Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tragjedia me 18 të vdekur nga fundosja e anijes në Kretë/ Nis transportimi i trupave në një qytet tjetër, shkak mungesa e hapësirës në morg

By: V K
7 December 2025 at 13:08

18 emigrantë humbën jetën pas mbytjen së një anijeje në jug të Kretës, ndërsa të mbijetuar janë vetëm dy të rinj të moshës 16 dhe 20-vjeç, me kombësi egjiptiane, të cilët po trajtohen në spital.

Autoritetet po përpiqen të transportojnë trupat e 18 emigrantëve që humbën jetën pas mbytjes së një anijeje në jug të Kretës.

Dy të mbijetuar, 16 dhe 20-vjeç, me kombësi egjiptiane, po trajtohen në spitalin e Ierapetrës në gjendje të qëndrueshme.

Sipas medias greke, për shkak të mungesës së hapësirës në morgun e spitalit, trupat u transportuan me kamion frigorifer në Heraklion, ku filloi procesi i autopsisë.

Ngjarja ndodhi pas qëndrimit të pasagjerëve në det gjatë një nate përpara motit të keq Byron, e cila mund të ketë kontribuar në tragjedinë.

Anija u vu re 36 milje detare në jugperëndim të Ierapetrës nga një anije turke, që njoftoi menjëherë Rojën Bregdetare Greke.

Roja Bregdetare dërgoi dy anije patrullimi, një helikopter SUPER PUMA dhe një avion Frontex për shpëtimin.

Dy të mbijetuarit u transportuan me ambulancë në spital, ndërsa 17 trupat u transferuan në Spitalin Universitar të Heraklionit për autopsi.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e mbytjes dhe identitetin e viktimave.

The post Tragjedia me 18 të vdekur nga fundosja e anijes në Kretë/ Nis transportimi i trupave në një qytet tjetër, shkak mungesa e hapësirës në morg appeared first on Albeu.com.

Mbytet varka me emigrantë në Kretë, të paktën 18 të vdekur

By: Elva
6 December 2025 at 18:54

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në jug të ishullit të Kretës, ku një varkë me emigrantë është fundosur duke shkaktuar një tragjedi me dhjetëra viktima. Sipas mediave greke, të paktën 18 trupa janë nxjerrë nga deti në zonën 26 milje në jugperëndim të ishullit Chryssi, ndërsa vetëm dy persona janë shpëtuar […]

The post Mbytet varka me emigrantë në Kretë, të paktën 18 të vdekur appeared first on BoldNews.al.

Balla: Hapja e konsullatës shqiptare në Kretë, domosdoshmëri për diasporën

3 December 2025 at 15:51

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh drejtues politik i PS për Diasporën, Taulant Balla gjatë fjalës së mbajtur sot në Komisionin për Politikën e Jashtme, theksoi se hapja e një konsullate shqiptare në Kretë është një nevojë urgjente dhe e domosdoshme për mijëra bashkatdhetarë që jetojnë atje.

Balla kujtoi se, angazhimi i mazhorancës për zgjerimin e shërbimeve ndaj diasporës ka sjellë rezultate të prekshme, veçanërisht përmes konsullatës online, e cila ka rritur ndjeshëm numrin e shërbimeve që marrin qytetarët shqiptarë jashtë vendit.

Ai nënvizoi se, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka pasur këtë prioritet edhe në buxhet, duke theksuar se selitë diplomatike duhet të profilizohen më shumë drejt ofrimit të shërbimeve konsullore.

“Kam besim se ministria do të adresojë angazhimin e kryeministrit që në vitin 2026 të kemi një konsullatë shqiptare në Kretë të Greqisë. Është tepër e nevojshme. Në Kretë jetojnë 45.000 deri në 50.000 bashkatdhetarë, shumë më tepër sesa në vende ku ne aktualisht kemi ambasada apo konsullata”, tha Balla.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Balla: Hapja e konsullatës shqiptare në Kretë, domosdoshmëri për diasporën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – Tre të vdekur nga mbytja e një anijeje me emigrantë  në Kretë

12 November 2025 at 11:45

ATHINË, 12 nëntor /ATSH-DPA/ – Të paktën tre persona humbën jetën pasi një anije që transportonte emigrantë u përmbys në jug të ishullit grek Kretë, raporton transmetuesi ERT, duke cituar rojen bregdetare.

ERT-ja raporton se deri tani janë shpëtuar 56 persona dhe po vazhdon kërkimi për pasagjerë të tjerë të mundshëm.

Transmetuesi publikoi dje në mbrëmje një video të xhiruar nga shpëtimtarët gjatë afërsimit me anijen e mbingarkuar në det të hapur.

Në video dëgjohen thirrjet për ndihmë nga njerëzit, pastaj video ndalet.

Pak më vonë, anija e vogël u përmbys për arsye që fillimisht nuk ishin të qarta.

Në operacionin e shpëtimit morën pjesë anije të rojës bregdetare, një helikopter i forcave ajrore dhe një anije nga agjencia e mbrojtjes së kufijve të BE-së, Frontex.

Të shpëtuarit do të dërgoheshin fillimisht në Kretë dhe do t’u jepeshin kujdes mjekësor.

Thuhet se emigrantët kishin nisur udhëtimin nga qyteti port i Libisë, Tobruk.

Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, deri të dielën, pothuajse 16 000 emigrantë kishin arritur në Kretë që nga fillimi i vitit 2025.

Krahasuar me vitin e kaluar, kjo përbën një rritje prej 300%, sipas burimeve në Ministrinë e Migracionit.

Qeveria në Athinë po kërkon një shpërndarje më të drejtë të barrës së refugjatëve brenda BE-së./   /Ad.Ab./

The post GREQI – Tre të vdekur nga mbytja e një anijeje me emigrantë  në Kretë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet linja e re ajrore Tiranë–Kretë/ Balluku: Do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje

11 November 2025 at 13:08

TIRANË– Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka njoftuar hapjen e linjës më të re ajrore që do të lidhë Tiranën me Heraklionin, Kretë.

Kjo linjë i shtohet rrjetit në zgjerim të destinacioneve që ofrohen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza”.

Sipas ministres Balluku, fluturimi i ri do të krijojë një urë të rëndësishme komunikimi mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke iu shërbyer mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Kretë, si edhe duke sjellë më shumë turistë drejt vendit tonë.

Aeroporti “Nënë Tereza” vazhdon të zgjerojë kapacitetet dhe rrjetin e tij ndërkombëtar, duke arritur në 118 destinacione aktive. Për vitin 2025, sipas Ballukut, aeroporti pritet të thyejë një tjetër rekord historik, me 12 milionë pasagjerë të parashikuar të kalojnë nëpër terminalin e tij.

“Heraklion është linja më e re që i shtohet familjes së destinacioneve nga aeroporti “Nënë Tereza”. ✈
Një urë e re mes #Shqipërisë dhe #Kretës, që do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, por edhe do të sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë.
#TIA po rritet çdo ditë e më shumë, tashmë me 118 destinacione aktive dhe një rekord të ri në horizont, 12 milionë pasagjerë këtë vit.”, shkruan zv.kryeministrja Balluku./abcnews.al

Masakra me 2000 plumba në Kretë, si nisi hakmarrja mes dy familjeve pas shpërthimit në një shtëpi

By: Elva
1 November 2025 at 17:06

Një grindje e vjetër mes dy familjeve në fshatin Vorizia të Kretës ka përfunduar në një përgjakje të pashembullt me dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur. Sipas raportimeve të mediave greke, masakra nisi pas një shpërthimi që ndodhi një natë më parë në një shtëpi në ndërtim, që besohet të ketë qenë në pronësi […]

The post Masakra me 2000 plumba në Kretë, si nisi hakmarrja mes dy familjeve pas shpërthimit në një shtëpi appeared first on BoldNews.al.

GREQI – Të paktën dy të vdekur pas një sulmi hakmarrës në Kretë

1 November 2025 at 15:59

ATHINË, 1 nëntor /ATSH-DPA/- Të paktën dy të vdekur janë raportuar pasi disa persona të armatosur qëlluan mijëra herë drejt shtëpive, automjeteve dhe banorëve në një fshat në ishullin e Kretës.

“Sulmues të panjohur hapën zjarr në Vorizia sot në mëngjes”, raportoi gazeta “Kathimerini”.

Përveç dy viktimave, të paktën 14 persona të tjerë u plagosën në sulm, përfshirë disa fëmijë.

Fillimisht, nuk kishte informacion zyrtar në lidhje me incidentin.

Megjithatë, media lokale spekuloi se ishte një shpërthim i një gjakmarrjeje familjare.

Hakmarrje të tilla kanë qenë të zakonshme në Kretë deri në mesin e shekullit të kaluar dhe vazhdojnë të kenë ndikim.

Sulmi mund të ketë qenë një hakmarrje ndaj një sulmi me bombë natën e kaluar.

Sipas policisë, një pajisje shpërthyese shpërtheu në një kantier ndërtimi në fshat, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronë.

“ERTnews” raportoi se janë dy familje në hakmarrje në fshat. //a.i/

 

The post GREQI – Të paktën dy të vdekur pas një sulmi hakmarrës në Kretë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

1 November 2025 at 15:28

Një ngjarje e përgjakshme ka tronditur ishullin e Kretës, Greqi, mëngjesin e kësaj të shtune, ku tre persona kanë humbur jetën dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur, mes tyre gra dhe fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje të armatosur midis dy familjeve në fshatin Vorizia, në komunën e Phaistos, Heraklion. Sipas mediave […]

The post “Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Të paktën dy të vdekur pas një sulmi në Kretë

1 November 2025 at 16:11

Të paktën dy të vdekur janë raportuar pasi disa persona të armatosur qëlluan mijëra herë drejt shtëpive, automjeteve dhe banorëve në një fshat në ishullin e Kretës.

“Sulmues të panjohur hapën zjarr në Vorizia në mëngjes”, raportoi gazeta “Kathimerini”.

Përveç dy viktimave, të paktën 14 persona të tjerë u plagosën në sulm, përfshirë disa fëmijë.

Fillimisht, nuk kishte informacion zyrtar në lidhje me incidentin.

Megjithatë, media lokale spekuloi se ishte një shpërthim i një gjakmarrjeje familjare.

Hakmarrje të tilla kanë qenë të zakonshme në Kretë deri në mesin e shekullit të kaluar dhe vazhdojnë të kenë ndikim.

Sulmi mund të ketë qenë një hakmarrje ndaj një sulmi me bombë natën e kaluar.

Sipas policisë, një pajisje shpërthyese shpërtheu në një kantier ndërtimi në fshat, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronë.

“ERTnews” raportoi se janë dy familje në hakmarrje në fshat./abcnews.al

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

31 October 2025 at 22:07

Një krim tronditës në familje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në Greqi. Një person dyshohet se i vuri flakën dhe dogji nënën dhe xhaxhanë e tij, në një apartament në Heraklion të Kretës. Njëri prej viktimave u gjet me një qese mbi kokë, ku dyshohet se autori e ka mbytur me asfiksim. Më […]

The post Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

John Bolton dorëzohet pas aktakuzës për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara

18 October 2025 at 08:34

John Bolton mbërriti të premten në një gjykatë federale për t’u dorëzuar para autoriteteve, pasi akuzohet se, gjatë kohës sa ishte këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, kishte ruajtur në shtëpinë e vet dokumente “tepër sekrete” dhe kishte ndarë me të afërm të tij shënime personale që përmbanin informata të […]

The post John Bolton dorëzohet pas aktakuzës për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara appeared first on BoldNews.al.

Tërmet në Kretë, ja sa ishte magnituda

By: Ela
16 October 2025 at 08:41

Një tërmet me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm zonën e Mesdheut Lindor, pranë bregdetit të Greqisë. Lëkundjet u regjistruan në orën 07:20 të mëngjesit, sipas orës lokale. Sipas të dhënave të instituteve sizmologjike, tërmeti kishte një thellësi shumë të vogël prej vetëm 7.1 kilometrash (4.4 milje), çka bëri që të […]

The post Tërmet në Kretë, ja sa ishte magnituda appeared first on BoldNews.al.

Shpërthim i fluksit të emigrantëve në Kretë, në një ditë mbërrijnë mbi 80 refugjatë

By: M C
14 September 2025 at 23:34

Mbi 800 emigrantë kanë mbërritur brenda vetëm një dite në Kretë dhe Gavdos, duke vendosur në pikë kritike kapacitetet e vogla të ishullit dhe të autoriteteve lokale.

Vetëm të dielën, numri i mbërritjeve kaloi 570 persona, ndërsa nga e shtuna në mbrëmje shifra tejkaloi 800.

Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku, raporton se pas një vale “shpërthimi” të fluksit në fillim të gushtit, me qindra emigrantë që mbërritën në jug të Kretës brenda pak ditësh, mbërritjet pothuajse u ndalën, por kjo zgjati vetëm disa javë.

Në ditët e fundit, qindra të tjerë kanë mbërritur me varka në Gavdos dhe në brigjet jugore të Kretës, duke e sjellë sërish çështjen e migracionit në qendër të vëmendjes dhe duke vënë autoritetet lokale në mobilizim të vazhdueshëm.

Ishulli I vogël i Gavdosit në jug të Kretës ndodhet tashmë në gjendje emergjente. Kryetarja e bashkisë, Lilian Stefanaki, e përshkruan situatën si një “zbarkim masiv”, ndërsa janë mbyllur bizneset, mungojnë ushqimet, barnat dhe shërbimet bazë për qindra njerëz.

Në Hania, ku ndodhen mbi 1860 emigrantë, nënkryetarja e bashkisë Eleni Zervudaki paralajmëron për një krizë shëndetësore dhe sociale: mungesë mjekësh, raste të rënda shëndetësore, fëmijë e gra shtatzëna pa trajtim. Ajo shprehet se qendrat e pritjes kanë kapërcyer çdo kufi dhe se bashkia është në pikë të shpresës.

Ndërkohë, Roja Bregdetare dhe FRONTEX vazhdojnë operacionet e shpëtimit, por autoritetet lokale deklarojnë se nuk mund të përballojnë më. Vetëm Bashkia e Hanias ka shpenzuar mbi 830 mijë euro këtë vit për nevojat emergjente të emigrantëve.

Situata përkeqësohet ndërkohë që Greqia ka futur politika shumë më të rrepta për emigracionin.

Një udhëzim i ri i ministrit Thanos Plevris zëvendëson termin “emigracion i parregullt” me “emigracion i paligjshëm” në dokumentet zyrtare, parashikon deri në 24 muaj paraburgim për azilkërkuesit e refuzuar dhe 2 deri në 5 vite burg për ata që qëndrojnë ilegalisht. Sipas autoriteteve, e vetmja mënyrë për të shmangur burgimin është kthimi vullnetar. Po ashtu, ligjet e reja kërkojnë që çdo mbërritje e re të vendoset në qendra të mbyllura, edhe aplikantët për azil, të cilët nuk mund të paraqesin kërkesë për një muaj.

Tashmë Gavdosi dhe Kreta gjenden në vijën e parë të një krize migratore që po tensionon gjithnjë e më shumë autoritetet dhe komunitetet lokale.

The post Shpërthim i fluksit të emigrantëve në Kretë, në një ditë mbërrijnë mbi 80 refugjatë appeared first on Albeu.com.

Shkatërrohet organizata mafioze në Kretë, 49 të arrestuar, a*më, d*ogë dhe para të sekuestruara

By: Elva
1 September 2025 at 19:40

Një operacion i gjerë i policisë greke në ishullin e Kretës çoi në shkatërrimin e një organizate mafioze dhe arrestimin e 49 personave. Autoritetet sekuestruan një dhomë të tërë të mbushur me armë, municione, lëndë narkotike dhe para cash. Pamjet e publikuara nga policia tregojnë arsenal të plotë armësh, përfshirë pushkë gjysmë-automatike, armë lufte, pistoleta […]

The post Shkatërrohet organizata mafioze në Kretë, 49 të arrestuar, a*më, d*ogë dhe para të sekuestruara appeared first on BoldNews.al.

Telefonata sekrete, Gjykata Kushtetuese shkarkon kryeministren

By: redi
29 August 2025 at 15:08

Gjykata Kushtetuese e Tajlandës shkarkoi nga detyra kryeministren Paetongtarn Shinawatra, për një shkelje të etikës pas vetëm një viti në pushtet, duke i dhënë një tjetër goditje shkatërruese dinastisë politike Shinawatra, që mund të sjellë një periudhë të re trazirash në Bangkok. Në vendimin e saj, gjykata tha se Paetongtarn shkeli etikën në një telefonatë të publikuar në qershor…

Source

Karamuço: Ja kush janë shërbimet më të fuqishme sekrete të huaja në Tiranë

By: Ardit
30 July 2025 at 22:31

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuco ka treaguar sesi funksionojnë shërbimet sekrete të vendeve të huaja në vendin tonë. Ai u shpreh se shërbimet sekrete ose agjenturat janë mike dhe armike, ndërsa veçoi shërbimin sekret amerikan CIA që ndryshe nga agjenturat e tjera kanë stacionin e tyre në vendin tonë. Po ashtu ai tha se në […]

The post Karamuço: Ja kush janë shërbimet më të fuqishme sekrete të huaja në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Tërmeti i fortë godet Kretën, magnituda dhe epiqendra

By: armand
23 July 2025 at 15:58

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 është ndjerë para pak minutash në Kretë të Greqisë. Sipas të dhënave tërmeti ndodhi 54 km në perëndim të Hanias në Kretë, në orën 16:26 me orën lokale. Tërmeti ishte në një thellësi prej 47 km dhe u raportua se u ndje nga disa njerëz pranë epiqendrës. Disa […]

The post Tërmeti i fortë godet Kretën, magnituda dhe epiqendra appeared first on BoldNews.al.

Balla në Kretë: Sipërmarrësi grek vlerëson kontributin e shqiptarëve në ekonomi

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Gjatë një vizite në Kretë, ministri i Shtetit pë Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ndau një moment domethënës me një sipërmarrës grek, i cili vlerësoi kontributin e pazëvendësueshëm të shqiptarëve në ekonominë greke.

Në një video të publikuar nga ministri, sipërmarrësi grek thekson se pa shqiptarët, ekonomia do të kishte ndalur.

“Në çdo investim të ri në Kretë ka shqiptarë, sepse janë punëtorë të shkëlqyer. Po të mos kishin ardhur shqiptarët, ekonomia jonë me të vërtetë do të kishte pasur probleme”, u shpreh sipërmarrësi grek.

Balla komentoi se ky është realiteti që shumë grekë e pranojnë: shqiptarët janë krah pune i fortë dhe mbajnë mbi shpatulla një pjesë të rëndësishme të ekonomisë greke, veçanërisht në turizëm dhe ndërtim. Ai shtoi se kjo marrëdhënie ka krijuar një lidhje të qëndrueshme mes Greqisë dhe komunitetit shqiptar atje.

Balla tha se ky reagim vjen si një tjetër dëshmi e vlerësimit në rritje për rolin e shqiptarëve në ekonominë greke, sidomos në sektorët ku ata përbëjnë një forcë të rëndësishme pune.

/r.e/

The post Balla në Kretë: Sipërmarrësi grek vlerëson kontributin e shqiptarëve në ekonomi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shfaqet “Horizontet e kureshtjes”, historia sekrete e turizmit shqiptar në komunizëm

10 July 2025 at 18:27

Në kinemanë e qytetit të Gjirokastrës u shfaq dokumentari “Horizontet e kureshtjes” i cili paraqet historinë sekrete të turizmit shqiptar në periudhën e sistemit komunist.

Filmi i autores Brunilda Liçaj me regji të Enerjeta Janit zbërthen një copëz të së shkuarës së heshtur: survejimi, hotelet, arratisjet, dëshmitë e protagonistëve.

“Dokumentari “Horizontet e kureshtjes” është i fokusuar në vitet 1945-1990, në kohën e komunizmi, në fluksin e turistëve që vinin tashmë nga vendet e huaja si ata mbërrinin, si ata bënin vizita turistike, si lëviznin nëpër territorin e Shqipërisë, pjesa e shpërndarjes së tyre dhe gjithë kjo ka të bëjë me sekretin se çfarë ndjenin turistët e huaj dhe si survejoheshin gjatë qëndrimit në Shqipëri”, tha Brunilda Liçaj, autore.

Një vend të veçantë në këtë film dokumentar zë Gjirokastra me faktet dhe dëshmitë për turistët e huaj që vizituan qytetin e gurtë përpara viteve ’90-të

“Gjirokastra është një nga elementët kryesorë të kësaj historie, jo më kot dokumentari shfaqet në këtë qytet sepse ai ka edhe elemente të lidhura me mjediset, hotelet qytetit pra me gjithë pjesën e turizmit në kohën e komunizmit, Gjirokastra si një nga qytetet që kanë qenë më të vizituara në kohën e komunizmit, normalisht ka patur dhe incidentet e veta, problematikat e veta, dhe të gjitha këto dalin nëpërmjet dokumenteve”, shtoi autorja Liçaj.

Ky film dokumentar është një dëshmi me vlerë për njohjen e Shqipërisë së përpara viteve 90-të sjellë nëpërmjet turistëve të huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shfaqet “Horizontet e kureshtjes”, historia sekrete e turizmit shqiptar në komunizëm appeared first on Euronews Albania.

GREQI – Rojat bregdetare shpëtojnë qindra emigrante në Kretë

ATHINË, 7 korrik /ATSH/ – Qeveria greke njoftoi se ka shpëtuar qindra emigrantë pranë ishujve të Kretës dhe Gavdosit, duke regjistruar një rritje prej 350% të mbërritjeve këtë vit, sipas “Reuters”.

Rruga Tobruk-Kretë është bërë një korridor i rëndësishëm për emigrantët nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe Azia Jugore, përfshirë ata që ikin nga konflikti në Sudan.

“Autoritetet greke kanë shpëtuar qindra emigrantë në një seri operacionesh pranë ishujve jugorë të Kretës dhe Gavdosit që nga e premtja (4 korrik)”, tha roja bregdetare.

Rritja e numrit të kalimeve të emigrantëve nga Libia në ishujt grekë, konkretisht nga Tobruku në Gavdos dhe Kretë, ngre pyetje nëse kjo rrugë po bëhet një korridor emigrimi gjithnjë e më i rëndësishëm.

Vetëm dje, mbi 430 migrantë u shpëtuan në Gavdos, ishulli jugor i Greqisë.

Në një incident tjetër, agjencia kufitare e BE-së, “Frontex”, shpëtoi 96 emigrantë pranë Kretës.

Në total, rreth 750 migrantë mbërritën në Kretë gjatë fundjavës, shumica e të cilëve ishin nisur nga qyteti portual libian i Tobrukut. /Ad.Ab./ /a.i/

The post GREQI – Rojat bregdetare shpëtojnë qindra emigrante në Kretë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌