Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Salianji e ka të humbur betejën pa e filluar”/ Leka: PD duhet të kishte zgjedhje për lidershipin

By: Re Nato
10 December 2025 at 21:01

Analisti Martin Leka thotë se Ervin Salianji e ka të humbur betejën me Sali Berishë, ende pa e filluar, nëse synon t’i zërë karrigen.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Leka u shpreh se sipas statutit, PD duhet të kishte zgjedhje për lidershipin.

“Salianji ka disa pengesa, tek figura e vet. Ai nëse mendon që do të zërë vendin e Sali Berishës, ai e ka të humbur betejën pa e filluar. Nëse ai synon të marrë nga baza mbështetës për diçka tjetër, është gjëja më e mirë. Nesër është festa e PD. Fjalimi i Berishës do ketë këtë qasje, që PD është parti e lirisë, ne kemi sjellë lirinë, por të gjithë e dinë që mbeti parti e hurit dhe e litarit. Sipas statutit dhe rregullave të PD, sot PD duhet të ishte në zgjedhje. Por është Saliu kryetar. Nëse PD nuk mbledh elementë si Salianji, Alimehmeti, nuk mblidhen për të bërë diçka serioze, atëherë, kjo kështu do shkojë dhe nuk kam shpresë që do kemi ndryshim të lidershipit.”, theksoi ai./abcnews.al

Shqipëria feston Pavarësinë/ Leka: Është koha e shqiptarëve, politika të bëjë më shumë për njerëzit!

28 November 2025 at 13:46

TIRANË- Shqipëria kremton këtë të premte 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Festa kuq e zi ndihet ngado, ndërsa kryeqendra festimeve mbetet padyshim Vlora, qyteti simbol që shënjon Ditën së Flamurit.

Analisti Martin Leka, i ftuar në “News Line” u shpreh se Shqipëria ka ndryshuar shumë përgjatë viteve dhe se qytetarët duhet të ndihen krenarë. Ai theksoi se është koha e shqiptarëve dhe ky moment duhet shfrytëzuar më mirë nga të gjithë aktorët.

“Shqipëria ka ndryshuar shumë. Shqipëria ka bërë shumë përpara. Kosova ka bërë shumë përpara, sepse një ndër apekset më të rëndësishme është dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës edhe pse padrejtësisht jemi në dy shtete.

Sot mund të themi me plot gojën, që është koha e shqiptarëve. Këto festa ne duhet t’i kthejmë në ditë reflektimi për të gjithë ata gjëra që duhen bërë më mirë si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë. Faktori shqiptar ka filluar të ndihet, ka filluar të jetë dominanat.

Fakti që Shqipëria në shumë aspekte, merret si referencë, sepse jemi shumë afër pranimit me të drejta të plota në BE tregon shumë. Po ashtu dhe populli i Kosovës ka bërë përparime me vendosjen e shtetit ligjor atje dhe shqiptarët ngado kanë të drejtë të krenohen me dy pjesët e ndara të kombit dhe kanë plot gjëra që mund t’i bëjnë më mirë.

Politika duhet të jetë më dinjitoze, më praktike, më e afërt me qytetarin dhe t’i japë zë problemeve madhore që kanë shqiptarët dhe të luftojnë fenomenet negative që e bëjnë çdo lloj demokracie të brishtë”, tha ai.

Ai kritikoi opozitën, duke shtuar se është e papranueshme që Dita e Flamurit të përdoret për propagandë politike.

“Stabiliteti është sepse e kemi një qeveri dominante me vota  në parlament dhe situate është e konsolidua., por politikat në përgjithësi janë ende të brishta. Opozita duhet të ishte flamurtare sot.  Kryetari i opozitës dhe të tjerët në Ditën e Flamurit flasin për narkotshtet, regjime, për gjëra që kanë 360 ditë të tjera për ti’ thënë këto gjëra. Një ditë si kjo duhet të ishte një ditë feste. Politika e ka gjuhën e drunjtë, të ashpër, të mosmarrëveshjes dhe të moskuptimit.”, shtoi Leka.

Lidhur me sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria në të ardhmen, Leka thotë se fenomeni, i cili duhet të goditet më shumë mbete korrupsioni. Sipas tij, ky element nëse nuk luftohet sa duhet do na e vështirësojë rrugën drejt BE.

“Korrupsioni është një element i kudo ndodhur, i kudo gjendur edhe në botë, por bota ka mekanizma që e luftojmë atë që në gjenezë. Ky lloj korrupsion duhet të ndalet, sepse fundja janë lekët që iu merren qytetarëve . Korrupsioni është gangrena dhe lufta më e madhe që duhet të bëjë çdo shqiptar dhe organi i drejtësisë. Ai [korrupsioni} na pengon.. nëse na pengon drejt integrimit në BE.”, tha ai./abcnews.al

Pezullimi i Ballukut shkon në Kushtetuese/ Leka: Të gjithë duhet të presim drejtësinë, ajo thotë fjalën e fundit

21 November 2025 at 18:45

TIRANË- Pezullimi i zëvendeskryeministres Belinda Balluku nga SPAK, ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, pas padisë se paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

Padia kërkon shpalljen antikushtetuese të vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe të SPAK, si një ndërhyrje direkte në pushtetin ekzekutiv.

Ajo kërkon gjithashtu pezullimin e menjëhershëm të vendimit te GJKKO për pezullimin nga detyra te zv/ kryeministres, deri sa të vendosë kushtetuesja. Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë, e cila pritet të gjykohet brenda 10 ditësh dhe relator i saj do të jetë gjyqtari Sander Beci.

Analisti Matin leka, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News u shpreh se Rama ia la në dorë drejtësisë dhe Gjykata Kushtetuese duhet të zgjidhë përplasjen, sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas tij, pezullimi i zv.kryeministres e bën qeverinë jo-funksionale, ndaj dhe vendimmarrja e saj duhet të jepet shpejt.

“Ajo që dihet dhe ajo që u tha edhe nga zoti Rama sot, është fakti se askujt nuk i kishte shkuar ndër mend deri para gjashtë apo shtatë vjetësh, që do kishte në Shqipëri, një moment ku mund të ndëshkoheshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.

Kemi dy ish-presidentët, njëri në burg, tjetri i akuzuar,  është një varg i gjatë njerëzish, që nuk tregon për një anormalitet politik, por që tregon se në këtë vend kultura e pandëshkueshmërisë është një arritje jo vetëm politike, por edhe për vetë demokracinë në Shqipëri.

Rama ia la në dorë çështjen gjyqësorit duke e dërguar vendimin në Gjykatën kushtetuese, ndërkohë vendimi i Gjykatës së Posaçme është në fuqi dhe zv/kryeministrja është pezulluar dhe presim ankimin që ka bërë zoti Rama në Gjykatën kushtetuese.

Është hera e dytë që Rama shkon në Gjykatën Kushtetuese.  Të gjithë duhet të presim drejtësinë për të thënë fjalën e fundit. Interpretimi përfundimtar  do jetë nga Gjykata Kushtetues . Pezullimi i zv.kryeministres e bën qeverinë jofunksionale”, tha ai./abcnews.al

“21 janari, prova nëse ka drejtësi”/ Martin Leka: Berisha, përgjegjësi kryesor për atë që ndodhi

17 November 2025 at 20:57

Analisti Martin Leka “21 janari” është prova që sipas tij do të tregojë nëse ka drejtësi. Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Leka theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha është përgjegjësi kryesor, ndërsa shtoi se sjelljet dhe qëndrimet e Berishës së fundmi tregojnë se ai ka frikë.

“Gjithë piruetat që bën Berisha me drejtësinë mendoj që kanë lidhje me faktin që Berisha ka frikë, por edhe SPAK për hir të së vërtetës ka një përkëdhelje më të vogël të Berishës. Të mos harrojmë që ka qenë kryeministër me një masakër të vërtetë. Katër të vrarë e dhjetëra të plagosur…“21 janari” e kam thënë është prova e vetëm nëse ekziston drejtësia në këtë vend, por jam pesimist nëse zoti Berisha apo ministra apo dikush tjetër do të dënohet.  Fajësia është e thjeshtë, jo në konceptin juridik sepse juristët e dinë më mirë. Ne nuk po themi që Berisha ka marrë automatikun dhe ka gjuajtur, por a ka përgjegjësi apo jo?”, tha Leka.

/abcnews.al/

Humbja historike e PD/ Minxhozi: Partitë e reja po kaq humbëse sa Berisha. Leka: Dështim i madh i opozitës

By: Rovena
12 November 2025 at 20:20

Rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme lokale në pesë bashki të vendit Mat, Vlorë, Berat, Cërrik dhe Tepelenë ku Partia Socialiste siguroi fitore në të pesta, kanë sjellë reagime dhe analiza të shumta në arenën politike. Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Skënder Minxhozi dhe gazetari Martin Leka komentuan mbi domethënien politike të këtyre rezultateve, duke i konsideruar ato si një humbje të thellë për opozitën dhe veçanërisht për Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.

Minxhozi e cilësoi rezultatin si “një humbje të madhe” për Berishën dhe për partitë e reja opozitare, të cilat sipas tij “nuk duhet të ndihen mirë me këtë nivel mbështetjeje”, ndërsa Leka theksoi se partitë e vogla janë në bashkëfajësi me opozitën, pasi kanë mbështetur kandidatët e PD-së, duke shtuar se diferenca e madhe në vota nuk tregon thjesht një dështim elektoral, por krizën më të madhe të vetë PD-së dhe lidershipit të saj.

Skënder Minxhozi: Unë mendoj se është një humbje e madhe e Berishës dhe u bë e disata në fushatë elektorale, por që ka brenda edhe një element të fshehur, që unë e besoj. Nuk e di nëse ka qenë lojë, apo ka qenë e qëllimshme, por unë dot që edhe partitë e reja opozitare po kaq humbëse sa Berisha, në këtë rast. Sepse ata eksperimentuar. Nëse futim Tiranën në këtë logjikë që nuk pati zgjedhje, por edhe atje pati një fillim fushate edhe atje pati një hapje krahu nga një figurë që vinte nga arti, kishte të gjitha lidhjet e besueshme me PD, kishin dhe dy parti të tjera, Lapajn dhe Shehajn. Unë them që nëse s’ka qenë një lojë edhe për partitë e reja se çfarë duhet të bëjnë. Unë mendoj që edhe ato nuk duhet të ndjehen shumë mirë me këtë nivel. PD është kryesorja.

Martin Leka: Partitë e vogla, përjashto partinë e Qorit janë në bashkëfajësi me opozitën dhe PD, sepse kanë mbështetur kandidatët e PD. Kjo tregon që janë të dominuara nga pjesa më e dobët e PD, si partia kryesore. Po ta analizojmë më tej, unë mendoj që ka plot shkaqe, që unë nuk do e quaja si dështim të politikës, por si dështimin më të madh të PD-së dhe kryetarit të saj, Sali Berisha, më pas të partive të vogla. Është e frikshme sepse në këto bashki diferenca nuk bëhet në përqindje, por në 55%, në Tepelenë në favor të partisë fituese, më pas në Berat e Vlorë. Kur del Berisha dhe thotë që këto ishin farsë…Imagjinoni se çfarë impenjimi sjell PD në zgjedhje, e cila vazhdon me avazin se është farsë./abcnews.al

‘Një kundërshtar nuk vritet’, Leka ndan bisedën me Nanon. Rama: Modeli i tij kompleksonte të tjerët

6 November 2025 at 21:34

TIRANË- Gazetari Martin Leka, i cili kishte marrëdhënie të ngushta me Fatos Nanon, ka ndarë për publikun histori dhe kujtime me ish-kryeministrin e ndjerë.

Ai theksoi në “Real Story” se Nano nuk e shikonte politikën si ‘arenë gladiatorësh’, që nënkupton se kundërshtari duhet ‘eliminuar’.

“Kur e pyeta për disa figura që nuk duhej t’i promovonte, më tha: ‘Politika nuk është arenë gladiatorësh, ku njeri duhet të vdesë patjetër’. Ai u bë i famshëm dhe mbeti në histori edhe me mënyrën se si iku.

Ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme politike, që duhet të ndiqet. Si çdo njeri, ka pasur gabimet e veta – për mua, një ndër to ishte që promovoi dy njerëz që s’duhej. Po të ishte gjallë, do më thoshte: “E ke gabim’” tha ai.

Ish- deputeti Luan Rama u shpreh se Fatos Nanon nuk arriti të zgjidhjet President i Republikës pasi nuk kishte mbështetje. Sipas tij, politika nuk e mbështeti për këtë post, pasi e dinte shumë mirë se nuk mund ta përdornin asi një kukull

“Arsyeja pse Fatos Nano nuk u bë president, lidhet me faktin se të tjerët nuk e donin në krye të vendit. E dinin që Fatos Nano nuk mund të ishte një manekin apo një kukull që mund ta përdorësh si të duash dhe kur të duash”, deklaroi Rama./abcnews.al

Nga letrat në qeli, pseudonimet e intervista, Martin Leka rrëfen ditët e burgut me Fatos Nanon

6 November 2025 at 20:41

TIRANË- Gazetari i njohur Martin Leka, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka ndarë detaje të panjohura nga jeta dhe karakteri i ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano, me të cilin ka ndarë një periudhë të vështirë në burg.

Ai kujtoi se e kishte intervistuar Nanon ditën kur këtij të fundit iu hoq imuniteti, dhe më vonë, fati i bashkoi në burg.

Martin Leka shtoi se për Fatos Nanon ruan respekt të thellë, duke e cilësuar si një person që manifestonte sjellje njerëzore.

“E vërteta është që, edhe pse shumë pak vite vonë politikë, Fatos Nano bëri atë që ne mund ta quajmë epokë për shumë arsye, Edhe me ikjen e vet tregoi se sa popullaritet kishte. Unë e kam njohur Fatos Nanon në legjendat që thuheshin atëherë, ku ishte një intelektual që kishte ardhur, nuk e njihte njeri dhe që fitoi  në Tiranë i vetmi nga ish-Partia e Punës në 1991. Më pas, unë përfundoj në një burg me Fatos Nanon.

E kisha takuar dhe ditën që i është hequr imuniteti i kam marrë intervistë për “Koha Jonë”. Ai dinte çdo gjë që bëhej në burg dhe kështu krijova lidhjet me policë, jashtë SHIKU-t. Në burg u bëmë shokë burgu. Kur shkova te qelia e tmerrshëm ku kishte qenë ai vetë, një ditë përpara unë u përgatiti, dhe të nesërmen përfundova te ajo qelia që ishte një skëterrë e vërtetë. Unë kam një komunikim që mund ta quaj njerëzor dhe të jashtëzakonshëm, dhe e gjitha është  me letra. Nga qelia, pastaj ndryshova katin. Komunikonim me letra nga qelia në qeli. Kam shumë letra. Unë kisha një pseudonim, ai kishte një pseudonim.

Ai quhej “Polburg”, unë i thoja polic burgu, në mënyrë që letrat dhe kur Fatosi vendosi qe ne këtë komunikimi mund ta ruajmë, unë e kisha të lehtë “Lema”, bashkimi i mbiemrit me emrin dhe ndodhi që redaksia një ditë, në prill 1994 më kërkoi intervistë.

Mirëpo unë e kisha shumë të vështirë pyetjet dhe intervistën. Ndërkohë, në dhe Fatosi kishim të njëjtin avokat. Agim Tirana, ishte i imi. Më thotë që bëje intervistën se do t’i bëj unë pyetjet. Edhe ai më dërgoi pyetjet. Unë i dërgova përgjigjet, u botua intervista, Unë bërë një gjest që mu duk krejt normal në mënyrë që të dilte intervistuesi, unë gjeta një simbolikë edhe është aty intervistoi Eda Sokoli, Edi dhe Sokoli janë dy fëmijët e Fatos Nanos”, tha Leka.

Gazetari rrëfeu edhe një episod prekës nga koha e burgimit në Tepelenë, kur Nano mori lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së tij.

“Rasti i dytë ka qenë në burgun e Tepelenës, kur unë bashkë më të tjerët kur shkuam ti jepnin lajmin për vdekjen e nënës. Ai ishte në fund dhe kuptoi gjithçka dhe mbaj mend që atëherë ka shpërthyer në të qara dhe nëse nuk me japin leje dhe më tha për të shkuar, ti do kesh një incizim dhe ka thënë disa fjali në kasetofon. Ishte një shpërthim… dhe i dhanë leje dhe ajo nuk u përdora Aty kam parë se çfarë do të thotë të jesh njeri”, tha ai./abcnews.al

Si e ndryshoi burgu Fatos Nanon/ Martin Leka: E bëri më të vendosur në aspiratat për paqe dhe prosperitet demokratik

By: Rovena
2 November 2025 at 19:45

Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “Newsroom” në ABC News, ka folur mbi ndikimin që burgu pati në formimin politik dhe njerëzor të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Sipas Lekës, periudha e burgimit e forcoi Nanon në aspiratat e tij për paqe dhe prosperitet demokratik, duke e bërë më të vendosur dhe më tolerant.

Ai tregoi se Nano ruajti humorin dhe kurajën edhe në kushte të vështira, duke shkruar letra për partinë në copa paketash cigaresh apo çokollatash, ndërsa pas daljes nga burgu zgjodhi rrugën e tolerancës në vend të hakmarrjes, madje edhe ndaj atyre që e çuan pas hekurave.

“Burgu e bëri më të vendosur në aspiratat për paqe dhe prosperitet demokratik, të cilat arrihen vetëm me politikë dhe demokraci. Ishte i qartë në garat e tij, kur betejat nuk kishin kohë dhe mbarim. Ishte një njeri shumë i vendosur, saqë nuk e imagjinoje dot që të kishte një kurajo të admiruar.

Kam marrë kurajo të admirueshme nga Fatos Nano. Ishte një njeri që kishte jashtëzakonisht humor dhe kurajo. Shkruante letra në burg në paketa cigaresh, letra alumini apo çokollate, vetëm për të mbajtur aktiv komunikimi me partinë.

Në burg, ishte e trishtë që të shikoje një njeri intelektual, të mbahej në ato kushte. Ishte e gjithë pjesa intelektuale e Shqipërisë në burg. Kur doli nga burgu, nuk doli kundër dhe nuk u hakmor ndaj njeriut që e çoi në burg, Sali Berishën. Hapi mendjen e njerëzve se hakmarrja mund të zëvendësohej me tolerancën”, tha Martin Leka./abcnews.al

Nano kryesocialisti i kohërave të trazuara/ Agostini: Vendosi standard në komunikim me gazetarët. Leka: Modernizoi PS-në

By: Rovena
2 November 2025 at 19:25

Sot, më 2 nëntor 2025, Shqipëria i dha lamtumirën e fundit ish-kryeministrit dhe ish-liderit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në një ceremoni shtetërore që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në nder të një prej politikanëve më të rëndësishëm të tranzicionit shqiptar, kryeministri i vendit Edi Rama mbajti një fjalim që për të “nuk ishte lamtumirë”. Plot dhimbje, foli edhe bashkëshortja e politikanit të ndjerë, Xhoana Nano

Në emisionin “Newsroom” në ABC Neës, gazetarja Sonila Agostini dhe analisti Martin Leka ndanë kujtimet dhe vlerësimet e tyre për figurën e ish-kryeministrit Fatos Nano, pas ndarjes së tij nga jeta. Agostini theksoi standardin e lartë të komunikimit që Nano kishte me median, duke e përshkruar si një lider që kërkonte vetë ballafaqimin me gazetarët dhe që demokratizoi jetën e brendshme në Partinë Socialiste.

Ndërsa Leka vuri në pah rolin e tij në modernizimin e së majtës shqiptare, duke e cilësuar Fatos Nanon si një politikan të ndritur që solli ide të reja dhe vendosi gurë themeli në rrugën e demokratizimit të vendit.

Sonila Agostini: Ishte kënaqësi që të ishim përballë një kryetari dhe një kryeministri që e konsideronte sfidë përballje me gazetarët. Kanë qenë maratona të gjata, por që asnjëherë nuk dilnim duar bosh pa marrë lajmin. Për ne ishte më e lehtë për të marrë vesh rrymat që qarkullonin brenda PS për shkak të demokratizimit që bëri Fatos Nano. Ai e kërkonte vetë ballafaqimin me gazetarët. Sot nuk e gjen atë standard.

Martin Leka: Fatos Nano do të mbetet në mendje për kulmin e ideve të tij. Në moshën 50 vjeçare Fatos Nano tregoi me qëndrimin e tij se duhej të ikte për të mos u kthyer më, sepse bëri një luftë me sakrifica të mëdha. Ishte i vetmi i majtë që arriti të shkonte në balotazh, pas humbjen së Ramiz Alisë. E modernizoi PS-në, duke e bërë sot partinë që mori mandatin e katërt. Unë mendoj se Fatos Nano do të mbahet mend si një njeri i ndritur që modernizoi mandatin. Ai u ul me njeriun që e burgosi, me Berishën, për të bërë marrëveshje për demokratizimin e Shqipërisë./abcnews.al

Dakordësia PS-PD për dy komisionet e posaçme/ Martin Leka: Duhet t’u jepnin të drejtën e votës edhe partive të vogla

27 October 2025 at 13:40

TIRANË- Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, në seancën e kësaj të hënë kaluan me votim dakordësinë për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare.

Më shumicë votash, Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe Komisionit për Reformën Territoriale.

Analisti Martin Leka, i ftuar në “News Line” u shpreh se dy partitë kryesore duhet të bënin një hap kalorësiak, që partive të vogla t’u jepnin mundësinë të ishin jo thjesht të pranishme në komisione, por të kishin të drejtë vote.

“Partitë e mëdha, PS dhe PD kanë rënë dakord në shumë çështje gjatë këtyre 35 viteve kur kanë parë interesat e tyre.

Opozita shpreson që një ditë mund të vijë në pushtet dhe ka rënë dakord me mazhorancën, dhe ndërkohë kemi dhe ca parti të vogla, që mund të bëhen të mëdha, që janë përjashtuar nga vendimmarrja nga këto komisione, edhe pse kanë nga një anëtar pa të drejtë vote.

PD dhe PS duhet të kishin bërë një akt kalorësiak dhe kishin futur në komisione partitë e vogla me të drejtë vote.”, tha ai./abcnews.al

“Binaj, i pa (varur) i Berishës/ Leka: Ushtar i Saliut. Po zbaton të gjithë urdhrat që jep kryedemokrati

21 October 2025 at 18:31

Analisti Martin Leka u shpreh se Florian Binaj është vetëm ushtar i Berishës dhe se sipas tij po zbaton të gjithë urdhrat që jep kreu i PD-së.

Gjatë një interviste “Tirana Live” në ABC News, Leka nënvizoi se Binaj do të kishte fituar më shumë mbështetje nëse sipas tij do të tregohej i sinqertë dhe të pranonte që është kandidat i PD.

“Nga njëra anë thotë jam i pavarur nga ana tjetër thotë do të mbështetem nga partitë e tjera. Të gjitha këto janë një komedi. Duhet thënë se këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme sepse bëhet fjalë për Bashkinë më të madhe në vend. Duhet të jemi të qartë edhe për diçka, po u fute në atë lojën e PD të udhëhequr nga Berisha nuk ke rrugë tjetër vetëm të zbatosh të gjithë direktivat dhe urdhrat e tij. Ai ka zgjedhur këtë rol ndoshta me naivitet, por duhet të kuptojmë që aty duhet të hedhësh vetëm vallen e Tropojës”, tha ndër të tjera Leka.

Gjithashtu theksoi se Binaj sipas tij duhet ta marrë politikën më seriozisht. Analisti u shpreh se zgjedhjet e pjesshme i ka të humbura dhe sipas tij po përdoren të njëjtat metoda të vjetra.

“Do të ishte më e ndershme sikur të ishte kandidat i PD dhe i opozitës në tërësi do të kishte fituar shumë më tepër vota se sa ato që do të fitojë ditën e zgjedhjeve në Tiranë. Ai është kandidat për të humbur…Por zoti Binaj duhet të fokusohet në gjëra që janë më serioze në politikë dhe ti futet politikës me seriozitet. Për Tiranën duhet një personalitet si zonja Manastirliu”, tha ai.

/abcnews.al/

“Kurti, i frikësuar nga ish krerët e UÇK”/ Martin Leka: Dalja e tyre nga paraburgimi i rrezikon pushtetit

By: Re Nato
17 October 2025 at 19:30

Analisti Martin Leka thotë se kauza e tubimit pro UÇK në Tiranë, ishte për drejtësi për ish krerët e saj, të cilët ndodhen të burgosur në Hagë.

Në një intervistë për “Edicioni qendror” në ABC News, Leka u shpreh se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është i frikësuar nga ish krerët e UÇK.

Leka shtoi se dalja e tyre nga paraburgimi, rrezikon pushtetin e Kurtit.

“Kemi parasysh një personazh, në fillimin e këtij procesi, Dick Marty, i cili në një vend ku nuk ka kushte sanitare, pretendon se janë kryer trafik organesh. Kjo ishte për të dëmtuar jo vetëm UÇK, por edhe shtetin shqiptar. Problemi është që Albin Kurti, por edhe të tjerë, Vjosa Osmani, ka zgjedhur një simbolikë sot,shumë të keqe. Justifikohet për faktin se ka ardhur për një vizitë mjekësore. Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe një pjesë e komunistëve në Kosovë, janë kundër këtyre personave, por edhe kundër UÇK. Duan protagonizëm, duan të jenë ata themeli i shtetit të Kosovës. Të gjithë janë pak tradhtarë në mënyrën e vet. Kjo që ndodhi sot, na jep të drejtë të gjithëve, një mesazh që duhet të rikrijojmë vetveten për të bërë një mea culpa te çdo njeri, që shqiptarët duhet të jenë kudo për kauza të drejta. Padyshim, është i frikësuar. Albin Kurti i frikësohet shumë kësaj. Albin Kurti e do sa më gjatë, përjetësisht në burg, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.”, theksoi ai./abcnews.al

Do të dal në protestë edhe për ty Albin Kurti, që të mos koritesh!

16 October 2025 at 18:18

Nga Martin Leka

-Do të dal në protestën në mbështetje të Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhepit sepse në ndërgjegjen time ata janë të pafajshëm.
-Do të dal në protestë në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me bindjen e thellë e të padiskutueshme se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë dhe kishte synim çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb që udhëhiqej nga monstra Slobodan Milosheviç.
-Do të dal në protestë për çdo qytetar të Kosovës që ka në zemër lirinë dhe të drejtën për të jetuar denjësisht në një shtet të pavarur e sovran.
-Do të dal në protestë për mllefin që kam ndaj një skëterre politike, një mashtruesi të blerë e një të moshuari matuf si Dick Marty i cili e filloi këtë sagë të re sakrifice të Thaçit me pretendimin e trafikimit të organeve në një kullë malësie në një fshat të Matit, aty ku nuk ka kushte as të pjellë lopa një viç, jo më të trasplantohen organe.
-Do të dal në protestë vetëm për drejtësi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, sepse Kosova, Shqipëria e gjithë njerëzit e kësaj bote po e shohin përmes zhvillimit të gjyqit në Hagë se sa e sforcuar dhe manipuluar ka qenë akuza dhe se dëshmitarë seriozë e personalitete politike ndërkombëtare të jashtëzakonshme si Rubin etj. po e dëshmojnë qartë pafajësinë e udhëheqësve të çlirimtarëve të Kosovës.
-Do të dal në protestë në nderim, përulje e mirënjohje ndaj Adem Jasharit me familje e gjithë atyre që derdhën gjakun për lirinë e Kosovës.
-Do të dal për të gjithë fëmijët e vrarë pa faj.
-Do të dal për të gjithë gratë e burrat me plis që u vranë pa shkak.
-Do të dal për të gjitha gratë e vajzat që u përdhunuan e keqtrajtuan nga shtazët serbë, duke shkelur jo vetëm çdo kod lufte, por dhe çdo kod njerëzor.
-Do të dal për shokun tim Avdylin nga Deçani, për vëllanë e tij Xhevatin, për Fitoren, vajzën studente e qindra-mijëra të tjerë që u përzunë nga trojet e tyre me forcë në eksodin më të pashembullt në prag të shekullit të Inteligjencës Artificiale dhe që u strehuan tek vëllezërit e tyre në Shqipëri.
-Do të dal për qindra-mijëra të pagjetur që ende sot, Serbia ka frikë prej tyre.
-Do të dal për të gjithë ata që duan bashkimin e gjakut që nuk kalbet.
-Do të dal në protestë edhe për ata që me apo pa vetëdije apo në emër të pushtetit dhe votës që i japim, duan që shqiptarin ta ndajnë në dysh.
-Do të dal në protestë edhe për Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës që nuk tha një fjalë tash 5 vjet për Hashim Thaçin, Presidentin e Kosovës që u “rrëmbye” nga kjo e ashtuquajtur “drejtësi” dhe për të tjerët e burgosur në Hagë. Do të dal në protestë për ty Albin. Dhe e di pse?
Që të mos koritesh bre burrë!

Sondazhi i ABC: Binaj kandidat i Berishës/ Leka: Manastirliu, kandidatja e duhur. Fituese për Bashkinë e Tiranës

14 October 2025 at 13:37

Votuesit e Tiranës në shumicë dërrmuese mendojnë se Florian Binaj nuk është realisht një kandidat i pavarur, por që ka dalë nga Partia Demokratike.

Gati 85 për qind e të anketuarve në sondazhin javor të komisionuar nga ABC News ndajnë bindjen se ai është kandidat i Berishës, ndërsa 50 për qind e tyre thonë se do të kishin preferuar që opozita të nxirrte një kandidat tjetër.

“Ogerta Manastirliu është kandidatja e duhur për Tiranën”, kështu u shpreh analisti Martin Leka gjatë një interviste në “News Line” në ABC News.

Gjatë kësaj interviste, ai theksoi se Florian Binaj nuk është një kandidat i pavarur, por sipas tij është një kandidat i Berishës.

Gjatë intervistës, Leka nënvizoi se Binaj, po të ishte kandidat i pavarur do të kishte marrë më shumë vota. Po ashtu shtoi se opozita vijon të jetë ende pa asnjë alternativë

“Është një njeri i njohur, një njeri i spektakleve por që ka gjetur derigjentin e gabuar. Me zotin Binaj shkon shumë anektoda ku i kërkuan të punësonte dikujt djalin dhe thanë “është shumë djalë i mirë por këtë punë nuk e bën”. Ky është edhe rasti për zotin Binaj. Ka zgjedhur kohën e gabuar, momentin e gabuar. Ka zgjedhur të futet në një garë ku është e humbur. Berisha gjeti zotin Binaj, por ky po bën hapin e parë për t’u futur në politikë. Por ka gjetur partinë e gabuar, nuk ka eksperiencën e gabuar. Dhe nga ana tjetër kemi një tjetër personalitet, zonja Manastiruliu, një zonjë e nderuar. Ka një karrierë të admirueshme, ku e ka nisur nga zero. Ogerta Manastirulu mendoj që ka përpara një sfidë jo me kundërshtarët, por mendoj vetëm me veten e vet…”, tha ndër të tjera ai, duke shtuar: “Edhe militantët e PD thonë se një parti që nuk ka forca të përballet, apo në rastin më të keq nisma për të rrëzuar pushtetin e mazhorancës, tregon që të gjithë e dinë që zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës e fiton Manastirliu. Risia e vetme është siç e kanë thënë edhe sondazhet që partia e zotit Qori, edhe pse nga pak rritet. Zoti Qori mendoj merr vota nga idealistët…”.

/abcnews.al/

Tirana ndez motorët/ Debat në “Real Story”, Martin Leka: PD s’fiton përballë makinerisë elektorale të PS

7 October 2025 at 21:25

TIRANË- Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë shpalosur emrat, të cilët do futen ën garë për zgjedhjet lokale të pjesshme të 9 nëntorit në Bashkinë e Tiranës.

Ilir Alimehmeti, nga Partia Demokratike beson se kandidatura e tyre është e papërlyer dhe ka shanse përballë rivalit të saj, si Ogerta Manastirliu.

“Ne këtu diskutojmë një figurë të papëlqyer, publike, ka qëndruar, është i njohur, që s’ka askush që t’i thotë asnjë fjalë si Florjan Binaj vs dikujt, që ka një tufë me afera që po hetohen”, tha ai.

Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani, i ftuar në “Real Story”, tha se Florjan Binaj nuk ka eksperience në administrim, por theksoi se gjithkujt duhet t’i jepet mundësia për të provuar veten.

“ Është e vërtetë që Binaj nuk ka pasur mundësi për të pasur eksperiencë në administrim. Po ata që i kemi parë që kanë eksperienca në ministri, një pjesë e madhe, këto eksperienca e kanë me vjedhje. Duke dhënë tendera publikë, duke vjedh lekët e librave, ilaçeve dhe rrugëve. Më mirë na duhet një njeri pa eksperiencë, që e dimë që nuk na vjedh”, tha ai.

Gazetari Martina Leka, gjatë diskutimit në studio, u shpreh se Partia Demokratike e ka të pamundur të fitojë Bashkinë e Tiranës, përballë asaj që ai e quajti një makineri elektorale të Partisë Socialiste.

“Opozita nuk e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë për arsye se e di të sigurt se nuk fiton përballë kandidaturës së makinerisë elektorale të PS dhe krahasimet nuk shkojnë”,  theksoi gazetari Martin  Leka/abcnews.al

 

“PD në një krizë të madhe identiteti”, Leka: Kandidatët e dinë që do humbin në zgjedhjet për Tiranën

By: Rovena
1 October 2025 at 20:54

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Martin Leka tha se Partia Demokratike është në një krizë të thellë identiteti.

Sipas Lekës, kjo krizë manifestohet përmes mungesës së kandidatëve të gatshëm për të përfaqësuar PD-në në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, për shkak të bindjes se humbja është e pashmangshme.

Ai theksoi se edhe figurat si Gazment Bardhi, Adriana Kala, Luçiano Boçi apo vetë Sali Berisha mund të kishin kandiduar, por mungesa e vullnetit tregon pasiguri të thellë brenda partisë.

“PD është në një krizë të madhe identiteti dhe kriza reflektohet në lojën e moszgjidhjeve të kandidatëve, ku shumë mirë mund të kishte Gazmend Bardhin, Adriana Kalanë, Luçiano Boçi për të mos thënë vetë Berisha.

Kandidatët refuzojnë të kandidojnë për zgjedhjet e Tiranës sepse e dinë që do humbasin. Jetëgjatësinë e Berishës në opozitë e uron vetë Rama. Sa të jetë Berisha e ka makinerinë e vet. Berisha është provuar disa herë, por tani të gjithë janë të bindur, edhe në PD, që me këtë kryetar partie ne nuk kemi për të ardhur në pushtet”, tha analisti Martin Leka./abcnews.al

“Shkarkimi i Veliajt, i pritshëm”/ Analisti Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën. PD e papërgatitur, nuk mund ta fitojë bashkinë

By: Re Nato
25 September 2025 at 13:18

Analisti Martin Leka thotë se shkarkimi i Erion Veliaj nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, ishte i pritshëm.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se PS e ka marrë seriozisht fushatën, ndryshe nga PD.

Sipas Lekës, PD nuk mund ta fitojë Bashkinë e Tiranës, pasi është e papërgaitur dhe ende nuk ka kandidat.

“Pritej, tani kemi ndryshimin e statusit të Erion Veliaj, nga kryetar i bashkisë, në ish kryetar i bashkisë. Zoti Rama e kishte iniciuar propozimin e Këshillit Bashkiak. PS bëhet gati për fushatë elektorale, ashtu siç zoti Veliaj, do duhet të fokusohet te beteja që ka me drejtësinë. Betejën e ka me akuzat. Nuk kishte padyshim asnjë lloj surprize. Zoti Veliaj, në opinionin tim, duhet të kishte dhënë dorëheqjen shumë kohë më përpara. Veliaj është në pozitë ku ka rënë siguria e fundit, që ishte shkuarja në gjyq si kryetar i bashkisë. Ky është fakt dhe mendoj se kemi dy njerëz, Edi Ramën që është fokusuar te zgjedhjet, siç kemi Veliajn, i cili tashmë e ka lehtësuar veten nga fakti që mund të mbrohej si kryetar i bashkisë. PS e ka marrë shumë seriozisht fushatën, PD është ende në kuadrin e mospërgatitjes totale të saj për zgjedhjet. PD e di që nuk mund ta fitojë Bashkinë e Tiranës. Manastirliu është figurë e konsoloduar brenda PS dhe do i tejkalojë votat që ka marrë Veliaj. Patjetër, unë kështu mendoj”, theksoi ai./abcnews.al

Analisti Leka: PD pas asnjë frymëzim! Çupi: Sjellja e Berishës e shëmtuar, janë kthyer në ‘një kënetë të vogël’!

11 September 2025 at 21:03

Analisti Martin Leka në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se filozofia e Partisë Demokratike dhe e Sali Berishës është ajo e mosndryshimit.

Sipas tij, PD është një parti pa ide dhe pa asnjë bosht, duke theksuar se Berisha nuk merr asnjë përgjegjësi për situatën e krijuar.

“Filozofia e PD dhe zotit Berisha, është filozofia e mosndryshimit. Parti pa ide, pa bosht, pa frymëzim dhe pa asnjë përgjegjësi për çfarë ka ndodhur. Berisha e di që e ka PD në një humnerë ku vetëm ai flet nga lart…Ai është në rregull”, tha Leka.

Nga ana e tij edhe analisti Frrok Çui u shpreh kritik, por theksoi se kjo nuk është një gjë e re, pasi sipas tij, sjelljet e ish-kryeministrit Berisha njihen tashmë.

“Kjo sjellje e Berishës është e njohur. Sot është shumë e shëmtuar sepse pala tjetër, ka shkuar në një epokë tjetër. Është në epokën e satelitëve. Por në tipologjinë e saj, kjo është sjellja e Sali Berishës. Berisha është i frikësuar…Nuk merr ministër një njeri që e shoqja e tij nuk është shoqe me Argitën…Aferat e tij janë shumë familjare. Tani të gjithë janë të futur në një situatë. Kemi të bëjmë me një kënetë të vogël që rri e mendon se “si të shpifë për këdo”. Albana Koçiun nuk e përmendin sepse e di se nuk ka çfarë të thotë. Ai nuk i afrohet Tiranës sepse e di që është qytetare, e përparimit…”, tha Çupi.

/abcnews.al/

Martin Leka: Dy pleq që po tallen me botën

By: redi
16 August 2025 at 17:52

Nga Martin Leka Me shpresë se do të ndalej lufta në Ukraine, me shpresë se do të ndalej vrasja e fëmijëve, burrave e grave të Ukrainës, me shpresë se agresori-Rusia dhe krimineli i akuzuar i luftës-Putin do të ndaleshin në tragjedinë e filluar tre vjet e gjysmë më parë, gjithë bota i ktheu sytë nga samiti i Alaskës mes Trump e Putin. Themi shpresë, sepse na ka mbetur si artefakt apo na është…

Source

“Shpresa ishte e madhe, por…”, Leka: Lapaj dhe Shabani morën më të keqen e Edi Ramës dhe Sali Berishës

31 July 2025 at 20:42

TIRANË– Gazetari dhe analisti Martin Leka, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se para zgjedhjeve, qytetarët kishin shumë shpresa te partitë e vogla që u futën në garë për të luftuar dy partitë kryesore tradicionale PS dhe PD, por kjo shpresë shtoi ai nuk u konkretizua në rezultat.

Ai theksoi se këto parti morën një numër të madh votash, por që dështuan t’i menaxhojnë dhe për pasojë nuk patën organizim të mirëfilltë.

Sipas tij, Lapaj dhe Shabani morën më të keqen e Edi Ramës dhe Sali Berishës.

“Të gjithë kishim shpresa të partitë e vogla, kemi 6 parit, që kanë marrë 250 mijë vota në këto zgjedhje. Këto vota nuk janë vota personale, siç i ka votat personale siç i ka Rama dhe Berisha, por këta i kanë vota, të cilat po të menaxhohen mirë nga liderët e tyre, që të ishin në një koalicion të përbashkët, duhet të kishin thyer gjithë koracën e madhe të pushtetit dhe të opozitës së Sali Berishës.

Do kishim një realitet tjetër politik në Shqipëri, por këta kanë zgjedhur modelin e vjetër, që do të thotë se kanë marrë më të keqen e Edi Ramës dhe më të keqen e Sali Berishë në kuptimin e liderit të partisë.  Kjo bëhet për interesin vetjak. Kjo komedi duhet të mbarojë”, tha ai./abcnews.al

❌
❌