Videokartolinë urimi për festat nga nxënësit e shkollës “Ajet Xhindole” në Berat
TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Programi “Art dhe Zeje”, i cili ka nisur nga zbatimi prej vitit 2022, synon të sjellë më shumë kreativitet dhe aftësi praktike për nxënësit duke i kthyer shkollat në qendra kreative dhe gjithëpërfshirëse.
Rrjeti i shkollave në të cilin zbatohet ky program është zgjeruar nga viti në vit, me një pjesëmarrje të konsiderueshme të nxënësve të të gjithë grupmoshave që angazhohen me veprimtari jashtë orarit mësimor.
Një prej këtyre institucioneve arsimore është edhe shkolla artistike “Ajet Xhindole” në Berat, ku nxënësit kanë zgjedhur tingujt e muzikës për të përcjellë urimet për festat e fundvitit.
Ndërsa e cilësoi një ndër urimet më të bukura të fundvitit nga programi “Art dhe Zeje”, kryeministri Edi Rama ndau videokartolinën e realizuar nga nxënësit e kësaj shkolle.
Përmes programit “Art dhe Zeje” nxënësit mësojnë duke krijuar, duke eksperimentuar dhe duke zbuluar botën në mënyra të reja.
Nga arti që ushqen shpirtin, tek zejet që zhvillojnë aftësitë praktike, e për të vijuar me sportin që forcon trupin dhe mendjen, ky program synon po ashtu edhe zbulimin dhe nxitjen e talenteve të reja, duke inkurajuar kreativitetin në këto fusha.
/m.m/
The post Videokartolinë urimi për festat nga nxënësit e shkollës “Ajet Xhindole” në Berat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.