Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 February 2026Main stream

Rama: Bazilika “Zoja e Këshillit të Mirë”, një vlerë e trashëgimisë shpirtërore shqiptare

8 February 2026 at 09:49

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Në episodin e pestë të sezonit të gjashtë të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal te një nga momentet më të veçanta të kësaj jave, vizita në Vatikan.

Ndryshe nga vizitat e mëparshme, Rama theksoi se kjo vizitë kishte një domethënie të veçantë, pasi përfshiu edhe një ndalesë të paharrueshme në Bazilikën “Zoja e Këshillit të Mirë”, vend ku ruhet shëmbëlltyra e Shën Marisë, e shkëputur nga muri i Kishës së Vjetër të Shkodrës në vitin 1467.

Kryeministri informoi se kishte ftuar Papën në Shqipëri, në festën e madhe të komunitetit katolik, pikërisht për 130 vjetorin e shpalljes së “Zojës së Këshillit të Mirë” nga Papa Leone XIII, mbrojtësja e Shqipërisë, “Regina Di Albania”.

Kryeministri u shpreh se asnjë kryetar shteti apo qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur më parë pragun e kësaj bazilike, duke shtuar se rëndësinë e kësaj ndalese e kishte kuptuar plotësisht vetëm së fundmi.

Bazilika “Zoja e Këshillit të Mirë” përbën një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë shpirtërore shqiptare jashtë vendit, me vlera të veçanta historike dhe fetare.

Një tjetër veçanti e kësaj bazilike është fakti se ajo ndodhet nën kujdesin e Urdhrit Augustinian, një urdhër me peshë të veçantë në historinë e Kishës Katolike, të cilit i përket edhe papa Leone XIV.

Papa Leone i XIV, ndalesën e parë, pasi u zgjodh dhe pasi doli tymi i bardhë mbi Selinë e Shenjtë ishte pikërisht vizita në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë. Dhe lutja përpara pikërisht atij imazhi të ardhur nga Shkodra.

Kryeministri vlerësoi se një tjetër moment emocionues ishte edhe qëndrimi në sallën e pritjes përpara audiencës me Papa Luanin XIV ku u ktheva mbrapa në kohë.

“Në po atë sallë, në pritje të takimit të paharrueshëm me Papa Françeskun, pasi ai ishte zgjedhur Papë dhe pasi unë isha zgjedhur kryeministër, dhe prej ku, u krijua baza e një miqësie të jashtëzakonshme, e një miqësie, e cila është një ndër gjërat më të bukura të jetës time. E për këtë arsye, edhe homazhi në varrin e thjeshtë, po shumë të bukur, të Papa Françeskut, i cili u bë dhe një mik i madh i Shqipërisë, i cili e mbajti gjithmonë vendin tonë në lutjet e tij, duke përcjellë mesazhe të vazhdueshme dashurie, afërsie, respekti, mirësie për popullin shqiptar, ishte absolutisht prekës”, tha ai.

Nga ana tjetër, vijoi Rama, patjetër që ishte me një peshë të veçantë, siç mund të kuptohet edhe prezantimi me Papa Leone XIV.

“Një karakter, një natyrë krejt e ndryshme nga e Papa Françeskut, por një njeri me një dritë, me një mirësi të thellë, me të cilin sigurisht që folëm për Shqipërinë, folëm për rajonin, folëm për botën dhe të cilin e ftova që të jetë i pranishëm në festën e madhe të komunitetit katolik, pikërisht për 130 vjetorin e shpalljes së “Zojës së Këshillit të Mirë” nga Papa Leone XIII, mbrojtësja e Shqipërisë, “Regina Di Albania”. Nuk e di a do të jetë e mundur, por gjithsesi ftesa u bë dhe Papa u shpreh shumë i interesuar”, deklaroi Rama.

Ndërkohë, kryeminsitri u shpreh se edhe takimi me Sekretarin e Shtetit kardinalin Parolin ishte pjesë e vizitës. Ai e vlerësoi si një njeri të rrallë, një personalitet i madh, një njohës i jashtëzakonshëm i punëve të botës dhe po ashtu një dashamirës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë.

/r.e/

The post Rama: Bazilika “Zoja e Këshillit të Mirë”, një vlerë e trashëgimisë shpirtërore shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Audienca me papa Leone XIV, Rama ndan momente nga takimi me Atin e Shenjtë

6 February 2026 at 10:48

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, djali Zaho dhe delegacioni që e shoqëron, u prit të enjten në audiencë nga papa Leone XIV, në vizitën e tij zyrtare në Vatikan, me ftesë të Selisë së Shenjtë.

Kryeministri publikoi sot në rrjetet sociale disa çaste të bukura nga ky takim që u zhvillua në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik, ku shoqërohej nga bashkëshortja Linda dhe djali Zaho.

Kryeministri Edi Rama u prit dje në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë së Tij, papa Leone XIV.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Vatikan, Rama u ndal fillimisht në bazilikën e Genazzano-s, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467.

Ndërkohë vizita e kryeministrit në Vatikan vijoi në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e shën Gjon Palit II.

Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, vizituan vendvarrimin e papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Pjesë e kësaj vizite ishin edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit.

Foto nga vizita e kryeministrit Rama në Vatikan - Foto: Këshilli i Ministrave
1 nga 8
Kryeministri Rama, homazhe në varrin e papa Françeskut në Vatikan
Kryeministri Rama, homazhe në varrin e papa Françeskut në Vatikan

/m.m/r.e/

The post Audienca me papa Leone XIV, Rama ndan momente nga takimi me Atin e Shenjtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vizita në Vatikan/ Rama ndan momentet kyçe: Çaste të bukura nga takimi me Papa Leonin XIV

6 February 2026 at 08:40

VATIKAN- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Vatikan, ku të enjten u takua me Papa Leonin XIV. Në këtë takim, Rama u shoqërua nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe djali Zaho.

Me anë të një video, Rama ndau momente nga takimi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes dhe me disa çaste të bukura nga takimi me Papa Leonin XIV, ju uroj një ditë të mbarë.”

Takimi u mbajt në Pallatin Apostolik të Vatikanit, ndërsa bisedimet zyrtare vijuan në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë. Fokus i diskutimeve ishte situata në Ballkan dhe procesi i integrimit evropian të Shqipërisë.

Gjatë takimeve me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, dhe sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, imzot Paul Richard Gallagher, u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, si dhe u trajtuan çështje me interes të përbashkët që lidhen me bashkëjetesën mes komunitetit kishtar dhe atij civil.

Gjatë qëndrimit në Vatikan, Rama  u prit në oborrin “San Damaso” të Pallatit Apostolik nga Prefekti i Shtëpisë Papnore. Ndërkohë, të mërkurën, Kryeministri përcolli një lutje për popullin shqiptar në bazilikën “Regina di Albania”, ku ndodhet shëmbëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë.

“O Mari, Nënë e ëmbël e Këshillit të Mirë, kaq e dashur për bijtë e Shqipërisë në atdhe dhe jashtë atdheut! Sot po vijmë tek ti, edhe një herë, të ta besojmë popullin tonë, familjet tona, rininë tonë. Ti që je Zojë e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë, na udhëhiq në rrugën e së mirës, na jep dritë në dyshime dhe ngushëllim në provat e jetës. Nën mbrojtjen tënde kërkojmë strehë, o Virgjër e bekuar. Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit. O Zoja e Këshillit të Mirë, lutu për ne”,  thuhej në lutjen e kryeministrit.

Vizita përfshiu gjithashtu ndalesa në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe në ambientet e “Stanza delle Lacrime”, ndërsa në përfundim Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij vizituan vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

VIDEO/ Rama publikon pamjet nga vizita në Vatikan: Çaste të bukura nga takimi me Papa Leone XIV

By: V K
6 February 2026 at 08:34

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama,ka ndarë momente nga takimi me Atin e Shenjtë, ku e shoqëronin gjithashtu bashkëshortja Linda dhe djali Zaho.

Rama zhvilloi një vizitë në Vatikan, ku ndër të tjera, u takua edhe me Papa Leone i XIV-të ditën e djeshme.

“Mirëmëngjes dhe me disa çaste të bukura nga takimi me Papa Leonin XIV, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Takimi u zhvillua në Pallatin Apostolik në Vatikan, ndërsa bisedimet u zhvilluan në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit me fokus tek situata në Ballkan dhe rruga drejt integrimit evropian të Shqipërisë.

 

 

Gjatë bisedimeve me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, siç shkruan Vatikan News, u vu në dukje gjithashtu marrëdhënia e mirë mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, ndërsa u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile.

Më herët, Rama vizitoi Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku u prit në oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i Shtëpisë Papnore.

Ndërkohë, të mërkurën kryeministri përcolli lutje për popullin shqiptar në bazilikën ‘Regina di Albania’, ku gjendet shëmbëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë.

“O Mari, Nënë e ëmbël e Këshillit të Mirë, kaq e dashur për bijtë e Shqipërisë në atdhe dhe jashtë atdheut! Sot po vijmë tek ti, edhe një herë, të ta besojmë popullin tonë, familjet tona, rininë tonë. Ti që je Zojë e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë, na udhëhiq në rrugën e së mirës, na jep dritë në dyshime dhe ngushëllim në provat e jetës. Nën mbrojtjen tënde kërkojmë strehë, o Virgjër e bekuar. Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit. O Zoja e Këshillit të Mirë, lutu për ne”, thuhej në lutjen e Ramës.

Vizita vijoi në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, ndërsa në përfundim Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij vizituan vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

The post VIDEO/ Rama publikon pamjet nga vizita në Vatikan: Çaste të bukura nga takimi me Papa Leone XIV appeared first on Albeu.com.

Rama zhvillon homazhe në varrin e papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë

5 February 2026 at 19:20


TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali Zaho zhvilluan sot homazhe në varrin e papa Françeskut në Vatikan.

Kryeministri i cilësoi homazhet në bazilikën Santa Maria Maggiore, një moment të veçantë të vizitës në Selinë e Shenjtë.

Rama u shpreh se papa Françesku ishte një mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes së tij, që nuk harronte kurrë të lutej për popullin shqiptar e të dërgonte mesazhet e tij të miqësisë.

Paraditen e sotme, kryeministri Rama u prit në audiencë nga papa Leone XIV.

Më pas u zhvillua takimi në sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, me kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Kryeministri Rama ka nisur dje vizitën e tij zyrtare në Vatikan, me ftesë të Selisë së Shenjtë.

Kryeministri Edi Rama, homazhe në varrin e papa Françeskut në Vatikan
1 nga 10
Kryeministri Edi Rama, homazhe në varrin e papa Françeskut në Vatikan
Kryeministri Edi Rama, homazhe në varrin e papa Françeskut në Vatikan

/m.m/r.e/a.f/

The post Rama zhvillon homazhe në varrin e papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vizita në Vatikan, Kryeministri Rama pritet nga Papa Leone XIV

By: V K
5 February 2026 at 14:05

Kryeministri Edi Rama u prit mëngjesin e së enjtes, 5 shkurt, nga Papa Leone XIV në kuadër të vizitës që po zhvillon në Vatikan. Kreu i qeverisë shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tyre, Zaho.

Më pas, kryeministri u takua në Sekretariatin e Shtetit me Kardinalin Pietro Parolin dhe Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

“Gjatë diskutimeve të përzemërta”, thuhet në një deklaratë nga Selia e Shenjtë, “u theksuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan çështje me interes të ndërsjellë që lidhen me marrëdhëniet midis bashkësive kishtare dhe civile.”

Ndër temat në qendër të diskutimit ishin çështjet kryesore rajonale, përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në BE.

The post Vizita në Vatikan, Kryeministri Rama pritet nga Papa Leone XIV appeared first on Albeu.com.

Gonxhja: Dosja e “Motit të Madh”, ëndërr e arbëreshëve dhe detyrimi ynë si shtet

5 February 2026 at 13:27

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja gjendet në Vatikan, ku është takuar edhe me përfaqësues të komunitetit arbëresh si dhe u bë pjesëmarrës së bashku me Ettore Bonanno, në podcast-in “Pop Arbëresh”.

Gjatë bisedës së zhvilluar me gazetarin arbëresh, ministri Gonxhja preku tema të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë kombëtare siç është dosja e “Motit të Madh” në UNESCO, Muzeu Arbëresh etj.

Ministri Gonxhja përmendi gjatë bisedës projekte që ruajnë kujtesën, identitetin dhe historinë e arbëreshëve. Konferenca e mbajtur në mjediset e Vatikanit shoqërohej nga një miniekspozitë për kulinarinë shqiptare si dhe veshjet arbëreshe dhe të tjera elemente tradicionale.

“Aplikimi me dosjen e “Motit të Madh” është një ëndërr e rëndësishme e komunitetit arbëresh, por edhe detyrim i yni si shtet. Po punojmë shumë edhe për ‘Culturalb’, një fondacion shtetëror që kemi ngritur, për të pasur një tjetër energji në diasporat tona, ato të reja por edhe ato të lashta si arbëreshët, në mënyrë që të kemi një prani kulturore, sociale të qendrave tona në këto vende. Në Itali do kemi një shtëpi shqiptare, një qendër kulturore shqiptare”, u shpreh ministri i MTKS.

Ministri përmendi Muzeun Arbëresh i cili pritet të ngrihet në Vuno, në brigjet prej nga ku nisi eksodi. “Ky do të jetë një muze i vogël, por shumë i dashur dhe shumë i rëndësishëm për historinë dhe dedikuar krejtësisht tregimit mbi arbëreshët”, tha Gonxhja.

Ministri tha se të rinjtë, fëmijët tanë duhet të kuptojnë se bëhet fjalë për krenarinë e cila nuk lidhet vetëm me Shqipërinë dhe gjuhën por lidhet me një rrënjë e cila sot na bën të ndihemi shumë evropianë, sepse Evropa ka filluar në Mesdhe, atje ku ne kemi qenë zot të vendit, të dokeve e traditave.

/r.e/a.f/

The post Gonxhja: Dosja e “Motit të Madh”, ëndërr e arbëreshëve dhe detyrimi ynë si shtet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministri Rama pritet në Vatikan nga Papa Leon XIV

By: njeshi
5 February 2026 at 23:55

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka zhvilluar një takim me Papa Leon XIV. Edhe gjatë këtij takimi Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tij, Zaho Rama. Mësohet se më pas u zhvillua një takim në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë me kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher. “Në bisedimet e përzemërta u vu në dukje marrëdhënia e…

Source

Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit, pritet nga Prefekti i Shtëpisë Papnore

5 February 2026 at 11:50

TIRANË, 5 shkurt/ATSh/ Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë së Tij, papa Leone XIV.

Pritja i paraprin audiencës që kryeministri Rama do të ketë me papa Leonen XIV, në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, djali Zaho dhe delegacioni që e shoqëron, kryeministri Edi Rama ka nisur dje vizitën e tij zyrtare në Vatikan, me ftesë të Selisë së Shenjtë.

Rama u ndal dje në bazilikën e Genazzano-s, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467.

Ndërkohë vizita e kryeministrit në Vatikan do të vijojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e shën Gjon Palit II.

Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Pjesë e kësaj vizite do të jenë edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit.

/m.m/a.f/r.e/

The post Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit, pritet nga Prefekti i Shtëpisë Papnore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Rama shfaq pendesë: O Mari na ndrysho mendjen!

By: Brisi
5 February 2026 at 09:15

Kryeministri Edi Rama, ndodhet prej ditës së djeshme në Vatikan, në kuadër të një vizite zyrtare me Papa Leone XIV. Së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama, ai është shfaqur mëngjesin e sotëm në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, ku ka bërë edhe një lutje duke i kërkuar Shën Marisë […]

The post VIDEO/ Rama shfaq pendesë: O Mari na ndrysho mendjen! appeared first on BoldNews.al.

“Ndriço mendjet tona”, Rama ka një lutje për popullin shqiptar nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë

By: Fax Web
5 February 2026 at 09:00

Kryeministri Edi Rama ka vizituar bazilikën e famshme të Zojës së Këshillit të Mirë gjatë vizitës së tij zyrtare në Vatikan. Mëngjesin e kësaj të enjteje, ai ka ndarë në rrjetet e tij sociale disa momente nga vizita e tij, duke e shoqëruar bashkë me një mesazh ku i drejtohet me lutje nënës Mari.

“O Mari, Nënë e ëmbël e Këshillit të Mirë, kaq e dashur për bijtë e Shqipërisë në atdhe dhe jashtë atdheut! Sot po vijmë tek ti, edhe një herë, të ta besojmë popullin tonë, familjet tona, rininë tonë. Ti që je Zojë e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë, na udhëhiq në rrugën e së mirës, na jep dritë në dyshime dhe ngushëllim në provat e jetës. Nën mbrojtjen tënde kërkojmë strehë, o Virgjër e bekuar.

Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit. O Zoja e Këshillit të Mirë, lutu për ne!”, shkruan Rama.

Rama viziton bazilikën e Genazzano-s: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar

4 February 2026 at 18:59

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u ndal sot në bazilikën “Zoja e Këshillit të Mirë” në Genazzano, ndërsa po zhvillon vizitë zyrtare në Vatikan me ftesë të Selisë së Shenjtë.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, djali Zaho dhe delegacioni që e shoqëron kryeministri vizitoi këtë bazilikë ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467.

“Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës”, tha kryeministri, ndërsa ndau edhe fotoalbumin nga kjo vizitë.

Rama bëri të ditur se gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte të vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Shqipërisë që thirret edhe Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipërisë.

Në vijim të vizitës së tij, kryeministri do të vizitojë Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku do të pritet në oborrin “San Damaso”, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij.

Pritja do t’i paraprijë audiencës që kryeministri Rama do të ketë me papa Leonen XIV, në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik.

Më pas, vizita do të vijojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e Shën Gjon Palit II.

Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Pjesë e kësaj vizite do të jenë edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit. /j.p/

The post Rama viziton bazilikën e Genazzano-s: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama nis vizitën në Vatikan, ndan foto nga bazilika e famshme: Krah Zojës së Shqipërisë qëndron edhe flamuri ynë kombëtar!

By: D Marku
4 February 2026 at 18:57

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Vatikan. Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë disa fotografi e detaje nga takimi.

Reagimi:

VIZITA NË VATIKAN për takimin me Atin e Shenjtë, nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467

Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës.

Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Shqipërisë që thirret edhe Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipërisë.

The post Rama nis vizitën në Vatikan, ndan foto nga bazilika e famshme: Krah Zojës së Shqipërisë qëndron edhe flamuri ynë kombëtar! appeared first on Albeu.com.

Rama në Vatikan në pritje të takimit me Papën, viziton bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Askush se ka shkelur më parë

By: redi
4 February 2026 at 18:43

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda dhe djali i tyre Zaho ndodhen në Vatikan në pritje të takimit me Papën Leoni XVI. Ndalesën e parë e kanë bërë në Bazilikën e famshme të Genazzanos, ku ndodhet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, e njohur edhe si Zoja e Shqipërisë ose Regina di Albania. Kreu i qeverisë thekson se që nga viti 1467, asnjë kryetar shteti ose qeverie…

Source

Kryeministri vizitë zyrtare në Vatikan, do të pritet në audiencë nga Papa Leoni XIV

By: lindita
4 February 2026 at 14:30

Kryeministri Rama është nisur për një vizitë zyrtare në Vatikan, ku do të pritet në audiencë nga Papa Leoni XIV. Kryeministri shoqërohet nga bashkëshortja e tij znj.Linda Rama dhe delegacioni. Kryeministri do të vizitojë Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku do të pritet në oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij. Pritja do t’i paraprijë…

Source

VATIKAN – Papa Leone XIV: Të shmanget gara e armatimeve, pasi po kërcënon paqen midis kombeve

4 February 2026 at 12:21

VATIKAN, 4 shkurt /ATSH-ANSA/ – Duke ripërtërirë nxitjen time për çdo përpjekje konstruktive në favor të çarmatimit dhe besimit të ndërsjellë, ju bëj thirrje urgjente të mos e braktisni këtë instrument pa u përpjekur të siguroni ndjekjen e tij konkrete dhe efektive, deklaroi sot papa Leone XIV në lidhje me skadimin e traktatit të ri të armëve bërthamore, START.

“Situata aktuale kërkon që të bëjmë gjithçka që është e mundur për të shmangur një garë të re armatimesh që kërcënon më tej paqen midis kombeve”, shtoi ai.

”Është më urgjente se kurrë të zëvendësojmë logjikën e frikës dhe mosbesimit me një etikë të përbashkët të aftë për të udhëhequr zgjedhjet drejt së mirës së përbashkët dhe për ta bërë paqen një trashëgimi të mbrojtur nga të gjithë”, theksoi papa.

Këto deklarata papa Leone XIV i bëri në fund të audiencës së sotme duke kujtuar se “nesër skadon Traktati i Ri START, i nënshkruar në vitin 2010 nga presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Federatës Ruse”.

”Ai përfaqësonte një hap të rëndësishëm në përmbajtjen e përhapjes së armëve bërthamore”, shtoi ai./ a.jor.

The post VATIKAN – Papa Leone XIV: Të shmanget gara e armatimeve, pasi po kërcënon paqen midis kombeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas tensioneve në Venezuelë, Papa Leoni takon lideren e opozitës venezuelane në Vatikan

By: Rovena
12 January 2026 at 14:46

Vatikani bëri të ditur se të hënën 12 janar 2026, Papa Leoni XIV ka zhvilluar një takim me lideren e opozitës venezuelane dhe fituesen e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e bisedës. Takimi u përfshi në axhendën zyrtare të Papës për ditën e hënë, të publikuar në buletinin e përditshëm të Selisë së Shenjtë, por nuk ishte përmendur në një njoftim të mëparshëm për shtyp lidhur me programin e tij ditor.

Ditët e fundit, pas operacionit që çoi në kapjen e presidentit venezuelan Nicolás Maduro, Papa Leoni XIV ka bërë thirrje që Venezuela të mbetet një vend i pavarur. Në një fjalim të rëndësishëm mbi politikën e jashtme, të mbajtur të premten, Ati i Shenjtë dënoi përdorimin e forcës ushtarake si mjet për arritjen e qëllimeve diplomatike dhe kërkoi respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Venezuelë.

Maria Corina Machado, ish-anëtare e Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, ishte përjashtuar nga kandidimi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024 nga autoritetet e regjimin e Maduros. Pas këtij vendimi, ajo mbështeti një kandidat alternativ, i cili nga shumë vëzhgues u konsiderua fitues i zgjedhjeve, pavarësisht pretendimit për fitore nga ana e Maduros.

Vizita e Machado-s në Vatikan përkoi me ditën e lirimit të Alberto Trentinit dhe Mario Burlòs, përkatësisht punonjës humanitar nga Veneto dhe sipërmarrës nga Piemonte, të cilët kishin qenë të ndaluar në Venezuelë për 423 ditë. Lajmi për lirimin e tyre u konfirmua në orët e paradites nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Ndërkohë, liderja e opozitës venezuelane pritet të zhvillojë një takim «të martën ose të mërkurën» me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti amerikan, i cili megjithatë ka deklaruar se “përjashton mundësinë që Machado të ketë një rol udhëheqës në Venezuelë”.

Takimi i Machado-s me Papën dhe kontaktet e saj në Shtetet e Bashkuara vijnë në një moment delikat për Venezuelën, e cila po përballet me tensione të thella politike, ndërkombëtare dhe institucionale, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me vëmendje zhvillimet në vend.

VATIKAN – Leone XIV: Lufta është rikthyer në modë, paqja po kërkohet përmes armëve

9 January 2026 at 18:09

VATIKAN, 9 janar /ATSH-AA/ – Kreu i Vatikanit, Papa Leone XIV paralajmëroi sot se “lufta është rikthyer në modë”, duke shprehur shqetësim për erozionin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, ndërsa iu drejtua zhvillimeve të fundit në Gaza, Venezuelë dhe Ukrainë.

“Një zell për luftë po përhapet”, tha Papa në një fjalim para anëtarëve të trupit diplomatik të akredituar në Selinë e Shenjtë.

“Parimi i vendosur pas Luftës së Dytë Botërore, i cili i ndalonte vendet të përdornin forcën për të shkelur kufijtë e të tjerëve, është minuar plotësisht”, shtoi ai.

Papa theksoi se dialogu dhe diplomacia po zëvendësohen gjithnjë e më shumë nga ajo që ai e përshkroi si “diplomaci e bazuar në forcë”. “Paqja po kërkohet përmes armëve si kusht për të pohuar sundimin e dikujt”, tha ai duke paralajmëruar se një qasje e tillë “kërcënon rëndë sundimin e ligjit, i cili është themeli i çdo bashkëjetese paqësore civile”.

Papa shprehu shqetësim për tensionet në rritje në Amerikë, duke bërë thirrje për zgjidhje paqësore. “Unë përsëris apelin tim për të respektuar vullnetin e popullit venezuelian dhe për të mbrojtur të drejtat njerëzore dhe civile të të gjithëve, duke siguruar të ardhme stabiliteti dhe harmonie”, deklaroi ai.

Duke iu referuar Lindjes së Mesme, Papa tha se një “krizë serioze humanitare” vazhdon në Gaza pavarësisht armëpushimit të tetorit dhe përsëriti nevojën për t’u garantuar palestinezëve “të ardhme me paqe dhe drejtësi të qëndrueshme”.

Ai denoncoi dhunën në rritje kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke thënë se popullsia civile palestineze “ka të drejtë të jetojë në paqe në tokën e vet”. Duke theksuar të drejtën ndërkombëtare humanitare, Papa tha se parimet e saj përfaqësojnë angazhim të bërë nga shtetet në mbarë botën.

“Nuk mund ta injorojmë faktin se shkatërrimi i spitaleve, infrastrukturës energjetike, shtëpive dhe vendeve thelbësore për jetën e përditshme përbën shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, tha ai.

“Mbrojtja e parimit të paprekshmërisë së dinjitetit njerëzor dhe shenjtërisë së jetës gjithmonë ka më shumë rëndësi se çdo interes i thjeshtë kombëtar”, shtoi Papa Leone.   /os/

The post VATIKAN – Leone XIV: Lufta është rikthyer në modë, paqja po kërkohet përmes armëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja uron Krishtlindjen dhe kujton takimin me papa Leone XIV

25 December 2025 at 22:45

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë një mesazh urimi në ditën e Krishtlindjes, duke kujtuar takimin me Shenjtërinë e Tij, papa Leone XIV.

Në mesazhin e tij, ministri Gonxhja thekson se në këtë ditë të shenjtë, kur kremtohet Lindja e Krishtit, rikthehet me reflektim te një moment domethënës nga Audienca Jubilare, e zhvilluar disa javë më parë në sheshin “Shën Pjetri”, në Vatikan. Ai e cilëson takimin si një ditë mbresëlënëse, të mbushur me mesazhe paqeje, dialogu dhe solidariteti, vlera universale që, sipas tij, marrin një kuptim edhe më të thellë në këtë festë.

Ministri Gonxhja uron që kjo ditë të jetë burim drite, shprese dhe harmonie për të gjithë.

Gjatë takimit, ministri Gonxhja, i shoqëruar nga bashkëshortja, përveç falenderimit dhe fjalëve të mirënjohjes, i dhuroi papës Leone edhe një disk vinili me këngët shqiptare të lirisë, një libër mbi vëllezërit Marubi dhe një pllaketë nderi në emër të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë.

Vizita e ministrit Blendi Gonxhja në Vatikan
1 nga 21
Vizita e ministrit Blendi Gonxhja në Vatikan

/a.f/r.e/

The post Gonxhja uron Krishtlindjen dhe kujton takimin me papa Leone XIV appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krishtlindjet globale: Tradita unike nga Vatikani në SHBA

By: nik
25 December 2025 at 07:19

Festimet e Krishtlindjeve janë në kulmin e tyre anembanë botës, duke ofruar një gamë të gjerë traditash dhe shërbimesh. Nga Santat që bëjnë ski uji në SHBA dhe Mesha me Papa Leonin XIV në Vatikan, deri te hedhja e copave gjigante të mishit në turmat e Londrës, gëzimi i festës është i pranishëm kudo. Këto ngjarje theksojnë diversitetin e mënyrave se si njerëzit shënojnë këtë festë të rëndësishme.

Source

❌
❌