Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë

By: Brisi
22 December 2025 at 12:33

Ka nisur prej mëngjesit të sotëm seanca gjyqësore, në Gjykatën e Posaçme, për dosjen ‘Partizani’. Mësohet se avokatët e Berishës, Klodiana Gjyzari dhe Genc Gjokutaj, kanë deklaruar se nuk ekzistojnë faktet penale që e ngarkojnë atë me akuzën e “korrupsionit pasiv”. Pala mbrojtëse pretendon se, SPAK nuk ka sjellë asnjë provë ndërsa i kanë cilësuar […]

The post Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen “Partizani”, ja kur do të mbahet seanca e radhës

By: Brisi
10 December 2025 at 13:08

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish shqyrtimin e dosjes “Partizani”. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosplotësimi i trupit gjykues, për shkak të mungesës së gjyqtares Rudina Palloj. Seanca e radhës është caktuar më datë 22 dhjetor, ora 11:00. Në këtë çështje janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër […]

The post Shtyhet sërish gjyqi për dosjen “Partizani”, ja kur do të mbahet seanca e radhës appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Partizani”, Berisha sot në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”

By: V K
3 November 2025 at 08:52

Këtë të hënë, ish-kryeministri Sali Berisha, do të paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën Partizani.

Kreu i PD-së, po gjykohet me akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë.

Herën e kaluar që ishte në SPAK, Berisha vijoi sulmet ndaj gjyqtares së hetimeve paraprake Irena Gjoka , për të cilën kërkoi shkarkimin nga detyra me pretendimin se ka fshehur dënimin dhe dëbimin nga Greqia për falsifikim dokumentesh.

Gjithashtu, Berisha tha se i ka kërkuar edhe KLGJ-së që të shqyrtojë mandatin e saj.

Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues, sipas prokuroreve, ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Pak ditë më parë, GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestros për pasuritë. Ndërkohë seanca e radhës për aferën Partizani në GJKKO do të mbahet më 10 nëntor ora 11:00.

Tre të pandehurit e tjerë, Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ortaku i Malltezit dhe trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja, dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash.

Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.

The post Dosja “Partizani”, Berisha sot në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” appeared first on Albeu.com.

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezi, ja kur jepet vendimi

By: V K
13 October 2025 at 15:03

Gjykata e Posaçme, mori dy javë kohë që të dalë me një vendim lidhur me kërkesat paraprake të të pandehurve të dosjes Partizani, ku më kryesorët janë

Sali Berisha, ish-kryeministër dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Në seancën e së hënës Prokurori i Posaçëm, Arben Kraja, kundërshtoi pretendimet e palës mbrojtëse që kërkojnë pavlefshmëri të akteve të dosjes, ç`ka do të sillte dhe pushimin e çështjes penale.

“E prisnin qëndrimin e prokurorit, pasi ka një dosje sa një mal pa asnjë fakt penal”, tha Gjokutaj.

i pandehuri Jamarbër Malltezi, këmbëngul se hetimet janë të motivuara politikisht dhe bazuar në dëshmitar të rremë, ndërsa hodhi akuza ndaj SPAK se refuzon të hetojë aferat e qeverisë.

SPAK e akuzon ish-kryeministrin Berisha, për veprën penale të korrupsionit përderisa thotë ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në procedurat e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani.

Dhëndrri i tij Malltezi akuzohet për korrupsion e pastrim parash, ndërsa nën akuzë janë dhe disa bashkëpunëtorë të tyre.

The post Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezi, ja kur jepet vendimi appeared first on Albeu.com.

“Partizani”/ Shtyhet seanca në GJKKO, Malltezi: SPAK po mbron hajdutët, jo pronarët legjitimë!

By: armand
13 October 2025 at 12:41

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të marrë një afat prej dy javësh për t’u shprehur mbi pretendimet paraprake të palëve në procesin gjyqësor për çështjen e njohur si “Partizani”, ku mes tyre është Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Seanca e radhës është caktuar për datën 27 […]

The post “Partizani”/ Shtyhet seanca në GJKKO, Malltezi: SPAK po mbron hajdutët, jo pronarët legjitimë! appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Partizani”/ Berisha nuk paraqitet në seancë, përfaqësohet nga avokati Genc Gjokutaj

By: armand
13 October 2025 at 11:06

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk është paraqitur në seancën e sotme për dosjen “Partizani”. Ai u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj. Të pandehur janë pesë persona, ish kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja. Magjistratja Elsa Ulliri, është gjyqtarja që do […]

The post Dosja “Partizani”/ Berisha nuk paraqitet në seancë, përfaqësohet nga avokati Genc Gjokutaj appeared first on BoldNews.al.

Nis seanca për dosjen “Partizani”, GJKKO nuk lejon mediat ta regjistrojnë të plotë

By: Ela
29 September 2025 at 11:37

Ka nisur sot (29 shtator) seanca e radhës në GJKKO për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin dhe 3 të pandehurit e tjerë, dy biznesmenët, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe një notere. I pranishëm në seancë është Jamarbaër Malltezi, ndërsa Berisha dhe të pandehurit e tjerë përfaqësohen nga avokatët e […]

The post Nis seanca për dosjen “Partizani”, GJKKO nuk lejon mediat ta regjistrojnë të plotë appeared first on BoldNews.al.

Dosja ‘Partizani’/ Shtyhet seanca, zbulohet arsyeja

By: V K
15 September 2025 at 15:17

Ditën e sotme, nisi seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”. Vetëm Jamarbër Malltezi ishte prezent nga të pandehurit, të tjerët përfaqësohen nga avokatët.

Avokati Genc Gjokutaj deklaroi se kërkon pavlefshmëri të akteve.

“Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të vendimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij. Prokuroria ka kaluar kompetencat kushtetuese, duke shprehur opinione. Ngritja e akuzës nuk është kryer në funksion të ushtrimit të kompetencës së saj. Prokuroria nuk ka përfaqësuar interesat e shtetit, por të një force politike, me qëllim mbajtjen në pushtet të saj. Prokuroria ka marrë përsipër të vlerësojë cilësinë e qeverisë, që nuk është kompetencë e saj”, u shpreh ai.

Avokati i Jamarbër Malltezit deklaroi: Kërkojmë pavlefshmëri absolute të akteve, akuza e Malltezit pa asnjë bazë ligjore. Malltezi akuzohet për 2 vepra penale: korrupsioni pasiv, nuk ka lidhje fare me të, Malltezi nuk ka pasur kurrë funksion të tillë. Akuza e dytë e pastrimit të produkteve të veprës penale, që gjithashtu nuk ka të bëjë fare.

Kërkojmë gjithashtu pavlefshmëri të vendimeve gjyqësore të marra gjatë hetimeve paraprake, të marra nga një person që nuk ka as titullin magjistrate. Pas disa orësh në sallë, seanca u shtu për në 29 shtator ora 11. Gjykata pranoi kërkesën e avokatit Sokol Hazizaj, për të përgatitur kërkesat paraprake për Homeplan dhe vendosi të vijojë procesin pas 2 javësh, më 29 shtator ora 11:00.

The post Dosja ‘Partizani’/ Shtyhet seanca, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, Berisha: Procesi nis mbi një bazë antiligjore

15 September 2025 at 11:43

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet sot seanca për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportit “Partizani”, me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashin, Xhimi Begenë dhe Andia Pustinës.

Seanca nisi rreth orës 10:45, ku i pranishëm ishte vetëm Malltezi, ndërsa të pandehurit e tjerë përfaqësoheshin nga avokatët.

Sipas medieve avokati i Berishës, Genc Gjokutaj ka kërkuar “konstatim të pavlefshmërisë absolute të vendimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij”.

“Prokuroria ka tejkaluar kompetencat e saj kushtetuese në ngritjen e akuzës duke u bazuar në opinione”, tha avokati Genc Gjokutaj.

Jashtë ambienteve të SPAK, Berisha tha se “procesi nis mbi një bazë antiligjore”.

“Gjykata e Lartë në një vendim të dytë shpall se për veprën e korrupsionit pasiv duhet detyrimisht që nëpunësi apo funksionari të jetë funksionar publik. Dhe duhet detyrimisht që të kenë pasur fuqi vendimmarrëse. Jamarbër Malltezi nuk ka qenë kurrë zyrtar apo funksionar publik, sepse ligji ka përjashtuar universitetet nga kjo kategori”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se “kur avoketërit të më këshillojnë që unë të jem i pranishëm në sallën e gjyqit, do të shkoj pa asnjë hezitim”.

Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Ndërkohë, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi akuzohet për kryerjen e veprave: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, akuzohen për pastrim parash.

SPAK e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Sipas SPAK, ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin.

/r.e//a.f/

The post Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, Berisha: Procesi nis mbi një bazë antiligjore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis gjyqi në themel për dosjen “Partizani”, Malltezi i vetmi i pranishëm në seancë

15 September 2025 at 11:18

Ka nisur këtë të hënë gjyqi në themel për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Të pandehur janë marrë kreu i PD-së, Sali Berisha, i akuzuar nga SPAK për korrupsion pasiv, si dhe për të njëjtën vepër penale edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet po ashtu për përfitimin e të ardhurave […]

The post Nis gjyqi në themel për dosjen “Partizani”, Malltezi i vetmi i pranishëm në seancë appeared first on BoldNews.al.

Berisha paraqitet në SPAK: Dumani, avokat i krimit elektoral

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Berisha u paraqit në dyert e SPAK rreth orës 10:00, ndërsa jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme dha edhe një prononcim për mediet ku u shpreh se drejtuesi i SPAK, Altin Dumani është “mashtrues publik i rangut të lartë”.

“Deklaroi se paditë e sjella në SPAK, me dhjetëra e dhjetëra padi për krim elektoral, pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova. E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik”, tha Berisha.

Sipas Berishës “me këtë mashtrim publik, Dumani është edhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të çdo ligji, norme dhe standardi për votimin e lirë të shqiptarëve”.

Berisha tha se Dumani mashtroi edhe për rastin e ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçit.

Sa i takon çështjes në SPAK ndaj presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Metës, Berisha tha se nuk ka asnjë fakt penal në dosje.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Ndërkohë, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

SPAK e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Sipas SPAK, ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin. Berisha i ka cilësuar akuzat si politike.

/m.q/j.p/

The post Berisha paraqitet në SPAK: Dumani, avokat i krimit elektoral appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dosja “Partizani”/ GJKKO refuzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese

By: V K
28 July 2025 at 12:28

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese që po shqyrton çështjen “Partizani”.

Një javë më parë, përfaqësuesi ligjor i kryedemokratit, u shpreh se gjyqtarët për të shqyrtuar dosjen e Sali Berishës, duhet të caktohen nga jashtë GJKKO-së.

Kështu trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, do të vijojë shqyrtimin e dosjes.

Në pretendimet e paraqitura nga të pandehurit, këta gjyqtarë nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri, duke qenë se monitorohen, përgjohet dhe mbikëqyren nga SPAK, që është palë në këtë proces.

Më herët, relatores së trupit gjykues, Elsa Ulliri, iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja nga zv/kryetari i GJKKO.

Seanca e radhës për dosjen “Partizani”, është caktuar të zhvillohet më 15 shtator.

Ish kryeministri Sali Berisha, akuzohet për korrupsion pasiv, kryer në bashkëpunim, ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Të pandehur janë marrë dhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

The post Dosja “Partizani”/ GJKKO refuzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese appeared first on Albeu.com.

Nis seanca për “Dosjen Partizani”, Berisha nuk paraqitet: Do përfaqësohem nga avokatët

By: Ela
21 July 2025 at 11:12

Ka nisur në GJKKO seanca për “Dosjen Partizani”, Sali Berisha nuk është paraqitur në sallë, por përmes një shkrese drejtuar gjykatës ka bërë të ditur se do të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës. “Kam dijeni për seancën e së hënës dhe deklaroj se nuk do të paraqitem. Dua të përfaqësohem nga avokatët Genc Gjokutaj […]

The post Nis seanca për “Dosjen Partizani”, Berisha nuk paraqitet: Do përfaqësohem nga avokatët appeared first on BoldNews.al.

Dosja ‘Partizani’/ Mbahet sot seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin në GJKKO

By: Ardit
21 July 2025 at 08:32

Do të mbahet seot në orën 10:30, seanca e radhës në GJKKO për dosjen Partizani, ku janë të akuzuar kreu i PD-së Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Seanca e parë, e mbajtur më 30 qershor, u shty për shkak të mungesës së Sali Berishës me pretendimin se nuk kishte marrë fletëthirrjen, dhe […]

The post Dosja ‘Partizani’/ Mbahet sot seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin në GJKKO appeared first on BoldNews.al.

“Vendimi për Malltezin, cinik”, Gjikondi: Bashkë me Berishën i kanë bërë presion të hapur drejtësisë

By: Rovena
7 July 2025 at 13:25

Gjykata e Posaçme vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin. Ai u lirua nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” kundrejt garancisë pasurore në vlerën 3 milionë lekë.

Avokatja Brizida Gjikondi kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila ndryshoi masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, duke e liruar nga “arresti në shtëpi” dhe duke vendosur një garanci pasurore prej 3 milionë lekësh. Në një intervistë për ABC News, Gjikondi e cilësoi këtë vendim jo vetëm si cinik nga pikëpamja ligjore, por edhe si një shkelje morale, duke theksuar se një person i akuzuar për korrupsion galopant merr lehtësira që dërgojnë një mesazh shqetësues për institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

Ajo nënvizoi se Malltezi dhe familja e tij kanë ushtruar presion të hapur ndaj institucioneve të drejtësisë dhe se vendime të tilla janë dëmtuese për besimin e qytetarëve dhe tregojnë lidhje të fshehta mes politikës dhe drejtësisë.

Gjikondi shtoi se SPAK ka të drejtë të ankimojë këtë vendim, i cili sipas saj është një goditje e rëndë ndaj luftës kundër korrupsionit në vend.

“Vendim cinik jo vetëm nga ana ligjore por edhe nga ana morale. Ai akuzohet për korrupsion galopant! Një personi të korruptuar ti pranosh 30 milion lekë tregon edhe një herë që në Shqipëri që i korruptuari ka derën e hapur. Është e disata herë, ku unë kam parë që Malltezi nuk kanë respektuar asnjëherë institucionet. Kanë tentuar të ulin SPAK dhe institucionet e tjera dhe tani i japin garancinë për t’u liruar. Kjo tregon që kemi një influencë në politikë. Të vjedhësh miliarda lekë dhe të shkon si “Pinxho Kapella” dhe t’i pranosh 30 milionë lekë është cinizëm.

Është një presion i hapur, është dhe një goditje e hapur për drejtësinë. Malltezi bashkë me vjehrrin e tij i bëjnë presion të hapur drejtësinë. Këto lloj vendimesh janë një demoralizim për gjithë qytetarët që respektojnë drejtësinë. Janë dritëhije dhe lidhje të fshehta të politikës me drejtësinë. Ne nuk duhet që të ambientohemi me këtë lloj qasje. SPAK ka të drejtë ta ankimojë këtë vendim që është marrë sot, sepse Malltezi ka ndikuar direk apo indirekt për të prishur provat, edhe kur ka qenë arrest në shtëpi. Ai të gjykohet për korrupsion dhe t’i marrësh lekët për garanci, për mua është një skandal i madh. Lekët e korrupsionit ia merr si garanci!”, tha Gjikondi./abcnews.al

 

Dosja “Partizani”, Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi”

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndryshoi sot masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndaj Jamarbër Malltezit, i marrë i pandehur për dosjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Gjykata ka pranuar kërkesën për revokim të masës së sigurisë të Malltezit, kundrejt një garancie pasurore prej 3 milionë lekësh. Në një deklaratë për mediet, ai tha se ky vendim u mor 20 muaj pas privimit të lirisë. Malltezi tha se masa ndaj tij ishte me urdhër politik.

“Kemi zëvendësimin e masës me garanci pasurore. Ka mbi 20 muaj që kjo ishte një farsë politike, ishte një urdhër politik. Nuk kemi të bëjmë me një shtet ligjor, por me një shtet që lufton armiqtë e PS. Vendimi i sotëm vjen pas 20 muajsh privim lirie, thjesht me një urdhër politik. Prandaj kemi të bëjmë me një proces politik,” deklaroi Malltezi.

Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit më 21 tetor 2023, me kërkesë të SPAK. Masa e “arrestit në shtëpi” iu caktua në nëntor të 2023-shit.

Dhëndri i Sali Berishës, akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga ana tjetër në dosjen “Partizani” ish-kryeministri Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Nën akuzë për dosjen “Partizani” janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. Në gjykim janë edhe shoqëritë tregtare të përfshira në aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

SPAK e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Sipas SPAK, ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin. Berisha i ka cilësuar akuzat si politike.

/m.q//a.f//r.e/

The post Dosja “Partizani”, Jamarbër Malltezi lirohet nga “arresti në shtëpi” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha në SPAK: Prokuroria mashtron, “Bankers Petroleum” ka paguar çdo qindarkë gjatë qeverisjes sonë

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Berisha u paraqit në dyert e SPAK rreth orës 10:00, ndërsa jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme dha edhe një prononcim për mediet, nga ku sulmoi kreun e SPAK Altin Dumani, duke e theksuar se “me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se është de facto përgjegjësi më kryesor për kriminalitetin në Shqipëri”.

I pyetur në lidhje me arrestimet te Bankers, Berisha tha se “prokuroria mashtron dhe se kompania ka paguar qindra milionë euro gjatë qeverisjes sonë”.

“Po të garantoj që edhe më shumë, gjer në 200-250 milionë në vit gjatë kohës që kemi qenë ne në pushtet. Jo vetëm kaq, por ka paguar me detyrim taksën e karbonit që e shtuam, ka paguar, e them këtu, në vlerësimin tim, në mënyrë të padrejtë, ka paguar taksën e holluesit, të cilin e paguante dy herë: një herë kur injektohej dhe pastaj kur nxirrej. Janë librat e tatimeve dhe nuk veprohet në këtë mënyrë, se është banditizëm. Ajo ka qenë kompani publike kanadeze e listuar në bursë dhe ka pranuar dhe ka paguar rentën. Dhe renta e saj është e barabartë me 70 për qind të rentës të gjithë industrisë nxjerrëse në Shqipëri. Ajo ka paguar 1500 familje me rroga fare të mira dhe me sigurime shoqërore. Ajo ka paguar pagesën koncesionare që shkon në qindra-milionë euro naftë për “Albpetrolin”. Gjatë periudhës tonë ajo ka paguar qindarkë për qindarkë”, u shpreh Berisha.

Në fjalën e tij Berisha u ndal edhe te djegia e mbetjeve në Elbasan dhe Vlorë, që sipas tij, është një “krim i amnistuar nga ‘Altin Troplini’”, duke iu referuar kreut të SPAK.

“Tani, siç jeni informuar për 6 ditë me radhë, qytetarët e Elbasanit pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qyteti. Ky krim i rëndë mjedisor, sikundër krimi i rëndë ciklik mjedisor në Vlorë, nuk ekziston për ‘Altin Troplinin’, paçka se ligji, krimet mjedisore ia kërkon këtij institucioni, sepse i ka shpallur krime të rënda”, tha Berisha.

Berisha tha se PD ka bërë kaq shumë padi, por ky është institucioni i amnistisë së krimeve.

“Opozita shqiptare e ka denoncuar nëpërmjet eksponentëve ose drejtuesve më kryesorë të Elbasanit. Vetë PD ka bërë te ky institucion me dhjetëra e dhjetëra denoncime dhe ka denoncuar disa herë djegësin e Elbasanit, por këtu, ky institucion është institucioni i amnistisë së krimeve të rënda mjedisore. Të vetmen gjë që nuk mund të themi është se, PD nuk ka bërë padira. PD ka bërë kaq shumë padira!”, tha Berisha.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Ndërkohë, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

SPAK e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Sipas SPAK, ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin. Berisha i ka cilësuar akuzat si politike.

/m.q//r.e/a.f/

The post Berisha në SPAK: Prokuroria mashtron, “Bankers Petroleum” ka paguar çdo qindarkë gjatë qeverisjes sonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dosja “Partizani”/ Lirohet nga “arresti shtëpiak” Malltezi, rrëzohet kërkesa e gjyqtares Ulliri

7 July 2025 at 12:37

Gjykata e Posaçme ka liruar nga masa e sigurisë “Arrest në shtë”, Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, i cili është marrë i pandehur për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Vendimi është marrë nga gjqyatrja Elsa Ulliri, ku arresti i shtëpisë i është zëvendësuar Malltezit me garanci pasurore prej 3 milionë lekësh të […]

The post Dosja “Partizani”/ Lirohet nga “arresti shtëpiak” Malltezi, rrëzohet kërkesa e gjyqtares Ulliri appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Partizani”/ Berisha paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

By: V K
7 July 2025 at 10:30

Ditën e sotme, kryedemokrati Sali Berisha, është paraqitur në orën 10:00 të paradites në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Paraqitja e tij është në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Edhe ditën e sotme, mbështetës të liderit demokrat janë mbledhur para Prokurorisë, ku pas daljes së tij pritet të mbajë fjalën para mbështetësve.

The post Dosja “Partizani”/ Berisha paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitjeje appeared first on Albeu.com.

PD: SPAK ndali liderin e opozitës për 333 ditë pas asnjë provë ligjore

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Partia Demokratike tha se ndalimi i kryetarit të PD-së Sali Berisha për 333 ditë me masën “arrest shtëpie” për dosjen “Partizani”, është bërë pa asnjë provë ligjore.

Nëpërmjet një deklarate për mediet, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD Genta Vangjeli, u shpreh se “dosja ‘Partizani’ është një nga shembujt më flagrant të standartit të dyfishtë dhe drejtësisë e cila është kthyer në një instrument politik kundër opozitës”.

“SPAK arrestoi liderin historik të opozitës Prof.Dr. Sali Berisha i cili u mbajt në arrest për 333 ditë pa asnjë provë ligjore.

“Po ashtu, prej 551 ditësh mbahet në arrest profesor Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në PD”, u shpreh Vangjeli.

Vangjeli theksoi se “ashtu si 570 000 qytetarë të tjerë shqiptarë, iu kthye prona e tij dhe e zhvilloi atë duke respektuar ligjin, duke paguar çdo detyrim, duke kontribuar për komunitetin me ndërtimin e kopshtit, çerdhes, sistemimin e 42 familjeve informale, si dhe duke dhuruar 4100m2 tokë për ndërtimin e një gjimnazi publik”.

Vangjeli gjithashtu e cilësoi drejtësinë me regji, ndërsa rreshtoi edhe rastet kur sipas PD-së drejtësia nuk ka vepruar.

“Dokumenti i publikuar së fundmi nga avokati i Berisha, tregon qartë se organet e drejtësisë veprojnë me urdhra politikë: Spak harton një urdhër për ekzekutimin e vendimit gjyqësor një ditë përpara se gjykata vetë të merrte vendimin. Partia Demokratike nuk do të ndalojë së denoncuari çdo shkelje të ligjit dhe çdo akt që përdor drejtësinë si armë politike”, tha Vangjeli.

Sipas Vangjelit drejtësia e kapur nuk do të ndalë dot të vërtetën.

“Ajo nuk do të ndalë dot llogaridhënien dhe as betejën tonë për një Shqipëri demokratike, europiane dhe të drejtë për të gjithë qytetarët”, tha Vangjeli.

/m.q//a.f/

The post PD: SPAK ndali liderin e opozitës për 333 ditë pas asnjë provë ligjore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌