Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rikthime, muzikë, skandale dhe tragjedi që tronditën publikun - ngjarjet që shënuan vitin 2025 në showbizin shqiptar

1 January 2026 at 20:09


Viti 2025 ka qenë një vit i paharrueshëm për shoubizin shqiptar, një vit që përmbledh ngjarje të forta, emocione të jashtëzakonshme dhe momente që tronditën publikun.

Estrada shqiptare nuk ka qenë kurrë kaq dinamike, duke lëvizur nga periudha të qeta dhe përgatitjeje deri te skandale të papritura, performanca të mëdha dhe tragjedi personale që kanë lënë gjurmë të thella.

Artistët shqiptarë treguan edhe një herë se jeta e tyre profesionale dhe private janë të ndërlidhura dhe shpesh gjenerojnë lajm, debat dhe polemikë.

Muajt e parë të vitit kaluan në heshtje, duke shërbyer si periudhë përgatitore për sezonin e verës, ku shumica e artistëve punuan pas skenave në projekte të reja muzikore dhe koncerte.

Por qetësia u ndërpre në prill me rikthimin e Feronit Shabanit - Feros në muzikë, pas dy vitesh pauzë për t’u përkushtuar fesë islame.

- YouTube www.youtube.com

Kënga e tij e rikthimit “A pe sheh” solli një mesazh të qartë dhe të diskutueshëm për ish-partneren Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë.

Pas kësaj, u hapën përplasje të shumta në rrjetet sociale, ku Fero akuzoi se ish-partnerja i kishte mohuar të drejtën për të parë vajzën, duke theksuar se ndodhej jashtë Kosovës.

Fero dhe Arbenita IsmajliFoto: Norik Uka

Situata u komplikua më tej me lëshimin e një urdhërarresti ndërkombëtar për Arbenitën, për moszbatimin e vendimeve të gjykatës për takimet e vajzës me babanë biologjik.

Kjo ngjarje ngjalli diskutime të gjera në media dhe rrjete sociale, duke u kthyer në një nga temat më të ndjekura të vitit.

Në maj, vëmendja u përqendrua tek Eurovisioni, një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës.

Shqipëria u përfaqësua nga grupi Shkodra Elektronike, Beatriçen dhe Kolën me “Zjerrm”, të cilët arritën të renditeshin në vendin e tetë, duke sjellë krenari dhe emocione për publikun shqiptar.

- YouTube www.youtube.com

Fitues i edicionit u shpall Austria, e cila do të organizojë Eurovisionin e vitit 2026.

Vera e 2025 ishte e ngarkuar me projekte muzikore, koncerte dhe festivale.

Gushti shënoi kulmin e sezonit me “Sunny Hill Festival”, ngjarja më e madhe kulturore në vend, ku performuan artistët më të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Dua Lipa solli një performancë të zjarrtë për fansat në Kosovë, ndërsa Shawn Mendes u prezantua për herë të parë në skenën vendore, duke krijuar atmosferë euforike dhe duke mbledhur mijëra spektatorë.

Festivali u kthye në një pikë qendrore të verës dhe një dëshmi të fuqisë së tregut shqiptar.

Megjithatë, vera nuk solli vetëm kënaqësi dhe muzikë.

Një tragjedi e madhe preku publikun shqiptar: vëllai i Gjestit humbi jetën në një aksident me motoçikletë.

Gjesti me të vëllanë tashmë të ndjerë

Humbja e një djali të ri, vetëm 15-vjeç, ishte një goditje e rëndë për artistin dhe familjen e tij.

Në skenën e polemikave, Mozzik u përfshi në një debat të madh për orën e tij luksoze Richard Mill, të cilën pretendoi se e bleu vetë për ditëlindje.

Ora u bllokua nga Dogana e Kosovës dhe rezultoi se ishte false, duke nxitur spekulime për detyrimet e reperit ndaj ATK-së, të cilat arrinin në rreth 500 mijë euro - gjegjësisht para dy viteve.

Mozzik bëri një reagim duke treguar se e gjitha ishte një lloj inskenimi, e madje duke hedhur akuza për Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak të preferencave të tij në politikë.

MozzikFoto: Instagram

Në aspektin e performancave muzikore, Alban Skënderaj vazhdoi të dëshmojë profesionalizmin e tij duke mbajtur katër netë koncert me projektin “Motiv”, gjersa mblodhi rreth 20 mijë spektatorë në Prishtinë.

Dafina Zeqiri gjithashtu përmbylli vitin me dy netë koncert “Supernova”, më 25 dhe 26 dhjetor.

Viti 2025 shënoi edhe humbje të rëndësishme në skenën kulturore shqiptare.

Aktori i madh Enver Petrovci, këngëtari Shpat Kasapi dhe Shemsi Krasniqi – Shemi, u ndanë nga jeta, duke lënë pas veprimtari që kanë lënë gjurmë të thella në artin dhe kulturën shqiptare.

Humbjet e tyre tronditën publikun dhe mediat, duke rikujtuar rëndësinë e trashëgimisë artistike që ata lënë pas.

Enver PetrovciFoto: Avni Selmani

Si përfundim, viti i kaluar në shoubizin shqiptar ka qenë një kombinim i pasionit, skandaleve, rikthimeve dhe tragjedive personale.

Nga qetësia e muajve të parë, te polemikat, performancat madhështore, lidhjet e përfolura dhe humbjet që lënë një boshllëk të madh, estrada shqiptare tregoi një vit të jashtëzakonshëm, të mbushur me ngjarje që do të mbeten në kujtesën e publikut për shumë kohë. /Telegrafi/

Shemsi Krasniqi - ShemiFoto: Facebook

Braçe denoncon cigaret IQOS: Përmbajnë fletë metalike, shiten te fëmijët pavarësisht ndalimit ligjor

By: armand
28 December 2025 at 17:28

Deputeti Erion Braçe ka ngritur sot një denoncim publik lidhur me përdorimin dhe shitjen e cigareve elektronike IQOS, duke e konsideruar atë një rrezik për shëndetin e fëmijëve. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe shfaq përmbajtjen e një pajisjeje IQOS, ku sipas tij brenda cigares gjendet edhe fletë metalike. Ai thekson se, […]

The post Braçe denoncon cigaret IQOS: Përmbajnë fletë metalike, shiten te fëmijët pavarësisht ndalimit ligjor appeared first on BoldNews.al.

Grupi kriminal i AKSHI-t licencë për para elektronike, leja në dorë të Ermal Beqirit

By: Elva
2 January 2026 at 21:00

Nga Boldnews.al Pak muaj më parë, kryeministri Edi Rama bëri një “premtim bombastik”: Shqipëria do të jetë pararojë globale, vendin e parë në botë pa para fizike, brenda pesë viteve të ardhshme. Sipas tij, strategjie e qeverisë “cashless” (pa para në gjendje cash) “është plotësisht e realizueshme dhe do të çlirojë vendin nga një barrë […]

The post Grupi kriminal i AKSHI-t licencë për para elektronike, leja në dorë të Ermal Beqirit appeared first on BoldNews.al.

Hajduti “përplasi” makinën dhe u fut bashkë me të në një dyqan pajisjesh elektronike në Angli - doli nga aty me mallra në vlerë 40 mijë funte

17 November 2025 at 14:24


Një hajdut i maskuar ka “përplasur” makinën e tij për një dyqan pajisjesh elektronike në Bradford të Anglisë, është futur brenda dhe ka vjedhur gjëra në vlerë rreth 40,000 funte (rreth 45 mijë euro).

Dhe pamjet e kamerave të sigurisë kanë treguar momentin kur makina hyn në dyqan dhe hajduti ngarkon kompjuterë e telefona në automjet.

Pronari, Umar Siddique, tha se u përpoq ta ndiqte hajdutin pasi pa vjedhjen në kamerat e sigurisë.

Përveç humbjes së mallrave, dyqani pësoi edhe dëme materiale.

Policia konfirmoi se automjeti ishte një Toyota Land Cruiser e errët, duke theksuar se hetimet janë duke vazhduar ndërkohë që ende nuk ka ndonjë të arrestuar. /Telegrafi/

Shkencëtarët zbuluan ndotje fekale dhe E. coli në cigaret elektronike

1 November 2025 at 10:00


Hulumtues amerikanë analizuan gati 1300 cigare elektronike të marrë nga nxënës shkollash në Virginia, SHBA.

Qëllimi i tyre ishte të tregonin të rinjve se çfarë po thithin me të vërtetë, raportojnë mediat.

Shumica e pajisjeve përmbanin nikotinë, dhe disa kishin kanabinoide, shpesh një përzierje të komponimeve sintetike dhe bimore.

Por pjesa më e neveritshme dhe më e rrezikshme: disa cigare elektronike përmbanin bakterie, maja dhe E. coli, që tregonte ndotje fekale. Në disa raste, nivelet tejkalonin kufijtë e sigurt.

Me fjalë të tjera, përdoruesit e vape po thithin me të vërtetë mikrobet e tualetit - përveç nikotinës dhe përbërësve të tjerë me efekt të ngjashëm me drogën. /Telegrafi/

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike, 9 herë më shumë se të rriturit

By: Elva
6 October 2025 at 22:52

Të paktën 15 milionë adoleshentë të moshës 13 deri në 15 vjeç përdorin cigare elektronike në mbarë botën, sipas raportit të parë global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Sipas raportit, të rinjtë kanë nëntë herë më shumë gjasa të përdorin cigare elektronike sesa të rriturit, çka tregon një rritje alarmante të varësisë nga nikotina […]

The post OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike, 9 herë më shumë se të rriturit appeared first on BoldNews.al.

Banka Popullore: Vazhdon rritja  e pagesave elektronike

2 October 2025 at 20:00


Banka Popullore njofton se në tremujorin e dytë të vitit 2025 ka vazhduar rritja e pagesave elektronike. Krahasuar me vitin e kaluar, urdhërpagesat elektronike janë rritur me 9% në numër dhe me 20,9% në vlerë.

Më i shpejti është rritja përmes kanaleve digjitale – transaksionet u rritën me 18,6%, ndërsa vlera e tyre me 28,3%.

Dominojnë aplikacionet mobile, përmes të cilave janë realizuar 71,3% e pagesave digjitale. Është rritur edhe përdorimi i kartelave bankare – numri i transaksioneve është rritur me 8,4% dhe vlera me 11,4%, kryesisht për shkak të blerjeve online. Të dhënat tregojnë qartë se qytetarët gjithnjë e më shumë po kalojnë te mënyrat digjitale të pagesës, ku telefoni mobil mbetet kanali më i shpejtë dhe më praktik.

E rëndë në Itali! Dy persona pë*dhunojnë një 12-vjeçare dhe i shpërndajnë videon

By: Elva
14 September 2025 at 10:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sulmona Itali, ku një 18-vjeçar dhe një 14-vjeçar kanë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Të rinjtë shpërndanë gjithashtu foto dhe video në WhatsApp, si kërcëcnim për të kërkuar vazhdimisht favore seksuale. Paraprakisht ka denoncimi i prindërve të 12-vjeçares, që bëri autoritetet italiane të nisnin hetimet. Policia […]

The post E rëndë në Itali! Dy persona pë*dhunojnë një 12-vjeçare dhe i shpërndajnë videon appeared first on BoldNews.al.

BSH ul komisionet për pagesat elektronike, rregulla të reja për pikat e këmbimit valutor

By: M C
3 September 2025 at 23:03

Të gjithë individët dhe bizneset të cilët kryejnë pagesa elektronike do të përfitojnë nga komisione më të ulëta.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë reduktoi kostot për këto pagesa. Të gjitha transfertat deri në 40 mijë lekë tashmë do të kryhen pa komision, ndërsa për pagesat deri në 10 milionë lekë, komisionet do të ulen rreth 10 herë.

Po ashtu, për pagesat në euro, tarifat minimale dhe përqindjet janë rishikuar ndjeshëm, duke e bërë më të leverdishëm përdorimin e kanaleve elektronike si brenda ashtu edhe jashtë vendit, në kuadër të integrimit me rrjetin SEPA.

“Këto ndryshime vlerësohet se do t’u kursejnë qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare përafërsisht 40 milionë euro në vit dhe njëkohësisht krijojnë bazën e nevojshme për integrimin e mëtejshëm të vendit në SEPA dhe për implementimin e projektit TIPS Clone për pagesat e shpejta.”-sipas Bankës së Shqipërisë.

Një tjetër vendim i marrë në këtë mbledhje është dhe forcimi I rregullores për kriteret e licencimit të pikave të këmbimit valutor. Duke filluar nga rritja e kapitalit fillestar, dokumentimi I këtij kapitali dhe verifikimi i pronarëve i cili do të jetë i thelluar.

“Ndryshimet e propozuara në rregullore synojnë të përmirësojnë procesin e licencimit dhe mbikëqyrjes së zyrave të këmbimit valutor. Ato forcojnë kërkesat për reputacionin, integritetin dhe qëndrueshmërinë financiare të subjekteve, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Moneyval për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.”

Sipas Bankës Qendrore synim është parandalimi i pastrimit të parave dhe rritja e sigurisë për klientët, në përputhje me rekomandimet e organizatës ndërkombëtare Moneyval. Këto masa kanë për qëllim mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe forcimin e stabilitetit financiar.

The post BSH ul komisionet për pagesat elektronike, rregulla të reja për pikat e këmbimit valutor appeared first on Albeu.com.

BSH: Ulen komisionet për pagesat elektronike, asnjë tarifë deri në 400 mijë lekë të vjetra

3 September 2025 at 19:18

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Banka e Shqipërisë po zhvillon një proces modernizimi të sistemeve të pagesave AIPS, AIPS EURO dhe AECH, duke reflektuar risitë teknologjike dhe nevojën për përmirësim të kuadrit rregullativ që mbështet funksionimin e tyre.

Rishikimet synojnë jo vetëm sigurimin e funksionimit efikas të sistemeve, por edhe përparimin drejt objektivave të politikave për rritjen e përdorimit të pagesave elektronike dhe përfshirjes financiare.

Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë ka ulur ndjeshëm kostot e pagesave për qytetarët dhe bizneset, duke inkurajuar përdorimin e kanaleve elektronike.

Sipas BSH-së më konkretisht pagesat elektronike deri në 40,000 lekë do të jenë pa komision për qytetarët, për pagesat elektronike në shumën deri në 10 milionë lekë, komisionet janë ulur gati me 10 herë, duke e bërë më të leverdishëm përdorimin e sistemit AECH.

Për pagesat në euro, komisionet minimale dhe përqindjet e aplikueshme janë ulur gjithashtu rreth 10 herë, duke ofruar kushte ndjeshëm më të favorshme për pagesat në euro brenda vendit, por duket krijuar dhe trajektoren e komisioneve të aplikuara në transfertat ndërkufitare SEPA.

Këto ndryshime vlerësohet se do t’u kursejnë qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare përafërsisht 40 milionë euro në vit dhe njëkohësisht krijojnë bazën e nevojshme për integrimin e mëtejshëm të vendit në SEPA dhe për implementimin e projektit TIPS Clone për pagesat e shpejta.

Nisma e Bankës së Shqipërisë është përgëzuar nga partnerët ndërkombëtarë të angazhuar në projektet e sistemeve të pagesave, si dhe po shërben si një udhërrëfyes model rregullativ për bankat e tjera qendrore të rajonit për suksesin e pagesave SEPA.

/k.s/j.p/

The post BSH: Ulen komisionet për pagesat elektronike, asnjë tarifë deri në 400 mijë lekë të vjetra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Locked In”, koncerti me muzikë elektronike ndez atmosferën në Vlorë

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Artdashësit vlonjatë, por edhe turistët e shumtë vendas e të huaj, shijuan mbrëmjen e djeshme rimet e muzikës elektronike.

Për rreth katër orë artistë ndërkombëtarë dhe shqiptarë ndezën atmosferën në Lungomare.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga ky koncert.

“Kështu dukej Vlora mbrëmë me Locked In – mijëra të rinj, qytetarë dhe turistë përjetuan në Lungomare muzikën e mirë dhe energjinë pa fund”, shkruan Kumbaro.

Në koncert performuan emra të njohur si Burak Jeter, Kristian Marki, Stefi Deriko dhe Abelo Mania.

Ky koncert i organizuar nga bashkia e Vlorës kishte për synim gjallërimin e jetës artistike të qytetit bregdetar gjatë sezonit veror.

/k.s/r.e/

The post “Locked In”, koncerti me muzikë elektronike ndez atmosferën në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RAVE mbyll verën me një super-eveniment në Prishtinë

By: Kult Plus
19 August 2025 at 19:27

Një nga netët më të paharrueshme të verës u shënua në kryeqytet, ku organizata RAVE solli një maratonë 14-orëshe muzike elektronike, nga ora 16:00 e pasdites deri në 06:00 të mëngjesit të ditës tjetër.

Evenimenti u zhvillua në dy skena. Në Platonë e Pallatit të Rinisë performuan Hamze, Liburn, Fernando Costantini dhe në kulm, Sven Väth, legjenda e muzikës techno nga Gjermania, i cili për herë të parë solli setin e tij në Prishtinë, duke e mbyllur këtë fazë në mesnatë, shkruan KultPlus.

Pas mesnate, energjia u zhvendos në Sallën e djegur të Pallatit të Rinisë, ku performuan Domenico Rosa, Quest, Adiel dhe Laurine, që e mbylli zyrtarisht këtë natë të gjatë plot ritëm.

Ky super-eveniment shënoi përmbylljen e sezonit veror për RAVE, duke vulosur një verë të mbushur me përvoja të paharrueshme, bashkëpunime të suksesshme dhe një publik gjithnjë në rritje./KultPlus.com

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

By: Ardit
17 August 2025 at 13:55

Ndërsa nuk është e arsyeshme të shqetësohemi për deklaratën e kryeministrit Edi Rama që supozon se Shqipëria do të bëhet vendi i parë në botë pa para fizike nga viti 2030, duhet të kemi parasysh se teknologjia financiare në disa drejtime ka hyrë mbrapsht në Shqipëri, me tarifa zhvatëse dhe kufizime në konkurrencë që mbeten […]

The post Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol appeared first on BoldNews.al.

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

17 August 2025 at 09:59
Edi Rama

Në mënyrë të shpeshtë, drejtuesit e bankave ulërasin nëpër konferenca apo jashtë konferencave për atë që supozojnë se është përdorim i tepruar i parasë fizike në ekonominë shqiptare dhe nënpërdorim të mjeteve të pagesës elektronike. Në një rast, një prej këtyre bankierëve kërkoi, në mënyrë eksplicite, që ligjet në vend të ndryshohen dhe që bizneset […]

The post Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol appeared first on Reporter.al.

Shkodra Elektronike pas jehonës në Eurovision me koncerte në zonat turistike

By: redi
8 August 2025 at 17:41

Nga Eurovizioni ku nuk munguan elementet e muzikës tradicionale, te Shkodra e tyre, skena në sheshin para bashkisë ka bërë bashkëqytetarë e turistë që kanë shijuar atmosferën e krijuar jo vetëm nga Shkodra Elektronike, por edhe nga Ledri Vula. Drejtorja e Kulturës në Bashkinë Shkodër, Sara Smaja thotë se që nga nisja e sezonit veror, qyteti ka përjetuar një seri eventesh festive duke siguruar se…

Source

Festivali “Lumina”, atmosferë elektrizuese për adhuruesit e muzikës elektronike

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Festivali i muzikës elektronike “Lumina Electronic” solli ritëm dhe atmosferë për të gjithë adhuruesit e muzikës elektronike.

Aktiviteti dëshmoi edhe një herë se Korça është jo vetëm një qytet i kulturës dhe historisë, por edhe i rinisë dhe energjisë së jashtëzakonshme.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo e konsideroi këtë edicion të dytë të festivalit “Lumina”, si të jashtëzakonshëm.

Filo u shpreh se për dy net me radhë, parku “Rinia” u mbush me ritme elektrizuese, energji pafund dhe qindra të rinj që festuan muzikën moderne në një atmosferë që vetëm “Lumina” di ta krijojë.

“Ky edicion e forcoi më tej identitetin e festivalit si një nga eventet më të rëndësishme verore në Korçë, duke tërhequr vizitorë dhe adhurues të muzikës elektronike nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni”, tha Filo, në një postim në rrjetet sociale.

Të rinj vendas dhe turistë të huaj u entuziazmuan, në një atmosferë që vështirë të përshkruhet me fjalë.

Lumina Electronic Festival është tashmë një traditë që do të vazhdojë çdo vit, me synimin për të rritur edhe më shumë ndikimin kulturor dhe turistik të Korçës, si një destinacion festash bashkëkohore dhe përjetimesh unike.

/e.i//r.e/

The post Festivali “Lumina”, atmosferë elektrizuese për adhuruesit e muzikës elektronike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Lumina” – Festivali i muzikës elektronike që ndryshoi atmosferën e Korçës

By: Kult Plus
28 July 2025 at 10:54

Festivali i muzikës elektronike Lumina solli emocion dhe ritëm gjatë dy netëve që kapërcyen çdo pritshmëri.

Aktiviteti dëshmoi edhe një herë se Korça është jo vetëm një qytet i kulturës dhe historisë, por edhe i rinisë dhe energjisë së jashtëzakonshme. Mbrëmja e dytë e Lumina Electronic Festival përfundoi me një superatmosferë. Muzika elektronike, natyra dhe të rinjtë u bënë një dhe e ndezën Korçën për dy net rresht.

Të rinjtë, vendas dhe turistë, u entuziazmuan, në një atmosferë që vështirë të përshkruhet me fjalë.

“Kjo është Korça që po ndërtojmë bashkë, një qytet që rreh ndryshe, që jeton me ritmin e kohës dhe që frymëzon të ardhmen. Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj përvoje unike”, shkroi kryebashkiaku Sotiraq Filo në rrjetet sociale, ku edhe ndau një album me pamjet nga mbrëmja e fundit, që e cilësoi si “magji nën yje”/atsh/

Ministria e Drejtësisë kërkon rikthimin e mbikëqyrjes elektronike

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Ministria e Drejtësisë kërkon rikthimin, pas 6 vitesh mungesë, të mbikëqyrjes elektronike si formë e një mase sigurimi, dënimi apo kontrolli për urdhrat e mbrojtjes në rastet e dhunës në familje.

Burime zyrtare për ATSH konfirmuan se, ministria këtë të mërkurë i është drejtuar AKSHI-t me kërkesë për nisjen e procedurave.

Më pas do të vijohet me gjetjen e pajisjeve dhe sigurimin e infrastrukturës së nevojshme, në mënyrë që brenda këtij viti, sistemi i drejtësisë ta ketë të mundshme aplikimin e saj. Gjatë viteve të funksionimit të saj, gjykatat e dhanë si masë mbikëqyrjen me byzylyk elektronik në 347 raste, sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit të Provës.

Prej vitit 2011, Shqipëria ka një kuadër ligjor të plotësuar për mbikëqyrjen elektronike. Ajo u vu në funksion në vitin 2013 dhe u aplikua deri në vitin 2019.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Ministria e Drejtësisë kërkon rikthimin e mbikëqyrjes elektronike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis Evropiani i Esports në Kosovë, Kurti: Ngjarje e madhe, ta mbështesim me zemër ekipin tonë

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Në Kosovë nisi sot Kampionati Evropian i Esports në Prishtinë. Në turne marrin pjesë 36 ekipe nga 24 shtete të Evropës. Ndeshjet do të zhvillohen në Palestrën e Sporteve “1 Tetori”.

Kosova jo vetëm që do të jetë mikpritëse e kësaj gare madhore, por edhe do të përfaqësohet me ekipin e saj kombëtar.

Në ceremoninë e hapjes zyrtare, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili të pranishmëve iu drejtua në gjuhën angleze. Ai theksoi se megjithëse në botë ky njihet si sport i ri, Kosova ka një histori të gjatë në këtë aktivitet pasi të rinjtë kosovarë shumë vite më parë filluan angazhimin e tyre në lojërat elektronike nëpër qendra interneti, duke hedhur hapat e parë drejtë rritjes profesionale në këtë sport.

Kurti gjithashtu bëri thirrje që nga sot, deri më 13 korrik, ekipi përfaqësues i Kosovës në këtë garë të mbështetet me zemër nga të gjithë adhuruesit dhe praktikuesit e lojërave elektronike-Esports.

Altin Preniqi, Kryetar i Federatës së Esports në Kosovë, tha se organizimi i këtij evropiani është moment historik për Kosovën sepse ky sport sjellë energji të madhe, e mbi të gjitha, miliarda shikues online nga e gjithë bota, duke u bërë kështu mundësi e rrallë për promovimin e imazhit të Republikës së Kosovës në mbarë rruzullin tokësorë.

Ky kampionat organizohet nga Federata Esports Kosova me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ndeshja e parë do të zhvillohet sot ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë.

/Kosovapress/

The post Nis Evropiani i Esports në Kosovë, Kurti: Ngjarje e madhe, ta mbështesim me zemër ekipin tonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Diploma e Maturës gjenerohet automatikisht në e-Albania

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu bën me dije se nga sot, data 3 korrik, diploma e maturës gjenerohet automatikisht në portalin e-Albania.

Manastirliu ndau mesazhin e rëndësishëm për maturantët, ndërsa tha se dokumentin me vulë elektronike, maturantët mund ta gjejnë lehtësisht në hapësirën personale te rubrika “Dokumentet e mia”.

Sistemi i ri e-Matura ka digjitalizuar të gjitha proceset e maturës, duke mundësuar marrjen e diplomës së maturës në mënyrë elektronike. Këto dokumente dërgohen automatikisht nga sistemi e-Matura në e-Albania, ku maturantët mund t’i gjejnë në çdo kohë në rubrikën “Dokumentet e mia”.

Së bashku me aplikimet online për regjistrime në klasën e parë, të dhjetë dhe kërkesat për transferime të nxënësve në shkolla dhe profile më specifike arsimore, me sistemin e-Matura plotësohet një kuadër edhe më i gjerë i modernizimit të sistemit arsimor shqiptar, nëpërmjet digjitalizimit.

/e.i/j.p/

The post Diploma e Maturës gjenerohet automatikisht në e-Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌