Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arsenali arrin marrëveshje për shitjen e përhershme të shqiptarit Maldini Kacurri

29 January 2026 at 15:12


Arsenali është gati të shesë mbrojtësin 20-vjeçar shqiptar, Maldini Kacurri në një marrëveshje të përhershme me ekipin e League Two, Grimsby Toën, përpara mbylljes së afatit të transferimeve të janarit.

“Topçinjtë” kanë arritur një marrëveshje me “Mariners” për një tarifë të pazbuluar, ndërsa kushtet personale po finalizohen tani.

Kacurri bëri përshtypje gjatë gjysmës së parë të sezonit si i huazuar te skuadra që po vuan nga vështirësitë në National League, Morecambe, duke fituar interes nga disa klube përpara se Grimsby të siguronte nënshkrimin e tij.

🚨 EXCLUSIVE: Arsenal agree permanent sale of defender Maldini Kacurri...@RyanTaylorSport has the details 👇https://t.co/c5QCzXmFMw pic.twitter.com/Z0BY4WWdxO
— Mirror Football (@MirrorFootball) January 29, 2026

Ky transferim përfaqëson një hap përpara për reprezentuesin e Shqipërisë, i cili iu bashkua Arsenalit nga Fulham në vitin 2022, por pa arritur të lë gjurmë në ekipin e parë, përkundër debutimit.

Grimsby, i cili ka një seri prej gjashtë fitoresh në të gjitha garat pa pësuar gol në ligë që nga 20 dhjetori, e sheh Kacurrin si përforcim kyç për shtytjen e tyre për t'u ngjitur në një kategori më lartë dhe për ndeshjen e ardhshme të Kupës FA kundër Wolves.

🚨 Arsenal have agreed a deal with League Two side Grimsby over the permanent sale of Maldini Kacurri (20) for an undisclosed fee. 🤝 [@RyanTaylorSport] pic.twitter.com/UdLUZKH3Xc
— afcstuff (@afcstuff) January 29, 2026


Kacurri luajti një rol të spikatur te Morecambe përpara se huazimi i tij të skadonte më 2 janar, duke ndihmuar në stabilizimin e mbrojtjes së tyre pavarësisht vështirësive financiare të klubit.

Arsenali rikuperon një tarifë modeste për qendërmbrojtësin premtues ndërsa vazhdon të riformësojë rrugën e tyre të akademisë. /Telegrafi/

“Jeni mashtrues”/ Debat mes Kasos dhe Currit: Votuat që Rama të shkojë në Uashington

By: Elva
26 January 2026 at 21:52

Ratifikimi në Kuvend i projektligjit për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, me ftesë të presidentit amerikan Donald Trump, ka shkaktuar debat në studion e emisionit “Top Story”. Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi se opozita nuk ka votuar për që Shqipërinë ta përfaqësojë kryeministri Edi Rama, por vetëm për ratifikimin e projektligjit […]

The post “Jeni mashtrues”/ Debat mes Kasos dhe Currit: Votuat që Rama të shkojë në Uashington appeared first on BoldNews.al.

Bajram Curri, atdhetari dhe luftëtari i kryengritjeve antiosmane

16 January 2026 at 14:32

TIRANË, 16 janar/ATSh/ Më 16 janar të vitit 1862, lindi në Gjakovë, Bajram Curri.

Ai ishte një ndër protagonistët kryesorë të lëvizjes kombëtare dhe proceseve shtetformuese shqiptare në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX.

Veprimtaria politike e Bajram Currit nisi me angazhimin në Lidhjen e Pejës (1899-1900). Veproi si një prej drejtuesve kryesorë në kryengritjet antiosmane (1908-1912) duke luftuar për autonominë e Shqipërisë dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit.

Bajram Curri kontribuoi në zhvillimin e arsimit në Kosovë. Ai mbështeti klubin “Bashkimi” të Shkupit në përpjekjet për përhapjen e shkollave shqipe dhe zbatimin e alfabetit të Kongresit te Manastirit.

Si komandant, udhëhoqi kryengritjet e viteve 1910–1912, ndërsa pas shpalljes së Pavarësisë u integrua në jetën politike të shtetit të ri. Gjithashtu luftoi edhe në Kosovë kundër zgjedhës serbe. Shprehu mospajtimin me vendimet e Fuqive të Mëdha në kuadër të Konferencës së Londrës të vitit 1913. Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe qe një ndër udhëheqësit kryesorë të tij.

Në vitin 1920, ai mori pjesë në Kongresin e Lushnjës, ku u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar. Në zhvillimet e brendshme politike të viteve ’20 të shek. XX, ai u rreshtua me krahun liberal-demokratik, duke mbështetur Lëvizjen e Qershorit dhe qeverinë e Fan Nolit.

Jeta e tij u ndërpre më 29 mars të vitit 1925 në Dragobi, duke mbetur në historiografinë shqiptare si një simbol i qëndresës për bashkim, liri dhe organizim shtetëror. /j.p/

The post Bajram Curri, atdhetari dhe luftëtari i kryengritjeve antiosmane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si ndodhi kalimi i Albin Krasniqit në Ukrainë dhe "dora" e Debatik Currit

28 December 2025 at 15:03


I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur Albin Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.

Albin Krasniqi ka rrëfyer për një nga vendimet më të mëdha në karrierën e tij, lidhur me kalimin e mundshëm në Ukrainë dhe rolin që pati trajneri i njohur Debatik Curri në realizimin e këtij transferimi.

Futbollisti kosovar ka treguar se vendimi për të mos shkuar menjëherë nuk ka qenë për mungesë dëshire, por për respekt ndaj familjes dhe për të bërë gjithçka të sigurt.

“Qysh isha duke të treguar për atje në Ukrainë, edhe i them Fisit (Kërçeli) e thirri në telefon Fisin, i them nuk jam për me shku. Fol me Prishtinën e kryejmë me Prishtinën, nuk jam për me shku”.



“Edhe ia bën Fisi, u kry pra jam edhe me trajnerin, se me kallëzu drejt, përfaqësues ose kështu që ka kryer shumë punë ka qenë trajneri i Gjilanit tani që është, Debatik Curri, kam respekt të madh për të dhe e ngacmoj shpesh tani, sa herë që te shoh i them tani ty të kam menaxher”.

“Curri ka luajtë shumë rol për në Ukrainë atje e njohin krejt dhe kanë respekt shumë të madh për trajnerin Curri”.

“Edhe vjen Curri me Fisin të unë atje në shtëpi edhe i tregojnë babait kështu, kështu është puna. Nuk ka luftë e gjëra të tilla, nuk ka nevojë me u frikësu”.

“Unë e kisha vetëm pak për familje që frikësohen dhe thoja të kapem unë për qata bile të rri këndje, por njëmend kur erdhi oferta ishte shumë e mirë edhe babai më tha, u kry shko provoje sepse normal është hap i madh Ukraina, kampionat i fortë dhe deri tash besoj se më ka dalë mirë”, ka rrëfyer Krasniqi.

Episodin e plotë me Albin Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Mendojnë se iu erdhi dita”, Curri zbulon pse Lapaj, Qori dhe Shehaj nuk bashkohen me PD-në!

By: armand
22 December 2025 at 22:14

Analisti Arjan Curri duke komentuar protestën e fundit të opozitës dhe qëndrimin e partive të reja ndaj thirrjeve të kreut të Partisë Demokratike, tha se Lapaj, Qorri dhe Shehaj nuk i bashkohen Berishës pasi duan të ‘shijojnë’ pushtetin. Ai u shpreh se liderët e partive të reja besojnë se iu ka ardhur radha për të […]

The post “Mendojnë se iu erdhi dita”, Curri zbulon pse Lapaj, Qori dhe Shehaj nuk bashkohen me PD-në! appeared first on BoldNews.al.

Shkolla “Bajram Curri” në Mollopolc të Shtimes po rinovohet me mbështetje të KFOR-it Turk

19 December 2025 at 15:40


Shkolla “Bajram Curri” në Mollopolc po kalon një proces të rinovimit të plotë, falë bashkëpunimit mes komunës së Shtimes dhe LMT-KFOR-it Turk.

Kryetari i komunës, Qemjal Aliu, vizitoi dje punimet së bashku me ekipin e KFOR-it, duke vlerësuar përkushtimin dhe mbështetjen për këtë investim.

Projektin përbëjnë rregullimi i nyjeve sanitare, renovimi i sallës së arsimtarëve, përmirësimi i banjove, lyerja e mureve dhe vendosja e dyerve të reja.

Sipas kryetarit Aliu, ky investim synon përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin arsimor, duke krijuar një ambient më të sigurt dhe të përshtatshëm për mësim.

“Vlerësojmë mbështetjen e KFOR-it Turk për këtë investim që përmirëson kushtet për nxënësit dhe stafin arsimor. Vazhdojmë me punë të mira”, shkroi kryetari Aliu./Telegrafi/


”Jam i martuar dhe kam një vajzë”, Arjan Curri dëshiron të jetë në ”Big Brother Albania VIP 5”

By: redi
26 November 2025 at 19:56

I ftuar në “Live From Tirana”, ishte analisti dhe teologu Arjan Curri. Ai foli për komentet që mori pas intervistës te Grida Duma si dhe për aludimet që po qarkullojnë se do bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania. Arjan Curri: Më ndaloi një polic para disa ditësh që më pyeti. Tha që kishte hedhur bast dhe mendonte se do futesha dhe kolegët e tij nuk e besonin. Po e mendoj që të futem, i thashë.

Source

“Po e mendoj seriozisht që të futem”/ Arjan Curri në “Big Brother VIP 5”?

By: gaze tare
26 November 2025 at 19:32

I ftuar në “Live From Tirana”, ishte analisti dhe teologu Arjan Curri. Ai foli për komentet që mori pas intervistës te Grida Duma si dhe për aludimet që po qarkullojnë se do bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania.

Biseda në studio:

Kanë qarkulluar shumë fjalë që do të hysh në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”…

Arjan Curri: Më ndaloi një polic para disa ditësh që më pyeti. Tha që kishte hedhur bast dhe mendonte se do futesha dhe kolegët e tij nuk e besonin. Po e mendoj që të futem, i thashë. Kam një bast tjetër, këtë radhë jo me studentët e mi, por me kolegët e mi, që filozofia nuk mund të futet dot kudo dhe cilësia nuk mund të futet dot kudo, dhe mendimi nuk mund të futet dot kudo, qoftë edhe në një reality show. Unë mendoj që mund të futet. Një reality show mund të jetë shumë filozofik, mund të jetë shumë i thellë, mund të jetë shumë i gjerë, mund të jetë shumë i lartë. Mund t’i ketë të gjitha dimensionet, qoftë edhe dimensionin e katërt që nuk e shohim me sy. Po e mendoj seriozisht që të futem.

Ta kanë bërë si ofertë?

Arjan Curri:Jo, por kjo nuk do të thotë që të mos e bëj unë si ofertë. Unë ndonjëherë gjërat që dua i kërkoj dhe vetë. Nuk pres të m’i kërkojnë gjërat, i kërkoj vetë kur i dua.

Nëse do ishe aty brenda, si mund të ta sillte produksioni ty si surprizë bashkëshorten tënde, lirinë, dhe vajzën tënde, Irinin aty?

Arjan Curri: Lirine  do e kisha me vete. Vajzën nuk do të doja të ma sillnin aty, se është minorene, nuk i merr dot vendimet vetë.

Çfarë do i kërkoje Vëllait të Madh në Dhomën e Rrëfimit?

Arjan Curri:  Të më linte të thoja ç’të doja. Do i provokoja shumë shqiptarët dhe konkurrentët e tjerë. Do i bëja të gjithë që të shanin, të mendonin… Më eksiton pjesa e të provokuarit popullin tim.

The post “Po e mendoj seriozisht që të futem”/ Arjan Curri në “Big Brother VIP 5”? appeared first on iconstyle.al.

“Po e mendoj seriozisht që të futem”/ Arjan Curri në “Big Brother VIP 5”?

By: D Marku
26 November 2025 at 19:51

I ftuar në “Live From Tirana”, ishte analisti dhe teologu Arjan Curri. Ai foli për komentet që mori pas intervistës te Grida Duma si dhe për aludimet që po qarkullojnë se do bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania.

Biseda në studio:

Kanë qarkulluar shumë fjalë që do të hysh në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”…

Arjan Curri: Më ndaloi një polic para disa ditësh që më pyeti. Tha që kishte hedhur bast dhe mendonte se do futesha dhe kolegët e tij nuk e besonin. Po e mendoj që të futem, i thashë. Kam një bast tjetër, këtë radhë jo me studentët e mi, por me kolegët e mi, që filozofia nuk mund të futet dot kudo dhe cilësia nuk mund të futet dot kudo, dhe mendimi nuk mund të futet dot kudo, qoftë edhe në një reality show. Unë mendoj që mund të futet. Një reality show mund të jetë shumë filozofik, mund të jetë shumë i thellë, mund të jetë shumë i gjerë, mund të jetë shumë i lartë. Mund t’i ketë të gjitha dimensionet, qoftë edhe dimensionin e katërt që nuk e shohim me sy. Po e mendoj seriozisht që të futem.

Ta kanë bërë si ofertë?

Arjan Curri:Jo, por kjo nuk do të thotë që të mos e bëj unë si ofertë. Unë ndonjëherë gjërat që dua i kërkoj dhe vetë. Nuk pres të m’i kërkojnë gjërat, i kërkoj vetë kur i dua.

Nëse do ishe aty brenda, si mund të ta sillte produksioni ty si surprizë bashkëshorten tënde, lirinë, dhe vajzën tënde, Irinin aty?

Arjan Curri: Lirine do e kisha me vete. Vajzën nuk do të doja të ma sillnin aty, se është minorene, nuk i merr dot vendimet vetë.

Çfarë do i kërkoje Vëllait të Madh në Dhomën e Rrëfimit?

Arjan Curri: Të më linte të thoja ç’të doja. Do i provokoja shumë shqiptarët dhe konkurrentët e tjerë. Do i bëja të gjithë që të shanin, të mendonin… Më eksiton pjesa e të provokuarit popullin tim.

The post “Po e mendoj seriozisht që të futem”/ Arjan Curri në “Big Brother VIP 5”? appeared first on Albeu.com.

Gjendet një armë zjarri në bulevardin ‘Bajram Curri’

By: armand
26 November 2025 at 14:33

Policia e kryeqytetit ka gjetur një armë zjarri në bulevardin “Bajram Curri”, pranë lumit të Lanës. Sipas njoftimit të Policisë, arma e konstatuar një ditë më parë, ishte e vjetër dhe jo funksionale “Më datë 25.11.2025 në bulevardin “Bajram Curri”,  pranë lumit të Lanës, është konstatuar një armë zjarri e vjetër, jofunksionale”, njofton policia. Materiali u […]

The post Gjendet një armë zjarri në bulevardin ‘Bajram Curri’ appeared first on BoldNews.al.

Vdekja e papritur e Shpat Kasapit, Olti Curri flet për takimin e fundit me këngëtarin e ndjerë

By: V K
26 November 2025 at 11:18

Olti Curri, ka bërë një reagim në rrjetin e tij social “Instagram”, lidhur me lajmin e hidhur për vdekjen para kohe të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi.

“Kishim shumë pa u takuar dhe pak kohë më parë u shfaqe surprizë në tavolinë tek lokali i kushërirës tënde në Tiranë. Nuk foli asnjë sepse ti vetëm tregoje histori dhe qeshnim me lot, mirësia jote mbështillte çdo njeri që takoje si një përqafim. Shpat i mirë, qielli duhej të priste, ti kishe shumë rrugë përpara, ishte e padrejtë. Zoti të pastë kujdes atje lart!”, shkruan Curri në Instagram.

 

 

“Shumë i dhimbshëm lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin kam patur fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë në Top Fest dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra here.

Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar Shpat”, shkruan Osmani në Instagram.

Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut, artisti i famshëm humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.

The post Vdekja e papritur e Shpat Kasapit, Olti Curri flet për takimin e fundit me këngëtarin e ndjerë appeared first on Albeu.com.

Për herë të parë dy femra në panel! Zbulohen opinionistet e “BBVK”

By: gaze tare
15 November 2025 at 19:21

Për herë të parë në historinë e “Big Brother VIP Kosova” (BBVK), dy femra do të jenë pjesë e panelit si opinioniste. Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi, dy figura të njohura të showbizit shqiptar, do të ndajnë mendimet dhe vlerësimet e tyre mbi ngjarjet që po ndodhin brenda shtëpisë, duke sjellë një perspektivë të re dhe të fuqishme për audiencën.

 

Lajmi ekskluziv është zbuluar nga gazetari Olti Curri, i cili ka bërë të ditur nëpërmjet një videoje të shpërndarë në llogarinë e tij personale të Instagram-it, se këto dy personalitete do të pasurojnë panelin me opinionet e tyre të drejta dhe me shumë ngjyra, duke i dhënë një dimension të ri diskutimeve. Olta Gixhari, aktore e njohur për talentin e saj dhe angazhimin në projekte të ndryshme, dhe Leonora Jakupi, një emër i njohur për fuqinë dhe influencën e saj në skenën muzikore, do të kontribuojnë në analizat dhe komentet mbi dinamiken e lojës dhe sjelljen e banorëve të shtëpisë.

Ky hap vjen pas një periudhe të diskutimeve mbi përfaqësimin e grave në media dhe këtë herë, dy femra do të marrin vendin që u takon në një nga emisionet më të ndjekura të momentit.

Mendimi i audiencës pritet të jetë i ndryshëm, dhe gjithsesi, ky është një moment i rëndësishëm për përfaqësimin e gruas në televizionin shqiptar. Të gjithë janë kuriozë se si do të ndikojnë këto dy opinioniste në dinamiken e panelit dhe në diskutimet që do të ndodhin gjatë transmetimeve të ardhshme.

Do të ketë më shumë debat apo do të sjellin një atmosferë të re? Kjo mbetet për t’u parë dhe deri atëherë mbetet veç të presim…

The post Për herë të parë dy femra në panel! Zbulohen opinionistet e “BBVK” appeared first on iconstyle.al.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Gjakovë pret gjyqtarët e rinj të dekretuar nga Presidentja

13 November 2025 at 13:46


Kryetarja e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Fëllanza Knushaj, ka pritur sot në takim gjyqtarët e rinj Albana Curri dhe Shpend Makasqi, të cilët së fundmi janë dekretuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit, kryetarja Knushaj uroi gjyqtarët e rinj për emërimin e tyre dhe për fillimin e trajnimit praktik në Akademinë e Drejtësisë, duke iu dëshiruar suksese në këtë etapë të rëndësishme të përgatitjes profesionale.

Ajo theksoi rëndësinë e përkushtimit, integritetit dhe profesionalizmit në ushtrimin e detyrës gjyqësore, si vlera thelbësore për forcimin e sistemit të drejtësisë në vend. /Telegrafi/


Curri: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn është politik, Ramës nuk i duheshin zgjedhje

By: Elva
3 November 2025 at 22:48

Gjykata Kushtetuese i dha sot të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke rrëzuar vendimin e Qeverisë për shkarkimin e tij dhe anulimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj që caktonte datën e zgjedhjeve në kryeqytet. Vendimi i Gjykatës pasoi propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe anulon […]

The post Curri: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn është politik, Ramës nuk i duheshin zgjedhje appeared first on BoldNews.al.

Që nëntë ditë i zhdukur, vazhdojnë kërkimet për Florian Tabaku - policia kërkon bashkëpunim me qytetarë

29 October 2025 at 13:54


Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, Stacioni Policor në Gjakovë ka njoftuar opinionin publik se më 21.10.2025 është raportuar për zhdukjen e personit: Florjan Tabaku, i lindur më 15.06.1999 në Bajram Curr (shtetas i Shqipërisë).

Policia ka bërë të ditur se sipas familjarëve, personi i zhdukur gjatë mbledhjes së gështenjave në zonën kufitare “Qafë Morinë-Gjakovë” ka humbur kontaktin me familjarët dhe nuk është gjetur më.

"Në momentin e largimit ai ishte i veshur me: pantallona të zi,bluzë të kuqe dhe atlete (patika) të bardha. Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë e mbështetur edhe nga njësi të specializuara të PK-së, FSK dhe organizatat vullnetare për kërkim dhe shpëtim, ka ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për gjetjen e tij, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet", thuhet në njoftim.

Tutje siç thuhet në njoftim, me qëllim gjetjen e tij sa më të shpejtë, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave.

"Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Florjan Tabaku (personi në fotografi), lutemi të lajmërohet menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor", thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Arjan Curri: Dy deputetë, në prag arrestimi nga SPAK

By: Elva
27 October 2025 at 22:50

Analisti Arjan Curri ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, duke paralajmëruar se shumë shpejt priten arrestime të reja në radhët e politikës. I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, Curri tha se ka informacion se dy ish-kryetarë bashkie, të cilët aktualisht janë deputetë në Kuvend, janë në prag të arrestimit […]

The post Arjan Curri: Dy deputetë, në prag arrestimi nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

“Edhe po të bashkohet me Shehajn e Lapajn, PD nuk del e para”, Curri: Zgjidhja është largimi i Berishës

By: redi
23 October 2025 at 22:05

Ishin konkurruese, por të poralizuara. Ky është vlerësimi i raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Analisti Arjan Curri u ndal se problemi i Partisë Demokratike që sipas tij, vijon të jetë Sali Berisha dhe zgjidhja e vetme është largimi i ish-kryeministrin nga opozita. “Numrat që na treguat sot, Berisha nuk bëhet kurrë i pari. Edhe sikur të bashkohet me Shehajn e Lapajn…

Source

Zyrtare: Debatik Curri, trajner i ri i Gjilanit

10 October 2025 at 15:01


Gjilani ka konfirmuar zyrtarisht afrimin e Debatik Currit si trajner të ri, pas largimit të Ardian Nuhiut.

Klubi gjilanas nuk ka qëndruar duarkryq pas largimit të Nuhiut, pasi shumë shpejt kanë emëruar trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Prishtinës, Debatik Curri, i cili do ta marr në vazhdim drejtimin e skuadrës së kuqe.

Curri e ka fituar Kupën e Kosovës si trajner i Prishtinës

Është vet faqja zyrtare e klubit e cila ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Currit si trajner i ri.

“Mirësevjen Debatik Curri”, ka shkruar shkurtimisht faqja e Gjilanit, pas dhënë detaje tjera rreth kohëzgjatjes së kontratës. /Telegrafi/

Arrihet marrëveshja mes palëve, Debatik Curri trajner i ri i Gjilanit

8 October 2025 at 14:46


Gjilani është bërë me trajner të ri pas largimit të Ardian Nuhiut një javë më parë.

Starti jo i mirë në sezonin 2025/26 ka bërë që drejtuesit e klubit të ndryshojnë në stafin teknik, ku Ardian Nuhiu ofroi dorëheqje.

E pas shumë propozimeve për trajner, më në fund Gjilani ka vendosur për Debatik Currin.

Legjenda e futbollit kosovar dhe ish-trajner i Prishtinës ka marrë drejtimin e 'Skifterave'.

Curri që ka fituar Kupën e Kosovës me Prishtinën, do të zyrtarizohet ditën e enjten nga Gjilani.

Ai pritet që të debutoj në krye të skuadrës në fundjavën e ardhshme në sfidën ndaj Prishtinës së Re. /Telegrafi/

Reagon ashpër Olti Curri pas publikimit të videos së Eldion Kelmendit: Ju që e xhiruat nuk jeni kafshë, por përbindësha e kriminelë, t’u thaftë dora

27 September 2025 at 23:05


Gazetari i njohur, Olti Curri, ka reaguar ashpër pas shpërndarjes së një videoje të tmerrshme nga vendi i aksidentit në Pejë, ku shihet i lënduar rëndë Eldion Kelmendi.

Në një video në kanalin e tij në YouTube, Curri kritikon ashpër ata që kanë xhiruar dhe shpërndarë pamjet, duke i cilësuar si përbindësha dhe kriminelë për sjelljen e tyre.

Olti u shpreh: “Dua të flas dhe të thellohem për sa u përket përbindëshave të rrjeteve sociale. Njëherë mendova t’i quaj kafshë, por jo, janë përbindësha të rrjeteve sociale; njerëz që nuk duan t’ia dinë për fatkeqësinë e një të panjohuri ose një personazhi të njohur, por marrin telefonin dhe xhirojnë skena makabre duke i shpërndarë me Snapchat e rrjete sociale. Madje mua më sollën në inbox”.

“Ma sollën në inbox një pamje të tmerrshme të vëllait të Gjestit të gjakosur dhe mora vesh se shumë personazhe të tjerë të showbiz-it e kanë marrë këtë video dhe ka qenë një moment i tmerrshëm, një moment i cili tregoi edhe njëherë tjetër për gjarpërinjtë, për përbindëshat, për njerëzit e ulët. Nuk do të doja të them ‘fëmijë’, sepse qoftë fëmijë qoftë i rritur, kush e ka bërë një gjë të tillë, unë kam përshtypjen që duhet ndarë në qenie superiore dhe inferiore, dhe ato ishin qenie inferiore, të cilët në një rast aksidenti, kur një djalë që s’i ka mbushur 18 vjet aksidentohet, duhet të vijë ndihma e shpejtë, duhet të vijë policia, ambulanca, një ndihmë nga njerëz rreth e qark”, vazhdoi Olti.

Foto: Olti Curri/YouTube

“Unë nuk e di çfarë guximi, nuk e di çfarë budallëku, jo guximi sepse nuk duhet guxim për një gjë të tillë, e shtyn një njeri nga kulmi i injorancës, paditurisë, pandjeshmërisë. Nuk e di se në çfarë stallash është rritur ajo familje, por që të bëjë një video dhe ta postoje dhe t’ia shpërndaje gazetareve të njohur, te një djaloshi i shtrirë përtokë i gjakosur, pamje makabre.
Unë këtë profesion e bëj nga viti 2001, ndoshta jemi mësuar me gjithçka, por në rastin konkret askush nuk mendoi për familjen. Çfarë do të mendojnë ata kur të shohin këtë video, pasi të ketë mbaruar ceremonia mortore dhe të jenë vetëm e të izoluar mes katër mureve me dhimbjen e tyre? E keni menduar ndonjëherë se ndoshta do t’ju ndodhte juve një gjë e tillë dhe dikush do të shpërndante videon e vëllait tuaj apo një familjari tuaj?! Jo”, tha më pas ai.

Më tutje Olti shprehet: “Kur ndodhin aksidente të tilla, larg qoftë, nuk merret telefoni për të xhiruar, por rrihet në heshtje, përpiqet që të jepet ndihma, organizohet për të dhënë ndihmën e parë; kështu veprojnë njerëzit. Nuk e di si veprojnë përbindëshat, deri më erdhi në inbox një pamje e tillë dhe pashë se si veprojnë përbindëshat. Përbindëshat veprojnë kështu. Për çfarë? Kush je ti që xhiron? Ti je askushi, ti nuk je media; edhe sikur të ishte media, nuk lejohet nga ana etike, njerëzore, fetare.
Shoqëria shqiptare është e sëmurë. Unë kam përshtypjen që personat që e kanë shpërndarë atë video kanë dashur të kenë vëmendje, kanë dashur klikime: ‘shiko çfarë materiali kam unë për Gjestin’. Gjesti ka dalë nga Big Brother-i; Gjestit i është shembur bota. Gjesti tani është një njeri normal, nuk është më Gjesti me kupën e fitorese në dorë apo në garë. Ai është një njeri që është goditur nga fatkeqësia, ku e kishte pikën e tij më të vogël te vëllai i tij i vogël. Çfarë doni të thoni me atë video, përveçse jeni kriminelë? Po. Po ju që keni nisur atë video, që e keni bërë në radhë të parë, pastaj e keni postuar në Snapchat, pastaj e keni shpërndarë nëpër gazetarë të ndryshëm, ju jeni kriminelë, ju ose keni bërë krime, ose herët a vonë keni bërë krime. Por unë shpresoj që përpara se të bëni këto krime, Zoti t’ju paraprijë dhe të ndalojë dorën tuaj, sepse ju do të vazhdoni prapë këtë histori makabre, që është një gjë e jashtëzakonshme dhe është, një turp".

"Unë shpresoj që personi që e ka bërë është një adoleshent i pashkolluar, i paformuar, injorant, dhe po ia lemë fajin familjes; mund të jetë një familje me dhunë. Unë mendoj më të keqen për familjen e atij personi, për atë person që e ka bërë një gjë të tillë. Unë kam të drejtë të mendoj se ai është një person i dhunuar nga i ati, nga e ema; nuk e di se çfarë situate. Çdo gjë mund të mendoj për një adoleshent që ka këtë edukatë. Një njeri që s’ka parë derën e shkollës, një njeri injorant që s’ka lexuar një libër, që s’ka parë një film, që s’di asgjë, vetëm të përdorë Snapchatin dhe rrjetet sociale. Unë kam të drejtë të mendoj se kemi të bëjmë me kulmin e injorancës njerëzore dhe për fat të keq ne u njohëm me këtë kulm pikërisht në një tragjedi të madhe për një njeri, mbi të gjitha me pas një personazh, një këngëtar që e njohëm më gjatë. Kjo që ka ndodhur me videon e shpërndarë të vëllait të Gjestit të gjakosur për tokë, gjeruar në momentin që ai kishte nevojë për ndihmë, por para se të marrë ndihmën, ju keni menduar ta xhironi, tregon edhe një herë tjetër se këtë veprim e ka bërë një dorë kriminale, një dorë që shpresoj edhe njëherë tjetër që Zoti ta ndalë dhe të mos ketë më shansin që të bëjë video të tilla. Po përdor shprehjen e popullit që thotë: ‘Tu thaftë dora’”, përfundoi Olti.

Në reagimin e tij, Curri kërkon përgjegjësi morale dhe etike nga qytetarët dhe nga ata që disponojnë pamje të tilla, duke i bërë thirrje medias dhe ndjekësve të mos riprodhojnë materiale që i sjellin dëm familjeve të viktimave.

Ai nënvizon se përhapja e këtyre pamjeve shkakton dhimbje shtesë dhe cenon dinjitetin e familjeve në momentet më të vështira. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

❌
❌