Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 February 2026Main stream

Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

By: Mira Leka
2 February 2026 at 10:45

Rënia e eksporteve drejt Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa importet rriten më 2025, po e kthen tregtinë rajonale nga një burim suficiti në një presion të ri mbi ekonominë shqiptare. Në dy vjet, Shqipëria ka humbur rreth 12 miliardë lekë suficit vetëm me Kosovën dhe mbi 5 miliardë lekë eksporte me Serbinë, ndërsa importet nga rajoni po rriten me ritme 5 – 20% në vit. Nga një suficit...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shqipëria po humbet tregjet e rajonit appeared first on Revista Monitor.

Kriza e eksporteve

By: Mira Leka
2 February 2026 at 09:55

Në rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë   Eksportet kanë hyrë në një krizë të thellë, nga e cila nuk duket se po dalin. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se shitjet jashtë vendit kanë shënuar rënie në vitin 2025, për të tretin vit radhazi, ndonëse ritmet janë ngadalësuar në krahasim me 2024-n. INSTAT raportoi se gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kriza e eksporteve appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Manjani: Prodhuesit shqiptarë të rrisin përdorimin e inovacionit

29 January 2026 at 19:03

TIRANË, 29 janar /ATSh/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) organizoi ditën e sotme një aktivitet në kuadër të prezantimit të platformës ExportON 2026.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, e pranishme në këtë tryezë, theksoi nevojën që prodhuesit shqiptarë të kalojnë në një nivel më të avancuar, përmes zinxhirëve të prodhimit me cikël të mbyllur, rritjes së përdorimit të inovacionit dhe forcimit të infrastrukturës së cilësisë sipas standardeve të BE-së.

Në aktivitetin e organizuar nga AIDA u mblodhën përfaqësues të institucioneve qendrore, autoriteteve rregullatore, sistemit financiar, organizatave të biznesit dhe sipërmarrjeve prodhuese e eksportuese, duke krijuar një platformë gjithëpërfshirëse dialogu mbi sfidat dhe perspektivat e sektorit.

Nga ana e qeverisë dhe institucioneve qendrore morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë, si dhe drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Doganave dhe Metrologjisë, të cilët adresuan çështje fiskale, doganore, monetare dhe të infrastrukturës së cilësisë, me ndikim të drejtpërdrejtë në prodhim dhe eksport.

Në tryezë kontribuuan gjithashtu Këshilli Ekonomik Kombëtar, Pro Export Albania, përfaqësues të industrisë së çimentos, industrisë së plastikës, si dhe shoqata të tjera të sektorëve të manifakturës, duke sjellë problematika konkrete dhe propozime për politika mbështetëse.

Gjatë diskutimeve u identifikuan sfida kryesore si mungesa e fuqisë punëtore, kostot e certifikimeve dhe teknologjisë, çmimet e energjisë dhe sfidat mjedisore.

/e.i/a.f/

The post Manjani: Prodhuesit shqiptarë të rrisin përdorimin e inovacionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama për eksportet: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve

By: redi
28 January 2026 at 15:30

Kryeministri Edi Rama thotë se eksoportuesit shqiptarë nuk duhet të humbin kohë me burokraci në dogana, por të mbështeten te digjitalizimi. Po ashtu Rama shtoi edhe se pse janë vendosur instrumenta financiare për ndërmarrjet eksportuese, uke ulur rriskun e tyre përballë bankave tregtare, thithja e këtyre fondeve është e ulët. “Sa më shumë të fusim lëndë të parë të përpunuar në vend…

Source

Eksportet ishin sa 39% e importeve në 2025-n, niveli më i ulët në 14 vite

21 January 2026 at 12:00

Për dekada, Shqipëria bëri hapa para në rritjen e eksporteve duke përmirësuar bilancin e saj tregtar dhe varësinë nga importet, por në tre vitet e fundit, situata ka ndryshuar në të kundërt. Treguesi i mbulimit të importeve me eksport shënoi 39% në vitin 2025, niveli më i ulët në 14 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Pas vitit 2022, vërehet një përkeqësim i shpejtë i raportit, çka tregon një zgjerim të fortë të deficitit tregtar, ku importet po rriten ndjeshëm më shpejt se eksportet, teksa eksportet po humbasin konkurrueshmërinë (shiko grafikun e mëposhtëm).

Vitin e kaluar eksportet shënuan 346,2 miliardë lekë më rënie vjetore mbi 6 për qind. Nga ana tjetër importet shënuan 887,2 miliardë lekë më rënie vjetore vetëm 0.8%. Rënia më e madhe e eksporteve sesa importit ka përkeqësuar raportin e mbulimit.

Në mungesë të prodhimit nga rënia e sektorëve të bujqësisë dhe turizmit, ekonomia e vendit po rrit varësinë nga importet. Nga ana tjetër, rritja e kërkesës nga turizmi po shoqërohet me rritje më të shpejtë të importeve se sa prodhimit.

Eksportet tona mbeten të përqendruara në pak sektorë me vlerë të shtuar të ulët ose të paqëndrueshme, si fasoneria, lëndët e para minerare dhe energjia elektrike, të cilat varen fort nga ciklet ndërkombëtare dhe kushtet klimatike. Kjo po i bën eksportet të paqëndrueshme dhe të paafta për të ndjekur ritmin e rritjes së importeve në periudha zgjerimi ekonomik.

Forcimi i lekut në vitet e fundit ka ulur vlerën në lekë të eksporteve dhe njëkohësisht ka bërë importet relativisht më të lira, duke penalizuar konkurrueshmërinë e eksporteve dhe duke nxitur më tej importet.

Të dhënat historike tregojnë se gjatë dekadës së fundit ecuria e eksporteve ka qenë e paqëndrueshme. Që nga viti 2015, shitjet jashtë vendit kanë rënë për 7 vite (2015, 2016, 2019, 2020, 2023, 2024, 2025) dhe janë rritur vetëm në 2017-2018 dhe 2021-2022, kur ishte rikuperimi nga pandemia.

Tendenca e eksporteve përkon dhe më rënien e euros, që ka nisur që nga viti 2015, kur monedha e përbashkët këmbehej me gati 140 lekë, duke rënë gradualisht çdo vit, për të zbritur për herë të parë në histori poshtë 100 lekëve në gusht 2024 dhe duke ndenjur poshtë këtij niveli dhe në 2025-n, duke u mbyllur me një mesatare vjetore prej 97.8 lekë, me një nënçmim prej gati 30%.

Sektorët prodhues të vendit kanë hyrë në një cikël krize të zgjatur duke zbehur perspektivën e eksporteve edhe në vitin në vijim./ B.Hoxha

Kriza e eksporteve, në rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë

Burimi: INSTAT

The post Eksportet ishin sa 39% e importeve në 2025-n, niveli më i ulët në 14 vite appeared first on Revista Monitor.

Eksportet në krizë të thellë! Rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë

By: Ela
19 January 2026 at 13:19

Eksportet kanë hyrë në një krizë të thellë, nga e cila nuk duket se po dalin. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se shitjet jashtë vendit kanë shënuar rënie në vitin 2025, për të tretin vit radhazi, ndonëse ritmet janë ngadalësuar në krahasim me 2024-n. INSTAT raportoi se gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave […]

The post Eksportet në krizë të thellë! Rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Eksportet turke në Ballkan arritën në 25.3 miliardë dollarë në 2025

18 January 2026 at 11:23

ANKARA, 18 janar /ATSH-AA/ – Eksportet e Turqisë drejt vendeve të Ballkanit u rritën me 8.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 25.258 miliardë dollarë, me Rumaninë si destinacionin kryesor me 7.9054 miliardë dollarë.

Ndërsa politikat proteksioniste po intensifikohen në tregtinë globale dhe vendet po hyjnë në një periudhë sfiduese në marrëdhëniet e tyre tregtare, Turqia po rrit integrimin e saj me vendet në afërsi të saj të menjëhershme dhe po i çon eksportet e saj në nivele më të larta.

Marrëdhëniet afatgjata midis Turqisë dhe vendeve të Ballkanit mbështeten nga programet e delegacioneve dhe takimet e tryezës së rrumbullakët ku marrin pjesë zyrtarë të lartë qeveritarë dhe përfaqësues të biznesit dhe këto kontakte kanë ndikuar pozitivisht në eksportet e Turqisë në rajonin e Ballkanit.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar nga të dhënat e Këshillit të Eksportuesve të Turqisë (TIM), në vitin 2025 në rajonin e Ballkanit, i cili përfshin Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën (BeH), Bullgarinë, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë dhe Greqinë, u realizuan gjithsej 25.258 miliardë dollarë eksporte.

Eksportet në rajonin e Ballkanit u rritën me 8.1 për qind gjatë gjithë vitit, ndërkohë me Rumaninë janë realizuar eksportet më të larta midis vendeve në rajon, duke arritur në total 7.9054 miliardë dollarë.

Rumania u pasua nga Bullgaria me 4.6994 miliardë dollarë, Greqia me 3.4734 miliardë dollarë, Sllovenia me 3.1926 miliardë dollarë dhe Serbia me 2.011 miliardë dollarë.

Gjatë së njëjtës periudhë, eksportet në Kosovë arritën në 882.9 milionë dollarë, në Shqipëri 819.8 milionë dollarë, në Bosnjë e Hercegovinë 741.6 milionë dollarë, në Kroaci 732.7 milionë dollarë, në Maqedoninë e Veriut 635.7 milionë dollarë dhe në Mal të Zi 162.9 milionë dollarë.

– Eksportet në rajonin e Ballkanit u rritën në 10 vende

Në vitin 2025, midis vendeve të Ballkanit, Sllovenia krahasuar me vitin 2024 shënoi rritjen më të madhe të eksporteve të bazuara në vlerë, me 692.9 milionë dollarë. Ajo pasohet nga Rumania me 378.1 milionë dollarë, Bullgaria me 300.6 milionë dollarë, Serbia me 228.9 milionë dollarë, Greqia me 149.4 milionë dollarë, Kosova me 91.8 milionë dollarë, Kroacia me 89.6 milionë dollarë, Bosnjë e Hercegovina me 29.5 milionë dollarë, Maqedonia e Veriut me 14.1 milionë dollarë dhe Mali i Zi me 7 milionë dollarë.

Gjatë kësaj periudhe, eksportet në Shqipëri u ulën me 98.7 milionë dollarë.

– Eksportet e Stambollit në Ballkan tejkaluan 10 miliardë dollarë

Duke parë shpërndarjen e eksporteve në vendet e Ballkanit sipas provincave, shihet se eksportet e Stambollit në këtë rajon arritën në 10 miliardë e 185.7 milionë dollarë.

Vitin e kaluar, eksportet totale të kryera nga Stambolli arritën në 95.2 miliardë dollarë dhe eksportet e kreyera drejt vendeve të Ballkanit nga Stambolli u përllogaritën 10.7 për qind të këtij totali.

– Sektori industrial kryeson në eksporte

Sektori industrial spikati në eksportet në rajonin e Ballkanit vitin e kaluar. Nën shtrukturën e grupit industrial, industria automotive ishte sektori që eksportoi më shumë në rajon, me 5.044 miliardë dollarë.

Industria automotive u pasua nga kimikatet dhe produktet kimike me 4.271 miliardë dollarë, hekuri dhe metalet jo-ngjyra me 2.089 miliardë dollarë, elektrike dhe elektronike me 1.5713 miliardë dollarë dhe mobilje, letër dhe produkte pyjore me 1.01 miliardë dollarë.

Sipas të dhënave të TIM (Shoqata e Eksportuesve të Turqisë), sasia dhe ndryshimi i eksporteve drejt vendeve të Ballkanit në vitet 2024 dhe 2025 janë si më poshtë:

1 JANAR – 31 DHJETOR
VENDI 2024 (DOLLARË) 2025 (DOLLARË) NDRYSHIMI (PËR QIND)
RUMANIA 7.527.320,93 7.905.398,60 5,0 %
BULLGARIA 4.398.817,07 4.699.446,41 6,8 %
GREQIA 3.324.031,64 3.473.449,24 4,5 %
SLLOVENIA 2.499.693,90 3.192.594,00 27,7 %
SERBIA 1.782.318,83 2.011.220,23 12,8 %
KOSOVA 791.183,74 882.939,70 11,6 %
SHQIPËRIA 918.502,97 819.767,65 10,7 -%
BOSNJË E HERCEGOVINA 712.118,57 741.614,34 4,1 %
KROACIA 643.171,45 732.748,35 13,9 %
MAQEDONIA E VERIUT 621.596,71 635.653,44 2,3 %
MALI I ZI 155.932,95 162.912,54 4,5 %

 

/os/

The post FOKUS – Eksportet turke në Ballkan arritën në 25.3 miliardë dollarë në 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paradoksi me fishekzjarret: Shqipëria nyje piroteknike e rajonit

13 January 2026 at 15:20

Shqipëria e ka të kufizuar me ligj shitjen dhe shpërthimin e fishekzjarreve. Megjithatë, sasi të mëdha hyjnë dhe dalin çdo vit nga vendi dhe përdorimi i tyre është i rregullt thuajse çdo mesnatë.

Të dhënat doganore, raportet dhe përgjigjiet zyrtare ndaj Citizens.al tregojnë për një paradoks: një sektor formal i mbyllur për qytetarët, por me qarkullim të gjerë tregtar.

Paralelisht një rrjet tregu në të zezë, që gjen hapësirë në rrjetet sociale, teksa përdorimi i tyre dyshohet se devijon edhe në aktivitetin kriminal.

Një treg i ndaluar për qytetarët, por në volume aktive

Në vitin 2018 qeveria kufizoi tregtimin dhe përdorimin e fishekzjarreve. Prej asaj kohe, ato lejohen vetëm për subjekte të licencuara dhe për aktivitete të kontrolluara publike në periudha të caktuara të vitit.

Megjithatë, statistikat doganore për periudhën 2020-2025 tregojnë se dhjetëra tonelata fishekzjarre janë importuar çdo vit, kryesisht nga Kina dhe shpesh përmes shtetesh tranzite nga Bashkimi Europian si Sllovenia, Bullgaria, Italia apo dhe Greqia.

Në total gjatë kësaj periudhe janë importuar rreth 485 tonë, duke kulmuar me vitin 2024 (195 tonë). Një volum relativisht i lartë për një vend ku përdorimi privat është i kufizuar.

Kjo krijon një mospërputhje thelbësore mes masave rregullatore dhe realitetit tregtar. Kush e përdor këtë sasi dhe ku përfundojnë ato?

Gjatë gjithë periudhës 2020-2025 Shqipëria eksportoi 5 herë më shumë fishekzjarre sesa importoi (totali 2,440 tonë), fakt që sugjeron përdorimin e stoqeve ose rolin e vendit tonë si pikë prodhimi, grumbullimi dhe ri-shpërndarjeje.

Ky profil duket se po e shndërron Shqipërinë në një nyje të rëndësishme, ku mallra të ndaluara për përdorim privat qarkullojnë në volume të mëdha, duke rritur rrezikun e kontrabandës dhe humbjes së kontrollit institucional.

Kina rezulton burimi dominues i fishekzjarreve që hyjnë në Shqipëri, ndërsa Bullgaria (688 tonë), Çekia (511 tonë), Rumania (348 tonë), Polonia (335 tonë) dhe Kosova (90 tonë) janë destinacionet kryesore të eksporteve. Vlen të theksohet se për dy vite, destinacion eksporti ka qenë dhe Bjellorusia (140 tonë).

Asokohe Bjellorusia ishte nën sanksione të BE-së për shkelje të të drejtave të njeriut dhe rolin e saj në konfliktin Rusi-Ukrainë. Sanksionet ndalonin eksportet e mallrave që mund të kontribuonin në zgjerimin e represionit të regjimit të Lukashenkos dhe kapacitetet e industrisë ushtarake.

Shqipëria ndoqi në përputhje sanksionet në fjalë, megjithatë sikurse tregojnë të dhënat doganore, eksportet drejt një vendi që ishte subjekt i sanksioneve për individë dhe disa kategori mallrash ngre pikëpyetje për shmangien e këtyre kufizimeve, apo ri-interpretim të masave. 

Kjo çështje kërkon verifikim më të thellë të kontratave, destinacionit final, dhe nëse ngarkesat u përdorën realisht për qëllime të tjera.

Pak kompani, shumë përgjegjësi

Importet dhe eksportet e fishekzjarreve në Shqipëri realizohen nga një numër i kufizuar kompanish të licencuara.

Ilustrim, sasi fishekzjarresh e e kapur kontrabandë në Shqipëri/Citizens.al

Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), i cili kontrollon transferimet e mallrave ushtarake, lëndëve plasëse dhe artikujve piroteknikë, tha për Citizens.al se aktualisht në Shqipëri ka vetëm katër kompani “të licensuara për import-eksport fishekzjarresh”.

Shqyrtimi i deklarimeve tregtare nga Citizens.al tregoi se dy prej katër kompanive u themeluan në vitin 2022 teksa njëra prej tyre (Panda-T-AL) nuk ka depozituar asnjë bilanc vjetor. 

Nga viti 2018, kur u vendos kufizimi i tregtimit dhe përdorimit të fishekzjarrëve, sektori ka pasur vetëm rritje fitimesh.

Në vitin 2018 dy kompanitë që operonin në këtë treg (Arpi dhe Arpiko Trade) deklaronin rreth 36,500 euro fitime totale. Ndërkohë, në vitin 2024 fitimi ishte 2,740 herë më i lartë (rreth 1 milion euro).

Në total në 6 vite nga kufizimi i përdorimit të fishekzjarreve (2018-2024) kompanitë që merren me tregtimin e tyre kanë fituar rreth 3 milionë euro. 

Sigurisht këto kompani merren edhe me veprimtari të tjera, por kjo shifër është tregues domethënës se me fishekzjarret  “punët po ecin mirë”.

Përqendrimi i tregut e bën teorikisht më të lehtë kontrollin, ashtu si e bën edhe më të rrezikshëm devijimin, nëse një hallkë e zinxhirit – prodhimi, magazinimi, transporti apo shpërndarja – del jashtë mbikëqyrjes së autoriteteve.

Deri më sot nuk ka një analizë apo raport publik mbi humbjet e mundshme gjatë magazinimit, sasitë e asgjësuara, apo diferencat mes importeve dhe eksporteve.

Nga festat publike te rreziku i grupeve kriminale

Festa me fishekzjarre e mbrëmjes së fundvitit në Shqipëri tregoi edhe njëherë se sa i pakontrolluar është tregu.

Teksa autoritetet deklarojnë dhe ndjekin me bujë aksione sporadike policore të kapjes së disa dyqaneve dhe tregtarëve të dorës së dytë, ato shiten lirshëm online dhe në rrjetet sociale – një faqe e reklamon aktivitetin madje si “Fishekjzarre taxi”.

Në mungesë të një rregullatori të fortë për tregun, çdo produkt që del jashtë kontrollit institucional është potencialisht i paligjshëm dhe rrezik për t’u devijuar në përdorim nga grupet kriminale. 

Praktika e nxjerrjes së pluhurit piroteknik nga fishekzjarret për ndërtimin e bombave artizanale është e njohur në vende të tjera europiane. Rastet e atentateve me eksplozivë të tillë në vendet e Evropës Perëndimore janë kthyer në një shqetësim permanent.

Ndërkohë, kombinimi i volumeve të larta të import-eksportit, ndalimit të përdorimit privat dhe kontrollit të fragmentuar, krijon një terren të favorshëm në Shqipëri për grupet kriminale që kërkojnë lëndë plasëse të lehta për t’u siguruar dhe të vështira për t’u gjurmuar.

Punishte artizanale dhe sasi fishekzjarresh kontrabandë e kapur në Shqipëri/Citizens.al

Faktet tregojnë se autoritetet nuk janë në lartësinë e duhur për ta parandaluar prirjen. Përgjigjjet e Prokurorisë së Përgjithshme për Citizens.al tregojnë se organet ligjzbatuese fokusohen kryesisht te pasojat penale, jo te zinxhiri i furnizimit.

Hetimet nisin dhe statistikat mbahen pasi shpërthimet ndodhin, ndërsa nuk ka një databazë të centralizuar që lidh apo ngre dyshime për: fishekzjarret me lëndët plasëse të përdorura në atentate.

Ekspertimi teknik kryhet nga Laboratori Qendror i Kriminalistikës, Sektori i Balistikës, si dhe në Njësinë Speciale Antieksplozivë të Repartit RENEA, por pa një profilizim sistematik kimik, që të gjurmojë origjinën tregtare të materialit të përdorur në bomba artizanale.

Rasti i fishekzjarreve në Shqipëri tregon se ndalimi ligjor, pa transparencë dhe gjurmueshmëri, nuk është i mjaftueshëm. Pa auditim të plotë të zinxhirit tregtar dhe pa lidhje të drejtpërdrejtë mes doganave, licencimit dhe hetimit, tregu formal rrezikon të bjerë në dorën e krimit të organizuar.

Fishekzjarret janë të ndaluara për qytetarët, por jo të pakapshme për krimin. Të dhënat tregojnë qartë për një ekonomi piroteknike aktive, të ligjshme në letra, por me boshllëqe reale kontrolli.

Pyetja që mbetet është, jo nëse ndalimi ekziston, por sa i aftë është shteti shqiptar ta garantojë që një mall i ndaluar si fishekzjarret, të mos kthehet në armë të rëndomtë për krimin.

Lexo gjithashtu:

The post Paradoksi me fishekzjarret: Shqipëria nyje piroteknike e rajonit appeared first on Citizens.al.

Shqipëria dhe Maqedonia partnerët kryesorë/ Çfarë eksportoi më shumë Kosova në 2025-ën

By: Brisi
2 January 2026 at 10:00

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbeten dy partnerët më të rëndësishëm tregtarë për Kosovën, duke mbuluar pjesën më të madhe të eksporteve. Vlera e përgjithshme e eksporteve ka qenë mbi 110 milionë euro. Kosova ka përmbyllur vitin 2025 me një performancë të qëndrueshme në fushën e eksporteve, duke dëshmuar se prodhuesit vendorë po fitojnë gjithnjë […]

The post Shqipëria dhe Maqedonia partnerët kryesorë/ Çfarë eksportoi më shumë Kosova në 2025-ën appeared first on BoldNews.al.

Eksportet, rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

17 December 2025 at 12:03

Pas një përmirësimi të lehtë në tetor, eksportet e mallrave shqiptare jashtë vendit shënuan rënie vjetore me 6.9% në nëntor, teksa në të gjithë 11 -mujorin tkurrja ishte 7%, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Në këtë 11-mujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 319 mld lekë, duke u ulur me 24 miliardë lekë ose 7%.

Më herët, INSTAT kishte raportuar se vlera zyrtare e eksporteve ishte rritur me 3.5% në 8-mujor. Kjo rritje kishte ardhur tërësisht për shkak të përfshirjes në llogaritje të mallrave që kalojnë nga Shqipëria tranzit drejt Kosovës, çka pothuajse dyfishoi artificialisht shitjet drejt Kosovës, duke ndikuar dhe në përmirësimin e shifrës totale.

Por, rritja e fortë e eksporteve me Kosovën kishte të bënte me faktin se që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte, duke ndikuar në zgjerimin e fortë të eksporteve në vlerë, konkretisht të grupit minerale, lëndë djegëse dhe energji.

Sipas të dhënave të rishikuara të INSTAT, ndikimin në tendencën rënëse si në shtator dhe për 11 mujorin e ka dhënë grupi materiale ndërtimi e metale, si rrjedhojë e mbylljes së aktivitetit të Kurum dhe më pak minerale, lëndë djegëse e energji. Eksportet e tekstileve e këpucë u rikuperuan në shtator dhe për 11 mujorin janë me një rënie -1.2%.

Si njëmbëdhjete mujor, importet janë ulur me 1,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024

Gjatë muajit Nëntor 2025, në rënien e eksporteve prej 6,9%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,0 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me -1,0 pikë përqindje. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,4 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me nga +0,3 pikë përqindje.

Deficiti tregtar arriti vlerën 488 mld lekë në 11 mujor, duke u rritur me 3,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Eksporte e tekstile e këpucë në rënie të vazhdueshme

Eksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë muajve të parë të këtij viti, me rënie e rritje të lehta.

Në nëntor eksportet në këtë grup ranë me -3.2%, pas rritjes se lehtë në shtator. Bizneset e sektorit pohojnë se situata po bëhet gjithnjë e më vështirë nga rënia e kërkesës në tregjet ndërkombëtarë dhe rritja e kostove të brendshme që po largon klientët nga Shqipëria. Për 9-mujorin tendenca është negative e lehtë, me një rënie prej -1.2% me bazë vjetore.

Sektori është në vështirësi dhe falimentet po shtohen dita e ditës. Sipas tyre prodhimi i veshjeve dhe këpucëve në të gjithë Europën dhe në Shqipëri është në vështirësi për shkak të konkurrencës së veshjeve nga aplikacionet Kineze Shein dhe TEMU.

Materiale ndërtimi i kthehen rritjes

“Materialet e ndërtimit dhe metalet”  pas një rënie të vazhdueshme këtë vit u rriten në tetor dhe nëntor. Gjatë muajit të kaluar eksportet në këtë grup u rriten me 2.7%. Për 10–mujorin, ky grup ra me 27.6%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Ushqime pije e duhan  me rënie në nëntor

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon rritje, por në nëntor edhe eksportet në këtë grup ranë me -5.2%.  Fermerët pohuan se sezoni i ngrohte në Rajon ka ulur kërkesën për prodhim nga vendi ynë. Në janar-nëntor, ky grup u rrit me 5.8%, teksa në nëntor eksportet në këtë grup ranë.  Eksportet e ushqimeve  dhe pijeve u rriten në sasi  më shumë se në në vlerë në janar -nëntor me rreth 5.8 për qind më shumë se njëjta periudhë e vitit të mëparshëm, për shkak të shtimit të shitjeve jashtë vendit të shalqirit. Rritja e eksporteve të bostanorëve shtoi sasinë por jo vlerën, pasi një kilogram prej tyre shitet me lirë se sa një kilogram perime.

Minerale, lëndë djegëse, energji, përmbyset rritja!

Deri për 8 mujorin, INSTAT raportoi një rritje prej 51% për grupin e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë, që në fakt u ndikua nga llogaritja e ri eksporteve drejt Kosovës, si eksporte shqiptare.

Pas rishikimit të shifrave, për 11 mujorin, INSTAT raportoi që shitjet e këtij grupi, që realisht ndikohen kryesisht nga nafta e Bankers Petroleum dhe energjia elektrike, kanë rënë me -8.6%, duke u kthyer në realitet. Në nëntor eksportet në këtë grup shënuan rënie vjetore me -25.6%.

Makineritë e pajisjet rriten në nëntor

Grupi “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”  iu kthye rritjes në nëntor me 3.5%, ndërsa për 11 mujorin zgjerimi është 5.5%. Ky grup po vuan zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore.

Rritet deficiti tregtar

Deficiti tregtar i këtij muaji është 49 mld lekë, duke u rritur me 5,4%, krahasuar me Tetor 2024 dhe me 1,6%, në krahasim me Shtator 2025. Në këtë dhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 291 mld lekë, duke u ulur me 7,0%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 737 mld lekë, duke u ulur me 0,8%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 445 mld lekë, duke u rritur me 3,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Bien eksportet me Italinë dhe Kosovën

Në muajin Nëntor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Nëntor 2024 janë Italia (7,6 %), Gjermania (22,1 %), Spanja (17,6%), etj.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kosova (6,9%), Greqia (6,2%), Kina (0,1), etj. Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,7%), Kosova (11,2%) dhe Kina (0,1%).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Greqia (6,7%) Gjermania (2,3%) dhe Spanja (23,6%).

Në muajin Nëntor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Italia (1,5%), Greqia (2,8%), Gjermania (8,9%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kina (7,4%), Turqia (17,0%), SHBA (10,3%) etj.

Në Nëntor 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,8% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,8% të importeve gjithsej.

Në periudhën Janar-Nëntor 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,3% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,2 %), Kina (10,4%), Greqia (7,7%) dhe Turqia (7,3%).

Ulen importet nga Turqia dhe Italia rriten nga Kina

Gjatë këtij 11–mujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (1,8%), Turqia (12,5%) dhe Gjermania (6,2%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritje më të madhe janë: Kina (22,6%), Greqia (3,5%) dhe Kosova (2,2%).

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post Eksportet, rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7% appeared first on Revista Monitor.

Korrik-shtator, mbi 1 mln automjete në vend, dominon importi i të përdorurave

27 November 2025 at 12:57

Importi i automjeteve në vendin tonë po rritet me shpejtësi, sidomos për autoveturat.

Por të dhënat e fundit zyrtare nga INSTAT tregojnë se, rritja importeve po shkon më së shumti për të përdorurat se sa për të rejat, një sinjal jo i mirë për ndotjen në mjedis.

Edhe pse importi i makinave elektrike po rritet, tregu dhe importet e reja dominohen nga automjetet e përdorura.

Në tremujorin e tretë 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë ishte 1.025.981. Numri total i mjeteve është rritur me 9,2%.

Regjistrimet e reja kanë shënuar rritje prej 1,6%. Në mjetet e regjistruara për herë të parë, Volkswagen mban vendin e parë me 19,8%, e ndjekur nga Mercedes Benz me 17,0%.

Ndër to, autoveturat përbëjnë 80,8% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga motorët me 6,0% dhe automjetet për transport të përzier me 5,9%.

Tirana zë peshën më të madhe me 34,7% të mjeteve gjithsej, ndjekur nga Durrësi me 13,6%.

Ndërkohë, Gjirokastra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të mjeteve, përkatësisht me 2,2% dhe 2,4%.

Gjatë këtij tremujori janë regjistruar për herë të parë 26.614 mjete, nga të cilat 82,3% ishin autovetura. Sërish, qarku i Tiranës udhëheq me 39,5% të regjistrimeve të reja.

Në vendin tonë lejohet importi i autoveturave e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në shtet tjetër dhe të gjitha mjetet e tjera motorike me kilometër 0.

Mjetet motorike të tjera të përdorura si: Autobusë dhe Automjete për transport të p të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

Të dhënat tregojnë trendin rritës të mjeteve elektrike dhe ndikimin e tyre pozitiv në reduktimin e ndotjes, por ato janë ende të paktën në numër në krahasim me flotën e përgjithshme të mjeteve të regjistruara në vendin tonë.

 

The post Korrik-shtator, mbi 1 mln automjete në vend, dominon importi i të përdorurave appeared first on Revista Monitor.

Eksportet rriten lehtë me 1% në tetor, por 10 mujori mbyllet me -7%

17 November 2025 at 11:55

Eksportet e mallrave shënuan një përmirësim të lehtë në tetor 2025 duke u rritur me 1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitin të kaluar, por si 10-mujor treguesi shënoi rënie me 7 për qind.

Në këtë 10-mujor eksportet e mallrave arritën vlerën 291 mld lekë, duke u ulur me 22 miliardë lekë ose 7 %.

Më herët, INSTAT kishte raportuar se për  mujorin vlera zyrtare e eksporteve ishte rritur me 3.5% në 8 mujor. Kjo rritje kishte ardhur tërësisht për shkak të përfshirjes në llogaritje të mallrave që kalojnë nga Shqipëria tranzit drejt Kosovës, çka pothuajse dyfishoi artificialisht shitjet drejt Kosovës, duke ndikuar dhe në përmirësimin e shifrës totale. Por, rritja e fortë e eksporteve me Kosovën kishte të bënte me faktin se që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte, duke ndikuar në zgjerimin e fortë të eksporteve në vlerë, konkretisht të grupit minerale, lëndë djegëse dhe energji.

Sipas të dhënave të rishikuara të INSTAT, ndikimin në tendencën rënëse si në shtator dhe për 10 mujorin e ka dhënë grupi materiale ndërtimi e metale, si rrjedhojë e mbylljes së aktivitetit të Kurum dhe më pak minerale, lëndë djegëse e energji. Eksportet e tekstileve e këpucë u rikuperuan në shtator dhe për 9 mujorin janë me një rënie mospërfillëse.

Në këtë dhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 291 mld lekë, duke u ulur me 7,0 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 737 mld lekë, duke u ulur me 0,8 %, krahasuar me një vit më parë.

Gjatë muajit tetor 2025, në rritjen e eksporteve prej 1,0 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,8 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,4 pikë përqindje. Negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,8 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me – 2,1 pikë përqindje, etj.

Deficiti tregtar arriti vlerën 445 mld lekë, duke u rritur me 3,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024. Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Eksporte e tekstile e këpucë në rënie të vazhdueshme

Eksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë muajve të parë të këtij viti, me rënie e rritje të lehta. Në tetor eksportet në këtë grup ranë me 7%, pas rritjes se lehtë në shtator. Bizneset e sektorit pohojnë se situata po bëhet gjithnjë e më vështirë nga rënia e kërkesës në tregjet ndërkombëtarë dhe rritja e kostove të brendshme që po largon klientët nga Shqipëria. Për 8-mujorin tendenca është negative e lehtë, me një rënie prej -1% me bazë vjetore.

Sektori është në vështirësi dhe falimentet po shtohen dita e ditës. Sipas tyre prodhimi i veshjeve dhe këpucëve në të gjithë Europën dhe në Shqipëri është në vështirësi për shkak të konkurrencës së veshjeve nga aplikacionet Kineze Shein dhe TEMU.

Materiale ndërtimi i kthehen rritjes në tetor

“Materialet e ndërtimit dhe metalet”  pas një rënie të vazhdueshme këtë vit u rriten ndjeshëm në tetor. Gjatë muajit të kaluar eksportet në këtë grup u rriten me 33 për qind. Për 10–mujorin, ky grup ra me 29.5%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Ushqime pije e duhan vijuan rritjen

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon rritje. Në janar-tetor, ky grup u rrit me 7.1%,  teksa në tetor eksportet në këtë grup u rriten me 4.7%  Eksportet e ushqimeve  dhe pijeve u rriten në sasi  më shumë se në në vlerë në janar -tetor me rreth 9 për qind më shumë se njëjta periudhë e vitit të mëparshëm, për shkak të shtimit të shitjeve jashtë vendit të shalqirit. Rritja e eksporteve të bostanorëve shtoi sasinë por jo vlerën, pasi një kilogram prej tyre shitet me lirë se sa një kilogram perime.

Minerale, lëndë djegëse, energji, përmbyset rritja!

Deri për 8 mujorin, INSTAT raportoi një rritje prej 51% për grupin e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë, që në fakt u ndikua nga llogaritja e ri eksporteve drejt Kosovës, si eksporte shqiptare.

Pas rishikimit të shifrave, për 10 mujorin, iNSTAT raportoi që shitjet e këtij grupi, që realisht ndikohen kryesisht nga nafta e Bankers Petroleum dhe energjia elektrike, kanë rënë me -7.2%, duke u kthyer në realitet. Në tetor eksportet në këtë grup shënuan rënie vjetore me 15.4%.

Bien makineritë e pajisjet

Grupi “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”  vijoi rënie në tetor me rreth 8%,  pas përmirësimit që kishte shfaqur muajt e fundit, ndërsa për 9- mujorin zgjerimi është 5.7%. Ky grup po vuan zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore.

Rritet deficiti tregtar

Deficiti tregtar i këtij muaji është 49 mld lekë, duke u rritur me 5,4%, krahasuar me Tetor 2024 dhe me 1,6%, në krahasim me Shtator 2025. Në këtë dhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 291 mld lekë, duke u ulur me 7,0%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 737 mld lekë, duke u ulur me 0,8%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 445 mld lekë, duke u rritur me 3,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Eksportet bien me Italinë e Kosovën

Në muajin Tetor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Tetor 2024 janë: Greqia (10%), SHBA (5 herë), Spanja (28,9%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (13,2%), Kosova (2,7%), Gjermania (0,9%), etj.

Gjatë këtij dhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (11,1%), Kosova (12,6%) dhe Kina (0,1%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Greqia (6,7%) Gjermania (4,9%) dhe Spanja (27,6%).

Rriten importet nga Italia dhe Kina

Në muajin Tetor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia (6,1%), Kina (31,2%) dhe Greqia (4,2%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Turqia (20,3%), Gjermania (2,4%), SHBA (33,4%) etj. Gjatë këtij dhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (1,8%), Turqia (14,9%) dhe Gjermania (5,9%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritje më të madhe janë: Kina (24,3%), Greqia (4,0%) dhe Spanja (10,9%).

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post Eksportet rriten lehtë me 1% në tetor, por 10 mujori mbyllet me -7% appeared first on Revista Monitor.

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

30 October 2025 at 21:54

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit në Universitetin e Sporteve të Tiranës denoncojnë në emisionin “Stop” se megjithëse kanë përfunduar studimet në degën “Fizioterapi Sportive”, nuk mund të licencohen për të ushtruar profesionin e fizioterapistit pranë Urdhrit të Infermierit. Ata, prej më shumë se një viti, sorollaten mes universitetit, Ministrisë dhe Urdhrit pa asnjë […]

The post Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë appeared first on BoldNews.al.

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

By: Ela
27 October 2025 at 13:17

Korrigjimi i shifrave të eksporteve nga INSTAT ka nxjerrë në pah ecurinë reale të eksporteve shqiptare, që jo vetëm nuk kishim marrë kthesë pozitive këtë vit, por kanë vazhduar tendencën rënëse përgjatë gjithë 9 mujorin. INSTAT raportoi se në Shtator 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 27 mld lekë, duke u ulur me 10,7 %, […]

The post INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9% appeared first on BoldNews.al.

Nga promotor i rritjes ekonomike, eksportet kthehen në frenues të ekonomisë

By: Ela
6 October 2025 at 12:56

Përgjatë dekadës së kaluar, eksportet shqiptare ishin promotor kryesor i rritjes ekonomike, por që nga viti 2023 ato janë shndërruar në faktor frenues. Të dhënat e fundit për PBB-në e tremujorit të dytë të vitit aktual tregojnë se eksportet u tkurrën me −8,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga viti 2011 […]

The post Nga promotor i rritjes ekonomike, eksportet kthehen në frenues të ekonomisë appeared first on BoldNews.al.

AMSTERDAM – Gjykata e Lartë e Holandës urdhëron rishikimin e eksporteve ushtarake drejt Izraelit

3 October 2025 at 16:15

AMSTERDANM, 3 tetor /ATSH – DPA/ –­ Qeveria holandeze duhet të rishqyrtojë eksportin e pjesëve të këmbimit për avionët luftarakë ”F-35” drejt Izraelit, pas një vendimi sot të Gjykatës më të lartë në vend.

Ndalimi i eksportit, i vendosur vitin e kaluar, mbetet ende në fuqi, bëri të ditur Këshilli i Lartë në Hagë.

Në shkurt të vitit 2024, një gjykatë kishte vendosur që eksportet të ndaleshin për shkak të rrezikut që Izraeli mund të shkelte ligjin ndërkombëtar humanitar duke i përdorur ato në fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës.

Qeveria ndaloi eksportet, por paraqiti një apel ndaj vendimit.

Tani Këshilli i Lartë e ka rrëzuar vendimin e mëparshëm, duke theksuar se nuk është kompetencë e gjykatës të vendosë për një ndalim eksporti, por përgjegjësi e ministres së Tregtisë së Jashtme.

Ministrja ka tani gjashtë javë kohë për të rishikuar vendimin lidhur me eksportin e pajisjeve ushtarake. Sipas vendimit, duhet të merret parasysh edhe e drejta ndërkombëtare.

Nëse përcaktohet “se ekziston një rrezik i qartë që mallrat e eksportuara do të përdoren për të kryer shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar”, atëherë miratimi nuk mund të jepet, thuhet në vendim.

Organizata të të drejtave të njeriut dhe të paqes kishin paditur eksportin e pjesëve të këmbimit për avionët “F-35 “drejt Izraelit.

Prodhuesi amerikan i këtyre avionëve ka magazinën e pjesëve për Evropën në Holandë, prej nga furnizohet edhe Izraeli. /Ad.Ab./

The post AMSTERDAM – Gjykata e Lartë e Holandës urdhëron rishikimin e eksporteve ushtarake drejt Izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Mbi 34 mijë tonë produkte bujqësore u eksportuan në gusht

26 September 2025 at 15:05

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Eksportet e produkteve bujqësore vijojnë të kenë rritje falë investimeve në këtë sektor dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të fermerëve nga qeveria.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në një postim në rrjetet sociale ndau statistikat zyrtare sipas të cilave eksportet e produkteve bujqësore gjatë muajit gusht 2025 arritën në 34,455 tonë, duke shënuar një rritje prej rreth 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Kjo është prova se toka jonë pjellore, përkushtimi i fermerëve dhe vizioni i mbështetjes së shtetit po kthehen në një forcë të prekshme ekonomike, që mbërrin në tregjet ndërkombëtare si garanci cilësie dhe histori suksesi, duke forcuar çdo ditë e më shumë markën”, theksoi Salla.

Sipas shifrave të publikuara nga ministri Salla, në gusht të 2024 u shënuan 31 108 tonë produkte bujqësore të eksportuara jashtë vendit.

Eksporti i prodhimeve shqiptare po zgjerohet gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend.

 

/k.s/j.p/

The post Salla: Mbi 34 mijë tonë produkte bujqësore u eksportuan në gusht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hendeku i shifrave mes Kosovës dhe Shqipërisë zbulon rritjen artificiale të eksporteve

By: Elva
26 September 2025 at 09:14

Nga janari në korrik 2025, të dhënat mbi tregtinë dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës shfaqën diferenca të pazakonta. Psh, në korrik, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) raportoi se importet nga Shqipëria arritën vetëm 24 milionë euro, ndërsa sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) eksportet shqiptare drejt Kosovës për të njëjtën periudhë u regjistruan […]

The post Hendeku i shifrave mes Kosovës dhe Shqipërisë zbulon rritjen artificiale të eksporteve appeared first on BoldNews.al.

Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse, rritje me 37,3%

24 September 2025 at 09:07

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse shënuan një rritje të ndjeshme prej 37,3% gjatë 8-mujorit të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në vlerë, ato arritën 75,7 miliardë lekë, kundrejt 55,2 miliardë lekëve të regjistruara në periudhën janar-shtator 2024.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave, sasia më e madhe e eksporteve të këtij grupi ka pasur si destinacion Kosovën. Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse drejt Kosovës gjatë periudhës janar-gusht arritën në 34,7 miliardë lekë.

Megjithatë, edhe pse Shqipëria është një vend i pasur me minerale, vlera e shtuar që krijohet nga këto eksportet mbetet e ulët. Kjo ndodh për shkak se nuk kemi ende një ekonomi në cikël të mbyllur, ku mineralet nxirren, përpunohen dhe pastaj eksportohen. /j.p/

The post Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse, rritje me 37,3% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: 41 miliardë lekë eksporte drejt Kosovës në 7 muaj, energjia dhe bujqësia në krye

6 September 2025 at 18:45

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Eksportet shqiptare drejt Kosovës po njohin një hov të madh këtë vit.

Vetëm në shtatë muajt e parë të 2025-ës, ato kanë kapur mbi 41 miliardë lekë, gati dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, importet nga Kosova kanë shënuar rënie me rreth 1,5 miliardë lekë.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), importet për 7-mujorin llogaritën rreth 7,5 miliardë lekë, nga gati 9 miliardë lekë që ishin në 7-mujorin e 2024-ës.

Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, mineraleve dhe lëndëve djegëse, ushqimeve si dhe produkteve kimike dhe plastike.

Të rëndësishme në strukturën e eksporteve shfaqen prodhimet vendase të drurit/ mobilierisë si ndenjëset (karrige e kolltukë) apo mobilie të tjera.

Gjithashtu, edhe prodhimet bujqësore kanë peshë, ndër të cilat eksportin kryesor e zënë domatet, agrumet, pjepri dhe kastravecat.

Gjatë kësaj periudhe, referuar të dhënave, Shqipëria ka eksportuar drejt Kosovës rreth 30 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse, energji elektrike.

Tashmë prej datës 1 tetor të vitit 2022 në doganën e Durrësit po kryhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën.

/r.e/

The post INSTAT: 41 miliardë lekë eksporte drejt Kosovës në 7 muaj, energjia dhe bujqësia në krye appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌