Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ushtronin prostitucion/ Durrës, arrestohen dy kolumbiane

By: Rovena
15 December 2025 at 09:13

Policia e Durrësit ka finalizuar fazën e 12-të të operacionit policor të koduar “STORM”, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Gjatë operacionit, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, u arrestuan në flagrancë dy shtetase kolumbiane, të cilat kishin marrë me qira një apartament dhe e shfrytëzonin për prostitucion.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 shtetas shqiptarë nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasaportat e shtetaseve të huaja, shuma parash në euro dhe lekë, si dhe formularë dërgesash monetare me vlerë mbi 15 mijë euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes pas vdekjes së marinarit në Portin e Durrësit

10 December 2025 at 13:18

Një 24-vjeçar nga Azerbajxhani humbi jetën të dielën e 7 dhjetorit, në një anije me flamur panamez të ankoruar në Portin e Durrësit, pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës si marinar. I riu u transportua menjëherë drejt spitalit të Durrësit, por ndërroi jetë rrugës për në urgjencë. Pas  hetimeve për […]

The post Arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes pas vdekjes së marinarit në Portin e Durrësit appeared first on Reporter.al.

Durrës/ Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi një lokal, arrestohet 29-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

By: armand
24 November 2025 at 10:49

Policia e Durrësit ka vënë pranga dy shtetas të identifikuar si Arbër Tivari 29 vjeç dhe Marjo Çelpica 30 vjeç, për vjedhje. Mësohet se 29-vjeçari, i cili ka qenë nën “arrest shtëpie” që prej 2022, ka thyer masën e sigurimit duke vjedhur në lokale. Bashkëpuntor i vjedhjeve ishte 30-vjeçari, i cili ka ndihmuar Tivarin të […]

The post Durrës/ Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi një lokal, arrestohet 29-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij appeared first on BoldNews.al.

Qarkullonin të armatosur dhe me automjet të blinduar/ Durrës, arrestohen dy të rinjtë

By: Rovena
4 November 2025 at 13:48

Qarkullonin me automjet të blinduar dhe të armatosur, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me krehër me fishekë, automjeti i blinduar, një targë ruse e falsifikuar, një shumë parash dhe 3 celularë.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për 2 shtetas që qarkullonin me armë zjarri në automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blindi”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e blinduar me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash.

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. D., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Zbardhet dinamika e vrasjes së dy të rinjve në Durrës, katër të arrestuar për moskallëzim krimi

23 October 2025 at 10:35

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Policia e Durrësit njoftoi sot se është zbardhur dinamika e vrasjes së dy të rinjve F. P., 33 vjeç dhe A. K., 23 vjeç, me armë zjarri në një lokal në fshatin Manzë në Durrës.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar për moskallëzim të krimit 4 shtetas të përfshirë në konflikt, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre dhe autor i dyshuar i njërës prej vrasjeve.

Janë arrestuar, E. C., 25 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, si dhe shtetasit T. B., 37 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, vëllezër, të katërt banues në Manzë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim, shtetasit: D. P., 21 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

G. A., 30 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Policia njoftoi se “nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi D. P. ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin F. P. (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari E. C.). Pas konfliktit verbal, shtetasi D. P. është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar E. K. dhe nga shtetasi A. K..

“Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, shtetasi F. P., i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë. Në këtë moment shtetasi D. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit F. P., të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve D. P. dhe A. K. (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin F. P.). Si pasojë u vranë shtetasit F. P. dhe A. K”.

Më tej nga hetimet sipas policisë dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin D. P..

“Vijojnë kërkime intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit F. P., shtetasin D. P., si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim G. A..

“Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për të siguruar çdo provë që do t’i shërbejë hetimit për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

/m.q/j.p/

The post Zbardhet dinamika e vrasjes së dy të rinjve në Durrës, katër të arrestuar për moskallëzim krimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mashtrim me faturat e energjisë, dy persona në kërkim në Durrës

By: Elva
9 October 2025 at 15:01

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy persona, të dyshuar për përvetësimin e parave të pagesave të energjisë elektrike të qytetarëve. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale Xh.Z., 34 vjeç dhe Xh.Z., 33 vjeç, të dy banues në Durrës. Sipas policisë, paratë e mbledhura nga pagesat e faturave nuk janë depozituar në llogarinë e […]

The post Mashtrim me faturat e energjisë, dy persona në kërkim në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Vodhën motorin e importuar nga Zvicra, arrestohen dy punonjës sigurie në Portin e Durrësit

By: Elva
7 October 2025 at 15:35

Policia e Durrësit ka arrestuar dy punonjës të sigurisë në Portin e Durrësit, pasi akuzohen se kanë vjedhur një motomjet të importuar nga Zvicra, me vlerë rreth 2500 euro. Sipas njoftimit zyrtar, dy të arrestuarit, të cilët kishin për detyrë ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit, dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të […]

The post Vodhën motorin e importuar nga Zvicra, arrestohen dy punonjës sigurie në Portin e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet turku, shfrytëzonte 3 kineze për prostitucion në Durrës

27 September 2025 at 16:27


Policia e Durrësit ka vijuar hetimet në kuadër të operacionit të koduar “Space”, duke arrestuar organizatorin e një rrjeti që përshtaste apartamente për ushtrim prostitucioni.

Në pranga ka rënë shtetasi turk I. Y., 37 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 2 në Tiranë. Gjatë kontrollit iu sekuestruan edhe 3 aparate celularë, që dyshohet se përdoreshin për veprimtarinë kriminale.

Nga hetimet rezulton se ky shtetas kishte rekrutuar 3 gra me shtetësi kineze, të arrestuara në fazën e parë të operacionit “Space”, për të ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 13, Durrës.

Operacioni “Space” nisi më 22 shtator 2025, kur u arrestuan 3 shtetaset kineze dhe u referuan materialet për hetim ndaj 5 personave të tjerë të përfshirë.

Kanosi për shkak të detyrës drejtorin e Spitalit në Durrës, nën hetim 41-vjeçari

20 September 2025 at 15:10

TIRANË, 20 shtator /ATSH/ Policia e Durrësit vuri nën hetim një 41-vjeçar i cili ka kanosur për shkak të detyrës drejtorin e Spitalit Rajonal në Durrës.

Policia njoftoi sot se procedoi penalisht shtetasin “V. M., 41 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin R. M., me detyrë Drejtor i Spitalit Rajonal Durrës, për t’i futur mbesën në punë”.

/m.q/a.f/

The post Kanosi për shkak të detyrës drejtorin e Spitalit në Durrës, nën hetim 41-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Durrës/ Shoqërohet vëllai i “Rrumit të Shijakut”, kanosi drejtorin e spitalit për t’i punësuar të afërmen

20 September 2025 at 14:50

Durrës-Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi” apo “i forti i Sukthit”, është shoqëruar nga policia e Durrësit.
ABC Neës mëson se shoqërimi i Vullnet Muçës, ka ardhur për shkak se ka kanosur drejtorin e spitalit rajonal në Durrës, Renis Mullaj.

Ngjarja është shënuar të premten pas një debati mes tyre, ndërsa Muça u mbajt për rreth 5 orë në komisariat.  Policia ka nisur procedimin penal ndaj tij për veprën penale “kanosje për shkak të detyrës”. Burime nga policia e Durrësit thonë se shkak është bere njee keerkesee nga vëllai i Rrumit kundrejt Mullajt qe ky i fundit te puneesonte ne spital.

Vëllai i Vullnet Muçës, Aleksandër Laho ose i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’ është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare.  Ai rezulton i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit si i dyshuar për një peng marrje. Lahon është dënuar në mungesë me 10 muaj burg nga GJKKO për akuzën e korrupsionit.

Ai u akuzua nga SPAK se i kishte dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, një shumë të konsiderueshme parash për të mos apeluar një çështje pronësie.

/abcnews.al/

 

Durrës, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ Dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Drejtori i Policisë së Durrësit Vilson Bala në një konferencë për shtyp njoftoi sot se “strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Durrës zhvilluan dhe finalizuan me sukses një tjetër operacion policor me rrezikshmëri të lartë, të koduar “The next Gun””.

“Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetas, njëri me rrezikshmëri të lartë, konkretisht shtetasit A. M., 39 vjeç, dhe A. H., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilëve në momentin e arrestimit iu është gjetur një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole gati për qitje”, njoftoi Bala.

Sipas Balës “39-vjeçari A. M., person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim policor, i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 13.08.2025, në lagjen nr. 14, Durrës, ku është vënë lëndë eksplozive banesës së shtetasit I. Gj”.

Drejtori i Policisë së Durrësit nënvizoi gjithashtu se gjatë sezonit turistik në qarkun Durrës nuk ka pasur asnjë problem për sa i përket rendit dhe sigurisë.

/m.q/j.p/

The post Durrës, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestimi i ish-kreut të IMT Durrës, policia: Ndërtoi pa leje 11 garsoniere, një vilë dykatëshe dhe fushë minifutbolli

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ Drejtori i Policisë së Durrësit Vilson Bala dha sot detaje për arrestimin e ish-kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës shtetasit A. H.

Bala tha se “gjatë verifikimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe ato të IKMT-së, ky shtetas u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje në subjektin e tij “Sent Michele Rezidencë””.

“Shtetasi A. H. e ka ndërtuar këtë objekt, i cili përbëhet nga 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë, në një sipërfaqe toke prej 5,600 m², gjatë kohës kur ai ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës dhe konkretisht gjatë viteve 2018-2021”, njoftoi Bala.

Sipas Balës, nga verifikimet e kryera rezultoi se ndërtimi i këtij objekti pa leje ka filluar prej vitit 2018 e në vijim.

“Materialet iu referuan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për veprat penale: “Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “Shpërdorim i detyrës””, tha Bala.

/m.q/j.p/

The post Arrestimi i ish-kreut të IMT Durrës, policia: Ndërtoi pa leje 11 garsoniere, një vilë dykatëshe dhe fushë minifutbolli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Janë shoqëruar disa persona me rrezikshëri të lartë, detaje nga operacioni i policisë në Durrës

By: Elva
27 August 2025 at 21:04

Policia e Durrësit ka zhvilluar këtë mbrëmje një aksion në zonën e Shkozetit, sipas raportimeve në media janë shoqëruar disa persona të cilët konsiderohen me rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë raportohet se në operacion janë angazhuar efektivë nga sektorë të ndryshëm të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës. Detaje të tjera mbi identitetin e të shoqëruarve […]

The post Janë shoqëruar disa persona me rrezikshëri të lartë, detaje nga operacioni i policisë në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të Durrësit, pranga 43-vjeçarit

By: Rovena
8 August 2025 at 10:00

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi shpërndante doza kokainë në lagje të ndryshme të qytetit. Policia sekuestroi 250 gramë kokainë, doza me lëndë narkotike kokainë, 3 aparate celularë dhe automjeti që përdorte 43-vjeçari për të shpërndarë lëndën narkotike.

“Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një sasi tjetër lënde narkotike të dyshuar kokainë, e futur në disa qese, si dhe një peshore elektronike, me peshë totale 250 gramë, që shërbente për peshimin e lëndës narkotike në doza”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al

Operacioni “Storm 5” në Durrës, tre të arrestuar, 7 nën hetim

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Policia e Durrësit njoftoi sot se ka finalizuar operacionin “Storm 5”, për goditjen e veprimtarive të kundraligjshme të shfrytëzimit për prostitucion. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 3 persona si dhe u vunë nën hetim 7 të tjerë.

Policia bëri të ditur se “në lagjen nr. 13, Durrës, u arrestuan shtetaset kineze D. Sh., 54 vjeçe dhe S. Y., 40 vjeçe. Gjithashtu, u arrestua shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi kishte dhënë apartamentet me qira, pa kontrata, dhe i kishte përshtatur ato për shfrytëzim të prostitucionit”.

“Më tej, në kuadër të operacionit, u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, 2 shtetase kineze dhe 5 shtetas shqiptarë”, njoftoi policia.

Sipas policisë në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash, celularë, karta krediti, etj.

“Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi, rezultoi se dy shtetaset kineze të arrestuara kishin marrë me qira, pa kontrata, 2 apartamente në lagjen nr. 13, të cilat i kishin përshtatur për shfrytëzim të prostitucionit”, njoftoi policia.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, njoftoi policia po vijojnë hetimet, pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, e cila dyshohet se e ka qendrën jashtë vendit, pasi rezultoi se telefonatat kryheshin nëpërmjet call center-it.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

/m.q//a.f/

The post Operacioni “Storm 5” në Durrës, tre të arrestuar, 7 nën hetim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Plazhi i Lirë”/ Lirohen dy hapësira në Currila, sekuestrohen 27 çadra e shezlongë

By: Besnik
20 June 2025 at 11:28

Në vijim të operacionit “Plazhi i Lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike në zonat bregdetare, Policia e Durrësit ka liruar 2 hapësira në plazhin e Currilave, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme me çadra dhe shezlongë.

Policia njpofton se gjatë kontrolleve, në lagjen nr. 1, në dy hapësira publike në plazhin e Currilave, u hoqën dhe u sekuestruan 27 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga dy shtetas nga Durrësi, konkretisht S. H., 45 vjeç, dhe E. Sh., 33 vjeç, të cilët u proceduan në gjendje të lirë

 

Njoftimi i plotë i policisë

“Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Lirohen 2 hapësira në plazhin e Currilave, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen 27 komplete me çadra dhe shezlongë.

Procedohen penalisht 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Gjatë kontrolleve, në lagjen nr. 1, në dy hapësira publike në plazhin e Currilave, u hoqën dhe u sekuestruan 27 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga 2 shtetas.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. H., 45 vjeç, dhe E. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Plazhi i Lirë”/ Lirohen dy hapësira në Currila, sekuestrohen 27 çadra e shezlongë appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Lirohen 3 hapësira në plazhin e Kallmit, sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë

By: Besnik
19 June 2025 at 12:49

Policia e Durrësit ka vijuar edhe këtë të enjte kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike në bregdet.

Sipas njoftimit të saj, sot janë liruar 3 hapësira në plazhin e Kallmit, ku tre  shtetas nga Durrësi kishin vendosur në mënyrë të paligjshme rreth 70 komplete me çadra dhe shezlongë.

Policia ka referuar materialet në Prokurori për këta tre persona, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për A. H., 61 vjeç; E. S., 36 vjeç; dhe F. H., 64 vjeçe, të tre banues në Durrës ndërsa janë sekuestruar çadrat dhe shezlongët.

Njoftimi i policisë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Gjatë kontrolleve, në lagjen nr. 15, në tri hapësira publike në plazhin e Kallmit, u hoqën dhe u sekuestruan 70 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga 3 shtetas.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. H., 61 vjeç, E. S., 36 vjeç dhe F. H., 64 vjeçe, të tre banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Lirohen 3 hapësira në plazhin e Kallmit, sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë appeared first on Euronews Albania.

Vdekja e turistit në det, arrestohet pronari i Jet-ski që u përdor në aksident

2 June 2025 at 17:36

Policia e Durrësit arrestoi të hënën Luis Xhumarin, operator turistik, nën akuzën për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, pas ngjarjes së ndodhur me dy turistë anglezë, ku humbi jetën drejtuesi 34-vjeçar i një Jet-ski (motorr uji). “Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, përballë […]

The post Vdekja e turistit në det, arrestohet pronari i Jet-ski që u përdor në aksident appeared first on Reporter.al.

Ranë në det pas manovrave me Jet Ski, vdes turisti anglez në Durrës, plagoset 31-vjeçarja

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Një shtetas anglez, 34 vjeç ka humbur jetën dhe një 31-vjeçare është plagosur, pasi kanë humbur kontrollin dhe kanë rënë në ujë gjatë manovrave me Jet Ski në det në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Policia njoftoi se “rreth orës 11:15, të datës 01.06.2025, shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës janë njoftuar se, në zonën përballë Shkëmbit të Kavajës, dy shtetas që lundronin me një mjet lundrues Jet Ski, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë”.

Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë Kufitare, kanë shkuar me mjet lundrues menjëherë në ndihmë të dy shtetasve që kishin rënë në ujë, duke bërë transportimin e tyre për në port, me qëllim transportimin drejt spitalit.

Siç njoftoi policia “nga verifikimet paraprake të ekipit të urgjencës së spitalit, që ishte në pritje në port, rezultoi se njëri prej shtetasve që lundronin me Jet Ski, konkretisht shtetasi S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, u transportua menjëherë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore”.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. /j.p/

The post Ranë në det pas manovrave me Jet Ski, vdes turisti anglez në Durrës, plagoset 31-vjeçarja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI/ Iu gjet në makinë kokainë e ndarë në doza gati për shitje, pranga 22-vjeçarit në Durrës

By: Rovena
1 June 2025 at 10:26

Policia e Durrësit arrestoi, 22-vjeçarin Leonard Limani pasi në automjetin e tij gjeti kokainë të ndarë në doza gati për shitje.

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si rezultat i hetimeve të bazuara në informacionet policore, shërbimet e DVP Durrës kanë finalizuar një tjetër operacion policor, të koduar “Porcione”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: L. L., 22 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

❌
❌