Pas disa ditësh spekulimesh që pushtuan rrjetet sociale dhe portalet online, duket se lajmet për një ndarje mes këngëtares së njohur Elhaida Dani dhe balerinit Ledian Agallijaj nuk qëndrojnë. Gjithçka nisi kur ndjekësit më të vëmendshëm vunë re se Elhaida nuk e ndiqte më Ledianin në Instagram, një detaj që në botën e personazheve publikë shpesh interpretohet si shenjë krize apo përfundimi të një marrëdhënieje.
Ky veprim virtual mjaftoi që të niste një valë aludimesh, duke nxitur komente të shumta dhe diskutime në rrjete sociale. Megjithatë, burime pranë çiftit bëjnë të ditur se marrëdhënia mes Elhaidës dhe Ledianit vazhdon normalisht dhe se ata mbeten të lidhur e të bashkuar, pavarësisht zhurmës së krijuar online.
Konfirmimi më i fortë për këtë erdhi gjatë natës së mbrëmshme të Festivalit të Këngës në RTSH. Ledian Agallijaj ka ndarë në rrjetet sociale një postim domethënës, ku tregohet qartë prania dhe mbështetja e tij për Elhaidën në një moment të rëndësishëm të karrierës së saj. Ky gjest u interpretua si një mesazh i qartë se lidhja e tyre është e fortë dhe larg thashethemeve.
Kujtojmë se këtë vit Elhaida Dani mban rolin e drejtoreshës artistike të Festivalit të Këngës, një detyrë me përgjegjësi të madhe dhe angazhim të lartë profesional. Në këtë periudhë intensive, mbështetja e partnerit duket se ka qenë një faktor i rëndësishëm emocional dhe motivues. Çifti dëshmon se, përtej rrjeteve sociale, lidhja e tyre mbetet e qëndrueshme.
TIRANË, 9 dhjetor/ATSH/ Në kuadër të nismës “Investor Support Days 2025”, Agjencia për Investime dhe Zhvillim (AIDA) organizoi sot takimin e dedikuar për investitorët amerikanë, në bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Tregtisë (AmCham).
Tryeza bashkoi përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe bizneseve amerikane, të cilët diskutuan mbi mundësitë e reja të investimeve në sektorë strategjikë si energjia, turizmi, teknologjia dhe shërbimet profesionale. U theksua potenciali i tregut shqiptar, procedurat e thjeshtuara për biznesin dhe shërbimet 100% online.
Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, nënvizoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm me sektorin privat dhe angazhimin e agjencisë për adresimin e çështjeve të ngritura nga investitorët.
Ndërsa zv. ministri i Financave, Andi Mehmeti, evidentoi avantazhet konkurruese të Shqipërisë, përfshirë harmonizimin e legjislacionit me Bashkimin Europian deri në vitin 2027, stabilitetin ekonomik dhe mbështetjen nga Plani i Rritjes i Ballkanit Perëndimor.
Përfaqësuesit e bizneseve amerikane dhanë rekomandime për përmirësimin e klimës së investimeve, duke theksuar nevojën për harmonizim ligjor me BE-në, rritje të transparencës, konsultime publike më efektive, luftë kundër korrupsionit dhe modernizim të sistemit të regjistrimit të bizneseve.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit me rreth 140 kompanitë amerikane që operojnë në Shqipëri dhe krijimit të një mjedisi më të favorshëm për investime të reja. /j.p/
TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mori pjesë në “Business 2030 Forum – Albania Edition”, një aktivitet kyç kombëtar që mbledh institucionet, bizneset dhe partnerët ndërkombëtarë për të diskutuar strategjitë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe transformimin e bizneseve deri në vitin 2030.
Përfaqësuesja e AIDA-s mori pjesë në panelin “Shqipëria në Skenën Globale: Inovacioni, Investimet dhe Gjenerata e Ardhshme”, i organizuar nga UNIDO, ku u prezantua roli i RECP Clubs në mbështetjen e bashkëpunimit midis sipërmarrjeve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare.
Në fokus të diskutimeve ishte rëndësia e krijimit të mekanizmave mbështetës të qëndrueshëm, rritja e kapaciteteve të NVM-ve dhe lehtësimi i aksesit të tyre në tregjet e Bashkimit Evropian.
Kjo iniciativë synon të: Përmirësojë efikasitetin e burimeve në NVM-të; Përputhë bizneset me standardet mjedisore dhe tregtare të BE-së; Nxisë inovacionin dhe shkëmbimin e njohurive mes sipërmarrjeve.
Pjesëmarrja e AIDA-s në forum nënvizon përkushtimin e saj për të mbështetur bizneset shqiptare drejt konkurrueshmërisë, inovacionit dhe adoptimit të praktikave të gjelbra. /j.p/
TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Albchef organizuan në Tiranë, një mbrëmje të veçantë kushtuar gastronomisë shqiptare, ku shija, aroma dhe arti u bashkuan për të treguar një histori të përbashkët të kulturës dhe traditës tonë.
Në këtë event të veçantë ku të ftuar ishin kryeministri Edi Rama, ambasadorja e Francës Catherine Suard, mjeshtrit më të njohur të kuzhinës shqiptare e të ftuar të tjerë.
I ftuar nderi i mbrëmjes ishte ish-shefi i Élysée, Guillaume Gomez, aktualisht president i Groupe Gastronomie.
Drejtorja ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, ndau në rrjete sociale momente nga kjo mbrëmje, teksa u shpreh se “prania e përfaqësuesve të lartë e bëri këtë mbrëmje një pikëtakim të kulturave dhe një dialog të ri për gastronominë shqiptare”.
Atmosferën e mbrëmjes e pasuroi baleti, duke krijuar një lojë të bukur midis lëvizjes artistike dhe traditës shqiptare. Tryeza u kompletuar me verë të zgjedhur shqiptare dhe pjatat karakteristike të vendit, që i dhanë mbrëmjes një identitet të fortë dhe prezencë që i flet botës me krenari.
Saro theksoi se, kjo ishte vetëm një fillim i një rrugëtimi të gjatë bashkëpunimi me shefat, kantinat dhe prodhuesit vendas, për të promovuar më tej gastronominë shqiptare dhe vlerat e saj unike ndërkombëtarisht.
Një mbrëmje ku Shqipëria u tregua në dritën e saj më të mirë, duke kombinuar mikpritjen, shijen dhe artin në një eksperiencë të paharrueshme.
TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Gastronomia shqiptare u vu në qendër të vëmendjes në një tryezë të posaçme të zhvilluar në Tiranë, ku tradita dhe shija u kthyen në pika takimi mes kulturave dhe institucioneve.
Përfaqësues të institucioneve qeveritare, ambasadave, hoteleve kryesore të vendit dhe shkollave profesionale u mblodhën për të diskutuar se si gastronomia shqiptare mund të jetë jo vetëm pjesë e identitetit kulturor, por edhe një urë e fortë bashkëpunimi dhe promovimi ndërkombëtar.
Në tryezë ishte i pranishëm edhe Guillaume Gomez, president i Groupe Gastronomie dhe shef i Presidencës Franceze, i dekoruar me titullin prestigjioz “Meilleur Ouvrier de France”.
Ai vlerësoi artin e gatimit shqiptar dhe theksoi potencialin e tij si një instrument delikat e efikas i diplomacisë moderne, duke e krahasuar kuzhinën me një gjuhë universale që i bashkon njerëzit përtej traditave dhe kufijve.
Drejtoresha e AlDA-s, Laura Plaku Saro, nënvizoi se kjo tryezë është një dëshmi e qartë se tradita kulinare shqiptare nuk kufizohet vetëm te shija e recetave, por shtrihet edhe në fushën e diplomacisë, duke forcuar imazhin e vendit përmes kulturës dhe mikpritjes.
Diskutimet gjatë tryezës sollën në fokus nevojën për të promovuar ushqimin e shëndetshëm dhe produktet vendase, për të shfrytëzuar gastronominë si mjet diplomatik, për të rritur turizmin cilësor dhe për të forcuar edukimin profesional që formon brezin e ardhshëm të kuzhinierëve dhe specialistëve të turizmit.
Mes aromave të recetave tradicionale dhe ideve novatore, u ritheksua fakti se kuzhina shqiptare është shumë më tepër se një koleksion shijesh: ajo është art, kulturë, identitet dhe një pasaportë e fuqishme që e çon historinë e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. /j.p/
TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Shqipëria është pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar “Organic & Natural Expo Dubai”, një nga ekspozitat më të rëndësishme botërore për produktet organike dhe natyrore.
Gjatë ditës së parë të aktivitetit, stenda shqiptare mirëpriti H.E. Eng. Marwan Ahmed Bin Ghalita, drejtor i Përgjithshëm i Bashkisë së Dubait, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Emiratit dhe i Këshillit Suprem të Energjisë.
Vizita e tij vlerësohet nga Agjencia për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) si një sinjal i qartë i interesit të lartë të institucioneve të Emirateve të Bashkuara Arabe për produktet shqiptare dhe për përpjekjet e Shqipërisë në promovimin e tyre.
Sipas AIDA-s, pjesëmarrja në këtë ekspo është rezultat i punës së koordinuar midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe vetë Agjencisë, me synim rritjen e mundësive të eksportit dhe hapjen e tregjeve të reja për bizneset shqiptare.
Produktet shqiptare organike përfshirë vajin e ullirit, çajrat, lëngjet, ujin natyral dhe bimët medicinale që po tërheqin vëmendjen e vizitorëve dhe blerësve ndërkombëtarë, duke treguar potencialin e fortë të markës “Made in Albania” në tregjet globale.
Panairi “Organic & Natural Expo Dubai” vijon edhe në ditët në vijim, ndërsa delegacioni shqiptar synon të zhvillojë takime me blerës dhe distributorë të interesuar për produktet bio dhe natyrore të vendit. /j.p/
TIRANË, 10 nëntor /ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për institucionalizimin e programit SCORE, një nismë që synon rritjen e produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe zbatimin e praktikave të përgjegjshme të biznesit në ndërmarrjet shqiptare, veçanërisht në sektorët e tekstilit dhe këpucëve.
Që prej fillimit të zbatimit në vitin 2023, programi SCORE ka mbështetur rreth 30 ndërmarrje, duke përmirësuar kushtet e punës për më shumë se 3,700 punonjës. Rezultatet e deritanishme përfshijnë: rritje të bashkëpunimit mes drejtuesve dhe punonjësve, standarde më të larta sigurie dhe higjiene në vendin e punës, si dhe rritje të produktivitetit përmes praktikave të punës së denjë (DecentWork).
Në bazë të marrëveshjes së re, AIDA do të udhëheqë zbatimin e programit SCORE në nivel kombëtar, ndërsa ILO do të vijojë ta mbështesë teknikisht dhe institucionalisht deri në vitin 2027.
Programi pritet të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë, rritjen e bashkëpunimit mes punëdhënësve dhe punonjësve, promovimin e konceptit të punës së denjë (Decent Work), dhe forcimin e pozicionit të ndërmarrjeve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.
Bashkëpunimi realizohet në kuadër të projektit të përbashkët të OKB-së “Business Partnerships and Solutions for SDGs”, financuar nga Ambasada e Suedisë në Shqipëri dhe zbatuar nga UNDP, ILO, FAO dhe UNIDO.
Programi vjen në një moment kur ekonomia shqiptare po synon të përmirësojë pozicionin e saj në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit, veçanërisht në sektorin tekstil‐këpucë. Përmirësimi i praktikave të punës nuk është vetëm domosdoshmëri sociale, por edhe element konkurrues në tregjet globale. Kur një ndërmarrje eksportuese është në gjendje të ofrojë produkte me cilësi të lartë, në kushte pune të sigurta, ajo fiton akses më të mirë në klientë ndërkombëtarë dhe partnerë biznesi.
Në këtë kuadër, institucionalizimi i programit SCORE nën drejtimin e AIDA‐s për të gjithë vendin do të mundësojë realizimin e efektit shkallë: më shumë kompani të përfshira, më shumë punonjës të përfituar dhe më shumë përfitime për ekonominë kombëtare – përmes rritjes së produktivitetit, rritjes së pagave, dhe përmirësimit të integrimit në tregjet ndërkombëtare.
Ndërmarrjet që operojnë në sektorin tekstil dhe këpucë janë të ftuara të aplikojnë për t’u përfshirë në programin SCORE, duke përfituar: trajnim dhe konsulencë të specializuar,
• certifikime ndërkombëtare, dhe asistencë për përmirësimin e praktikave të menaxhimit.
Me këtë marrëveshje, AIDA dhe ILO riafirmojnë angazhimin për ndërtimin e ndërmarrjeve konkurruese, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, në dobi të punonjësve dhe të ekonomisë shqiptare.e.xh/j.p/
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nis për të dytin vit radhazi “Investor Support Days”, për të forcuar dialogun me investitorët e huaj dhe për të nxitur zgjerimin dhe riinvestimin e kompanive që operojnë në Shqipëri.
Pas suksesit të vitit të kaluar me shtete si Italia, Turqia, Hungaria, Austria, Franca, Greqia dhe Gjermania, këtë vit AIDA organizon tre tryeza, në Zvicër më 5 nëntor, në Mbretërinë e Bashkuar (UK) më 12 nëntor dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 3 dhjetor.
Takimet do të zhvillohen pranë zyrave të AIDA-s dhe do të bashkojnë përfaqësues të kompanive me kapital të huaj, aktorë institucionalë dhe palë të interesuara, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe besimi reciprok.
Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, thekson se “investitorët janë partnerët tanë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe këtë rrugëtim i ftojmë ta përshkojnë me ne, duke ofruar asistencë të dedikuar dhe zgjidhje konkrete të nevojave e problematikave”.
Kjo nismë synon të krijojë një klimë biznesi të favorshme për investime afatgjata dhe të qëndrueshme në vend në përputhje me Strategjinë Kombëtare “Shqipëria 2030”.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nis për të dytin vit radhazi “Investor Support Days”, për të forcuar dialogun me investitorët e huaj dhe për të nxitur zgjerimin dhe riinvestimin e kompanive që operojnë në Shqipëri. Pas suksesit të vitit të kaluar me shtete si Italia, Turqia, Hungaria, Austria, Franca, Greqia dhe Gjermania, këtë vit AIDA organizon tre tryeza: *
TIRANË, 24 tetor /ATSH / Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), Laura Saro, priti në një takim zyrtar ambasadoren e Republikës Socialiste të Vietnamit në Shqipëri, Pham Thi Thu Huong.
Gjatë takimit, Saro prezantoi një panoramë të klimës së investimeve në Shqipëri, duke theksuar prioritetet e zhvillimit ekonomik dhe roli që AIDA luan në nxitjen e investimeve të huaja dhe promovimin e potencialit ekonomik të vendit.
Të dyja palët shprehën vullnetin për të forcuar marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Vietnamit, duke theksuar rëndësinë e krijimit të urave të reja bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët si tregtia, bujqësia, turizmi dhe teknologjia.
Saro dhe Huong e vlerësua takimin si një hap pozitiv drejt zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe një mundësi për të identifikuar projekte konkrete investimesh që mund të sjellin përfitime për të dy vendet.
TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Shqipëria u prezantua si destinacion tërheqës për investimet e huaja në Forumin e Biznesit të Procesit të Berlinit, i cili u çel me panelin tematik “Investimet në Ballkanin Perëndimor”.
Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro, prezantoi kuadrin e investimeve në Shqipëri dhe mundësitë që vendi ofron për investitorët e huaj.
Në fjalën e saj, Saro theksoi reformat strukturore që kanë krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe transparent për biznesin, duke e bërë Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më tërheqës për investime të huaja direkte. Ajo vuri në dukje edhe rolin e AIDA-s si institucion kyç për lehtësimin e procedurave dhe orientimin e investitorëve gjatë gjithë ciklit të investimit.
Saro ndër sektorët prioritarë, veçoi tranzicionin e gjelbër, me fokus në energjinë e rinovueshme. “Objektivi i Shqipërisë është që deri në vitin 2030, 30% e energjisë të vijë nga burimet diellore dhe të erës, duke u bërë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe rajonit”, tha ajo.
Saro theksoi gjithashtu stabilitetin ekonomik të vendit dhe përparimin drejt integrimit financiar me Bashkimin Evropian, përmes përfshirjes së Shqipërisë në sistemin SEPA, një hap konkret që lehtëson transaksionet financiare dhe rrit besimin e investitorëve.
Ky forum shërben si një platformë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe për tërheqjen e investimeve në sektorë strategjikë.
TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një vend që ofron mundësi reale për investitorët e huaj, duke garantuar një klimë të qëndrueshme dhe transparente për zhvillimin e projekteve strategjike.
Si pjesë e kësaj qasjeje, brenda vitit të ardhshëm pritet të vihet në funksion nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), një platformë online e dedikuar posaçërisht për investitorët e huaj, që do të shërbejë si një pikë unike informacioni dhe orientimi në kohë reale për tregun dhe projektet në Shqipëri.
Kjo nismë është pjesë e strategjisë për të rritur më tej flukset e investimeve të huaja direkte, të cilat arritën në një nivel rekord prej 759 milionë eurosh në gjysmën e parë të vitit 2025, duke shënuar performancën më të lartë të regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë. Ndërsa në fund të vitit 2024, investimet e huaja direkte kapën vlerën 1,58 miliardë euro.
Rritja më e dukshme është regjistruar në sektorët ku Shqipëria ka avantazhe krahasuese.
Turizmi mbetet sektori më i spikatur, me investime në rritje në strukturat akomoduese kryesisht në jug të vendit.
Një tjetër drejtim strategjik është energjia e rinovueshme, ku projektet për parqe diellore dhe me erë po fitojnë terren falë skemave konkurruese të dhënies me koncesion.
Interes në rritje po shënohet edhe në fushën e teknologjisë dhe shërbimeve të IT, falë kostove të ulëta të punës dhe përjashtimeve tatimore të parashikuara.
Për të tërhequr investime më të mëdha në këtë sektor, qeveria po synon të rrisë kapacitetet e institucioneve arsimore dhe po krijon zona të dedikuara për zhvillim teknologjik.
Platforma e re online për investitorët e huaj pritet të jetë një instrument kyç për të lehtësuar komunikimin dhe procedurat, duke e bërë Shqipërinë më konkurruese dhe më tërheqëse në hartën e investimeve ndërkombëtare. /j.p/
Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur kritika të forta për ligjin kontrovers të Investimeve Strategjike. Në raportin për klimën e Investimeve 2025, DASH thotë se nga ligji kanë përfituar vetëm bizneset me lidhje të forta me qeverinë. “Pjesa e parëndësishme e investitorëve të huaj që kanë përfituar nga statusi i investitorëve strategjikë ka nxitur perceptimin […]
Parku arkeologjik i Orikumit në Gjirin e Vlorës ofron një peizazh unik nga kodra e gjelbëruar, i rrethuar nga deti Jon, laguna e Pashalimanit dhe gadishulli i Karaburunit. I ngritur në shekullin e VI para Lindjes së Krishtit, qyteti antik ka lënë gjurmë në histori gjatë luftës civile romake në mesin e shekullit I p.e.s, […]
TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Produktet autentike “Made in Albania” po prezantohen në panairin ndërkombëtar RIGA FOOD 2025, ngjarja më e madhe e industrisë ushqimore në rajonin e Baltikut që po mbahet nga data 4- 6 shtator në Letoni.
Panairi shërben si një platformë kyçe për të shfaqur risitë, trendet dhe zhvillimet më të fundit në fushën agro-ushqimore, duke mbledhur prodhues, shpërndarës, importues dhe ekspertë të industrisë nga e gjithë Evropa.
Shqipëria është pjesë e këtij panairi prestigjioz me një pavion të dedikuar, ku ekspozohen produktet më përfaqësuese të traditës dhe cilësisë shqiptare, si vaj ulliri, mjaltë, çajra, fruta dhe bimë medicinale.
Kjo pjesëmarrje synon të promovojë prodhimin vendas në tregjet ndërkombëtare dhe të nxisë bashkëpunime të reja në sektorin agro-ushqimor.
Agjencia për Zhvillimin e Investimeve në Shqipëri (AIDA) bëri të ditur se interesimi i tregut baltik për produktet shqiptare është i madh, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja dhe zgjerim në tregje të huaja.
Në pavionin shqiptar E19/D20, vizitorët kanë mundësinë të shijojnë dhe të njihen nga afër me disa nga produktet më cilësore që ofron Shqipëria.
Sipas AIDA-s, dita e parë e panairit u shënua nga takime të shumta ku kompanitë shqiptare patën mundësinë të ndërveprojnë me përfaqësues të tregjeve baltike, duke prezantuar potencialin që ofron Shqipëria si një vend me traditë, cilësi dhe shije të veçantë mesdhetare.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë ngjarje ndërkombëtare është një hap i rëndësishëm për promovimin e produkteve shqiptare në tregjet e huaja, veçanërisht në vendet baltike, ku interesi për produktet bio dhe me origjinë të garantuar është në rritje. /e.xh/ /a.g/
Në 14 korrik të vitit 2016, një vajzë e re e quajtur Laura Saro themeloi një kompani të quajtur PCG me objekt konsulencë dhe asistencë ligjore. Pak muaj pas themelimit, zonja Saro vendosi që 49 për qind të aksioneve të shoqërisë së sapokrijuar t’i shiste tek avokati Besnik Çerekja. Dhe biznesi filloi të lulëzonte. Në […]
Qeveria ka hapur kompaninë, e cila pritet të bëjë marrëveshje me Jared Kushner për të zhvilluar resort në Sazan. Projekti parashikon ta shndërrojë ishullin nga një ish-bazë ushtarake me site të mbrojtura në resort privat luksoz.
Korporata e Investimeve Shqiptare, (KIS) regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) kompaninë “Albanian State Development & Real Estate” (ASDRE). Ajo ka kapital 50 milionë lekë (rreth 500 mijë euro) dhe administor Julian Adilin, drejtor ligjor pranë KIS.
Ekstrakti tregon se ASDRE u themelua më 9 qershor, pra rreth 2 javë e gjysmë më parë.
ASDRE thuhet se do të planifikojë dhe zbatojë projekte ndërtimi në pronësi ose administrim shtetëror. Kjo lë të kuptohet se mund të menaxhojë dhe projekte dhe prona të tjera.
Qëllimi i saj thuhet të jetë menaxhimi dhe transparenca në përdorimin e pasurive publike.
Gjithashtu, si qëllim i ASDRE, ka dhe përfaqësimin e shtetit në partneritete strategjike. Këtu përmendet konkretisht resorti turistik “Ishulli i Sazanit”.
Këtë projekt e ka paraqitur si ofertë të pakërkuar “Affinity Partners” e përfaqësuar nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump.
Në janar Kushner mori statusin “investitor strategjik”. Ai ka thënë se ideja i lindi pas një vizite turistike në Shqipëri gjatë vitit 2021.
Kushner e vizitoi Shqipërinë edhe në vitin 2023, ku u shoqërua personalisht edhe nga Kryeministri Rama. Pesë muaj më vonë, në dhjetor 2023, paraqiti zyrtarisht kërkesën për zhvillimin e Sazanit.
Por projekti u bë me dije vetëm në vitin 2024 kur Kushner foli për mediat amerikane.
Njësoj si atëherë, zhvillimi i radhës ndodh pas një vizite turistike të dhëndrit të Trump-it. Kjo nënkupton se vizitat e tij janë “vizita pune”.
Një fotografi e çiftit Kushner me Sazanin në sfond u botua të enjten nga kuzhinieri Aldo Mehmeti në Instagram.
Faksemile e postimit të kuzhinierit Aldo Mehmeti, i cili priti familjen Kushner këtë javë në Vlorë.
Resorti në Sazan do të zërë 8% të sipërfaqes së ishullit – 45 hektarë nga 562 e totalit. Investimi thuhet të jetë prej rreth 1.4 miliardë eurosh dhe zotohet të punësojë rreth 1 mijë persona gjatë ndërtimit dhe funksionimit.
Kritika për transparencën dhe ndikimin mjedisor
Projekti i Kushnerit ka shkaktuar reagime për mungesën e transparencës dhe rrezikun ndaj mjedisit. Fillimisht në vitin 2024, institucionet dhanë qëndrime kontradiktore për statusin juridik të Sazanit.
Ministria e Mbrojtjes e konsideroi pjesë të planit të vendosjes së Forcave të Armatosura. Ndërsa Ministria e Turizmit deklaroi se nuk kishte kërkesë për zhvillim të zonës.
Aktivistët mjedisorë theksuan se zona është pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. Ky park përfshin specie të rralla detare dhe është zonë e mbrojtur që nga viti 2010.
Por, qeveria ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura, duke lejuar zhvillime në këto territore. Në të njëjtën kohë, KKT mori kompetenca të zgjeruara si Këshill Kombëtar i Territorit dhe Ujit.
Parlamenti shtyu gjithashtu ligjin për investimet strategjike deri në vitin 2026. Të gjitha këto veprime ngrenë shqetësime për llogaridhënie dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.
Kushner ka deklaruar për mediat ndërkombëtare se nuk ka përfituar trajtim preferencial apo ekstraligjor. Megjithatë qasja e qeverisë shqiptare mbetet jotransparente, çka lë të kuptohet për të kundërtën.
Prej janarit, kur Kushneri mori statusin e investitorit, parashikohej që të zhvilloheshin negociata për mënyrën e investimit. Do të ishte me partneritet publik-privat, koncesion, apo mekanizëm tjetër.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), i tha Citizens.al se “aktualisht palët janë në proces negocimi”. Deklarata u bë më 25 qershor, një ditë para se KIS të regjistronte ASDRE-n.
Nga ana tjetër institucionet nuk kanë bërë transparencë për propozimin e Kushner në Zvërnec.
Citizens.al iu drejtua për informacion edhe agjencive të planifikimit dhe zhvillimit të territorit (AZHT, AKPT) për propozimin, ku kërkoi të dinte nëse ka pasur aplikime për leje zhvillimi për zonën e Sazanit dhe Zvërnecit. Por deri në publikimin e këtij artikulli nuk pati përgjigje.
TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Ekspertë të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) morën pjesë në grupin e përbashkët të ounës për investime dhe në tryezën e rrumbullakët të projektit RegioTrade, si pjesë e angazhimit për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe të klimës së investimeve në Ballkanin Perëndimor.
Nën organizimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) me mbështetjen e Komisionit Evropian, Bankës Botërore dhe GIZ, ekspertët diskutuan mbi rekomandimet për investime të huaja direkte të qëndrueshme; parimet e përbashkëta për lehtësimin e investimeve në WB6 dhe krijimin e një klime të qëndrueshme për investime të gjelbra.
Sipas njoftimit të AIDA-s, tryeza e projektit RegioTrade vuri theksin mbi bashkëpunimin rajonal për të promovuar investime të qëndrueshme dhe për të adresuar sfidat në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me investitorët.
AIDA bën të ditur se, mbetet e angazhuar për të forcuar mekanizmat që nxisin një klimë sa më të favorshme për investitorët në Shqipëri dhe në rajon. /j.p/
TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) po vijon me takimet informuese me bizneset lokale, mbi mundësitë që i ofrohen biznesit shqiptar për t’u forcuar në tregun vendas dhe rritur konkurrueshërinë në tregje ndërkombëtare.
Gjatë ditëve të takimeve, ekipi i AIDA-s organizoi një takim me biznesin në Shkodër.
Qëllimi kryesor është informimi i drejtpërdrejtë mbi platformën e re të eksporteve si dhe mundësitë konkrete që ofron rrjeti EEN (Enterprise Europe Network).
Kjo platformë është krijuar për të ndihmuar bizneset shqiptare që të zgjerojnë tregjet dhe mundësitë për tu rritur përtej kufijeve, të krijojnë mundësi partneritetesh ndërkombëtare, mbështetje për rritje konkurruese si dhe promovim në rrjete të gjera biznesi në Europë.
EEN është një nga rrjetet më të mëdha në botë për mbështetjen e ndërkombëtarizimit të SME-ve dhe tashmë është më afër bizneseve shqiptare se kurrë më parë.
Për më shumë informacion, kontaktoni AIDA ose vizitoni platformën e re të eksporteve.
TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), në kuadër të misionit të tyre për analizën makroekonomike dhe vlerësimin e klimës së investimeve në Shqipëri.
Diskutimi u fokusua në klimën aktuale të të bërit biznes në Shqipëri, zhvillimet në politikat për tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe interesin e investitorëve për potencialin që ofron Shqipëria.
Përfaqësues të AIDA-s informuan pjesëmarrësit e AFD-së mbi incentivat kryesore sipas sektorëve të ekonomisë, ndryshimet dhe trendet e vërejtura si përsa i takon shteteve dhe sektorëve të interesit nga ana e investitorëve të huaj, si dhe rolin e Agjencisë si një urë lidhëse mes investitorëve dhe institucioneve publike, përmes ofrimit të shërbimeve të asistencës aftercare. /j.p/