Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndryshimi revolucionar i rregullave ndalon një nga padrejtësitë më të mëdha në atletikë

5 December 2025 at 09:56


Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës (IAAF) ka vendosur të adresojë një nga problemet e vjetra në atletikën e ambienteve të mbyllura. Ajo po prezanton një ndryshim revolucionar për finalet e 400 metrave.

Vendimi u mor nga Këshilli Botëror në një takim në Monako dhe pritet të ndryshojë formatin e garës në Kampionatin Botëror të Sallave të Mbyllura.

Pistat 1 dhe 2 nuk do të përdoren më në garat individuale të finales së 400 metrave në salla të mbyllura.

Arsyeja është se kthesat e mprehta i vendosin vrapuesit në një pozicion të pabarabartë. Këto pista do të vazhdojnë të përdoren në stafetat 4x400 metra, pasi disavantazhi konsiderohet më pak i theksuar.

Ky ndryshim do të aplikohet në Kampionatin Botëror të Sallave të Mbyllura në muajin mars.

Pasi u morën në konsideratë tre opsione për një format të ri final, u zgjodh një finale me dy gara. Në vend të një finaleje me tetë vrapues, do të ketë dy gara me katër atletët më të mirë secila.

Fituesit e medaljeve do të përcaktohen nga tre kohët më të mira të përgjithshme nga të dyja garat.

Ky sistem i ri do të aplikohet për herë të parë vitin e ardhshëm në Kampionatin Botëror të Sallave të Mbyllura në Torun të Polonisë, nga 20 deri më 22 mars. /Telegrafi/

Atletika shpall më të mirët e vitit 2025

2 December 2025 at 10:59

Nga Gazeta Si – Kampionët e Botës, Mondo Duplantis dhe Sydney McLaughlin-Levrone u shpallën Atletët e Vitit 2025 në Monaco të dielën që lamë pas.

Ylli suedez i kërcimit me shkop, Duplantis, dhe sensacioni amerikan i sprintit, McLaughlin-Levrone, ishin fituesit e “World Athletics Awards 2025”.

Një mbrëmje që kurorëzoi 6 atletë në 3 kategori – pista, fushë dhe jashtë stadiumit – përpara se të konfirmoheshin dy fituesit absolutë.

Para se të zyrtarizoheshin atletët botërorë të vitit, Duplantis u shpall si “Sportisti i Vitit” për meshkuj në kategorinë e fushës, ndërsa McLaughlin-Levrone si “Sportistja e Vitit” për femra në kategorinë e pistës.

Maria Perez nga Spanja dhe Sabastian Sawe nga Kenia u konfirmuan si atletët e Vitit në eventet jashtë stadiumit.

Emmanuel Wanyonyi (Kenia) mori çmimin si “Atleti i Vitit” në pistë dhe Nicola Olyslagers (Australi) u vlerësua si “Atletja e Vitit” në fushë.

Atletët e Vitit 2025 sipas “World Athletics”
– Atletja e Vitit për femra: Sydney McLaughlin-Levrone (SHBA)
– Atleti i Vitit për meshkuj: Mondo Duplantis (SUE)
– Atletja e pistave: Sydney McLaughlin-Levrone (SHBA)
– Atletja e fushës: Nicola Olyslagers (AUS)
– Atletja jashtë stadiumit: Maria Perez (SPA)
– Atleti i pistës: Emmanuel Wanyonyi (KEN)
– Atleti i fushës: Mondo Duplantis (SUE)
– Atleti jashtë stadiumit: Sabastian Sawe (KEN)
– Atletja e re e Vitit: Zhang Jiale (KIN)
– Atleti i ri i Vitit: Edmund Serem (KEN)

The post Atletika shpall më të mirët e vitit 2025 appeared first on Gazeta Si.

‘Diamond League 2025’ në shifra

1 November 2025 at 13:18

Nga Gazeta Si – Nga rekordet botërore dhe fitoret e titujve historikë deri te fondi më i madh i shpërblimeve në histori, sezoni 2025 i “Wanda Diamond League” solli sërish shifra mbresëlënëse dhe momente të paharrueshme në botën e atletikës.

Ishte një tjetër vit i performancave historike dhe statistikave madhështore në serinë elitare të Atletikës botërore, e cila edhe një herë rishkroi librat e historisë së pistës.

Sezoni i 17-të i “Diamond League” theu kufij të rinj si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë financiar, duke forcuar statusin e saj si një nga seritë më të mëdha sportive globale dhe shtyllë kryesore e kalendarit ndërkombëtar të Atletikës.

Nga rekordet botërore në pistë te “revolucioni” i shpërblimeve jashtë saj — këto janë faktet dhe shifrat më të rëndësishme të vitit 2025:

Një seri vërtet globale
Diamond League 2025 përfshiu 15 gara në 13 shtete përtej 4 kontinenteve, duke ofruar spektakël të nivelit botëror për tifozët dhe atletët kudo në botë.

Në total, 1085 atletë morën pjesë këtë sezon, përfaqësues nga 92 vende të ndryshme.

Në garat e meshkujve: 569 atletë nga 77 shtete

Në garat e femrave: 516 atlete nga 66 shtete

32 kampionët e Diamond League vinin nga 18 vende dhe 5 kontinente të ndryshme.

Në total, rreth 400.000 spektatorë ndoqën garat në stadiume në Azi, Afrikë, Europë dhe SHBA, ndërsa eventet u transmetuan në 170 vende.

Rekorde dhe arritje historike
Rekordet janë bërë tashmë pjesë e zakonshme e “Wanda Diamond League” — dhe sezoni 2025 nuk zhgënjeu.

U vendosën 3 rekorde botërore dhe 2 rezultate botërore më të mira, duke vazhduar trendin e viteve të fundit:

Në Eugene, Faith Kipyegon theu rekordin e saj në 1500 metra me kohën 3’48”68.

Bashkëkombësja e saj Beatrice Chebet u bë gruaja e parë që vrapoi 5000 metra nën 14 minuta.

Mondo Duplantis vendosi rekordin e tij të parë Botëror në tokën suedeze, duke kapërcyer 6.28 metra në Stokholm.

Karsten Warholm vendosi 2 kohët më të mira në Botë në 300 metra me pengesa, në Xiamen dhe Oslo.

Në total, u vendosën 43 rezultate më të mira botërore në sezon, teksa atletët përgatiteshin për Kampionatin Botëror të Atletikës në Tokio.

Gjithashtu, librat e historisë së vetë “Diamond League” u pasuruan me 12 rekorde të reja të serisë, përfshirë:

Mykolas Alekna, me 71.70 metra në hedhjen e diskut në Londër
Masai Russell, me 12.19 sekonda në 100 metra me pengesa në Silesia

U thyen gjithashtu 69 rekorde kombëtare dhe 20 rekorde kontinentale, si për shembull rekordi i Oqeanisë prej 2.04 metrash nga Nicola Olyslagers në kërcim së larti gjatë finales në Zyrih.

Rekord shpërblimesh
Viti 2025 shënoi gjithashtu një tjetër arritje historike: fondi më i madh i çmimeve në historinë e “Diamond League”.

Në total, u shpërndanë 9.84 milionë dollarë amerikanë, nga të cilët 2.24 milionë vetëm në finalen e Zyrihut.

Dinasti të reja në pistë
Ky sezon pa edhe vazhdimin e dominimit të disa prej yjeve më të mëdhenj të atletikës:

Noah Lyles fitoi titullin e 6 në 200 metra, duke u bërë atleti më i suksesshëm në historinë e serisë.

Femke Bol, Mondo Duplantis dhe Valarie Allman fituan trofeun e 5 të “Diamond League”, duke iu afruar rekordit prej 7 titujsh.

Për më tepër, Femke Bol festoi sezonin e saj të 5 pa humbje rradhazi, duke e çuar serinë e saj të fitoreve në 30 gara radhazi në “Diamond League” — një arritje që shënon Epokën e saj të artë në atletikë.

Në përmbledhje, sezoni 2025 i “Wanda Diamond League” u bë dëshmi se Atletika moderne po hyn në një fazë të re — më konkurruese, më fitimprurëse dhe më e ndjekur se kurrë më parë.

The post ‘Diamond League 2025’ në shifra appeared first on Gazeta Si.

Evropa nderon atletët më të mirë të vitit 2025

30 October 2025 at 10:32

Nga Gazeta Si – Yjet më të mëdhenj të atletikës europiane u nderuan në ceremoninë “Golden Tracks 2025”, që u mbajt në Batumi, Gjeorgji.

Sprinterja dhe vrapuesja holandeze e garave me pengesa dhe kampioni suedez i kërcimit me shkop, iu bashkuan britanikut Mo Farah duke marrë këtë çmim tre herë gjatë karrierës së tyre.

Femke Bol e fitoi çmimin prestigjioz në vitet 2022 dhe 2023, ndërsa mbajtësi i rekordit botëror Armand Duplantis ndau çmimin për meshkuj me norvegjezin Jakob Ingebrigtsen në vitin 2022, për ta fituar më pas i vetëm në 2024.

Të dy atletët patën paraqitje të jashtëzakonshme këtë sezon.

Ndërsa Bol njoftoi më herët këtë vit se nuk do të merrte pjesë në garat individuale gjatë sezonit dimëror 2025, por vetëm në garat stafetë.

Ajo mbrojti titullin Botëror në 400 metra me pengesa në Kampionatin Botëror të Atletikës në Tokio, në Shtator, duke vendosur një rekord të kampionatit prej 51.54 sekondash.

Pas këtij suksesi, ylli holandez njoftoi se do të kalojë në garën e 800 metrave përpara Lojërave Olimpike të Los Anxhelosit 2028.

Ndërkohë, Duplantis vazhdoi formën e tij të jashtëzakonshme në kërcimin me shkop, duke kërcyer 6.30 metra në Tokio më 15 Shtator, për të vendosur rekordin e 4 Botëror të vitit dhe të 14-tin në karrierë, duke siguruar njëkohësisht titullin e 3 Botëror.

Një brez i ri yjesh të atletikës u nderua gjithashtu me çmime: Audrey Werro nga Zvicra dhe Hubert Trościanka nga Polonia u shpallën përkatësisht “Rising Stars 2025” për femra dhe meshkuj.

Werro fitoi medaljen e artë në 800 metra në Kampionatin Europian U23, me rekord gare prej 1’57”42 dhe më pas fitoi titullin e Diamond League në Zyrih me rekord kombëtar prej 1’55”91, duke përfunduar e 6 në Botërorin e Tokios në një garë tepër të fortë.

Trościanka u bë një nga zbulimet e mëdha në Kampionatin Europian U20 në Tampere, ku fitoi titullin në dhjetëgarësh me rekord botëror U20 prej 8514 pikësh, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm prej 8435 pikësh të gjermanit Niklas Kaul (fitues i çmimit “Rising Star” për meshkuj në 2019).

Një çmim special për arritjet në karrierë iu dha Robert Emmiyan, rekordmeni europian në kërcim së gjati (8.86 m), rekord që qëndron ende që nga viti 1987.

Emmiyan dominoi në arenën europiane gjatë viteve 1980, duke fituar arin në Kampionatin Europian 1986 në Stuttgart, si dhe titujt europianë në salla të mbyllura në vitet 1986 dhe 1987.

Ai fitoi gjithashtu argjendin pas Carl Lewis në Kampionatin Botëror 1987 në Romë.

Në vitet e fundit, Emmiyan ka lënë gjurmë edhe si trajner dhe drejtues sportiv. Që nga viti 2010, ai është President i Federatës Atletike të Armenisë dhe, duke jetuar në Paris, ka trajnuar disa nga kërcimtarët më të mirë francezë.

Përfshirë kampionen europiane 2014 Eloyse Lesueur, medalistin e bronztë europian në 2022, Jules Pommery dhe kampionin Europian U23 të vitit 2025, Erwan Konate.

Në Batumi u ndanë gjithashtu për herë të parë Çmimet Vjetore Europiane të Trajnerëve të Atletikës.

Fituesit e parë ishin trajnerët gjeorgjianë Marina Kotrikadze dhe Zigmund Zilbershtein.

Në total, 66 trajnerë nga 32 federata anëtare do ta marrin këtë çmim këtë vit, përfshirë të gjithë trajnerët e fituesve të medaljeve të arta individuale në Kampionatin Europian të Atletikës në salla të nbyllura në Apeldoorn.

Gjithashtu, për herë të parë u nderuan edhe Gjyqtarët e Vitit, një çmim i ri që vlerëson rolin dhe arritjet e zyrtarëve më të dalluar të sportit.

Fituesit inauguruese të këtij çmimi ishin Anna Palmerius dhe Niels van der Aar.

The post Evropa nderon atletët më të mirë të vitit 2025 appeared first on Gazeta Si.

SHBA dominon stafetën 4×100 metra

21 September 2025 at 19:05

Nga Gazeta Si – Melissa Jefferson-Wooden përsëriti arritjen e legjendës Shelly-Ann Fraser-Pryce duke mbyllur Kampionatin Botëror të Atletikës “Tokyo 25” me tre medalje ari në sprint, teksa ndihmoi Shtetet e Bashkuara të fitonin titullin në garën e 4×100 metrave për femra.

Finalja u zhvillua nën reshje të dendura shiu, ku Fraser-Pryce mbylli karrierën e saj me Xhamajkën.

Jefferson-Wooden, kampione në 100m dhe 200m, fitoi 100 metrat e para për Shtetet e Bashkuara në kushte jo normale atmosferike, ndërsa kampionia e Botës në 100 metra (në vitin 2023), Sha’Carri Richardson, siguroi fitoren duke çuar stafetën në finish me kohën 41.75 sekonda.

Nuk pati asnjë hezitim nga katërshja ku bënin pjesë edhe Twanisha Terry dhe Kayla White, teksa i dhuruan një tjetër medalje ari Shteteve të Bashkuara, për një total prej 16-rekord të titujve në Botërorin japonez të Atletikës.

Dukej normale që ylli më i madh i atletikës, Noah Lyles, të mbyllte Kampionatin Botëror, “Tokyo 25” me medaljen e dytë të artë.

Pavarësisht një sezoni të vështirë, ndikuar pjesërisht nga dëmtimet, ai mbajti segmetin e fundit për katërshen amerikane, duke regjistruar kohën e pestë më të shpejtë në histori për stafetën 4×100 metra.

Në këtë mënyrë, numri i medaljeve të tij në Tokio arriti në tre: bronz në 100 metra, ari në 200 metra – i katërti radhazi në këtë disiplinë – dhe një tjetër ari në stafetën e shpejtësisë.

16 medaljet e arit në kampionat janë më shumë se pesë vendet pasuese së bashku në klasifikim – dhe në total 26 medalje gjithsej. SHBA theu në këtë mënyrë rekordin e mëparshëm prej 14 medalje ari, të vendosur në Doha në vitin 2019.

Ari i stafetës së të dielën e çoi numrin e titujve botërorë të Lyles në 8, vetëm 3 larg rekordit të Usain Bolt.

Lyles nuk e fsheh që synon Lojërat e Pekinit në 2027 dhe synimi i tij është parakalimi i Legjendës xhamajkane, për t’u bërë i vetmi njeri që fiton 5 tituj botërorë në 200 metra.

The post SHBA dominon stafetën 4×100 metra appeared first on Gazeta Si.

Melissa Jefferson-Wooden dominon Shericka Jackson në 200 metra për femra

20 September 2025 at 17:26

Nga Gazeta Si – Melissa Jefferson-Wooden shkruajti historinë duke fituar titullin botëror në 200m dhe kompletuar për herë të parë suksesin e dyfishtë në sprint. Kjo pas suksesit në 100m për femra.

Jefferson-Wooden, e cila ka qenë në formë të shkëlqyer këtë vit, do të largohet nga Kampionati Botëror 2025 në Tokio, Japoni, si një nga fitueset më të mëdha. Medaljen e artë në 200m për femra ajo e fitoi me kohwn 21.68 sekonda.

Amerikania përfundoi përpara patriotes Amy Hunt, e cila fitoi medaljen e argjendtë me kohën 22.14 sekonda, ndërsa kampionia në fuqi, Shericka Jackson, këtë herë u detyrua të kënaqej me medaljen e bronztë pasi ndaloi kronometrin në 22.18 sekonda.

Sprinterja amerikane ishte e papërmbajtshme dhe pasi mposhti një rivalitet të fortë në Finalen e 100m, u përball me një grup tjetër të fortë në garën e 200m.

Megjithatë, ajo nuk u dorëzua dhe siguroi medaljen e artë dhe një shpërblim shtesë prej 70.000 dollarësh, duke e çuar totalin e saj në 140,000 dollarë në Tokio.

Dhe mund të përfitojë më shumë pasi do të jetë pjesë e ekipit të SHBA-së në stafetën 4x100m, që synon të mbrojë titullin.

Gara e 200m këtë vit u bë shumë më e lehtë për Jefferson-Wooden pas dëmtimeve dhe formës së dobët të Jackson.

Ndërsa kampionia olimpike Gabby Thomas dhe medalistja e argjendtë, Julien Alfred, nuk morën pjesë në garë për shkak të dëmtimeve respektive në tendinën Akilit dhe kofshës.

Jefferson-Wooden u bë atletja e parë amerikane që fitoi si në 100m ashtu edhe në 200m në një Kampionat Botëror.

The post Melissa Jefferson-Wooden dominon Shericka Jackson në 200 metra për femra appeared first on Gazeta Si.

Chelsea i pagoi 100 milionë euro, por lojtari ka kaluar nga futbolli në atletikë dhe dëshiron të shkojë në Lojërat Olimpike

20 September 2025 at 08:52


Kur Chelsea pagoi plot 100 milionë euro për Mykhailo Mudryk në janar të vitit 2023, pak veta mund ta kishin imagjinuar se vetëm dy vjet më vonë karriera e tij do të merrte një rrugë krejtësisht të ndryshme.

Nga statusi i shpresës më të madhe të futbollit ukrainas dhe një nga yjet më të mëdhenj të rinj në Evropë, Mudryk përfundoi i pezulluar për doping, dhe tani ai ka tronditur publikun sportiv, pasi vendosi ta zëvendësojë topin e futbollit me pista sprinti.

Qëllimi i tij i ri është të garojë në Lojërat Olimpike të Los Angeles 2028, ku dëshiron të përfaqësojë Ukrainën në atletikë.

Mudryk aktualisht po stërvitet me ekipin ukrainas të sprintit, nën mbikëqyrjen e ish-atletëve olimpikë. Potenciali i tij fizik dhe shpejtësia natyrore kanë tërhequr vëmendjen e ekspertëve të atletikës, të cilët besojnë se ai mund të arrijë rezultate të jashtëzakonshme.

🚨 𝗡𝗘𝗪: Mijailo Mudryk has decided to swap the ball for track spikes.

His goal is to compete at the 2028 Los Angeles Olympic Games as a sprinter for the Ukrainian national team.

@marca pic.twitter.com/Pt1JcKdGiy
— TUCHELIBAN (@caz_sm0rs) September 19, 2025


Ky është një futbollist që theu rekordin e shpejtësisë në debutimin e tij në Ligën Premier, duke arritur shpejtësi prej 36.67 km/orë me fanellën e Chelseat. Është ky shpërthim që ai tani dëshiron ta shndërrojë në rezultate të larta në vrapim me shpejtësi dhe, siç thotë ai, në medalje olimpike.

Në dhjetor 2024, gjatë një testi rutinë dopingu, Mudryk rezultoi pozitiv për një substancë të ndaluar, ndërsa pretendoi se nuk i kishte përdorur ato me vetëdije. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me një pezullim katërvjeçar, por për momentin nuk ka informacione të reja se sa kohë do të jetë jashtë fushës.

Megjithatë, rruga drejt Lojërave Olimpike të Los Angeles 2028 nuk do të jetë e lehtë. Mudryk do të duhet të përmbushë standardet strikte të Federatës Botërore të Atletikës dhe të luftojë për të arritur kualifikimet kombëtare në vitin 2027. /Telegrafi/

Noah Lyles si Usain Bolt – 4 herë rradhazi Kampion Bote në 200 metra

19 September 2025 at 16:01

Nga Gazeta Si – Sprinteri amerikan Noah Lyles fitoi për herë të katërt radhazi titullin botëror në garën e 200 metrave, duke barazuar serinë e Usain Bolt prej katër triumfesh nga viti 2009 deri në vitin 2015.

Lyles që u rikthye pas një dëmtimi në kyçin e këmbës këtë pranverë dhe pas medaljes së bronztë në 100 metra të dielën e kaluar, regjistroi kohën 19.52 sekonda.

Ai la pas bashkëkombasin Kenny Bednarek (19.58”, argjend) dhe xhamajkanin Bryan Levell (19.64”, bronz).

Lyles hyri në kampionatin botëror si sprinteri më i shpejtë i vitit 2025 në 200 metra (19.63”), megjithatë të tre fitoret e tij më herët këtë sezon ishin me diferencë më pak se një të dhjetën e sekondës.

Vetëm .02 dhe .09 ndaj kampionit olimpik Letsile Tebogo nga Botswana dhe .04 ndaj Bednarek.

Ai e riafirmoi dominimin në gjysmëfinalen e së enjtes, ku vrapoi 19.51”, koha më e shpejtë ndonjëherë në një gjysmëfinale.

Megjithatë, ky ishte titulli më i ngushtë nga katër triumfet e tij botërore.

Që prej vitit 2016, kur doli i katërti në provat olimpike në moshën 18-vjeçare, Lyles është mundur vetëm tre herë në garat e 200 metrave gjatë nëntë viteve të fundit.

Ai fitoi dy herë bronz në Olimpiada dhe një herë duke u mposhtur nga Michael Norman në një garë të “Diamond League” në Romë në vitin 2019.

Ndërkohë, Bednarek ka siguruar tashmë katër medalje argjendi në këtë disiplinë — dy olimpike dhe dy botërore.

Levell siguroi bronzin duke lënë pas Tebogo-n me vetëm një të qindën e sekondës.

The post Noah Lyles si Usain Bolt – 4 herë rradhazi Kampion Bote në 200 metra appeared first on Gazeta Si.

Noah Lyles bëhet kampion bote në 200 metra për herë të katërt radhazi, barazon rekordin e Usain Boltit

19 September 2025 at 15:40


Vrapuesi amerikan, Noah Lyles ka dëshmuar edhe një herë se është njeriu më i shpejtë në botë në garën e 200 metrave.

Lyles festoi në Kampionatin Botëror në Tokio dhe u bë kampion bote për herë të katërt radhazi.

Amerikani 28-vjeçar vrapoi garën e sotme të 200 metrave me një kohë prej 19.52, duke zënë pozitën e parë.

Ai përfundoi përpara bashkëkombësit të tij, Kenneth Bednarek që pati kohë 19.58 dhe xhamajkanit Bryan Levell (19.64).

Four. In. A. Row. 🥇🥇🥇🥇

Noah Lyles takes the world title once again in the men's 200m! The #Paris2024 100m Champion ran a 19.52s to take the win here in Tokyo, in the same stadium where he made his Olympic debut and won his first Olympic medal!#WorldAthleticsChamps |… pic.twitter.com/Pg1QrJGve5
— The Olympic Games (@Olympics) September 19, 2025


Me medaljen e tij të katërt të artë radhazi në botë, Lyles barazoi rekordin e vendosur nga legjenda Usain Bolt.

Bolit ishte fituesi i 200 metrave në kampionatet botërore të viteve 2009, 2011, 2013 dhe 2015, ndërsa Lyles përveç 2025, fitoi edhe në vitet 2019, 2022 dhe 2023. /Telegrafi/

Men's 200m Final:

🥇19.52🇺🇸Noah Lyles
🥈19.58🇺🇸Kenny Bednarek (SB)
🥉19.64🇯🇲Bryan Levell (PB)
19.65🇧🇼Letsile Tebogo (SB)pic.twitter.com/TLxCDF9XKA
— Travis Miller (@travismillerx13) September 19, 2025

Botërori i rekordeve/ Të tjera rezultate mbresëlënëse në turneun e atletikës në Tokyo

By: xhir jeta
19 September 2025 at 12:38

Botërori i Atletikës, “Tokyo 2025” do të mbahet mend gjatë për garat spektakolare, maratonat e mbyllur me fotofinish dhe mbi të gjitha për rekordet.

I fundit i vendosur nga Sydney McLaughlin-Levrone, atletia amerikane që pas 40 vitesh arriti të ulë kohën poshtë 48 sekondave në garën e 400 metrave.

Kampionia olimpike vendosi rekordin e ri personal, duke ndalur kronometrin në 47 sekonda e 78 të qindat në turneun që po zhvillohet në Japoni, duke I shtuar një tjetër medalje të artë karrierës së saj spektakolare. Në vendin e dytë për medaljen e argjendit u rendit atletia domenikane Leilejdi Paulino, ndërsa medalja e bronzit u fitua nga Eid Naser nga Bahrain.

Mbreslënës ishte edhe rezultati në garën e 400 metrave për meshkuj. Medalja e artë u fitua nga atleti nga Botsvana Kolen Kebinatçipi, që shënoi edhe kohën më të mirë të vitit.

Ai kaloi finishin për 43 sekonda e 53 të qindat, duke lënë pas Xharim Riçards nga Trindad e Tobako, që fitoi medaljen e argjendit dhe atletin tjetër nga Botsvana, Bajepo Ndori me medalje bronzi.

Edhe në kërcimin së gjati me tre hapa për femra u shënua rezultati më i mirë i vitit.

Në finalen e kësaj disipline, medalja e artë u fitua nga atletia kubaneze Lejanis Perez-Fernandez, që arriti rezultatin 14 metra e 94 centimetra.

Tea Lafond nga republika Domenikane fitoi medlajen e argjendit, ndërsa venezueliania Julimar Rohas mori medaljen e bronzit./abcnews.al

 

Nga shitës telefonash në fitues të medaljes së artë – Cordell Tinch triumfon në 110 metra me pengesa në Tokio

16 September 2025 at 15:56



Cordell Tinch fitoi medaljen e artë në vrapimin 110 metra me pengesa për meshkuj në Kampionatin Botëror të Atletikës 2025 në Tokio të Japonisë, sot (e martë) më 16 shtator.

25-vjeçari e përfundoi garën për 12.99 sekonda për të fituar një finale emocionuese.

Pas amerikanit, ishte Orlando Bennett që mori medaljen e argjendtë me kohë 13.08 sekonda dhe bashkëkombësi i tij Tyler Mason që siguroi medaljen e bronztë me kohë 13.12 sekonda.

IT'S YOURS CORDELL 🤩

🇺🇸's Cordell Tinch is the 110m hurdles champion ‼️

He flies to 12.99 ahead of 🇯🇲's Orlando Bennett and Tyler Mason 🔥#WorldAthleticsChamps pic.twitter.com/04gBqwznVA
— World Athletics (@WorldAthletics) September 16, 2025


Fitorja e Tinchit e pa atë gjithashtu të thyente mbretërimin gjashtëvjeçar të Grant Holloway, i cili fitoi tre titujt e fundit botërorë, por nuk arriti të kualifikohej për garën për medaljen e artë pasi doli i gjashti në gjysmëfinale.

Ndryshe, gjatë pushimit trevjeçar nga atletika, Tinch ishte një shitës i telefonave, instalonte kabllo dhe operonte me makineri që prodhonin letra higjienike.

“Nuk mendoja se do të arrija këtu pa e bërë shkëputjen nga atletika, gjatë të cilës e gjeta veten. Të gjej veten ishte gjëja më e rëndësishme në gjithë këtë”, ka thënë Tinch. /Telegrafi/

Cordell Tinch🇺🇸 wins the world title in the men’s 110m hurdles in 12.99s

Jamaica occupies the rest of the podium with Orlando Bennett🇯🇲 running a PB of 13.08s to take silver and Tyler Mason🇯🇲 equaling his PB of 13.12s to take bronze pic.twitter.com/UJlsJiiu3x
— Vaseline Stark, King in the North (@femii_p) September 16, 2025



Djaloshi fluturues, Mondo Duplantis

16 September 2025 at 15:29

Nga Gazeta Si – Mondo Duplantis, dy herë Kampioni Olimpik që në Tokyo fitoi titullin e 3 në “World Athletics Championships” dhe theu rekordin për të 14 herë në karrierë.

E thënë ndryshe është kërcyesi më i mirë i të gjitha kohërave. Në “Japan National Stadium” të Tokyo-s, suedezi suprem u bë i pari njeri që kërcen 6.30m duke fituar titullin e 3 botëror në 4 vitet e fundit.

Në Japoni, Duplantis u shpall Kampion Olimpik, 4 vite të shkuara me lartësinë 6.02m, në një stadium të boshatisur për shkak të “Covid-19”.

Rezultatin më të mirë personal aty e kishte 6.10m dhe që nga ai moment i u ngjit në stratosferë, 6.16m dhe 6.30m.

Këtë vit ai e ka thyer rekordin 4 herë. 6.27m në salla të mbyllura në Francë, 6.28m në Stockholm në “Diamond League” dhe 6.29m në  Budapest muajin e kaluar.

Këtë vit ka fituar 16 gara rradhazi dhe humbjen e fundit e pësoi dy vite më parë.

Ai ka fituar 36 finale dhe objektivi i rradhës janë 17 rekordet botërore të vendosura nga Sergey Bubka.

The post Djaloshi fluturues, Mondo Duplantis appeared first on Gazeta Si.

Armand Duplantis i mrekullueshëm – thyen rekordin botëror dhe shpallet kampion bote për herë të tretë radhazi

15 September 2025 at 19:54


Atleti suedez, Armand Duplantis, vazhdon të shkruajë historinë e kërcimit me shkop. Në Botërorin e mbajtur në Tokio, 25-vjeçari jo vetëm që fitoi medaljen e artë për herë të tretë radhazi, por edhe theu rekordin botëror, duke e ngritur standardin e disiplinës së tij në një nivel tjetër.

Pas titujve të fituar në Eugene (2022) dhe Budapest (2023), Duplantis dominoi edhe garën e këtij viti. Ai hyri në pistë direkt në lartësinë 5.85 metra, të cilën e kaloi pa vështirësi.

Më pas, pasi tejkaloi 5.95 metra dhe 6.00 metra, rivali i tij i vetëm mbeti greku Emmanouil Karalis, i cili u ndal në 6.10 metra, duke u mjaftuar me medaljen e argjendtë. Australiani Kurtis Marschall mori bronzin.

Armand Duplantis

Duplantis, në stilin e tij të zakonshëm, nuk u ndal vetëm te fitorja. Ai kaloi 6.15 metra dhe më pas vendosi të synonte rekordin botëror. Në përpjekjen e tretë mbi traversën prej 6.30 metrash, ai ia doli mbanë, duke e thyer për herë të 14-të rekordin botëror në karrierën e tij.

Ky është rekordi i tretë botëror i vendosur prej tij vetëm gjatë vitit 2025, duke e konfirmuar si atletin më dominues të dekadës në këtë disiplinë. /Telegrafi/

Maratonë me fotofinish/ Gara e çmendur në Botërorin e Atletikës, fitoi Simbu nga Tanzania

By: xhir jeta
15 September 2025 at 13:35

Zakonisht janë garat e shpejtësisë ato që dhurojnë emocione të tilla, por në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Tokio, u regjistrua ajo që u cilësua menjëherë si maratona më e çmendur e të gjitha kohërave.

Asnjë ekzagjerim. Pasi fituesi i garës më të gjatë të atletikës u vendos vetë me fotofinish.

Triumfi ishte i gjithi për atletin nga Tanzania, Alphonce Felix Simbu, i cili kaloi rivalin e tij Amanal Petros nga Gjermania vetëm mbi vijën e finishit.

Diferenca mes tyre ishte vetëm 3 të qindat, çka e bën këtë garë më shumë dramatike dhe spektakolare në të njëjtën kohë.

Ky rezultat erdhi një ditë pasi në maratonën për femra në Botërorin e Atletikës u shënua u regjistrua një tjetër garë e madhe. Skena ishte thuajse e njëjtë, pasi vetëm në metrat e fundit keniania Peres Jepchirchir kaloi rivalën e saj nga Etiopia, Tigist Aseffa për të fituar garën me vetëm 2 të dhjetat më shpejt në kohën finale e 2:24:43 sekonda./abcnews.al

Atletikë, Jefferson-Wooden dhe Seville, njerëzit më të shpejtë në Botë

15 September 2025 at 10:42

Nga Gazeta Si – Bota ka dy kampionë të rinj në garën e 100 metrave. Amerikania Melissa Jefferson-Wooden dhe xhamaikani Oblique Seville, dominuan Finalet në “World Athletics Championships” që po zhvillohet në Tokyo.

24 vjeçarja Jefferson-Wooden, provoi se është një “class” më lart se rivalet duke vendosur edhe një rekord për kampionatin me kohën 10.61 sekonda.

Më pak se 10 minuta pas saj, “National Stadium” në Japoni ishte dëshmitar i shpërthimit të 24 vjeçarit Seville, që grisi fanelën pasi u bë i pari xhamaikan që fitoi një titull botëror në 100 metra pas ikonës Bolt që ishte në tribunë.

Fitorja me kohën më të mirë personale prej 9.77 sekondash i dha mundësi Seville të udhëhiqte binomin amerikanoqëndror në dy vendet e para bashkë me Kishane Thompson.

Pas tyre ish kampioni amerikan, Noah Lyles u detyrua të pranojë medaljen e bronzit.

Melissa Jefferson-Wooden (SHBA)

Xhamaika celebroi edhe medaljen e argjendit të Tina Clayton në Finalen e femrave, përpara kampiones Olimpike Julien Alfred që mori të bronzit.

E kuotuar për një vend në podium, britanikja Dina Asher-Smith u rendit në vendin e 8.

Medaliste e bronztë në “Paris 2024 Olympic Games”, Jefferson-Wooden mbërriti në Tokyo si favorite.

Pjesë e suksesit të SHBA në stafetën 4×100 metra, ajo vendosi 3 kohët më të shpejta të vitit duke qënë gjithmonë e para në distancën e 100 metrave.

Ndërkohë tek meshkujt, vetëm 0.01 sekonda ndau 3 vendet e para në ½ finale – Kenny Bednarek, Thompson dhe Seville – ndërsa 8 finalistët vrapuan të gjithë poshtë 10 sekondave për tu kualifikuar.

Oblique Seville (XHAM)

Nën vështrimin e 3 herë Kampionit Olimpik në garën e 100 metrave, Usain Bolt, patrioti Seville më në fund kurorëzoi atë që talenti premtonte.

Kampioni i shkurorëzuar, Lyles, nuk ishte në asnjë moment në garë për medaljen e artë. Ndërsa rrezikua maksimal erdhi nga Thompson, njeriu më i shpejtë i vitit që kishte vendosur kohën 9.75 sekonda.

Seville përfundoi i fundit në garën më të shpejtë në historinë e 100 metrave, në Olimpiadën e fundit.

Gjithashtu ai humbi për fare pak podiumin në Botërorin e vitit 2023 – por këtë herë nuk i la asgjë rastësisë.

Nën drejtimin e ish trainerit të Bolt, Glen Mills, Seville shpreson që ky të jetë vetëm fillimi – ashtu si dhe vullneti i kombit që përfaqëson, në rijetësimin e sprintit.

The post Atletikë, Jefferson-Wooden dhe Seville, njerëzit më të shpejtë në Botë appeared first on Gazeta Si.

Xhamajka e ka trashëgimtarin e Usain Bolt: Oblique Seville shpallet kampion bote në 100 metra

14 September 2025 at 18:32


Atleti Oblique Seville ka shkruar histori sot në Botërorin e Atletikës, duke u shpallur kampion bote në garën e 100 metrave dhe duke i dhënë fund pritjes së gjatë të vendit të tij për një pasardhës të Usain Bolt.

Seville triumfoi në finalen e madhe me kohën 9.77 sekonda, rezultat që përbën rekordin personal të tij. Ai la pas shokun e skuadrës, Kishane Thompson, i cili u rendit i dyti me 9.82 sekonda.

Medaljen e bronztë e mori amerikani Noah Lyles me kohën 9.89 sekonda, që njëkohësisht është edhe koha më e mirë e sezonit për të.


Oblique Seville is just toooo real!!!!

He brings the 100 meter world championship back to Jamaica!!!

Kishane Thompson makes it a 1-2 Jamaica, Noah Lyles 3rd, his first loss at a world championships!

🎥 @sluggahjells pic.twitter.com/ENInH8ZULu
— The Whole Delivery (@TWDTV1) September 14, 2025


Me këtë sukses, Seville u bë vrapuesi i parë nga Xhamajka pas legjendarit Usain Bolt që kurorëzohet kampion bote në 100 metra. Bolt ishte i fundit që e kishte mbajtur këtë titull për vendin e tij, duke lënë një boshllëk që tani është mbushur nga 23-vjeçari.

Nga vendi i katërt deri në të shtatin u renditën Kenneth Bednarek, Gift Leotlela, Kayinsola Ajayi dhe Akani Simbine. Ndërkohë, Letsile Tebogo u përjashtua nga gara pas një starti të parregullt./Telegrafi/

Atleti japonez u largua nga stadiumi me një karrocë pas lagështirës ekstreme në Kampionatin Botëror

13 September 2025 at 08:58


Pjesëmarrësit në ecjen e shpejtë prej 35 km në Kampionatin Botëror të Atletikës, që po mbahet këto ditë në Tokio, u përballën me probleme të mëdha me temperaturën.

Temperatura aktuale në kryeqytetin e Japonisë është 25 gradë Celsius, por problemi ishte lagështia e madhe prej madje 93 për qind, e cila ishte në fillim të garës.

Prandaj, shumë vrapues vuajtën pasojat e këtyre kushteve të vështira dhe katastrofike dhe u përpoqën të gjenin shpëtim duke u freskuar disa herë gjatë garës.

Braziliani Caio Bonfim, i cili përfundoi i dyti në fund, ishte dukshëm i rraskapitur kur hyri në vijën e ‘finishit’, prandaj u shtri në pistë dhe priti ndihmë.

Më së keqi e pësoi garuesi vendas Masatora Kawano, i cili e përfundoi garën në vendin e 18-të me rezultatin e tij më të mirë të sezonit.

Ai u ndihmua dhe, me të arritur në vijën e finishit, ishte më shumë se i rraskapitur, siç dëshmohet nga fotot nga stadiumi, të cilin iu desh ta linte me karrocë me rrota.

Ndryshe, medaljen e artë e fitoi Evan Dunfee nga Kanadaja, medaljen e argjendtë Caio Bonfim nga Brazili dhe medaljen e bronztë Hayato Katsuki nga Japonia. /Telegrafi/

Tre vite më parë, Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m

20 August 2025 at 16:30

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Sot shënohen tre vite nga shpallja e atletes Luiza Gega si kampione e Europës, në 20 gusht 2022.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përkujtoi sot këtë rezultat historik të atletes shqiptare.

Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m me pengesa në Europianin e atletikës, mbajtur në Mynih.

Atletja e ‘Team Albania’ e ndali kohën në 9:11.31, duke vendosur edhe rekordin e kampionatit në këtë disiplinë.

Luiza Gega mban gradën “kolonele” në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

/gj.m/r.e/

The post Tre vite më parë, Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kampionia olimpike arrestohet në aeroport: Rrahu të dashurin e saj, i cili është gjithashtu një atlet i famshëm

2 August 2025 at 13:55

Atletja e famshme amerikane, Sha’Carri Richardson u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Seattle Tacoma pas një incidenti me të dashurin e saj, atletin Christian Coleman.

Kampionia olimpike në stafetën 4×100 metra me ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Parisi iu desh të kalonte 19 orë në qendrën korrektuese Score South, pasi u filmua duke goditur të dashurin e saj.

Sipas një raporti policor të marrë nga mediumit The Athletic nga Departamenti i Policisë së Seattle, Richardson dhe Coleman ishin të përfshirë në një grindje në një pikë kontrolli të sigurisë në aeroport.

Në atë rast, atletja amerikane e shtyu dhe e goditi vazhdimisht të dashurin e saj, me të cilin është në një lidhje prej dy vitesh, megjithëse çifti nuk foli për lidhjen deri në shkurt.

 

Sha’Carri Richardson arrested in alleged domestic violence incident, police say https://t.co/NvQn7q2WQo

— USA TODAY (@USATODAY) August 1, 2025

Pamjet u kapën nga kamerat e sigurisë dhe u konsideruan mjaftueshëm të besueshme për të justifikuar arrestimin. Vepra penale u listua si dhunë në familje e shkallës së katërt.

I dashuri i saj, një kampion i shumëfishtë bote, refuzoi të ngrinte padi dhe e shpëtoi të zgjedhurën e tij nga një dënim më i rëndë.

Pasi kaloi 19 orë në Qendrën Korrektuese Score South, Sha’Carri Richardson u lirua dhe çështja u mbyll.

 

OLYMPIC SPRINTER SHA’CARRI RICHARDSON WAS REPORTEDLY ARRESTED IN CONNECTION WITH AN ALLEGED DOMESTIC INCIDENT INVOLVING FELLOW SPRINTER CHRISTIAN COLEMAN. pic.twitter.com/xV5GrdihIz

— Poetik Flakko (@FlakkoPoetik) August 2, 2025

Në Lojërat Olimpike të Parisit, Sha’Carri fitoi medaljen e artë në stafetë me Ekipin e SHBA-së dhe fitoi medaljen e argjendtë individualisht. Ajo është fituese e shumëfishtë e medaljeve nga kampionatet botërore.

Nga ana tjetër, i dashuri i saj Christian Coleman është pesë herë kampion bote. /Telegrafi/

 

Sha’Carri Richardson arrested at Seattle airport over domestic violence incident https://t.co/1JeZjQhhla pic.twitter.com/AApImjjAxy

— New York Post (@nypost) August 2, 2025

 

The post Kampionia olimpike arrestohet në aeroport: Rrahu të dashurin e saj, i cili është gjithashtu një atlet i famshëm appeared first on Telegrafi.

Atletikë/ Femrat që do të garojnë në Botërorin e Tokios do t’i nënshtrohen një testi gjenetik

By: armand
31 July 2025 at 18:00

Këshilli Botëror i Atletikës, organi qeverisës për atletikën globale, ka njoftuar miratimin e rregulloreve të reja mbi të drejtën për të marrë pjesë në garat kualifikuese botërore të femrave. Rregulloret e reja do të hyjnë në fuqi më 1 shtator 2025 dhe do të zbatohen për Kampionatin e 25-të Botëror të Atletikës në Tokio, i […]

The post Atletikë/ Femrat që do të garojnë në Botërorin e Tokios do t’i nënshtrohen një testi gjenetik appeared first on BoldNews.al.

❌
❌