Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Spiropali: Të angazhuar për arritjen e marrëveshjes për pensionet me Greqinë

17 December 2025 at 19:12

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një takim me komunitetin shqiptar në Athinë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së lidhjes me rrënjët dhe kulturën shqiptare jashtë vendit.

“Ku ka shqiptarë, ka zemër të mirë, ngrohtësi, atdhedashuri”, shkruan Spiropali në postimin e saj, duke vlerësuar sakrificën, punën dhe dinjitetin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

“Me shqiptarët e Greqisë, që përfaqësojnë një kapitull të gjallë të historisë moderne të Shqipërisë, në një pritje të veçantë kuqezi në zemër të Athinës. Krenare për këtë komunitet që me sakrificë, punë, ndershmëri, dinjitet ka ndërtuar jetën pa harruar rrënjët”, theksoi ministrja.

Ministrja nënvizoi angazhimin e plotë të qeverisë për të arritur Marrëveshjen për Pensionet, një hap i rëndësishëm për garantimin e të drejtave dhe përmirësimin e aksesit në shërbime për qytetarët shqiptarë në Greqi.

“Ne jemi plotësisht të angazhuar për të arritur Marrëveshjen për Pensionet, për garantimin e të drejtave dhe rritjen e aksesit në shërbime për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi”, theksoi Spiropali.

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë.

Vizita nisi dje në Presidencën greke, ku Spiropali u prit nga Presidenti i Republikës, Konstantinos Tasoulas.

Më pas, Spiropali pati në një takim dypalësh me homologun e saj, Gerapetritis, ku u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, mbështetja e e Greqisë për integrimin europian të Shqipërisë dhe avancimi i bashkëpunimit strategjik në rajon.

Pas takimit dypalësh, ministrat mbajtën një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Mëngjesin e ditës së dytë, Spiropali zhvilloi takime me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Dendias, dhe me përfaqësues të bizneseve dhe sipërmarrjeve që operojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë, për të diskutuar potencialin e bashkëpunimit ekonomik.

/gj.m/a.f/

The post Spiropali: Të angazhuar për arritjen e marrëveshjes për pensionet me Greqinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Buxheti 2026/ Kryeministri Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje

By: V K
7 December 2025 at 10:16

Ditën e sotme, në podcastin “Flasim”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka folur sërish për buxhetin e vitit 2026.

Rama tha se pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje, duke theksuar se Shqipëria tashmë është në një nivel tjetër.

“Edhe gjatë kësaj jave, kemi qenë në dispozicion të qytetarëve, me parashtresat në detaje, përmes dëgjesave publike, të buxhetit të vitit që është në prag, një vit, që hyn me këmbë të mbarë për shqiptarët sa i përket të ardhurave në radhë të parë, në paga e pensione, por edhe sa i përket investimeve publike, që do të shënojnë përsëri, të gjitha këto së bashku, një rritje historike.

Tanimë, Shqipëria është në një nivel tjetër. Ky është një fakt që do të bëhet çdo vit dhe më i prekshëm në jetën e përditshme të njerëzve tanë, të atyre që jetojnë me punë, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat, në jetën e përditshme të pensionistëve, gjyshërve dhe gjysheve tona, në jetën e përditshme të atyre më në nevojë, për të cilët mbështetja, mbrojtja sociale, vjen duke u rritur. Sepse ata që na dhanë besimin e jashtëzakonshëm, me 83 mandate, një mbështetje e paprecedentë, për Shqipërinë 2030, jo vetëm meritojnë çdo vit e më shumë, por do të kenë çdo vit e më shumë, pasi barra e borxhit ndaj tyre është e tillë që do të na bëjë të vazhdojmë të rrisim punën tonë përditë e përditë”, tha Rama.

The post Buxheti 2026/ Kryeministri Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje appeared first on Albeu.com.

Braçe kritika për buxhetin: Pensionet të turpshme, duhet një reformë e plotë

By: Elva
4 December 2025 at 22:18

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar skemën aktuale të pensioneve me të cilin kryeministri Edi Rama ka rrahur gjoksin prej muajsh, duke e cilësuar atë “një çështje që bën me turp cilindo”. I ftuar në emisionin “Top Story”, Braçe tha se, edhe pse buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm është i ndërtuar […]

The post Braçe kritika për buxhetin: Pensionet të turpshme, duhet një reformë e plotë appeared first on BoldNews.al.

Rama: Nis rritja progresive e pensioneve dhe paga minimale 500 euro nga janari 2026

By: melisa
30 November 2025 at 19:45

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se nga 1 janari 2026 do të nisë rritja progresive e pensioneve në Shqipëri, një masë që synon përmirësimin gradual të mirëqenies së pensionistëve dhe fuqisë blerëse të qytetarëve. Gjatë nisjes së podkastit “Flasim”, Rama theksoi se politika e qeverisë për rritjen e pensioneve do të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme gjatë viteve të ardhshme: “Me hyrjen e vitit…

Source

A po e rrezikon debati për pensionet qeverinë gjermane ?

By: Brisi
20 November 2025 at 08:22

Qeveria federale, një koalicion konservatorësh (CDU/CSU) dhe socialdemokratësh (SPD) që janë në pushtet nga maji 2025, i premtoi popullit gjerman se do të debatonte shumë më pak se qeveria e mëparshme nën ish-kancelarin Olaf Scholz (SPD). Në disa aspekte, deri më tani ka pasur sukses në këtë. Ka pasur debate të nxehta për çështje të tilla […]

The post A po e rrezikon debati për pensionet qeverinë gjermane ? appeared first on BoldNews.al.

Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë

14 November 2025 at 14:51


Janë ekzekutuar sot pensionet bazike me rritje në Kosovë, nga 120 në 150 euro.

Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se nga ky muaj, pensioni minimal prej 120 euro bëhet 150 euro në muaj.

“Kurse sot me rritjen e paraparë janë ekzekutuar pensionet bazike dhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara. Rritjen ekonomike dhe të buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë më së shumti nevojë”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë sot se asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti".



“Pensioni Bazik të cilin e gjetëm me vlerë 90 euro/muaj në fillim të mandatit, prej sot procesohet me rritje me vlerë 150 euro/muaj. Pra 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%. Ngjashëm edhe Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuara, të cilat i gjetëm me 75 euro/muaj dhe nga sot ato bëhen 150 euro/muaj, apo 100% rritje brenda mandatit", tha ai.

Tutje, ai shkroi se "Gjithashtu, kemi rritur edhe mbështetjen për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, por edhe pensionin invalidor e atë familjar. Qeveria për pensionistët".

Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë pati thënë se nga muaji nëntor do të rriten pensionet dhe shtesat për fëmijë.

Kurti, para kabinetit qeveritar, i ka quajtur këto lajme të mira për qytetarët./Telegrafi/

Rama: Nga janari pensionet do rriten çdo muaj, deri në fund të mandatit

4 November 2025 at 09:56


Kryeministri Edi Rama tha përmes një videomesazhi në rrjetet sociale se, duke nisur nga janari i këtij viti pensionet do rriten çdo muaj përtej indeksimit vjetor

.Rama bëri me dije se qeveria miratoi një natë më parë projektbuxhetin 2026, ndërsa theksoi se ky mandat do të jetë ai i rritjes së pensioneve duke e çuar pensionin e plotë në 400 mijë lekë të vjetra deri në fund të mandatit.

“Në fund të mandatit pensioni mesatar urban shkon 40 mijë leke nga 27 mije leke qe është sot, pensioni urban i pjesshëm 22 mijë lekë nga 15 mije leke qe është aktualisht, pensioni rural shkon 18 mije leke nga 11.5 mije lekë që është sot, pensioni familjar shkon 18 mijë nga 11 mije leke qe është sot”, tha Rama./euronewsalbania/

Rritja e shtesave për fëmijë dhe pensionet, Krasniqi: Kurti nuk mund me rikthy besimin e qytetarëve

31 October 2025 at 12:06


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar sot pas vendimit të qeverisë në detyrë për rritjen e shtesave për fëmijë dhe pensioneve.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se “thesi i mashtrimeve të një “babadimri” që kurrë s’erdhi për qytetarët e Kosovës, sado që premtoi çdo vit për pesë vjet, s’mundet me e rikthy besimin e humbur te qytetarëve”.

“Thesi i mashtrimeve të një ‘babadimri’ që kurrë s’erdhi për qytetarët e Kosovës, sado që premtoi çdo vit për pesë vjet, s’mundet me e rikthy besimin e humbur te qytetarëve e as nuk mund të arrijë qëllimin e blerjes së votës për balotazh dhe për zgjedhje parlamentare.

Krejt ato që sot u thanë në mbledhjen e fundit të kësaj qeverie, e që s’u bënë pesë vjet me radhë, do të bëhen: më mirë, më shumë e më shpejt, por me qeverinë e ardhshme, pa Albin Kurtin e pa Vetëvendosjen.

Mashtrimi elektoral nuk kalon. Uji i turbullt s’pihet dy herë!”, shkruan ai. /Telegrafi/


“Turp për qeverinë”: Pensionistët në protestë për pensione dhe barazi sociale

30 October 2025 at 16:39

Dhjetëra pensionistë dhe ish-minatorë protestuan të enjten para Kuvendit, duke kërkuar rritje të pensioneve, miratimin e minimumit jetik dhe trajtim dinjitoz për moshën e tretë.

Protesta u organizua nga Lëvizja Bashkë, e cila gjatë vitit të kaluar zhvilloi tetë tubime të tilla, me fokus kryesor dinjitetin për pensionistët.

“Jam i pakënaqur nga pensionim sepse niveli i jetesës është i lartë. Nuk më del pensioni për drita, për ujë, për të ngrënë, për ilaçe”, u shpreh një nga protestuesit, i cili tha se varej kryesisht nga fëmijët në emigrim.

Një tjetër pensionist që foli përmes megafonit, duke e quajtur pensionin e tij “qesharak” dhe “fyerje për dinjitetin njerëzor”.

“Turpi është i qeverisë, i kryeministrit dhe i atyre që e korruptuan këtë vend,” tha ai.

Në protestë morën pjesë edhe ish-minatorë, të cilët kërkojnë njohjen e statusit.

“Kam punuar 24 vjet nëntokë në Bulqizë dhe dola me pension të pjesshëm. Jetoj me dhimbje kraharori e me një pension qesharak që s’më del për asgjë,” rrëfeu një prej tyre, i cili tregoi se kishte probleme me frymëmarrjen.

Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, akuzoi qeverinë për “tradhti ndaj pensionistëve dhe punëtorëve” dhe se në tre vite ka rritur pensionet më pak se 10%.

“Tradhtarët nuk e kanë vendin në parlament, por në burg,” theksoi Qori.

Deputeti Redi Muçi shtoi se situata e pensionistëve është përkeqësuar, me çmime të rritura dhe indeksim minimal prej 2.5%.

Aktivisti Emiljando Kita theksoi se shumica e pensionistëve mbijetojnë vetëm falë ndihmës së fëmijëve.

“Nëse s’do të kishin fëmijët, do të vdisnin për bukë, do të vdisnin nëpër spitale apo në shtëpi se nuk do të kishin ilaçe,” theksoi Kita, sipas së cilit vetëm protesta mund ta ndryshojë këtë gjendje.

Gjatë fushatës së 11 majit, Partia Socialiste premtoi rritje të pensionit mesatar deri në 400 euro, por deri tani është bërë vetëm indeksimi vjetor.

Lexoni gjithashtu:









The post “Turp për qeverinë”: Pensionistët në protestë për pensione dhe barazi sociale appeared first on Citizens.al.

Më shumë para për pensionet/ Qeveria rishikon buxhetin e 2025, shtohen fondet për bonusin

21 October 2025 at 23:22

Rishikohet për herë të tretë buxheti për vitin 2025 duke i kushtuar më shumë vëmendje pensionistëve.

Akti normativ i publikuar tashmë dhe  në fletore zyrtare parashikon  rritjen e nivelit të planifikuar të të ardhurave të përgjithshme me 12.1 miliardë lekë  duke bërë që totali i të ardhurave të arrij në 770 miliardë lekë deri në fund të vitit.

Ndër të tjera është parashikuar edhe një rritje e  shpenzimeve të përgjithshme me rreth 5.7 miliardë lekë.

Një fond i konsiderueshëm parashikohet që të rialokohet për pensionistët. vetëm për bonusin ka pasur një shtesë prej 5.9 miliardë lekësh duke e çuar në total fondin për bonusin në 9 .7 miliardë  lekë ose mbi 98 milione euro.

Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, i cili në vijimësi ka shënuar  rritje të masës së përfitimit, ka gjithmonë në plotësimit të nevojave të rreth 756 mijë pensionistësh. Edhe pse vendimi pritet të saktësohet më vonë edhe këtë vit shpërblimi për pensionistët pritet të jetë me fasha të ndryshme sipas nivelit të pensionit.

Rishpërndarja e fondeve është bërë pas rritjes së të ardhurave në buxhet dhe ndryshimit të strukturës së re të qeverisë që doli pas zgjedhjeve të 11 majit. Po ashtu  një shtesë fondesh  prej 6 miliardë lekës janë parashikuar edhe për ministrinë e infrastrukturës dhe Energjinë për avancimin e projekteve të ndryshme, konkretisht: 2.4 mld lekë në transportin rrugor për projekte me performancë të mire.Konkretisht është parashikuar që fondet të përdoren kryesisht për ndërtimin e  rrugës lidhëse Tiranë – Elbasan me korridorin VIII,rikualifikim  e Superstradës Tiranë–Durrës si dhe për ndërtimin e  rrugës Kashar- Nyja Vaqarr.

Po ashtu shtesë fondesh është paarshikuar edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme me rreth 648mln lekë shtesë për nevoja të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Gjendjes Civile dhe prefekturave. Si dhe  Ministrinë së Drejtësisë me rreth 152 mln lekë shtesë për nevoja të burgjeve

12.8mln lekë shtesë janë aprovuar edhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për kompensimin financiar paszgjedhor të partive politike.

Pensionet, vetëm 8% e mesatares europiane/ Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE

By: V K
16 October 2025 at 07:50

Shqipëria po synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Për të arritur standardet e BE në shumicën e fushave duhen dekada, por në disa të tilla, si pensionet Shqipëria po bën hapa pas.

Pensionet mesatare në Shqipëri në raport me mesataren e BE-së po vijnë në ulje përllogarit Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare.

Kjo do të thotë se pensionet në BE vitet e fundit janë rritur me ritme më të larta se në Shqipëri, duke thelluar më tej hendekun, në vend që të ngushtohej.

Ekspertët e Vjenës përllogarisin se pensioni mesatar në Shqipëri, ishte 8% e mesatares europiane në 2022, një diferencë që tregon hendekun e madh social dhe ekonomik që qytetarët shqiptarë përballen në moshën e tretë.

Në fillim të dekadës, n vitin 2010, pensionet shqiptare ishin sa 7.5% të mesatares së BE-së, një nivel shumë i ulët në krahasim me standardet europiane.

Gjatë viteve në vijim kishte një rritje e qëndrueshme, duke arritur kulmin në vitin 2018, kur pensionet shqiptare arritën në rreth 9.3% të mesatares së BE-së. Ky ishte momenti më i favorshëm gjatë 2010-2022.

Pas vitit 2018, trendi ndryshoi ndjeshëm, pasi në 2019 – 2020 pensioni mesatar në vendin tonë zbriti sa 7.7% e nivelit të BE-së. Në vitin 2022 ka rimëkëmbje të lehtë duke u ngjitur në 8% të mesatares së BE-së.

Teksa gjatë dekadës së kaluar kishte një rritje te qëndrueshme ndërmjet pensionit mesatar në Shqipëri dhe pensionit mesatar në BE, trendi u kthye ne rënie pas pandemisë.

Ky regres lidhet kryesisht me nivelin e ulët të të ardhurave shtetërore për sistemin e sigurimeve shoqërore, informalitetin e lartë në tregun e punës dhe mungesës së mekanizmave që rrisin pensionet sipas kostos reale të jetesës.

Ekspertët bëjnë thirrje se pa reforma të thella strukturore në financimin e pensioneve diferenca me BE do të vazhdojë të thellohet.

Personat mbi 60-vjeç përbenë në 29.2% të popullsisë totale në një janar të këtij viti, nga 15.4% që ishin në vitin 2011.

Teksa popullsia e përgjithshme është në rënie me rreth 15% ndërmjet censeve 2011 dhe 2023, personat në moshë pensioni po rriten, duke shtuar me tej presionin mbi skemën e sigurimeve shoqërore në periudha afatgjata.

INSTAT raportoi se popullsia mbi 60 vjeç arriti ne mbi 691 mijë persona në 1 janar 2025, ose 54 për qind më shumë se në vitin 2011.

Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë se përmirësimi i të ardhurave për pensionistët bëhet duke rritur numrin e kontribuuesve në sigurimet shoqërore, përmirësim të administrimit të fondeve të pensionit dhe rritjen e pensioneve me ritmin e pagave mesatar, siç a e kanë bërë disa vende të Rajonit./ Monitor

The post Pensionet, vetëm 8% e mesatares europiane/ Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE appeared first on Albeu.com.

Pensionet/ Ekspertja e Ekonomisë: Niveli i ulët i indeksimit, i pritshëm. Sefa: Zgjidhja do të ishte indeksimi i diferencuar

10 October 2025 at 20:09

Tashmë prej 1 tetorit ka hyrë në fuqi edhe indeksimi për pensionet, këtë herë në masën 2.5% janë përfitues të këtij detyrimi ligjor që qeveria ka për këtë kategori mbi 753 mije individë.

Me këtë indeksim pensioni urban arrin ne 20 100,. Ndërsa ai rural 12 170 lekë.

Për të folur për këtë çështje të ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ishte eksperti i Ekonomisë, Ergis Sefa dhe Ekspertja e Ekonomisë, Romina Radonshiqi dhe në një lidhje të drejtpërdrejtë ekspertja Teuta Nunaj.

Gjatë fjalës së saj, ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi tha se ishte e pritshme që indeksimi të ishte në një nivel të ulët, duke shpjeguar se inflacioni ka qenë në nivelet më të ulëta.

“Është një formulë e përcaktuar dhe pritej që të ishte në një nivel të ulët indeksimi pasi edhe inflacioni ka qenë në nivelet më të ulëta. Çështja është që gjatë vitit të kaluar kemi pasur një ulje të përgjithshme të çmimit, një inflacion disi më të ulët se një vit më parë dhe kjo është arsyeja përse kemi 2.5%.”, tha ajo.

Nga ana e tij eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, shpjegoi indeksimin e pensioneve, duke nënvizuar se zgjidhje sipas tij do të ishte indeksimi i diferencuar.

“Duhet të bëjmë një dallim ndërmjet indeksimit dhe rritjes. Indeksimi nuk është rritje. Indeksimi është detyrimi ligjor për të barazuar me rritjen e çmimeve. Janë rritur çmimet në njëfarë niveli të caktuar, dhe qeveria tenton që të indeksojë pensionet në të njëjtin nivel në mënyrë që të ngelë po e njëjta fuqi blerëse. Pra nuk është se është një rritje, por ndodh e përvitshme si pasojë e inflacionit. Padyshim që është i vogël se si pasojë e përgjithshëm inflacioni ka qenë i vogël. Por nëse do të marrim dhe këtu është problemi që kanë një pjesë e mirë e pensionistëve, vetëm produktet bazë që përdorin pensionistët. Kryesisht janë tek ushqimet dhe tek barnat dhe po të shohim çmimet janë mbi 2.5 % rritja e tyre dhe këtu pastaj ka vend për diskutim. Pasi të dhënat tregojnë që duhet të kemi indeksim më të lartë. Kush ka një pension më të ulët të ketë një indeksim më të madh…Pra futet edhe indeksimi i diferencuar. Por këto janë çështje për t’u diskutua”, tha ai.

/abcnews.al/

Tre dekada pritje: Ish-minatorët rikthehen të kërkojnë statusin

9 October 2025 at 13:55

Prej 30 vitesh, ish-punonjësit e minierave kërkojnë miratimin e “statusit të minatorit”, por politika i ka mënjanuar. Peticione të shumta të nisura prej tyre janë arkivuar. Premtimet mbeten, ndërsa jetët e tyre vijojnë me të njëjtat vështirësi.

Të enjten, më 9 tetor, një grup ish-minatorësh, të mbështetur nga Lëvizja Bashkë dhe deputeti Redi Muçi, u mblodhën sërish para Parlamentit, teksa pjesa kryesore e deputetëve hynë në seancë duke i shpërfillur.

“Punuam gjithë jetën, prapë bosh e kemi kuletën!”

Teksa roja e sigurisë i hapi makinën, ish-Kryeministri Sali Berisha, sërish deputet dhe drejtues i Partisë Demokratike, i drejtoi dy gishtat lart në mënyrë automatike ish-minatorëve, të cilët ishin pozicionuar në hyrje të institucionit.

Mes replikave dhe thirrjeve “Ik, largohu!” dhe disa të tjerëve të cilët i rikujtonin statusin, ish-Kryeministri u ktheu kurrizin turmës, ashtu siç në të vërtetë ka vepruar ish-qeveria e tij dhe qeveria aktuale ndaj këtij grupimi ndër vite.

Ndër pankartat që mbanin në duar ish-punonjësit e nëntokës lexohej: “Punuam gjithë jetën, prapë bosh e kemi kuletën!”, “Statusi i minatorit premtim elektoral që prej 1991”, apo “Boll u tallët me ish-minatorët”.

 “Kam këputur kolonën në minierë, në moshën 22 vjeç. Që atëherë nuk kam marrë kokërr leku, dëmshpërblim të aksidentit. Ku është ky shtet? Ku është ky parlament?” tha në protestën e sotme përpara Kuvendit, Ali Plaka, Kryetari i Shoqatës së Invalidëve Para dhe Tetraplegjikë.

Më shumë se tre mijë minatorë kërkojnë statusin prej dekadash, pasi një mbrojtje e tillë ligjore do t’u siguronte atyre më shumë përkrahje sociale, siguri në punë, rritje pagash, pensionesh dhe përkujdesje shëndetësore.

Përveç dëmtimeve në punë, të pakompensuara, jetesa e ish-minatorëve është vështirësuar më tej me inflacionin dhe rritjen e ndjeshme të kostos së jetesës.

“Turp i botës, të marri deputeti 4 mijë euro dhe një minator dhe pensionist të marri më pak nga të gjithë, që ata kanë punuar nën sipërfaqe, apo në fabrikë” tha ish-minatori Ymer Kadiolli.

Premtime boshe dhe peticione të fjetura

Protestat e ish-minatorëve nisën fillimisht të vetë-organizuara me pak anëtarë, diku gjashtë-shtatë persona, më pas u strukturuan në formë të organizuar dhe që prej tetorit të 2023, ata paraqiten herë pas herë përpara institucioneve kryesisht me mbështetjen e Lëvizjes Bashkë.

Në dhjetor të vitit 2020, Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës i dorëzoi Kuvendit një peticion me 10,680 firma për këtë çështje, por katër vite më vonë nuk ka asnjë përgjigje.

Premtimet janë përsëritur ndër vite. Në vitin 2009, Kryeministri aktual Edi Rama, asokohe në opozitë, pati premtuar disa herë miratimin e tij. Por edhe pse tashmë drejton vendin prej vitit 2013, ky premtim mbetet i parealizuar.

Në 2018, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, deklaroi se një draft ishte gati, por ai nuk u prezantua kurrë. Në të njëjtin vit, Rama e premtoi sërish gjatë një takimi me minatorë, por sërish, asgjë nuk ndryshoi.

Më herët, në vitin 2017, ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, kishte paraqitur një propozim të ngjashëm me ata të minatorëve, por që shumica socialiste e rrëzoi me pretendimin se dëmtonte skemën e pensioneve.

The post Tre dekada pritje: Ish-minatorët rikthehen të kërkojnë statusin appeared first on Citizens.al.

Nga 1 tetori rriten pensionet në Shqipëri, përfitojnë mbi 700 mijë të moshuar

30 September 2025 at 10:48



Nga 1 tetori 2025 pensionet do të rriten në masën 2.5%. Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve për 721,398 pensionistë.

Nga vendimi do të përfitojnë kategoritë e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, familjarët. Pjesë e vendimit do të jenë edhe qytetarët të cilët dalin në pension duke filluar nga data 1 tetor.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1,140,000,000 lekë, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. /Euronews/

“Indeksimi i pensioneve, akt i pritshëm”, ekspertja: Politika e bonuseve për pensionistët do të vijojë

29 September 2025 at 14:31

TIRANË– Pensionet pritet të indeksohen në vlerën 2.5 për qind.

Ky është vlerësimi i dalë nga Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët i përllogaritur nga Instituti i Statistikave, i cili pritet të marrë aprovimin në Këshillin Administrativ të Sigurimeve Shoqërore e më pas në qeveri.

Shtesa që pritet të marrin pensionistët është  rreth 490 lekë, për pensionet urbane dhe 296 lekë për ato rurale.

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, në një intervistë për emisionin “Money Report” tha se kjo është një masë e pritshme dhe synon ruajtjen e fuqisë blerëse për pensionistët. Nunaj tha se bonusi që qeveria ka dhënë vitet e fundit pritet të vijojë.

“Një masë rritjeje që ishte e pritshme. Synim është të ruhet fuqia blerëse për pensionistët. Unë gjykoj për 2025, do jetë sërish bonusi, jo më ai bonusi i përhershëm 5 mijë lekë, por besoj se do jetë mbi 10 mijë lekë. Besoj se qeveria do vijojë t’i qëndrojë politikës së bonusit për aq kohë sa nuk do kemi një rritje reale të pensioneve, nëse rriten ato, atëherë duhet riparë politika e bonusit”, tha Nunaj.

Ajo shtoi se objektivi për ta çuar pensionin minimal në nivelin e 200 eurove është i arritshëm, ndërsa theksoi se zhvillimet ekonomike janë pozitive.

“Pensionet minimale në vlerën 200 euro janë të realizueshme. Ekonomia shqiptare në nivel makro është pozitive dhe ka stabilitet. Këto masa janë në linjë me pritshmëritë e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare”, deklaroi ekspertja./abcnews.al

Indeksimi i pensioneve/ Eksperti Kujtim Hoxha: Ja me sa para pritet të rritet pagesa që do të marrin të moshuarit

By: V K
22 September 2025 at 09:14

Indeksimi i pensioneve, një proces i detyrueshëm ligjor që ndodh çdo vit për të kompensuar ndikimin e inflacionit te pensionistët, është ende në pritje, ndërsa afrohet data 1 tetor.

Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, teksa ishte i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, deklaroi se situata mbetet e paqartë për shkak të mungesës së një rishikimi të buxhetit nga qeveria e re.

“Pensionistët presin me të drejtë indeksimin, është një detyrim ligjor. Viti 2025 përkon me krijimin e qeverisë së re, e cila ka përfshirë pensionet në programin ekonomik, por deri tani nuk është bërë asnjë rishikim i buxhetit, që është i domosdoshëm për të reflektuar këtë indeksim”, tha Hoxha.

Ai theksoi se bëhet fjalë për një çështje që prek mbi 700 mijë pensionistë, ndërkohë që pensionet aktuale janë të ulëta dhe nuk mbulojnë rritjen reale të kostos së jetesës.

Sipas Hoxhës, të dhënat zyrtare të INSTAT për inflacionin nuk pasqyrojnë realitetin ekonomik me të cilin përballen pensionistët.

“INSTAT raporton një inflacion prej 3.4%, por kjo është për gjithë popullsinë. Për indeksimin e pensioneve duhet marrë për bazë një llogaritje specifike për shportën e konsumit të pensionistëve – që përfshin medikamente dhe produktet bazë të jetesës – dhe në këtë rast inflacioni është dukshëm më i lartë”, shtoi ai.

Sipas ekspertit, qeveria mund të vendosë të marrë si referencë shifrën e INSTAT, megjithëse ajo nuk reflekton realisht rritjen e çmimeve për pensionistët.

“Në dijeninë time, ndonëse jo zyrtare, parashikimi është që rritja do të jetë më pak se 3%. Kjo do të thotë se një pensionist që aktualisht merr rreth 190 mijë lekë të vjetra, mund të marrë një rritje prej vetëm 580 deri në 600 lekë të vjetra”.

The post Indeksimi i pensioneve/ Eksperti Kujtim Hoxha: Ja me sa para pritet të rritet pagesa që do të marrin të moshuarit appeared first on Albeu.com.

Pensionet greke në rënie, shifra mesatare zbriti në 783 euro bruto

15 September 2025 at 15:15

Pensionet mesatare kryesore në Greqi në muajin korrik ishin nën 800 euro bruto, ndërsa edhe pensionet suplementare shënuan një rënie të ndjeshme, sipas të dhënave nga sistemi Helios. Ky fakt jo vetëm që thekson nevojën për heqjen e të ashtuquajturës “diferencë personale” që është paralajmëruar tashmë, por edhe nënvizon domosdoshmërinë e monitorimit të vazhdueshëm të […]

The post Pensionet greke në rënie, shifra mesatare zbriti në 783 euro bruto appeared first on BoldNews.al.

Fillon përgatitja për dimër, çmimet të larta e pagat të ulëta

14 September 2025 at 10:15


Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, pemët dhe perimet, kryesisht të stinës, ishin ndër më të kërkuarat nga qytetarët. Kjo për shkak se shumë prej tyre tashmë kanë nisur përgatitjen për turshi. Megjithatë, çmimet po u duken të larta për standardin e jetesës.

“Kemi filluar disa përgatitje, pak turshi e domate kështu. Por sivjet çmimet janë shumë të shtrenjta, rrogat janë të ulëta, ashtu edhe pensionet”, thotë një qytetar i intervistuar.

Për shkak të çmimeve, disa thonë se ende nuk kanë filluar të furnizohen.

“Ende nuk jemi përgatitur, sepse ka kohë dhe çmimet janë të shtrenjta në treg. Me një pension nuk ia dalim, po duhet të blejmë sot për nesër”, thekson një tjetër qytetar i intervistuar.

Por nuk është fjala vetëm për pemë e perime. Qytetarët ankohen edhe për rritjen e çmimeve të produkteve të tjera, si buka – një produkt bazë i ushqyerjes, jo vetëm gjatë një sezoni.

“Çmimi është i lartë, duhet ndoshta të stimulohen bujqit…”, thotë një qytetar.

Ata që kanë mundësi për t’u furnizuar me mish për dimër, thonë se çmimi i tij sillet deri në 13 euro për kilogram. Krahas furnizimit me turshi, miell e mish për muajt në vijim, qytetarët po sigurojnë edhe dru e pelet për ngrohje.

Të gjithë ata që si burim ngrohje kanë drutë, përballen me një çmim që këtë vit sillet deri në 65 euro për metër.

Ndërsa temperaturat kanë nisur të bien, qytetarët që po përgatiten për muajt e ftohtë thonë se mbeten me shpresën se përballja me çmimet e larta do të jetë më e lehtë sesa përballja me të ftohtin./RTK

Rritet interesi për pensionet private/ AMF: Skemës iu shtuan 3 mijë kontribuues të rinj në pjesën e parë të vitit

2 September 2025 at 15:12

Qytetarët shqiptarë kanë shtuar interesin për tu bërë pjesë e skemave private të pensioneve. Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti rezulton se në total numri i kontribuuesve arriti në mbi 48 mijë e 241  duke u shtuar me 3 mijë e 315 persona më shumë.

Nëse bëjmë një krahasim të shifrave me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se rritja është me 7.4%.

Statistikat zyrtare tregojnë se tregu i pensioneve private ka një total asetesh neto prej rreth 13.8 miliardë lekësh. Këto tregues konfirmojnë rritjen e interesit të qytetarëve dhe bizneseve për skemat e pensioneve vullnetare, si një alternativë plotësuese ndaj skemës publike.

Por pavarësisht kësaj tendence gjithmonë në rritje gjatë viteve të fundit pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë në skemën e pensioneve private vlerësohet ende e ulet.

Nga të dhënat konfirmohet se aktualisht në këtë skemë Numri i individëve që kontribuojnë në një pension privat është rreth 6% e numrit të përgjithshëm të kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore.

Ekspertët sugjerojnë këtë pjesëmarrjen në këtë skemë pasi  nëse pensionet private do të ishin më të zhvilluara kjo do të lehtësonte barrën e skemës publike. Për të nxitur këtë skemë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka ndërmarr disa ndryshime ligjore që synojnë të ulin tarifat në rastet kur fondi tërhiqet me këste.

Në Shqipëri skema e pensioneve private mbetet ende e panjohur për popullsinë e gjerë por ajo ofron një mundësi për rritje reale të pensioneve, nga pikëpamja e të ardhurave. Nëse një person ka mbyllur para në skemën private të pensioneve paratë e investuara nuk humbasin, ato trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror që pushon së ekzistuari me humbjen e jetës së pensionistit.

/abcnews.al/

Kamza: Nga shpresa për një shtëpi, në dëshirën për të ikur

15 August 2025 at 15:13

Gjeografikisht Kamza etiketohet si periferia e Tiranës, por në realitet ajo ka ndërtuar identitetin e saj, si një arkivë e gjallë përpjekjesh sociale, politike dhe kulturore.

Në këtë mozaik urban me mbi 96 mijë banorë, historitë individuale kthehen kolektive si rezultat i sfidave të njëjta të migrimit të brendshëm.

Një nga këto histori është ajo e familjes së Luke Balës, e cila la Pukën për t’u vendosur në Kamëz rreth tre dekada më parë.

Por përpjekja e tyre për një jete më të mirë duket se vazhdon: nga migrimi i brendshëm, te emigrimi jashtë vendit. Familja e Bala po përballet me të njëjtën situatë si tre dekada më parë në një valë të dytë mërgimi teksa dy djemtë e saj janë zhvendosur në Gjermani dhe Itali.

“Vendimin e mori burri që më ka vdekur, se iku kooperativa ishim dy familje, dy kurora, dhe ishte jeta e papërballueshme. Ka ardhur burri, ka marrë një tokë, ka bërë një barakë, pastaj na ka marrë neve, katër fëmijë dhe mua,” tregon Lukja.

Në vitet pas rënies së diktaturës shumë familje si e Lukes u zhvendosën nga zonat rurale drejt rrethinave të Tiranës.

Rasti i saj, ndihmon për të kuptuar zhvillimin e Kamzës si qytetin e atyre njerëzve që mbërritën dhe e ndërtuan ngadalë pa pasur infrastrukturë dhe garanci ligjore. Shumë nga ndërtimet e asaj vale migrimi mbeten informale edhe sot.

S’kisha gjithçka unë këtu. Ujë s’kishte drita s’kishte, një dhomë barake ishte, thashë ‘Paskam qenë mirë atje!’, kur erdhëm fillimisht. Fëmijët ishin të vegjël, më i madhi 13 vjeç, më i vogli 2 vjeç,” kujton Lukja.

“Filluam, mora lopën, mora delet, pulat e gjërat që ishin aty, tokë kishte boll, kishim nga të kullosnin, burri iku roje atëherë punonte te lumi ngarkonin makina me gurë,” vijon Lukja teksa thekson se djali i madh emigroi teksa ishte vetëm 13 vjeç.

“13 vjeç më ka ikur i madhi, edhe ashtu nga pak, nga pak e bëmë këtë shtëpi” shprehet ajo.

Për Luken zhvendosja në Kamëz erdhi me shumë vështirësi, që nga ndërtimi i shtëpisë e deri në ditët e sotme ku ajo vuan ende mungesën e legalizimit.

“Kemi 19 vite që i kemi futur letrat edhe nuk janë bërë ende legalizimet, na thonë shko këtu, shko atje, do bëhen, do vinë, asgjë…” shprehet ajo e revoltuar.

“Nuk ka lënë zyrë burri dhe unë pa shkuar, do dalin tani, do dalin me këto zgjedhje, erdhën dhe këto zgjedhje, nuk na dolën, se s’bën do dalin në 2028, ne dikur do vdesim thashë, ato s’po dalin,” vijon Lukja.

Sakrifica që ajo së bashku me bashkëshortin e saj bënë vite më parë duke lënë Pukën, nuk e ndaloi dot emigrimin e fëmijëve të saj, për të cilët edhe pse e keqardhur që janë larguar, ajo thotë se janë e vetmja garanci që ajo ka, pasi pensioni nuk i del as për ilaçet.

“Ka kohë që as ilaçet nuk më dalin, 130 mijë lekë, vetëm që janë fëmijët, djali atje në Gjermani, se për pension kur të duash je e vdekur, shkon 50-60 dritat, edhe 20 ujë, ikin 80, edhe nga një shishe qumështi 25 mijë lekë,” llogartit kostot e jetës Luke Bala.

Historia e Lukes është e ngjashme me një nga mijëra banorë të Kamzës, njerëz që emigruan brenda vendit për një jetë më të mirë, investuan jetën e tyre në ndërtimin e shtëpive, por u përballën me pamundësi për t’u integruar plotësisht, probleme ligjore dhe një valë të dytë emigrimi.

Lexoni gjithashtu:

The post Kamza: Nga shpresa për një shtëpi, në dëshirën për të ikur appeared first on Citizens.al.

❌
❌