Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë

By: Brisi
22 December 2025 at 12:33

Ka nisur prej mëngjesit të sotëm seanca gjyqësore, në Gjykatën e Posaçme, për dosjen ‘Partizani’. Mësohet se avokatët e Berishës, Klodiana Gjyzari dhe Genc Gjokutaj, kanë deklaruar se nuk ekzistojnë faktet penale që e ngarkojnë atë me akuzën e “korrupsionit pasiv”. Pala mbrojtëse pretendon se, SPAK nuk ka sjellë asnjë provë ndërsa i kanë cilësuar […]

The post Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë appeared first on BoldNews.al.

Argita Malltezi i bashkohet protestës të së PD-së para Kryeministrisë

By: M C
15 December 2025 at 18:51

Ka nisur protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku kryesore janë kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku. Në protestë u shfaq edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.

Kjo është protesta e pestë që organizohet para Kryeministrisë, me të cilën PD synon të ushtrojë presion për rrëzimin e qeverisë aktuale.

The post Argita Malltezi i bashkohet protestës të së PD-së para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen “Partizani”, ja kur do të mbahet seanca e radhës

By: Brisi
10 December 2025 at 13:08

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish shqyrtimin e dosjes “Partizani”. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosplotësimi i trupit gjykues, për shkak të mungesës së gjyqtares Rudina Palloj. Seanca e radhës është caktuar më datë 22 dhjetor, ora 11:00. Në këtë çështje janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër […]

The post Shtyhet sërish gjyqi për dosjen “Partizani”, ja kur do të mbahet seanca e radhës appeared first on BoldNews.al.

“Mbi 1 muaj për një përgjigje ankimi”/ Malltezi: Si KLP dhe ILD po mbrojnë dy shërbëtorët e Ramës

By: Brisi
28 November 2025 at 16:46

Jamarbër Malltezi ka akuzuar ditën e sotme, KLP-në dhe ILD-në për zvarritje të qëllimshme të ankimit të bërë prej tij në lidhje me prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Malltezi thotë se prej 43 ditësh ka dorëzuar ankesa pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, ku pretendon se dy prokurorët […]

The post “Mbi 1 muaj për një përgjigje ankimi”/ Malltezi: Si KLP dhe ILD po mbrojnë dy shërbëtorët e Ramës appeared first on BoldNews.al.

GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

By: armand
27 October 2025 at 13:18

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së sekuestros për pasuritë. Ndërsa dosja “Partizani” është në proces gjyqësor, vajza dhe dhëndri i kreut të Partisë Demokratike, ish-kryeministrit Sali Berisha, kërkuan lirimin e 25 pasurive të sekuestruara nga SPAK prej dy vitesh. Ata depozituan kërkesë në GJKKO për këtë çështje, […]

The post GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive appeared first on BoldNews.al.

‘Partizani’/ Shtyhet seanca në GJKKO për Berishën, dhëndrin e tij e të pandehurit e tjerë. Shkak mungesa e avokatit

By: xhir jeta
27 October 2025 at 13:15

Është shtyrë seanca në GJKKO, në ngarkim të ish kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit dhe të pandehurve të tjerë.

Seanca ku trupi gjykues do të vendosë mbi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës, të cilën seancën e kaluar kërkuan pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të provave që janë gjetur deri më tani, u shty për shkak të mungesës së avokatit Sokol Hazizaj i cili mbron Fatmir Bekteshit, i pandehur gjithashtu në këtë cështje.  Seanca e radhës u caktua të mbahet më 10 nëntora, ora 10:00

Prokurori Arben Kraja ka argumentuar se asnjë nga pretendimet e ngritura nga avokatët nuk qëndron ligjërisht, duke theksuar se nuk ka pasur shkelje në ekzekutimin e masave të sigurisë, as në procedurat e ekspertimeve.

Në gjyqin për privatizimin e ish Kompleksit Partizani, Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. /abcnews.al

 

Kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive/ GJKKO rrëzon vajzën e dhëndrin e Berishës

By: xhir jeta
27 October 2025 at 13:07

GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestrove të pasurive.

Gjyqtarja Elsa Ulliri la në fuqi “ngrirjen” e një sërë pasurive të dhëndrit dhe vajzës se ish-kryeministrit Berisha në kuadër te dosjes “Partizani”

Pasuritë e sekuestruara:

1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ….. në monedhën euro me nr. 113398964650127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
2) Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë …… në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
3) Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ……. në monedhën USD me nr. 40201835101 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
4) Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……. në monedhën Euro me nr. 40201835102 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
5) Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë …….. në monedhën Euro me nr. 40201838001 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
6) Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……… në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
7) Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti” Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.
8) Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.
9) Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 71
10) Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti”, shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,
11) Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.
12) Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr “Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe
13) Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.
14) Pasuria Nr.370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit
15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.
16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2
17) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
18) Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
19) Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 Kodi Unik 8220062026 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
20) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
21) Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.
22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.
23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;
24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;
25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi.

Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirimin e pasurive të sekuestruara nga SPAK

By: V K
23 October 2025 at 12:00

Ndërsa dosja “Partizani” është në proces gjyqësor, aksioni juridik i palës së akuzuar nuk është ndërprerë në kërkim të rrëzimit të SPAK-ut.

Argita dhe Jamarbër Malltezi, respektivisht vajza dhe dhëndri i kreut të Partisë Demokratike, ish-kryeministrit Sali Berisha, kërkojnë lirim të 25 pasurive të sekuestruara nga SPAK prej dy vitesh.

Ata kanë depozituar një kërkesë në GJKKO për këtë çështje.

Në muajin mars ishte Gjykata Kushtetuese që pas shqyrtimit të ankimimit rrëzoi padinë e bashkëshortëve Jamarbër dhe Argita Malltezi, që në nëntor 2024 i kërkuan kthimin e 25 pasurive të bllokuara për shkak të dosjes ‘Partizani’.

Gjykata ka vendosur të mos e zbresë në seancë plenare çështjen, duke lënë kështu të ngrira 16 pasuri të paluajtshme, gjashtë llogari në emër të Malltezit dhe aksionet e shoqërisë Home Plan.

Më herët kishte qenë Gjykata e Lartë dhe Apeli i GJKKO që kishin lënë të pandryshuar vendimin.

Në vitin 2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me kërkesë të SPAK, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare.

Përveç apartamenteve dhe një vile, janë sekuestruar ndër të tjera dhe tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.

The post Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirimin e pasurive të sekuestruara nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezi, ja kur jepet vendimi

By: V K
13 October 2025 at 15:03

Gjykata e Posaçme, mori dy javë kohë që të dalë me një vendim lidhur me kërkesat paraprake të të pandehurve të dosjes Partizani, ku më kryesorët janë

Sali Berisha, ish-kryeministër dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Në seancën e së hënës Prokurori i Posaçëm, Arben Kraja, kundërshtoi pretendimet e palës mbrojtëse që kërkojnë pavlefshmëri të akteve të dosjes, ç`ka do të sillte dhe pushimin e çështjes penale.

“E prisnin qëndrimin e prokurorit, pasi ka një dosje sa një mal pa asnjë fakt penal”, tha Gjokutaj.

i pandehuri Jamarbër Malltezi, këmbëngul se hetimet janë të motivuara politikisht dhe bazuar në dëshmitar të rremë, ndërsa hodhi akuza ndaj SPAK se refuzon të hetojë aferat e qeverisë.

SPAK e akuzon ish-kryeministrin Berisha, për veprën penale të korrupsionit përderisa thotë ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në procedurat e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani.

Dhëndrri i tij Malltezi akuzohet për korrupsion e pastrim parash, ndërsa nën akuzë janë dhe disa bashkëpunëtorë të tyre.

The post Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezi, ja kur jepet vendimi appeared first on Albeu.com.

“Partizani”/ Shtyhet seanca në GJKKO, Malltezi: SPAK po mbron hajdutët, jo pronarët legjitimë!

By: armand
13 October 2025 at 12:41

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të marrë një afat prej dy javësh për t’u shprehur mbi pretendimet paraprake të palëve në procesin gjyqësor për çështjen e njohur si “Partizani”, ku mes tyre është Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Seanca e radhës është caktuar për datën 27 […]

The post “Partizani”/ Shtyhet seanca në GJKKO, Malltezi: SPAK po mbron hajdutët, jo pronarët legjitimë! appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi për Berishën dhe Malltezin/ Prokurori Kraja: S’ka shkelje për ekzekutimin e masave të sigurisë

By: V K
13 October 2025 at 12:26

Ditën e sotme,  ka nisur në GJKKO gjyqi për dosjen “Partizani”. Prokurori i SPAK, Arben Kraja, shprehet se sa i takon pretendimeve për gjyqtarët është shprehur gjykata kushtetuese, për shperdorimin e detyrës për të pandehurin Berisha, i kujtoj mbrojtjes institutin e parashkrimit, regjistrimi kallëzimit penal në të njëjtën ditë që është dorëzuar, nuk përbën shkak për pavlefshmëri, kur ka elemente prokurori e regjistron.

Arben Kraja: S’ka shkelje për ekzekutimin e masave të sigurisë, sa i takon akteve të ekspertimit që pretendohet se janë kryer nga ekspertë të paregjistruar nuk qëndron pasi jo domosdoshmërisht duhet të jetë në regjistrin elektronik dhe privat, kemi ekspertët tonë të policisë dhe institucioneve të tjera, asnjë nga pretendimet e ngritura nuk çon në pavlefshmëri.

The post Gjyqi për Berishën dhe Malltezin/ Prokurori Kraja: S’ka shkelje për ekzekutimin e masave të sigurisë appeared first on Albeu.com.

Nis seanca për dosjen “Partizani”, GJKKO nuk lejon mediat ta regjistrojnë të plotë

By: Ela
29 September 2025 at 11:37

Ka nisur sot (29 shtator) seanca e radhës në GJKKO për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin dhe 3 të pandehurit e tjerë, dy biznesmenët, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe një notere. I pranishëm në seancë është Jamarbaër Malltezi, ndërsa Berisha dhe të pandehurit e tjerë përfaqësohen nga avokatët e […]

The post Nis seanca për dosjen “Partizani”, GJKKO nuk lejon mediat ta regjistrojnë të plotë appeared first on BoldNews.al.

Ministri i Bujqësisë/ Malltezi ironizon me videon e Andis Sallës: Shihni çfarë niveli na udhëheq!

By: armand
18 September 2025 at 19:06

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka reaguar me tone ironizuese ndaj emërimit të Andis Salla, në postin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Malltezi ka ironizuar aftësitë e ministrit të ri, duke e cilësuar si një përfaqësim të dobët të dikasterit të […]

The post Ministri i Bujqësisë/ Malltezi ironizon me videon e Andis Sallës: Shihni çfarë niveli na udhëheq! appeared first on BoldNews.al.

Fillon gjyqi ndaj Berishës, avokatët kërkojnë ‘pavlefshmëri absolute’

15 September 2025 at 17:58

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua të hënën seanca e parë e gjykimit në themel të çështjes penale në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi si dhe të pandehurve të tjerë në çështjen e ish-klubit sportiv “Partizani”. Në fillim të seancës, kryesuesja Elsa Ulliri bëri me dije se ishte rrëzuar një […]

The post Fillon gjyqi ndaj Berishës, avokatët kërkojnë ‘pavlefshmëri absolute’ appeared first on Reporter.al.

Çështja “Partizani”/ Flet avokati i Malltezit: Kërkojmë shpalljen të pavlefshme të akteve të hetimit

By: V K
15 September 2025 at 13:05

Avokati mbrojtës i Jamarbër Malltezit, ka kërkuar pavlefshmëri të të gjitha akteve procedurale të kryera gjatë fazës hetimore.

Mësohet se gjatë seancës Klodian Skënderi, e ka konsideruar tërësisht të pabazuar ligjërisht akuzën ndaj klientit të tij.

“Nuk ka akuzë të bazuar në prova dhe në ligj. Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të akteve të hetimit paraprak të gjyqtares Irena Gjoka”, ka thënë në seancë avokati Klodian Skënderi.

Sipas avokatit të tij, Malltezi akuzohet për dy vepra penale, “korrupsion pasiv” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”, por në asnjërin rast nuk qëndron ligjërisht lidhja e tij me faktet.

“Akuza për korrupsion pasiv nuk ka asnjë lidhje me z. Malltezi. Ai nuk ka mbajtur kurrë një funksion publik që të përfshihet në këtë vepër penale. Ndërsa sa i përket akuzës për pastrim parash, është gjithashtu e pabazë dhe nuk ka lidhje me ndonjë vepër të mëparshme penale”, deklaroi avokati.

The post Çështja “Partizani”/ Flet avokati i Malltezit: Kërkojmë shpalljen të pavlefshme të akteve të hetimit appeared first on Albeu.com.

Nis gjyqi në themel për dosjen “Partizani”, Malltezi i vetmi i pranishëm në seancë

15 September 2025 at 11:18

Ka nisur këtë të hënë gjyqi në themel për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Të pandehur janë marrë kreu i PD-së, Sali Berisha, i akuzuar nga SPAK për korrupsion pasiv, si dhe për të njëjtën vepër penale edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet po ashtu për përfitimin e të ardhurave […]

The post Nis gjyqi në themel për dosjen “Partizani”, Malltezi i vetmi i pranishëm në seancë appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Berisha s’shkon në seancë, avokatët: Pavlefshmëri për vendimet e Irena Gjokës

15 September 2025 at 13:40

TIRANË– Këtë të hënë u zhvillua seanca për dosjen “Partizani” ku i pandehur është marrë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre personat e tjerë.

Pas disa orësh, është mbyllur edhe seanca ë u mbajt në Gjykatën e Posaçme. Mësohet se seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha është shtyrë. Pritet që seanca e radhës të mbahet më datë 29 shtator.

Gazetari Ermal Vija tha për ABC News se vetë Berisha nuk ishte i pranishëm, ndërsa përfaqësohej nga avokatët e tij.

Avokati i ish-kryeministrit Berisha, Fatmir Bektashi, kërkoi kohë për të dorëzuar kërkesat paraprake.

/abcnews.al

GJKKO rrëzoi Berishën dhe Malltezin/ Idajet Beqiri: Me pasuritë e Saliut “mund të ndërtohen dhe dy Shqipëri të tjera”

29 July 2025 at 23:51

Ishte vendimi i gjyqtarit Erjon Çela i cili rrëzoi kërkesën e avokatit të ish-kryeministrit Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.

Të pandehur për dosjen “Partizani”, Berisha dhe Malltezi kërkuan që të mos gjykohen nga gjyqtarët e gjykatës së posaçme, pasi sipas tyre këto gjyqtare nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri duke qenë se monitorohen apo përgjohen dhe mbikëqyren nga SPAK që është palë në këtë proces.

Avokati Idajet Beqiri në një intervistës në “Edicioni i Fundit” në ABC News, tha se ish-kryeministri Sali Berisha është një figurë politike që vetëm i ka shkaktuar dëm Shqipërisë dhe se sipas tij ka grabitur pasuritë e vendin. Siç shtoi më tej ai, nuk kanë punuar për interesat e shqiptarëve, por kanë menduar vetëm si të vjedhin popullin.

“Gjirin e Lalzit këta e kanë grabitur. Gjithë atë pasuri të madhe. Në Hamallaj ka Meta dhe Berisha. Në jugun e Shqipërisë kanë ndërhyrë me emra të tjerë. Vila në Holandë doli, në Itali doli, në Hungari ka dalë janë sekuestruar plot. Të gjitha këta do t’i shkojnë popullit. Ato që nuk kanë dalë janë 99 %. Është një punë që sa ka nisur. Aferat korruptive të tyre në mbi 30 vjet janë skandaloze. Kanë menduar vetëm si të vjedhin dhe grabisin. Kanë bërë një jetë përrallore me fëmijët e tyre”, tha ai.

/abcnews.al/

Dosja “Partizani”/ GJKKO refuzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese

By: V K
28 July 2025 at 12:28

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese që po shqyrton çështjen “Partizani”.

Një javë më parë, përfaqësuesi ligjor i kryedemokratit, u shpreh se gjyqtarët për të shqyrtuar dosjen e Sali Berishës, duhet të caktohen nga jashtë GJKKO-së.

Kështu trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, do të vijojë shqyrtimin e dosjes.

Në pretendimet e paraqitura nga të pandehurit, këta gjyqtarë nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri, duke qenë se monitorohen, përgjohet dhe mbikëqyren nga SPAK, që është palë në këtë proces.

Më herët, relatores së trupit gjykues, Elsa Ulliri, iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja nga zv/kryetari i GJKKO.

Seanca e radhës për dosjen “Partizani”, është caktuar të zhvillohet më 15 shtator.

Ish kryeministri Sali Berisha, akuzohet për korrupsion pasiv, kryer në bashkëpunim, ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Të pandehur janë marrë dhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

The post Dosja “Partizani”/ GJKKO refuzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha, kërkon të mos gjykohet në Strukturën e Posaçme

21 July 2025 at 15:26

Kërkesa e kryetares së trupit gjykues të çështjes penale për korrupsion në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortit të vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, u rrëzua nga ana e kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Erjon Bani. Megjithatë, trupi gjykues u përball të hënën më 21 korrik me një kërkesë për […]

The post Sali Berisha, kërkon të mos gjykohet në Strukturën e Posaçme appeared first on Reporter.al.

❌
❌