Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjirokastra e veshur kuqezi

29 November 2025 at 18:49

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Nën Kalanë e Argjirosë, Gjirokastra u vesh me drita dhe flamuj kuqezi për të përkujtuar Festat e Nëntorit, duke krijuar një atmosferë festive dhe krenarie kombëtare.

Festimet e këtij viti u zhvilluan në të gjitha qytetet e vendit, me drita, flamuj e dekorime kuqezi, koncerte, aktivitete kulturore dhe programet e nxënësve që sollën artin dhe traditën shqiptare në qendër të vëmendjes.

Kryeministri Edi Rama postoi nga Gjirokastra, duke ndarë emocionet e kësaj dite të veçantë: “Nën Kalanë e Argjirosë, Gjirokastra është veshur kuqezi”, shkroi Rama në një postim.

Ky moment simbolizon jo vetëm festimin e 28 dhe 29 Nëntorit, por edhe sakrificën dhe heroizmin e brezave që luftuan për lirinë e vendit, ndërsa qytetarët në të gjithë Shqipërinë morën pjesë masivisht për të festuar identitetin dhe vlerat kombëtare.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.

Ndërsa sot Shqipëria feston 81-vjetorin e Çlirimit, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës sublime për mijëra të rinj e të reja që ranë heroikisht në emër të lirisë.

/gj.m/r.e/

The post Gjirokastra e veshur kuqezi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjirokastra bëhet destinacion kryesor turistik, 300,000 vizitorë dhe në rritje

By: melisa
15 November 2025 at 21:07

Qyteti i Gjirokastrës dhe atraksionet e tij turistike po tërheqin një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh vendas dhe të huaj. Kalaja e Gjirokastrës ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme, duke mirëpritur 300,000 vizitorë deri tani në vitin 2025, njoftoi Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. “Kjo shifër rekord tregon qartë rritjen e pandërprerë të interesit që vizitorët…

Source

Presidenti Begaj nga Gjirokastra: Të mbrojmë shqipen si trashëgimi kombëtare

By: D Marku
15 November 2025 at 14:03

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Gjirokastër me rastin e aktiviteteve të nëntorit, ku mori pjesë në takimin mbarëkombëtar për gjuhën shqipe, organizuar nga shoqata atdhetare Labëria Nder i Kombit në bashkëpunim me universitetin “Eqerem Çabej”.

Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë themelore të shqipes si “shpirti dhe ashti i kombit shqiptar”, duke e lidhur aktivitetin me javën e alfabetit dhe datat historike të nëntorit.

Presidenti vlerësoi përpjekjet e deritanishme për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe kërkoi një strategji të re për mësimin e shqipes për fëmijët në Diasporë.

Ai përmendi kontributin e figurave të mëdha të Gjirokastrës, si Eqerem Çabej dhe Ismail Kadare, duke rikujtuar fjalën e këtij të fundit se “Gjuha është atdheu”.

Presidenti u ndal edhe te rëndësia historike e Kongresit të Manastirit, që unifikoi alfabetin dhe “përcaktoi rrugën e bashkimit shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve, duke hedhur themelet e identitetit modern”.

Begaj vlerësoi mësuesit, prindërit, shoqatat kulturore dhe klerikët që mbajnë gjallë gjuhën amtare në Diasporë, duke i cilësuar si “ambasadorë të gjuhës sonë në botë”, dhe kërkoi mbështetje të fortë për përpjekjet e tyre.

Ai theksoi se shqipja duhet mbrojtur me vetëdije, dashuri dhe kujdes, duke u përshtatur me kohën pa humbur thelbin.

Në përfundim të vizitës, Presidenti falënderoi organizatorët dhe universitetin “Eqerem Çabej” për punën në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke nënvizuar se “ruajtja e shqipes është ruajtja e atdheut”.

Gjatë qëndrimit në qytet, ai u prit nga kryebashkiaku Flamur Golemi dhe vizitoi Shtëpinë Muze të Ismail Kadaresë, Obeliskun e Arsimit dhe kalanë e Gjirokastrës.

The post Presidenti Begaj nga Gjirokastra: Të mbrojmë shqipen si trashëgimi kombëtare appeared first on Albeu.com.

Gjirokastra, art dhe traditë/ “Kult Art” rikthen ngjyrat dhe jetën në qytetin e gurtë

By: Rovena
25 October 2025 at 20:27

Panairi i zejeve dhe kulinarisë shërbeu si një platformë ku u ekspozuan punime karakteristike dhe produkte kulinarie tradicionale.

Në skenën artistike të zonës muzeale performuan grupe dhe artistë popullorë, duke prezantuar vlerat e pasura të folkut, etnografisë dhe veshjeve karakteristike.

Edhe nxënësit shqiptarë jashtë vendit u përfshinë në këtë aktivitet, duke marrë pjesë me performanca kulturore dhe duke treguar rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe traditave.

Ky ishte edicioni i shtatë i Kult Art, ku Gjirokastra bashkoi mjeshtrit dhe artizanët nga të gjitha trevat shqipfolëse. Të pranishmit prezantuan punime të reja dhe të veçanta, duke promovuar artizanatin dhe traditat shqiptare.

Kult Art gjallëroi qytetin e gurtë dhe në këto ditë vjeshte, Gjirokastra vazhdon të mirëpresë një numër të lartë turistësh, duke e bërë këtë aktivitet një festë të vërtetë të traditës dhe kulturës shqiptare./abcnews.al

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Gjirokastra ndriçon rozë

19 October 2025 at 22:36

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, qyteti i Gjirokastrës, u ndriçua mbrëmjen e sotme me ngjyrën rozë, simbolin ndërkombëtar të kësaj fushate.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale pamje nga qyteti i gurtë, teksa shkroi: “Gjirokastra ndriçon rozë”.

Fushata e muajit tetor ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrollit të hershëm, edukimin për shëndetin e gjirit, si dhe mbështetjen ndaj grave dhe vajzave që përballen me këtë sëmundje në mbarë botën.

Ky gjest simbolik është pjesë e një sërë aktivitetesh sensibilizuese që zhvillohen në të gjithë vendin, për të theksuar rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit, si faktorë kyç për shpëtimin e jetës.

/gj.m/r.e/

The post Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Gjirokastra ndriçon rozë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sa është ora?/ Kthe sytë nga kalaja, përgjigjja e Gjirokastrës për dekada

By: Rovena
18 October 2025 at 20:23

“Sa është ora? Kthe sytë nga kalaja…”

Kjo ishte përgjigjja që për shumë vite me radhë qytetarët gjirokastritë e jo vetëm, e rekomandonin për orientim kohe…

Ora e sahatit, simboli i qytetit të gurtë ka nisur të numërojë sërish e bashkë me të edhe kambanat që dikur në Gjirokastër dëgjoheshin në të gjithë luginën e Drinosit.

I ndërtuar në gjysmën e shekullit të 19, sahati është dëshmitari simbol i historisë së qytetit të gurtë duke shënuar jo vetëm tik-takun e kohës, por edhe ngjarjet më të rëndësishme që lidhen me Gjirokastrën.

Ardis Duka, drejtor i monumenteve dhe trashëgimisë kulturore tha se rikthimi në funksion i këtij simboli vjen pas një sërë problematikash ndër vite.

Kulla e sahatit është ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena dhe ajo dominon pjesën lindore të kështjellës Argjiro dhe ka një lartësi prej gati 30 metra. Sipas dëshmive të kohës ndër vite, pas grabitjes dhe dëmtimit në vitin 1913, në vitin 1971 do të mundësohej rikthimi funksional dhe njëherazi ora dhe jehona e kambanës, ku çdo tingull i saj përkonte me rrahjen e çdo orë fikse.

Sot rifunksionimi i saj konsiderohet dhe një aset i rëndësishëm historik për vlerat unikale të kështjellës, monumenti më i vizituar në vendin tonë dhe njëherazi i konsideruar si më i madhi në të gjithë Ballkanin./tvklan.al

Largimi nga Shkodra me gomone/ Mark Gjonaj kujton udhëtimin dramatik drejt Italisë në vitet ‘90

18 October 2025 at 20:10

SHKODËR- Në shumë familje shqiptare, rrugëtimi drejt Italisë në vitet e para të tranzicionit ishte një udhëtim shprese, por edhe dhimbjeje.

Të ikje, do të thoshte të lije pas shtëpinë, njerëzit dhe një pjesë të vetes.

Kështu e kujton rrugëtimin e tij Mark Gjonaj.

Ishte koha kur ëndrra për një jetë më të mirë kalonte përmes detit, me rrezikun si shoqërues.

Por në këtë udhëtim, ai nuk gjeti vetëm punë, gjeti përvojën që sot po e rikthen në vlerë për vendin e tij.

Mark Gjonaj vendosi të investojë në diçka që i qëndron kohës: në tokë, në punë, në prodhim.

Në Vrakë, ku dikur toka mbetej djerrë, sot çdo pëllëmbë është e punuar. Sisteme vaditjeje, fidanë nga jashtë dhe një njeri me vullnet që nuk ndalet asnjë ditë.

Çdo ditë është ndryshe, por qëllimi i vetëm është i njëjtë: të mos lërë asnjë cep të tokës pa punuar.

Një i ikur dikur në gomone, sot Mark Gjonaj qëndron mes pemëve të mbjella me duart e tij, duke provuar se ndoshta, pas shumë vitesh, rruga e vërtetë e jetës ishte rikthim/abcnews.al

Kryeministri Rama ndan pamje nga Gjirokastra: Sahati dhe kambanorja, simbol i historisë së rijetëzuar

2 October 2025 at 08:21

GJIROKASTËR- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të reja nga qyteti historik i Gjirokastrës, duke vënë theksin te rikthimi në jetë i sahatit dhe kambanores, monumente që prej kohësh ishin jashtë funksioni.

Pamjet tregojnë sahatin dhe kambanorën e restauruar, që tashmë janë rikthyer si pjesë e gjallë e peizazhit kulturor të qytetit-muze. Ky projekt vjen si pjesë e nismave për rigjallërimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmit në jug të vendit.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me sahatin e rijetëzuar dhe kambanoren që jehon përtej luginës së Drinosit, si kujtesë e një qyteti ku edhe gurët flasin, por edhe si dëshmitare e historisë së re të Gjirokastrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Gjirokastra, e njohur për arkitekturën unike dhe historinë e pasur, vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, ndërsa investimet e kryera pritet të rrisin më tej potencialin turistik të qytetit./abcnews.al

U zhduk një ditë më parë, 15-vjeçari nga Gjirokastra gjendet në Tiranë

By: Elva
1 October 2025 at 09:34

15-vjeçari nga Gjirokastra, Mateo Kalemi, i cili një ditë më parë ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij, është gjetur sot në Tiranë. Raportohet se i mituri ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është nën kujdesin e psikologes. Prindërit e Mateos kishin kërkuar ndihmë nga mediat pasi 15-vjeçari kishte qenë i zhdukur për […]

The post U zhduk një ditë më parë, 15-vjeçari nga Gjirokastra gjendet në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

“Lumë” turistësh në Gjirokastër/ Janë bërë shumë rezervime edhe për muajt e vjeshtës

By: Rovena
29 August 2025 at 13:57

Turistët e zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për bregdetin por edhe turizmin kulturor e historik.

Gjirokastra ka pritur fluks të shtuar të turistëve të huaj ndërsa prenotimet tregojnë se inters është i njëjtë edhe në muajt e vjeshtës.

Maksi Hoxha kryetar i Dhomës së Tregtisë thotë se prenontimet janë nga shtete të ndryshme të botës, por kryesojnë Franca, Spanja e gjermania

Shtimi i fluksit turistik ka nxjerrë më shumë në pah mungesën e  punonjësve dhe të stafit të kualifikuar. Në qytetin e gurte tashmë veç zonës historike janë çelur dhe një numër shumë i lartë bujtinash të cilat janë të preferuara nga turistët./abcnews.al

Kalaja e Palokastrës, një dëshmi e rëndësishme e trashëgimisë historike

By: Kult Plus
7 August 2025 at 13:35

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër ka ndarë së fundmi pamje të veçanta nga Kalaja e Palokastrës, një monument kulture i kategorisë I, i vendosur në fshatin Palokastër, në qarkun e Gjirokastrës, brenda Njësisë Administrative “Cepo”.

Kjo kështjellë ndodhet në një terren të sheshtë, pikërisht aty ku bashkohen lumi Drinos dhe Belica, degë e lumit të Kardhiqit. Sipas studimeve arkeologjike, ndërtimi i saj daton në periudhën e shekujve IV-VI.

Kështjella ka një formë trapezore të rregullt, me një sipërfaqe prej 0.915 hektarësh. Baza e saj përshkon 113.5 metra, ndërsa brinjët anësore masin 92.5 metra dhe ajo e sipërme 90.5 metra. Struktura mbrojtëse përforcohet nga 14 kulla: katrore në anët lindore, në formë patkoi në pjesën veriperëndimore dhe rrethore në juglindje.

Sipas analizave të bëra mbi strukturat e mureve, kullave dhe hyrjeve, janë identifikuar tri faza ndërtimi të kështjellës. Gjatë gërmimeve arkeologjike në bazilikën e zbuluar brenda saj, nën dysheme janë gjetur gjurmë të mureve dhe kapanoneve që dikur shërbenin si strehim për ushtarët.

Këto ambiente kanë një gjerësi prej rreth 11 metrash dhe janë ndarë gjatësisht në dy pjesë, të cilat më pas ndaheshin në dhoma më të vogla me përmasa 5×5 metra. Ato komunikonin përmes rrugëve të vendosura në lindje dhe perëndim. Përveç kapanoneve, brenda kalasë është zbuluar një bazilikë, ndërsa jashtë saj një kishë me një nef.

Hyrja kryesore e fortifikuar me dy kulla ndodhet në pjesën perëndimore të kalasë. Gjithashtu, janë identifikuar edhe dy hyrje të vogla sekondare, një në anën lindore dhe një tjetër në atë veriore, të cilat shërbenin për lëvizje më të shpejtë dhe komunikim të drejtpërdrejtë me pjesët përreth.

Gërmimet kanë zbuluar gjithsej 18 varre. Nga gjurmët e ruajtura, duket se ambientet brenda kullave ishin shtruar me pllaka guri dhe kishin ndarje të brendshme me dysheme druri që shërbenin si kate të sipërme. Brenda tyre ndodheshin shkallë që lidhnin katet, ndërsa mungesa e rampave guri sugjeron se ato kanë qenë prej druri./KultPlus.com

Gjirokastra tërheq nordikët/ 50 mijë turistë në korrik, risi holandezët dhe anglezët

7 August 2025 at 11:47

Gjirokastra po zgjon gjithnjë e më tepër kureshtjen e të huajve.  Vetëm gjatë korrikut qyteti i gurtë u vizitua nga më shumë se 50 mijë turistë. Risi këtë sezon është prania e anglezëve dhe holandezëve shumë prej të cilëve  e vizitojnë për herë të parë.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri. Është fat që vendosem të vinim këtu. Ne kemi një libër me të gjitha shtetet e botës dhe Shqipëria renditet vendi i tretë në listën e librit. Pamë fotot e vendit tuaj dhe thamë; “Ky vend duket i bukur dhe duhet të shkojmë. Nuk është shumë larg nga Londra dhe jam e bindur që këtë vend do të dëshironin ta vizitonin të gjithë londinezet. Ky qytet është një magji e vërtetë. Kur të kthehemi do ti tregojmë miqve tanë se çfarë vendi mahnitës është ky, me peizazhe, ushqim fantastik, kulturë e histori të rralle”, ka thënë një turiste.

Arkitektura, kuzhina vendase dhe mikpritja ju kanë lënë mbresa.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri, ndërsa në Gjirokastër është nata e dytë që po qëndrojmë. Jam shume i gëzuar dhe i kënaqur. Po kalojmë shkëlqyer. Na pëlqejnë njerëzit, ushqimi, kultura dhe mbi te gjitha arkitektura e këtij qyteti. Së bashku me familjen kemi vizituar fillimisht veriun e më pas kemi zbritur në jug duke eksploruar të gjithë Shqipërinë”, është shprehur një tjetër turist.

“Jam nga Holanda. Ky është një vend shume i bukur dhe me njerëz tepër të sjellshëm. Mendoj se mund të mësojmë diçka prej tyre sepse ne nuk jemi aq miqësore me turistët në krahasim me shqiptarët, kurse këtu ndjesh mjaft i mirëpritur”, shprehet një tjetër turiste.

Nga janari në korrik  qytetin e  UNESCO-S  e kanë vizituar me shumë se shumë se 150 mije turiste ose 35 % me shume krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti me parë. Edhe për këtë vit numri me i lartë i turistëve vjen nga Spanja dhe Italia.

/abcnews.al/

Përfundon ekspedita në kalanë e Gjirokastrës, pasurohet historiku për turistët

By: Kult Plus
6 August 2025 at 20:40

Ekspedita arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës e ndërmarë nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore me pjesëmarrjen e arkeologëve shqiptarë dhe të huaj ka përfunduar.

Zbulimet e reja përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë të shek. V–VI të erës sonë si dhe skeletin e një kali dhe të një luftëtari. Gjithashtu janë zbuluar objekte arkeologjike me vlerë, të cilat i përkasin periudhës së Bronzit të Mesëm dhe të Vonë.

“Pas 4 javë gërmimesh në kalanë e Gjirokastrës ne kemi mbyllur me sukses ekspeditën tonë, mund të themi se kemi patur gjetje materiale përveç skeleteve, kemi gjetur fragmente qeramike që i përkasin periudhave të ndryshme, gjetje metalesh”, tha Pamela Llapaj, arkeologe.

Ndërsa arkeologët u rikthyen pas gati 30 vitesh në këtë monument me vlera unikale e cilësojnë të rëndësishme këtë ekspeditë që pasuron historikun e kalasë së Gjirokastrës.

“Është një ekspeditë mjaft e suksesshme sepse kemi arritur qëllimin tonë, kemi gjetur pjesë të një fortifikimi të hershëm para periudhës së mesjetës, duke na ndihmuar të mësojmë më shumë për historikun dhe për arkeologjinë e kalasë dhe vetë qytetit përpara periudhës së cilës kemi dijeni”, shtoi arkeologia Llapaj.

Zbulimet e fundit arkeologjike zgjerojnë hartën e vizitueshmërisë duke e bërë më interesantë për turistët vizitën në kalanë e gurtë.

Më tej, Pamela thekson se: “Mund të shërbejnë sepse njerëzit dhe turistët janë gjithmonë të interesuar për të parë historinë dhe për ta njohur më mirë dhe aq më tepër kur në një kala mesjetare zbulohen mure të antikitetit të vonë të cilat janë të hershme”.

Kalaja, si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë në vitin 1336. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë së egzistenca e Kalasë së gurtë është më e hershme. Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishtë në periudhën e Pashallëkut të Janinës kur Ali Pashë Tepelena do të realizontë një sërë ndërtimesh të reja duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot.

Kumbaro: Shmanget rreziku për përhapjen e zjarrit drejt Fushëbardhës

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se, 24 orët e fundit kanë qenë të vështira për shkak të zjarrit në zonën mes Delvinës dhe Gjirokastrës.

Kumbaroi u shpreh se, temperaturat shumë të larta dhe terreni i thyer e bëjnë këtë një sfidë të vërtetë për forcat në terren.

“Përpjekjet për të frenuar përhapjen e flakëve kanë qenë të gjithanshme, me angazhim maksimal të zjarrfikësve dhe gjithë punonjësve të tjerë që janë bashkuar”, shkroi Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Kumbaro u ka shprehur mirënjohjen secilit që është aty për të mbrojtur natyrën dhe jetët njerëzore, ndërsa shtoi se, rreziku që zjarri të përhapej drejt Fushëbardhës është shmangur, por përpjekjet vijojnë në zonën e Skërficës për izolimin e vatrave të mbetura.

Kumbaro bëri thirrje që të tregohet kujdes i shtuar dhe të mos ndizet zjarr në ambiente të hapura, teksa shtoi se qytetarët duhet të lajmërojnë menjëherë për çdo vatër, sado e vogël të duket!

Nga aksioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në zonën mes Delvinës dhe Gjirokastrës
1 nga 6

/e.i/ /gj.m/

The post Kumbaro: Shmanget rreziku për përhapjen e zjarrit drejt Fushëbardhës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Baleti “Cantata” ndez emocionet në kalanë e Gjirokastrës

By: Kult Plus
17 July 2025 at 12:21

Në skenën e festivaleve, në kalanë e Gjirokastrës është shfaqur baleti “Cantata”, një nga kryeveprat e baletit bashkëkohor italian.

Pjesa kishte për koreograf Mauro Bigonzetti dhe u interpretua nga balerinët e Teatrit të Operës dhe Baletit, transmeton euronews.

Baleti “Cantata” është një vepër abstrakte që flet për njeriun në tranzicion, për izolimin dhe për bashkëjetesën e përvojave personale brenda një bote kolektive në lëvizje.

Kjo pjesë sjell një shpërthim emocionesh në ritmin, pasionin dhe shpirtin e Italisë së Jugut.

“Për ne si trupë e Teatrit të Operës dhe Baletit është një kënaqësi e veçantë që të bëjmë një pjesë kontemporane në kalanë e Gjirokastrës.

Sikundër është edhe 20-vjetori në UNESCO, është një kënaqësi e veçantë dhe shpresojmë që edhe publiku ta pëlqejë shumë si shfaqje,” – thotë një nga balerinat.

Vendosja në skenë e baletit “CANTATA” ishte pjesë e programit të aktiviteteve që u organizuan në 20-vjetorin e përfshirjes së Gjirokastrës në Pasuritë Botërore të UNESCO-s./KultPlus.com/

Gjirokastra, 20 vite në UNESCO/ Golemi: Ditë e veçantë dhe përgjegjësi për mbrojten e arkitekturës

By: xhir jeta
16 July 2025 at 13:40

Gjirokastra feston 20 vite si trashëgimi botërore e gjithë njerëzimit, mbrojtur nga UNESCO.

Për këtë moment të ve֛antë, në qytetin e gurtë u ekspozuan imazhe shekullore, kostumet e zonave të ndryshme etnografike.

Nuk mungoi iso-polifonia që gjirokastritët e kanë përcjellë me fanatizëm edhe tek brezi i ri.

E gjithë kjo atmosferë u shijua edhe nga turistët e huaj, që janë të shumtë në këtë periudhë në qytetin historik, ndër më të frekuentuarit në vend.

Pjesë e pasurisë botërore të Unesco, Gjirokastra është dëshmi unike të traditës kulturore të jetës së zhvilluar në shekujt XIV-XV.

Veçohet tipi i shtëpisë së fortifikuar me çati me pllaka guri dhe rrugicat me kalldrën.

Qyteti ruan të paprekur skemën urbanistike, si vlerë historike dhe arkitektonike./abcnews.al

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, ekspozitë dhe koncert në kala

By: Kult Plus
15 July 2025 at 21:58

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës mbushi 20 vjet nga shpallja pasuri botërore e UNESCO-s, teksa mbetet një ndër më të vizituarit nga turistët vendas e të huaj.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër organizoi sot, me këtë rast, një sërë aktivitetesh në kalanë e qytetit.

Pjesë e festimeve ishte çelja e një ekspozite fotografike, si dhe një koncert me këngë polifonike dhe valle tradicionale.

Turistë të shumtë që vizitonin kalanë iu bashkuan grupit të këngëve dhe valleve, pasi kishin dëshirë ti njihnin më shumë ato.

I konsideruar si një qytet që përbën dëshmi unike të traditës kulturore të jetës së zhvilluar në shekujt XIV-XV, në Gjirokastër veçohet tipi i shtëpisë së fortifikuar me çati me pllaka guri, në harmoni perfekte me peizazhin shkëmbor të territorit ku ajo ngrihet.

Qyteti ruan të paprekur skemën urbanistike, ku çdo shtëpi ka karakteristika të veçanta që lidhen me terrenin mbi të cilin është ndërtuar. Sipas kategorive të monumenteve kulturore, në qytet dallohen kalaja, pazari, ndërtimet e kultit dhe shtëpitë e banimit.

Kalaja, e ndërtuar në shekullin e XIII, përbën zanafillën e qytetit, ndërsa Pazari, i vendosur në qendër të qytetit, ruan mirë karakteristikat e një pazari tradicional, me ndërtesa të njëpasnjëshme me rrugica të shtruara me kalldrëme gurësh të zinj./KultPlus.com

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

15 July 2025 at 09:53

Gjirokastra mbush 20 vjet pasuri botërore e UNESCO-s, ndërsa qëndron mes destinacioneve kulturore e historike që turistët preferojnë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama solli pamje nga Gjirokastra në këtë përvjetor.

“Gjirokastra kremton 20-vjetorin si pasuri botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Deri në fund të qershorit këtë vit, Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga 100 mijë persona.

Kalaja e Gjirokastrës, e njohur ndryshe edhe si Kalaja e Argjirosë, është monumenti më i rëndësishëm i qytetit, e cila qëndron kryelartë mbi kodër si një anije që pret vizitorë vendas e të huaj.

Gjirokastra apo qyteti i gurtë) u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit osman.

Gjirokastra është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, ndër të parët qytete shqiptare në UNESCO. Kalaja është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit. /ATSH/

The post Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit appeared first on Telegrafi.

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Gjirokastra mbush 20 vjet pasuri botërore e UNESCO-s, ndërsa qëndron mes destinacioneve kulturore e historike që turistët preferojnë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama solli pamje nga Gjirokastra në këtë përvjetor.

“Gjirokastra kremton 20-vjetorin si pasuri botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Deri në fund të qershorit këtë vit, Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga 100 mijë persona.

Kalaja e Gjirokastrës, e njohur ndryshe edhe si Kalaja e Argjirosë, është monumenti më i rëndësishëm i qytetit, e cila qëndron kryelartë mbi kodër si një anije që pret vizitorë vendas e të huaj.

Gjirokastra apo qyteti i gurtë) u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit osman.

Gjirokastra është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, ndër të parët qytete shqiptare në UNESCO. Kalaja është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit.

The post Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kalaja e Gjirokastrës plot me turistë të mahnitur nga pamja që ofron

10 July 2025 at 07:55

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Kalaja e Gjirokastrës priti një numër të madh vizitorësh, ashtu siç ndodh shpesh këto ditë të sezonit turistik. “DRTK Gjirokastër” publikoi pamjet plot jetë, histori dhe zëra nga e gjithë bota, që enden mureve të gurta.

Vizitorë vendas dhe nga bota që ecin mbi gurët shekullorë, grupe turistike që vizitojnë dhe prijnë drejt historisë, aparate që shkrepin kujtime, kjo është pamja që ofron qyteti mijëravjeçar.

Panorama nga kalaja e Gjirokastrës është një pamje që ngjall kureshtje te vizitorët, të interesuar për historinë dhe kulturën që ky qytet mbart.

Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë”, është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë. Me vlera të shumëfishta që ka ky qytet-muze është pranuar ndër të parët qytete në UNESCO. Simboli kryesor i qytetit është Kalaja. Ajo është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 m mbi nivelin e detit.

Që në hyrje të kështjellës gjendet galeria e topave dhe një koleksion i armëve që janë mbledhur që nga lashtësia e deri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Pranë mureve, në pjesën ku qëndron aeroplani shpaloset një peizazh mahnitës i të gjithë luginës së lumit Drino dhe maleve gjetkë.

Me gjithë vlerat që posedon, ajo është tejet atraktive për turistë nga mbarë bota.

/e.r//r.e//a.f/

The post Kalaja e Gjirokastrës plot me turistë të mahnitur nga pamja që ofron appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌