Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndërpritet energjia elektrike në Fushë-Arrëz, prezencë uji në rrugët rurale

By: Ela
26 November 2025 at 10:03

Gjatë natës qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë dhe erëra të forta në disa zona, por nuk raportohen dëmtime apo situata problematike. Në Malësinë e Madhe, Vaun e Dejës dhe në Pukë nuk ka pasur raportime për situata emergjente. Ndërsa në Fushë-Arrëz ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në […]

The post Ndërpritet energjia elektrike në Fushë-Arrëz, prezencë uji në rrugët rurale appeared first on BoldNews.al.

Njëri ish-komando, tjetri fetar/ Çfarë dihet deri më tani për dy të ngujuarit në Orosh

By: Brisi
24 November 2025 at 21:10

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e regjistruar këtë të hënë në Orosh të Fushë-Arrëzit, ku dy persona ishin ngujuar në një banesë të braktisur prej më shumë se dy muajsh. Sipas burimeve, njëri prej tyre, Juljan Cumraku, 34 vjeç, ka një histori personale që përfshin konvertimin e tij fetar. […]

The post Njëri ish-komando, tjetri fetar/ Çfarë dihet deri më tani për dy të ngujuarit në Orosh appeared first on BoldNews.al.

Merr fund ‘filmi’ në Fushë-Arrëz/ Pasi policia nuk i kapi dot, vetëdorëzohen dy të armatosurit

By: Brisi
24 November 2025 at 20:45

Ka marr fund aksioni në Orosh të Fushë Arrëzit, aty ku prej paradites së sotme policia ka tentuar të arrestojë dy persona të armatosur që ndodheshin brenda një banese të braktisur. Bëhet me dije se pas dështimit të përpjekjeve të policisë për ti kapur, Juljan Cumraku dhe Arben Uka janë vetëdorëzuar te forcat e policisë. […]

The post Merr fund ‘filmi’ në Fushë-Arrëz/ Pasi policia nuk i kapi dot, vetëdorëzohen dy të armatosurit appeared first on BoldNews.al.

Operacion maratonë nga RENEA në Fushë Arrëz, 34-vjeçari: Nuk dorëzohem, kërkojnë të më vr*sin

By: redi
24 November 2025 at 20:58

Aksioni i forcave RENEA-s në Fushë-Arrëz për neutralizimin e dy personave të armatosur po vijon që prej mëngjesit të sotëm. Në banesën ku qëndrojë dy personat ka shkuar vëllai i njërit nga personat dhe motra e personit tjetër, por asnjëri prej tyre s’ka pranuar që t’i përgjigjet thirrjeve të policisë për tu dorëzuar. Forcat e policisë kanë përdoru megafon për t’i bërë thirrje që të dorëzohen…

Source

Dy persona të armatosur të rrethuar prej orësh në Fushë Arrëz, policia dërgon vëllain e njërit për negociata

By: Elva
24 November 2025 at 19:38

Prej disa orësh, forcat RENEA dhe policia lokale kanë rrethuar një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, ku ndodhen të izoluar dy persona të armatosur, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë. Të identifikuarit si Julian Cumraku, 24 vjeç, dhe Arben Uka, po refuzojnë të dorëzohen, duke kërcënuar se do të qëllojnë me […]

The post Dy persona të armatosur të rrethuar prej orësh në Fushë Arrëz, policia dërgon vëllain e njërit për negociata appeared first on BoldNews.al.

Banesa në Fushë Arrëz e rrethuar prej orësh nga RENEA dhe policia/ Dalin pamjet, dy të armatosurit refuzojnë të dorëzohen, kërcënojnë se do të qëllojnë me armë

By: M C
24 November 2025 at 17:46

Panorama.al ka siguruar pamjet nga banesa në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, e cila është rrethuar prej disa orësh nga RENEA dhe forca të shumta policie, pasi në brendësi të saj ndodhen dy persona të armatosur me rrezikshmëri të lartë.

Burime bëjnë me dije se dy personat në fjalë refuzojnë të dorëzohen.

Ndërkohë që kërcënojnë se do të qëllojnë me armë. Njëri prej tyre, 24-vjeçari Julian Cumraku bën thirrje “Allahu Ekber”

Banesa është në pronësi të Mhill Jakut. Njëri nga dy të armatosurit që ndodhet brenda banesës dyshohet se është nip i tij, i identifikuari si Julian Cumraku, 24. Personi tjetër nuk është identifikuar ende.

Aksioni policor ka nisur që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh. Dyshohet se aty janë strehuar dy persona të armatosur, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

Për shkak të situatës së krijuar, Policia e Pukës ka kërkuar asistencën e forcave speciale RENEA, të cilat ndodhen në terren për të mbështetur operacionin.

The post Banesa në Fushë Arrëz e rrethuar prej orësh nga RENEA dhe policia/ Dalin pamjet, dy të armatosurit refuzojnë të dorëzohen, kërcënojnë se do të qëllojnë me armë appeared first on Albeu.com.

EMRI/Banesa në Fushë-Arrëz nën rrethimin e policisë, zbulohet identiteti i një prej personave të armatosur që fshihej, 24-vjeçari kërcënon se do qëllojë

By: M C
24 November 2025 at 17:06

Është bërë e mundur identifikimi i njërit prej personave të armatosur që dyshohet se ndodhen brenda një banese në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për 24-vjeçarin Julian Cumraku, i cili raportohet se ka kërcënuar forcat e policisë se do të hapë zjarr ndaj tyre.

Aksioni policor ka nisur që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh. Dyshohet se aty janë strehuar dy persona të armatosur, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

Për shkak të situatës së krijuar, Policia e Pukës ka kërkuar asistencën e forcave speciale RENEA, të cilat ndodhen në terren për të mbështetur operacionin.

Zona e thellë dhe mungesa e valëve telefonike po vështirësojnë marrjen e informacionit në kohë reale, ndërsa kontrolli i policisë po vijon me kujdes maksimal. Nuk ka ende të dhëna të tjera mbi gjendjen brenda banesës apo zhvillimet e mëtejshme të operacionit.

The post EMRI/Banesa në Fushë-Arrëz nën rrethimin e policisë, zbulohet identiteti i një prej personave të armatosur që fshihej, 24-vjeçari kërcënon se do qëllojë appeared first on Albeu.com.

Banesa e braktisur në Fushë-Arrëz/ Identifikohet i armatosuri i dytë – EMRI

By: Brisi
24 November 2025 at 17:25

Arben Uka është personi tjetër i cili ndodhet në shtëpinë e braktisur në Orosh të Fushë-Arrëzit, e rrethuar nga Policia këtë të hënë. Pak më herët u bë me dije edhe identiteti i personi tjetër i cili ishte, Julian Cumraku, 24-vjeç. Sipas raportimeve, Uka dhe Cumraku ndodheshin të fshehur prej më shumë se një muaji […]

The post Banesa e braktisur në Fushë-Arrëz/ Identifikohet i armatosuri i dytë – EMRI appeared first on BoldNews.al.

“Ikni, do t’ju vras”/ Identifikohet i riu brenda banesës së braktisur në Fushë-Arrëz, kërcënime policisë

By: Brisi
24 November 2025 at 17:08

Është identifikuar një nga personat e armatosur që dyshohet se fshihej në një banesë të braktisur në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Julian Cumraku, i cili sipas burimeve në momentin që është zbuluar nga policia ka kërcënuar se do të qëllojë me armë mbi ta. […]

The post “Ikni, do t’ju vras”/ Identifikohet i riu brenda banesës së braktisur në Fushë-Arrëz, kërcënime policisë appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

By: Elva
9 October 2025 at 08:48

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”, ku ka humbur jetën 51-vjeçari Prendush Kola, punonjës i mirëmbajtjes së rrugës. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dardhës”, kur mjeti që ai drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë. Pas dëgjimit të zhurmës, banorët e zonës nisën kërkimet […]

The post Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

I zhdukur që prej 13 shtatorit/ Vëllai i 22-vjeçarit: Mund ta kenë marrë për trafik organesh

29 September 2025 at 18:00

22-vjeçari Elkrist Kola nga Fushë Arrëzi rezulton i zhdukur që prej 13 shtatorit, teksa një ditë pas zhdukjes, babai i tij, shtetasi Z. Kola, 63 vjeç, bëri kallëzim në Polici ku kërkoi ndihmë për gjetjen e të birit, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Që prej vdekjes se nënës, i riu […]

The post I zhdukur që prej 13 shtatorit/ Vëllai i 22-vjeçarit: Mund ta kenë marrë për trafik organesh appeared first on BoldNews.al.

Zjarrfikësi nga Fushë-Arrëzi: Jetojmë me rrezikun çdo ditë, por pagat s’mbajnë familjen! Shteti të vërë dorë

By: armand
7 September 2025 at 16:10

Verës së këtij viti në Fushë-Arrëz e kanë shoqëruar dhjetëra vatra zjarresh që dogjën qindra hektarë pyje dhe vunë në rrezik jetën e zjarrfikësve. Mes tyre, edhe 40-vjeçari Gëzim Lika, i cili prej nëntë vitesh shërben në repartin zjarrfikës të qytetit. “E kishim bërë zakon të nisnim në 6 të mëngjesit dhe ktheheshim në mesnatë. […]

The post Zjarrfikësi nga Fushë-Arrëzi: Jetojmë me rrezikun çdo ditë, por pagat s’mbajnë familjen! Shteti të vërë dorë appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Fushë-Arrëz kërcënon banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri

By: Ela
21 August 2025 at 22:37

Tre vatra zjarri u raportuan pasditen e sotme në zonën e Fushë-Arrëzit, qarku i Shkodrës. Pas dy të parave në Njësinë Blerim, është shfaqur një tjetër vatër zjarri pasdite vonë në pyjet pranë fshatit Kryezi, Njësia Qada e Malit, që kërcënon edhe banorët sipas autoriteteve vendore. Vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi për shkak […]

The post Zjarri në Fushë-Arrëz kërcënon banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri appeared first on BoldNews.al.

Flakët përhapen në pyjet e fshatit Kryezi

By: redi
21 August 2025 at 17:55

Në Fushë-Arrëz është shfaqur një vatër zjarri në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Zjarri i ndihmuar nga erat e forta po përhapet me shpejtësi në pyjet e pishës së zezë. Shërbimi zjarrfikës, Shërbimi Pyjor dhe Policia kanë shkuar në vendin ku ka rënë zjarri. Bashkia bën thirrje për ndërhyrje të menjëhereshme nga ajri dhe apelon banorët që të mobilizohen për vëninen nën kontroll të flakëve.

Source

Situata me zjarret në vend: 5 vatra në 24 orët e fundit

By: Elva
19 August 2025 at 11:42

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 vatra zjarri në vend, nga të cilat 3 janë. Situata mbetet e ndërlikuar në disa zona, ndërsa autoritetet vijojnë të ndjekin vatrat dhe të parandalojnë përhapjen e flakëve. Në Ternovë, njësia administrative Zerqan në Bulqizë, vatra po mbahet nën monitorim për të parandaluar riaktivizimin nga trungjet e […]

The post Situata me zjarret në vend: 5 vatra në 24 orët e fundit appeared first on BoldNews.al.

“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz

16 August 2025 at 23:25

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se situata si pasojë e zjarreve në zonën e Fushë Arrëzit është përmirësuar ndjeshëm.

Ministri ka falenderuar trupat e zjarrfikësve, por edhe të FA, që me ndihmën e 3 helikopterëve kanë bërë të mundur vendosjen në kontroll të flakëve.

“Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz. Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër”, shkruan ministri. /A2 CNN

The post “Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz appeared first on Telegrafi.

Situatë alarmante në Fushë Arrëz, flakët përhapen me shpejtësi

By: Elva
14 August 2025 at 11:33

Zjarri në fshatin Xath, njësia administrative Blerim, në Fushë Arrëz, vijon të përhapet me intensitet, duke marrë përmasa të konsiderueshme dhe duke rrezikuar zonat përreth. Terreni malor dhe i thepisur ka penguar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në zonë, ndërsa situata mbetet jashtë kontrollit. Për këtë arsye, është angazhuar një helikopter për ndërhyrje ajrore, i cili […]

The post Situatë alarmante në Fushë Arrëz, flakët përhapen me shpejtësi appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Fushë Arrëz/ Kryebashkiaku: Ministrit i çova mesazh për ndërhyrje nga ajri, asnjë reagim

11 August 2025 at 20:34

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në fshatin Xath të Fushë-Arrëzit, ku flakë gjigande kanë hyrë në brendësi të fshatit dhe po përparojnë drejt banesave. Situata u vështirësua në mbrëmje, pasi era përhapi me shpejtësi flaket. Policia evakuoi banorët dhe bagëtitë nga fshati. Gjithashtu, është bllokua rruga Fushë Arrëz-Bajram Curri. […]

The post Zjarri në Fushë Arrëz/ Kryebashkiaku: Ministrit i çova mesazh për ndërhyrje nga ajri, asnjë reagim appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku Curri: I çova sms ministrit për ndërhyrje nga ajri, por asnjë reagim

By: redi
11 August 2025 at 20:27

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri thotë se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga flakët që po përhapen me shpejtësi. Për të qeveria është treguar indiferent ndaj thirrjeve të tij për të ndihmuar me ndërhyrje nga ajri me qëllim shuarjen e flakëve. “Banorët i kemi evakuuar, nuk kemi probleme me banorët. Situatën e sheh vetë, shume e tmerrshme. Pa fjalë. Më janë përgjigjur të…

Source

Vatra në Fushë Arrëz, Cara: Era e ka nxjerrë situatën jashtë kontrollit, duhet ndërhyrje nga ajri

By: redi
11 August 2025 at 19:17

Situata në zonën e Fushë Arrëzit në qarkun e Shkodrës mbetet kritike, pasi flakët përparojnë të favorizuara nga era. Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëseve, Arben Cara, thotë se aksioni vijon, por është e vështirë ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri. “Kemi të bëjmë me një situatë problematike në mbarë vendin. Këtu në fshatin Xath situata si pasojë e…

Source

❌
❌