Qeveria ka shpenzuar miliarda lekë gjatë dekadave të fundit për dëmshpërblime dhe masa parandaluese kundër përmbytjeve, por investimet sistematike paraprake mbeten të pamjaftueshme. Vetëm për vitin 2026, qeveria ka planifikuar një fond prej 2.8 miliardë lekësh, ku 500 milion lekë do të shkojnë për kompensimin e qytetarëve të prekur, 500 milion lekë për përforcimin e […]
Përmbytjet e muajit janar në lagjen 14 të Shkozetit, në Durrës, nuk lanë pas vetëm dëme materiale, por edhe drama njerëzore të rënda. Një prej tyre është historia e Fatmira Mehmetit, 55 vjeçe, e verbër dhe invalide e grupit të parë, e cila u përball me tmerrin e ujit që pushtoi banesën e saj brenda […]
Me nisjen e reshjeve të shiut në vend u rikthyen edhe përmbytjet, ku uji ka vërshuar në rrugët e Durrësit.
Vetëm pak javë pas përmbytjeve masive në këtë qark, banorët po përballen sërish me një situatë të vështirë, ku për shkak të nivelit të lartë të ujit qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve është vështirësuar.
Situata më problematike ishte në kryqëzimet e qytetit bregdetar, si dhe pranë stadiumit “Niko Dovana”. Nga intensiteti i lartë i reshjeve janë shkaktuar edhe rrëshqitje të dherave nga shpatet e kodrave, kryesisht në zonën e Currilave, ku u bllokua edhe një kah i rrugës për shkak të ujit dhe baltës.
Me nisjen e reshjeve të shiut në vend, Durrësi është përballur sërish me përmbytje, duke nxjerrë edhe një herë në pah mungesën e masave parandaluese dhe papërgatitjen e institucioneve. Vetëm pak javë pas përmbytjeve masive që prekën qytetin, situata është përsëritur, duke vështirësuar ndjeshëm jetën e banorëve. Uji ka vërshuar në rrugët kryesore të qytetit […]
Pak minuta reshje shiu kanë mjaftuar që qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth të përmbyten, duke shkaktuar probleme serioze në qarkullim dhe jetën e përditshme të banorëve. Një banor nga fshati Bleranë–Bardhaj shprehet se fshati është lënë në harresë totale dhe se mungesa e ndërhyrjeve nga institucionet rrezikon përmbytje të mëdha. “Fshatin Bleran Bardhaj e […]
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në zonën e Qeparos, ku vërshimi i ujit ka përfshirë rrugë, toka bujqësore dhe disa banesa. Sipas raportimeve, situata më problematike paraqitet në lagjes Valta, ku intensiteti i lartë i reshjeve në një kohë shumë të shkurtër e ka bërë të pamenaxhueshme gjendjen, ndërsa infrastruktura kulluese […]
TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se qeveria nuk ka marrë asnjë masë pas përmbytjes së parë dhe gjendja është akoma më e rëndë.
Gjatë një konference për shtyp, Berisha i drejtoi një mesazh për të gjitha familjet shqiptare në zonat me rrezik për përmbytje.
Sipas tij, ata janë krejtësisht të braktisur nga qeveria, ndaj duhet të marrin çdo masë vetë dhe të bëjnë çdo përgatitje në mënyrë që të zvogëlojnë në maksimum mundësitë e dëmeve të një përmbytjeje të mundshme.
“Të dhënat janë për mot të keq dhe ky mot rrezikon më shumë se i pari për një seri arsyesh, sepse nuk është marrë asnjë masë, nuk është bërë asnjë rregullim pas përmbytjes së parë dhe gjendja është akoma më e rëndë”, tha Berisha.
Berisha siguroi se deputetët e PD-së dhe këshilltarët e saj do gjenden në terren për solidaritet.
Moti i keq me reshje shiu, që ka përfshirë vendin prej mbrëmjes së kaluar, ka shkaktuar sërish problematika në qytetin e Durrësit. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi që qyteti bregdetar të përfshihet nga kaosi. Sipas raportimeve, uji ka vërshuar në rrugë duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në disa lagje të qytetit. Deri […]
Moti i keq ka pushtuar vendin ditën e sotme dhe si rrjedhojë e reshjeve të dendura të shiut është përmbytur një pjesë e shëtitores Spile në Himarë. Ujërat e shiut që vijnë nga pjesa kodrinore, kalojnë në kanalin kullues, i cili nuk po përballon dot prurjet e larta. Kjo gjë më pas ka bërë që […]
Këtë të premte, reshjet e shiut gjatë ditës kanë shkaktuar përmbytje në disa akse kryesisht në periferi të Durrësit.
Sipas raportimeve, problemi vihet re sidomos në zonën përreth stadiumit dhe në disa kryqëzime, ku prezenca e ujit po vështirëson qarkullimin e automjeteve.
Autoritetet lokale këshillojnë shoferët të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat e përmbytura, duke u përpjekur të shmangin rrugët ku grumbullohet uji.
Një stuhi e fuqishme ka shkaktuar kaos në Spanjë dhe Portugali, duke përmbytur qytete, mbyllur autostrada dhe paralizuar transportin ajror e hekurudhor.
Të paktën një person ka humbur jetën në juglindje të Portugalisë pasi u mor nga rrjedha e fortë e ujit, ndërsa mijëra banorë janë evakuuar nga zonat e rrezikuara.
Në Andalusi, reshjet e rrëmbyeshme dhe erërat deri në 100 km/orë kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe dëme në ndërtesa historike, përfshirë kullën ikonike Giralda në Sevilje.
Në provincën e Malagas u raportuan edhe lëkundje sizmike të pazakonta, që autoritetet lokale i lidhin me lëvizje nëntokësore të ujërave pas reshjeve intensive.
Situata ka shkaktuar kaos në Madrid, ku u mbyll autostrada pranë aeroportit Barajas dhe u raportuan përmbytje edhe në stacionet e metrosë.
Në Cadiz dhe Setubal, pamjet dramatike tregojnë rrugë të shndërruara në lumenj dhe banorë të shpëtuar me mjete emergjente.
Qindra ushtarë janë angazhuar për ndihmë, ndërsa shkollat dhe linjat hekurudhore janë mbyllur në disa rajone.
Autoritetet paralajmërojnë se moti ekstrem pritet të vazhdojë, duke rikthyer frikën nga përmbytjet shkatërrimtare të viteve të fundit. /Telegrafi/
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, ku si pasojë e daljes së tij nga shtrati u shkaktuan përmbytje masive në qytetin bregdetar. Sipas raportimeve, Prokuroria ka sekuestruar dosjen që Bashkia e Durrësit ka bërë për rehabilitimin e argjinaturës. Më konkretisht, sipas njoftimit, është sekuestruar “dokumentacioni i procedurës së […]
Shqipëria ka përgatitje nën nivelin bazë dhe shumë më pas rajonit në përshtatjen e sistemit të saj arsimor dhe tregut të punës me tranzicionin e gjelbër. Fondacioni Europian për Trajnimet që kujdeset për kapitalin njerëzor jashtë BE-së e vlerësoi Shqipërinë negativisht në përgatitjen e forcës punëtore për ekonominë e gjelbër. Tranzicioni me karbon të ulët […]
Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët në Divjakë, foli edhe për përmbytjet në Shqipëri të cilat shkaktuan dëme të mëdha për bizneset dhe fermerët. Ai tha se, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit ku përmbytjet konsiderohen si fatkeqësi natyrore, në Shqipëri shpesh fajësohet qeveria. “Kur e shohim përmbytjen në Itali, Greqi, Mal […]
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte e pranishëm në takimin me fermerët për Skemën Kombëtare 2026. Balluku tha se buxheti 2026 është buxheti më i madh në histori për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin
“Fryma në Divjakë dhe në Lushnje edhe kur kemi problematika apo dëme nga përmbytjet është komplet ndryshe.
Më është dashur të hy në serat tuaja, të marr mësime nga më të mirët këtu dhe të kuptoj që edhe tokat tuaja ranore e përballojnë më mirë përmbytjen.
Me rëndësi është të mirëkuptohemi, të mbështesim njëri tjetrin.
Qeveria e angazhuar maksimalisht në mbështetjen e fermerëve. Tek shihja 2025, mbi 600 mln lekë janë vënë në dispozicion të skema dhe janë ezauruar në 95% të tyre. Buxheti 2026 më i madh historik për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin.” u shpreh Balluku./abcnews.al
Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh se qeveria do i vijë në ndihmë Bashkive lidhur me situatën e përmbytjeve në vend, që prekën vendin ditët e para të këtij viti.
“Riparimet e argjinaturave po vijojnë, dhe nga ana tjetër kemi nisur punën e rehabilimit me disa bashki të vendit. Kemi një buxhet domethënës për cdo bashki në funksion të digave, pritave themelore. “ u shpreh Vengu, ndërsa shtoi se po i vihet në ndihmë bashkive, kryesisht atyre më të vogla lidhur me situatën e përmbytjeve.
“Nuk ngremë gishtin e akuzës, është një zinxhir reagimi i njëjtë me të gjitha vendet e BE. Po ndihmojmë bashkitë në dy drejtime, fondet e emergjencave civile po rriten ndjeshëm, bashkitë e vogla do marrin më shumë fonde, do rrisim edhe rrogat e personelit. E dyta, janë elementët e infrastrukturës, investime duke mos pranuar asnjë devijim nga objekte pa leje. Rinovimi i flotës së mjeteve tokësore, dhe investimi për 2 qendra rajonale nga katër që parashikohen, një në veri dhe një në jug.” -shtoi Vengu./abcnews.al
Ndotja që po i bëhet lumit Drino, sidomos gjatë stinës së reshjeve ku shtohen prurjet, konsiderohet një problem serioz nga ambientalistët.
Lavdi Hasani, pedagog dhe specialist thotë se hedhja pa kriter e mbetjeve rrezikon shkatërrimin e florës dhe faunës, edhe në lumin Vjosë, aty ku derdhet Drino, që përshkon të gjithë luginën me të njëjtin emër në Gjirokastër
Sipas tij është e domosdoshme monitorimi I vazhdueshëm I faktorëve që kthehen në ndotës pasi rrezikohet edhe shëndeti I qytetarëve që konsumojnë produktet e ofruara nga peshkatarët.
Lumi Vjosa është edhe lumi I fundit I egër në Europë ndaj edhe vëmendja për mbrojtjen e vlerave të tij duhet të jenë maksimale nga agjensitë përgjegjëse që operojnë në jug të vendit.
Problemet me përmbytjet dhe kanalet e bllokuara vijojnë të mbeten një shqetësim serioz për banorët e zonës së Shkozetit në Durrës. Pas reshjeve të shiut, shumë rrugë përmbyten, ndërsa ujërat e ndotura depërtojnë në oborre e banesa, duke rrezikuar shëndetin dhe sigurinë e komunitetit. Së fundmi, 140 qytetarë kanë firmosur një peticion, përmes të cilit […]
TIRANË, 27 janar/ATSH-Maela Marini/ Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe kërkoi sot në Kuvend që 15 miliardë lekë të mbetura pa shpenzuar nga buxhetit 2025 të shkojnë për dëmshpërblimin e bujqve nga përmbytjet.
Gjatë diskutimit në Kuvend të Aktit Normativ për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, Braçe u shpreh se dëmet nga përmbytjet për bujqit janë të mëdha.
“Paratë që shkojnë për pensionistët bëjnë mirë që shkojnë atje. Nëse nga 30 miliardë lekë që është deficiti i parealizuar, 15 miliardë lekë do të shkojnë në llogarinë e Bankës së Shqipërisë për pensionet, unë propozoj që 15 të tjera të shkojnë për të shlyer bujqit. Është një ekonomi e tërë e dëmtuar që nuk mund të vazhdojë më tutje pa para. Për 1 dynym janë 12.5 milionë lekë dëm, mendojeni vetë se sa toka dhe serra janë përmbytur”, tha Braçe.
Në këtë drejtim, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sqaroi se qeveria qendrore dhe ajo vendore po bëjnë vlerësimin në territor të këtyre dëmeve.
“Jam plotësisht dakord me shqetësimet që ngrihen për t’iu gjetur pranë banorëve, bujqve të prekur nga përmbytjet apo ngricat. Për sa i përket aktit normativ, nuk mund të ndryshohet dot. Sot ose miratohet ose rrëzohet. Amendamente mbi aktin nuk bëjmë dot”, tha Balla. /j.p/
Gjatë javës së ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe i shoqëruar me reshje shiu.
Sipas parashikimeve meteorologjike nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, reshjet më intensive priten ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë.
Autoritetet rekomandojnë kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim të ujit në rrugë.
"Sugjerim për popullatën: Të hënën shmangni udhëtimet e panevojshme gjatë reshjeve intensive. Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës. Tregoni kujdes të shtuar në zonat me mjegull gjatë mesjavës", thuhet në njoftimin e institutit.
Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin nga -1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 10 gradë Celsius.
Të mërkurën parashikohen kushte për mjegull në disa zona, kryesisht në viset mesatare, lugina dhe përgjatë relievit malor, çka mund të zvogëlojë dukshmërinë në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi deri në 5 m/s.
Parashikimi ditor i motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës
E hënë Mot i vranët dhe me reshje shiu, lokalisht mesatare deri të larta. Në viset malore pritet shi me borë. Temperaturat: minimale 3–5°C, maksimale 6–8°C. Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1–5 m/s.
E martë Mot i vranët, vende-vende me riga shiu. Temperaturat: minimale 2–4°C, maksimale 5–8°C. Era nga verilindja, 1–5 m/s.
E mërkurë Mot i vranët me intervale me diell. Në mëngjes mjegull në zonat mesatare dhe pranë relievit malor. Temperaturat: minimale -1–1°C, maksimale 6–9°C. Era nga verilindja, 1–4 m/s.
E enjte Mot i vranët, vende-vende me riga shiu. Temperaturat: minimale 1–4°C, maksimale 7–10°C. Era nga verilindja, 1–5 m/s.
E premte Mot i vranët, me riga shiu në disa zona. Temperaturat: minimale -1–1°C, maksimale 6–9°C. Era nga veriperëndimi, 1–3 m/s.