Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve të saj romantike me të fejuarin Callum Turner, teksa çifti u pa duke shijuar ditët me diell në plazh.
Këngëtarja 30-vjeçare u shfaq me bikini me print leopardi, duke vënë në pah format e saj, ndërsa Callum u shfaq pa bluzë, në një atmosferë relaksuese.
Pushimet vijnë menjëherë pas përfundimit të pjesës latino-amerikane të turneut të saj “Radical Optimism”, që u mbyll javën e kaluar në Mexico City.
Dua ndau disa momente nga udhëtimi në Instagram, duke përfshirë edhe poza të tjera me bikini dhe një selfie para pasqyrës, si dhe një lojë të qetë me letra me partnerin e saj. “Valixhja ime mbetet e paketuar”, shkroi ajo krahas postimit.
Vetëm pak ditë më parë, çifti ndodhej në New York, ku Dua ishte e angazhuar me projektin e saj Service95 Book Club, ndërsa Callum mori pjesë në premierën e filmit të tij të ri, Atropia.
Këngëtarja tregoi gjithashtu mbështetjen për partnerin, duke publikuar fotografi dhe duke promovuar projektet e tij më të fundit.
Dua Lipa dhe Callum Turner nisën lidhjen në janar 2024 dhe e konfirmuan fejesën në qershor të këtij viti, duke u kthyer në një nga çiftet më të përfolura të showbiz-it ndërkombëtar. /Telegrafi/
Bashkimi Evropian ka liruar 181 milionë euro fonde shtesë në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) për Kosovën, duke riafirmuar rolin e tij si partneri më i fuqishëm dhe ofruesi më i madh i asistencës financiare për vendin.
Po ashtu, sipas Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Kosovës i janë dedikuar gjithsej 882 milionë euro, fonde që synojnë nxitjen e zhvillimit ekonomik, reformave dhe afrimit me standardet evropiane.
Këto mjete financiare shtesë vijnë si vazhdim i mbështetjes së madhe të BE-së ndaj Kosovës, duke iu shtuar mbi 3.7 miliardë eurove që Bashkimi Evropian ka investuar në Kosovë që nga viti 1999.
Bashkimi Evropian vazhdon të mbetet partneri kryesor strategjik i Kosovës, duke mbështetur zhvillimin ekonomik, forcimin e institucioneve dhe procesin e integrimit evropian të vendit./Telegrafi/
Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes rolet që pranon në film dhe televizion. Në një intervistë për Variety, Turner ka treguar se tashmë po shmang projektet që përfshijnë skena puthjeje me koleget e tij.
Sipas aktorit, ky vendim lidhet drejtpërdrejt me dëshirën për të mbrojtur jetën e tij private dhe marrëdhënien me partneren, këngëtaren me famë botërore Dua Lipa, me të cilën tashmë është i fejuar.
“Edhe pse është pjesë e profesionit tim, puthjet e mia janë vetëm për Duan”-është shprehur Turner, duke e bërë të qartë se kufijtë mes jetës profesionale dhe asaj personale janë tashmë një prioritet për të.
Ai ka shtuar se po përqendrohet në role që i japin hapësirë të shfaqë aftësitë e tij aktoriale pa u përfshirë në situata që mund të krijojnë keqkuptime apo tensione të panevojshme.
Vendimi i Turnerit ka hapur gjithashtu debat në rrjet mbi etikën në kinematografi dhe mënyrën se si aktorët mund të balancojnë kërkesat e profesionit me respektin ndaj partnerit.
Zëvendës kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur sot se ka pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, në të cilën komunikohen vendimet e Komisionit Evropian për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës.
Në një postim në Facebook, Bislimi ka shkruar: "Gjatë ditës së sotme kam pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës. Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro".
Ai ka shtuar se vazhdimisht është insistuar për heqjen e këtyre masave dhe mirëpret hapin e BE-së: "Mirëpresim hapin e radhës nga ana e BE-së, i cili duhet të vijojë sa më parë me heqje të plotë të tyre. Nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të mbeten në fuqi, sidomos pas transferimit të pushtetit në katër komunat në veri në mënyrë ligjore dhe të qetë".
Sipas Bislimit, vendimi hap rrugë për realizimin e projekteve të shumta zhvillimore në kuadër të programeve IPA, duke përforcuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit. /Telegrafi/
TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Delegacioni shqiptar i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit mori pjesë në takimin ministerial të Këshillit të Ministrave të Kulturës së Evropës Juglindore (CoMoCoSEE), i organizuar në bashkëpunim me UNESCO.
Ky takim është një platformë kyçe për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe vendosjen e kulturës në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm.
Zëvendësministrja e MTKS-së, Lira Pipa, prezantoi në këtë takim ministerial, angazhimet dhe prioritetet e vendit tonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, digjitalizimin, fuqizimin e industrive kreative, si dhe rolin e komuniteteve dhe të rinjve në politikat kulturore.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha se, pjesëmarrja në CoMoCoSEE riafirmon rolin aktiv të Shqipërisë në dialogun kulturor rajonal dhe përkushtimin për ta kthyer trashëgiminë kulturore në një motor zhvillimi, bashkëpunimi dhe identiteti të përbashkët. /j.p/
Aktori britanik, Callum Turner, ka zbuluar për Variety se tashmë po kërkon role që nuk përfshijnë skena puthjeje me koleget e tij.
Ky vendim vjen si një mënyrë për të ruajtur privatësinë dhe jetën e tij personale, veçanërisht marrëdhënien me partneren e tij, këngëtaren Dua Lipa.
“Edhe pse është pjesë e punës sime, puthjet e mia janë vetëm për Duan”, ka deklaruar Turner.
Foto: X
Aktori ka shtuar se tani po fokusohet në projekte që i lejojnë të shfaqë talentin e tij pa u përfshirë në situata që mund të krijojnë tension ose keqkuptime.
Ky qëndrim është pritur me interes nga fansat, të cilët e shohin si një hap të guximshëm për të vendosur kufijtë mes punës dhe jetës personale.
Vendimi i Turnerit ka nisur gjithashtu diskutime mbi mënyrën se si aktorët mund të menaxhojnë marrëdhëniet personale dhe etikën në industrinë e filmit, duke balancuar detyrimet profesionale me respektin ndaj partnerit ose partneres.
Ata janë bashkë që një kohë dhe tashmë të fejuar. /Telegrafi/
Dua Lipa u pa duke kaluar momente të ëmbla me të fejuarin e saj, Callum Turner, gjatë një vizite në New York City, pas përfundimit të turneut të saj “Radical Optimism” në Amerikën Latine.
Këngëtarja 35-vjeçare ndau disa fotografi në Instagram, duke përfshirë poza joshëse dhe selfie me Callum-in, ndërsa të dy dukeshin të lumtur dhe të lidhur.
Gjatë vizitës, Dua modeloi një sërë veshjesh stilizuese, duke përfshirë bluzë me jakë metalike, fund të shkurtër dhe xhaketë me lesh artificial.
Ajo gjithashtu mbështeti publikisht Callum-in, duke postuar fotografi nga premiera e filmit të tij të ri, Atropia, si dhe një bluzë me imazhin e personazhit të tij në filmin Eternity.
Çifti filloi lidhjen në janar 2024 dhe konfirmoi fejesën në qershor. Callum ka folur hapur për romancën e tyre, duke e përshkruar Duan si “gruaja më e bukur në botë” dhe duke treguar se lidhja e tyre filloi me një moment të veçantë gjatë një feste për ditëlindjen e një miku të përbashkët, ku ata zbuluan se po lexonin të njëjtin roman. /Telegrafi/
Festivali Sunny Hill, një nga festivalet më të mëdha në rajon, është shpërblyer nga Oda Ekonomike e Kosovës me Çmimin për Impakt Ekonomik 2025, në kuadër të gala-mbrëmjes “THE BEST OF KOSOVA 2025”. Festivali është vlerësuar për kontributin e tij të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe për rolin e rëndësishëm që ka luajtur në forcimin e imazhit pozitiv të Kosovës në nivel ndërkombëtar, përmes muzikës dhe industrisë kreative.
Si festival muzikor, Sunny Hill ka krijuar një platformë ku muzika, kultura dhe kreativiteti bashkohen, duke promovuar talentet dhe duke forcuar lidhjen e Kosovës me skenën globale të industrisë muzikore. Përveç vlerës artistike dhe kulturore, Sunny Hill Festival ka pasur edhe ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik. Organizimi i festivalit ka gjeneruar përfitime të konsiderueshme për sektorë të ndryshëm, përfshirë turizmin, hotelerinë, gastronominë, transportin dhe shërbimet mbështetëse.
Impakti ekonomik është vlerësuar të jetë rreth 22 milionë euro, ndërsa ndikimi në media vlerësohet në qindra miliona euro, me mbi 150 media të akredituara nga e mbarë bota.
Edicioni i këtij viti ka mbledhur mbi 100 mijë vizitorë gjatë tri ditëve të festivalit, nga afro 60 vende të ndryshme të botës. Hotelet në Prishtinë dhe në qytetet përreth kanë qenë 99% të rezervuara. Organizatorët këtë vit po ashtu kanë lansuar edhe platformën “Sunny Hill Travel”, e cila promovon turizmin dhe qëndrimin në Kosovë, ndërsa gjatë festivalit përdoruesit e saj kanë mundur të përfitojnë nga pakot e akomodimit, të cilat përfshijnë edhe biletat dhe transportin.
Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës theksuan se Festivali Sunny Hill përfaqëson një model të suksesshëm të mënyrës se si ngjarjet kulturore dhe muzikore mund të shndërrohen në motorë të zhvillimit ekonomik dhe të diplomacisë kulturore.
Këtë vit në Festival performuan emra me nam si Dua Lipa, e cila u paraqit në kuadër të turneut të saj “Radical Optimism”, njëherësh turneu më i madh dhe më i suksesshëm i karrierës së saj deri më sot. Suksese të mëdha ajo ka shënuar edhe në platformën Spotify, ku numëron rreth 40 miliardë dëgjime totale. Albumet “Future Nostalgia” dhe “Radical Optimism” kryesojnë këto shifra, ndërsa hitet si “Don’t Start Now” dhe “Levitating” kanë secila mbi një miliard dëgjime, duke dëshmuar se ajo është një nga artistet më të mëdha globale, me miliona dëgjues aktivë çdo ditë.
Po ashtu performoi edhe Shawn Mendes, një nga emrat më të mëdhenj të pop-muzikës globale, i cili u rikthye fuqishëm sivjet me turneun e tij “On The Road Again”; Peggy Gou, një nga figurat më të respektuara dhe me ndikim në skenën globale të muzikës elektronike; Anyma, i njohur ndërkombëtarisht për përfshirjen inovative të elementeve vizuale dhe teknologjike në performancat e tij si DJ; si dhe Fatboy Slim, i njohur për hitet e tij klasike dhe karrierën e gjatë shumëdekadëshe.
Në skenat e festivalit janë ngjitur edhe artistë të tjerë të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë, si: Calvin Harris, J Balvin, Martin Garrix, Action Bronson, Skepta, Burna Boy, Miley Cyrus, Bebe Rexha, Stormzy, Black Coffee, The Martinez Brothers, dhe shumë të tjerë.
Festivali këtë vit po ashtu është nominuar për t’u zgjedhur si më i miri në Evropë, në kategorinë e Festivaleve të Mesme, nga “European Festival Awards”. Vitin e kaluar, në të njëjtën kategori, arriti të renditet në mesin e pesë festivaleve më të mira. /Telegrafi/
Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, u panë duke shijuar një pasdite romantike në rrugët e New Yorkut të dielën.
Këngëtarja 30-vjeçare u shfaq plot stil, e mbuluar me një pallto të gjatë prej gëzofi artificial, ndërsa ecte dorë për dore me aktorin 35-vjeçar, shkruan DailyMail.
Dua, e cila konfirmoi fejesën në qershor pas propozimit të bërë gjatë Krishtlindjeve, mbante me vete një çantë të madhe shpatullash, po ashtu të dekoruar me gëzof sintetik.
Callum kishte zgjedhur një pallto të gjatë dimri, të cilën e kishte kombinuar me doreza të kuqe dhe atlete të rehatshme, ndërsa mbante në duar çantat e blerjeve të çiftit.
Dyshja dukej më e dashuruar se kurrë, duke buzëqeshur e qeshur gjatë shëtitjes në zemër të “Big Apple”.
Vetëm disa ditë më parë, Dua publikoi një dedikim të ëmbël për Callum me rastin e përfundimit të turneut të saj botëror. Hitbërësja e “Houdini” ndau në rrjete sociale një foto ku shfaqej me një bluzë që kishte fytyrën e Callum-it, në rolin e tij të ri si Luke në filmin Eternity, i publikuar më 5 dhjetor.
Ajo ngriti bluzën e sipërme për të treguar fanellën, duke shkruar me humor: “Thirrma eanshme, por…”, teksa etiketoi faqen zyrtare të filmit.
Pak ditë më herët, Dua kishte ndarë edhe disa fotografi romantike nga një mbrëmje në çift, ku të dy shfaqeshin të buzëqeshur e të lumtur.
Këngëtarja ka shënuar gjithashtu fundin e turneut të saj botëror Radical Optimism, i cili përfundoi të premten në Mexico City, pas 92 koncerteve. Turneu nisi në nëntor 2024 në Singapor, duke promovuar albumin e saj të fundit me të njëjtin titull.
Në një mesazh emocional për fansat, Dua shkroi: “Çfarë jete. Çfarë gëzimi. Faleminderit ‘Radical Optimism’ për një vit e gjysmë të mbushur me përmbushje. 92 shfaqje që nga maji – rreth botës me ekipin më të mirë! Faleminderit Mexico City për dashurinë, energjinë dhe për tri netët e paharrueshme. Jam pafund mirënjohëse. Ju dua shumë! RADICAL OPTIMISM PËRJETË!”.
Turneu përfshiu Azi, Evropë, Amerikën e Veriut, Oqeaninë dhe Amerikën e Jugut, duke arkëtuar 112.3 milionë dollarë dhe duke shitur 960,000 bileta vetëm në 44 koncertet e para.
Dua dhe Callum nisën lidhjen në janar 2024 dhe e konfirmuan fejesën këtë qershor. Në një intervistë për The Times Style, Callum foli sinqerisht për romancën e tyre, duke e përshkruar Duan si “gruan më të bukur në botë”.
Ai tregoi se para se të njiheshin, kishin pasur disa “pothuajse-takime të humbura”, duke shtuar: “Kishim dy, tre, katër, pesë raste kur gati takoheshim, por nuk ndodhi… dhe pastaj, kur të dy ishim të lirë dhe single, unë mendova se ajo ishte gruaja më e bukur në botë”. /Telegrafi/
Ekspertët kanë zbuluar një mënyrë të zgjuar për ta pastruar furrën më lehtë duke përdorur edhe detergjent enësh.
Pastrimi i furrës është një detyrë që shumë njerëz e shmangin, dhe zakonisht blejnë produkte të posaçme pastrimi që shpesh janë të shtrenjta. Por, me shumë mundësi, ju keni gjithçka që ju duhet në kuzhinë.
Sipas ekspertëve të “The Spruce”, mënyra më e mirë për të pastruar furrën është të përdorni një përzierje shtëpiake.
Fillimisht, ata rekomandojnë përzierjen e uthullës së bardhë me ujë për ta spërkatur dhe pastruar furrën. Por nëse ka yndyrë shumë të fortë, sidomos kur nuk e keni pastruar për një kohë të gjatë – si pas gatimit të gjelit të Krishtlindjeve – duhet të bëni një hap shtesë.
Për të hequr yndyrën e ngjitur, bëni një pastë me sodë buke dhe ujë. Kjo ndihmon të pastrohet furra kur është shumë e ndotur. Por, për rezultate edhe më të mira, shtoni edhe një lugë gjelle detergjent enësh. Lëngu i enëve ka përbërës kundër yndyrës, prandaj e bën më të lehtë pastrimin.
Nuk është vetëm lëngu i enëve që ndihmon. Ekspertët thonë se edhe limoni me kripë mund të ndihmojnë në shpërbërjen e yndyrës së fortë. Një tjetër truk është përdorimi i tabletave të lvatriçes për të fërkuar furën. Ato funksionojnë mirë dhe nuk e gërvishtin furrën, për sa kohë janë pak të lagura kur i përdorni. Ashtu si lëngu i enëve, edhe tabletat e lavatriçes kanë përbërës që heqin yndyrën.
Rina Lipa, motra e këngëtares së njohur Dua Lipa, do të debutojë në kinematografi me rolin e saj të parë në filmin britanik “A Gangster’s Life”, që do të dalë në versionin digjital në Mbretërinë e Bashkuar më 19 janar, përmes Miracle Media.
Ajo do të luajë përkrah aktorëve Jonny Weldon (i njohur nga One Day) dhe Tony Cook (Dune: Part Two).
Në këtë film, Rina interpreton Scarlett, një anëtare pa mëshirë e një bande të rrezikshme, e cila përdor dy skemtarë të vegjël, Ant (Cook) dhe Dick (Weldon), si pjestarë në aktivitetet e tyre kriminale.
Rina Lipa
Historia tregon se dyshja, pasi hasin gangsterin e egër londinez Emery (Tomi May), futen në botën e tij të errët të krimit, por më vonë përfundojnë duke ikur në Greqi pas një vrasjeje brenda bande.
Filmi, i cili shënon debutimin si regjisor të Zak Fenning, frymëzohet nga klasikët e filmave gangsterë si “Lock, Stock and Two Smoking Barrels” dhe “The Gentlemen”.
Në kastin e tij janë edhe Christina Gkioka, Bradley Turner dhe Sasha Latoya.
Rina ndjek gjurmët e motrës së saj, Dua, e cila ka pasur role në filma të njohur si në "Barbie" (2023) dhe "Argylle" (2024).
“A Gangster’s Life” premton të jetë një film i tensionuar kriminal me traditë gangsterësh britanikë, duke sjellë një debutim të fuqishëm për Rinën në ekranin e madh. /Telegrafi/
Shikoni si Dua Lipa interpreton një manikyr festiv, elegant dhe të rafinuar me yje argjendi dhe ari - zgjedhja perfekte për dimrin 2025
Ndërsa hyjmë në muajin e fundit të vitit, dhjetorin, frymëzimi për manikyr lidhet gjithnjë e më shumë me motivet festive dhe atmosferën e festave. Megjithatë, mbetet gjithmonë dilema: çfarë dizajni të zgjedhim që duket festiv, por pa u bërë i tepruar? Këtë sezon, përgjigjen na e jep Dua Lipa.
Këngëtarja ka zgjedhur një manikyr shkëlqyeshëm festiv, por tejet i sofistikuar, pa elementet shumë të dukshme të fundvitit. Pikërisht ky minimalizëm i menduar e bën ideal për secilën që kërkon elegancë, jo teprime.
Yje argjendi dhe ari mbi një bazë neutrale
Në thonjtë e gjatë me formë bajameje, Dua Lipa ka vendosur yje metalike në nuanca argjendi dhe ari, të cilat shkëlqejnë në dritë pa e dominuar stilin. Zgjedhja e një baze të tejdukshme, të ngrohtë dhe neutrale krijon efektin “thonj natyralë, por të rafinuar”, ndërsa yjet i japin një dimension festash, diskret, por magjepsës.
Ky stil i manikyrit përputhet me trendet globale të 2025-ës, ku dominon estetika “celestial nails”, “metallic accents” dhe “chrome minimalism”, një kombinim që shpesh shihet në pasarelat e Gucci, Versace dhe Balmain. Edhe stilistja e famshme e thonjve të Dua Lipës, Kim Truong, ka deklaruar se yjet metalike dhe tonalitetet kozmike do të jenë vërtet trendet kryesore të sezonit festiv, transmeton Telegrafi.
Ky manikyr është ideal për të gjitha ato që duan të duken të kuruara dhe moderne, pa hyrë në territoret e dizajneve të zhurmshme, të mbushura me shkëlqim. Ai:
është festiv, por jo i tepruar
shkon me çdo stil veshjeje, nga ato elegante te ato të thjeshta i jep duarve një pamje më të gjatë dhe më fine
reflekton dritën bukur nën ndriçim artificial, duke qenë perfekt për eventet e fundvitit
Për dimrin 2025, kjo është zgjidhja perfekte
Nëse po kërkoni një manikyr festiv subtil, elegant dhe ultra-modern, ky është zgjedhja më e mirë për dimrin 2025. Ai duket sezonal, reflekton estetikën e festave dhe sjell një ndjesi kozmike pa përdorur simbole të drejtpërdrejta. Një mënyrë e shkëlqyer për të përqafuar frymën e festave, duke ruajtur finesën dhe thjeshtësinë. /Telegrafi/
Analisti Aleksandër Çipa komenton veprimtarinë e sistemit të drejtësisë në raport me politikën. Për të politika së fundmi është bërë më e rafinuar për t’u mbrojtur nga goditjet e drejtësisë dhe konkretisht SPAK-ut. “Mendoj që sistemi i drejtësisë duhet që të vepronte pa krijuar evazivitete juridike dhe interpretime palësh. Në rastin konkret nëse një prokuror apo një gjykatë e dinte se do të…
Kondensimi dhe myku janë dy nga problemet më të dëmshme që mund të prekin një shtëpi gjatë muajve të ftohtë. Me ardhjen e tetorit dhe motit më të ftohtë e më të lagësht, bëhet edhe më e vështirë të luftosh lagështinë dhe mykun brenda shtëpisë.
Aktivitete të përditshme si gatimi, zierja e ujit, dushi ose tharja e rrobave krijojnë vazhdimisht ajër të ngrohtë dhe me lagështi. Kur mbyllim dritaret dhe dyert, kjo lagështi ngec brenda dhe krijon kushte ideale që të formohet kondensimi dhe myku në mure, rreth dritareve, pas pajisjeve të kuzhinës ose në pllakat e banjës, sepse lagështia nuk ka nga të dalë.
Ndërsa ventilimi i mirë ose një dehumidifikator i fuqishëm janë zgjidhjet më të mira, ekziston edhe një mënyrë shumë ekonomike për të ulur lagështinë në shtëpi – kripa.
Kripa vepron si një dehumidifikator natyral: thith lagështinë dhe ndalon që ajo të dëmtojë ambientin përreth. Nëse keni blerë ndonjëherë një dehumidifikator të lirë që duket si një kuti plastike e mbushur me kripë, në thelb është pikërisht kjo.
Ju mund të merrni të njëjtin efekt thjesht duke vendosur pak kripë në një tas dhe duke e vendosur në dritare, në banjë ose kudo që ju shqetëson lagështia dhe myku.
Kripa do të thithë gjithë lagështinë dhe kur të jetë e ngopur, mjafton ta hidhni dhe ta zëvendësoni me kripë të thatë të re. Çdo lloj kripe funksionon, madje edhe ajo më e lira nga supermarketi.
Pretendimi: Në vend të kripës klasike që shkrin akullin gjatë dimrit, por helmon zogjtë dhe kafshët e egra, Suedia ka zhvilluar një lloj kripe të ngrënshme
Verdikti: E pavërtetë
—————————————————–
Në rrjete sociale, përfshiatoshqipfolëse, po qarkullon lajmi prekës se, në vend të kripës së zakonshme për shkrirjen e borës, Suedia ka nisur të përdorë një alternativë jo-toksike për zogjtë dhe kafshët.
Fatkeqësisht, ky lajm mallëngjyes është i pavërtetë.
Nëse historia do të kishte qenë e vërtetë dhe zogjtë do të tërhiqeshin vërtet nga përbërësit e kripës së hedhur në rrugë, kjo do të kishte rritur ndjeshëm shanset që zogjtë të goditeshin nga makinat dhe do të kishte kontribuar në një rritje të aksidenteve rrugore.
Trafikverket, Administrata Suedeze e Transportit, në seksionin e pyetjeve dhe përgjigjeve në lidhje me kripën në rrugë, e mohon qartazi pretendimin:
Për momentin, postime të rreme në lidhje me metodat e kriposjes së rrugëve po përhapen në mediat sociale. Ideja është se ne në Administratën Suedeze të Transportit po përdorim një lloj të ri kripe rrugore me ngjyrë të kuqe. Kjo nuk është e vërtetë.
Zyrtarja e Komunikimit për Shtypin, Katarina Wolffram, tha për Reuters se Administrata Suedeze e Transportit nuk e ka përdorur kurrë “produktin e pretenduar” dhe nuk ka planifikuar ta bëjë këtë.
Në një provë rreth 20 vjet më parë, Suedia përdori një përzierje kripe dhe sheqeri në zona të vogla testimi, tha ajo. Tani përdor klorur natriumi të zakonshëm me një pastërti minimale prej 97%.
Kjo metodë përdoret vetëm kur asnjë metodë tjetër kundër rrëshqitjes nuk funksionon, sipas faqes së internetit të Administratës së Transportit.
“Ne hedhim kripë në rrugë me trafik të lartë dhe aty ku shpesh ka ndryshime të shpejta të temperaturës. Ka efekte negative të hedhjes së kripës për të cilat jemi të vetëdijshëm, por pa kripë, trafiku kryesisht i rëndë do të ndalonte. Ne po punojmë për të përmirësuar metodat dhe po përpiqemi vazhdimisht të zvogëlojmë sasinë e kripës”, thotë faqja e internetit.
Niklas Aronsson, oficer shtypi në BirdLife Sweden, tha për Reuters se nuk ishte në dijeni që përdorimi i ekstraktit të panxharit dhe niseshtesë së misrit mund të ishte i dobishëm.
Ka mungesë kërkimesh se si kripa e rrugës ndikon te zogjtë, tha Aronsson, por ai iu referua një studimi të vitit 2005 që shqyrtoi rastet e vdekshmërisë së zogjve përgjatë anëve të rrugëve ku është aplikuar kripë. Studimi sugjeroi se toksiciteti i kripës kontribuoi në vulnerabilitetin e zogjve të vegjël këngëtarë ndaj trafikut rrugor dhe mund të jetë një shkak i drejtpërdrejtë i vdekshmërisë në disa raste.
TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Në komisionin e Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike u miratua (në parim dhe në tërësi) projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura (Marrakesh, 2013).
Lira Pipa zëvendësministre e Turizmit, Kulturës dhe Sportit shpjegoi se kjo marrëveshje është një instrument ndërkombëtar tejet i rëndësishëm që lidhet drejtpërdrejt me të drejtat themelore të njeriut.
“Traktati u garanton personave të verbër, me dëmtime të shikimit ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, qasje të lehtë, të sigurt dhe të garantuar në veprat e botuara”, tha Lira Pipa.
Sipas saj, kjo çështje prek në mënyrë të drejtpërdrejtë mijëra qytetarë shqiptarë. Zëvendësministrja Pipa theksoi se, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim sidomos në vitin 2022 kur ndryshimet në Ligjin për të Drejtën e Autorit, përafruan kuadrin ligjor me direktivën e BE.
“Aderimi në Traktatin e Marrakeshit është hap i domosdoshëm. Ky traktat mundëson rritjen e menjëhershme të sasisë së materialit të aksesueshëm për këtë kategori qytetarësh, lehtësimin e shkëmbimit të librave në nivel ndërkombëtar në formate të aksesueshme, krijimin e kushteve të barabarta për qasje në arsim e kulturë dhe mbi të gjitha garantimin e të drejtës themelore të informimit”, tha Pipa.
Falë këtij traktati, për herë të parë vendi ynë do të ketë qasje në një bibliotekë ndërkombëtare të librave në shkrimin “braille”, audio, smart text dhe formate të tjera.
Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar Shqipërisë, asistencë të posaçme për implementimin e plotë të traktatit, trajnime e kapacitete për institucione publike e private, etj. /j.p/
Kur u larguam nga dyqani që shiste duhan, miku im bëri një ndarje të kujdesshme të kusurit. Në xhepin e majtë të jelekut futi disa monedha ari me vlerë të vogël, në të djathtin monedha argjendi, në xhepin e majtë të kilotave një tufë qindarkash, dhe më në fund në të djathtin, një dyfrangësh argjendi, të cilin e shqyrtoi veçanërisht.
– Sa ndarje e imët dhe e veçantë! – thashë me vete.
Pak më tutje takuam një varfanjak që na zgjati kasketën e tij duke u dridhur. Nuk njoh asgjë më shqetësuese sesa gojëtaria e shurdhër e këtyre syve lutës, të cilët mbajnë në vetvete kaq shumë përulësi dhe kaq shumë qortime për njeriun e ndjeshëm që di t’i lexojë. Atij i duket se ka diçka të përafërt midis kësaj thellësie ndjenjash të ndërlikuara dhe asaj që shfaqet tek sytë lotues të qenve që rrahim me kamxhik.
Shuma që miku im i dha të varfrit ishte më e madhe se e imja, prandaj i thashë:
– Keni të drejtë. Kënaqësia më e madhe, mbas të qenit i habitur, është të befasosh të tjerët.
– I dhashë monedhën false – m’u përgjigj ai qetësisht, sikur donte të justifikonte faktin që u tregua dorëlëshuar.
Por në trurin tim të mjerë, që gjithmonë përpiqet t’i hapë punë vetes (ç’veti rraskapitëse më ka bërë dhuratë natyra!) lindi papritmas ideja që mikut tim do t’i falej një sjellje e tillë, vetëm në qoftë se ai do të ishte i shtyrë nga dëshira për të krijuar një ngjarje të jashtëzakonshme në jetën e këtij të gjori, apo për të marrë vesh pasojat e ndryshme, të kobshme apo të tjera që mund të shkaktonte monedha false në dorën e një lypësi. A do të mund të shumëfishohej ajo në monedha të vërteta? Apo do ta çonte në burg? Një pronar kabareje apo një bukëpjekës, për shembull, mund ta kallëzonte dhe atë do ta arrestonin si bërës apo shpërndarës të monedhave false. Ajo monedhë mund t’i shërbente një spekulatori të vogël e të varfër si zanafillë e një pasurie që do të zgjaste vetëm disa ditë. Dhe kështu fantazia ime, duke mbivlerësuar shpirtin e mikut tim, vazhdonte me qetësi të nxirrte të gjitha përfundimet e mundshme nga të gjitha hamendjet e mundshme.
Por ai ma ndërpreu ëndërrimin papritmas dhe duke përsëritur fjalët e mia më tha:
– Po, ju keni të drejtë. Nuk ka kënaqësi më të ëmbël sesa të befasosh dikë duke i dhënë më tepër se ç’priste.
E vështrova mirë në beben e syrit dhe u tmerrova kur pashë që sytë e tij shkëlqenin nga një dëlirësi e pakundërshtueshme. Atëherë e kuptova qartë se ai donte në të njëjtën kohë të tregohej zemërgjerë dhe të dilte me fitim, t’i kursente dyzet qindarka dhe ta fitonte zemrën e Zotit, të shkonte në parajsë duke kursyer dhe të merrte falas diplomën e njeriut shpirtmadh. Unë do t’ia falja, në qoftë se ai do të kishte dëshirë të shijonte një kënaqësi kriminele, për të cilën pak më parë e kujtoja të aftë, sepse do të më dukej kureshtar dhe i veçantë fakti që ai të dëfrehej duke marrë në qafë të varfrit, por unë nuk do t’ia fal kurrë idiotësinë e llogarisë së tij.
Askush nuk mund të falet në qoftë se është i lig, por ai që e di që është i tillë, ka një farë merite, prandaj dhe vesi më i keq e i pandreqshëm është të bësh keq nga marrëzia. /Revista “Akademia”/
Ylli ndërkombëtar i muzikës pop, Dua Lipa, ka sjellë një përvojë unike për fansat e saj gjatë turneut “Radical Optimism”, duke riinterpretuar këngë klasike dhe duke performuar në gjuhët lokale të vendeve që viziton, përfshirë Spanjën dhe Amerikën Latine.
Çdo koncert ka pasur një surprizë të veçantë: këngëtarja ka zgjedhur të interpretojë një këngë që lidhet me qytetin ose vendin ku ndodhet.
Në Shtetet e Bashkuara, ajo ka përfshirë artistë vendas nga secili shtet, ndërsa në skenat ndërkombëtare ka zgjedhur këngë ikonike nga vendet që viziton, shkruan Rolling Stone.
Dua Lipa/Instagram
“Kjo ishte ideja ime. Më lindi thjesht sepse kisha bërë një këngë për American Country Music Awards me Chris Stapleton, dhe ishte aq argëtuese sa ia propozuam ekipit: sa bukur do të ishte të kishim një këngë të ndryshme çdo natë?” tha Dua Lipa për Variety në tetor të kaluar. “Të gjithë thanë se ishte një ide shumë ambicioze”.
Gjatë pjesës së turneut në Amerikën Latine këtë dimër, Dua ka përdorur këngë klasike të rajonit, duke i dhënë ngjyrimin e saj unik dhe madje duke folur dhe kënduar pjesë të këngëve në gjuhën lokale.
Dua Lipa/Instagram
Fansat e kanë parë duke u ushtruar në spanjisht dhe duke mësuar teksteve për të dhënë performancën më të mirë.
“Është shumë stresuese”, ka treguar ylli i popit. “Sidomos kur këndojmë në gjuhë të ndryshme. O Zot, lista ime e këngëve ishte gjithmonë e gjatë, dhe gjithçka që bëja ishte të shikoja tekstet, të dëgjoja intonacionet dhe të përpiqesha të përsosja çdo detaj në spanjisht, frëngjisht, gjermanisht, holandisht dhe çekisht”.
Dua Lipa/Instagram
Turneu “Radical Optimism” po përfundon në stadiumin GNP Seguros të Qytetit të Meksikos në fillim të dhjetorit.
Një nga momentet më të veçanta ishte performanca e saj në Madrid më 11 maj, ku ajo këndoi versionin në spanjisht të këngës hit të Enrique Iglesias, “Hero”, të titulluar “Héroe”, duke mahnitur publikun me çdo notë.
Dua Lipa/Instagram
“Jam shumë mirënjohëse që jam këtu”, tha Dua në spanjisht të përsosur përpara performancës.
“Kënga tjetër që dua të këndoj për ju është pak më ndryshe, sepse çdo natë kam dashur të zgjedh një këngë nga një artist vendas. Nëse e dini, këndojeni me mua!”
Dua Lipa/Instagram
Performancat e Dua Lipës tregojnë jo vetëm talentin e saj të jashtëzakonshëm muzikor, por edhe përkushtimin për të lidhur kulturat dhe gjuhët e ndryshme përmes muzikës.
Me këtë qasje, ylli i popit ka arritur të krijojë një eksperiencë unike për fansat, duke i bërë ata pjesë të çdo qyteti dhe çdo kënge që këndon.
Turneu “Radical Optimism” mbetet një dëshmi e aftësisë së saj për të bashkuar audiencat ndërkombëtare dhe për të shndërruar çdo performancë në një moment të paharrueshëm. /Telegrafi/Madrid, Spain:
• "Héroe" nga Enrique Iglesias • "Me Gustas Tú" nga Manu Chao
• Barcelona, Spain: • "Corazón Espinado" nga Santana ft. Mana • "La Flaca" nga Jarabe de Palo
• Buenos Aires, Argentina: • "De Música Ligera" nga Soda Stereo • "Tu Misterioso Alguien" nga Miranda!
• Santiago, Chile: • "Tu Falta de Querer" nga Mon Laferte • "El Duelo" nga La Ley
• Sao Paulo, Brazil: • "Magalenha" nga Carlinhos Brown • "Margarida Perfumada" nga Caetano Veloso
• Rio de Janeiro, Brazil: • "Mas Que Nada" nga Sérgio Mendes & Brasil '66
• Lima, Peru: • "Cariñito" nga Los Hijos del Sol ft. Mauricio Mesones
• Bogota, Colombia: • "Antología" nga Shakira
• Mexico City, Mexico: • "La Bikina" nga Luis Miguel • "Cielito Lindo" – Himn tradicional
• Rio Grande do Sul, Brazil: • "Aquarela do Brasil" – klasik brazilian
Dua Lipa shkëlqeu në Instagram të dielën, duke pozuar me bikini të vogla me xixa gjatë një dite relaksi në Rio de Janeiro, ku ndodhet për turneun e saj “Radical Optimism”.
Këngëtarja 30-vjeçare shfaqi figurën e saj në superformë me bikini vjollcë, të cilin e plotësoi me aksesorë ari dhe një stil plazhi plot shkëlqim.
Me flokët e kapura në një bisht të ulët dhe buzëqeshje lozonjare, Dua pozoi nga varka dhe tarraca e resortit, ndërsa mbishkrimi “JEITO CARIOCA”, që nënkupton stilin e lirshëm dhe energjik të banorëve të Rio-s, përmblodhi perfekt atmosferën tropikale të postimit.
Në disa imazhe të tjera, ylli kosovar shfaqi stilin e saj urban elegant, e veshur me një bluzë të zezë me jakë të lartë dhe një fund të gjatë, teksa shijonte ditën në qytet.
Ndërkohë, jeta e saj personale po lulëzon po aq sa suksesi profesional. E fejuara e aktorit Callum Turner, Dua është përmendur me dashuri nga partneri i saj, i cili së fundmi ka rrëfyer për romancën e tyre në intervista për Vanity Fair dhe The Times Style.
Ai e ka cilësuar Duan “gruan më të bukur në botë”, duke treguar edhe momentet e para të lidhjes së tyre, që ai i përshkruan si të denja për një film.
Çifti filloi lidhjen në fillim të vitit 2024 dhe konfirmoi fejesën në qershor, ndërsa ruajnë marrëdhënien përmes një "rregulli" personal që i ndihmon të përballojnë distancën dhe oraret e ngjeshura.
Turneu global i Duas përfundon më 5 dhjetor, me koncertin e fundit në Meksikë. /Telegrafi/
Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen sërish teksa u shfaq me një bikini minimalist pranë pishinës së hotelit Fasano në Rio de Janeiro, Brazil, të mërkurën.
Këngëtarja 30-vjeçare, e cila ndodhet në Brazil në kuadër të turneut “Radical Optimism”, ekspozoi barkun e tonifikuar teksa shijonte rrezet e diellit mes koncerteve.
Ajo kishte veshur një set të zi dhe të verdhë, të kombinuar me një fund të lehtë mbulues, ndërsa përgatitej të largohej nga shezlongu. Më vonë, Dua u pa duke drekuar me familjen në plazhin Ipanema, kësaj here me një veshje më të thjeshtë dhe komode: një këmishë të bardhë të hedhur sipër një bikini-topi jeshil dhe xhinse. Me të ndodheshin babai i saj, Dukagjini, nëna Anesa, si dhe vëllai Gjin e motra Rina.