Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Qyteti “i fshehur” i Malçanit/ Në brendësi të tokës së Jonit, një pasuri arkeologjike pak e njohur

7 February 2026 at 20:11

Në brendësi të tokës së bregdetit të Jonit, larg syrit të zakonshëm të vizitorëve dhe pak i përmendur në literaturën bashkëkohore, ndodhet një qytet antik me vlera të jashtëzakonshme historike dhe arkeologjike. Bëhet fjalë për qytetin antik të vendosur në zonën e Malçanit, në bashkinë Finiq, i njohur deri më sot thjesht si “qyteti antik i Malçanit”.

Sipas arkeologut Halil Shabani, prej vitesh ekzistojnë mendime dhe hipoteza nga arkeologë dhe historianë që ky vendbanim i lashtë mund të identifikohet me qytetin antik Helikranon, i përmendur në burimet e lashtësisë.

Në literaturën antike, Helikranoni përmendet si një qytet i vendosur në tokat e brendshme, por me lidhje të drejtpërdrejta me ngjarje madhore të kohës. Një nga këto është ardhja në ndihmë e ushtrisë së Etolëve, në periudhën kur qyteti u sulmua nga mbretëresha e Taulantëve, Teuta, me komandant ushtrie Skerdilajdin. Pikërisht këto të dhëna e bëjnë Malçanin një pikë kyçe për studimin e historisë së Epirit.

Nga banorët e zonës, ky vend njihet më tepër si një kala, por sipas specialistëve, e vërteta është se kemi të bëjmë me një qytet antik të mirëfilltë, i ndërtuar pa akropol, i ngjashëm në tipologji me qytetin antik të Çukës së Ajtoit në Konispol.

Nga zbulimet arkeologjike është përcaktuar se qyteti ka lulëzuar kryesisht në shekullin e tretë para Krishtit.

Struktura urbane e qytetit tregon një organizim të avancuar për kohën, me banesa të ndërtuara në dy sisteme taracimi, çka dëshmon për shfrytëzim të zgjuar të terrenit malor.

Për banorët e Malçanit, ky vend mbetet i njohur si “kalaja në malin e Shën Ilisë”, “kalaja e mbretit” apo edhe “kalaja e mbretit Pirro të Epirit”, duke e lidhur në mënyrë simbolike me figurën e njohur historike. Sipas gojëdhënave, banorët e qytetit furnizoheshin me ujë nga një burim që ndodhej 3–4 kilometra larg, nëpërmjet një tubacioni prej qeramike një tjetër dëshmi e nivelit të lartë teknik për kohën.

Qyteti mbrohej nga një mur i fuqishëm rrethues, i ndërtuar për t’u përballur me sulme të mundshme nga armiqtë dhe pushtuesit. Në kujtesën popullore ka mbërritur edhe historia e rënies së qytetit: thuhet se ushtria pushtuese, pasi e kishte rrethuar për një kohë të gjatë, përdori një kalë të etur për ujë për të zbuluar vendin ku kalonte tubacioni i furnizimit. Me ndërprerjen e ujit, qyteti u detyrua të dorëzohej. Koha e saktë e kësaj ngjarjeje mbetet ende e panjohur.

Qyteti antik i Malçanit mbetet sot një pasuri e madhe historike dhe kulturore, ende e pazbuluar plotësisht, që pret vëmendje më të madhe shkencore dhe institucionale, për t’i dhënë vendin që meriton në hartën e trashëgimisë së lashtë të jugut të Shqipërisë./abcnews.al

100 vjet agoni, rënia e Apolonisë/ Si zhvendosja e Vjosës dhe tërmetet i dhanë fund qytetit të diellit

By: xhir jeta
24 January 2026 at 21:05

Dy tërmete të fuqishme që goditën qytetin në vitet 234 dhe 235 të erës sonë, kanë lënë pas gjurmë të dukshme.

Këto janë prova se tërmetet në këtë periudhë ishin të fuqishme, por flasin edhe për një inxhinieri të lartë ndërtimi në antikitet.

Goditjen përfundimtare, Apolonisë ia dha Vjosa.

Zhvendosja e shtratit në jug, e la qytetin pa port, duke frenuar tregtinë me Greqinë dhe Maqedoninë.

Qyteti që mahnit edhe sot me infrastrukturën dhe monumentet, u braktis gradualisht gjatë 100 viteve. Gjithsesi, banorët e tij nuk hoqen dorë nga disa zakone të jetës së luksit.

Apolonia u themelua nga kolonët korinthas në vitet 627 para erës sonë në territorin e Ilirisë. Në burimet historike quhet Apolonia e Ilirisë për t’u dalluar nga 30 qytetet e tjera me këtë emër në pellgun e Mesdheut./abcnews.al

Hakohet faqja e Inspektoratit, Komuna e Prishtinës kërkon që qytetarët të mos ju besojnë postimeve të fundit

20 January 2026 at 12:12


Faqja e Inspektoratit të kryeqytetit është hakuar dhe kërkohet që qytetarët të mos i besojnë postimeve të publikuara në këtë periudhë.

Kjo u bë e ditur përmes faqes zyrtare të Komunës së Prishtinës në rrjetin social në Facebook.

“Ju njoftojmë se faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar kohët e fundit. Ekipet tona po punojnë për ta rikthyer kontrollin dhe funksionimin normal të saj.

Ju lutemi të mos besoni postime të publikuara nga faqja deri në njoftimin e radhës, pasi ato nuk pasqyrojnë veprimet e institucionit. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj’, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Aksident në Kavajë, automjeti përmbyset në mes të qytetit

By: Elva
12 January 2026 at 19:22

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin kryesor të Kavajës, ku janë përfshirë dy automjete tip “Golf”. Sipas informacionit paraprak, drejtuesi i njërit prej mjeteve dyshohet se ka humbur vëmendjen dhe kontrollin, duke u përplasur me një automjet të parkuar. Për shkak të goditjes, makina është përmbysur në mes të rrugës, […]

The post Aksident në Kavajë, automjeti përmbyset në mes të qytetit appeared first on BoldNews.al.

Këto dy shtete nuk kanë kryeqytet: Njëri ndodhet në Evropë dhe është ndër më të pasurit në botë

6 January 2026 at 16:30


Historia dhe politika kanë krijuar dy përjashtime unike në botë

Shumica e njerëzve nisen nga ideja se çdo shtet ka kryeqytetin e vet, por në botë ekzistojnë vetëm dy vende që zyrtarisht nuk kanë kryeqytet.

Jo, nuk bëhet fjalë për Vatikanin, Monakon apo Singaporin, ku qyteti dhe shteti janë praktikisht një. Fjala është për Nauru dhe Zvicrën, dy shtete që për arsye krejtësisht të ndryshme kanë mbetur pa një kryeqytet të shpallur zyrtarisht.

Nauru – shtet pa qytete klasike

I pari është Nauru, një ishull shumë i vogël në Oqeanin Paqësor, me sipërfaqe më të vogël se Manhattan-i. Shteti është i ndarë në 14 distrikte administrative dhe ka rreth 12.000 banorë, shumica e të cilëve jetojnë përgjatë bregdetit.

Nauru nuk ka kryeqytet sepse në fakt nuk ka qytete në kuptimin klasik. Ekzistojnë vendbanime dhe qendra administrative, por asnjëra prej tyre nuk ka marrë ndonjëherë statusin e kryeqytetit.

Është interesante se gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, Nauru ishte një nga shtetet më të pasura në botë për frymë. Arsyeja ishin rezervat e mëdha të fosfatit, të krijuara nga depozitimi i jashtëqitjeve të shpendëve për mijëra vjet. Me shterimin e këtyre rezervave, lulëzimi ekonomik përfundoi papritur.

Sot, vendi përballet me probleme serioze ekonomike dhe ekologjike dhe varet në masë të madhe nga ndihma financiare e Australisë.

Në praktikë, rëndësinë më të madhe administrative e ka distrikti Yaren, ku ndodhen parlamenti dhe shumica e institucioneve shtetërore, por as ky distrikt nuk ka status zyrtar të kryeqytetit, transmeton Telegrafi.

Zvicra – shtet i pasur pa kryeqytet zyrtar

Shteti i dytë pa kryeqytet formal është Zvicra, gjë që shpesh i habit shumë njerëz. Ky vend ka 26 kantone, të cilat historikisht kanë funksionuar pothuajse si shtete të pavarura.

Për shkak të këmbënguljes së fortë në barazinë mes kantoneve dhe decentralizimin e pushtetit, Zvicra kurrë nuk ka shpallur një kryeqytet zyrtar.

Në vend të kësaj, funksionet kryesore shtetërore janë të shpërndara në disa qytete. Bern është selia e qeverisë federale dhe parlamentit dhe mban titullin “qytet federal”, por zyrtarisht nuk është kryeqytet. Gjykata Federale ndodhet në Lausanne, ndërsa Gjykata Federale Penale është e vendosur në Bellinzona.

Ky sistem pasqyron kulturën politike zvicerane të kompromisit dhe balancimit të pushtetit mes rajoneve.

Zvicra është një nga vendet e rralla ku decentralizimi është aq i fortë, saqë kantonet kanë kushtetutat, parlamentet dhe gjykatat e tyre. Pikërisht për këtë arsye është shmangur shpallja e një qyteti si qendër politike dominuese, në përputhje me traditën e gjatë të federalizmit dhe demokracisë direkte.

Këta dy shembuj tregojnë se nocioni i kryeqytetit nuk është një rregull universal, por rezultat i rrethanave historike, politike dhe gjeografike, të cilat nga një shtet në tjetrin mund të ndryshojnë rrënjësisht. /Telegrafi/

​Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje në Prishtinë

4 December 2025 at 23:17


Sektori i Hetimeve nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale në koordinim me zyrtarë të stacionit policor Veriu, kanë arrestuar një person të kërkuar për dyshimin se ka kryer veprën penale vjedhje.

Puna e zyrtarëve policor ka rezultuar me arrestimin e R.Sh, mashkull, 28-vjeç, shtetas i Kosovës.

Veprimet e mëtejme lidhur me personin e dyshuar do të merren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Brenda qytetit fantazmë në Malajzi prej 100 miliardë dollarësh, i ndërtuar për 700,000 njerëz - por vetëm një pjesë e vogël u zhvendos aty

25 November 2025 at 15:30


Në Malajzi ndodhet një qytet që fillimisht u ndërtua për një popullsi prej 700,000 banorësh.

Forest City u zhvillua nga kompania kineze Country Garden, pjesë e projektit të tyre "Një brez, një rrugë" që filloi në vitin 2016, transmeton Telegrafi.

Shumë prej 100 miliardë dollarësh u shpenzuan për ndërtimin e komunitetit, me qëllim ndërtimin e një peizazhi miqësor ndaj mjedisit dhe modern.

Pavarësisht planeve të mëdha, vetëm rreth 9,000 njerëz janë zhvendosur në Forest City që nga fillimi i punimeve disa vite më parë, raporton The Express.

Ai madje ka edhe një park ujor, restorante dhe bare, si dhe një fushë golfi, por mbetet kryesisht i pabanuar.

Kishte një ndryshim në kontrollet e kapitalit të Kinës në vitin 2017, vetëm një vit pasi filloi zhvillimi, dhe kjo çoi në një rënie të investimeve dhe probleme me përfundimin e punimeve, sipas LadBible.

Vetëm rreth 15 përqind është përfunduar që nga viti i kaluar.

Nazmi Hanafiah u zhvendos në qytet për gjashtë muaj dhe jetoi në një apartament me një dhomë gjumi në një pallat të madh.

Megjithatë, ai nuk qëndroi gjatë dhe i tha BBC-së: "Nuk më interesonte depozita ime, nuk më interesonin paratë. Thjesht duhej të largohesha".

Inxhinieri i IT-së e përshkroi Forest City-n si një "qytet fantazmë" dhe tha: "Po më dridhen drithërat vetëm që jam kthyer".

Një tjetër banore, Joanne Kaur, i tha agjencisë së lajmeve: "Ky vend është i frikshëm. Edhe gjatë ditës, kur del nga dera e shtëpisë, korridori është i errët".

Qyteti përbëhet nga katër ishuj që shtrihen në 30 km2, sipas faqes së internetit të Forest City. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Tirana feston sot 81-vjetorin e çlirimit prej pushtuesve nazistë

17 November 2025 at 09:48

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Kryeqyteti ynë, Tirana, feston sot 81-vjetorin e çlirimit.

Beteja për Tiranën ishte operacioni nga më të rëndësishmit, më të ashprit e më të suksesshmit që kanë zhvilluar njësitë e Ushtrisë Nacionalçlirimtare kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.

Çlirimi i Tiranës iu ngarkua Korparmatës I Sulmuese. Shtabi i Korparmatës hartoi një plan operacioni të hollësishëm në bazë të planit operativo-strategjik të Komandës së Përgjithshme. Plani parashikonte krijimin e frontit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim mbylljen dhe goditjen e garnizonit gjerman brenda Tiranës.

Operacioni u zhvillua në tri faza: faza përgatitore (12 shtator – 28 tetor), faza e parë e sulmit (29 tetor – 10 nëntor) dhe faza e sulmit përfundimtar (11 – 17 nëntor). Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra (29, 10, – 17, 11) brenda në qytet, si dhe gjatë rrugëve të komunikacionit që çonin drejt tij.

Më 17 nëntor Tirana u çlirua. Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti beteja e Mushqetasë. Lufta për çlirimin e Tiranës kishte karakterin e luftës së vërtetë ballore, ku u dukën qartë shkalla e organizimit të UNÇSH. Në luftën për çlirimin e Tiranës, një kontribut të çmueshëm dha populli i kryeqytetit, i cili i mbështeti fuqimisht të gjitha luftimet që u zhvilluan nëpër lagjet dhe rrugët e tij. 127 partizanë dhanë jetën në betejën për çlirimin e kryeqytetit. /j.p/

The post Tirana feston sot 81-vjetorin e çlirimit prej pushtuesve nazistë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ismaili në hapje të debatit: Qasja ime është për Prishtinën që punon dhe jo të konflikteve

9 October 2025 at 20:57


Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në debatin e sotëm për kryeqytetin, ka folur për dallimin mes qasjes së tij dhe atyre të kundërkandidatëve.

Ai tha se gara po zhvillohet mes dy qasjeve: “një qasje të mbushur me projekte megalomane, akuza e konflikte politike” dhe qasjes që ai përfaqëson, e cila bazohet në zgjidhje të menjëhershme e të prekshme për problemet e përditshme të qytetarëve.

“Unë po ofroj një Prishtinë funksionale të pastër, të sigurt dhe pa trafik që iu shërben të gjithë qytetarëve. Një qytet ku punohet me të gjithë, pa dallime partiake, dhe ku mbyllet epoka e konflikteve që e kanë mbajtur Prishtinën në situatën që është që katër vite,” tha Ismaili.

- YouTube www.youtube.com

Shahini: Qyteti “Studenti” dhe kampusi i UBT kapacitete të plota, 20 godina me kushte komode

TIRANË, 6 tetor/ATSH/ Rezidenca Studentore Universitare nr.1 në kryeqytet plotëson të gjitha kapacitetet akomoduese për studentët që do ndjekin vitin e ri akademik 2025-2026, i cili nis sot më 6 tetor.

Drejtori i Rezidencës Studentore Universitare nr.1, Olsi Shahini tha sot për ATSH-në se “kapaciteti vetëm në Qytetin Studenti është për 5042 studentë. Ndërsa në total bashkë me Universitetin Bujqësor të Tiranës është 7012”.

Shahini tha se kushtet në konvikte janë përmirësuar ndjeshëm dhe jemi ende duke u marrë dhe me pjesën tjetër të mbetur.

Aktualisht janë 20 godina të rikonstruktuara, 13 janë në Qytetin Studenti dhe 7 janë në UBT.

“Jemi duke u përgatitur për të përmirësuar dhe kushtet si dhe mungesat nëpër godinat e tjera”, theksoi Shahini.

Lidhur me tarifat e akomodimit, Shahini tha se ato janë shumë të përshtatshme sidomos për godinat e rikonstruktuara.

“Studentëve iu është dhënë mundësia të kryejnë pagesat me këste, duke depozituar një kërkesë edhe dokument që vërteton pamundësinë ekonomike”, theksoi ai.

Sipas tij, në konvikte përveç studentëve shqiptarë janë akomoduar edhe studentë të huaj.

“Momentalisht të regjistruar janë diku te 3800 studentë dhe regjistrimet vazhdojnë. Gjithashtu jemi në pritje edhe të studentëve ndërkombëtarë. Rezervimet për pjesën më të madhe të godinave kryhet nëpërmjet aplikacionit Tirana ime. Për godinat mikse rezervimet kryhen pranë drejtorisë. Kemi aktualisht rreth 20 studentë të akomoduar që kryejnë Erasmus në fakultetet tona, gjithashtu presim rreth 300 studentë të huaj nga marrëveshjet me universitetet private”, tha Shahini.

Qyteti Sudenti ofron hapësira të bollshme dhe kushte moderne për të gjithë studentët që kanë zgjedhur të jetojnë aty gjatë periudhës së universitetit.

1 nga 5

/k.s/j.p/

The post Shahini: Qyteti “Studenti” dhe kampusi i UBT kapacitete të plota, 20 godina me kushte komode appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Zëra”, Episodi 6: Urbanistja Sindi Doce rrëfen qytetin

4 October 2025 at 12:39

Në episodin e gjashtë të sezonit të katërt të podcastit “Zëra’, gazetarja Erisa Kryeziu diskutoi me Sindi Doce, profesioniste e re në fushën e planifikimit urban për qytetin dhe shërbimet që ofron për të gjithë qytetarët.

Planifikuesja urbane Sindi Doce e sheh zhvillimin e qytetit jo në raport të drejtë me nevojat e grupeve të ndryshme sociale, duke përfshirë këtu fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar.

Në një studim të saj në kuadër të diplomës së studimeve master Doce merr në konsideratë qytetin parë nga fëmijët në dy zona të ndryshme, njësia nr.7 dhe nr.14 në Tiranë.

“Në të dyja zonat vihej re që kishte prani të lartë të fëmijëve. Në qendrën Magnet është kryesisht e gjelbër dhe makinat nuk futen brenda kompleksit të banimit, ndryshe nga zona e Astirit. Kjo favorizonte në njëfarë mënyre lëvizjen e lirë të fëmijëve, për të cilët edhe prindërti ndiheshin të sigurt që ti lejonin dhe të luanin pa pasru rrezikun e makinave”, shprehet Doce, duke sjellë në vëmendje pasigurinë e krijuar nga prania e lartë e automjeteve në zonat e banimit.

Sipas saj, nëse hapësirat publike përmirësohen për fëmijët atëherë përmirësohen për të gjithë qytetarët.

“Gjatë studimit unë përdora edhe një kamer GoPro me fëmijët për të parë se si ata lëviznin në qytet dhe vetëm diferenca e gjatësisë tregonte shumë se sa ata i përjetojnë barrierat që hasin gjatë lëvizjes së tyre”, u shpreh planifikuesja urbane Doce.
Ndërtimet e shumta vitet e fundit dhe lëvizjet demografike kanë ndryshuar qytetin, e kanë krijuar pole të reja të tij.

Mes tyre, si një shembull konkret është zona e Astirit, Njësia Administrative nr.14. Si qytetare që ka kaluar fëmijërinë në këtë zonë, Sindi Doce sjell në vëmendje ndryshimet strukturore.

“Zona e Astirit ka qenë e gjitha me ndërtime private dhe ka pasur mjaft hapësira për të luajtur, në rrugë, ka pasur fusha, ka pasur sheshe bosh ku mund të luanin fëmijët”, u shpreh Doce.

Vitet 2000 sollën praninë e pallateve të para në këtë zonë, duke e ndryshuar tërësisht jetesën.

“Pallati i parë ka qenë dyqani i bojërave Astiri dhe prandaj gjithë zona e ka marrë emrin Astir. Pastaj zona filloi të ndryshonte me shpejtësi shumë të madhe. Erdhën njerëz që ne nuk i njihnim si fëmijë dhe deri sa tani ka arritur në një pikë që ndjehesh pak si i huaj në lagjen tënde sepse çdo gjë ka ndryshuar”, tregon më tej Sindi Doce.

Ky zhvillim ka ardhur me kosto mjedisore, pasojat e të cilave shkojnë direkt te qyetarët.

“Hapësirat e gjelbra sa vjen e po zvogëlohen qoftë nga ndërtimet, ndoshta shtesat e ndërtimeve të reja, ose edhe vetë parkimet. Pra shndërrohet një hapësirë publike që mund të ketë qenë potencial për hapësirë të gjelbër ose park të një lagjeje në parkim”, deklaron planifikuesja urbane Doci.

Për këtë arsye ajo vlerëson se nevoja sot është e menjëhershme për hapësirë të gjelbër dhe planifikime urbane që kanë në fokus të gjelbrën.

“Hapësirat e gjelbra do të ishin me përfitim jo vetëm nga ana estetike, ose për të kaluar një kohë rekreative, por gjithashtu edhe nga ana mjedisore, për shëndetin e qytetit, për cilësinë e ajrit, për amortizimin e zhurmave, për të minimizuar efektin e ishujve të nxehtësisë që krijohen në qytet”.

Si profesioniste e re Sindi Doce shprehet se një nga ndërhyrjet që do të kryente në qytet do të ishte lëvizja e makinave në zonat e banuara dhe menaxhimi i hapësirave për parkingje.

Shqyrto gjithashtu:

The post “Zëra”, Episodi 6: Urbanistja Sindi Doce rrëfen qytetin appeared first on Citizens.al.

Uran Ismaili fton qytetarët t’i shohin zgjidhjet e tij për lagjet e Prishtinës

24 September 2025 at 10:31


Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, i shoqëruar nga një pjesë e ekipit të tij, ka vazhduar sot shpërndarjen e numrit të pestë të gazetës javore “Koha për Prishtinën”, në lagjen Bregu i Diellit.

Ky numër është më i veçantë se të mëparshmit, pasi përmban 8 faqe – dyfishin e formateve të deritanishme – dhe i kushtohet kryesisht zgjidhjeve specifike për lagjet dhe fshatrat e kryeqytetit.

Ismaili ka ftuar qytetarët ta vizitojnë këtë link për të parë zgjidhjet e tij konkrete për secilën lagje: https://kohaperprishtinen.com/wp-content/uploads/2025/09/gazeta-javore-5.pdf

Në këtë edicion janë trajtuar pesë lagje e fshatra: Dardania, Bregu i Diellit, Kodra e Trimave, Hajvalia dhe Bardhoshi.

Për secilën prej tyre janë paraqitur projektet identifikuese dhe zgjidhjet konkrete që kanë dalë nga nevojat e banorëve, të diskutuara drejtpërdrejt me Uran Ismailin gjatë takimeve në terren.

Përveç pesë zgjidhjeve kryesore për një Prishtinë funksionale – zhbllokimin e trafikut brenda 18 muajve, rrugë të sigurta 24/7, lagje të pastra 24/7, kthimin e hapësirave publike nga betoni te komuniteti dhe Prishtinën e së ardhmes – ky numër i gazetës vendos theksin te kërkesat dhe problemet specifike të lagjeve.

Në Dardani, plani parasheh parkingje nëntokësore dhe qendër komunitare; në Hajvali, ndërtimin e unazës rrugore dhe çerdhes së re; në Bregun e Diellit, renovimin e platove dhe zgjerimin e ngrohjes së qytetit; në Kodrën e Trimave, projekte për parqe të reja dhe infrastrukturë më funksionale; dhe në Bardhosh, krijimin e qendrës multifunksionale dhe mbështetje për zhvillim rural.





Policia mban ligjërata në shkolla për sigurinë në trafik

23 September 2025 at 13:32


Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka nisur një seri ligjëratash edukative në shkollat e Prishtinës, me qëllim rritjen e vetëdijes dhe sigurisë së nxënësve në trafik.

Ligjëratat zhvillohen me temën “Siguria e këmbësorëve në trafik”, ku nxënësve u ofrohen informacionet dhe udhëzimet e nevojshme për të shmangur rreziqet dhe për të siguruar lëvizje të sigurt në rrugë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aktivitetet për sigurinë e nxënësve do të vazhdojnë përmes programimeve të tjera edukative dhe masave parandaluese, duke kontribuar në krijimin e një ambienti më të sigurt për komunitetin shkollor.


Drejtori Salihu: Qarkoret kaluan, zgjidhja përfundimtare e një padrejtësie 25-vjeçare

19 September 2025 at 14:34


Pas miratimit nga Qeveria e Kosovës të vendimeve për shpronësimin e pronave që preken nga ndërtimi i Qarkores së Vjetër dhe Qarkores së Re, drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Gjilanit, Bekim Salihu, ka deklaruar se ky është një hap i madh drejt infrastrukturës moderne të qytetit dhe një zgjidhje përfundimtare e një padrejtësie që ka zgjatur 25 vjet.

“Puna jonë katërvjeçare në Gjilan ka pasur një objektiv të qartë: ta bëjmë qeverisjen më afër qytetarit, duke ofruar shërbime cilësore dhe duke realizuar projekte që ndryshojnë ritmin e zhvillimit të qytetit”, tha drejtori Salihu.

Ai falënderoi stafin e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë për angazhimin e vazhdueshëm, duke theksuar se miratimi i shpronësimeve për dy qarkoret përbën një moment historik për infrastrukturën rrugore të Gjilanit. /Telegrafi/


Derinkuyu në Kapadokia të Turqisë, qyteti nëntokësor i lashtë që sfidon imagjinatën dhe inxhinierinë moderne

By: berti
14 September 2025 at 16:43

Nga Albert Vataj Derinkuyu, i vendosur në zemër të rajonit të Kapadokisë në Turqinë qendrore, është një nga strukturat më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë nga njeriu. I gdhendur në shkëmbin vullkanik të butë të zonës, ky qytet nëntokësor shumëkatësh është një dëshmi e aftësive inxhinierike, organizative dhe mbijetuese të civilizimeve të lashta. Në vitin 1963, një banor i Derinkuyut…

Source

Zjarr masiv pranë hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin

By: Elva
23 August 2025 at 14:42

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të shtunë një sasi të konsiderueshme trarësh prej druri të vendosur pranë hekurudhës Fier-Vlorë. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa shtëllunga tymi janë përhapur mbi qytetin e Fierit dhe zonat përreth, duke shqetësuar banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por raportohet se dyshohet për zjarrvënie […]

The post Zjarr masiv pranë hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Pamjet apokaliptike! Zjarri rrethon Delvinën, nis heqja e bombolave të oksigjenit nga spitali

12 August 2025 at 21:53

Pamjet që shihni në videon e mëposhtme i përkasin Delvinës mbrëmjen e kësaj të marte, ku ngjan me një situatë apokaliptike nga zjarri që i është afruar spitalit të qytetit. Burime bëjnë me dije se për të shmangur tragjedinë, është urdhëruar largimi i bombolave të oksigjenit nga spital, që të mos shkaktojnë shpërthime. Nga pamjet […]

The post VIDEO/ Pamjet apokaliptike! Zjarri rrethon Delvinën, nis heqja e bombolave të oksigjenit nga spitali appeared first on BoldNews.al.

Rusia pushton qytetin strategjik ukrainas

By: Ardit
31 July 2025 at 15:08

Qyteti strategjik ukrainas i Chasiv Yar ka rënë plotësisht nën kontrollin rus. Kremlini ka bërë të ditur se kishte pushtuar qytetin Chasiv Yar në Ukrainën lindore pas gati 16 muajsh luftimesh, duke hapur rrugën për përparime të mëtejshme të mundshme. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha në një deklaratë të shkurtër se forcat e saj […]

The post Rusia pushton qytetin strategjik ukrainas appeared first on BoldNews.al.

Në `Prizren Fest`, zëra të ndryshëm me mesazhe të përbashkëta

By: Kult Plus
27 July 2025 at 17:27

Në zemër të qytetit, `Prizren Fest` po sjell shfaqje tërësisht të ndryshme në formë, por të lidhura për nga fuqia artistike dhe mesazhi i thellë.

Në një vend simbolik si Burgu i Qytetit, u dha shfaqja “Bëje ose vdis”, prodhim i Teatrit të Qytetit “Hadi Shehu” nga Gjakova.

Me tekst të autorit të njohur Jeton Neziraj dhe regji nga Blerta Rrustemi-Neziraj, kjo vepër thellësisht politike dhe njerëzore ishte një homazh për Ukshin Hotin – intelektualin e shquar dhe simbolin e qëndresës shqiptare.

Një shfaqje që e rikujtoi publikun për sakrificat që ndërtuan themelet e lirisë sonë.Vetëm pak minuta më pas, buzë lumit, u mbajt shfaqja për fëmijë “Tomi e Xheri II”. Një histori dinamike dhe interaktive, ku fëmijët ishin pjesë aktive e skenës, duke mësuar për miqësinë, tolerancën dhe dashurinë – përmes ndjekjes klasike dhe argëtuese të dy personazheve shumë të dashur për publikun.

Ndërkohë, gjatë gjithë javës, ‘Prizren Fest Kids Workshop’ u zhvillua në Shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni”. Fëmijët 10–13 vjeç, përmes workshop-it, mësuan të shprehen përmes gjuhës trupore, pantomimës dhe lojës kreative – nën udhëheqjen e artistëve ndërkombëtarë Ayla Kazaz dhe Vojo Cvetanovski, me mbështetjen e OSBE-së.Shfaqja “Oranges and Stones” nga Palestina, e planifikuar të mbahej mbrëmë, është shtyrë për datën 28.07.2025, në mbyllje të ‘Prizren Fest’.

Sot, artdashësit kanë mundësi të shohin shfaqjen “Drunks” nga Bullgaria, duke filluar nga ora 19:30 në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu”. Më pas, nga Maqedonia e Veriut vjen shfaqja teatrore dokumentare-verbatim “8%” te Autostrada Biennale Hangar II, duke filluar nga ora 21:30.

Ndërkaq, në Prizren Fest Kids vjen shfaqja e parë profesionale për fëmijë në gjuhën e shenjave, “TRE”, nga Maqedonia e Veriut, nga ora 20:30 te Teatri mbi Lum.

Nga kujtesa historike te humori i pastër fëmijëror, skena e festivalit mbetet e gjallë dhe shumëdimensionale.

Rabije Kryeziu-RTK/ KultPlus.com

Shkodra, qyteti ku lindi fryma feministe shqiptare dhe u ripërcaktua roli i gruas në familje dhe shoqëri

By: Kult Plus
13 July 2025 at 23:00

Nga Albert Vataj

Fotografia që e sjell si ilustrim është një imazh i rrallë dhe jashtëzakonisht domethënës, një grua shkodrane, e veshur me kostum tradicional, e ulur me një qasje të lirshme e vetbesuese, pozon duke pirë një cigare, një ikonografi që thyen shumë nga normat gjinore të kohës. Kjo pamje, e kapur me mjeshtëri në studion Marubi, përfaqëson më shumë se një pozë fotografike, është një manifest i qetë por i fuqishëm i ndryshimit të rolit të gruas në shoqërinë shqiptare të fillimshekullit XX.


Në një kohë kur pjesa tjetër e Shqipërisë po përpiqej ende të dilte nga errësira e analfabetizmit dhe izolimit, Shkodra shndërrohej në vatër të emancipimit, qytet i mendimit, artit dhe gruas së vetëdijshme për rolin e saj në shoqëri.


Qysh në vitin 1919, Shkodra thyen tabu, në dramën “Eminia e vorfën”, për herë të parë në historinë e skenës shqiptare, një grua, dhe jo një burrë i veshur si femër, siç ishte zakon, ngjitet në skenë për të interpretuar një rol femëror. Ky ishte një akt i guximshëm artistik dhe emancipues, që hodhi themelet e një mendësie të re në kulturën shqiptare. Akti nuk ishte vetëm estetik apo teatral, por simbolik, ishte vetë zëri i gruas që për herë të parë fliste me zërin e vet në publik.


Konkretizim: Më 11 gusht të vitit 1919, në Teatrin e Shoqnisë “Vllaznia” në Shkodër, u vu në skenë drama me tri akte “Erminia e vorfën”, e shkruar nga Kolë Gurakuqi. Kjo shfaqje shënon një moment historik në skenën teatrore shqiptare: për herë të parë, roli kryesor i një gruaje u interpretua nga një grua e vërtetë — Roza Sovaria Shoshi.


Roza, e cila më vonë do të njihej edhe si nëna e Tonin Topallajt (i burgosur me grupin e studentëve të Gjimnazit “28 Nëntori”), pati guximin të thyejë një rregull të pathënë të kohës, ku rolet femërore interpretoheshin ekskluzivisht nga burra të maskuar si gra. Me interpretimin e saj të Erminisë, Roza jo vetëm që solli një realizëm të ri në artin skenik, por u bë edhe simbol i një emancipimi të hershëm, duke i hapur rrugën grave të tjera drejt skenës dhe zërit të tyre të merituar në artin shqiptar.


Në vitet që pasuan, konkretisht më 1921-1922, Shkodra njohu një lulëzim artistik me shfaqje si “Katër caqet themelore” dhe “E tradhtuemja”, të interpretuara tërësisht nga aktore femra, Tina e Gjon Ashikut, Kristina e Zef Gjonej, Ida e Kel Kodhelit, Marta e Logorecit, dhe shumë të tjera. Këto vajza dhe gra, me guximin e tyre, shkelën në skenën teatrore me zërin e zemrës dhe me vetëdijen se po ndryshonin përjetësisht rolin e gruas në art dhe në shoqëri.


Por ky emancipim nuk ishte rastësor. Ai ishte fryt i vetë Shkodrës, qytet i konsullatave, i misioneve katolike e shkollave laike, i Gjuhadolit dhe Sarreqit që zienin nga librat, ideologjitë dhe përplasjet kulturore të një Evrope që derdhej përmes artit, gazetës dhe mendimit tek qytetarët. Ishte një qytet ku kultura e huaj nuk ishte kërcënim, por frymëzim; ku fjala e shkruar, muzika dhe arti ishin mjet për të ngritur vetëdijen, edhe atë të grave. Një mënyrë e qasshme e jetes perëndimore në një realitet ku ende ishin të dukshme orientalizmat dhe ndikimi i thellë që ishte pleksur nën trysninë e sundimit kohëgjatë dhe një asimilimi asgjësues.


Në një Shqipëri ku zëri i gruas dëgjohej rrallë, Shkodra kishte gra me veshje elegante, me libra në dorë, me këngë në buzë, ëndrra në dëshirime, histori dashurie në zemra, dhe me një qëndrim kritik ndaj shoqërisë patriarkale. Ato nuk ishin vetëm të bukura, por të mençura dhe të zëshme. Ato e morën hapësirën që iu mohua brezave të mëparshëm, dhe këtë e bënë me dinjitet dhe pasion.


Fotografia që sjell këtë histori, një grua shkodrane, e ulur lirshëm, me cigaren në dorë e vështrimin sfidues, është portreti i një kohe që ndryshoi. Është një dëshmi vizuale e vetëbesimit, e sfidimit të normave, e një feminizmi të heshtur por rrënjësor që Shkodra e përqafoi shumë përpara se fjala “feminist” të bëhej pjesë e fjalorit tonë kulturor./ KultPlus.com

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90
❌
❌