfshirë fushat dhe kapitujt negociues: Funksionimi i institucioneve demokratike; Reforma e administratës publike; Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore; Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria.

Kriteret ekonomike: Kapitulli 5 – Prokurimi publik; Kapitulli 18 – Statistikat; Kapitulli 32 – Kontrolli financiar.

Konferenca e 3-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Më 17 dhjetor 2024 u mbajt Konferenca e tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Takimi shërbeu për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grup-kapitullin VI: Marrëdhëniet e Jashtme, duke përfshirë kapitujt negociues: Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e Jashtme; Kapitulli 31 – Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe e Mbrojtjes.

Konferenca e 4-t Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Më 14 prill 2025 u mbajt Konferenca e katërt Ndërqeveritare. Takimi shërbeu për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grup-kapitullin II: Tregu i brendshëm, duke përfshirë kapitujt negociues: Kapitulli 1 – Lëvizja e lirë e mallrave, Kapitulli 2 – Liria e lëvizjes së punëtorëve, Kapitulli 3 – E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime, Kapitulli 4 – Lëvizja e lirë e kapitalit, Kapitulli 6 – E drejta e shoqërive tregtare, Kapitulli 7 – E drejta e pronësisë intelektuale, Kapitulli 8 – Politika e konkurrencës, Kapitulli 9 – Shërbimet financiare, Kapitulli 28 – Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit.

Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Më 22 maj 2025 u mbajt në Bruksel Konferenca e pestë Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kjo konferencë shërbeu për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi grup-kapitullin III: Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse. Në këtë grup-kapitull përfshihen: Kapitulli 10 – Transformimi digjital dhe media; Kapitulli 16 – Taksat; Kapitulli 17 – Politika ekonomike dhe monetare; Kapitulli 19 – Politika sociale dhe punësimi; Kapitulli 20 – Politika për ndërmarrjet dhe industrinë; Kapitulli 25 – Shkenca dhe kërkimi; Kapitulli 26 – Arsimi dhe kultura; Kapitulli 29 – Bashkimi doganor.

Konferenca e 6-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Më 16 shtator 2025 u mbajt Konferenca e gjashtë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që iu kushtua grup-kapitullit IV: Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, i cili përmban fusha me rëndësi të posaçme për ekonominë dhe biznesin.

Kapitujt përfshinin: politikat e transportit (Kapitulli 14), energjia (Kapitulli 15), rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21), mjedisi dhe klima (Kapitulli 27), të cilat prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit.

/r.e/

The post Shqipëria hap të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në Bruksel për çeljen e grup-kapitullit të fundit të negociatave me BE

16 November 2025 at 20:44

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë nesër në Bruksel në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, për çeljen e Grupkapitullit të fundit të negociatave me BE, njoftoi sot Agjencia për Media dhe Informim.

Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian.

Ditën e hënë, më 17 nëntor do të çelet grup-kapitulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel, i cili shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh.

“Shqipëria arriti të pamendueshmen , të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh – rekord absolut në procesin e integrimeve europiane” – e vlerësoi këtë moment Kryeministri Rama, i cili do të marrë pjesë të hënën në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, së bashku me ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar për të çelur negociatat për Grup-kapitullin V: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Pas përfundimit të punimeve, Kryeministri Rama, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

Grup-kapitulli V përfshin pesë kapituj thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, me ndikimin më të drejtpërdrejtë tek prodhimi, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i balancuar i territorit:

“Bujqësia dhe Zhvillimi Rural” (Kapitulli 11);

“Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare”, (Kapitulli 12);

“Peshkimi” (Kapitulli 13);

“Politika rajonale dhe koordinimi i instrumentave strukturore” (Kapitulli 22), si dhe

“Dispozitat Financiare dhe Buxhetore (Kapitulli 33).

Përmes këtij Grupkapitulli, Shqipëria përfiton lidhur me modernizimin e bujqësisë, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe digjitalizimin e zinxhirit ushqimor. Një vend të veçantë zë forcimi i mekanizmave të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe përafrimi me standardet e BE-së, ndërsa sektori i peshkimit dhe akuakulturës synon të përfitojë nga rregullat dhe programet europiane për menaxhim të qëndrueshëm.

Në komponentin e kohezionit, Shqipëria adreson rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e fondeve të BE-së dhe përgatitjen për pjesëmarrje efektive në politikat e zhvillimit rajonal.

Ndërkohë, kapitulli për dispozitat financiare dhe buxhetore përfshin përputhjen me praktikat europiane për transparencë, planifikim buxhetor dhe administrim të fondeve publike.

Hapja e Grup-kapitullit V përfaqëson një hap vendimtar drejt afrimit përfundimtar të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke konsoliduar progresin e bërë dhe duke krijuar bazën për reforma më të thelluara në sektorët që mbështesin ekonominë, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

/gj.m/r.e/

The post Rama në Bruksel për çeljen e grup-kapitullit të fundit të negociatave me BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Mbyllim negociatat brenda 2027-ës, Presidenca italiane e BE-së dorë e fatit në proces

13 November 2025 at 20:20

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria nuk ka qenë kurrë në nivelin që është sot në arenën ndërkombëtare.

Në një intervistë televizive, Rama u shpreh se, niveli i marrëdhënieve me Italinë reflekton pikërisht këtë transformim të qenies së Shqipërisë ndërkombëtarisht duke iu referuar takimit të parë mes dy qeverive, sot në Romë.

“Unë besoj që ne nuk kemi qenë kurrë në nivelin që jemi sot në arenën ndërkombëtare dhe niveli i marrëdhënieve me Italinë reflekton pikërisht këtë transformim të qenies së Shqipërisë ndërkombëtarisht dhe nga ana tjetër reflekton dhe një vullnet për hir të së vërtetës, të veçantë të kryeministres së Italisë për të bërë më shumë me Shqipërinë dhe për Shqipërinë”, tha Rama.

“Ka qenë diçka që unë e kam ndjerë qysh në takimin e parë dhe tani ka marrë shumë më tepër formë dhe për faktin që ajo vetë është futur plotësisht në kostumin e presidentit të Këshillit të Ministrave të Italisë”, shtoi kryeministri.

Rama e cilësoi përkim të jashtëzakonshëm pozitiv faktin që Italia merr Presidencën e BE-së në 6 muajt e parë të vitit 2028 kur synohet që Shqipëria të ketë mbyllur negociatat teknike.

Kryeministri theksoi se, “është në vazhdën e përkimeve të këtyre viteve të fundit, që kanë praktikisht përshpejtuar në mënyrë eksponenciale do të thoja procesin, pasi ndërkohë që Mali i Zi ka marrë vite e vite të tëra për të hapur kapitujt ne i kemi hapur në 12 muaj, po numëroj tani edhe ato që do të hapen të fundit pas pak ditësh. Të gjithë kapitujt’.

“Kështu që është një përshpejtim i jashtëzakonshëm dhe ai është një përkim i jashtëzakonshëm për faktin që nëse ne ia dalim me sukses të mbyllim negociatat brenda 2027-ës, atëherë Italia 6 muajt e parë dhe posaçërisht kjo kryeministre, do jenë një dorë e fatit në këtë proces”, theksoi Rama.

/gj.m/j.p/

The post Rama: Mbyllim negociatat brenda 2027-ës, Presidenca italiane e BE-së dorë e fatit në proces appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria heq të gjitha pikat e kuqe nga “Muri i Zgjerimit” në Bruksel

13 November 2025 at 08:00

TIRANË, 13 nëntor /ATSH-Gjergji Mima/ Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë më 17 nëntor në Bruksel Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, e cila do të shënojë hapjen e negociatave mbi grup-kapitullin e fundit të procesit të anëtarësimit: Burimet, bujqësia dhe kohezioni.

Kjo nënkupton që Shqipëria ka hequr të gjitha pikat e kuqe nga “Muri i Zgjerimit” në Bruksel.

Gjatë një vizite në Bruksel me rastin e hapjes së kapitujve të Agjendës së Gjelbër më 16 shtator, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, i prezantoi kryeministrit Edi Rama “Murin e Zgjerimit”, një tabelë ku tregohej progresi në procesin e zgjerimit të BE-së për Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate.

“Ky është ‘Muri i zgjerimit’. Shqipëria ka ecur kaq shpejt. Kur erdha në dhjetor, thuajse gjithçka ishte me të kuqe. E kuqja tregon që nuk është hapur ende, e verdha që është hapur dhe e gjelbra që është mbyllur”, tha Kos në atë takim.

Me hapjen e kapitujve të fundit, Shqipëria ka tejkaluar fazën e hapjes për të gjithë kapitujt.

Takimi i 17 nëntorit do të përfshijë hapjen e pesë kapitujve: Kapitulli 11 (Bujqësia dhe zhvillimi rural), Kapitulli 12 (Siguria ushqimore, veterinaria dhe fitosanitaria), Kapitulli 13 (Peshkimi dhe akuakultura), Kapitulli 22 (Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore) dhe Kapitulli 33 (Dispozitat financiare dhe buxhetore). Ky është grup-kapitulli i fundit që vendi ynë hap me Bashkimin Evropian, duke përmbyllur fazën e parë të negociatave drejt anëtarësimit të plotë në BE.

“Shqipëria e arriti të pamendueshmen, të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh, rekord absolut në procesin e integrimeve europiane”, tha një ditë më parë kryeministri Edi Rama.

Komisionerja për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Marta Kos, gjatë publikimit të progresraportit 2025 të Komisionit Evropian vlerësoi se “Shqipëria ka bërë progres të paprecedentë që prej konferencës ndërqeveritare në tetor 2024”.

“Ky rezultat i jashtëzakonshëm është një shenjë e qartë e angazhimit të fuqishëm politik të Shqipërisë dhe aspiratës europiane të shoqërisë së këtij vendi, ku 91% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE”, ka theksuar Kos.

Konferenca e 7-të Ndërqeveritare vjen pas një procesi të gjatë e të strukturuar negociatash që ka përfshirë hapjen e gjashtë grup-kapitujve të mëparshëm.

Konferenca e parë u mbajt më 19 korrik 2022 dhe shënoi zyrtarisht hapjen e negociatave me Shqipërinë, pas vendimit të Këshillit Evropian për të nisur procesin e pranimit.

Konferenca e dytë, më 15 tetor 2024, hapi negociatat për grupin “Themeloret”, që përfshin kapitujt mbi funksionimin e institucioneve demokratike, gjyqësorin, të drejtat themelore dhe kontrollin financiar.

Konferenca e tretë, më 17 dhjetor 2024, iu kushtua “Marrëdhënieve të Jashtme”, përfshirë kapitujt mbi politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Konferenca e katërt, më 14 prill 2025, hapi negociatat për grup-kapitullin “Tregu i Brendshëm”, duke përfshirë lirinë e lëvizjes së mallrave, kapitalit dhe punëtorëve.

Konferenca e pestë, më 22 maj 2025, u përqendrua te “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, përfshirë kapitujt mbi taksat, politikat sociale, arsimin dhe doganat.

Konferenca e gjashtë, më 16 shtator 2025, trajtoi grup-kapitullin “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, që përfshiu energjinë, transportin, mjedisin dhe klimën.

E shtata është konferenca që përmbyll hapjen e të gjitha grup-kapitujve të negociatave dhe pritet të shënojë një moment kyç në afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe në përgatitjen për fazën përfundimtare të integrimit.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Shqipëria heq të gjitha pikat e kuqe nga “Muri i Zgjerimit” në Bruksel appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Më 17 nëntor Shqipëria hap bisedimet për 5 kapitujt e fundit me BE

12 November 2025 at 14:38

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Më datë 17 nëntor 2025, Shqipëria do të hapë bisedimet për 5 kapitujt e përfshirë në grup-kapitullin (Claster) 5 – “Bujqësia, Kohezioni dhe Burimet”.

Lajmin e dha sot ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Spiropali theksoi se ky është një premtim i mbajtur nga qeveria.

“Premtimet marrin kuptim vetëm kur ato mbahen. Kishim premtuar hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave brenda vitit 2025. Pak kush e besonte. Por sot, ai që dukej angazhim i pamundur, është bërë realitet”, theksoi Spiropali.

Ministrja shtoi se kjo është një fazë historike për Shqipërinë.

“Një gur kilometrik në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe një moment krenarie për çdo shqiptar, brenda dhe jashtë vendit”, theksoi ministrja Spiropali.

“Kjo është ajo që sjellin reformat, vullneti i palëkundur politik, përkushtimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian”, theksoi më tej Spiropali.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Kryeministri një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në vendin tonë, por edhe të ardhur nga kryeqytetet fqinje.

Takimi kishte në qendër bashkëbisedimin e përvitshëm pas daljes së Raportit të Progresit të BE për Shqipërinë.

Në progresraportin e vitit 2025 për Shqipërinë vlerësohet angazhimi i autoriteteve shqiptare në procesin e negociatave dhe përmbushjen e kushteve të vendosura nga BE.

Në mënyrë të veçantë, raporti përshëndet angazhimin e fortë politik të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.

Ai thekson përparimin e rëndësishëm në reformat themelore, veçanërisht në reformën gjithëpërfshirëse të drejtësisë, si dhe rezultatet domethënëse të arritura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke nënvizuar edhe bashkëpunimin aktiv ndërkombëtar në këto fusha.

Raporti vlerëson përparimin e bërë në procesin e negociatave të anëtarësimit që prej tetorit të vitit 2024, duke theksuar ecurinë e tyre me një ritëm “të paprecedent”, që ka çuar në hapjen e 28 kapitujve brenda një viti.

Në progresraport thuhet se, pas konferencës së dytë ndërqeveritare të 15 tetorit 2024, e cila hapi negociatat e pranimit mbi grup-kapitullin 1, “Themeloret”, u mblodhën katër Konferenca Ndërqeveritare që çuan në hapjen e negociatave mbi katër grup-kapituj.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Spiropali: Më 17 nëntor Shqipëria hap bisedimet për 5 kapitujt e fundit me BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kos: Shqipëria përparim të paprecedentë drejt BE, i mundur mbyllja e kapitujve deri në 2027-ën

TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, kanë publikuar sot gjetjet kryesore të progresraportit të miratuar nga KE për vitin 2025 për vendet kandidate në BE.

Raportet për vendet kandidate ofrojnë një vlerësim të detajuar të gjendjes aktuale dhe progresit  të bërë si dhe ofrojnë udhëzime mbi reformat kryesore që secili partner i zgjerimit duhet të përmbushë në rrugën drejt BE-së.

Komisionerja Kos deklaroi se “Shqipëria ka bërë progres të paprecedentë që prej konferencës ndërqeveritare në tetor 2024. Ka hapur 5 nga 6 grup-kapituj, ndërsa i mbeturi mund të hapet këtë nëntor”.

“Ky rezultat i jashtëzakonshëm është një shenjë e qartë e angazhimit të fuqishëm politik të Shqipërisë dhe aspiratës europiane të shoqërisë së këtij vendi, ku 91% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE”, deklaroi Kos.

Komisionerja theksoi se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në reformat e kapitujve themelorë dhe se është i mundur mbyllja e të gjithë procesit në 2027.

“Një vend nuk duhet të ketë dy kategori. Procesi i integrimit për të mbyllur kapitujt deri në vitin 2027 është i mundur. Por, sigurisht, mbetet ende shumë rrugë përpara”, shtoi ajo.

E pyetur nga gazetarët nëse mund të arrijë Shqipëria të mbyllë të gjithë grup-kapitujt pa arritur të zgjidhë çështjen e  kufirit detar me Greqinë, Kos u përgjigj: “Ka grup-kapituj dhe çështje që kanë të bëjnë me procesin e zgjerimit që i përfshijnë çështjet dypalëshe. Deri tani Shqipëria ka qenë e aftë që të arrijë të zgjidhë të gjitha problemet dypalëshe. Kam optimizmin e duhur që Shqipëria do të arrijë ta zgjidhë edhe këtë çështje me Greqinë në të ardhmen e afërt”.

/r.e/

The post Kos: Shqipëria përparim të paprecedentë drejt BE, i mundur mbyllja e kapitujve deri në 2027-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

CNN: Strategjia e tarifave e Trump po e vendos Amerikën përballë aleatëve të saj

By: Elva
1 November 2025 at 17:31

Presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë se metoda e tij e preferuar për të fituar ndikim mbi vendet kundërshtare në anën tjetër të tryezës së negociatave është rritja e tarifave. Nuk ka rëndësi nëse vepra penale lidhet me tregtinë apo jo. Nëse kishte pasur ndonjë dyshim të mbetur, ai u fshi kur Trump njoftoi […]

The post CNN: Strategjia e tarifave e Trump po e vendos Amerikën përballë aleatëve të saj appeared first on BoldNews.al.

Rasmussen pret Spiropalin: Hapim të gjithë kapitujt me Shqipërinë brenda dhjetorit

30 October 2025 at 16:03

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Në vijim të vizitës së saj në Kopenhagë të Danimarkës, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit nga ministri i Jashtëm dhe ish-kryeministri i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit, Rasmussen u shpreh i bindur se, përpara se të përmbyllet Presidenca daneze, do të hapen të gjithë kapitujt me Shqipërinë.

Ai theksoi se, “ky objektiv i Shqipërisë i të qenurit anëtar i Bashkimit Evropian përpara vitit 2030 është pa diskutim i arritshëm”.

Rasmussen u shpreh se këto takime janë një mundësi për të parë numrat.

“Nuk mund të them që jam surprizuar, por kam konfirmuar influencën në rritje të Shqipërisë midis danezëve. Numri i danezëve që vizitojnë Shqipërinë është trefishuar brenda disa viteve. Dhe unë do jem i ardhshmi në radhë që do të vizitoj Shqipërinë”, tha Rasmussen.

Ndërsa ministrja Spiropali falënderoi ministrin Rasmussen për takimin dhe se do ta presë në Shqipëri “me zemër të hapur”.

Spiropali vlerësoi lidershipin e Danimarkës gjatë mbajtjes së Presidencës së BE-së.

“Ne patëm një shkëmbim pikëpamjesh dhe unë shfrytëzova mundësinë për t’ju falënderuar për lidershipin tuaj të fortë në nivel personal, por edhe lidershipin e Danimarkës gjatë mbajtjes së Presidencës së BE-së, për këndvështrimin strategjik ndaj procesit të zgjerimit dhe për të kuptuarit, por dhe të zbatuarit, si dhe lobimit e nxitjes që procesi i zgjerimit të konsiderohet një projekt strategjik për Evropën”, tha ajo.

“Për ne nuk është vetëm zgjerimi i Evropës, por edhe ribashkimi i Evropës, për një Evropë më të fortë, për një Evropë më të qëndrueshme, për një Evropë më të begatë dhe Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria janë gati të bëjnë pjesën e tyre”, tha Spiropali.

Ndaj, shtoi ajo, “angazhimi juaj që Shqipëria të hapë të gjithë grupkapitujt këtë vit është një inkurajim i fortë për ne, është një inkurajim i fortë për qeverinë, për kuvendin tonë, për njerëzit tanë, 92% e tyre e mbështesin procesin e integrimit në BE”.

Spiropali theksoi se Shqipëria është vendi më pro BE-së në Evropë dhe, shtoi ajo, “ne po punojmë shumë seriozisht dhe intensivisht për qenë në gjendje të mbyllim negociatat deri në 2027-tën dhe të bëhemi një anëtar brenda kësaj dekade, brenda 2030-ës”.

Kjo, u shpreh ministrja, “është absolutisht realiste. Është një proces i bazuar në meritë, absolutisht, ndaj, ne po bëjmë pjesën tonë në komunikimin dhe partneritetin intensiv me të gjithë shtetet anëtare, me Danimarkën e cila mban Presidencën e BE-së, por edhe me shtetet e tjera anëtare, si dhe me Komisionin dhe institucione të tjera të BE-së për ta bërë të mundur, për ta bërë Shqipërinë një vend që ka transformuar politikën e tij, ekonominë e tij, shoqërinë e tij, sistemin e tij të drejtësisë dhe për të qenë pjesë e një Evrope e cila është më e sigurt dhe më gati për t’u përballur me sfida globale”.

“Kështu, ne e konsiderojmë veten pjesë të këtij kontinenti dhe ne definitivisht duam të jemi anëtar të Bashkimit, për të treguar se ne nuk jemi një barrë, por një potencial në Evropë”, tha Spiropali, teksa ministri Rasmussen u shpreh i sigurt që Shqipëria të jetë e suksesshme.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Rasmussen pret Spiropalin: Hapim të gjithë kapitujt me Shqipërinë brenda dhjetorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali në Bruksel: Ruajmë ritmin e përshpejtuar të negociatave

26 October 2025 at 18:18

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndodhet në Bruksel për takime me takime me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian.

Ajo zhvilloi takim me ambasadorin e Shqipërisë në Bruksel, Ferit Hoxha duke i paraprirë angazhimeve me zyrtarët e lartë evropianë.

“Asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave, për mbështetjen e mëtejshme të transformimit të Shqipërisë, sot e çdo ditë një hap më pranë Europës”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale.

Spiropali do të zhvillojë në Bruksel takime me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, kryediplomaten Kaja Kallas dhe Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos.

Shqipëria ka hapur 28 kapituj të negociatave ndërsa synon që 5 të fundit t’i hapë brenda këtij vitit.

Ndërkaq, objektiv është që vitin e ardhshëm të nisa mbyllja e kapitujve me synimin e përfundimit deri në vitin 2027 dhe anëtarësim brenda vitit 2030.

The post Spiropali në Bruksel: Ruajmë ritmin e përshpejtuar të negociatave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Shqipëria, rol strategjik në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e Mesdheut

17 October 2025 at 21:57

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ “Shqipëria luan një rol strategjik në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e Mesdheut, posaçërisht tani në stadin e ri dinamik të kuadrit negociues me BE-në”.

Kvshtu u shpreh ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në panelin për sigurinë e përbashkët- Mesdheu Global: nga udhëkryq në hapësirë strategjike.

Ky panel mblodhi drejtues nga shtete të ndryshme në kuadër të konferencës për Dialogun Mesdhetar MED2025.

“Jemi tërësisht të angazhuar për nxitjen e ndërlidhjes rajonale, sigurinë energjitike, trazicionin digjital dhe investimet e përbashkëta, që krijojnë më shumë mirëqënie për qytetarët tanë dhe stabilitet rajonal”, tha Spiropali.

Dialogu Mesdhetar MED është një konferencë vjetore e nivelit të lartë që fokusohet në sfidat dhe mundësitë gjeopolitike në rajonin e gjerë të Mesdheut. Qëllimi i saj është të promovojë një “agjendë pozitive” për Mesdheun përmes dialogut shumëpalësh, rishikimit të qasjeve tradicionale ndaj sigurisë rajonale, prosperitetit, migracionit dhe lidhjeve kulturore, si dhe luftimit të fragmentimit përmes diskutimeve gjithëpërfshirëse ndërmjet qeverive, shoqërisë civile, akademisë, biznesit dhe medias.

/e.i/j.p/

The post Spiropali: Shqipëria, rol strategjik në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e Mesdheut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Kina -SHBA-së: Jemi gati për çdo luftë tregtare, të hapur edhe për negociata

14 October 2025 at 09:37

PEKIN, 14 tetor /ATSH-ANSA/ – Kina është gati të “luftojë deri në fund” në një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara, deklaruan burime nga ministria kineze e Tregtisë.

‘’Kjo masë vjen si pasojë e kërcënimeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa shtesë prej 100% mbi mallrat kineze në përgjigje të vendimit të ri të Pekinit për eksportet e metaleve të rralla’’, theksojnë ata.

“Lidhur me çështjen e tarifave dhe luftërave tregtare, qëndrimi i Kinës mbetet consistent. Nëse doni luftë tregëtare ne do të luftojmë deri në fund … nëse doni të negocioni, dera jonë mbetet e hapur”, theksojnë ata.   /os/

 

The post FOKUS – Kina -SHBA-së: Jemi gati për çdo luftë tregtare, të hapur edhe për negociata appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌