TIRANË, 1 shkurt /ATSh/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot fotoalbumin me momentet kryesore të aktiviteteve të tij gjatë javës.
Gjatë kësaj jave, kreu i qeverisë zhvilloi vizitë pune në Izrael, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Në këtë vizitë, kryeministri u shoqërua edhe bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe delegacioni zyrtar.
Ndalesa e parë e Kryeministrit Rama ishte në Nova Site, një vend simbolik i kthyer në hapësirë reflektimi pas ngjarjeve tragjike nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023. Më pas, Rama u prit në takim nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Gjithashtu, Rama gjatë vizitës së tij në Izrael u prit nga kryetari i Knessetit (Parlamentit të Izraelit) Amir Ohana në Knesset Plaza me një ceremoni të posaçme si dhe iu adresuar parlamentit.
Kreu i Qeverisë, mori pjesën në aktivitetin e organizuar nga AIDA, ku u prezantua platforma “Export ON”, e cila do të merret me matjen e indikatorëve të punës së përditshme të kompanive eksportuese dhe çdo vit do të publikojë raportin e vet mbi lëvizjen e volumit eksportues.
Gjatë javës, Kryeministri Rama mbajti fjalën e tij edhe në aktivitetin e organizuar për përzgjedhjen e kompanive arkitekturore fituese me projektet e Shtëpisë së Fëmijëve dhe Kompleksit të Inspektorateve Shtetërore.
Njëherësh, Rama mori pjesë në ekspozitën “Spaces in Dialogue” e çelur në COD (Qendra për Hapje dhe Dialog), një ekspozitë që sjell në vëmendje hapësirat, arkitekturën, kujtesën dhe përjetimin njerëzor.
Kreu i Ekzekutivit, mori pjesë edhe në një dëgjesë publike me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026. Rama u shpreh se fermerët duhet të orientohen drejt mundësive të pashfrytëzuara të financimit.
TIRANE, 30 janar/ATSH/ Dy studio arkitekturore ndërkombëtare u shpallën fituese të Konkursit Ndërkombëtar për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Kompleksin e ri të Inspektorateve Shtetërore.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga projektet fituese të dy studiove prestigjioze nga Meksika, Taller Hector Barroso dhe Rojkind Arquitectos, të cilat morën pjesë në konkursin ndërkombëtar të organizuar nga Korporata Shqiptare e Investimeve.
Juria ndërkombëtare vlerësoi se edhe pse secili prej projekteve kishte tipare shumë të mira arkitekturore, asnjë prej tyre nuk ishin plotësisht i suksesshme në trajtimin e të dyja komponentëve, Shtëpisë së re të Fëmijëve dhe Kompleksit të ri të Inspektorateve Shtetërore.
Ndaj juria vendosi të shpallë fitues studion “Taller Hector Barroso” për projektin e kampusit të fëmijëve dhe studion “Rojkind Arquitevtos S.C” për kullat shumëfunksionëshe.
Juria vendosi që dy projektet të zhvillohen nën bashkërendimin e një zhvilluesi të vetëm, ndërsa hartoi edhe një grup rekomandimesh drejt fazës zbatuese.
Projektet fituese u përzgjodhën mes propozimeve me vlera të spikatura arkitekturore, urbane dhe mbi të gjitha sociale.
Ato janë pjesë e një vizioni më të gjerë për zhvillimin e infrastrukturës publike nëpërmjet partneritetit publik-privat. Këto projekte synojnë të krijojnë kushte moderne dhe dinjitoze, veçanërisht për fëmijët në nevojë, si dhe hapësira funksionale për administratën shtetërore.
Dy studio arkitekturore ndërkombëtare u shpallën fituese të Konkursit Ndërkombëtar për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Kompleksin e ri të Inspektorateve Shtetërore.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga projektet fituese të dy studiove prestigjioze nga Meksika, Taller Hector Barroso dhe Rojkind Arquitectos, të cilat morën pjesë në konkursin ndërkombëtar të organizuar nga Korporata Shqiptare e Investimeve.
Juria ndërkombëtare vlerësoi se edhe pse secili prej projekteve kishte tipare shumë të mira arkitekturore, asnjë prej tyre nuk ishin plotësisht i suksesshme në trajtimin e të dyja komponentëve, Shtëpisë së re të Fëmijëve dhe Kompleksit të ri të Inspektorateve Shtetërore.
Ndaj juria vendosi të shpallë fitues studion “Taller Hector Barroso” për projektin e kampusit të fëmijëve dhe studion “Rojkind Arquitevtos S.C” për kullat shumëfunksionëshe.
Juria vendosi që dy projektet të zhvillohen nën bashkërendimin e një zhvilluesi të vetëm, ndërsa hartoi edhe një grup rekomandimesh drejt fazës zbatuese.
Projektet fituese u përzgjodhën mes propozimeve me vlera të spikatura arkitekturore, urbane dhe mbi të gjitha sociale.
Ato janë pjesë e një vizioni më të gjerë për zhvillimin e infrastrukturës publike nëpërmjet partneritetit publik-privat. Këto projekte synojnë të krijojnë kushte moderne dhe dinjitoze, veçanërisht për fëmijët në nevojë, si dhe hapësira funksionale për administratën shtetërore.
TIRANË, 29 janar /ASTh/ Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama falënderoi arkitektët e mbledhur për këtë konkurs të radhës të organizuar nga Korporata Shqiptare e Investimeve, e cila sipas kreut të qeverisë do të jetë “në funksion të krijimit të mëtejshëm të kushteve për të përfituar nga partneriteti publik privat, hapësira të reja për funksione publike”.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë falënderoi edhe arkitektët që pranuan të jenë pjesë e kësaj jurie ndërkombëtare.
“Jam i bindur se do të kemi përsëri një ditë intensive emocionesh krijuese dhe një tjetër arsye për t’u ndjerë mirë në fund të ditës, duke arritur të vendosim një projekt tjetër në radhët e këtyre projekteve që siç prezantoi edhe drejtoresha e Korporatës Shqiptare të Investimeve, janë tanimë në një fazë të avancuar dhe madje një pjesë e tyre janë gati për të marrë lejen e zhvillimit dhe për të filluar nga puna”, tha Rama.
Rama tha se falë këtij procesi do të realizohen disa projekte, duke përfshirë ndërtimin e Bibliotekës Kombëtare, Pallatin e ri të Sportit, një stadium të ri si dhe zyra të reja për administratën shtetërore.
“Falë këtij procesi do të kemi pas kaq vitesh një stadium të ri të përmasave evropiane, një tjetër vepër arkitektonike të denjë për historinë e re që po shkruajmë së bashku me këtë skuadër të jashtëzakonshme arkitektësh; Bibliotekën e re Kombëtare, një mjedis i më se i nevojshëm prej vitesh dhe njëkohësisht një tjetër vepër e spikatur në historinë jo thjesht të vendit tonë, por të arkitekturës bashkëkohore; do të kemi një kompleks të ri zyrash për administratën për një numër të konsiderueshëm institucionesh; Pallatin e ri të Sportit një vepër mbresëlënëse”, tha Rama.
Duke folur për projektet e reja që hyjnë sot në garën ndërkombëtare, Rama tha se i hapet rruga dy drejtimeve të reja për të ardhmen duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë të duart e solidaritetit të shoqërisë; jetimet dhe njëkohësisht edhe për korpusin e ri të inspektorateve.
Rama nënvizoi se Shqipëria tashme është bërë një pikë referimi në botën e arkitekturës bashkëkohore.
“Dua t’i përgëzoj dhe të gjitha studiot lokale që janë këtu të pranishme si partner të studiove ndërkombëtare, se ndërkohë që zhvillohen projekte, lidhen marrëveshje të reja. Shqipëria është bërë një pikë referimi në botën e arkitekturës bashkohore, si një vend që ka një përqendrim të madh arkitektesh ndërkombëtar me shumë zë”, tha Kryeministri.
“Shqipëria është njëkohësisht dhe një universitet i hapur që u jep mundësi arkitektëve të rinj shqiptarë, studiove të reja në Shqipëri, që përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me këta mjeshtra dhe studio të mëdha me plot eksperiencë të marrin dije dhe të përfitojnë eksperienca që nuk ka asnjë universitet apo praktike punë në një studio të huaj që t’i jep”, tha Rama.
Para jurisë ndërkombëtare prezantohen sot projekt-idetë: Shtëpinë e Re të Fëmijëve, një hapësirë moderne dhe dinjitoze, e konceptuar për mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve pa kujdes prindëror si dhe kompleksin e ri të Inspektorateve Shtetërore, që synon bashkimin e institucioneve inspektuese në një strukturë funksionale, më efikase dhe më të aksesueshme, në shërbim të qytetarëve. /j.p/
TIRANË, 27 janar /ATSH/ BERZH shënon vit rekord në financimin e projekteve në Shqipëri.
Drejtore e Zyrës së BERZH-it në Shqipëri, Ekaterina Solovova, bëri të ditur se viti 2025 ishte një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vend, me një nivel rekordi të financimeve dhe projekteve të mbështetura.
Duke marrë fjalën gjatë prezantimit sot në Tiranë, të raportit të tranzicionit të BERZH, 2025-26 “Brave old World”, Solovova tha se “gjatë vitit të kaluar, BERZH ofroi 217.5 milionë euro financim për 31 projekte, duke përfshirë projekte të rëndësishme infrastrukturore, energjetike dhe të sektorit privat, si dhe asistencë teknike dhe mbështetje për sipërmarrësit dhe institucionet vendase”.
Sipas saj, investimet kryesore u adresuan në infrastrukturë dhe energji.
“Nga totali i financimeve, 111 milionë euro u alokuan për projekte të infrastrukturës së qëndrueshme në sektorët e transportit dhe energjisë. Një nga projektet kryesore ishte rehabilitimi i Korridorit 8 të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, me financim të përbashkët nga BERZH (30 milionë euro) dhe grante prej 60 milionë euro nga Bashkimi Europian”, u shpreh Solovova.
Në sektorin e energjisë, vijoi ajo, BERZH ofroi 45.75 milionë euro për OSHEE për ristrukturimin e borxheve afatshkurtra dhe për modernizimin e rrjetit elektrik, ndërsa 30 milionë euro u dhanë KESH për ndërtimin e centralit diellor fotovoltaik prej 50 MW, duke përfshirë edhe 9.2 milionë euro grante investimi.
Në fokus të mbështetjes tonë është edhe sektori privat dhe sipërmarrësit.
“Përveç projekteve infrastrukturore, BERZH ka mbështetur konkurrueshmërinë e sektorit privat përmes programeve të turizmit, agrobiznesit dhe teknologjive inovative, duke ofruar ndihmë dhe asistencë teknike për bizneset, përfshirë gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrësit e rinj.
Gjatë vitit 2025, BERZH realizoi gjithashtu 42 projekte këshillimi për bizneset e vogla, duke kontribuar në avancimin e programëve qeveritare dhe në integrimin e sipërmarrësve shqiptarë në tregjet ndërkombëtare”, theksoi Solovova.
Solovova vuri në dukje rëndësinë e ndihmës ndaj institucioneve financiare vendase dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor në sektorin privat, duke ofruar mbështetje për një rritje të qëndrueshme dhe profesionalizim të sektorit financiar në Shqipëri.
“Viti 2025 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për BERZH në Shqipëri. Projeketet tona kanë sjellë ndryshime reale në infrastrukturë, energji, sipërmarrje dhe zhvillim rural. Historitë e suksesit që kemi ndihmuar të ndërtohen janë dëshmi e angazhimit tonë për një Shqipëri më moderne dhe konkurruese”, tha Drejtorja e BERZH-it Solovova.
41 organizata mjedisore nga 28 shtete iu drejtuan kryeministrit Rama me një deklaratë publike për të pezulluar çdo nismë ndërtimi në ishullin e Sazanit. Reagimi vjen pasvizitës së Ivanka Trump dhe Jared Kushnernë Vlorë të mërkurën, të cilët u pritën nga Kryeministri Rama në një darkë private me një grup arkitektësh.
“Projekti “Investim Strategjik me Procedurë të Veçantë”, i miratuar në janar 2025, parashikon ndërtimin e një resorti luksoz. Zhvillimi i propozuar do të përfshinte ndërhyrje në një sipërfaqe prej 45 hektarësh në Ishullin e Sazanit, duke ngritur shqetësime serioze për ndikimin e tij në mjedis dhe përputhshmërinë me detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë”, thuhen në letrën drejtuar kryeministrit dhe Ministrisë së Mjedisit.
Sipas deklaratës ishulli i Sazanit rrethohet nga Parku Kombëtar Detar, i klasifikuar si Park Kombëtar e po ashtu si Zonë Veçanërisht e Mbrojtur me Rëndësi për Mesdheun.
“Ishulli i Sazanit njihet si pjesë e një Zone Kyçe për Biodiversitetin (KBA)3 dhe Zone të Rëndësishme për Shpendët (IBA), brenda zonës KBA/IBA4 5 të Gjirit të Vlorës, Karaburunit dhe Malit të Çikës”, thekson më tej letra, e cila nga organizatat mjedisore shqiptarë është nënshkruar nga PPNEA (Protection and Preservation of natural Environment in Albania), Eco Albania dhe REC Albania (Resource Environmental Center Albania).
Sipas letrës publike, ujërat e Sazanit ofrojnë habitate me vlerë dhe jetike për gjitarin detar më të rrezikuar globalisht, fokën e Mesdheut.
“Ndërtimi i një resorti luksoz, me ndërhyrje infrastrukturore në shkallë të gjerë si trafiku detar, rrugët dhe sistemet e kanalizimeve, përbën një kërcënim serioz për këto habitate delikate. Ndërhyrje të tilla sjellin zhurmë, ndriçim artificial, ndotje dhe rritje të pranisë së njeriut, të cilat mund të largojnë jetën e egër nga zonat kritike, përfshirë shpellat bregdetare që janë thelbësore për mbijetesën e fokës së Mesdheut”, thuhet më tej në deklaratën e organizatave.
Po ashtu, sipas deklaratës ky projekt bie edhe ndesh me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit të Bashkimit Evropian, e sidomos të hapjes së negociatave të Kapitullit 27 që përmban mjedisin dhe ndryshimet klimatike.
Ata kërkuan pezullim të menjëhershëm të cdo vendimi ekzekutiv apo parlamentar që lidhet me avancimin e këtij projekti, përfshirjen formale të pjesës tokësor të ishullit të Sazanit brenda Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, regjistrimin zytar të ishullit si zonë kandidate Emerald, si pjesë e rrjetit ekologjik të Zonave me Interes të Vecantë për Ruajtje nën kujdesin e Këshillit të Evropës, dhe zbatim të dtyrimeve të Shqipërsië sipas konventae ndërkombëtare për mbrotjjen e natyrës dhe biodiversitetit
Në njëreagim të mërkurën PPNEA theksoi se “rreth 14 kilometra vijë të egër bregdetare që është zonë e mbrojtur, […] planifikohet të shndërrohet në rruge asfalti, drita të forta dhe pallate luksoze, të cilat nuk kanë vend për natyrën e egër dhe komunitetet”.
Ky zhvillim po ndodh teksa Komisioni Evropian i ka vënë kusht Shqipërisë për integrimin mbylljen e kapitullit të mjedisit me ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura, i cili i pati hapur rrugë investimeve të tilla në parqet natyrore.
Viti 2025 ishte ambicioz për qeverinë dhe ndërmarrjen që po administron pronat publike. Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH) e ka kthyer vendin në shtëpi ankandesh për partnerët privatët, të paktën “në renderë 3D”.
Nga ishulli i Sazanit, te kullat, stadiumet e reja dhe transformimet e thella urbane, vetëm në 2025 numërohen 31 projekte në Tiranë (16), Durrës (6), Vlorë (4), Elbasan (1), Korçë (2) etj.
Megjithë serinë e konkurseve me studio arkitekture dhe premtimeve për zhvillim, debati për punën e Korporatës u dominua nga shqetësime për transparencën, vendimmarrjen, konkurrencën e kufizuar dhe raportin e paqartë mes përfitimeve publike dhe atyre private.
Shqetësimet e para, mbyllja e ishullit të Sazanit
Viti nisi me lajmin se dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, kishte përfituar statusin e investitorit strategjik për të transformuar një pjesë të ishullit të Sazanit në resort luksoz.
Kushneri e pati zhvilluar këtë ide gjatë një vizite familjare verën e vitit 2023. Ai e bëri publik konceptin në pranverë 2024, në një kohë kur opinioni publik në Shqipëri nuk kishte asnjë informacion.
Citizens.al/Paraqitje grafike e çiftit Kushner-Trump, Kryeministrit Rama dhe ishullit të Sazanit.
Në fund të qershorit 2025 qeveria krijoi kompaninë “Albanian State Development & Real Estate”, e cila nën menaxhimin e KISH do të përfaqësonte shtetin në partneritet me “Affinity Partners” të Kushnerit.
Pas këtij zhvillimi, nuk pati informacione të mëtejshme.
Paralelisht KISH prezantoi një sërë projektesh me synim “ridimensionimin e peizazhit urban” ku e përbashkëta e tyre ishte dhënia e hapësirave publike privatëve për ndërtime shumëkatëshe në të ashtuquajturën “Urat për Shqipërinë 2030”.
Në mungesë të një diskutimi të gjerë publik për mekanizmin që po përdorej, qeveria dhe KISH vijuan me dhënien e të tjera projekteve. Projekti i radhës ishte që i jep rezidencat qeveritare në Velipojë dhe Vlorë një kompanie private, për ti kthyer në hotele.
Në këtë periudhë, Citizens.al tregoi si thirrjet hapeshin “pa garë dhe pa llogari”, ndërsa procedurat konkurruese ishin të mangëta ose jo transparente.
Stadiumet dhe dështimi për Bibliotekën Kombëtare
Në fillim të pranverës, projekti i OMA-s u shpall fitues për stadiumin e ri Selman Stermasi, i cili përfshinte dy kulla dhe ndërtesa të reja në zonë, një lajm që ngjalli diskutime për shfrytëzimin e hapësirave publike jo vetëm për impiantin sportiv.
Ilustrim, projekt-ideja e OMA-s për stadiumin e ri “Selman Stërmasi”.
Qasja e njëjtë u kërkua të replikohej me stadiumet e Durrësit (51N4E), Vlorës (XDGA) dhe Korçës (CEBRA). Citizens.al raportoi se konkurset arkitektonike të këtyre thirrjeve kishin hije konflikti interesi. Disa aktorë të përfshirë në garë patën lidhje financiare me juritë, duke ngritur kështu pyetje për procedurat e vlerësimit.
Plani fitues për pallatin e sportit Asllan Rusi nga MVDRV u prezantua si një “top betoni 20-katësh”, i cili u komentua jo vetëm për volumetrinë, por edhe për marrëdhëniet institucionale që sollën projektin në tryezë pa garanci dhe konsultime të gjera publike.
Megjithatë, sfida për KISH u duk më qartë kur thirrjet për investitorë për Bibliotekën Kombëtare dështuan njëra-pas-tjetrës, duke sinjalizuar si problem faktin se zhvillimi i projekteve të gatshme, apo dhe kushti për t’i kthyer rreth 45% të sipërfaqes ndërtimore Korporatës nuk ngjallte interes.
Në këtë kontekst pati tërheqje nga investimi për VOID Tower (Andrea Caputo, te ish-ATSH-ja). KISH vijoi të negociojë me kompaninë e dytë që kishte shfaqur interes, teksa deri në dhjetor nuk pati asnjë njoftim publik për lidhje kontratash me ndokënd nga investitorët që fituan thirrjet e shpallura.
“Modeli KISH” edhe në zhvillimin e jetimores Zyber Hallulli
Pjesa e dytë e vitit 2025 u karakterizua nga një seri lajmërimesh nga thirrjet e KISH, që kthyen debatin mbi planifikimin dhe përdorimin e hapësirave publike.
Bjarke Ingels fitoi në Petrelë konkursin për “Parkun e Besimit” mbi zonën antike të Përsqopit, një projekt që premtonte zhvillimin kulturor dhe turistik, por që për shkak të intensitetit të ndërtimit shfaqi shqetësime serioze në raport me ruajtjen e trashëgimisë dhe identitetit të zonës.
Paraqitje grafike e shtëpisë së fëmijës, Zyber Hallulli/Citizens.al
Modeli për zhvillimin e pronave publike përmes partneritetit me privatët u shty përpara nga qeveria me idenë se nuk ka fonde të mjaftueshme dhe po kështu ruhen shpenzimet për zëra të tjerë.
Por thirrjet e KISH treguan se kjo qasje e humbi logjikën. Qeveria tregoi se nuk kishte para, ose më mirë të themi vullnet për të investuar, për zyra administrate, hapësira të reja për institucione sociale apo dhe objekte të trashëgimisë kulturore.
Rasti i parë ishte ai i jetimores Zyber Hallulli. Thirrja e korporatës tregoi synimin xhentrifikues për zhvendosjen e jetimores në një zonë te ish-vilat gjermane, për t’i hapur vend ndërtimit të një kulle. Kjo u përthellua kur u zgjodhën 5 finalistët për projektin dhe investimin.
Rasti në vazhdim ishte ai i Pallatit të Kongreseve, një objekt i rëndësisë së veçantë arkitektonike, por që për qeverinë nuk ia vlen të restaurohet tërësisht pa humbur hapësira publike. Përkundrazi në thirrjen e KISH, u nënkuptua se privatëve të interesuar do t’u jepet mundësia për të ndërtuar një objekt deri në 20 kate të lartë krah Pallatit të Kongreseve.
Bilanci vjetor me pikëpyetje
Ky është viti i dytë i punës konkrete të Korporatës, që pas riformatimit dhe marrjes në dorëzim të pronave publike nga qeveria.
Në periudhën 2024-25, konkurset e KISH kanë shpërblyer me të paktën 1.4 milionë euro grupet finaliste të arkitektëve që kanë marrë pjesë.
Ilustrim i projektit të Bibliotekës Kombëtare/XDGA & iRI.
Por në një përgjigje për Citizens, Korporata pretendon se “të gjitha fondet […] do të përballohen nga partneri privat i zgjedhur [në fund të procesit] dhe nuk janë kosto për Korporatën”.
Në fund të vitit 2025, panorama që shfaqet nga KISH nuk lidhet aq me projektet që po hidhen për zhvillim, sesa me modelin politik që po konsolidohet: Prona publike shihet si aset për t’u “rijetëzuar” përmes privatëve, shpesh pa garë të plotë, pa analiza kosto-përfitimi dhe pa transparencë mbi vendimmarrjen dhe rrezikun që merr shteti.
Shumë thirrje mbetën në fazë ideje dhe kalohen në harresë ose në rubrikën “Thirrje të mbyllra”, ndërsa kontratat konkrete mungojnë, një sinjal se modeli nuk duket se bind investitorët, por as qytetarët që mbeten pa përgjigje.
Nëse kjo qasje vazhdon, rreziku nuk është thjesht arkitektonik apo urbanistik për tjetërsimin e zonave të ndryshme të qyteteve kryesore të Shqipërisë.
Por bëhet fjalë për një transformim të heshtur të interesit publik në raport me privatët, ku shteti duket se po kthehet në një lloj agjenti imobiliar duke humbur rolin e garantit dhe duke u kthyer në ndërmjetës të projekteve që prekin përherë e më shumë hapësirën e përbashkët, pa një vizion të qartë se kush fiton realisht në fund.
Fondi Evropian për Ballkanin (EFB) fton organizatat e shoqërisë civile nga Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia të aplikojnë për Grantet Themelore të Mbështetjes Programatike në kuadër të Programit Common Ground (CGP).
Konteksti
Shumë organizata në Ballkan po punojnë qetë dhe me këmbëngulje për të ruajtur, ndërtuar dhe forcuar kanalet e besimit, bashkëpunimit dhe dialogut, pavarësisht polarizimit të vazhdueshëm politik, paqëndrueshmërisë dhe një mjedisi përçarës. Fondi Evropian për Ballkanin krijoi Programin Common Ground për të mbështetur këto përpjekje afatgjata dhe të durueshme për të kapërcyer ndasitë dhe për t’i ndihmuar njerëzit të mbeten të lidhur përtej dallimeve.
Kjo thirrje ofron mbështetje thelbësore organizative deri në 20,000 €, për një periudhë 12-mujore. Qëllimi është të ndihmojë organizatat të ruajnë ose të forcojnë atë që tashmë funksionon: ekipin, strukturat, programet dhe praninë e tyre në komunitet. Synimi nuk është krijimi i projekteve të reja, por sigurimi që puna e ndërtuar ndër vite të vazhdojë të ketë ndikim afatgjatë.
Çfarë financohet me këtë grant
Fondet mund të përdoren për nevoja thelbësore që e mbajnë organizatën të qëndrueshme dhe efektive, përfshirë (lista nuk është shteruese):
Ndërtimi i rrjeteve dhe partneriteteve përtej ndasive;
Përmirësimi i praktikave të gjithëpërfshirjes, barazisë dhe mbrojtjes;
Mbajtja ose rritja e aftësive të stafit kyç për misionin;
Forcimi i qeverisjes, strategjisë ose sistemeve financiare;
Përditësimi i mjeteve, komunikimit ose sistemeve digjitale që rrisin reziliencën organizative.
Kush mund të aplikojë
Aplikimi është i hapur për:
Organizata jofitimprurëse me përvojë të provueshme në ndërtimin e urave brenda ose mes komuniteteve. Duhet të dorëzohen tre shembuj konkretë nga 18–24 muajt e fundit që tregojnë kontributin në ndërtimin e besimit, dialogut, kohezionit social dhe/ose bashkëpunimit përtej ndasive.
Organizata jofitimprurëse të regjistruara dhe aktive në një nga vendet e pranueshme: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.
Iniciativa lokale, grupe informale ose aktorë të ngjashëm të paregjistruar: mund të aplikojnë vetëm nëse formojnë një koalicion me një OJF të regjistruar, e cila bëhet organizatë udhëheqëse. Aplikimi dorëzohet nga organizata udhëheqëse, e cila bashkëngjit një Memorandum Mirëkuptimi për rolet dhe rrjedhën financiare.
Çfarë nuk është kjo mundësi
Kjo nuk është një thirrje për projekte specifike. Core Programmatic Support Grantnuk financon projekte të reja të pavarura. Fokuson punën që e mban organizatën të qëndrueshme dhe të besueshme—punë e vështirë për t’u financuar, por thelbësore për ndikim afatgjatë.
Detajet e grantit
Shuma maksimale: deri në 20,000 €
Kohëzgjatja: 12 muaj
Disbursimi: 80% pas nënshkrimit të kontratës; 20% pas dorëzimit dhe miratimit të raportit të progresit (financiar dhe narrativ).
Në mbyllje të periudhës së grantit kërkohet dorëzimi i raportit final narrativ dhe financiar. Template-et përkatëse do të dërgohen veçmas.
Afatet
Hapja e thirrjes: 17 nëntor 2025
Afati i aplikimit: 19 dhjetor 2025, ora 17:00 CET
Si do të vlerësohen aplikimet
Aplikimet vlerësohen sipas katër kritereve:
Përputhja strategjike me objektivat e CGP (30%);
Praktika në dialog dhe ndërtimin e urave (35%);
Fizibiliteti dhe proporcionaliteti i buxhetit (25%);
Dërgoni formularin dhe dokumentet në cgp@balkanfund.org deri më 19 dhjetor 2025, ora 17:00 CET. Aplikimet e vonuara ose të paplota nuk merren në konsideratë. Brenda 72 orëve nga dorëzimi, do të merrni një konfirmim pranimi.
Për pyetje: shkruani në cgp@balkanfund.org, me subjekt: Core Programmatic Support Grant 2026.
Rreth Programit Common Ground
Common Ground është një nismë rajonale e Fondit Evropian për Ballkanin. Mbështet organizata të shoqërisë civile që punojnë për të forcuar dialogun, solidaritetin, bashkëpunimin dhe kohezionin social në Ballkan. Programi synon t’i ndihmojë aktorët lokalë të mbeten të pranishëm dhe të qëndrueshëm, duke ruajtur një hapësirë qytetare të hapur, gjithëpërfshirëse dhe demokratike.
Grantet e Mbështetjes Programatike Themelore 2026
1) Çfarë përfaqëson ky grant? Grant për mbështetje programatike thelbësore—deri në 20,000 € për 12 muaj—për të ruajtur ose forcuar punën e vazhdueshme programatike dhe strategjike të organizatave ose koalicioneve që ndërtojnë ura (besim, dialog, kohezion social).
2) Kush është i pranueshëm? OJF të regjistruara, jofitimprurëse, që operojnë në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut ose Serbi. Grupet e paregjistruara vetëm nëpërmjet një koalicioni të udhëhequr nga një OJF e regjistruar.
3) Shuma dhe kohëzgjatja? Deri në 20,000 € për 12 muaj. 80% paguhet në fillim, 20% pas raportit të progresit. Kërkohet raport final financiar dhe narrativ.
5) A mund të aplikojnë koalicionet? Po. OJF-ja udhëheqëse dorëzon aplikimin dhe bashkëngjit MoU-të për rolet dhe ndarjen financiare. Organizata udhëheqëse mban përgjegjësinë ligjore dhe financiare.
6) Çfarë prove kërkohet për punën e kaluar? Tre shembuj nga 18–24 muajt e fundit me prova (linke ose dokumente). Duhet shpjeguar ndikimi, përfituesit dhe konteksti.
7) Çfarë dokumentesh kërkohen për due diligence?
Parashikim financiar 2-vjeçar;
Dokument nga organet tatimore që vërteton se borxhi i organizatës është më pak se 1.5 herë shuma e parasë në arkë;
Raportet financiare të dy viteve të fundit;
Dokumentet e regjistrimit, statuti, lista e bordit/stafit kyç;
Për koalicionet: të gjitha MoU-të në një PDF të vetëm.
8) Formati i buxhetit? Në Euro, sipas template-it të CGP (01 Staf / 02 Administratë / 03 Aktivitetet / 04 Papritur). Për koalicionet: një PDF i vetëm nga organizata udhëheqëse.
9) A pranohen paga dhe shpenzime operative? Po, nëse janë thelbësore për misionin. Papritur: deri në 5%.
10) A mund të përfshihet pajisje ose softuer? Po, kur lidhen drejtpërdrejt me qëndrueshmërinë organizative.
11) A mund të aplikojnë organizatat që kanë marrë mbështetje më parë nga EFB? Po. Kërkohet kontribut i ri dhe i qartë, si dhe shpjegim se si ky grant do ta forcojë punën.
12) Sa aplikime mund të paraqesë një organizatë udhëheqëse? Vetëm një.
13) Në cilën gjuhë duhet të aplikojmë? Në anglisht. Materialet mbështetëse mund të jenë në gjuhët lokale, me përshkrim në anglisht.
14) Afatet për vitin 2026 Hapja: 17 nëntor 2025 Afati: 19 dhjetor 2025, ora 17:00 CET Rezultatet: fillimi i vitit 2026
15) Si njoftoheni për pranimin e aplikimit ose përzgjedhjen? Brenda 72 orëve nga dorëzimi do të merrni email konfirmimi. Njoftimi për përzgjedhje dërgohet pas finalizimit të listës së granteve.
16) Çfarë raportimi kërkohet? Raport progresi përpara disbursimit final të 20%. Në mbyllje, kërkohet raport final narrativ dhe financiar. Mund të kërkohet një shënim reflektues.
17) A mund të kalohen fonde tek partnerët? Po, nëse janë buxhetuar dhe të përcaktuara në MoU. Organizata udhëheqëse mban përgjegjësinë.
18) Ku mund të bëhen pyetje? Në cgp@balkanfund.org (subjekt: Core Programmatic Support Grant 2026).
Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, kryefjalë e Partisë Socialiste ishte shëndetësia falas, mbështetja sociale, pensionet më të larta dhe ulja e papunësisë. Vetëm një gjë s’ishte prioritet: rrugët. Investimet në infrastrukturën rrugore gjatë mandatit të parë socialist ishin të ulëta, aq të ulëta sa edhe segmente për të cilët kishte nisur puna ose ishin […]
TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Një rrjet i ri ballkonesh panoramike do të ndërtohet në disa prej zonave të mbrojtura të vendit, duke ofruar për vizitorët eksperienca turistike më të plota, ndërgjegjësuese dhe edukative në natyrë.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa prej këtyre projekteve që do të ndërtohen së shpejti në parqet kombëtare dhe natyrore.
Rama theksoi se ballkonet panoramike do të ngrihen si struktura të lehta dhe miqësore me natyrën, që do të sjellin një mënyrë të re për të përjetuar peizazhet tona të jashtëzakonshme.
“Të projektuara në harmoni me mjedisin, këto pika panoramike do t’u ofrojnë vizitorëve hapësira të sigurta për të parë dhe shijuar nga pranë bukurinë e parqeve tona”, theksoi ai.
Ballkonet panoramike do të shtrihen në 12 qarqet e vendit dhe do të realizohen në pika strategjike që ofrojnë pamje të bukura nga peizazhi shqiptar, si: Parku Kombëtar Mali i Tomorit në Berat; Parku Kombëtar Lurë-Mali i Dejës në Dibër; Divjakë-Karavasta në Fier; Maja e Kallabakut në Parkun Natyror Korab-Koritnik në Kukës, Parku Natyror Syri i Kaltër në qarkun Vlorë, Parku Kombëtar Mali i Dajtit në Tiranë; Parku Natyror Qafështamë në Durrës; Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës në Gjirokastër; Parku Kombëtar Shebenik në Elbasan etj.
Përmes këtij projekti synohet të krijohen 12 pika panoramike në harmoni me mjedisin dhe karakteristikat e zonave përkatëse, për t’i afruar vizitorët edhe më shumë me natyrën, peizazhet dhe biodiversitetin e jashtëzakonshëm në parqet kombëtare dhe natyrore në të gjitha qarqet e vendit, duke zgjeruar potencialin ekoturistik të tyre.
TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Hekurudha e re Tiranë-Durrës-Rinas do të hapet në vitin 2027.
Lajmi u bë i ditur në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës – Edicioni 31, nga drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho, i cili tha se aktualisht kanë përfunduar 90% e punimeve, ndërkohë që do të vijohet dhe me disa procese të fundit të projektit.
“Jemi në 90 për qind të finalizimit të punimeve civile, dhe në fundin e këtij viti do të kemi linjën e re, në maj të vitit të ardhshëm ne mbarojmë dhe stacionet hekurudhore të gjithë linjës. Nga maji deri në dhjetor do të merremi me kolaudimin e saj, dhe shpresojmë që në 3-mujorin e parë të vitit të ardhshëm 2027, ne këtë linjë ta vëmë në funksion. Ajo çfarë është komponenti kryesor është lidhja e stacionit qendror, i cili ndodhet në Kthesën e Kamzës, me stacionin e ri që është në stacionin e vjetër të trenit, kjo do ta bënte më fleksibël këtë linjë Tiranës-Durrës, për shkak se konektiviteti i gjithë banorëve të Tiranës me një stacion shumë të vjetër – i cili ka qenë shumë komod për t’u aksesuar – gjithashtu dhe për ardhjen e gjithë turistëve nga Rinasi për të aksesuar qendrën e Tiranës në ish-Stacionin e Trenit”, tha Ergys Verdho, administrator i Hekurudhës Shqiptare.
Porti i ri i Durrësit
Në qendër të diskutimeve mbi projektet më të mëdha të infrastrukturës shqiptare ishte dhe Porti i ri i Durrësit, një projekt me vlerë strategjike dhe ekonomike për komunitetin lokal dhe për tregun rajonal, për të cilin drejtori Liburn Aliu tha se ka një ndikim të madh në ekonominë e vendit.
“Ndërtimi i portit të Porto Romanos do të ketë ndikim të madh në ekonominë e vendit. Aktualisht kapacitetet në Portin e Durrësit janë 270 mijë kontejnerë në ditë dhe me portin e Porto Romanos ky kapacitet mund të rritet deri në mbi 500 mijë. Kjo do të ketë një ndikim të madh në nevojën për logjistikë pastaj është transporti, magazinimi, dhe nevoja për krah pune për kontroll të profesionalizuar, pa harruar dhe ndikimin pozitiv në komponentët mjedisorë”, tha Liburn Aliu, ndërsa shtoi se aktualisht në Portin e Durrësit i tërë fokusi është transformimi nga situata në të cilën ndodhet, drejt portit të Porto Romanos, një projekt i cili është në vizionin e qeverisë së Shqipërisë për zhvillimin e qëndrueshëm për Shqipërinë dhe për rajonin.
Vijimi i projektit
“Porti në Porto Romano synon të bëhet një port modern me një thellësi të madhe ujore që do e vendos Shqipërinë në një nivel të konkurrueshmërisë rajonale, do të jetë një port i gjelbër që do të mundësojë një zhvillim të qëndrueshëm, në sisteme e efikasitete të teknologjisë moderne, me sisteme inteligjente për menaxhim të operacioneve portuale dhe me infrastrukturë të integruar rrugore dhe hekurudhore. Ky projekt do të mundësojë një zhvendosje graduale nga porti aktual i Durrësit në portin e Porto Romanos, i cili do të jetë porti i mallrave, ndërsa në portin aktual të Durrësit do të kemi Portin e Jahteve dhe të Marinës, i cili qytetit të Durrësit do t’i japë një zhvillim të turizmit dhe më gjerë”, theksoi më tej Aliu.
Transformimi i Porto Romanos
Ndërsa Ahmet Kastrati, drejtor i MBM Porto Romano, foli mbi rolin e këtij porti në procesin e transformimit të Portit të Durrësit në këtë zonë ekonomike. “Transformimi i Porto Romanos ka nisur që në vitin 2008, kur operatorët tregtues të karburanteve u transferuan në Porto Romano, duke ndërtuar pjesën infrastrukturore, magazinuese, në kapacitete që kanë qenë gjithnjë në rritje, duke arritur kapacitetet magazinuese deri në këtë moment në 450 mijë tonë, kjo si fazë e parë, që i dha një përparësi Portit të Durrësit duke larguar hidrokarburet nga zemra e qytetit të Durrësit. Faza e dytë filloi me zhvillimin e portit MBM, për shkak të nevojave të tregut gjithnjë në rritje, dhe kërkesave, volumeve në rritje të operatorëve, që kërkonin ardhjen e anijeve gjithnjë e më të mëdha, vendosi që të zhvillojë terminalin e hidrokarbureve më të madh në vend, ku ne aktualisht akomodojmë anije deri në 120 mijë tonë madhësi, e cila është unike për rajonin dhe krahasohet me tregje si Malta”, shpjegoi Kastrati.
Port multifunksional
Ndërkohë, sipas tij, nga viti 2020 Porti MBM u bë një port multifunksional, ku zhvillimi i deritanishëm në Porto Romano ka ndihmuar zhvendosjen graduale të trafikut industrial nga Durrësi, duke e lehtësuar transformimin e tij në një Marinë turistike, çka ka sjellë përfitime të qarta dhe për vetë qytetin; reduktim të ndotjes, të zhurmave apo trafikun. “Për më tepër plani i Qeverisë për ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano si një ‘green field facility’ brenda kuadrit të vizionit Shqipëria 2030, synon krijimin e një konteksti portual me rëndësi strategjike kombëtare dhe rajonale, e cila është në sinergji me kapacitetet që porti MBP ka në funksion. Faza e tretë e transformimit të Portit të Durrësit është zhvendosja e aktivitetit të kontejnerëve, ku MBM do të jetë sërish një lehtësues deri sa porti i ri të jetë gati për operim”, tha më tej Kastrati.
Ardian Hackaj, nga CDI Albania, administrator i Institutit për Zhvillim dhe Bashkëpunim, u ndal në mundësinë që Shqipëria ka për të qenë përfituese e projekteve të reja që do të financohen nga BE, me buxhetin e ri që po hartohet për vitin 2028-2034, i cili do të bazohet në plane konkrete për çdo vend anëtar dhe kandidat.
TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Në kuadër të programit Culture and Creativity for the Western Balkans (C4WBs), me mbështetje prej 8 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, sot në Bylis u prezantuan projektet fituese nga i gjithë rajoni.
Në një njoftim publik, Delegacioni i BE-së në vendin tonë bën me dije se këto projekte tregojnë se si kultura lidhet me aftësitë, ekonominë lokale dhe kapërcimin e kufijve kombëtarë.
Sipas njoftimit, thuhet se në Bylis u rikujtua fakti se trashëgimia e Shqipërisë është pjesë e historisë së përbashkët evropiane.
“Kjo ditë dëshmoi se trashëgimia kulturore në Ballkanin Perëndimor nuk është vetëm për t’u ruajtur, por edhe për t’u përdorur si mundësi, për të lidhur komunitetet dhe për t’i mbajtur vendet si Bylisi në dialog të gjallë me të tashmen dhe të ardhmen evropiane”, thuhet në njoftim.
“Ne, si Bashkim Evropian, angazhohemi në sektorin kulturor jo vetëm për të mbrojtur vende si ky park arkeologjik dhe tradita të gjalla si polifonia shqiptare, por edhe për të gjallëruar komunitetet duke hapur perspektiva të reja zhvillimi, veçanërisht në turizëm duke siguruar që kjo të jetë ekonomikisht dhe nga ana mjedisore e qëndrueshme. Ne e mbështesim kulturën sepse ajo është edhe mënyrë për të kuptuar identitetin tonë evropian, sa kompleks, aq dhe të përbashkët; dhe ky kuptim na ndihmon të kapërcejmë barrierat mendore dhe fizike mes njerëzve dhe vendeve. Diversiteti është pasuria jonë, por edhe ajo që na bashkon në BE”, tha ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.
TIRANË, 19 tetor/ATSH-Maela Marini/ “Zëdhënësit e bimëve”, emërtohej episodi i radhës i podkastit “Flasim”, ku të ftuarit e kryeministrit Edi Rama ishin tre nismëtarë të krijimit të një laboratori për studimin e bimëve aromatike mjekësore.
Lindita Vrushi, e diplomuar në Mikrobiologji dhe Kimi është drejtuese ekzekutive (CEO) e laboratorit “AMEL Ekstrakt”, i cili ka në fokus ekstraktimin e vajrave esencialë.
E trajnuar dhe certifikuar në Cilësinë dhe Sigurinë Ushqimore, më herët ajo ka qenë drejtuese e Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Ekstraktimit Botanik, dhe ka punuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit si mikrobiologe. Gjatë karrierës së saj ka pasur bashkëpunim edhe me me CEFA Itali në fushën e bujqësisë.
Ndërsa Marsil Xhemollari, 30 vjeç nga Korça, është farmacist dhe pjesë e disa projekteve në fushën e shëndetit publik. Bashkë me bashkëshorten e tij Eriseldën, e cila është infermiere, ata treguan se patën tundimin për të ikur në Gjermani si shumë të rinj të tjerë, por duke bërë bilancet ekonomike menduan që është më mirë të qëndrojnë dhe investojnë në Shqipëri se sa të emigrojnë jashtë. Dhe planet nuk iu shkuan keq.
Ndërsa Eriselda Xhemollari, me profesion infermiere por që e ka lënë profesionin dhe tanimë po studion për farmaci, është po ashtu pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të ekspertëve që kontribuojnë në programet globale të testimit antidoping.
Të tre i janë përkushtuar mikrobiologjisë, farmacisë dhe infermierisë, ndërsa u bënë bashkë për të ngritur këtë laborator shumë të suksesshëm.
Gjatë podkastit, kryeministri Rama iu përgjigj pyetjes së të ftuarve mbi mbështetjen që ofron qeveria për sipërmarrje të tilla.
“Ne kemi mbështetur shumë individë ose sipërmarrje në projekte dhe shumë nga gjërat që kanë ndodhur në kuptimin pozitiv kanë brenda edhe mbështetjen e qeverisë përmes strukturave të veta. Natyrisht që nuk është asnjëherë mjaft, por sigurisht që unë besoj që kush ka ambicien e mjaftueshme për të mos u dorëzuar përpara parashikimeve dhe për t’u përballur për ta çuar para një projekt të vetin, sot ka plot rrugë për t’ia dalë”, tha Rama.
Kryeministri kujtoi se qeveria është vetëm një derë, por janë të panumërta dyert e institucioneve të tjera, partnerëve të huaj, programet e Bashkimit Europian.
“Programi i BE-së është i aksesueshëm nga kushdo dhe mbi të gjitha nga universiteti. Pra nevojitet partneritet me universitetin dhe kapacitet për të shkruar mirë atë projekt dhe shanset që ta marrësh projektin janë shumë të mëdha”, tha Rama.
TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Dymbëdhjetë studio arkitekturore ndërkombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia prezantuan sot në Tiranë propozimet e tyre për Parkun e Besimit (Faith Park), një projekt unik që synon të ndërthurë natyrën me simbolikën shpirtërore përmes pemëve, frutave dhe luleve të përmendura në shkrimet e shenjta.
Studiot arkitekturore prezantuan projektet finaliste që konkurrojnë për të fituar të drejtën e ndërtimit të parkut të parë të këtij lloji në vend.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë aktivitet, u shpreh se përzgjedhja e finalistëve ka qenë një proces i vështirë për shkak të nivelit të lartë të propozimeve.
“Kjo ishte hera e parë që e patëm të vështirë të dilnim me një listë të ngushtë prej 4 apo 5 studiove. Pamë shumë ambicie dhe përkushtim nga të gjithë aplikuesit, ndaj vendosëm të kishim 12 finalistë. Pas gjithë kësaj dite, nuk mund të them se e kemi më të lehtë, përkundrazi, sfida është edhe më e madhe”, tha Rama.
Rama theksoi se do të ishte e mrekullueshme të ndërtoheshin 12 parqe besimi, por mungesa e fondeve do t’i detyronte të zgjidhnin vetëm një projekt për të ndërtuar një park.
“Sigurisht që nesër do të duhet të marrim vendimin përfundimtar. Do të ishte e mrekullueshme të kishim 12 parqe të tilla, por do të realizojmë të parin me fituesin që do të shpallet nesër,” u shpreh Rama, duke falënderuar të gjitha studiot pjesëmarrëse për projektet dhe idetë e paraqitura.
Fituesi i garës për Parkun e Besimit pritet të shpallet nesër. /j.p/
Pas miratimit nga Qeveria e Kosovës të vendimeve për shpronësimin e pronave që preken nga ndërtimi i Qarkores së Vjetër dhe Qarkores së Re, drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Gjilanit, Bekim Salihu, ka deklaruar se ky është një hap i madh drejt infrastrukturës moderne të qytetit dhe një zgjidhje përfundimtare e një padrejtësie që ka zgjatur 25 vjet.
“Puna jonë katërvjeçare në Gjilan ka pasur një objektiv të qartë: ta bëjmë qeverisjen më afër qytetarit, duke ofruar shërbime cilësore dhe duke realizuar projekte që ndryshojnë ritmin e zhvillimit të qytetit”, tha drejtori Salihu.
Ai falënderoi stafin e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë për angazhimin e vazhdueshëm, duke theksuar se miratimi i shpronësimeve për dy qarkoret përbën një moment historik për infrastrukturën rrugore të Gjilanit. /Telegrafi/
TIRANË, 9 shtator/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot ndërtuesit që deformojnë projektin e miratuar se do të hyjnë në listë të zezë dhe nuk do të marrin më leje ndërtimi.
Gjatë prezantimit të paketës së re të masave ligjore për mbrojtjen e territorit, Rama siguroi se do të bëjmë gjithçka që të ndalim njëherë e mirë edhe paligjshmërinë e ndërtimit të ligjshëm.
“Ka një përmirësim të ndjeshëm por ne nuk na intereson përmirësimi. Ne do të bëjmë të gjitha këto ndryshime duke i ngarkuar me përgjegjësi të drejtpërdrejtë të gjithë njerëzit që janë hallkat e zinxhirit të ndërtimit nga arkitekti tek supervizori dhe tek inspektorët përkatës”, shtoi Rama.
Kryeministri theksoi se nuk mund të tolerohet më deformimi i projektit arkitekturor.
“Një ndërtim ku projekti i miratuar transformohet, deformohet dhe shpërfytyrohet duke u kthyer nga një ndërtim me leje në një ndërtim abuziv nuk do të lejohet. Të gjithë janë pjesë e një zinxhiri fajësie, në qendër të të cilit pa diskutim është ndërtuesi. Për këtë arsye ndërtuesit që do të zihen në këtë faj do të hyjnë në listën e zezë dhe nuk do të mund të marrin më asnjë leje dhe nuk do të mund të zhvillojnë më asnjë aktivitet ndërtimor për një numër vitesh, që unë mendoj duhet të jetë më i madh se sa numri i viteve që propozoi grupi i punës”, u shpreh Rama.
Nga ana tjetër, Rama tha se “nuk mund të vazhdojmë të shohim se si disa ndërtues mashtrojnë qytetarët”.
“Në fund fare qytetarët kanë paguar dhe rrinë jashtë, se ndodh që nuk i lënë as të futen brenda ose faktikisht nuk marrin dot shtëpinë më se arrihet deri në absurdin që një apartament shitet dy herë. Për këtë arsye masa do të jetë shumë e rëndë për ata që bëjnë diçka të tillë”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se përveç listës së zezë do të jetë imediat konfiskimi i objektit, nuk do ta administrojë më ai që e ka ndërtuar. “Do ta administrojë menjëherë shteti dhe do t’jua vërë në dispozicion atyre që kanë paguar për ta blerë”, shtoi Rama.
TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Në një aktivitet të zhvilluar pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), janë shpallur tre projektet fituese që do të realizohen si filma artistikë me metrazh të gjatë, në kuadër të mbështetjes së QKK-së për kinematografinë kombëtare dhe bashkëprodhimet ndërkombëtare.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, tha se “këto projekte të reja përfaqësojnë zëra të ndryshëm krijues dhe sjellin histori me potencial të lartë artistik dhe kulturor për ekranin shqiptar dhe ndërkombëtar”. Filmat fitues janë: “Diell i Ftohtë”, Produksioni: Artalb Film Productions, Regji & Skenar: Gentian Koçi, Producent: Blerina Hankollari. Filmi i dytë “E Bardhë… E Kuqe” me produksion ARTFILM P&D, Regji & Skenar: Pluton Vasi, Producent: Vjollca Dedei. Filmi i tretë fiturs u shpall, “Revoltë në Ferr” me produksion Mediavision, Regji: Namik Ajazi dhe skenar Visar Zhiti dhe producent Namik Ajazi.
Ministri Gonxhja, përgëzoi ekipet fituese dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së talenteve vendase, duke nxitur zhvillimin e industrisë së filmit dhe promovimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare të kinemasë.
Projektet pritet të marrin jetë së shpejti dhe të sjellin në jetë histori që pasqyrojnë realitete, emocione dhe sfida të reja.
Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) po heton koncesionin e Aeroportit të Vlorës. Informacioni u konfirmua nga regjistri i kërkesave për të drejtë informimi, publikuar në faqen e institucionit.
Më 20 qershor, SPAK rezulton të ketë administruar një kërkesë për informacion në lidhje me ekzistencën ose jo të një hetimi mbi kontratën koncesionare të Aeroportit të Vlorës dhe nëse po, në çfarë faze ndodhej ai.
Në përgjigjen zyrtare, referuar më 7 korrik, SPAK deklaron se “ka regjistruar procedim penal në lidhje me kontratën dhe ky procedim ndodhet në fazën e hetimeve paraprake”.
Hetimi po ndodh teksa aeroporti ka kryer testet e para të fluturimeve nën një valë të shtuar kontestimesh nga organizatat mjedisore për mënyrën se si u konceptua në një zonë të mbrojtur.
Më herët, ka pasur pretendime për mënyrën se si u dha ky koncesion duke nxitur dyshime për favorizime.
Në maj, teksa u kryen fluturimet testuese, Citizens.al përmblodhi pretendimet dhe historikun e kësaj çështjeje në artikullin:
Aeroporti në Vlorë është ide e hershme e qeverisë Rama. Që në fillim ajo u shoqërua me dritëhije ndikimesh dhe favorizimesh politike.
Zyrtarisht për këtë ide u mësua në tetor 2017 kur ministria e Infrastrukturës shpalli fituesin e tenderit për studimin e fizibilitetit nga një studio arkitekture e lidhur ngushtë me projektet e urbanistike të qeverisë: kompaninë Seed Consulting, asokohe në pronësi të ortakëve të Atelier 4, vëllezërit Alban, Andi dhe Olsi Efthimi (Eftimi).
Pista e Aeroportit të Vlorës gjatë testimit, maj 2025/Facebook.
Në janar 2018, kryeministri Rama deklaroi se kishte marrë kërkesë zyrtare për ndërtimin e aeroportit dhe se ai do të niste brenda qershorit të atij viti. Deklarata u bë ende pa u publikuar studimi i fizibilitetit dhe pa u shpallur ndonjë procedurë tenderimi.
Kërkesa në fjalë ishte nga konsorciumi turk i tre kompanive: “Cengiz Constr.” (Mehmet Cengiz), “Kalyon Constr.” (Ömer Faruk Kalyoncu) dhe “Kolin Constr.” (Celal Koloğlu) – të njohura për lidhjet e tyre të ngushta me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.
Kjo kërkesë pasoi një vizitë të Ramës në Turqi, ku ai bëri të ditur se Erdoğan kishte premtuar ndihmë për krijimin e një kompanie ajrore shqiptare – Air Albania dhe se selia e saj do të ishte pikërisht Aeroporti i Vlorës.
Megjithatë, në prill 2019, konsorciumi turk u tërhoq nga koncesioni pa shpjegime dhe ministria njoftoi hapjen e një gare tjetër. Më herët Komisioneri përgjegjës për zgjerimin në BE qe shprehur se do ta shqyrtonte nëse kishte pasur shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) në rastin e kësaj ujdie.
Në shtator 2019, kryeministri njoftoi se projekti i ri ishte hartuar nga studioja Archea e arkitektit italian Marco Casamonti – edhe ky i lidhur ngushtë me projektet e urbanistike të qeverisë – dhe një ditë më pas, e prezantoi atë në qytetin e Vlorës.
Qeveria e dha përfundimisht me koncesion 35-vjeçar projektimin, ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës në dhjetor 2019.
Sipërmarrësit Behgjet Pacolli (Mabetex, Mabco Constructions) dhe Valon Ademi (2A Group) u shpallën fitues me një ofertë prej rreth 104 milionë eurosh. Në garë ishte dhe kompania e Aldi Çelit (AL-DE Corporation Ltd), por ajo u skualifikua pasi “nuk paraqiti ofertë”, argumentim që u kundërshtua nga përfaqësuesit e Çelit, të cilët ngritën pretendime për favorizime.
Në ofertën fituese të sipërmarrësve Pacolli dhe Ademi ishte edhe dyshja e sipërmarrësve turq Cuneyt dhe Huseyin Arslan (YDA Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi) – të cilët njihen gjithashtu për afërsinë me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan pasi me urdhër të tij ata ndërtuan Spitalin Rajonal Memorial të Fierit – por që në shtator 2022 ata ia shitën kuotat (40%) Pacollit për vetëm 4,450 euro.
Punimet për aeroportin nisën me një ceremoni solemne më 28 nëntor 2021, pavarësisht se projekti nuk kishte marrë ende leje mjedisi dhe ndërtimi – zyrtarisht qe miratuar vetëm “Leja e zhvillimit” dhënë nga qeveria në nëntor të atij viti, leja e mjedisit u dha një muaj më vonë dhe ajo e ndërtimit pas 15 muajsh të tjerë, më 9 nëntor 2022.
Shqetësimet për ndikimet në mjedis
Aeroporti i Vlorës nisi të ndërtohej pranë fshatit Akërni në lagunën e Nartës – një zonë e mbrojtur dhe vendbanim për më shumë se 62 lloje shpendësh të listuar në Direktivën e Shpendëve të BE-së.
Organizatat mjedisore denoncuan se si projekti shkelte ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare teksa rrezikonte dëme të rënda në ekosistemin e zonës dhe në rrugët migratore të shpendëve.
Master-Plani i Aeroportit të Vlorës ku bie në sy zhvillimi masiv me ndërtime në zonën mes Hidrovorit dhe grykëderdhjes së Vjosës.
Qeveria mohoi shkeljet dhe në të gjitha rastet e mbrojti investimin duke u zotuar se ky aeroport është konform planit strategjik për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit, se ai do të jetë ndërkombëtar dhe se do të presë avionë të mëdhenj.
Por mjedisorët druajnë se zhurmat e mëdha dhe fluturimet e avionëve të mëdhenj do të dëmtojnë shpendë të rrezikuar si pelikanët kaçurrelë. Për këtë Konventa e Bernës ka kërkuar disa herë ndalimin e punimeve dhe rishikimin e projektit.
Ndërkohë masterplani i botuar nga ministria gjatë garës zbuloi se funksioni i vërtetë i aeroportit do të jetë për të pritur flukset e turistëve që parashikohet t’i drejtohen zonës së lagunës, e cila prezantohet me ndryshime rrënjësore me ndërtime resortesh, mjedisesh sportive, agrikulture dhe një porti jahtesh.
Përmasat e mëdha të aeroportit të Vlorës marrin kuptim edhe nga projektet e tjera me zhvillime kolosale në dëm të mjedisit që parashikohen në zonat përreth si derdhja e Vjosës, Hidrovori, Zvërneci dhe Sazani, dy të fundit, të prezantuara bujshëm vitin e shkuar nga dhëndri i Presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner. Ky fitoi statusin e investitorit strategjik në janar 2025.
Në prill 2025, Bashkia e Mynihut njoftoi tërheqjen nga përfshirja e saj si këshilltare në projektin e Aeroportit të Vlorës, pas presionit të vazhdueshëm nga organizatat mjedisore. Komiteti Ekonomik përgjegjës për ekonominë e qytetit gjerman u distancua kështu nga ndikimi negativ mjedisor që paraqet projekti.
Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump njëherësh ish-këshilltar i tij në Shtëpinë e Bardhë, u shfaq (me videocall) sot në Tiranë si investitor strategjik, i cili me projektet që ka marrë përsipër në Shqipëri dhe Serbi po e prezanton veten si “shpëtimtari” që po ndërlidh një rajon – që ka dalluar për konflikte – drejt një të ardhme të begatë.
Por prezantimi i tij nuk tha gjë për transparencën, konkurrencën, trashëgiminë kulturore dhe çështjet e mjedisit, pika këto të mbrojtura dhe promovuara fort nga Bashkimi Evropian.
Në samitin e “Future Investment Initiative (FII) Institute” të quajtur “FII Priority Europe Tirana 2025” – një platformë globale që synon promovimin e dialogut ndërkombëtar mbi investimet dhe zhvillimin ekonomik – Kushner nuk u paraqit fizikisht sikurse pritej, por foli përmes një thirrjeje videofonike.
Ai u shfaq si themeluesi dhe drejtori i Affinity Partners, e cila në Shqipëri ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e dy komplekseve turistike me qindra vila dhe hotele në Zvërnec dhe Sazan.
Kushner foli për horizontin e investimeve “në një Shqipëri të bashkuar me një treg në rritje si Ballkani”. Prezantimi si folës në Tiranë vjen rreth një vit pasi projektet e tij në Serbi dhe Shqipëri kanë ngjallur shqetësime.
Projekti $500 milionësh për të ndërtuar tre kulla 30 katëshe në truallin e ish-Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes – bombarduar nga NATO në vitin 1999 – është vënë në pikëpyetje këtë javë pasi rezultoi se dy godinave iu hoq statusi si monumente kulture përmes një ekspertize të falsifikuar.
Administrata e Presidentit Vucic e ka justifikuar “marrëveshjen Kushner” me idenë e rritjes së investimeve të huaja dhe se qeveria do të përfitojë 22.5% të të ardhurave nga projekti, ndërsa dhëndri i Trump do të përfshijë në ndërtimin e “Trump Hotel” një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s dhe një muze kushtuar historisë së ish-ministrisë.
Ilustrim, projekti i Kushnerit në Beograd/Kushner,X.
Por, aty ku disa shohin investime, të tjerë shohin përfitime mbi traumat kolektive dhe trashëgiminë historike. Përballë kritikave nga opozita dhe opinioni publik serb se “po jepet truall për influencëpolitike”, qeveria serbe është mbrojtur duke thënë se trualli “nuk është shitur, por dhënë në përdorim për 99 vjet”.
Godinat, të cilat mbartin vlerë arkitektonike të stilit modernist, janë përfshinë në listën e organizatës Europa Nostra mes 7 ndërtesave historike më të rrezikuara në Evropë.
Rasti kujton qasjen që u ndoq me Teatrin Kombëtar në Shqipëri, i cili gjithashtu qe përfshirë në listën e Europa Nostra. Ndërtesës iu hoq statusi monument kulture, dhe pas dy vitesh protesta, me një akt-ekspertimi të kontestuar – pa oponencë teknike – mbrëmjen e 14 majit 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës votëbesoi me email shembjen e tij.
Në këtë kontekst, ajo që po ndodh në Beograd me projektet e Kushner, dhe e shkuara aspak pozitive me procedurat e ndjekura për projektet e mëdha të infrastrukturës dhe investimeve publike në Shqipëri, vjen si paralajmërim i asaj që po i afrohet brigjeve të Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit:
Dy resorte gjigande me të paktën 10 mijë dhoma, të cilat do të ndërtohen pavarësisht shkeljeve të mundshme në procedura dhe ligje.
Në janar, Citizens.al shpjegoi se si Kushner siguroi të drejtën për të zhvilluar Sazanin nëpërmjet një procesi që ngjan më shumë si manovër politike për të fituar përkrahjen e familjes dhe Presidentit amerikan, Donald Trump, sesa garë transparente për zhvillimin e turizmit.
Nga një “vizitor” i ftuar nga autoritetet shqiptare, brenda pak muajve Kushner u shndërrua në “investitor strategjik”, ndërkohë që legjislacioni për zonat e mbrojtura ndryshoi me urgjencë për të lejuar ndërtimet në territore të ndjeshme ekologjikisht siç është zona e Zvërnecit dhe Sazanit.
Pjesëmarrja e Kushner si folës kryesor në forumin e investimeve këtë fundjavë në Shqipëri konfirmon se projektet e tij kanë mbështetje politike të nivelit të lartë në Shqipëri dhe Serbi.
Ai zbuloi se nisma për të investuar në Sazan dhe Zvërnec i erdhi pasi takoi Ramën në një vizitë turistike në vitin 2021 dhe mori dijeni për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, e cila ishte një incentivë për projektin e madh turistik jo shumë larg tij.
Ishulli i Sazanit përmban monumente natyrore si “Barriera koralore e grykës së Djallit” dhe “Faleza e Sazanit”, të cilat janë të mbrojtura me ligj. Ndërtimi në këtë zonë ngre pikëpyetje mbi ruajtjen e pasurisë natyrore dhe ndikimin në ekosistemet lokale.
Projekti i Jared Kushner per Zvernecin/Kushner,X.
“Zona është 60 milje larg nga Italia, 60 milje larg nga Korfuzi dhe një aeroport po ndërtohet jo shumë larg, kështu që është një mundësi fantastike investimi,” tha Kushner, sipas së cilit mjedisi në zonë do të ruhet. Megjithatë ai nuk tregoi aspekte konkrete se si do ta bënte këtë.
Por a është kjo ajo që i duhet Shqipërisë, një vendi që pret të integrohet në BE?
Çështja nuk është vetëm për luksin që pretendon të sjellë Kushner, i cili tregoi se familjarisht do të ketë një rezidencë në zonën ku po investon në Shqipëri. Është për precedentët që po konfirmohen: Zhvillimi i zonave të mbrojtura pa konsultim publik, në mungesë të plotë transparence në procesin e përzgjedhjes së investitorëve, dhe lidhjet e dyshimta mes interesave të politikës dhe kapitalit ndërkombëtar.
Për Shqipërinë, rasti i Sazanit dhe Zvërnecit nuk është thjesht çështje turistike, por një provë për integritetin e institucioneve të saj përballë rasteve që përsëriten: Aeroporti i Vlorës, Marina e Vlorës, Marina e Durrësit dhe në horizont Divjaka apo zonat e mbrojtura në male të kërcënuara nga e ashtuquajtura “Paketa e Maleve”.
Prej vitit 2024 kur Kushner bëri publik projektet, pak ose aspak është bërë me dije nga autoritetet shqiptare. Prej janarit 2025 kur u mësua se Kushner mori statusin 10-vjeçar të investitorit strategjik nuk dihet gjë për vijimin e procedurave të mëtejshme.
Palët do të duhet të vendosnin për mënyrën se si do t’i jepen Kushnerit mbi 45 hektarë truall dhe formulën e partneritetit publik-privat, – me gjasë do të zbatohet formula që i dha rreth 80 hektarë të Portit të Durrësit projektit me plot dritë-hije “Durrës Yacht & Marina” të Mohamed Alabbar ku Autoriteti Portual Durrës mbajti 33% të aksioneve – por nga qeveria dhe Korporata e Investimeve nuk ka transparencë nëse është arritur ndonjë marrëveshje dhe nëse po, cila është ajo.
Në regjistrat e qeverisë është dhe shembulli i keq i “Marina di Valona”, ku sipërmarrësit Geront Çela iu dha statusi i investitorit strategjik dhe mundësia për të privatizuar 5.75 hektarë të portit të Vlorës përmes ligjit kontrovers “Shqipëria 1 euro”.
Nëse historia e këtyre projekteve përsëritet – dhe gjasat janë që të ndodhë – atëherë kjo nuk është më rastësi, por një strategji që kërkon të zhbëjë përfundimisht kufijtë mes privatit dhe publikes, fitimit dhe përgjegjësisë, kufij shumë larg “begatisë” që Kushner prezantoi në platformën “FII Priority Europe Tirana 2025”, kufij të një praktike korruptive ndikimi për influenca dhe pushtet.
TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Tre shtete të Adriatikut, Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi do të zbatojnë 43 projekte të financuara nga programi Interreg IPA dhe Bashkimi Europian, me një investim total prej 81 milionë eurosh.
Projektet janë përzgjedhur nga një total prej 198 propozimesh dhe përfshijnë 220 partnerë nga sektorë të ndryshëm.
Përfituesit e projekteve përfshijnë universitete, qendra kërkimore, institucione trajnimi, dhoma tregtie, si dhe institucione lokale dhe qendrore.
Drejtuesja e Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimi të Ndihmës, SASPAK, Eridana Cano, theksoi se këto projekte do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal në përputhje me standardet e BE-së.
“Jemi këtu për të rikonfirmuar një vizion të përbashkët për rajonin e Adriatikut, një hapësirë bashkëpunimi, ku sfidat trajtohen në mënyrë të përbashkët, ku projektet ndërtohen mbi besimin dhe partneritetin dhe ku asnjë qytetar nuk mbetet pas”, u shpreh Cano.
Zyrtari i Komisionit Europian, Gilles Kittel, vlerësoi se këto projekte do të ndihmojnë në rrugën e integrimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në BE.
“Këto iniciativa janë instrumente për forcimin e kapaciteteve administrative të Shqipërisë dhe Malit të Zi, si pjesë e procesit të paraaksesionit dhe mundësojnë ndërtimin e aftësive menaxheriale dhe teknike. Po ashtu, ato ofrojnë mundësi për të përmirësuar strategjitë e komunikimit, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset”, u shpreh ai.
Fushat strategjike që mbulojnë projektet fituese janë: 10 projekte për konkurrueshmërinë dhe inovacionin; 16 projekte për qëndrueshmërinë mjedisore; 6 projekte për mobilitetin dhe lidhshmërinë; 11 projekte për përfshirjen sociale.
Ky bashkëpunim rajonal dhe angazhimi për zhvillimin e një Adriatiku më të gjelbër dhe më inovativ do të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimit të qëndrueshëm në këto shtete. /j.p/