Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Analiza: A do ta bëjë marrëveshja amerikane TikTok-un më të sigurt, por më pak tërheqës?

By: Ela
20 December 2025 at 09:20

TikTok, platforma e njohur e videove të shkurtra në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, ka nënshkruar një marrëveshje me investitorë për menaxhimin e aktivitetit të saj në Shtetet e Bashkuara. Por çfarë do të thotë kjo për mbi 170 milionë përdorues amerikanë, siç pretendon vetë platforma? Çelësi i ndryshimeve mund të jetë mënyra se si […]

The post Analiza: A do ta bëjë marrëveshja amerikane TikTok-un më të sigurt, por më pak tërheqës? appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – A do ta bëjë marrëveshja amerikane TikTok-un më të sigurt, por më pak të rëndësishëm?

19 December 2025 at 22:28

UASHINGTON, 19 dhjetor /ATSH/ – Pronari kinez i TikTok-ut, ByteDance, ka nënshkruar një marrëveshje me investitorët për të drejtuar biznesin e tij në SHBA, sipas BBC.

Por, çfarë do të thotë kjo për mbi 170 milionë amerikanë (ose të paktën kështu pretendon platforma e mediave sociale) që përdorin aplikacionin?

Çelësi mund të qëndrojë në mënyrën se si menaxhohet algoritmi i rekomandimeve të TikTok-ut – sistemi i fuqishëm që kuron faqen “Për ty” të platformës për të parashikuar përmbajtjen që mund të shikoni – kur ajo ndërron duar.

Eksperti i industrisë së mediave sociale, Matt Navarra, i tha BBC-së se pyetja nuk do të jetë nëse TikTok do të mbijetojë, por “cili version i TikTok do të mbijetojë”.

Aktualisht, sistemi i TikTok varet nga sasi të mëdha të dhënash globale, të cilat mund të ndryshojnë rekomandimet në një çast.

Sipas kushteve të marrëveshjes, algoritmi i TikTok-ut, i cili do të licencohet nga investitori Oracle, do të ritrajnohet në të dhënat e përdoruesve amerikanë.

Navarra tha se kjo mund ta bëjë aplikacionin të ndihet “më i sigurt dhe më i fortë”, por gjithashtu e lë atë në rrezik të “bëhet më pak thelbësor nga ana kulturore” si rezultat.

“Fuqia e TikTok ka ardhur gjithmonë nga ndjesia paksa jashtë kontrollit – përmbajtje e çuditshme, e veçantë, e pakëndshme, ndonjëherë politikisht e mprehtë për këdo tjetër ose para se të shkojë diku tjetër”, tha ai.

“Nëse filloni t’i zbutni ato, nuk ndryshoni vetëm moderimin. Mendoj se ndryshoni rëndësinë e tij”, theksoi ai.

Nëse versioni amerikan do të ndryshojë nga TikTok që shumë njerëz e njohin dhe e përdorin tashmë, mund të varet gjithashtu nëse ai merr “të gjitha veçoritë e reja, përditësimet e sigurisë dhe përmirësimet e platformës” sapo të marrë versionin ndërkombëtar, tha gazetari i teknologjisë Will Guyatt për BBC.

Dhe ekspertja e informatikës, Kokil Jaidka nga Universiteti Kombëtar i Singaporit tha se priste që gjërat që e bëjnë platformën popullore – të tilla si videot e saj të shkurtra dhe blerjet – ka të ngjarë të “qëndrojnë të paprekura” pasi këto veçori nuk varen nga algoritmi.

Ajo tha se ndryshimet mund të jenë më delikate dhe graduale, varësisht nëse të dhënat më të ngushta të versionit amerikan “të izoluar” mund të përputhen me shtrirjen globale të aplikacionit.

“Nëse TikTok operon me një version të licencuar ose pjesërisht të holluar të algoritmit të tij të rekomandimeve, disa nga pikat e verbëra të sistemit mund të fillojnë të kenë më shumë rëndësi”, tha ajo./ a.jor.

The post FOKUS – A do ta bëjë marrëveshja amerikane TikTok-un më të sigurt, por më pak të rëndësishëm? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TikTok më i sigurt, por jo më i njëjti? Pasojat e marrëveshjes në SHBA

19 December 2025 at 22:00


Pronari kinez i TikTok, ByteDance, ka nënshkruar një marrëveshje me investitorët për të drejtuar biznesin në SHBA.

Por çfarë do të thotë kjo për mbi 170 milionë amerikanë që përdorin aplikacionin?

Çelësi mund të qëndrojë në mënyrën se si menaxhohet algoritmi i rekomandimeve të TikTok, “kur ndërron duar”.

Eksperti i industrisë së rrjeteve sociale, Matt Navarra, tha se pyetja nuk do të jetë nëse TikTok do të mbijetojë, por "cili version i TikTok do të mbijetojë".

Aktualisht, sistemi i TikTok varet nga sasi të mëdha të të dhënave globale dhe reagimeve, të cilat mund të ndryshojnë rekomandimet në një çast.

Sipas kushteve të marrëveshjes, algoritmi i TikTok, i cili do të licencohet nga investitori Oracle, do të ritrajnohet duke përdorur të dhënat e përdoruesve amerikanë.

Navarra tha se kjo mund ta bëjë aplikacionin të ndihet "më i sigurt dhe më i qëndrueshëm", por gjithashtu e lë atë në rrezik "të bëhet më pak thelbësor nga ana kulturore" si rezultat.

"Fuqia e TikTok ka ardhur gjithmonë nga ndjenja e pak jashtë kontrollit - përmbajtje e çuditshme, e veçantë, e pakëndshme, ndonjëherë politikisht e mprehtë”, tha ai.

"Nëse fillon t'i zbutësh ato skaje, nuk ndryshon vetëm moderimin. Mendoj se ndryshon edhe rëndësinë e tij", shtoi eksperti.

Nëse versioni amerikan do të ndryshojë nga TikTok-u që shumë njerëz e njohin dhe e përdorin tashmë, mund të varet gjithashtu nga fakti nëse ai merr "të gjitha veçoritë e reja, përditësimet e sigurisë dhe përmirësimet e platformës" sapo të marrë versionin ndërkombëtar, sipas gazetarit të teknologjisë, Will Guyatt.

Dhe ekspertja e informatikës Kokil Jaidka nga Universiteti Kombëtar i Singaporit tha se priste që gjërat që e bëjnë platformën popullore - siç janë videot e shkurtra - ka të ngjarë të "mbeten të paprekura" pasi këto karakteristika nuk varen nga algoritmi.

Ajo tha se ndryshimet mund të jenë më delikate dhe graduale, varësisht nëse të dhënat më të ngushta të versionit amerikan "të izoluar" mund të përputhen me shtrirjen globale të aplikacionit.

Për përdoruesit, tha ajo, kjo do të thotë në praktikë se algoritmi amerikan mund të "mbetet prapa në personalizim" dhe t’i duhet më shumë kohë për t'u përshtatur me përmbajtjen virale. /Telegrafi/

SHBA mban hapur TikTok/ Marrëveshje për pronësi amerikane, mbështetësi i Trump vendos për algoritmet

By: Rovena
19 December 2025 at 14:49

TikTok nuk do të mbyllet në Shtetet e Bashkuara, pasi kompania që zotëron platformën, ByteDance, pranoi të nënshkruante një marrëveshje me investitorë amerikanë. Kështu, në Shtetet e Bashkuara, TikTok nuk do të funksionojë nën mbikëqyrjen e pronësisë kineze, ndryshe nga vendet e tjera të botës.

Gjysma e sipërmarrjes së përbashkët do të jetë në pronësi të një grupi investitorësh, përfshirë Oracle, Silver Lake dhe firmën e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe MGX. Marrëveshja, e cila do të mbyllet më 22 janar, do t’i jepte fund viteve të tëra përpjekjesh nga Uashingtoni për të detyruar ByteDance të shesë aksionet e saj në Shtetet e Bashkuara për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

TikTok tha se marrëveshja do t’u mundësojë “mbi 170 milionë amerikanëve të vazhdojnë të zbulojnë një botë me mundësi të pafundme si pjesë e një komuniteti global jetësor”.

Sipas marrëveshjes, ByteDance do të mbajë 19.9% ​​të biznesit, ndërsa Oracle, Silver Lake dhe MGX me seli në Abu Dhabi do të mbajnë nga 15% secila.

Një tjetër 30.1% do të mbahet nga bashkëpunëtorët e investitorëve ekzistues të ByteDance. Shtëpia e Bardhë tha më parë se Oracle, e cila u bashkëthemelua nga mbështetësi i Trump, Larry Ellison (Lerri Elison), do të licencojë algoritmin e rekomandimeve të TikTok si pjesë të marrëveshjes.

Në prill 2024, gjatë administratës së Presidentit Joe Biden, Kongresi Amerikan miratoi një ligj për të ndaluar aplikacionin për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare, përveç nëse do të shitej.

Ligji ishte planifikuar të hynte në fuqi më 20 janar 2025, por u shty disa herë nga Trump, ndërsa administrata e tij përpunoi një marrëveshje për të transferuar pronësinë./abcnews.al

Mbyllja e TikTok/ Pasi dështoi ‘kokë e këmbë’, Rama: S’do ta zgjasim ndalimin 1-vjeçar

By: Ela
19 December 2025 at 12:18

Kryeministri Edi Rama ka pranuar dështimin e tij spektakolar me mbylljen e ‘TikTok’ që në fakt asnjëherë nuk u mbyll realisht! Ai deklaron se nuk do ta zgjasë ndalimin 1-vjeçar të rrjetit social TikTok. Në një intervistë për Politico, kreu i qeverisë bëri me dije se kanë arritur një partneritet me platformën dhe se së shpejti […]

The post Mbyllja e TikTok/ Pasi dështoi ‘kokë e këmbë’, Rama: S’do ta zgjasim ndalimin 1-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Pas ndalimit, TikTok pritet të jetë sërish i aksesueshëm në Shqipëri!

By: gaze tare
19 December 2025 at 12:46

Pas disa muajsh ndalim, platforma sociale TikTok do të jetë sërish e aksesueshme në Shqipëri. Ky vendim vjen pas arritjes së një partneriteti midis TikTok dhe qeverisë shqiptare, që pritet të shoqërohet me masa të reja mbrojtëse për përdoruesit.

Në një intervistë për Politico, u bë me dije se autoritetet dhe platforma kanë punuar së bashku për të krijuar një kornizë sigurie, duke siguruar përdoruesit shqiptarë se aktiviteti i tyre në TikTok do të jetë i mbrojtur. Reagimi i TikTok ndaj vendimit fillestar për ndalim ka qenë surprizues për qeverinë, duke treguar një qasje të hapur dhe bashkëpunuese. Përfaqësuesit e platformës u treguan të gatshëm të dëgjojnë shqetësimet dhe kërkesat e autoriteteve shqiptare, një veprim që u vlerësua si pozitiv dhe konstruktiv.

Sipas informacioneve, gjatë javëve të ardhshme përdoruesit shqiptarë do të mund të aksesojnë sërish TikTok, ndërsa detajet e masave mbrojtëse do të prezantohen publikisht. Qeveria thekson se fokusi mbetet tek siguria e të dhënave dhe përdorimi i platformës në mënyrë të përgjegjshme. Ky rikthim pritet të ndikojë edhe në aktivitetin e krijuesve shqiptarë, të cilët do të kenë mundësinë të vazhdojnë të publikojnë përmbajtje dhe të angazhojnë audiencën e tyre pa ndërprerje.

Rikthimi i TikTok shihet si një hap i rëndësishëm drejt balancimit të inovacionit digjital me sigurinë kombëtare. Përdoruesit tashmë presin me padurim qasjen e platformës në vend, duke shpresuar që përvoja e tyre online të jetë më e sigurt dhe e kënaqshme.

The post Pas ndalimit, TikTok pritet të jetë sërish i aksesueshëm në Shqipëri! appeared first on iconstyle.al.

Rama për POLITICO: Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin e TikTok

By: lindita
19 December 2025 at 11:48

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvjeçar të platformës TikTok, pas asaj që ai e cilësoi si bashkëpunim konstruktiv me drejtuesit e rrjetit social. Në një intervistë për POLITICO, Rama u shpreh se qeveria është “e kënaqur me rezultatin” e bisedimeve dhe se së shpejti do t’u prezantohet qytetarëve një plan konkret bashkëpunimi me platformën.

Source

TikTok shmang ndalimin në SHBA

By: Rovena
19 December 2025 at 09:03

Pronari kinez i TikTok, ByteDance, ka nënshkruar një marrëveshje detyruese me investitorë amerikanë dhe globalë për pjesën kryesore të biznesit të tij në SHBA, siç u komunikua nga shefi i TikTokut, Shou Zi Chew, punonjësve të kompanisë.

Gjysma e bashkëpronësisë së përbashkët do t’i përkasë një grupi investitorësh, përfshirë Oracle, Silver Lake dhe firmën e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, MGX, sipas një memorandumi të dërguar nga drejtori ekzekutiv, raporton bbc.

Marrëveshja, e cila pritet të përfundojë më 22 janar, vjen pas viteve të përpjekjeve të Uashingtonit për ta detyruar ByteDancen të shesë operacionet e saj në SHBA për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë kombëtare. Ky vendim përkon me një marrëveshje të raportuar në shtator, kur presidenti amerikan, Donald Trump kishte shtyrë zbatimin e një ligji që do të ndalonte aplikacionin nëse nuk shitej.

Në memorandum, TikTok thekson se marrëveshja do t’u mundësojë më shumë se 170 milionë amerikanëve të vazhdojnë të eksplorojnë një botë mundësish të pafundme, brenda një komuniteti global aktiv.

Sipas marrëveshjes, ByteDance do të mbajë 19.9 për qind të biznesit, ndërsa Oracle, Silver Lake dhe MGX nga Abu Dhabi do të kenë nga 15 për qind secila. Një pjesë tjetër prej 30.1 për qind do të mbahet nga partnerët e investitorëve ekzistues të ByteDance.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar më parë se Oracle, e themeluar nga mbështetësi i Trumpit, Larry Ellison, do të licencojë algoritmin e rekomandimeve të TikTokut si pjesë e marrëveshjes. Kjo marrëveshje vjen pas një serie vonesash dhe sfidash në përpjekjet për ta finalizuar atë.

TikTok shmang ndalimin në SHBA

19 December 2025 at 08:48


Pronari kinez i TikTok, ByteDance, ka nënshkruar një marrëveshje detyruese me investitorë amerikanë dhe globalë për pjesën kryesore të biznesit të tij në SHBA, siç u komunikua nga shefi i TikTokut, Shou Zi Chew, punonjësve të kompanisë.

Gjysma e bashkëpronësisë së përbashkët do t’i përkasë një grupi investitorësh, përfshirë Oracle, Silver Lake dhe firmën e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, MGX, sipas një memorandumi të dërguar nga drejtori ekzekutiv, raporton bbc.

Marrëveshja, e cila pritet të përfundojë më 22 janar, vjen pas viteve të përpjekjeve të Uashingtonit për ta detyruar ByteDancen të shesë operacionet e saj në SHBA për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë kombëtare. Ky vendim përkon me një marrëveshje të raportuar në shtator, kur presidenti amerikan, Donald Trump kishte shtyrë zbatimin e një ligji që do të ndalonte aplikacionin nëse nuk shitej.

Në memorandum, TikTok thekson se marrëveshja do t’u mundësojë më shumë se 170 milionë amerikanëve të vazhdojnë të eksplorojnë një botë mundësish të pafundme, brenda një komuniteti global aktiv.

Sipas marrëveshjes, ByteDance do të mbajë 19.9 për qind të biznesit, ndërsa Oracle, Silver Lake dhe MGX nga Abu Dhabi do të kenë nga 15 për qind secila. Një pjesë tjetër prej 30.1 për qind do të mbahet nga partnerët e investitorëve ekzistues të ByteDance.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar më parë se Oracle, e themeluar nga mbështetësi i Trumpit, Larry Ellison, do të licencojë algoritmin e rekomandimeve të TikTokut si pjesë e marrëveshjes.

Kjo marrëveshje vjen pas një serie vonesash dhe sfidash në përpjekjet për ta finalizuar atë. /Telegrafi/

Sa kushton një “ushtri” botësh në internet?

18 December 2025 at 21:31


Manipulimi në rrjetet sociale dhe platformat online është kthyer në një biznes të mirëfilltë, ndërsa çmimi i krijimit të një “ushtrie” botësh ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin.

Këtë e tregon COTSI (Cambridge Online Trust and Safety Index), një indeks i ri i zhvilluar nga Universiteti i Cambridge, i cili monitoron tregun global të llogarive false.

Indeksi analizon të dhëna nga mbi 500 platforma online, përfshirë TikTok, Telegram, WhatsApp dhe Amazon, duke matur koston reale të blerjes së llogarive të rreme që përdoren për manipulim të opinionit publik, klikime të rreme, shpërndarje propagande apo mashtrime digjitale.

Sipas të dhënave, një nga elementët kryesorë për krijimin e botëve është verifikimi me SMS. Çmimi i këtij shërbimi ndryshon ndjeshëm në varësi të vendit.

Në Japoni, një verifikim SMS kushton mesatarisht rreth 4.9 dollarë, duke e bërë krijimin e llogarive false relativisht të shtrenjtë.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Rusi, ky çmim është shumë më i ulët, shpesh më pak se 30 centë.

Studiuesit kanë vërejtur gjithashtu se para zgjedhjeve kombëtare, çmimet e verifikimit për platforma të caktuara rriten deri në 15 për qind, çka tregon një rritje të kërkesës për llogari false në periudha politike të ndjeshme.

Sipas ekspertëve, këto të dhëna hedhin dritë mbi një ekonomi gri digjitale, e cila po ndikon gjithnjë e më shumë në informacionin online dhe në besimin e publikut. Indeksi COTSI synon të ndihmojë institucionet, platformat teknologjike dhe publikun që të kuptojnë më mirë përmasat dhe mekanizmat e manipulimit në internet. /Telegrafi/

Plagosja e Fabion Kuçit, dalin pamjet e reja

18 December 2025 at 18:16


Janë publikuar pamjet e momentit të plagosjes me armë të Fabion Kuçi, i njohur në TikTok si ‘Gucci’, ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Durrës.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel, Kuçi ka qenë në një lokal kur autori është futur dhe i ka drejtuar armën. I kapur në panik ai ka tentuar të fshihet pas shokut të tij që ndodhej pranë, por autori vijon t’i afrohet.

Më pas ai ka vrapuar duke u futur nga pjesa e banakut të lokalit.

Nga të shtënat ai ka mbetur i plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim tre persona.


Detaje nga plagosja për sherrin në Tik-Tok në Kamëz

By: redi
18 December 2025 at 16:28

Replikat në TikTok janë shkaku i një konflikti me armë zjarri në Kamëz. Mbrëmjen e së mërkurës policia e Kamzës mundi të vendosë në pranga 36-vjeçarin Fatmir Frroku, pasi ky i fundit për shkak të një konflikti në një ‘live’ TikTok rreth 3 javë më parë në zonën e Institutit plagosi të riun Mariglen Jata. Prokuroria e Tiranës e akuzon për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë…

Source

Autori i drejton armën në një lokal/ Dalin PAMJET e plagosjes së “Guccit” të Tik-Tok-ut

By: Brisi
18 December 2025 at 16:44

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga momentit i plagosjes me armë të Fabion Kuçi, i njohur në TikTok si ‘Gucci’, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Durrës. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga TCH, Guçi ka qenë në një lokal kur autori është futur dhe i […]

The post Autori i drejton armën në një lokal/ Dalin PAMJET e plagosjes së “Guccit” të Tik-Tok-ut appeared first on BoldNews.al.

Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

18 December 2025 at 07:24

Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në disa qytete kryesore të vendit, ku grupe adoleshentësh janë sulmuar midis njëri-tjetrit fare pranë ambienteve të shkollave në Sarandë, Shkodër dhe Durrës. Në një rast me pasojë tragjike humbjen e jetës. Dukshëm, vendimi i qeverisë […]

The post Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla appeared first on Reporter.al.

Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e Tik-Tok-ut

15 December 2025 at 17:41

Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën organizatat e medias se me kërkesë të qeverisë kishte vendosur të shtynte në fillim të shkurtit seancën e caktuar për të martën, ku do të shqyrtohej në themel padia e tyre kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për pezullimin e platformës sociale Tik-Tok në territorin e Shqipërisë. “Mbledhja e Gjyqtarëve […]

The post Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e Tik-Tok-ut appeared first on Reporter.al.

Aksidentohet Denisa e Kozakut, dërgohet me barrelë në spital

By: Elva
12 December 2025 at 20:18

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, ku është përfshirë Denisa Braci, bashkëshortja e TikTok-erit të njohur “Kozak”. Në video shihet, teksa Denisa dërgohej me barrelë drejt spitalit, ndërsa ndihmohej nga personeli mjekësor. Denisa është shtazënë në pritje të fëmijës së saj të dytë. Deri tani nuk janë bërë publike detaje për gjendjen e saj […]

The post Aksidentohet Denisa e Kozakut, dërgohet me barrelë në spital appeared first on BoldNews.al.

Dhuna digjitale ndaj grave në rritje, ligji shqiptar nuk flet për të

10 December 2025 at 16:08

Katër në dhjetë gra përballen me dhunë online dhe shumë prej tyre ndihen të pasigurta, kështu thonë të dhënat e grumbulluara nga UN Women, i cili ka nxjerrë në pah rrezikun që hasin gratë në Shqipëri përmes teknologjisë.

Sipas të dhënave të analizuara janë 1,804 raportime dhune në policinë e shtetit përmes teknologjisë ku ndër më të shpeshtat ishin keqpërdorimi i telefonit (36%) dhe përndjekja (33%).

Nga rastet rezultoi se gratë janë 1.3 herë më të ekspozuara ndaj dhunës online kryesisht te keqpërdorimi dhe dhunimi i privatësisë. Format të tjera të shpeshta të dhunës së hasur online ishin: zhvatja, bullizimi, gjuha e urrejtjes etj.

Statistikat shqetësuese

  • 83.1% e përdoruesve të internetit raportojnë rritje të dhunës online ndaj vajzave dhe grave.
  • 23.4% e grave që përjetuan dhunë online patën pasoja psikologjike; 45.3% e tyre u ndjenë të pasigurta.
  • 90% e dhunës online kryhet nga burra 15-44 vjeç; 66% e tyre jetojnë në zona urbane.
  • 70% e rasteve të dhunës online u hasën përmes platformës TikTok.

Dhuna online, pjesë e realitetit

Fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” këtë vit u fokusua te dhuna online. Zhvillimi i mjeteve të komunikimit ka transferuar dhunën nga “offline”“online”, duke e bërë këtë hapësirë një terren të rrezikshëm për gratë.

Sipas organizatave në Shqipëri, dhuna digjitale, veçanërisht ndaj grave, po rritet me shpejtësi, duke sjellë pasoja të rënda psikologjike dhe sociale.

“Në Linjën e Këshillimit ndeshim më shpesh raste ngacmimi dhe kërcënimesh online përmes rrjeteve sociale dhe aplikacioneve si WhatsApp, Telegram apo Signal”, tha për Citizens.al Ejnxhi Pepa nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza.

Pepa thotë se format më të përhapura përfshijnë përndjekjen digjitale, shantazhin me materiale intime, shpërndarjen pa pëlqim të imazheve, manipulimet “deepfake”, fyerjet dhe sulmet ndaj reputacionit, pa lënë mënjanë edhe hapjen e profileve të rreme, që sipas saj janë kthyer në raste të zakonshme.

Ajo thotë se tashmë këto lloje sulmesh po shënjestrojnë dhe aktivistë apo mbrojtës të të drejtave të njeriut.

“Këto forma të dhunës digjitale shpesh lidhen drejtpërdrejt me dhunën ‘offline’ dhe e përforcojnë atë”, shtoi Pepa.

Rritje e raportimeve, sfida institucionale

Nga janari në nëntor 2025, Ministria e Brendshme ka regjistruar 439 raste dhune kibernetike me 600 postime online, 73% prej të cilave u raportuan vetëm në Tiranë. Ndërkohë, gjatë dy viteve të fundit (2024-2025), linja 116-117 raportoi për 705 gra dhe vajza që kanë kërkuar ndihmë për dhunë digjitale.

“Tendenca ka qenë në rritje për disa vite, por veçanërisht kohët e fundit kemi marrë shumë më tepër raste të përndjekjes online, shantazhit dhe shpërndarjes së imazheve intime,” tha Ejnxhi Pepa.

Megjithatë, trajtimi institucional mbetet problematik.

“Shumë gra dhe vajza e kanë pezulluar denoncimin për shkak të pengesave proceduriale. Kërkesa nga gjykatat për adresën fizike të dhunuesit online është absurde kur agresorët përdorin profile anonime”, argumenton Ines Leskaj nga AWEN duke nxjerrë në pah të metën kryesore të sistemit.

Gratë nga komunitetet e margjinalizuara, vajzat me aftësi të kufizuara, komuniteti LGBTIQ+ dhe gratë në zonat rurale janë më të ekspozuara ndaj kësaj dhune.

Sipas Altin Hazizaj, drejtues i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), i cili menaxhon edhe Qendrën Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri (ISigurt.al), grupmosha më e prekur është ajo e adoleshencës dhe rinisë së hershme, si për djemtë ashtu edhe për vajzat.

“Por çka të bën përshtypje është se gjatë 3 viteve të fundit është rritur edhe numri i ankesave nga zonja në moshë më të madhe plus 40 apo 50 vjeç”, shprehet Hazizaj, duke shtuar se kjo situatë flet për shtrirjen e gjerë të internetit dhe nivelin e pamjaftueshëm të aftësive dixhitale në mosha më të mëdha.

Pranë ISigurt.al gjatë vitit 2024 thuajse 60% e të gjitha ankesave të raportuara kanë të bëjnë me një formë të dhunës me bazë gjinore.

“70-80 përqind e viktimave online janë vajza dhe gra të reja, ndonëse ato jo gjithnjë preferojnë të raportojnë vetë, por nëpërmjet një të njohuri, shoku apo shoqeje apo mësuesi”, tha për Citizens.al Altin Hazizaj, drejtuesi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA).

Rastet e raportuara në këtë platformë janë shtuar pas pandemisë së Covid-19.

“Në vitin 2023 ne trajtuam diku tek 300 ankesa, ndërsa në vitin 2024 ato u rriten tek 409 raste të regjistruara. Këtë vit vetëm në gjashtë muajt e parë ne kemi trajtuar më shumë se 400 incidente kibernetike”, sjell në vëmendje Altin Hazizaj.

Boshllëqe ligjore dhe nevoja për reforma

Shqipëria nuk ka ende një përkufizim ligjor për dhunën online. Ejnxhi Pepa thotë se përgjithësisht organizatat dhe institucionet i referohen përkufizimit të ekspertëve ndërkombëtarë të Këshillit të Evropës në veprimtarinë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (GREVIO).

Por brenda dhjetorit pritet të kalojë në Kuvend drafti i ligjit “Për parandalimin dhe mbrojtjen ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, i cili përfshin për herë të parë edhe dhunën digjitale.

“Ligji do ta përkufizojë si çdo veprim që kryhet ose rëndohet përmes teknologjisë dhe cenon të drejtat e viktimës”, thekson Ejnxhi Pepa.

Sipas draftit paraprak, dhuna online përfshihet në Nenin 10 ku flitet për “dhunën e lehtësuar nga teknologjia”. Ky nen e përcakton dhunën e lehtësuar nga teknologjia si çdo veprim që kryhet përmes mjeteve digjitale pa pëlqim dhe që shkakton dëm fizik, emocional apo social.

Ai përfshin gjuhën e urrejtjes, shpërndarjen e imazheve intime pa pëlqim, përndjekjen dhe ngacmimin digjital. Në thelb, neni synon të mbrojtje nga abuzimet online që cenojnë sigurinë dhe dinjitetin.

Pepa dhe Leskaj mendojnë njësoj se strukturat ekzistuese për krimet kibernetike janë të pamjaftueshme në Shqipëri.

“Zvarritja dhe mbivendosja e çështjeve në polici dhe prokurori ngadalësojnë së tepërmi marrjen e masave,” vëren Leskaj teksa tregon se aktualisht krimet kibernetike mundet të denoncohen dhe ndiqen në prokurori, por rezultatet e tyre vonojnë.

Nga ana tjetër, Pepa citon monitorime të GREVIO-s, sipas së cilave strukturat shqiptare nuk janë të trajnuara për dimensionin gjinor dhe kjo qasje ende nuk është integruar me mekanizmat e mbrojtjes nga dhuna.

Ajo shton se Shqipërisë i mungojnë edhe protokollet e unifikuara për trajtimin e rasteve të dhunës digjitale dhe po kështu infrastruktura teknike për ruajtjen dhe sigurimin e provave.

“Këto boshllëqe synohen të përmirësohen me ndryshimet e fundme të legjislacionit”, shprehet Leskaj duke iu referuar ligjit të ri.

Por sipas Pepës po aq urgjente janë edhe fushatat e ndërgjegjësimit, pasi ka prirje për të mos i raportuar rastet.

“Nënraportimi mbetet shumë i lartë. Në nivel vendor, Mekanizmat e Koordinuar të Mbrojtjes nga Dhuna duhet të forcohen për të garantuar një reagim të shpejtë, të unifikuar dhe të ndjeshëm gjinor për çdo rast”, përfundon ajo.

Altin Hazizaj shprehet se kuadri ligjor ka nevojë të forcohet sa më shpejt dhe se duhen ligje sipas modelit të BE-së dhe jo “modeleve që krijohen ndonjëherë nga halli në Shqipëri”.

“Mungesa e shumë krimeve që ndodhin në hapësirën kibernetike në Kodin Penal e bën mbrojtjen e viktimave të vështirë”, thekson më tej Hazizaj.

Hazizaj shprehet se vitin e ardhshëm Shqipëria duhet të zbatojë një nga aktet më të rëndesishme të BE-së, ligjin e shërbimeve digjitale (DSA).

“Kjo do te na zgjidhte edhe problemin e dytë kryesor, përgjegjësinë që kanë të gjitha platformat online, faqet, profilet etj., për të respektuar të drejtat bazë të çdo individi edhe në hapësirën kibernetike”, përfundon Hazizaj.

Lexoni gjithashtu:

The post Dhuna digjitale ndaj grave në rritje, ligji shqiptar nuk flet për të appeared first on Citizens.al.

Nga TikTok-u te thika: adoleshentët vriten pranë shkollave, institucionet flenë!

By: Elva
5 December 2025 at 18:43

TikTok është fajtor për vrasjet e adoleshentëve në vend. Ky ishte arsyetimi i kryeministrit, vitin që shkoi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani vetëm disa metra larg shkollës. Për të shmangur këto tragjedi, kryeministri vendosi ta “dëbojë” rrjetin social nga vendi ynë. Por teksa shënon pothuajse një vit nga mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, një […]

The post Nga TikTok-u te thika: adoleshentët vriten pranë shkollave, institucionet flenë! appeared first on BoldNews.al.

Vdes 15-vjeçari i therur nga bashkëmoshatari në Durrës, gjithçka nisi në Tik-Tok

4 December 2025 at 23:45


Erjon Boba, 15 vjeçari i cili mbeti i plagosur nga goditja me thikë disa ditë më parë në qytetin e Durrësit ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në reanimacionin e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

15-vjeçari ishte shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, pasi u trajtua fillimisht në spitalin e Durrësit pas plagëve që kishte marrë në trup si pasojë e goditjeve me thikë, gjë të cilat i kanë prekur organet jetësore ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve përgjatë këtyre ditëve, Erjon Boba ka ndërruar jetë.

Ndërkaq, më herët, Adem Babo, i ati i 15 vjeçarit ka treguar se deri në atë moment gjendja e djalit të tij ishte kritike.

Gjendja e djalit është mjaft kritike. Ai po lufton me infeksionin e mushkërisë po ashtu edhe ato të trurit. Është akoma në intubim. Gjendja e tij është mjaft e rëndë. Nuk e di se çfarë apeli të bëj! Ka 10 ditë që po lufton për jetën, 4 ditë ka ndenjur në spitalin e Durrësit, pastaj për shkak të komplikacioneve e kanë transferuar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Djali ka pasur disa goditje në organet jetësore. Ka pasur goditje në stomak, ka pasur 2 goditje të vogla në zemër që kanë përshkuar zemrën. Ka pasur një goditje të thellë në këmbë. Por goditja më fatale që po na mundon më shumë sot sipas mjekëve është ajo e mushkërisë që ka marrë infeksion dhe që po e komplikon shumë gjendjen e tij. Mjekët po përpiqen maksimalisht ta trajtojnë mirëpo gjendja e tij është mjaft e rëndë”, theksoi Adem Babo/RTSH.

❌
❌