Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ligj i ri për komisionet hetimore/ Dakordësi për objektin, vendim i arsyetuar për refuzimin e dëshmitarëve

By: xhir jeta
18 November 2025 at 15:57

Me 7 vota pro dhe 2 kundër, Komisioni i Ligjeve i dha dritën jeshile në parim ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore. Propozimet e mazhorancës detyrojnë opozitën që të bashkëpunoje me të për një formulim konsensual të objektit të hetimit, çka solli edhe votën kundër të demokratëve.

“Një element me rëndësi është rregullimi që parashikohet në nenin 5, ku vendoset detyrimi që palët të bashkëpunojnë për formulimin sa më konsensual të objektit të hetimit. Ky mekanizëm I ri synon të nxisë një process të balancuar, të ndërtuar mbi dialog dhe mirëkuptim institucional, duke siguruar që objektet e hetimit të jenë të qarta.”

“Vendosja e një dispozite të tillë do të japë argument për debate jo konstruktive në parlament. Ku njëra palë që nuk do ta miratojë kërkesën do kapet tek ky ligj. Ne e kemi në kushtetutë të drejtën e pakicës për krijimin e një komisioni. Kërkon tja pamundësosh opozitës duke I kërkuar të bien dakort. Pra unë e kërkoj dhe duhet të marrë konsensusin e atij që nuk është dakort për ngritjen e komisionit.”

Ligji parashikon rregullime edhe sa I përket pyetjes së dëshmitarëve.  Në rast se opozita do të kërkojë pyetjen e të tjerë dëshmitarëve, apo marrjen e provave të reja gjatë punimeve të komisionit, mazhoranca mund ta refuzojë por vetem me vendim të arsyetuar.

“Ndryshimi në dispozitën që modifikon pikën 2 të nenit 4 të ligjit, pra që lidhet me pyetjen e dëshmitarëve, shton në mënyrë të qartë frazën “edhe pyetja e dëshmitarëve”, si pjesë e detyrimit të komisionit për të zbatuar rregullat e Kodit të Procedurës Penale në procesin e marrjes së provave. Qëllimi i këtij ndryshimi është të riafirmojë parimin e nenit 32 të Kushtetutës mbi mosdetyrimin për të dëshmuar kundër vetes apo familjes.”

“Nga ana tjetër i thua si anëtar I komisionit për të kërkuar marrjen e një prove me anë të një vendimi të ndërmjetëm ti nuk mund ta marrësh  Secili ka të drejetë të pyes dhe të kërkojë prova. Ky projektligj bie ndesh me vendimin e gjykatës kushtetuese.”

Por sipas mazhorancën, këto ndryshime jo vetëm nuk bien ndesh por janë në harmoni me jurisprudencën e gjykatës kushtetuese sa I përket ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare.

 

Efekti ‘Zegjine’ edhe në Komisione, gafa e Olta Xhaçkës! Ish-ministrja bëhet “lëmsh” me shifrat për buxhetin

By: armand
12 November 2025 at 12:41

Jo vetëm deputetët e rinjtë të Partisë Socialiste, por edhe ata të me përvojë të gjatë në Parlament bëjnë gafa me shifra. Gjatë diskutimeve për buxhetin e ministrisë së Mbrojtjes, ish ministrja e këtij dikasteri, Olta Xhaçka është bërë lëmsh me shifrat. Kryetari i PD, Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook […]

The post Efekti ‘Zegjine’ edhe në Komisione, gafa e Olta Xhaçkës! Ish-ministrja bëhet “lëmsh” me shifrat për buxhetin appeared first on BoldNews.al.

Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi/ PD: Përgjigjja do jetë proporcionale

By: xhir jeta
11 November 2025 at 13:38

Grupi parlamentar i PD e ka konsideruar një vendim arbitrar përjashtimin e kreu të opozitës Sali Berisha për 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Në një raportim nga selia e PD, gazetari Andon Kello tha për ABC News se grupi i PD sqaron se të gjitha përjashtimet do të kenë përgjigje propocionale.

Kello tha se Berisha nuk do marrë pjesë vetëm në një seancë plenare atë të javës së ardhshme, pasi në këtë javë nuk do të ketë parlament

Kujtojmë se PS kërkoi përjashtimin e Berishës deri në 60 ditë nga punimet e Kuvendit, por komisioni i Etikës caktoi përjashtimin e tij me vetëm 10 ditë.

Minimizimi i përjashtimit të Berishës ka sjellë edhe minimizim të bojkotit të PD në komisione. PD nuk mori pjesë sot në vetëm një komision atë të reformës territorjale.

Vetë bashkëkryetari i këtij komisioni Luciano Boci sqaroi se PD nuk ka vendim për të bojkotuar reformën territoriale, por mungesa në mbledhjen e parë është qëndrim i PD për mohimin e të drejtave të opozitës në parlament. Qëndrim që sipas Bocit, vlen vetëm për dy komisionet e posaçme, dhe jo për komisionet e përhershme./abcnews.al

“PD, parti pa vullnet”/ Nura: Mospjesëmarrja në komisione është një demotivim për deputetët

11 November 2025 at 13:27

Analisti Artur Nura u shpreh se Partia Demokratike është një parti pa vullnet dhe se kreu i saj Sali Berisha nuk është aspak i qartë në atë që thotë.

Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, Nura tha se me situatën që ka sot PD edhe mbështetësit më të ‘zjarrtë’ do të fillojnë të tërhiqen.

“Vullneti brenda PD është i paqartë, është i paqartë për atë që drejton dhe çfarë mund të presësh për demokratët”, tha ai.

Ndërsa bëri një analizë të zgjedhjeve në 5 Bashki, Nura tha se ishte e qartë që Partia Demokratike do të ishte humbëse. Ndërsa shtoi se mospjesëmarrja në komisione është një demotivim për deputetët.

“Pjesëmarrja në zgjedhje ishte nga më të ulëtat. Në këto zgjedhje lokale nuk ka pasur votim me postë. Shifra është e përgjysmuar. Unë i sugjeroj me dashamirësi opozitës një strategji tjetër. Por ato jo që nuk po marrin dot në zgjedhje lokale përfaqësi, por ishte një test që ne dhe ne zgjedhje të ardhshme politike mund të kemi të njëjtën situatë nëse nuk kemi ndryshime në PD. Kam pyetur mbështetës të PD, anëtarë që janë të pakënaqur që kanë tre vite që janë në pritje të ardhjes në pushtet. Ka shumë njerëz të aftë por aftësia e tyre nuk korrespondon me aftësinë e drejtuesit të PD”, tha ai.

/abcnews.al/

Projektbuxheti 2026 prezantohet në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen

By: Ela
10 November 2025 at 11:03

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2026”. Gjatë seancës, ministri paraqiti parashikimet kryesore fiskale dhe prioritetet që parashikon qeveria për vitin e ardhshëm. Mbledhja u zhvillua në mungesë të përfaqësuesve të opozitës, pasi deputetët e Partisë Demokratike bojkotuan punimet e komisionit. […]

The post Projektbuxheti 2026 prezantohet në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen appeared first on BoldNews.al.

Miratohet ngritja e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

27 October 2025 at 11:05

TIRANË, 27 tetor/ATSH-Maela Marini/ Kuvendi miratoi sot ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, për Reformën Zgjedhore dhe për Reformën Administrativo–Territoriale.

Në nisje të seancës plenare Kuvendi miratoi me 113 vota pro dhe 3 kundër komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore, i cili ka si objekt të punës së tij hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore.

Komisioni do të trajtojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të vitit 2023, për zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe ato të zgjedhjeve të mëparshme, të patrajtuara.

Po ashtu, Komisioni do të shqyrtojë edhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, partive politike parlamentare si dhe të organizatave jofitimprurëse.

Po ashtu objekt i punës së këtij komisioni është edhe hartimi i një ligji për financimin e partive politike.

Komisioni i posaçëm ngrihet mbi bazën e  barazisë pozitë-opozitë në përbërje të së cilit janë 16 anëtarë, 7 prej të cilëve nga PS dhe 7 nga PD dhe dy anëtarë nga grupi parlamentar i Aleancës për Ndryshim dhe grupi parlamentar i Partisë së Lirisë.

Komisionin drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga PS dhe një nga PD.

Po ashtu Kuvendi miratoi me 115 vota pro dhe 3 kundër edhe komisionin e posaçëm për Reformën Administrativo–Territoriale.

Komisioni përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga PS dhe 6 nga PD, një nga Aleanca për Ndryshim dhe 1 nga PL. Komisioni drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga PS dhe një nga PD dhe do të funksionojë përgjatë një afati kohor 9-mujor. Në rast nevoje, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit.

Objekt i punës së këtij komisioni është shqyrtimi i kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore.

Po ashtu, komisioni ka si objekt analizimin dhe propozimin e opsioneve për ridizejnimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të qeverisjes vendore.

Komisioni do të analizojë sistemin aktual të financave vendore dhe rekomandimin e masave për shëndoshjen financiare dhe rritjen e qëndrueshmërisë së njësive të vetëqeverisjes vendore duke përfshirë decentralizimin fiskal, rritjen e të ardhurave vendore, optimizmin e shpenzimeve dhe përmirësimin e menaxhimit financiar.

Po ashtu komisioni do të shqyrtojë cilësinë dhe aksesin e shërbimeve publike vendore, si dhe sigurimin e përputhshmërisë së propozimeve me Acqui të BE-së dhe politikat e kohezionit rajonal.

Në fokus të punës së këtij komisioni do të jetë gjithashtu edhe zhvillimi i një procesi konsultimi tërësor gjithëpërfshirës dhe transparent me njësitë e qeverisjes vendore, shoqatat e tyre, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Kuvendi në Seancë Plenare - Foto: Andrin Hoxha dhe Florian Abazaj
1 nga 10

/m.m//r.e/a.f/

The post Miratohet ngritja e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

9 October 2025 at 21:12

Institucionet financiare jobanka kanë shënuar sërish fitime marramendëse, ndërsa mijëra familje shqiptare përballen çdo ditë me pasojat e kredive të vogla dhe interesave të frikshme. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, këto institucione kanë përfunduar gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 me një fitim neto prej 3 miliardë lekësh, ose rreth 30 milionë […]

The post IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve appeared first on BoldNews.al.

Konferenca e Kryetarëve shtyn për javën e ardhshme ngritjen e komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

8 October 2025 at 11:06

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ranë sot dakord në Konferencën e Kryetarëve që të shtyjnë për javën e ardhshme diskutimin për ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme.

Konferenca e Kryetarëve kishte në rend dite sot kërkesën e depozituar nga Partia Socialiste për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, për realizimin e Reformës Zgjedhore si dhe për Reformën Administrativo–Territoriale.

Kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së dhe PD-së, respektivisht Taulant Balla dhe Gazment Bardhi ranë dakord që shqyrtimi i kësaj kërkese të bëhet javën e ardhshme.

Në projektvendimin e depozituar në Kuvend për reformën zgjedhore, parashikohet ngritja e një komisioni të përbërë nga 17 anëtarë, 9 përfaqësues të Partisë Socialiste dhe 8 të partive të tjera opozitare.

Ky komision ngrihet për të trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHIR për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, për institucionet përgjegjëse për zgjedhjet, të partive parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse, si dhe hartimin për financimin e partive politike.

Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë të PS-së dhe PD-së, ndërsa paralel me to do të ngrihet grupi i ekspertëve teknikë.

Ndërkohë projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Administratio-Territoriale parashikon që komisioni të përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i grupit parlamentar i Partisë së Lirisë. Emrat e anëtarëve të tij do të përcaktohen me vendim të Kuvendit.

Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij shqyrtimin e kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore; si dhe propozimin e mundësive për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore.

Po ashtu, komisioni do të analizojë sistemin aktual të financave vendore dhe të rekomandojë masa për shëndoshjen financiare dhe rritjen e qëndrueshmërisë së njësive të vetëqeverisjes vendore, duke përfshirë forcimin e decentralizimit fiskal, rritjen e të ardhurave vendore, optimizimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e menaxhimit financiar.

/m.m/j.p/

The post Konferenca e Kryetarëve shtyn për javën e ardhshme ngritjen e komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvend, raportime të vonuara dhe mbivendosje komisionesh

3 October 2025 at 14:00

Deri më 16 tetor, Kuvendi pritet të shqyrtojë 26 raportet vjetore të një viti më parë nga një sërë institucionesh kushtetuese dhe të pavarura, përfshirë Avokatin e Popullit, KLGJ, Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK, KLSH, BSH, AMA, KQZ, ILDKPKI, AKEP, INSTAT, institucione të cilat kanë dorëzuar raportet në fund të muajit mars të këtij viti, porse fushata për zgjedhjet parlamentare të majit i shtyu në kohë duke kaluar për raportim para Kuvendit të ri.

Formalitet parlamentar

Nga raportimet, Kuvendi duhet të nxjerrë në fund rekomandimet apo vërejtjet përkatëse për tu zbatuar (normalisht) në vitin 2025 nga institucionet,  kur mbeten vetëm dy muaj për mbylljen e vitit.

Dublimi

Përpos raportimit formal të këtyre institucioneve, në kalendarin e punës tre javore të Kuvendit të gjitha institucionet do të duhet të raportojnë në dy komisione njëherazi, tek komisioni përgjegjës dhe tek një komision i ngritur rishtazi ai për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale i drejtuar nga Fatmir Xhafaj

Detyrat

Më pak fjalë. kompetencat e  komisionit “’Xhafaj”  përfshijnë monitorimin e strategjive dhe vendimeve të Kuvendit, shqyrtimin e peticioneve qytetare dhe kontrollin post-legjislativ për të parë se si zbatohen ligjet.

Si do të funksionojë?

Gjatë konstituimit të komisionit, kryetari Fatmir Xhafaj tha se do të ketë mbledhje të përbashkëta me komisionet përgjegjëse për raportimet vjetore të disa organeve kushtetuese, atyre të ngritura me ligj si dhe institucioneve të varësisë për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024.

Mbetet e paqartë se cfarë roli konkret do të ketë ky komision mbi institucionet që do të raportojnë dhe a dublon kompetencat e komisionit përgjegjës në këtë rast.

Problematika

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, ngriti si problematikë mënyrën se si do të koordinohet me komisionin “Xhafaj” kur do të ketë raportime të përbashkëta

“Ai (komisioni) është në mbivendosje të përgjegjësive funksionale në gjykimin tonë edhe në shkelje të rregullores…”, tha Tabaku.

The post Kuvend, raportime të vonuara dhe mbivendosje komisionesh appeared first on Faktoje.al.

Miratohet kalendari 3-javor i Kuvendit, opozita bojkoton votimin

29 September 2025 at 15:10

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Kuvendi u mblodh sot në seancën e radhës plenare. Seanca nisi në orën 13:00 dhe zgjati rreth dy orë. Në fund, kuvendi miratoi kalendarin trejavor, teksa opozita bojkoit votimin. Ky votim, i hap rrugë punës së komisioneve parlamentare.

Gjatë kësaj seancë u miratua edhe procesverbali i seancës plenare të datës 24 shtator, ku u miratua përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare.

Më herët u mblodh dhe Konferenca e Kryetarëve, ku Partia Demokratike paraqiti dy kërkesa: Mocion me Debat mbi programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme dhe gjithashtu përsëritjen e seancës plenare ku u prezantua programi i qeverisë. Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakortësinë për programin, çka do të thotë se programi i kalon seancës për miratim.

Në nisje të punimeve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe deputeti Flamur Noka kërkuan të rishihet programi i Kuvendit.

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, tha se Komisioni për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura është antikushtetues dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit.

Tabaku shtoi se opozita ka kërkuar mocion për kryetarin e Parlamentit, debat për programin e qeverisë dhe interpelancë për integrimin në BE.

“Ne duhet të fokusohemi te kërkesat e diskutuara në Konferencën e Kryetarëve dhe përgjegjësja e komisioneve duhet të respektojë Rregulloren,” tha ajo.

“Grupi parlamentar i PD ka kërkuar një mocion për kryetarin e Parlamentin dhe një mocion me debat për programin e qeverisë dhe një interpelancë për programin e qeverisë për integrimin në BE.

Mendoj që duhet të fokusohemi te kërkesat që u diskutuan në Konferencën e Kryetarëve. Ne e patëm një debat në Konferencën e Kryetarëve për përgjegjësinë e komisioneve parlamentare. Komisioni për monitorimin e institucioneve të pavarura është antikushtetues dhe në shkelje të Rregullores së Kuvendit. Ka vetëm një komision përgjegjës, ashtu si e thotë Rregullorja në nenet 37 dhe 38, Komisioni Përgjegjës mban përgjegjësi për raportimin e institucioneve. Nuk ka komisione parlamentare të rëndësisë së parë dhe të dytë, të gjithë kanë të një rëndësi”, tha Tabaku.

Deputeti Flamur Noka tha se seancat po zhvillohen “sa për të thënë”.

“Seanca përçudnuese 5-minutëshe që i zhvilloni sa për të thënë që ka seancë, ndërkohë që presim që kryeministri të flasë për programin e qeverisë. T’u thonë shqiptarëve se çfarë kanë ndërmend të bëjnë. Zhvilloni seancë pas seance sa për të thënë”, theksoi Noka.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi që të mos shkelet Rregullorja duke nisur seancën me debat për procesverbalin.

“Seanca plenare nis me miratim procesverbali dhe kur s’ka vërejtje, quhet i miratuar. Fjala u jepet vetëm deputetëve që propozojnë korrigjim”, sqaroi Balla.

Kreu i grupit socialist tha se ajo që po ndodh në seancën e sotme është e paprecedentë.

“Kemi mbi 20 minuta që dëgjojmë këtu diskutantë që s’kanë thënë asnjë fjalë për fjalimin e tyre historik të para disa ditëve. Po ndodh një precedent që nuk ka ndodhur ndonjëherë; nuk ka pasur diskutime të këtij lloji në këtë pikë të rendit të ditës. Diskutimet ndodhin pas miratimit të procesverbalit.”

Sipas Ballës, sot ka pasur një diskutim shumë të mirë në Konferencën e Kryetarëve, por ai kërkoi që në këtë seancë të zbatohet Rregullorja.

“Tani pak durim. Le të shkojmë tek ajo pikë dhe aty është autorizuar kryetari i grupit parlamentar të marrë fjalën. T’i japim fund këtij standardi të çuditshëm, që nuk mbahet mend, Kuvendi të nisë me debat për proceverbalin, kur kjo është pjesa më e rregulluar e Rregullores. Merr fjalën dhe thua që kam marrë fjalën dhe ma kanë thënë gabim”, deklaroi Balla gjatë seancës.

Pas këtij diskutimi, Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës procesverbalin e seancës së shkuar plenare. Kuvendi miratoi në seancën e 24 shtatorit me 94 vota pro, 3 abstenime dhe 1 kundër projektvendimin “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, si dhe miratoi me 87 vota pro, 4 abstenime dhe 2 kundër projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Edhe për pikën e dytë të rendit të ditës pati debate. Opozita shprehu shqetësim për depozitimin e 19-të projektligjeve në një ditë. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa vuri në dukej se mazhoranca ka sjellë 19 projektligje brenda ditës për diskutim dhe pa i kaluar në debat.

Nga krahu tjetër, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu deklaroi sot në seancën plenare në Kuvend se, shqyrtimi i  19 projektligjeve të depozituara rishtaz lidhet vetëm me një objektiv: integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Pas kësaj, kreu i Kuvendit Niko Peleshi thirri një folës pro dhe një kundër mbi programin e Kuvendit. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka deklaroi sot në seancën plenare në Kuvend se, mazhoranca synon që çdo seancë ta kthejë në farsë.

Teksa kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se ka programi trejavor duhet votuar pasi i hap rrugë vijimit normal të punës në Kuvend.

Pas diskutimeve, Kuvendi u thirr në votim dhe me votat e mazhorancës u miratua programi trejavor i punimeve, duke i hapur rrugë punës së Komsioneve Parlamentare.

/a.f//r.e/

The post Miratohet kalendari 3-javor i Kuvendit, opozita bojkoton votimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet përbërja e anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit

24 September 2025 at 15:25

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Kuvendi miratoi sot në seancë plenare anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare.

Kuvendi miratoi me 94 vota pro 3 abstenime dhe 1 kundër projektvendimin “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” si dhe miratoi me 87 vota pro, 4 abstenim dhe 2 kundër projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Përpara miratimit të procesverbalit të seancës së shkuar ku u miratua programi politik i qeverisë dhe përbërja e Këshillit të Ministrave deputetët e opozitës kërkuan debat parlamentar lidhur me programin e qeverisjes, duke kundërshtuar mënyrën e votimit në seancën e fundit.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi që të kalohet në votimin e rendit të ditës së seancës së sotme dhe të miratohet përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare.

Në seancën plenare të 16 shtatorit, Kuvendi miratoi ndryshimet e propozuara nga mazhoranca në rregulloren e parlamentit, me 79 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Ndryshimet, ndër të tjera parashikojnë kalimin e Kuvendit me 11 komisione parlamentare të përhershme.

Vendimi u kundërshtua nga opozita, e cila e ka çuar në Kushtetuese. Sipas opozitës, ndryshimi në rregulloren e Kuvendit nuk duhej kaluar me procedurë të përshpejtuar, por me procedurë normale parlamentare dhe me dakordësinë e pakicës në Kuvend.

Kuvendi përbëhet nga grupi parlamentar i PS, 83 anëtarë, grupi parlamentar i PD-së, 335 anëtarë, grupi parlamantar Aleanca për ndryshim 7 anëtarë. Grupi parlamentar Partia e Lirisë ka 7 anëtarë ndërsa 8 deputetë janë jashtë grupeve parlamentare.

Lista e 11 komisioneve të përhershme të Kuvendit:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Milva Ekonomi                                      Kryetare

Erion Braçe                                         Nënkryetar

Eno Bozdo                                          Nënkryetar

Zamira Sinaj                                        Sekretare

Admir Kadeli

Adi Qose

Elton Korreshi

Antoneta Dhima

Bujar Leskaj

Ledina Alolli

Igli Cara

Besart Xhaferri

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Ulsi Manja                                           Kryetar

Damian Gjiknuri                                 Nënkryetar

Oerd Bylykbashi                                 Nënkryetar

Aurora Mara                                      Sekretare

Ermal Pacaj

Olsi Komici

Zegjine Çaushi

Erjona Ismaili

Aulona Bylykbashi

Gent Strazimiri

Saimir Korreshi

Arjan Ndoja

Tedi Blushi

Tedi Mulla

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Bledar Çuçi                                           Kryetar

Olta Xhaçka                                        Nënkryetare

Klevis Balliu                                       Nënkryetar

Ilirjan Pendavinji                                 Sekretar

Hysen Buzali

Agron Malaj

Bujar Rexha

Aurora Mara

Flamur Noka

Isuf Çelaj

Fatmir Mediu

Erald Kapri

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Luçiano Boçi                                       Kryetar

Evis Kushi                                        Nënkryetare

Hatixhe Konomi                                 Sekretare

Ogerta Manasterliu

Alma Selami

Ana Nako

Lindita Nikolla

Zamira Sinaj

Luan Baçi

Katriot Piroli

Brunilda Haxhiu

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale;

Bardh Spahia                                      Kryetar

Eduard Shalsi                                      Nënkryetar

Enriketa Jaho                                      Sekretare

Vasil Llajo

Brunilda Mersini

Ani Dyrmishi

Asfloral Haxhiu

Hysen Buzali

Zija Ismaili

Manjola Luku

Mesila Doda

Erisa Xhixho

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Anila Denaj                                         Kryetare

Ceno Klosi                                          Nënkryetar

Bledi Himçi                                         Nënkryetar

Ilva Gjuzi                                            Sekretare

Klevis Jahaj

Ornaldo Rakipi

Vullnet Sinaj

Besa Spaho

Kliti Hoti

Fidel Kreka

Klodiana Çapja

Redi Muçi

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Jorida Tabaku                           Kryetare

Iris Luarasi                              Nënkryetare

Ardit Bido                                 Sekretar

Ramion Kurti

Etleva Budini

Kiduina Zaka

Piro Dhima

Arbjan Mazniku

Gazment Bardhi

Edi Paloka

Greta Bardeli

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Blendi Klosi                               Kryetar

Fadil Nasufi                            Nënkryetar

Xhelal Mziub                           Nënkryetar

Saimir Hasalla                         Sekretar

Agron Gaxho

Genti Lakollari

Tërmet Peçi

Ornaldo Rakipi

Ramadan Likaj

Flamur Hoxhaj

Bledion Nallbati

Artan Luku

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Ina Zhupa                                Kryetare

Erion Malaj                             Nënkryetar

Arkend Balla                            Sekretar

Xhenis Çela

Loer Kume

Skënder Pashaj

Klodiana Spahiu

Ramion Kurti

Agron Gjekmarkaj

Jozefina Topalli

Denisa Vata

Aana Dajko

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Igli Hasani                              Kryetar

Bora Muzhaqi                       Nënkryetar

Albana Vokshi                    Nënkryetare

Marjana Koçeku

Sekretar

Sara Mila

Ervin Hoxha

Romina Kuko

Taulant Balla

Klodiana Spahiu

Tritan Shehu

Tomorr Alizoti

Edmond Haxhinasto

Vangjel Dule

Agrn Shehaj

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen   Institucionale

Fatmir Xhafaj                                     Kryetar

Ermal Elezi                                       Nënkryetar

Ivi Kaso                                           Nënkryetar

Aulona Bylykbashi                             Sekretar

Bledi Çomo

Erjo Mile

Onid Bejleri

Erjona Ismaili

Belind Këlliçi

Elda Hoti

Gjin Gjoni

/gj.m/j.p/

Miratimi i përbërjes së komisioneve parlamentare, foto: Andrin Hoxha
1 nga 8

The post Miratohet përbërja e anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD bindet të hyjë në komisione/ Dorëzon 4 emrat, nesër shkon në Kuvend

By: xhir jeta
23 September 2025 at 17:59

“Beteja ndaj narkoshtetit hyn në një fazë tjetër.”

Loja mbaroi. Opozita bindet të hyjë në komisione parlamentare. Berisha ishte për kaos, por ndryshe flet e ndryshe bën. Çoi Bardhin tek Peleshi për t’i dhënë emrat e kryetarëve, nënkryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare.

Këto emra do të votohen të mërkurën në seancë plenare.

Kësaj radhe, Bardhi i përjashtuar, doli pa frikë të flasë, sepse porosinë e kreu dhe gjithsesi në seancë nuk do të jetë.

“Erdhëm për të caktuar perfaqësite e opozitës. Sigurisht që i kemi depozituar emrat e opozitës për komisionet parlamentare. Nuk do të lëmë asnjë hapësirë bosh”

Por Bardhi paralajmëroi se para se të votohen, edhe Sali Berisha do rebelohet.

“Mos prisni një opozitë të vdekur aty. Nese shkelet rregullorja nga mazhoranca, ne do të reagojmë me çdo formë”

Po Niko Peleshi kur do të shkarkohet si kryetar kuvendi?

“Nuk ishim sot tek Z.Peleshi për të folur për këtë çështje”

Tashmë, Bardhi e kreu detyrën e parë si kryetar i rikonfirmuar i grupit parlamentar, por përpara ka beteja të tjera. Të parën, për komisionet të cilat i çoi në Gjykatën Kushtetuese. Por doktori s’mund t’i linte me muaj bosh ato, ndaj për to duhet të presë vetëm Gazi.

Të dytën, personale, me Diellën virtuale, të cilën e ka çuar për divorc po në Gjykatën Kushtetuese. Edhe ky divorc duket do të marrë kohë, pasi Bardhi do të rikthehet në seancën tjetër, dhe në mos do të gjejë Diellën Virtuale, mund të merret me Zegjinenë Reale.

Një gjë është e sigurt: Bardhi me burrat e gjen gjithmonë marrëveshjen./abcnews.al

Mblidhet grupi parlamentar i PS-së, ja çfarë iu kërkua deputetëve

By: Ela
22 September 2025 at 11:04

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar. Mbledhja mësohet se ka zgjatur rreth 30 minuta dhe është mbajtur para mbledhjes së konferencës së kryetarëve. Në mbledhje është diskutuar në lidhje me komisionet parlamentare si dhe me punën në Kuvend. Kreu socialist i grupit parlamentar, Taulant Balla ka kërkuar nga grupi pjesëmarrje në komisionet […]

The post Mblidhet grupi parlamentar i PS-së, ja çfarë iu kërkua deputetëve appeared first on BoldNews.al.

Rama nuk i la drejtimin e asnjë komisioni/ Erion Braçe: Një listë e personalizuar dhe klienteliste

17 September 2025 at 15:58

Edi Rama nuk i caktoi Erion Braçes drejtimin e asnjë komisioni parlamentar, edhe pse në zgjedhjet e 11 Majit ai rezultoi një ndër deputetët më të votuar në Tiranë. Ai u caktua në postin e nënkryetarit tek Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, e duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer Erion Braçe, i […]

The post Rama nuk i la drejtimin e asnjë komisioni/ Erion Braçe: Një listë e personalizuar dhe klienteliste appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi miraton emrat e mazhorancës në komisionet e përhershme parlamentare

16 September 2025 at 17:38

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Kuvendi miratoi sot emrat e mazhorancës për kryesitë e komisioneve të përhershme parlamentare.

Deputetët e mazhorancës votuan me 77 vota pro, 1 kundër dhe zero abstenim, emrat e paraqitur nga mazhoranca për 7 komisione që i kryesojnë.

Ndërkohë, opozita caktoi sot emrat për kryesimin e 4 komisioneve parlamentare dhe 7 nënkryetarët, por nuk paraqiti në kohë emrat për votim në seancën e pasdites.

Kuvendi vendosi që përbërja e kryesive të komisioneve të përhershme të kuvendit, sa i takon mazhorancës socialiste, të jetë si më poshtë:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, kryetare Milva Ekonomi, nënkryetar Erion Braçe, Sekretare Zamira Sinaj.

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, kryetar Ulsi Manaj, nënkryetar Damian Gjiknuri, sekretare Aurora Mara.

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen, kryetar Bledar Çuçi, nënkryetar Olta Xhaçka, sekretar Ilirian Pendavinji.

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, kryetari i takon opozitës, nënkryetare Evis Kushi, sekretare Hatixhe Konomi.

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, kryetari i takon opozitës, nënkryetar Eduart Shalsi, sekretare Enriketa Jaho.

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe zhvillimin e Qëndrueshëm, kryetare Anila Denaj, nënkryetar Ceno Klosi, sekretare Ilva Gjuzi.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, kryetari i takon opozitës, nënkryetare Iris Luarasi, sekretar Ardit Bido.

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, kryetar Blendi Klosi, nënkryetar Fadil Nasufi, sekretar Saimir Hasalla.

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, kryetari i takon opozitës, nënkryetar Erion Malaj, sekretar Arkend Balla.

Komisioni për Europën e Punët e Jashtme, kryetar Igli Hasani, nënkryetare Bora Muzhaqi, sekretare Marjana Koceku.

Komisioni për Nismat qytetare bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale kryetar Fatmir Xhafa, nënkryetar Ermal Elezi, sekretare Aulona Bylykbashi.

Partia Demokratike caktoi sot katër kryetarët e komisioneve parlamentare që do të drejtojë opozita, gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të kësaj partie. Kështu Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet do të drejtohet nga Luçiano Boçi, komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën do të drejtohet nga Ina Zhupa, komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik do të drejtohet nga Jorida Tabaku, komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale do të drejtohet nga Bardh Spahia.

Kuvendi miratoi në seancën e sotme të paradites projektvendimin e paraqitur nga Partia Socialiste për ngritjen e 11 komisioneve të përhershme, nga 8 që ishin më parë.

Kuvendi miraton kryesitë e komisioneve parlamentare, foto: Florian Abazaj
1 nga 2

/k.s/j.p/

The post Kuvendi miraton emrat e mazhorancës në komisionet e përhershme parlamentare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Caktohen kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve Parlamentare të PD

By: e xh
16 September 2025 at 15:10

Vendosen 4 kryetarët e komisioneve të drejtuara nga opozita.

Opinion.al mëson se Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, do të drejtohet nga Jorida Tabaku.

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet – Luciano Boçi

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Ina Zhupa

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale- Bardh Spahia

Ndërkohë: 

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – nënkryetar Eno Bozo

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike -nënkryetar Oerd Bylykbashi

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes nënkryetar Klevis Balliu

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm nënkryetar Bledi Himci

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural nënkryetar Xhelal Mziu

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme nënkryetar Albana Vokshi

Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale nënkryetar Ivi Kaso.

Ristrukturimi i komisioneve, Balla: Opozitës i janë shtuar, jetike për anëtarësimin në BE

16 September 2025 at 11:44

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se ndryshimi i strukturës së komisioneve në parlament është thelbësor në kuadër të objektivit të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Gjatë punimeve sot në seancë plenare, opozita shprehur shqetësimin e saj mbi ndryshimet e propozuara nga Partia Socialiste për strukturën e komisioneve të Kuvendit.

Balla gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se ky nuk është një propozim i ri. Sipas tij, ky propozim “për herë të parë është depozituar i plotë në formë e përmbajtje dhe që ka të bëjë me një transformim të domosdoshëm të organizimit të Kuvendit të Shqipërisë, sipas nevojës që ka sot Kuvendi dhe Shqipëria jonë e përbashkët”.

“Nuk mund të vazhdonim në vitin 2025 me një ndarje komisionesh që në një sektor të caktuar risillte një emërtesë që transpozohej që nga Kuvendi Popullor i vitit 1988”, vijoi Balla.

Balla theksoi se “kjo mazhorancë, ky kryeministër, Edi Rama, janë votuar nga populli shqiptar me një shumicë si asnjëherë tjetër në zgjedhjet e 11 majit, për të jetësuar vizionin tonë “Shqipëria 2030 – anëtare e Bashkimit Europian”. Për këtë arsye kemi ardhur me një propozim ku puna në komisionet e parlamentit të reflektojë pikësëpari kapitujt dhe grup-kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit në Bashkimin Europian, me një fokus të veçantë në disa fusha, ku mendoj se edhe opozita, pa dyshim, ka rolin e vet të pazëvendësueshëm”.

Duke iu përgjigjur opozitës, Balla nënvizon se nuk i janë marrë komisionet opozitës. Balla theksoi se “përkundrazi, kemi shtuar më shumë fusha përgjegjësie sesa kishin dhe i kemi besuar opozitës fusha jetike”.

“Mendoj se është jetike për opozitën që të vijë në Kuvend dhe të drejtojë komisionin që lidhet me Arsimin. Është jetike për opozitën të drejtojë Komisionin për Shëndetësinë.
Është jetike për opozitën të drejtojë komisionin ndër më të rëndësishmit në çdo parlament, përfshirë Kongresin Amerikan, atë të të Drejtave të Njeriut. Nuk e ke pasur, se të drejtat e njeriut kanë qenë te Ligjet. Do t’i mësoni dalëngadalë”, tha Balla.

Ai shtoi se “është jetike për opozitën që të vijë në Kuvend pas asaj vote historike të 11 majit të diasporës, që t’i besohet opozitës drejtimi i Komisionit të Diasporës, që lidhet në mënyrë shumë të plotë edhe me çështjet e kulturës, sepse duhet t’i shërbejmë diasporës më mirë se çdo herë tjetër dhe na duhen edhe çështje që lidhen me turizmin”.

Lidhur me shqetësimin nëse do të shkrihet komisioni i Integrimit, Balla tha: “Jo, nuk e kemi shkrirë Komisionin e Integrimit. Përkundrazi, kemi bashkuar Punët e Jashtme dhe Integrimin te Komisioni për Europën, sepse kjo parti, Edi Rama dhe Partia Socialiste janë votuar pikërisht për këtë vizion”.

“Ndërkohë që ju, Europën nuk e kishit fare pjesë të diskursit tuaj dhe angazhimit tuaj politik në fushatën e fundit. Ne jemi votuar për Europën dhe punët e saj. Pa dyshim, duam t’i bëjmë bashkë me ju dhe jeni të ftuar të punojmë për realizimin e kësaj aspirate historike: Shqipëria në Bashkimin Europian. Nëse doni të jeni pjesë e kësaj, votoni ndryshimet e propozuara”, përfundoi Balla.

/a.f//r.e/

The post Ristrukturimi i komisioneve, Balla: Opozitës i janë shtuar, jetike për anëtarësimin në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot mblidhet Kuvendi: Votohet Byroja dhe kryesitë e komisioneve parlamentare

16 September 2025 at 07:43

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të martë në dy seanca plenare, pak ditë pas konstituimit të legjislaturës së re dhe zgjedhjes së Niko Peleshit në postin e kryetarit të Kuvendit.

Sipas vendimit të firmosur nga kryetari i Kuvendit, seanca e parë plenare është planifikuar në orën 10:00, ndërsa e dyta në orën 17:00.

Në seancën e paradites janë parashikuar tre pika në rendin e ditës: votimi i zëvendëskryetarëve të Kuvendit, sekretariatit teknik dhe Byrosë së Kuvendit. Në seancën e pasdites është planifikuar zgjedhja e kryesive të komisioneve të përhershme parlamentare.

Dy seancat plenare pasojnë takimin konsultues të një dite më parë që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi me krerët e grupeve parlamentare, ku u diskutua mbi propozimet e kryetarit të Partisë Socialiste, njëherazi kryeministrit Edi Rama për riformatimin e komisioneve parlamentare.

Sipas mazhorancës, formatimi komisioneve të përhershme parlamentare në 11 është një hap që reflekton fokusimin e punës së Kuvendit tek objektivi kombëtar i anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky propozim kundërshtohet nga opozita, e cila e konsideron shkelje të rregullores së Kuvendit dhe reduktim të zërit të saj në Parlament.

Kreu i grupit Parlamentar te PS, Taulant Balla, pas takimit tha për mediet se, “Kuvendi i Shqipërisë duhet të ketë një organizim të ri me 11 komisione, të cilët të reflektojnë edhe momentin historik në të cilin gjendemi, pra nevojën që Kuvendi ka për t’iu përqasur marrëveshjes për anëtarësim në BE, nevojën që Kuvendi ka që më në fund të kemi një komision parlamentar për diasporën”.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,  në një letër drejtuar nëntë ambasadave në Tiranë, përfshirë ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian, ka ngritur shqetësimin mbi ndryshimet e propozuara në Rregulloren e Parlamentit, duke i cilësuar të njëanëshme.

Një ditë më parë, grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ku sipas medieve, u diskutua edhe ndarja e drejtimit të komisioneve parlamentare.

Emrat e kryetarëve të rinj të komisioneve parlamentare nga mazhoranca:

Ulsi Manja – Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Bledi Çuçi – Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Igli Hasani – Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Milva Ekonomi – Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Anila Denaj – Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastruktura dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Blendi Klosi – Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Damiani Gjiknuri – Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore

Fatmir Xhafaj – Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Arbian Mazniku – Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrative-Territoriale

Ndërsa Partia Demokratike pritet të drejtojë katër komisionet e tjera, por ende nuk dihen emrat: Edukimi, Shkenca dhe Sporti; Shëndetësia dhe Mirëqenia Sociale; Të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik; Kultura, Turizmi dhe Diaspora.

Urdhërat për mbledhjen e Kuvendit në dy seanca plenare
1 nga 2

/a.f/

The post Sot mblidhet Kuvendi: Votohet Byroja dhe kryesitë e komisioneve parlamentare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD kundër ngritjes së strukturës së re të komisioneve parlamentare, Bardhi: Ngushton rolin e opozitës

15 September 2025 at 15:12

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Partia Demokratike është kundër strukturës së re të komisioneve parlamentare të propozuar nga Partia Socialiste për ngritjen e 11 komisioneve.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha sot pas takimit konsultues me kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi dhe krerët e grupeve parlamentare, se ndarja e re komisioneve parlamentare dhe procedura që po ndiqet, është në shkelje me rregulloren.

Sipas kreut të grupit të PD-së me propozimet e PS-së vihet re një ngushtim të rolit drejtues që kishte opozita.

“Një komision i drejtuar nga opozita, është ndarë në tre komisione. Pra PD nga 3 komisione, tani i bie të drejtojë një komision e gjysmë.

“Për opozitën është e papranueshme që në Asamblenë e PS-së të njoftohet opinioni publik mbi organizmin e Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë dhe komisionet parlamentare të tij janë mekanizma pune të përbashkëta të mazhorancës dhe opozitës.

“Fakti i prezantimit të ndryshimeve në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, fakti i bërë sot i kryer me caktimin e kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve të PS, tregon frymën autoritare që është instaluar në Republikën e Shqipërisë. Për ne është e papranueshme”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, mazhoranca po synon që të përjashtojë opozitën nga procesi i integrimit.

“Së dyti, kemi sqaruar se me veprimin e shkrirjes së Komisionit të Integrimit Evropian, praktikisht mekanizmi që kishte në dorë opozita për rolin e saj kontruktiv dhe për të dhënë konsensus në gjithçka që lidhej me procesin e integrimit, në këtë moment zerohet, për shkak se ky komision është bashkuar me atë të jashtëm, dhe pas 21 viteve opozita nuk do të ketë më procesin e drejtimit të këtij procesi në Kuvendin e Shqipërisë. Qëndrimi se nuk kemi shkrirë Komisionin e Integrimit, por Komisionin e Jashtëm, në fakt pasqyron atë që kemi thënë, vullnetin e mazhorancës për të përjashtuar opozitën nga procesi i integrimit”, tha Bardhi.

Bardhi shtoi se “na u soll si argument se kemi ndjekur modelin e organeve të Bundestagut gjerman. Atje ka edhe komision të Jashtëm, edhe të Çështjeve Evropiane”.

Bardhi theksoi se Shqipëria bëhet i pari vend në rajon që nuk ka një komision të dedikuar për integrimin evropian.

“Grupi parlamentar i PD u ka kërkuar institucioneve të Kuvendit të bëjnë një studim se si janë të organizuara komisionet parlamentare në të gjitha vendet e rajonit dhe së dyti, se si janë të organizuara komisionet parlamentare në disa prej vendeve anëtare të BE. Dhe sipas studimit të vetë Kuvendit, në të gjitha vendet e Ballkanit ka edhe komision të integrimit evropian, që në të gjitha vendet drejtohet nga opozita, ka edhe komisionet për punët e jashtme dhe Shqipëria bëhet i pari vend që jo thjesht përjashton opozitën nga procesi i integrimit, dhe nuk ka një komision të dedikuar për integrimin evropian”, tha Bardhi.

Bardhi tha se zvogëlohet roli që ka secili prej komisioneve.

“Asnjë nga komisionet tematike, nuk do të ketë mundësi të ushtrojë funksionin e vet të kontrollit për zbatimin e ligjeve për shkak të komisioneve të veçanta”, tha Bardhi.

Bardhi tha se plani i mazhorancës për të mbledhur Kuvendin në tri ditë me urgjencë, sikur të jemi në gjendje të jashtëzakonshme, shkel rregulloren e Kuvendit dhe kjo nënkupton shkelje të Kushtetutës.

Edhe kryetari i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediet paralajmëroi se opozita nuk do ta votojë strukturën e re të komisioneve parlamentare.

“Këtë ndryshim të strukturës parlamentare, ne nuk e votojmë. Ndahet një komision në tre komisione për t’ia dhënë opozitës”, tha Berisha.

/m.q//r.e/

The post PD kundër ngritjes së strukturës së re të komisioneve parlamentare, Bardhi: Ngushton rolin e opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Legjislatura e 11-të e Kuvendit, shtohen 3 komisione parlamentare

By: Ela
26 August 2025 at 14:32

Në Parlamentin e ri pritet të ketë shtim të komisioneve të përhershme parlamentare. Nga 8 komisione që janë aktualisht synohet që të shtohen edhe 3, duke e çuar numrin e tyre në 11. Pritet që komisioni i veprimtarisë prodhuese të ndahet në 3 komisione: Bujqësi, Energji dhe Infrastrukturë. Komisioni antikorrupsion i drejtuar nga Fatmir Xhafaj […]

The post Legjislatura e 11-të e Kuvendit, shtohen 3 komisione parlamentare appeared first on BoldNews.al.

❌
❌