Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Aksident në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara përfundon në spital

By: Elva
21 December 2025 at 14:45

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel rreth orës 14:05 në aksin Cërrik – Belsh, ku një automjet ka përplasur një grua të moshuar që po kalonte rrugën në vijat e bardha. Sipas të dhënave paraprake, automjeti drejtohej nga një grua dhe dyshohet se drejtuesja e mjetit nuk ka qenë e vëmendshme në momentin […]

The post Aksident në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara përfundon në spital appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Cërrik–Belsh, shoferja përplas të këmbësoren në vijat e bardha

By: V K
21 December 2025 at 15:03

Ditën e sotme rreth orës 14:05, një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Cërrik–Belsh, ku një automjet i drejtuar nga një grua ka përplasur një të moshuar, e cila po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesja e mjetit dyshohet se nuk ka qenë e vëmendshme në momentin e ngjarjes, duke përplasur këmbësoren dhe duke i shkaktuar plagë të rënda.

Si pasojë e goditjes, e dëmtuara ka humbur edhe ndjenjat.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur autoambulanca dhe shërbimet e policisë, të njoftuara nga dëshmitarë okularë.

E moshuara është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin Cërrik–Belsh, shoferja përplas të këmbësoren në vijat e bardha appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në Belsh, koncert festiv nga fëmijët në pedonalen e qytetit

By: redi
10 December 2025 at 21:11

Bashkia Belsh ka ndezur dritat e pemës së Vitit të Ri dhe zbukurimeve festive në pedonalen e qytetit. Fëmijët performuan me këngë, recitime dhe valle pranë pemës, duke sjellë atmosferë gëzimi për të gjithë të pranishmit. Momentin e numërimit për ndezjen e dekorit e realizuan së bashku fëmijët, prindërit dhe nënkryetarja e Bashkisë Belsh, duke shënuar kështu hapjen zyrtare të festimeve të fundvitit…

Source

Banorët e Belshit në alarm nga gropat karstike: Ndihemi të pasigurtë

8 December 2025 at 17:14


Një gropë tjetër karstike është shfaqur prej disa ditësh në qytetin e Belshit, duke rikthyer shqetësimin e hershëm në zonën e Dumresë, e njohur për formacionet karstike që ndër vite kanë krijuar rreth 84 liqene.

Gropa ka një diametër rreth 7 metra dhe thellësi mbi 12 metra, duke shkaktuar frikë te banorët, të cilët thonë se hapësira po zgjerohet dita-ditës dhe po i afrohet rrezikshëm banesave.

Sipas banorëve, situata ka përkeqësuar ndjesinë e pasigurisë dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga autoritetet për të shmangur pasoja të mundshme. Fenomeni po avancon me shpejtësi dhe rreziku sa vjen e shtohet.

Ndërkohë, autoritetet vendore kanë apeluar banorët të qëndrojnë larg gropës, veçanërisht fëmijëve, të cilët rrezikojnë më shumë për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit ndaj pasojave. Frika është e ndjeshme jo vetëm në një familje, por edhe në të paktën 4-5 banesa që ndodhen pranë formacionit karstik.

Fenomenet karstike nuk janë të reja për Belshin. Në qershor të këtij viti, një gropë tjetër u hap në fshatin Dëshiran, ndërsa në maj të vitit 2022, një rast i ngjashëm u shënua në fshatin Çestije, po ashtu pranë banesave./Euronews Albania

- YouTube youtu.be

Gropa karstike në Belsh vijon të zgjerohet dhe thellohet

By: Ela
5 December 2025 at 14:40

Një gropë tjetër karstike është shfaqur këtë fillim dhjetori në periferi të qytetit të Belshit, duke rikthyer shqetësimin e hershëm në zonën e Dumresë, e njohur për formacionet e tilla natyrore që ndër vite kanë krijuar plot 84 liqene. Gropa e fundit është hapur në lagjen ‘Hysa’, vetëm 1 kilometër larg qendrës së qytetit në […]

The post Gropa karstike në Belsh vijon të zgjerohet dhe thellohet appeared first on BoldNews.al.

Një gropë karstike shfaqet pranë banesave në Belsh, banorët të shqetësuar

By: Ela
3 December 2025 at 14:28

Një gropë karstike me diametër rreth 7 metra dhe thellësi mbi 10 metra është shfaqur prej disa ditësh shumë pranë banesave në lagjen e spitalit në qytetin e Belshit, duke shkaktuar frikë tek banorët. Dumreja është një zonë e njohur për aktivitet të lartë karstik, e cila numëron mbi 84 liqene të krijuara pikërisht nga […]

The post Një gropë karstike shfaqet pranë banesave në Belsh, banorët të shqetësuar appeared first on BoldNews.al.

Qeveria shpall 11 zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, fshatrat që përfshihen

By: V K
31 October 2025 at 08:13

Qeveria shpalli në mbledhjen e saj të fundit 11 zona të reja me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, duke orientuar që turizmi, pjesa industriale dhe ekonomike të kenë orientim të qartë.

Të parashikuara në katër vendime të veçanta sipas bashkive përkatëse, jepen edhe detajet për zonat dhe sipërfaqet që përfshihen.

Bashkia Belsh

Të parat janë zonat në Bashkinë Belsh ku përfshihen të paktën pesë zona.

a) Zona nr.1, njësia administrative Belsh, fshati Qafshkallë, me sipërfaqe 126.4 ha.

b) Zona nr.2, njësia administrative Belsh, fshati Gradishtë, me sipërfaqe 1.49 ha.

c) Zona nr.3, njësia administrative Belsh, fshati Seferan-Hysë, me sipërfaqe 68 ha.

ç) Zona nr.4, njësia administrative Rrasë, fshati Shegas, me sipërfaqe 69.8ha.

d) Zona nr.5, njësia administrative Fierzë, fshati Fierzë, me sipërfaqe 143.9 ha.

Bashkia Elbasan

Së dyti, është Bashkia Elbasan për të cilën janë propozuar katër zona, me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.

a) Zona nr.1, njësia administrative Funar, me sipërfaqe 1 439, 89 ha.

b) Zona nr.2, njësia administrative Gjinar, me sipërfaqe 1 047, 74 ha.

c) Zona nr.3, njësia administrative Tregan, me sipërfaqe 398,1 ha.

ç) Zona nr.4, njësia administrative Shushicë, me sipërfaqe 705,96 ha.

Bashkia Përmet dhe Skrapar

Për Bashkinë Përmet është vetëm një “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” konkretisht ajo nr.1, njësia administrative Çarçovë, fshatrat Kanikol dhe Draçovë, me sipërfaqe 2.04 km².

E njëjta gjë vlen edhe për Bashkinë Skrapar ku ka vetëm një zonë të shpallur, ajo nr.1, Helmës-Staraveckë, njësia administrative Potom, me sipërfaqe 258 ha./Monitor

The post Qeveria shpall 11 zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, fshatrat që përfshihen appeared first on Albeu.com.

“Paketa e Maleve”, miratohen zonat prioritare në Belsh, Përmet, Skrapar dhe Elbasan

29 October 2025 at 18:01

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në disa bashki si Belsh, Përmet, Skrapar dhe Elbasan.

Vendimi u mor në mbështetje të ligjit për Paketën e Maleve, me propozim të ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Konkretisht në bashkinë e Belshit janë shpallur disa zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, në fshatrat Qafshkallë, Gradishtë, Seferan-Hysë, Shegas, Fierzë.

Në bashkinë e Elbasanit janë shpallur zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, në fshtarat, Funar, Gjinar, Tregan, Shushicë.

Në bashkinë e Përmetit janë shpallur zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, fshatrat Kanikol dhe Draçovë.

Në bashkinë e Skraparit është shpallur zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, në Helmës-Staraveckë, njësia administrative Potom.

Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këto zona janë të zhvillimit ekonomik, të zhvillimit industrial, të zhvillimit turistik.

Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Belsh për zbatimin e këtij vendimi.

Paketa e Maleve synon të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin e turizmit, agropërpunimit, bujqësisë dhe blegtorisë në zonat me potencial të lartë natyror.

Aplikimet për “Paketën e Maleve” mbeten të hapura deri në fund të vitit 2025, ndërsa 500 aplikantët e parë do të përfitojnë lehtësira fiskale për një periudhë 10-vjeçare, një masë që synon të nxisë investimin e hershëm dhe të qëndrueshëm në këto zona.

Vendimi i plotë

/m.q/j.p/

The post “Paketa e Maleve”, miratohen zonat prioritare në Belsh, Përmet, Skrapar dhe Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I vodhi makinën e marrë me qira një personi, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

By: Elva
21 August 2025 at 12:16

Policia ka arrestuar një 49-vjeçar në Belsh, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të marrë me qira nga një shtetas tjetër. I arrestuari është Leonidha Dervishi, banues në Belsh. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa Dervishi akuzohet për veprën penale “Vjedhja”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, […]

The post I vodhi makinën e marrë me qira një personi, arrestohet 49-vjeçari në Belsh appeared first on BoldNews.al.

Ndezi zjarr me pasojë djegien e 40 hektarëve ullinj dhe pyll, arrestohet 64-vjeçari në Belsh

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Një sipërfaqe prej rreth 40 hektarësh tokë me ullinj dhe pyje është djegur si pasojë e një zjarri të ndezur në mënyrë të qëllimshme në fshatin Shegas, Belsh.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet e kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik zbuluan se zjarri kishte nisur në tokën në pronësi të 64-vjeçarit dhe më pas ishte përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme ullishte dhe pyll.

Policia nënvizon se nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë ulliri dhe një sipërfaqe pylli, në total rreth 40 ha.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

/e.i/j.p/

The post Ndezi zjarr me pasojë djegien e 40 hektarëve ullinj dhe pyll, arrestohet 64-vjeçari në Belsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku fotovoltaik në Belsh/ Firmoset marrëveshja, Balluku: Shqipëria, një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme

By: xhir jeta
22 July 2025 at 13:39

Nënshkruhet marrëveshja për kredinë dhe grantin e financimit të projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit. Në fjalën e saj, zv/kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se parku do të furnizojë me energji mbi 16 100 abonentë

“Ndryshimet e thella klimaterike kanë vënë Botën para një fakti, por edhe Shqipërinë, se duhet të punojmë sa më shumë sa i përket energjisë, pavarësisë së saj.

Sot jemi të vetëdijshmë se e ardhmja nuk mund të mbështetet më mbi modele të vjetra, por mbi një vizion të ri, të bazuar në qëndrueshmëri, inovacion, partneritet dhe mbi të gjitha në pavarësinë energjitike.

Në sektorin energjitik, Shqipëria ka zgjedhur të ecë përpara me hapa të matshëm dhe ambiciozë duke synuar jo vetëm të rrisë qëndrueshmërinë e sistemit tonë.

Qeveria shqiptare nën vizionin e kryeministrit Rama e ka treguar qartë se diversifikimi I burimeve energjitike është prioritet strategjik dhe këtë nuk e kemi lënë thjesht në letër. Sot Shqipëria ka rritur kapacitetet e saj prodhuese nga burime të tjera të rinovueshme me 500 megaëat.

Shqipëria është një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme. Përtej sektorit privat, KESh ka marrë rolin që i takon dhe ka nisur një sërë projektesh konkrete që do të transformojnë mishelën energjitike të vendit tonë. Pas impiantit diellor në digën e Qyrsaqit, janë në zhvillim dy impiante të tjera, inovatore. Një në Vaun e Dejës dhe një tjetër në digën Zadejës.

“ndryshimet e thella klimaterike kanë vënë Botën para një fakti, por edhe Shqipërinë, se duhet të punojmë sa më shumë sa i përket energjisë, pavarësisë së saj.

Sot jemi të vetëdijshmë se e ardhmja nuk mund të mbështetet më mbi modele të vjetra, por mbi një vizion të ri, të bazuar në qëndrueshmëri, inovacion, partneritet dhe mbi të gjitha në pavarësinë energjitike.

Në sektorin energjitik, Shqipëria ka zgjedhur të ecë përpara me hapa të matshëm dhe ambiciozë duke synuar jo vetëm të rrisë qëndrueshmërinë e sistemit tonë.

Qeveria shqiptare nën vizionin e kryeministrit Rama e ka treguar qartë se diversifikimi I burimeve energjitike është prioritet strategjik dhe këtë nuk e kemi lënë thjesht në letër. Sot Shqipëria ka rritur kapacitetet e saj prodhuese nga burime të tjera të rinovueshme me 500 megaëat.

Këto nuk janë vetëm panele lundruese, por janë shembuj të përdorimit inteligjent të hapësirës dhe teknologjisë për qëllime kombëtare pa dëmtuar mjedisin dhe pa prekur komunitetet. Partneriteti me Emiratet e Bashkuara parashikon ndërtimin e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme, prej 3 gigaëat që janë një sinjal i qartë I ambicies tonë.

Projektet e kapaciteteve eksportuese të vendit, si ajo nga Maqedonia e Veriut, që shpresojmë të marrë rrugë sa më parë nga ana maqedonase, duke qenë se gjithë ndërtimi në territorin shqiptar duhet të përfundojë sipas kontratës në simestrin e parë të 2026, nga ana tjetër jemi duke punuar me qeverinë greke deri në trefishim të kapaciteteve për linjat e transmetimit.

Jemi krenar për negociatat me Italinë për linjën e transmetimit nënujor të energjisë.

Në këtë kuadër vjen një tjetër projekt, sot do të firmosim një marrëveshje për financimin nga BERZH të një projekti për park fotovoltaik në zonën e Belshit. Që do ofrojë energji për 16 100 abonentë ose rreth 50 mijë qytetarë të Republikës. Do të reduktojnë më 50 mijë ton CO2 çdo vit. Të gjitha zonat ku do të ngrihen këto projekte janë të mirë studiuara” u shpreh Balluku./abcnews.al

Ndezi zjarrin në tokën e tij po u përhapë edhe në sipërfaqen me ullinj, identifikohet dhe arrestohet i dyshuari në Cërrik

22 July 2025 at 13:45

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se një person është identifikuar dhe arrestuar, pasi i njëjti kishte ndezur zjarrin në tokën e tij, por që ishte përhapur edhe në një sipërfaqe toke me ullinj dhe një sipërfaqe pylli.

Policia tutje njofton se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, si rezultat i hetimeve të kryera për një rast zjarri në fshatin Shegas, identifikuan dhe arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin H. M., 64 vjeç, banues në fshatin Shegas.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë ulliri dhe një sipërfaqe pylli, në total rreth 40 ha. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm. /Telegrafi/

The post Ndezi zjarrin në tokën e tij po u përhapë edhe në sipërfaqen me ullinj, identifikohet dhe arrestohet i dyshuari në Cërrik appeared first on Telegrafi.

Fiken vatrat e zjarrit në bashkinë e Belshit, Italia dërgon trupa dhe dy avionë “Canadair” për shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Lurës

By: M C
21 July 2025 at 20:18

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se të gjitha vatrat e zjarrit në bashkinë e Belshit janë fikur dhe gjithashtu u arrit të shmangej përhapja e flakëve drejt zonave të banuara. Në operacionin për fikjen e flakëve morën pjesë edhe dy helikopterë që ndërhynë nga ajri.

Aktualisht, në terren ndodhen ende efektivët e MZSH Belsh dhe punonjës të bashkisë, të cilët po kryejnë krehjen e zonës për të shmangur riaktivizimin e ndonjë vatre të fshehur.

Ndërkohë, ministria njofton se pas kërkesës së Shqipërisë pranë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Italia ka dërguar trupa dhe dy avionë zjarrfikës “Canadair”, të cilët po operojnë në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, në Parkun Kombëtar të Lurës, ku flakët vijojnë ende.

Nga ana tjetër, Greqia erdhi në ndihmë me dy avionë Canadair për fikjen e vatrës së zjarrit në malin e Dukatit në Vlorë.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Pas një operacioni të koordinuar dhe intensiv është bërë e mundur fikja e të gjitha vatrave të zjarrit në Njësinë Administrative Rrasë, në bashkinë Belsh. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse nga MZSH Belsh, Cërrik, Gramsh, Elbasan, Peqin dhe Njësia Nerat Kuçovë si dhe angazhimit të dy mjeteve zjarrfikëse dhe efektivëve të FA u arrit të shmangej përhapja e flakëve drejt zonave të banuara.

Në operacion morën pjesë edhe dy helikopterë që ndërhynë nga ajri, duke ndihmuar në neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht, në terren ndodhen ende efektivët e MZSH Belsh dhe punonjës të bashkisë, të cilët po kryejnë krehjen e zonës për të shmangur riaktivizimin e ndonjë vatre të fshehur.

Ndërkohë, pas kërkesës së Shqipërisë pranë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Italia ka ardhur në ndihmë me trupa dhe dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair, të cilët po operojnë në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, në Parkun Kombëtar të Lurës. Kjo ndërhyrje synon të përshpejtojë shuarjen e vatrave aktive në këtë zonë me rëndësi të lartë natyrore.

Po përmes Mekanizmit Evropian te Mbrojtjes Civile, Greqia erdhi në ndihmë me dy avionë Canadair në vatrën e zjarrit në Dukat, Vlorë.

Forcat operacionale, nën koordimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po vijojnë punën në vatrat e tjera, në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës.

The post Fiken vatrat e zjarrit në bashkinë e Belshit, Italia dërgon trupa dhe dy avionë “Canadair” për shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Lurës appeared first on Albeu.com.

Operacioni në Belsh, fiket zjarri që rrezikonte zonat e banuara

By: Re Nato
21 July 2025 at 19:32

Pas një operacioni të koordinuar dhe intensiv është bërë e mundur fikja e të gjitha vatrave të zjarrit në Njësinë Administrative Rrasë, në bashkinë Belsh. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse nga MZSH Belsh, Cërrik, Gramsh, Elbasan, Peqin dhe Njësia Nerat Kuçovë si dhe angazhimit të dy mjeteve zjarrfikëse dhe efektivëve të FA u arrit të shmangej përhapja e flakëve drejt zonave të banuara.

Në operacion morën pjesë edhe dy helikopterë që ndërhynë nga ajri, duke ndihmuar në neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht, në terren ndodhen ende efektivët e MZSH Belsh dhe punonjës të bashkisë, të cilët po kryejnë krehjen e zonës për të shmangur riaktivizimin e ndonjë vatre të fshehur.

Ndërkohë, pas kërkesës së Shqipërisë pranë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Italia ka ardhur në ndihmë me trupa dhe dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair, të cilët po operojnë në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, në Parkun Kombëtar të Lurës. Kjo ndërhyrje synon të përshpejtojë shuarjen e vatrave aktive në këtë zonë me rëndësi të lartë natyrore. Po përmes Mekanizmit Evropian te Mbrojtjes Civile, Greqia erdhi në ndihmë me dy avionë Canadair në vatrën e zjarrit në Dukat, Vlorë.

Forcat operacionale, nën koordimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po vijojnë punën në vatrat e tjera, në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës.

Vijojnë dorëheqjet/ Në Bashkinë Belsh japin dorëheqjen një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë

By: Rovena
15 July 2025 at 10:29

Vijojnë edhe gjatë kësaj të marte largimi nga detyra i drejtorëve nëpër bashki. Në Bashkinë Belsh, kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë duke i hapur rrugë një faze të re të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj mbi bazën e meritës dhe performancës.

Ndërkohë, në Bashkinë Prrenjas, tre administratorë kanë dhënë dorëheqjen që ditën e djeshme, ndërsa aktualisht po kryhet një vlerësim i thelluar i performancës për drejtorët që vijojnë detyrën. E njëjta situatë edhe në bashkitë e tjera të qarkut Elbasan./abcnews.al

Liqeni i Seferanit, një ndër atraksionet natyrore më të vizituara në Belsh

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Liqeni i Seferanit në Belsh është kthyer në një nga atraksionet më të pëlqyera për turistët që zgjedhin të eksplorojnë bukuritë natyrore të Shqipërisë së mesme.

I pozicionuar në fshatin me të njëjtin emër, ky monument natyre përfaqëson një liqen karstik me një sipërfaqe prej rreth 87.5 hektarësh dhe një ekosistem të pasur, që tërheq vëmendjen e vizitorëve të apasionuar pas natyrës, qetësisë dhe biodiversitetit.

Liqeni ofron mundësi për ecje përgjatë brigjeve, vëzhgim të florës dhe faunës vendase, si dhe aktivitete të lehta rekreative, duke e kthyer këtë zonë në një pikë referimi për turizmin rural dhe natyror në qarkun e Elbasanit.

Falë infrastrukturës së përmirësuar dhe promovimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, Belshi po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shprehen të entuziazmuar nga peizazhi dhe mikpritja lokale.

Tashmë Belshi i rilindur tërësisht është një destinacion i rëndësishëm turistik në qarkun e Elbasanit.

Në përgjithësi është një zonë me një peizazh natyror që të bënë për vete në të katër stinët por më interesante është pranvera dhe vjeshta, ku bimësia pikas me ngjyrat e saja të theksuara.

Gjithë krahina numëron rreth 84 liqene, midis tyre ka dhe të vegjël fare, por të gjithë janë të bukur dhe kanë karakteristikat e tyre.

Kanë një florë befasuese sidomos në pranverë. Disa numërohen me emra për bukurinë e tyre si, ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës, me një florë të pasur si, zambaku i bardhë, zambaku i verdhë, karakteristikë për ujërat e këtyre liqeneve që tërheqin vëmendjen e vizitorëve.

Në perëndim të qytezës, në liqenin e Seferanit, ishte faltorja e Afërditës dhe kulti i saj ushtrohej duke hedhur në ujë enë e terrakota si dhurata për perëndeshën.

Liqeni i Seferanit
1 nga 2

The post Liqeni i Seferanit, një ndër atraksionet natyrore më të vizituara në Belsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr në fshatrat e Gramshit dhe Belshit/ Djegie masive ullinjsh, shkak mbeturinat dhe defekte elektrike

By: M C
12 July 2025 at 17:24

Mbetjet urbane dhe shkëndija elektrike i vënë zjarrin sipërfaqeve të mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme tek banorët në fshatrat Gjyralë, Lokalitet dhe Fierzë.

Të trija rastet dyshohet se kanë ndodhur në rrethana aksidentale, por hetimet janë ende aktive, teksa në një prej tyre shkak u bë defekti elektrik i një mjeti që shpërtheu në flakë ditën e djeshme, duke rrezikuar edhe anëtarët e një familjeje që udhëtonte në të.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për zjarrin e rënë në rrethana që dyshohen aksidentale në fshatin Gjyralë, ku për shkak të mbetjeve urbane të grumbulluara në këtë zonë, ra vatra e zjarrit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe toke me ullinj në pronësi të banorëve A. Ll. dhe F. B.;

Kurse në fshatin Fierzë të Belshit dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike të shkaktuar nga kontakti i pemëve me telat e energjisë elektrike, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj, në pronësi të E. I.

Ngjarja e tretë ka ndodhur në aksin rrugor Lokalitet-Belsh, ku dyshohet se për shkak të një defekti elektrik, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin E. Ç.. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në automjet dhe nga përhapja e flakëve janë djegur disa pemë frutore në pronësi të shtetasit M. Ç.

Për të tre rastet materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Zjarr në fshatrat e Gramshit dhe Belshit/ Djegie masive ullinjsh, shkak mbeturinat dhe defekte elektrike appeared first on Albeu.com.

Kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet 32-vjeçari në Belsh

By: Elva
12 July 2025 at 12:37

Një 32-vjeçar është arrestuar në Belsh pasi kishte kthyer një lokal me qira në ambient për lojëra fati të paligjshme. Ai u kap në flagrancë duke organizuar lojën e njohur “Poker”, së bashku me 13 persona të tjerë që po luanin në lokal. Uniformat blu bënë me dije se gjatë kontrollit në lokalin në fshatin […]

The post Kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet 32-vjeçari në Belsh appeared first on BoldNews.al.

Park fotovoltaik diellor 50 MWp në bashkinë e Belshit

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Në Belsh do të ndërtohet një park diellor 50 MWp, me financim nga BERZH dhe KESH, në një hap të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.

Këshilli i Ministrave miratoi këtë javë në parim marrëveshjen e garancisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Kjo marrëveshje i hap rrugë financimit të ndërtimit të impiantit diellor me kapacitet prej 50 MWp në zonën e Belshit.

Projekti, me një kosto totale prej 40 milionë euro, do të financohet përmes një kredie prej 30 milionë eurosh nga BERZH, ku shteti shqiptar do të jetë garantues.

Përveç kësaj, një grant prej 8 milionë euro do të sigurohet nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), ndërsa pjesa tjetër prej 2 milionë euro do të vijë si injeksion kapitali nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Parku fotovoltaik do të ndërtohet në një sipërfaqe prej rreth 60 hektarësh në territorin e bashkisë së Belshit. Ai do të lidhet me rrjetin elektrik nëpërmjet një linje të re 110 kV, me gjatësi rreth 9 km, që do të shkojë në nënstacionin ekzistues në Kajan, i cili do të zgjerohet për nevojat e projektit.

Sipas BERZH, energjia e prodhuar nga ky impiant do të ndihmojë rritjen e kapacitetit të gjenerimit të KESH-it. /j.p/

The post Park fotovoltaik diellor 50 MWp në bashkinë e Belshit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Makina digjet në mes të pyllit në Belsh, zjarrfikësja shuan flakët

By: Besnik
29 June 2025 at 15:44

Një automjet mori flakë në mes të pyllit të Deshiranit në Belsh këtë të diel.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, por u regjistruan dëme materiale, pasi automjeti u dogj totalisht.

Përveç automjetit, u dogjën edhe disa shkurre dhe pemë në zonë ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën forcat zjarrëfikëse.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Makina digjet në mes të pyllit në Belsh, zjarrfikësja shuan flakët appeared first on Euronews Albania.

❌
❌