TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Rreth 300 mijë objekte informale janë trajtuar në total ndër vite në të gjithë vendin, ndërsa vetëm gjatë këtij viti janë përpunuar 28 mijë raste, në kuadër të procesit të legalizimeve që vijon pa ndërprerje për përmbylljen e çdo procedure.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës, bën me dije se puna po vijon pa ndërprerje, me qëllim finalizimin e çdo dosjeje të mbetur dhe përmbylljen e plotë të procesit të legalizimeve, një ndër proceset më të rëndësishme për garantimin e sigurisë juridike të pronësisë për qytetarët.
Legalizimi i objekteve informale jo vetëm që u jep fund pasigurive pronësore për mijëra familje, por krijon edhe mundësi të reja për zhvillim urban, investime dhe rritje të vlerës së pronës.
Gjatë këtij viti, fokusi ka qenë në përshpejtimin e procedurave administrative, verifikimin në terren dhe trajtimin e rasteve të mbartura, duke synuar që çdo qytetar që plotëson kriteret ligjore të pajiset me dokumentacionin përkatës.
ASHK, thekson se procesi i legalizimeve do të vijojë edhe në muajt në vijim, me angazhimin për të përmbyllur çdo procedurë të mbetur dhe për të garantuar një proces transparent, të shpejtë dhe në shërbim të qytetarëve. e.xh/j.p/
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ngritur sot alarmin për rrezikun serioz që paraqet AKSHI për sigurinë e të dhënave personale dhe pronat e qytetarëve shqiptarë. Në një mesazh në rrjetet sociale, Shehaj deklaroi se AKSHI ka në dorë çdo informacion jetik për qytetarët, përfshirë të dhënat e pronësisë, shëndetit, biometriket, lëvizjet, gjobat dhe […]
Nico Paz tashmë është shndërruar në një nga emrat më të spikatur të Serie A. Sulmuesi spanjollo-argjentinas ka qenë një nga lojtarët kyç të Comos, skuadër që aktualisht renditet në vendin e shtatë në kampionat, duke treguar formë të shkëlqyer dhe një progres të vazhdueshëm gjatë këtij sezoni.
Paz ka realizuar pesë gola dhe ka dhënë pesë asistime, kontribut që ka qenë vendimtar për ta mbajtur ekipin e drejtuar nga Cesc Fàbregas në garë për një vend që dërgon në garat evropiane. Paraqitjet e tij të nivelit të lartë kanë ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e vlerës së tij në tregun e transferimeve.
Sipas Transfermarkt, platformë e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Nico Paz – i dalë nga akademia e Real Madridit – ka shënuar një rritje prej 10 milionë eurosh në vlerë, duke arritur tashmë shifrën e 65 milionë eurove. Kjo e vendos atë në mesin e pesë lojtarëve më të vlefshëm të Serie A.
Real Madridi, i cili disponon një klauzolë riblerjeje prej 10 milionë eurosh për verën e ardhshme, pritet të zhvillojë bisedime me Comon për të gjetur një marrëveshje financiare që do t’u përshtatej të gjitha palëve për sezonin e ardhshëm.
Në këtë kontekst, zhvillimi i talenteve të rinj në kampionatin italian po merr gjithnjë e më shumë rëndësi. Nico Paz po ngjitet me shpejtësi, por ai nuk është i vetmi.
Marco Palestra i Cagliarit (20 vjeç) ka pasur një rritje të vlerës prej 25 milionë eurosh; Davide Bartesaghi i Milanit (19 vjeç) ka shtuar 15 milionë euro në vlerësimin e tij; ndërsa Jacobo Ramón (20 vjeç), bashkëlojtar i Paz te Como dhe gjithashtu produkt i Real Madridit, vlerësohet tashmë në 18 milionë euro.
Veçanërisht Jacobo Ramón ka befasuar edhe më optimistët me paraqitjet e tij si qendërmbrojtës, dhe rritja e vlerës së tij konsiderohet një tjetër dëshmi e ndikimit pozitiv që suksesi i skuadrës së Cesc Fabregas po ka edhe në aspektin financiar për Real Madridin.
Thuram dhe Bremer, pësojnë rënie
Në anën tjetër të spektrit janë lojtarët që kanë shënuar rënie në vlerë. Marcus Thuram, sulmuesi i Interit, ka humbur 15 milionë euro në vlerësim dhe tani vlera e tij llogaritet në 60 milionë euro.
Sezoni i tij është dëmtuar ndjeshëm nga lëndimet, pasi ka luajtur vetëm 644 minuta dhe ka shënuar katër gola për liderin aktual të Serie A.
Një tjetër rast i ngjashëm është Bremer, qendërmbrojtësi i Juventusit. Pas një rënieje prej 15 milionë eurosh, vlera e tij aktuale vlerësohet në 35 milionë euro.
Një dëmtim i meniskut i ka penguar ecurinë këtë sezon, duke bërë që ai të zhvillojë vetëm gjashtë ndeshje. /Telegrafi/
Selvije Jao, ka ndarë një postim emocionues në rrjetet sociale duke festuar një arritje të madhe motrës së Shpatit, Jehonës, të cilën ajo e quan si “motër të vërtetë”.
Në një foto ku shfaqet Jehona, Selvije ka shkruar një mesazh të ndjerë plot krenari:
“Edhe pse je motra e madhe e Shpatit, ti për mua ke qenë gjithmonë si motër e vërtetë… më ke dhënë dashuri pa kushte dhe më ke qëndruar përkrah në çdo hap!
Urime magjistratura zemra ime! Shpati është pafund krenar për ty, për forcën, për zemrën dhe për faktin që nuk u dorëzove kurrë. Të dua shumë, Jehonë.”
Postimi thekson krenarinë e madhe për suksesin e arritur nga Jehona, duke përmendur edhe krenarinë që Shpati ka ndjerë për të.
TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Qytetarët mund të aplikojnë dhe të kryejnë pagesat elektronikisht përmes portalit “e-Albania”, për 74 shërbime të Kadastrës, duke përdorur çdo kartë krediti ose debiti, kudo që ndodhen.
Kadastra njofton se, shërbimet që paguhen online përfshijnë: Certifikata pronësie; vërtetime dhe kartela pasurish; regjistrime fillestare të pronës dhe akte trashëgimie; rivlerësime dhe saktësime kufijsh.
Për të paguar online: Zgjidhet shërbimi në e-Albania; klikohet “Paguaj Online” dhe ndiqen udhëzimet e sistemit.
Pagesa konfirmohet menjëherë dhe aplikimi trajtohet pa vonesa.
Eshtrat e një foshnje që u pa i gjallë për herë të fundit më shumë se një dekadë më parë duket se janë gjetur në një varr të cekët në një pronë në perëndim të Melburnit në Australi. Fëmija 18-muajsh u zhduk në vitin 2014, por nuk u raportua kurrë i zhdukur. Policia e Viktorias […]
TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Të enjten do të luhen ndeshjet e radhës në kompeticionet europiane, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League.
Arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi në dy takime.
Në UEFA Europa League, ndeshjen Lyon-Go Ahead Eagles do ta drejtojë Juxhin Xhaja. Asistentë janë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj.
Në rolin e VAR është skocezi Andrew Dallas, ndërsa në AVAR është gjermani Christian Dingert.
Takimi Lyon-Go Ahead Eagles do të luhet të enjten në “OL Stadium”, në orën 21:00.
Në UEFA Conference League, ndeshjen Breiðablik-Shamrock Rovers do ta drejtojë Enea Jorgji. Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj janë asistentët e tij, ndërsa arbitër i katërt është Kreshnik Cjapi.
Në VAR është italiani Gianluca Aureliano, ndërsa në AVAR arbitri shqiptar Kreshnik Barjamaj.
Ndeshja Breiðablik-Shamrock Rovers do të luhet të enjten në “Laugardalsvöllur”, në Rejkjavik, në orën 18:45.
Kosova u njoh me kundërshtarët në Botëror, nëse dardanët do arrijnë të kualifikohen. Ekipi i Fodës do të jetë në grupin D, bashkë me SHBA, Paraguai dhe Australi. Gazetari Igli Çutra thotë se ky është grup i balancuar. ”Unë shoh një grup të balancuar. Janë 4 skuadra që do jenë në nivel për të garuar deri në fund. SHBA, ka një detyrë të vështirë, për të përfaqësuar vendin si mikpritës. SHBA e ka të…
TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar se nga sot qytetarët mund të kryejnë pagesat për të gjitha shërbimet kadastrale edhe përmes aplikacionit në një nga bankat e nivelit të dytë, duke e bërë procesin më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të sigurt.
Sipas Kadastrës, mjafton që përdoruesit të skanojnë faturën përkatëse në aplikacion, dhe pagesa reflektohet menjëherë në sistemin e Kadastrës, duke mundësuar fillimin pa vonesë të trajtimit të aplikimit.
Ky shërbim i ri online vjen si pjesë e përpjekjeve të Kadastrës për të lehtësuar procedurat për qytetarët, duke reduktuar pritjen, shmangur sportelet dhe rritur aksesin në shërbimet digjitale.
VJENË, 1 dhjetor /ATSH – DPA/- Një Wolfgang Amadeus Mozart 4-vjeçar ulet në një tavolinë, zhyt me ngathtësi stilolapsin në bojën e shkrimit dhe kompozon një koncert për piano. Babai i tij shqyrton kompozimin dhe shpërthen në lot për shkak të aftësisë së djalit të tij.
Kjo skenë përshkruhet në një letër nga një mik i familjes Mozart, një nga 12 letrat që “Fondacioni Ndërkombëtar Mozarteum” në Salzburg i mori si dhuratë nga një familje koleksionistësh në Këln t[ë Gjermanisë.
“Nuk do të kishim mundur ta blinim këtë koleksion”, tha Ulrich Leisinger, drejtor akademik i “Fondacionit Mozarteum”.
Dokumentet nga familja Mozart, nga koleksioni i Hans Joachim Eggers, përbëjnë shtesën më të rëndësishme për “Mozarteum” në 100 vitet e fundit. Eggers, një virolog që vdiq në vitin 2016, kishte kaluar 30 vite duke ndërtuar koleksionin më të rëndësishëm privat të Mozartit në Gjermani.
Trashëgimtarët e tij tani kanë përmbushur dëshirën e tij për t’i kaluar këto vepra tek fondacioni.
Fondacioni zotëron koleksionin më të madh në botë të dokumenteve origjinale të Mozartit. Ai përbëhet nga më shumë se gjysma e të gjitha dokumenteve të njohura të familjes Mozart, duke përfshirë rreth 200 letra origjinale nga vetë Mozarti.
Dokumentet e reja do të jenë në ekspozitë në shtëpinë e kompozitorit të madh në qytetin austriak deri më 1 shkurt.
I lindur në Salzburg në vitin 1756, Mozart konsiderohet si një nga kompozitorët më të rëndësishëm të periudhës klasike. /Ad.Ab./
TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Punëtorët e transportit publik “trafiku urban” dhe sektorit publik-privat, kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri kur të alokohen mjetet nga Komuna e Prishtinës.
Ata po vazhdojnë të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës, duke e bllokuar edhe trafikun me autobusët.
Kryetari i shoqatës së trafikut urban, Ilmi Gashi tha se po presin nga Ministria e Financave, për të alokuar paratë te Komuna e Prishtinës.
“Protesta e transportit publik ku janë pjesë e tarfikut urban si kompani publike edhe sektorit privat edhe sot vazhdon, vazhdon edhe tutje deri në alokimin e mjeteve borxh që detajohet komuna të shlyej borxhet ndaj trafikut urban edhe operatorëve privat. Deri në këto momente që po flasim sipas gjitha informatave vendimi që është marrë ditën e enjte, nga asambleja komunale për bartjen e të hyrave vetjake për vitin 2024 në vitin 2025 që arrin vlera e asaj shumë deri në 28 milionë është dërguar nga komuna te Ministria e Financave, po presim nga ministria për ta kthyer atë vendim me pozitivitet për ne gjë që i alokuan mjetet. Të bëjë bartjen komunë e komuna të bëjë bartjen nëpër sektorët tonë dhe në sektorët privat të tjera. Deri në ato momente që nuk alokojnë mjete për t’i shlyer borxhet, tani komuna i detyrohet trafikut urban 2.4 milionë borxh”, tha Gashi.
Ndërsa, kryetari i shoqatës se transportit publik-privat, Izet Smajli bëri të ditur se për pagën e shtatorit i kanë alokuar paratë dhe tash kanë mbetur edhe pesë paga, për pesë muaj që nuk janë paguar.
Ai tha se tash komuna i ka borxh 2 milionë euro.
Të enjten më 27 nëntor është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në kuvendin komunal të Prishtinës, ku u votuan bartja e mjeteve vetjake në vlerë 28 milionë euro. Tash pritet që Ministria e Financave t’i alokoj paratë nga thesari.
Kujtojmë se nga 24 nëntori, Trafiku Urban nuk ka funksionuar duke mos ofruar shërbime për qytetarët dhe duke protestuar para Komunës së Prishtinës.
Marco Palestra po vazhdon të dëshmojë se është një talent i jashtëzakonshëm, një mbrojtës i djathtë i fuqishëm dhe një nga shpresat më të mëdha të futbollit italian.
Ai shkëlqeu në paraqitjen e tij me Cagliarin kundër Juventusit të shtunën mbrëma, dhe eksperti i Football Italia, Alfredo Pedulla, shpjegon arsyen pse Atalanta nuk pranoi ta lëshonte te “Zonja e Vjetër” gjatë verës.
Mbrojtësi 20-vjeçar ndaj Juventusit, ka treguar cilësi, personalitet dhe intensitet të lartë, sidomos në pjesën e parë, ku shpesh dominoi krahun e djathtë në “Allianz Stadium”.
Palestra tashmë është një emër shumë i kërkuar nga klubet e mëdha në Itali, dhe gjatë verës u raportua se Atalanta kishte refuzuar një ofertë konkrete nga Juventusi.
Atalanta mori një vendim të qartë në korrik: ta dërgojë në huazim te Cagliari në një marrëveshje të pastër për një sezon, me qëllimin që ta rikthejnë në maj me më shumë përvojë.
Klubi nga Bergamo e ka ditur gjithmonë se në duart e tyre kanë një diamant të ri, ndaj nuk kishin asnjë synim ta largonin përfundimisht.
Deri tani, zhvillimi i Palestrës po ecën me ritëm shumë të shpejtë – një arsye më shumë pse Atalanta nuk kishte ndërmend ta linte të bashkohej me Juventusin. /Telegrafi/
Ditën e sotme, po zhvillohen homazhe në nderim të artistit, këngëtarit shumë të dashur për publikun, Shpat Kasapi, cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, pas një sulmi në zemër më 26 Nëntor 2025.
Motra e këngëtarit Jehona me lot në sy, i ka dhënë lamtumirën vëllait të saj, duke u betuar se do ta mbrojë nipin e saj dhe amanetin do ta çojë deri në fund.
Në këtë ceremoni për Shpat Kasapin, motra e tij Jehona, e prekur thellë nga dhimbja, nuk mundi t’i mbante lotët.
Ajo tha se Shpati lindi me yll në ballë, e i donte shumë fëmijët dhe të moshuarit.
Gjithashtu, ajo theksoi se amanetin e tij për djalin, Roelin do ta kryejë.
“Sot me zëmër të thyer jemi mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait tim, është shumë e vështirë për të përshkruar fjalët për të përshkruar dhimbjet që ndjej. Shpat, shpirti i motrës, ti linde me yll në ballë, ishe një njeri i mirë, dije t’i ndjeje hallet nga empatia jote e madhe. Shpati ti i doje shumë fëmijët dhe pleqtë. Doje shumë të qeshësh, buzëqeshja ishte sinonim i yti”, tha Jehona, transmeton Klankosova.tv
Varrimi i Shpat Kasapit do të bëhet sot, nga ora 14:00, në varrezat e qytetit në Tetovë.
TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Nën Kalanë e Argjirosë, Gjirokastra u vesh me drita dhe flamuj kuqezi për të përkujtuar Festat e Nëntorit, duke krijuar një atmosferë festive dhe krenarie kombëtare.
Festimet e këtij viti u zhvilluan në të gjitha qytetet e vendit, me drita, flamuj e dekorime kuqezi, koncerte, aktivitete kulturore dhe programet e nxënësve që sollën artin dhe traditën shqiptare në qendër të vëmendjes.
Kryeministri Edi Rama postoi nga Gjirokastra, duke ndarë emocionet e kësaj dite të veçantë: “Nën Kalanë e Argjirosë, Gjirokastra është veshur kuqezi”, shkroi Rama në një postim.
Ky moment simbolizon jo vetëm festimin e 28 dhe 29 Nëntorit, por edhe sakrificën dhe heroizmin e brezave që luftuan për lirinë e vendit, ndërsa qytetarët në të gjithë Shqipërinë morën pjesë masivisht për të festuar identitetin dhe vlerat kombëtare.
Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.
Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.
Ndërsa sot Shqipëria feston 81-vjetorin e Çlirimit, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës sublime për mijëra të rinj e të reja që ranë heroikisht në emër të lirisë.
LONDËR, 29 nëntor /ATSH/- Hulumtimet e reja kanë konfirmuar se macet kanë një preferencë kur bëhet fjalë për përdorimin e putrës së majtë ose të djathtë, njësoj si njerëzit me dorën e majtë dhe të djathtë, sipas “Science Alert”.
Duket se ekziston edhe një lidhje gjinore. Sipas studimit të ri, macet preferojnë të përdorin putrën e djathtë për të marrë një kafshatë të shijshme ushqimi ose për të zbritur shkallët, ndërsa maçokët preferojnë të përdorin putrën e majtë.
Sipas ekipit të Universitetit Queen’s, në Belfast në Britaninë e Madhe – tregohet se kjo preferencë lidhet me strukturat e trurit të miqve tanë me gëzof.
Ndryshe nga studimet e mëparshme mbi preferencën e përdorimit të putrave, të cilat u kryen në kushte laboratorike të kontrolluara, kjo analizë u zhvillua në shtëpitë e vetë maceve ndërsa ato kryenin detyra të përditshme, duke analizuar gjithsej 24 maçokë dhe 20 mace.
Ashtu si njerëzit, macet mund të përdorin më shumë putrat e djathta ose të jenë mëngjarashe.
Hulumtimet tregojnë se maçokët kanë më shumë gjasa të jenë mëngjarashë, ndërsa macet kanë tendencë të përdorin putrat e djathta.
Megjithatë, disa mace janë ambidekstra dhe i përdorin të dyja putrat në mënyrë të barabartë.
Sipas studimit ekziston një ndryshim individual brenda gjinive.
Çdo mace tenton të favorizojë më shumë njërën putër për aktivitete si, ngrënia e ushqimit, kujdesi ose kapërcimi i pengesave.
Një model i dukshëm i vërejtur në studime është se maçokët kanë më shumë gjasa të favorizojnë putrën e tyre të majtë, dhe macet kanë më shumë gjasa të favorizojnë të djathtën.
Macet ambidekstra i përdorin të dyja putrat me aftësi të barabartë.
Preferenca e përdorimit të putrave është e lidhur me lateralizimin e trurit, e ngjashme me mënyrën se si dora tek njerëzit është e lidhur me strukturën dhe funksionin e trurit.
Këto janë një tregues – se sa mirë kafshët shtëpiake mund t’i përgjigjen stresit, pasi ana e majtë e trurit kontrollon anën e djathtë të trupit dhe anasjelltas.
“Kafshët mëngjarashe, të cilat mbështeten më shumë në hemisferën e tyre të djathtë për përpunimin e informacionit, kanë tendencë të shfaqin reagime më të forta ndaj frikës, shpërthime agresive dhe përballojnë më keq situatat stresuese – sesa kafshët që përdorin më shumë gjymtyrët e djathtë dhe mbështeten më shumë në hemisferën e tyre të majtë.
Macet dhe maçokët ishin sterilizuar dhe kastruar para se të fillonin eksperimentet, por studiuesit nuk i përjashtojnë hormonet – si arsye pse disa mace e vënë putrën e majtë përpara dhe disa të tjera të djathtën. //a.i/
TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili publikoi një listë ministrash të vendeve të BE-së që, sipas tij janë pezulluar gjatë hetimeve penale.
Balla theksoi se të dëgjosh leksione nga Berisha mbi vendimet e gjykatave, “është njëlloj sikur të dëgjosh shejtanin të të shpjegojë psalmet e Biblës apo suret e Kuranit”.
Duke iu referuar qëndrimit të Kryeministrit Rama, se nuk ka asnjë rast në Europë, madje as në botë, ku një ministër të jetë pezulluar nga detyra (nuk flasim për vendim dënimi penal të formës së prerë), Berisha ka dalë sot me një listë emrash ministrash apo zyrtarësh në disa vende.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar socialist e akuzoi Berishën për mashtrim publik duke i renditur disa kundërargumente.
Sipas Ballës rastet e përmendura janë dorëheqje politike, jo pezullime nga gjykatat.
“Asnjë nga këto raste nuk ka lidhje me rastin që duhet t’i japë zgjidhje Gjykata Kushtetuese në Shqipëri. Ato janë dorëheqje të natyrave dhe konteksteve të caktuara politike, por që nuk lidhen me një vendim pezullimi të ushtrimit të detyrës. Madje, rasti i dorëheqjes së Willy Claes nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s është fiks rasti se si çdo procedurë duhet të kalojë përmes Parlamentit. Willy Claes dha dorëheqjen vetëm pasi Parlamenti belg kishte dhënë autorizimin për hetimin gjatë kohës që kishte qenë Ministër në qeverinë belge”, theksoi Balla.
Balla iu kundërpërgjigj edhe akuzave të Berishës për ish-kryeministrin rumun Victor Ponta, duke e lidhur sulmin e Berishës me çështjen e njohjes së Kosovës.
“Sa për mikun tim Viktor Ponta… sulmi yt i përhershëm ndaj tij lidhet me faktin që ishte Kryeministri më i hapur rumun për njohjen e Kosovës, diçka që ty s’të pëlqen, si dhëndër i Serbisë që je”, theksoi Balla.
Në konferencën e sotme për shtyp, Berisha u shpreh se pretendimi se në Bashkimin Evropian nuk ka raste pezullimi ministrash është i rremë.
Ai përmendi edhe shembullin e ish-kryeministrit rumun Ponta, i cili dha dorëheqjen sapo iu komunikua masa e pezullimit.
Në një deklaratë për mediat, avokati i Presidentit të PL-së, Kujtim Cakrani, ka deklaruar se Ilir Meta nga sot do të jetë i pranishëm në çdo seancë.
Ai tha se klienti i tij do të përballet dhe do të bëjë çdo parashtrim për akuzën që është ngritur ndaj tij.
Gjithashtu, Cakrani deklaroi se Ilir Meta është tepër i relaksuar, madje po përgatit edhe publikimin e një libri.
“Meta do të jetë në çdo seancë, ai kërkon që të përballet dhe padyshim do jetë në çdo seancë për të dëgjuar çdo pretendim dhe do japë cdo përgjigje dhe do bëjë çdo parashtrim për akuzën që është ngritur. Meta nga sot do jetë i pranishëm në cdo seancë.
Meta ka patur qëndrim korrekt, është i relaksuar, ndoshta palestra dhe shkrimi që po bën për librin që do nxjerrë e ka relaksuar. Pa dyshim edhe prezenca e avokatit e ka relaksuar”, u shpreh avokati Kujtim Cakrani.
Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit sollën çarje të skarpatës dhe rënie të gurëve në kilometrin e 35-të të rrugës Qukës-Qafë Plloçë.
Në rrjete sociale dhe kanale të tjera të informimit u tha se për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe gurëve, kjo rrugë ishte e pakalueshme dhe madje ishte rrezikuar jeta e kalimtarëve. Por ky në fakt ishte një dezinformim për publikun.
Citizens shpjegon se bllokimi i rrugës nuk ka sjellë pasoja në lëvizje, dhe aq më shumë në sigurinë e kalimtarëve, pasi kompania e kontraktuar për punimet kishte hapur një rrugë dytësore paralele “bypass” për t’iu mundësuar kalimtarëve vijimin e rrugës.
Devijimi ishte kryer që rreth një javë më parë, duke i paraprirë situatës së ndodhur ditëve të fundit.
“I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm”, u shpreh Autoriteti Rrugor Shqiptar në një komunikim online.
Shembje të një natyre më të vogël janë venë re edhe më herët në këtë rrugë, ndërsa ajo ka rreth dy muaj që është hapur për qarkullim. Segmenti prej 43.4 km u përurua me ceremoni dhe prezencë të përfaqësuesve shtetërorë. Ndërtimi zgjati rreth 16 vite me një kosto totale mbi 235 milionë dollarë.
Terreni në të cilin kalon rruga është i paqëndrueshëm. Kushtet e rënduara atmosferike e bëjnë situatën edhe më të vështirë.
Pavarësisht rastit dizinformues që u shoqërua këto ditë, cilësia e punimeve mbetet në diskutim. Autoritetet duket se nuk kishin finalizuar ende kontratat e mirëmbajtjes, teksa rrëshqitjet e dherave duhet të ishin marrë parasysh që në fazën e projektimit dhe të mbikëqyreshin me kujdes në fazën e punimeve.
Në shtator 2025, ARRSH hapi tender për mirëmbajtjen me fond limit mbi 330 mijë euro me afat për paraqitjen e ofertave fundin e muajit tetor, mirëpo deri më tani ende nuk ka pasur një fitues të shpallur.
Rruga i përket kategorisë C1, me dy karrexhata me 3,75 metra nga secili krah dhe një metër korsi ndihmëse. Ndërsa si vepra arti janë dy tunele, njëri 710 metra dhe tjetri 300 metra dhe 4 ura, dy prej të cilave metalike.
16 vite për 43.4 km rrugë
Odiseja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë nis në vitin 2009, kur ish-kryeministri Sali Berisha premtoi ndërtimin e saj.
“Vota së bashku me ne është votë […] për autostradën e re Qukës-Plloçë-Pogradec,” shprehej Berisha asokohe në takime elektorale.
Pas përfundimit të zgjedhjeve, Berisha preu shiritin e nisjes së punimeve. Projekti u cilësua më vonë “pa studim dhe me gabime teknike” nga ekspertët e ARRSH-së.
Ai ishte hartuar me buxhetin e shtetit, por pas ndërprerjes së punimeve dhe pamundësisë financiare, në vitin 2013 për të u mor kredi, e cila do të ishte e para e një serie lëvrimesh të tilla.
Huaja, e cila synonte të përfundonte veprën u mor nga Banka Islamike për Zhvillim (BIZH) dhe Fondit Saudit për Zhvillim (FSZH), ndërsa kishte një vlerë totale prej 125 milionë dollarësh.
Me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama, projekti u rishikua, duke shtuar kësisoj kosto të tjera financiare.
“Ky ndryshim, ka qenë i domosdoshëm, sepse po të kishim vazhduar me projektin që trashëguam do të ishim në një situatë edhe më katastrofike se me rrugën Tiranë-Elbasan”, shprehej Rama gjatë një inspektimi të punimeve në vitin 2017.
Puna rinisi zyrtarisht në vitin 2015. Në 2018-ën, ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë një tjetër inspektimi premtoi se rruga do të ishte funksionale në vitin 2019. Mirëpo, edhe pas përfundimit të këtij afati rruga nuk u hap.
Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, në shtator të vitit 2020, ministrja e pezulluar e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se për të përmbyllur punimet nevojiteshin edhe 105.8 milionë dollarë: 56.8 milionë për dy lotet e para dhe 49 për lotin e tretë.
Kjo nevojë u materializua dy vite më vonë, në 2022-in kur qeveria mori tjetër hua nga FSZH me vlerën 49 milionë dollarë për të përfunduar lotin e tretë të rrugës. Lot ky, i cili nuk ishte parashikuar në projektin fillestar.
Sipas ARRSH-së, kostoja fillestare për lotin e parë dhe të dytë ka qenë 38 dhe 63.1 milionë dollarë. Ndërsa sot, loti i parë ka shkuar 74 milionë dhe loti i dytë 95 milionë.
Sa i takon financuesve, sipas ARRSH-së, nga buxheti i shtetit u financuan vetëm 2.9 kilometra. Ndërsa për pjesën tjetër BIZH (30 km) dhe FSZH (10 km).
Qeverisë socialiste iu desh të niste mandatin e katërt për të përfunduar këtë rrugë me kosto të dyfishuar prej fillimit, duke shkuar në mbi 235 milionë dollarë.
Sentra më e fundit e Nissan arrin duke u dukur si një ndarje e plotë nga gjithçka që kishte ardhur më parë.
Gjuha e dizajnit është më e mprehtë dhe në shikim të parë, makina duket se është rritur ndjeshëm, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, pavarësisht pranisë së saj më substanciale, ajo ndjesi e madhësisë shtesë është kryesisht një iluzion.
Falë disa ‘hileve’ të dizajnit, Nissan e ka bërë Sentra 2026 të duket më e madhe nga sa është në të vërtetë dhe mes një deti limuzinash me pamje të thjeshtë, ajo sigurisht që bie në sy.
Gjatë dizajnimit të Sentrës së re, ekipi i Nissan "përfshiu linja të shtrira që e bëjnë Sentra të duket më e gjerë, më e guximshme dhe më dinamike", tha drejtori i dizajnit Lihao Yu.
Përveç kësaj, linjat horizontale që kalojnë përpara përmirësojnë pamjen e gjerë, ndërsa skulptura delikate e afron makinën vizualisht më afër tokës.
"Ajo bashkon energjinë e qëllimshme me një sofistikim të pjekur", shpjegoi Yu në një postim të kohëve të fundit në LinkedIn.
"Vija e çatisë theksohet nga një përfundim sateni elegant dhe i harkuar, i cili rrit përmasat e saj dhe i jep asaj një pamje më premium dhe më të sigurt se kurrë më parë", shtoi ai.
Nissan gjithashtu ka kaluar shumë kohë duke punuar për t'i dhënë Sentrës një pamje muskulore, duke shtuar parakolpë të fuqishëm dhe drita të reja LED të pasme. Gjithashtu ka punuar për të minimizuar boshllëqet në panele.
"Ne minimizuam hapësirën midis dyerve, kapakut të motorit dhe parakolpëve. Këto detaje të vogla e bëjnë Sentrën të ndihet e pastër dhe pa ndërprerje", shpjegoi Yu.
Kur është lyer me një nuancë të ndritshme portokalli dhe në kontrast me një çati të zezë si makina e lansimit, nuk ka dyshim se modeli i vitit 2026 është tërheqës.
Është e rëndësishme të theksohet se Nissan nuk e harroi kabinën. Ajo ka një panel të gjatë me një panel që strehon panelin digjital të instrumenteve dhe ekranin e infotainment, si dhe një timon me dy rreze.
"Brendësia ishte një pikë e fortë në Sentrën e mëparshme, kështu që ne donim ta ngrinim atë reputacion edhe më tej", tha Yu.
"Ekranet janë pozicionuar saktësisht për lehtësi përdorimi dhe ato përzihen pastër në panelin e kontrollit", shtoi ai.
Sipas Yu, kabina e Sentrës së re është bërë nga materiale me cilësi më të lartë se më parë dhe shmang temat me ngjyra monokrome, duke zgjedhur në vend të kësaj thekse të kuqe në modelin SR dhe prekje blu për SL.
Poshtë pamjes së jashtme të shndritshme dhe brendësisë së re, Sentra e vitit 2026 është shumë e ngjashme me modelin që zëvendëson.
Ajo vazhdon të mbështetet nga platforma Renault-Nissan CMF-CD dhe ruan të njëjtën motor me katër cilindra 2.0 litra me aspirim natyral dhe 149 kuaj fuqi.
Me sa duket, nuk ofron llojin e performancës sportive që mund të sugjerojë pamja e jashtme tërheqëse, por nga ana tjetër, ky nuk ka qenë kurrë qëllimi i prodhuesit të saj gjithsesi. /Telegrafi/