Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Konferenca e Kryetarëve, mosdakordësi mbi kërkesën e PD-së për mocion me debat për minimumin jetik

17 November 2025 at 11:19

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësi mbi kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e mocionit me debat mbi mungesën e caktimit të minimumit jetik.

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve u mor në shqyrtim kërkesa e një grupi deputetësh të grupit parlamentar të PD-së, të cilët kërkonin zhvillimin e mocionit me debat mbi mungesën e caktimit të minimumit jetik si dhe hapat konkrete që janë ndërmarrë për miratimin e minimumit jetik në Shqipëri.

Për sa i përket kësaj kërkese, palët nuk patën mirëkuptim për zhvillimin e saj dhe çështjet i kaluan seancës plenare.

Përpara se të niste rendi i ditës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi informoi Konferencën e Kryetarëve për depozitimin e ligjeve financiare, pjesë e buxhetit të shtetit e cila do të bëhet pjesë dhe do të diskutohet me buxhetin e shtetit.

Ndërsa nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj reagoi pas përjashtimit të kreut të PD-së Sali Berisha nga punimet e Kuvendit, ndërsa e cilësoi shmangie të debatit.

“Keni krijuar një rast të paprecedentë. Njeriu flet jashtë dhe ju e përjashtoni brenda. Njeriu flet në mëngjes dhe Toni Gogu nxehet në darkë. Ju kërkoni t’i shmangni debatit. Ju keni frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë! Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla, ndërsa ju si treshe e keni marrë peng! Keni koncepte shërbëtorësh, jo ligjvënësish! PD dhe Sali Berisha janë këtu që liritë dhe e vërteta të mbrohen, dhe ne do t’i mbrojmë”, u shpreh ai.

/m.m/j.p/

The post Konferenca e Kryetarëve, mosdakordësi mbi kërkesën e PD-së për mocion me debat për minimumin jetik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi, 150 minuta debat për raportin e “Ligjeve” për shkarkimin e Begajt

5 November 2025 at 18:42

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi sot kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, për zhvillimin e një mocioni me debat në lidhje me raportin e Departamentit të Shtetit për vitin 2025 mbi klimën e investimeve më vendin tonë.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që mocioni me debat të bashkohet me diskutimin që do bëhet në fillim të sesionit të ardhshëm së bashku me raportin e Këshillit të Ministrave.

Një tjetër pikë që u diskutua gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ishte përcaktimi i kohës së debatit për raportin e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike në lidhje me kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve ra dakord që koha e debatit të jetë 150 minuta.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi tha se “raporti i Komisionit të Ligjeve ka ardhur në tejkalim të kompetencave dhe se nuk është detyrë e komisionit të thotë nëse ka pasur apo jo shkelje kushtetuese”.

“Këtë e bën komisioni hetimor. Komisioni i Ligjeve ka kompetencë vetëm të verifikojë procedurën. Kështu që raporti është në tejkalim të rolit që ka”, tha Bardhi.

Bardhi shtoi se për sa i përket përmbajtjes, nuk është real.

“Në faqen 9 thuhet se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën për zgjedhjet në Tiranë. Gjykata Kushtetuese e ka thënë njëzëri se Presidenti ka shkelur Kushtetutën me caktimin e datës për zgjedhjet në Tiranë. E përsëris: E ka thënë njëzëri. Nuk e shkarkojmë ne Presidentin, e shkarkon Gjykata Kushtetuese. Pse e mbroni politikisht, pse ia fshihni Gjykatës?!”, tha Bardhi.

Një tjetër pikë ishte edhe caktimi i kohës së debatit prej 150 minutash për secilin nga raportim që do të bëjnë institucionet e pavarura në seancën plenare të datës 06.11.2025.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve ra dakord që koha e debatit të jetë 150 minuta për secilin nga raportimet e institucioneve.

/m.q/r.e/

The post Kuvendi, 150 minuta debat për raportin e “Ligjeve” për shkarkimin e Begajt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD kërkon komision hetimor për fondet IPARD, Bardhi: Nuk dublojmë punën e prokurorisë

5 November 2025 at 16:55

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Konferenca e Kryetarëve e Kuvendit shqyrtoi sot kërkesat e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e ligjshmërisë në administrimin e fondeve të programit IPARD II, si dhe për mocionin me debat për konkluzionet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, në lidhje me kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për fondet e IPARD, duke iu përgjigjur qëndrimeve të mazhorancës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, theksoi se Kuvendi mund të bëjë hetim administrativ dhe se nuk dublon punën e prokurorisë.

Bardhi tha se ngritja e komisionit hetimor është një e drejtë kushtetuese, ndërsa akuzoi kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, se nuk ka pranuar asnjë mekanizëm kontrolli të opozitës.

“Ne nuk dublojmë punën e Prokurorisë. Fakti që Prokuroria thotë se ka hetim penal tregon se ekziston një problematikë. Kjo është thënë edhe nga Gjykata Kushtetuese. Prokuroria ka punën e vet, ndërsa Kuvendi ka fushat e veta. Kuvendi ka hetim administrativ. Pretendimet e juaja janë të pabaza. Nëse keni një pretendim për objektin, sillni një formulim alternativ, por sa pashë, nuk keni shqetësim për objektin. Për sa kohë nuk ka shqetësim, ne duhet të miratojmë me konsensus përbërjen e komisionit dhe caktimin e datës kur do të mblidhet komisioni. Na e ka thënë Gjykata Kushtetuese: Ngritja e komisionit është e drejtë kushtetuese e 1/4 të propozuesve. Konferenca e Kryetarëve nuk ka asnjë kompetencë tjetër. Dhe po ju sjell në vëmendje, Kryetar, se ka edhe 1 muaj nga mbyllja e sesionit dhe ju nuk keni pranuar asnjë mekanizëm kontrolli të opozitës duke zhbërë parlamentarizmin. Dhe kjo është shkelje e Kushtetutës dhe dhunë ndaj opozitës”, tha Bardhi.

Ndërsa deputetja Ina Zhupa u shpreh se “Kushtetuta thotë se Kuvendi është i detyruar, me kërkesë të 1/4 të deputetëve, të ngrejë komisione hetimore”.

“Ne e dërgojmë në Kuvend për të miratuar anëtarët, pra përbërjen, jo për të vendosur nëse ngrihet apo jo. Një gjë që na e jep Kushtetuta, nuk mund ta merrni ju me partinë tuaj”, tha Zhupa.

Gjithashtu pjesë e diskutimit është edhe përcaktimi i kohës së debatit për raportin e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike në lidhje me kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Bardhi tha se “raporti i Komisionit të Ligjeve ka ardhur në tejkalim të kompetencave dhe se nuk është detyrë e komisionit të thotë nëse ka pasur apo jo shkelje kushtetuese”.

“Këtë e bën komisioni hetimor. Komisioni i Ligjeve ka kompetencë vetëm të verifikojë procedurën. Kështu që raporti është në tejkalim të rolit që ka”, tha Bardhi.

Bardhi shtoi se sa i përket përmbajtjes, nuk është real.

“Në faqen 9 thuhet se presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën për zgjedhjet në Tiranë. Gjykata Kushtetuese e ka thënë njëzëri se presidenti ka shkelur Kushtetutën me caktimin e datës për zgjedhjet në Tiranë. E përsëris: e ka thënë njëzëri. Nuk e shkarkojmë ne presidentin e shkarkon Gjykata Kushtetuese. Pse e mbroni politik pse ja fshihni Gjykatës?!”, tha Bardhi.

(Vijon…)

/m.q/r.e/a.f/

The post PD kërkon komision hetimor për fondet IPARD, Bardhi: Nuk dublojmë punën e prokurorisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, 90 minuta debat për çdo raportim të institucioneve të pavarura

By: V K
30 October 2025 at 10:15

Këtë të enjte, në drejtimin e Kryetarit, Niko Peleshi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Në rendin e ditës ishte shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për përcaktimin e kohës së zhvillimit të debatit lidhur me raportimet e institucioneve të pavarura, në rendin e ditës së seancës plenare të datës 30.10.2025.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve, vendosi që koha e debatit për çdo raportim të jetë 90 minuta.

The post Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, 90 minuta debat për çdo raportim të institucioneve të pavarura appeared first on Albeu.com.

Konferenca e Kryetarëve, Këlliçi: Peleshi ndërpreu seancat me urdhër të Ballës

By: Elva
17 October 2025 at 18:25

Pas Konferencës së Kryetarëve, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar mazhorancën për pengimin e opozitës në Kuvend. Sipas Këlliçit, në tre seanca të fundit, Niko Peleshi ka ndërprerë debatet me urdhër të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke i mohuar deputetëve të PD-së të diskutojnë për çështje të rëndësishme që prekin […]

The post Konferenca e Kryetarëve, Këlliçi: Peleshi ndërpreu seancat me urdhër të Ballës appeared first on BoldNews.al.

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

15 October 2025 at 13:13

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Pika e parë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 20 tetor – 28 nëntor 2025 dhe shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 20 tetor – 7 nëntor 2025.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësi dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare.

Për pikën e dytë dhe të tretë të rendit të ditës që ishte shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë për Realizimin e Reformës Zgjedhore” dhe shqyrtimi i kërkesës “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, Konferenca e Kryetarëve arriti dakordësinë dhe miratoi dy kërkesat në fjalë.

Pika e katërt e rendit të ditës ishte shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komisionit të përhershëm për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural “Për ngritjen e tre nënkomisioneve pranë Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural”. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve miratoi kërkesën “Për ngritjen e 3 tre nënkomisioneve pranë Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural”.

Gjatë punimeve në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kundërshtoi ndërprerjen e seancës së shkuar dhe kalimin në votim nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

“Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e rregullores dhe e Kushtetutës. Po e citoj këtu: “Kërkoi ndërprerjen e seancës për shkak se po merrej fjala për procedurë. Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonëve. Nuk mund ta mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin”, tha Bardhi.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh në Konferencën e Kryetarëve se fjala e Kryeministrit duhet respektuar.

“Ju lutem, mos na shtrembëroni atë qe themi. Po jua përsëris që kur flisni ju asnjë nuk pipëtin nga ana jonë. Të njëjtën gjë duhet të bëni dhe ju. Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit që t’i japim mundësi të flasim të gjithë, sipas Rregullores. Jemi munduar t’ju themi që nga dita e parë, kur merr fjalën Kryeministri, duhet ta respektoni. Se si e përdor fjalën Kryeministri është e drejtë e tij. Kishte një propozim nga z. Bardhi për nisjen e debatit. Para se të hyjmë kemi disa kërkesa për mocione për debat. Këto kërkesa janë të përcaktuara qartë ne Rregullore, prezantohet pro dhe kundër dhe në fund mbas kësaj, votimi”, tha Balla.

Gjithashtu Partia Demokratike kërkoi heqjen nga programi i punës së Kuvendit të “Ligjit për Barazinë Ligjore”.

“Ky ligj duhet të hiqet nga programi i punës së Kuvendit, pasi është një ligj me ndjeshmëri të lartë publike dhe që, në thelb, cenon familjen. Duhet t’i japim kohë debatit, pasi, siç jemi në dijeni, ka një interes të madh nga grupe të ndryshme interesi, përfshirë edhe komunitetet fetare, për t’u përfshirë në konsultime dhe debat. Këto grupe dhe komunitete janë kundër”, theksoi deputeti Luçiano Boçi.

Po ashtu gjatë punimeve, në diskutimet për projektvendimin për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, kreu i grupit parlamentar të PD tha se “jemi dakord për ngritjen e komisionit, pasi kjo çështje është një detyrim. Por unë kërkoj që ky komision të ngrihet pasi të kemi raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR-it. Nuk mund të bëjmë ndryshime, kur jemi në pritje të rekomandimeve dhe sugjerimeve nga ai raport. Pra, propozoj që ngritja e këtij komisioni të bëhet menjëherë pas publikimit të raportit”.

Bardhi shtoi se “këtu është theksuar se komisioni përbëhet nga 16 anëtarë: 8 nga Partia Socialiste dhe 8 nga partitë e tjera parlamentare. Partitë parlamentare në Kuvend, referuar shpërndarjes së deputetëve, janë rreth 13. Pra, nuk veprohet mbi baza partish parlamentare, por mbi grupe parlamentare. Kjo ka qenë tradita e ruajtur. Sepse, po ta vlerësojmë ndryshe, do të thotë që PS t’i lërë një vend PSD-së, ndërkohë që kjo e fundit nuk është deklaruar në opozitë”.

Duke folur Komisioni i Posaçëm i Reformës Administrative-Territoriale, Bardhi theksoi se
“po prishni traditën parlamentare dhe minoni konsensusin. Kjo reformë duhet të garantojë një mekanizëm konsensual”.

/gj.m/r.e/a.f/

The post PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Debate te Konferenca e Kryetarëve/ Gazment Bardhi: Disa deputetë e marrin forcën nga krimi i organizuar

By: V K
15 October 2025 at 10:26

Këtë të mërkurë, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeparlamentarin Niko Peleshi, se ky i fundit nuk zbaton procedurat.

Sipas Bardhit, Kuvendi po diktohet nga forca e kartonëve.

Gjithashtu, Bardhi shprehet se në Kuvend ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar dhe mendojnë se mund të mbyllin gojën opozitës.

“Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e rregullores dhe e Kushtetutës. Po e citoj këtu: “Kërkoi ndërprerjen e seancës për shkak se po merrej fjala për procedurë.

Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonave.

Nuk mund ta mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin. Seanca e datës 9 tetor është mbyllur sepse deputetët po flisnin. E kuptoj që në atë Kuvend ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar dhe mendojnë se mund të mbyllin gojën e të tjerëve.

Ta harrojnë! Ne nuk marrim urdhra dhe as nuk diktohemi nga krimi i organizuar. Po e përsëris: ta harrojnë! Nëse ju, zoti Niko Peleshi, nuk e mbani dot atë karrige, lërojani kryetarit të grupit që e keni aty me votat e krimit të organizuar”, u shpreh Bardhi.

The post Debate te Konferenca e Kryetarëve/ Gazment Bardhi: Disa deputetë e marrin forcën nga krimi i organizuar appeared first on Albeu.com.

Kuvend, 150 minuta për çdo raportim të institucioneve të pavarura

9 October 2025 at 11:16

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot në drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ku shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në lidhje me zhvillimin dhe përcaktimin e kohës së debatit për raportimet e organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj, në seancën plenare të datës 9.10.2025.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve arriti dakordësinë dhe përcaktoi kohën e debatit 150 minuta për çdo raportim.

Kuvendi shqyrton sot në seancë plenare raportet e veprimtarisë vjetore të 4 institucioneve për vitin 2024.

Në seancë do shqyrtohen raporti i veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024, raporti i veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024, raporti i veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për vitin 2024, si dhe raporti vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2024.

/gj.m/j.p/

The post Kuvend, 150 minuta për çdo raportim të institucioneve të pavarura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrëzohet mocioni i PD për fondet IPARD, Bardhi: Çdo javë do të ketë kërkesa për debat

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi gjatë mbledhjes së sotme kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike “Për zhvillim të mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë” në lidhje me gjetjet e OLAF për fondet nga programi IPARD. Pas debateve, kërkesa e opozitës për mocion me debat u rrëzua nga mazhoranca.

Gjatë debatit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se çdo javë do të ketë kërkesa për debat.

“Ata që janë për të përfaqësuar interesat e krimit, gjejnë yçkëla për të refuzuar debatin. Nuk ka asnjë kundërthënie në kërkesën tonë për mocion me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm. Por kështu ndodh kur bëhet një lexim gjysmak dhe ndërkohë në mendje keni vetëm si ta rrëzoni kërkesën”, tha Bardhi.

Sipas tij, pretendimi se nuk janë të disponueshme raportet e OLAF-it nuk vlen pasi ato janë zyrtare dhe të publikuara në faqen publike të internetit.

Partia Demokratike kërkoi mocion me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm parlamentar për bllokimin e fondeve të IPARD-it duke iu referuar gjetjeve të OLAF, që sipas PD, tregojnë për keqpërdorimin e 33 milion eurove që pasoi me bllokimin e paketës prej 112 milion euro.

OLAF apo Zyra Europiane kundër mashtrimit investigon shkeljet ndaj buxhetit të BE-së dhe rastet e korrupsionit.

Opozita kërkoi që Kuvendi marrë masa për të mbrojtur fondet e BE-së nga përfitimet ilegale. Në kërkesë, PD-ja kërkonte miratimin e një draftrezolute ku i bëhet thirrje institucioneve të drejtësisë për hetim të plotë dhe të shpejtë të personave të përfshirë në atë që e cilëson vjedhje e fondeve të fermerëve shqiptarë.

/m.q/j.p/

The post Rrëzohet mocioni i PD për fondet IPARD, Bardhi: Çdo javë do të ketë kërkesa për debat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konferenca e Kryetarëve shtyn për javën e ardhshme ngritjen e komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

8 October 2025 at 11:06

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ranë sot dakord në Konferencën e Kryetarëve që të shtyjnë për javën e ardhshme diskutimin për ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme.

Konferenca e Kryetarëve kishte në rend dite sot kërkesën e depozituar nga Partia Socialiste për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, për realizimin e Reformës Zgjedhore si dhe për Reformën Administrativo–Territoriale.

Kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së dhe PD-së, respektivisht Taulant Balla dhe Gazment Bardhi ranë dakord që shqyrtimi i kësaj kërkese të bëhet javën e ardhshme.

Në projektvendimin e depozituar në Kuvend për reformën zgjedhore, parashikohet ngritja e një komisioni të përbërë nga 17 anëtarë, 9 përfaqësues të Partisë Socialiste dhe 8 të partive të tjera opozitare.

Ky komision ngrihet për të trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHIR për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, për institucionet përgjegjëse për zgjedhjet, të partive parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse, si dhe hartimin për financimin e partive politike.

Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë të PS-së dhe PD-së, ndërsa paralel me to do të ngrihet grupi i ekspertëve teknikë.

Ndërkohë projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Administratio-Territoriale parashikon që komisioni të përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i grupit parlamentar i Partisë së Lirisë. Emrat e anëtarëve të tij do të përcaktohen me vendim të Kuvendit.

Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij shqyrtimin e kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore; si dhe propozimin e mundësive për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore.

Po ashtu, komisioni do të analizojë sistemin aktual të financave vendore dhe të rekomandojë masa për shëndoshjen financiare dhe rritjen e qëndrueshmërisë së njësive të vetëqeverisjes vendore, duke përfshirë forcimin e decentralizimit fiskal, rritjen e të ardhurave vendore, optimizimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e menaxhimit financiar.

/m.m/j.p/

The post Konferenca e Kryetarëve shtyn për javën e ardhshme ngritjen e komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme

By: Elva
8 October 2025 at 09:06

Në Kryesinë e Kuvendit do të mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, ku do të shqyrtohen kërkesat e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për ngritjen e disa komisioneve të posaçme parlamentare. Mazhoranca socialiste ka propozuar ngritjen e dy komisioneve të reja të posaçme: një për Reformën Zgjedhore dhe një tjetër për Reformën Administrativo-Territoriale, që synon rishikimin […]

The post Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme appeared first on BoldNews.al.

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme

By: V K
8 October 2025 at 09:45

Këtë të mërkurë, në Kryesinë e Kuvendit, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku do të shqyrtohen kërkesat e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, për ngritjen e disa komisioneve të posaçme parlamentare.

Mazhoranca socialiste ka propozuar ngritjen e dy komisioneve të reja të posaçme: një për Reformën Zgjedhore dhe një tjetër për Reformën Administrativo-Territoriale, që synon rishikimin e ndarjes aktuale të njësive vendore.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike, ka depozituar një kërkesë për zhvillimin e një mocioni me debat dhe ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me gjetjet e OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit) për përdorimin e fondeve nga programi IPARD.

Mbledhjet e mëparshme të Konferencës së Kryetarëve, janë shoqëruar me debate të forta mes palëve, ku opozita ka akuzuar mazhorancën për shkelje të rregullores së Kuvendit dhe mospërfshirje në vendimmarrje, ndërsa ka kërkuar në disa raste edhe shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Rendi i ditës i Konferencës së Kryetarëve:

Shqyrtimi i kërkesës së deputetëve të PD-së për zhvillim të mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm për hetimin e fondeve IPARD.

Shqyrtimi i kërkesës së PS-së për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Shqyrtimi i kërkesës së PS-së për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

The post Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme appeared first on Albeu.com.

PD kërkon mocion me debat për programin qeverisës, PS: Nuk respekton Rregulloren

30 September 2025 at 09:22

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për mocion me debat mbi programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Kërkesa u bë pak ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili kërkoi ripërsëritjen e seancës plenare të 18 shtatorit, seancë në të cilën u votua programi i qeverisë dhe përbërja e Këshillit të Ministrave brenda 25 minutash.

Bardhi kërkoi që mocioni me debat të zhvillohet ditën e enjte.

“Meqenëse nuk është caktuar seancë këtë të enjte, kërkojmë që ky mocion të zhvillohet pikërisht atë ditë”, tha Bardhi.

Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se kërkesa e PD-së nuk respekton as në formë, as në përmbajtje përcaktimet e detyrueshme të nenit 98 të Rregullores se Kuvendit.

“E lexova mocionin në të cilin ka 6 super çështje, ku në secilën ka shumë nënçështje. Rregullorja thotë një çështje. Në kërkesë ju caktoni disa makroçështje. Mjafton dy çështjet e para që listoni, të cilat përfaqësojnë dy superçështje të mëdha me shumë nënçështje. Çështjen katër kërkoni integritetin e ministrave dhe më pas vazhdoni me kriminalizimin e politikës shqiptare. Pra, z. Kryetar, jemi para një kërkese që nuk respekton as në formë, as në përmbajtje përcaktimet e detyrueshme të nenit 98 të Rregullores së Kuvendit. Në të kaluarën kemi bërë debat dhe jemi dakordësuar që të hartohet mocioni për një çështje të caktuar”, tha Balla.

Balla tha se dy javë pas seancës së diskutimit të programit të qeverisë dhe përbërjes, ne e quajmë pikë të ezauruar.

“Kërkesa për mocion për debat ka 6 superçështje dhe asnjë çështje të veçantë. Jeni të mirëpritur ta risillni të modifikuar vetëm në një çështje. Nuk e thotë rregullorja që në seancën më të parë të diskutohet mocioni, por brenda 30 ditëve nga depozitimi”, tha Balla.

Nga ana tjetër Bardhi theksoi se Konferenca e Kryetarëve nuk vlerëson përmbajtjen e kërkesës për mocion.

“Konferenca vendos vetëm datën. Kërkesa është në përputhje me rregulloren dhe ka një pikë: aspiratën e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Evropian. Keni qenë ju që keni ulur zërin në Kuvend dhe keni thënë se opozita nuk do debat. Sot, ju po e faktoni vetë se kush nuk do debat, kush nuk ka një bilanc për t’u përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur si prioritet: antarësimin në BE. Nga njëra anë, bërtisni se kemi krijuar “jo normalitet” në Kuvend, dhe nga ana tjetër, po refuzoni debatin”, tha Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se mocioni me debat është “pasqyra” e dështimeve, korrupsionit dhe inkriminimit të qeverisë.

“Nuk mund t’i mohoni opozitës mekanizmat e saj kushtetues. Po prishni debatin, po shkatërroni parlamentarizmin, po shkelni Kushtetutën”, tha Blushi.

Gjithashtu pas orës 10:00 pritet të bëhet konstituimi i 5 komisioneve parlamentare, nga 11 gjithsej, pas miratimit të përbërjes së tyre javën e kaluar nga mazhoranca dhe opozita.

(Vijon…)

/m.q//a.f//r.e/

The post PD kërkon mocion me debat për programin qeverisës, PS: Nuk respekton Rregulloren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeveritar, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

By: Ela
30 September 2025 at 09:30

Në orën 09:00 është mbledhur Konferenca e Kryetarëve e cila do të shqyrtojë kërkesën e PD-së për zhvillimin e një mocioni me debat për programin qeverisës. Kjo kërkesë me mocion për debat vjen, pasi PD pretendon se më 18 shtator në seancën plenare në cilën duhej të diskutohej programi qeverisjes, një gjë e tillë nuk […]

The post Kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeveritar, mblidhet Konferenca e Kryetarëve appeared first on BoldNews.al.

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, diskutohet programi i punës

29 September 2025 at 11:16

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Konferenca e Kryetarëve zhvilloi sot mbledhjen e radhës për shqyrtimin e projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 29 shtator – 7 nëntor 2025 si dhe për shqyrtimin e projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 29 shtator – 17 tetor 2025.

Në fjalën e tij kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi sërish nga kryetari Niko Peleshi përsëritjen e seancës së 18 shtatorit ku u miratua programi i qeverisë dhe përbërja e Këshillit të Ministrave në 25 minuta seancë, pa u zhvilluar debat.

Opozita ka kërkuar Mocion me Debat mbi programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.

“Kemi sjellë edhe një herë kërkesën përsëritjen e seancës së 18 shtatorit. Kalimi pa debat, kemi arsyetuar se është në shkelje të Kushteturës dhe Rregullores”, tha Bardhi.

Gjithashtu Bardhi tha se “kemi dorëzuar edhe një kërkesë për mocion me debat për programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme”.

“Në bazë të rregullores do duhej që ky mocion me debat të ishte përfshirë në këtë mbledhje të Konferencës së Kryetarëve”, tha Bardhi.

Bardhi tha më tej se është e pavend dhe në shkelje të rregullores parashikimin që çështje të ndryshme apo raporte të institucioneve Kushtetuese të kalojnë në dy komisione.

“Kjo është e pa vend, pasi nuk mund të raportohet në dy komisione. Nuk ka kuptim fjala vjen që Prokurori i Përgjithshme të raportojë në dy komisione pastaj dhe në Kuvend. Ju keni bërë ndryshime në disa nene të rregullores, por keni harruar nenin që rregullon këtë çështje”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se Kuvendi ka miratuar fushën e përgjegjësisë së komisioneve.

“Modeli i ndjekur është një model që funksionon në shumë Parlamente të vendeve anëtare të BE. Është normale që Komisioni i Nismave Qytetare dhe mbikëqyrjes institucionale të përfshihet në raportimin e institucioneve të pavarura, në mbledhje të përbashkëta. Nenet ndërlidhen nuk është në vakum neni 103 po ndërlidhet. Kemi nenin 37 të Rregullores (mbledhje e përbashkët) që zgjidh çështjen e mbledhjeve të përbashkëta”, u shpreh Balla.

Balla tha më tej se raportimet e Institucioneve te Pavarura ndër vite kanë lënë shumë për të dëshiruar.

“Kjo mënyrë raportimi nuk do jetë një herë në vit, por duhet të jetë periodike. Në këtë faze ku ndodhemi në procesin e integrimit në BE, Kuvendi i Shqipërisë duhet të ngrihet në lartësinë e kërkuar, duke e bërë procesin e mbikëqyrjes. Ka ardhur koha ta rishohim nenin 103 të rregullores.

“Edhe KKIE duhet riparë nën dritën e ndryshimeve. Duke përmbyllur fjalën time mendoj që propozimet janë të mira me një saktësim që duhet ta sqarojë kryetari i Komisionit të Ligjeve që lidhet me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Mjetet e Informimit, sipas sugjerimit të kryetarit të grupit parlamentar të PD”, tha Balla.

/r.e/a.f/

The post Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, diskutohet programi i punës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Debate në Konferencën e Kryetarëve! Opozita-mazhorancës: Trembeni nga transparenca

By: Elva
29 September 2025 at 11:03

Është shoqëruar me debate Konferenca e Kryetarëve në Kuvend, ku opozita akuzoi mazhorancën për shkelje të rregullores dhe shmangie të debatit mbi çështje të rëndësishme. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi thirrjen urgjente të Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit dhe denoncoi injorimin e mocionit […]

The post Debate në Konferencën e Kryetarëve! Opozita-mazhorancës: Trembeni nga transparenca appeared first on BoldNews.al.

Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Thërrisni Këshillin e Legjislacionit për shkarkimin e Niko Peleshit

By: Ela
29 September 2025 at 10:33

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ka kërkuar që të thërritet Këshilli i Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Gjithashtu, Bardhi i kërkoi mazhorancës që të përfshihej edhe kërkesa e PD-së për përsëriten e seancës së 12 Shtatorit, […]

The post Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Thërrisni Këshillin e Legjislacionit për shkarkimin e Niko Peleshit appeared first on BoldNews.al.

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Komisionet Parlamentare nisin nga puna nesër

By: V K
29 September 2025 at 09:39

Ditën e sotme, mbahet Konferenca e Kryetarëve. Mbledhja do të nis rreth orës 10:00, ku do të diskutohet kalendari dhe rendi i punës në Kuvend.

Kjo shënon dhe pikënisjen e Parlamentit.

Duke nisur nga nesër, Komisionet Parlamentare do të nisin punën. Kjo mbledhje, i paraprin seancës plenare të orës 13:00.

Nesër nisin punë Komisionet Parlamentare.

The post Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Komisionet Parlamentare nisin nga puna nesër appeared first on Albeu.com.

Përbërja e komisioneve të përhershme të Kuvendit, propozimet e opozitës i kalojnë seancës plenare

24 September 2025 at 09:28

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Në drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimi i listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe miratimi i listës së anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Në lidhje me dy pikat e rendit të ditës, ishin depozituar propozime edhe nga tre grupet parlamentare të opozitës. Çështja i kaloi për miratim seancës plenare, së bashku me propozimet e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Kështu, pritet që seanca e sotme plenare të diskutojë projektvendimet “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” si dhe projektvendimi “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Konferenca e Kryetarëve miratoi në fillim të javës listën e anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe listën e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit nga mazhoranca.

Kuvendi miratoi më 16 shtator ndryshimet e propozuara nga mazhoranca në rregulloren e parlamentit, me 79 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Ndryshimet, ndër të tjera parashikojnë kalimin e Kuvendit me 11 komisione parlamentare të përhershme. Vendimi u kundërshtua nga opozita, e cila ka paralajmëruar se do ta çojë në Kushtetuese. Sipas opozitës, ndryshimi në rregulloren e Kuvendit nuk duhej kaluar me procedurë të përshpejtuar, por me procedurë normale paralamentare dhe me dakordësinë e pakicës në Kuvend.

/gj.m/j.p/

The post Përbërja e komisioneve të përhershme të Kuvendit, propozimet e opozitës i kalojnë seancës plenare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon Konferenca e Kryetarëve, miratohet lista e anëtarëve të Komisioneve Parlamentare

By: V K
24 September 2025 at 09:35

Këtë të mërkurë, në drejtimin e Kryetarit Niko Peleshi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimi i listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe miratimi i listës së anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Në lidhje me dy pikat e rendit të ditës, ishin depozituar propozime edhe nga tre grupet parlamentare të opozitës.

Çështja i kaloi për miratim seancës plenare, së bashku me propozimet e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, të cilat u bënë me dije në mbledhjen e mëparshme.

The post Përfundon Konferenca e Kryetarëve, miratohet lista e anëtarëve të Komisioneve Parlamentare appeared first on Albeu.com.

❌
❌