Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Elbasan, një person gjendet pothuajse i djegur në katin e parë të një pallati

By: Rovena
30 December 2025 at 20:25

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur pothuajse i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati. Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur Edmond Angjelin në gjendje të rëndë shëndetësore, pothuajse të djegur dhe në koma. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë./abcnews.al

Shpërthim me tritol në një pallat në Shkodër, humb jetën një person

By: V K
29 December 2025 at 10:43

Këtë të hënë, një shpërthim me tritol është regjistruar në Shkodër, në hyrjen e një pallati në Perash në Shkodrës, duke shkaktuar vdekjene e një personi

Viktima është ende i paidentifikuar. Raportohet se fillimisht është menduar se ka shpërthyer boksi elektrik, por më pas ka rezultuar lëndë plasëse.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet.

Sakaq, punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.

Personi i plagosur nga shpërthimi u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, por duket se gjithçka ka rezultuar pa sukses, pasi ai kishte ndërruar jetë.

The post Shpërthim me tritol në një pallat në Shkodër, humb jetën një person appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Vlorë/ Gjendet një person pa shenja jete në Lungomare (EMRI)

By: V K
16 December 2025 at 08:20

Mëngjesin e sotëm, një person është gjetur i pajetë në breg të detit në zonën e ‘Lungomares’. Personi një i moshuar i identifikuar si Shezai Hoxha, është gjetur buzë detit.

89-vjeçari i cili vuante nga skleroza dyshohet se është mbytur.

“Sot, rreth orës 07:00, në zonën e Lungomares, dyshohet se është mbytur në det shtetasi Sh. H., 89 vjeç, banues në fshatin Dushkarak”, thote policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

The post E rëndë në Vlorë/ Gjendet një person pa shenja jete në Lungomare (EMRI) appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Shkodër, një person gjendet pa shenja pranë urës së Telit

By: V K
11 December 2025 at 08:53

Mëngjesin e sotëm, një person është gjetur i pajetë pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës.

Trupin e tij e kanë pikasur kalimtarë të rastësishëm, të cilët menjëherë kanë njoftuar Policinë dhe shërbimet mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se personi ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e viktimës.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

The post E rëndë në Shkodër, një person gjendet pa shenja pranë urës së Telit appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Peqin/ Gjendet një person pa shenja jete pranë hekurudhës

By: V K
8 November 2025 at 13:02

Këtë të shtunë, një person është gjetur pa shenja jete  pranë trasesë së hekurudhës që lidh Peqinin me Elbasanin.

Trupin e viktimës e ka zbuluar një kalimtar, i cili ka njoftuar menjëherë policinë lokale.

Ndërkohë, ende nuk ka detaje nëse bëhet fjalë për vdekje për shkaqe natyrale apo vrasje.

The post E rëndë në Peqin/ Gjendet një person pa shenja jete pranë hekurudhës appeared first on Albeu.com.

Sulm me armë në Universitetin Lincoln/ Humb jetën një person, plagoset 6 të tjerë

By: V K
26 October 2025 at 08:43

Mbrëmjen e djeshme, të paktën një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një sulm me armë, në Universitetin Lincoln të Pensilvanisë.

Një total, shtatë persona u qëlluan me armë zjarri jashtë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore të shkollës, u thanë autoritetet gazetarëve në një konferencë për shtyp të dielën në mëngjes.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë sonte se një person ka vdekur, gjashtë të tjerë janë goditur nga të shtënat me armë zjarri”, tha Prokurori i Qarkut të Chester, Christopher de Barrena-Sarobe, në konferencë, pa dhënë detaje për gjendjen e të plagosurve.

Një person që mbante armë është ndaluar, tha prokurori i distriktit, duke vënë në dukje se hetuesit ende po mbledhin informacione.

“Nuk kemi shumë përgjigje rreth asaj që ndodhi saktësisht”, tha ai.

Zyra e prokurorit të distriktit tha në një deklaratë se forcat e rendit lokale, shtetërore dhe federale po hetojnë rastin, duke i kërkuar kujtdo që ka dijeni për të shtënat të kontaktojë FBI-në.

Të paktën tre persona me plagë nga të shtënat me armë zjarri u dërguan në Spitalin Christiana në Wilmington, Delaware, dhe një tjetër u dërgua në ChristianaCare në Newark, Delaware, tha më parë për CNN Jay Moore nga Zyra e Sherifit të Qarkut Chester.

The post Sulm me armë në Universitetin Lincoln/ Humb jetën një person, plagoset 6 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Mitrovicë/ Humb jetën një person, plagosen 4 të tjerë

By: V K
11 October 2025 at 10:12

Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë u regjistrua në Mitrovicë, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një njeri ka vdekur si pasojë e një aksidenti te “Rruga e Liqenit” në Mitrovicë dhe katër të tjerë janë lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe njëri nga drejtuesit, pasi ka marrë trajtim mjekësor është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Të lënduarit tjerë gjithashtu u dërguan për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.

Njoftimi:

“Rruga e Liqenit, Mitrovicë 10.10.2025 – 22:42. Raportohet se si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave, një qytetar nga Kosova ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga drejtuesit e veturave i dyshuar si shkaktar i aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

The post Aksident i rëndë në Mitrovicë/ Humb jetën një person, plagosen 4 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Tentoi të godiste me thikë një person, Vau i Dejës, arrestohet 53-vjeçari

By: Rovena
26 September 2025 at 11:47

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës. Sipas informacioneve te policisë, 53-vjeçari dhunoi fizikisht një person dhe tentoi që ta godiste me thikë.

Më parë ka dëmtuar pronat e një 63-vjeçari, ka tentuar të kanosë atë dhe familjarët e tij, me sëpatë.

Gjatë kontrollit në banesë, 53-vjeit në banesë, 53-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 3 thika dhe 1 sëpatë, të cilat u gjetën në banesën e të arrestuarit, me precedent penal për shkatërrim prone.

Sipas informacioneve të policisë, 53-vjeçari është një person problematik, pasi ka pasur denoncime të ndryshme dhe nga qytetarë të tjerë.

“Dje, ka kallëzuar një 28-vjeçar se ky shtetas e ka goditur me grushte dhe e ka ndjekur me thikë në dorë, për disa minuta.  Gjithashtu, dje, ka kallëzuar një 63-vjeçar, se gjatë muajve prill dhe shtator 2025, shtetasi A. G. i ka thyer xhamat e furgonit dhe të vetratës së dyqanit dhe ka dëmtuar një automjet tjetër, ndërsa më datë 23.09.2025, e ka konstatuar 53-vjeçarin, në afërsi të banesës së tij, duke mbajtur një sëpatë në dorë”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al

Gjendet pa shenja jete një person në Shkodër

By: V K
15 September 2025 at 09:34

Policia e Shkodrës, njofton se një 43-vjeçar i pastrehë, është gjetur pa shenja jete në oborrin e një magazine ditën e djeshme, në rrugën “Dasho Shkreli”.

Burri dyshohet se ka pësuar atak kardiak.

“Ditën e djeshme, në rrugën “Dasho Shkreli”, në Shkodër, në oborrin e një magazine është gjetur pa shenja jete, shtetasi K. Sh., 43-vjeç (i pastrehë), i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak”,- njofton policia.

The post Gjendet pa shenja jete një person në Shkodër appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Kosovë/ I ra lisi duke prerë dru, humb jetën një person

By: V K
14 September 2025 at 10:38

Një person ka humbur jetën në fshatin Manastirc, afër Ferizajt në Kosovë, pasi mbi të ka rënë një lis gjatë kohës që po priste dru.

I ndjeri u dërgua fillimisht në qendrën emergjente, ndërsa më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por nuk mundi të shpëtonte.

Policia e Kosovës, njoftoi se rastin e ka marrë në shqyrtim prokuroria, ndërsa trupi i pajetë iu dorëzua familjarëve për ceremoni mortore.

Sipas raportit të policisë: “Derisa viktima ishte duke prerë dru në afërsi të oborrit, një lis ra mbi të, duke i shkaktuar lëndime trupore të rënda, që çuan në vdekjen e tij”.

The post E rëndë në Kosovë/ I ra lisi duke prerë dru, humb jetën një person appeared first on Albeu.com.

Aksidenti tragjik në Lisbonë/ Ndodh mrekullia, u raportua i vdekur, gjendet i gjallë një person nën tramvaj (VIDEO)

By: V K
6 September 2025 at 11:57

Një ngjarje tronditëse ka goditur Lisbonën, ku një aksident tragjik me tramvaj, shkaktoi humbjen e jetës së 16 personave, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur rëndë.

Mes të mbijetuarve është një djalë gjerman 3-vjeçar, i cili u nxor nga rrënojat. Por mrekullia për familjen e 3-vjeçarit është e dyfishtë, pasi babai i tij u shpall fillimisht i vdekur nga aksidenti, është gjetur gjallë.

Mediat lokale, fillimisht kishin raportuar se shtetasi gjerman kishte vdekur para syve të të birit në aksident.

Familja shkoi në morg në Portugali, por nuk mundën ta identifikonin atë.

CNN Portugal, raportoi se; “familja i tregoi një foto të burrit një oficeri policie vendas, i cili i çoi në spitalin São José. Atje u gjet gjallë, por “në gjendje të rëndë”, tha një zëdhënës i policisë portugeze.

3-vjeçari është bashkuar në spital me nënën e tij, e cila ndodhet gjithashtu në gjendje të rëndë.

Sipas agjencisë Lusa, fëmija ka marrë lëndime të lehta dhe po trajtohet në një spital pediatrik në Lisbonë.

Tramvaji Glória, që daton nga shekulli i 19-të, është një nga atraksionet më të njohura për turistët që vizitojnë kryeqytetin portugez, sidomos gjatë sezonit të verës.

 

 

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe nuk përjashtohet as ndonjë defekt teknik në sistemin e frenimit.

Mes viktimave janë shtatë burra, tetë gra dhe disa persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve lokale, të paktën katër nga të vdekurit ishin punonjës të organizmit bamirës më të madh në Portugali, Misericórdia de Lisboa Santa Casa, institucion që administron ndër të tjera edhe lojërat Euromillions.

Ata përdornin rregullisht këtë linjë tramvaji, për të shkuar në zyrat e tyre në qytet.

Numri i viktimave ka ndryshuar disa herë gjatë ditës. Fillimisht u raportua për 17 të vdekur, por kryeministri i Portugalisë, Luís Montenegro, në një deklaratë për shtyp pasdite, konfirmoi se 16 persona kanë humbur jetën.

“Kjo është një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore të historisë sonë të afërt”, u shpreh kryeministri.

The post Aksidenti tragjik në Lisbonë/ Ndodh mrekullia, u raportua i vdekur, gjendet i gjallë një person nën tramvaj (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Një tjetër ngjarje e rëndë/ Gjendet i pajetë në banesë një person në Korçë, dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa muajsh

By: V K
29 August 2025 at 13:27

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë është zbuluar në qytetin e Korçës, ku një person është gjetur i pajetë në banesën e tij, në lagjen nr. 4.

Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë disa muaj më parë, ndërsa trupi është zbuluar vetëm sot në një gjendje të avancuar dekompozimi.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar autoritetet, pasi kishin vënë re mungesën e gjatë të banorit dhe erën e rëndë që vinte nga banesa.

Trupi i pajetë është gjetur brenda ambientit të banesës së tij, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur zyrtarisht.

Ai jetonte i vetëm dhe nuk kishte familjarë të afërt, ç`ka besohet të ketë shtyrë më tej zbulimin e ngjarjes.

Rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa trupi është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila do të ndihmojë në përcaktimin e shkakut dhe kohës së saktë të ndarjes nga jeta.

The post Një tjetër ngjarje e rëndë/ Gjendet i pajetë në banesë një person në Korçë, dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa muajsh appeared first on Albeu.com.

Zhduket pasagjeri i tragetit, Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit

TIRANË, 4 gusht/ATSH/- Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi për personin e raportuar të zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA”.

Ministria e Mbrojtjes deklaron se është kërkuar me intensitet në segmente detare të zgjeruara nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykëderdhjen e Semanit në veri.

Në njoftimin për mediet, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë këtij operacioni janë angazhuar 8 mjete ajrore e detare dhe 22 efektivë të përfshirë dhe konkretisht; 1 Dron TB2 i Forcave Ajrore, 1 Helikopter UH-60 i FA me 3 efektivë, 1 anije patrulluese P05 e Forcës Detare me 4 efektivë, 1 motor uji me 2 efektivë dhe 4 mjete patrullimi të Policisë Kufitare (BP-01, BP-06, BP-09, BP-30) me gjithsej 13 efektivë

Operacioni është zhvilluar në koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke ndjekur çdo protokoll të kërkim-shpëtimit në det.

Ministria shton se kërkimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në varësi të zhvillimeve dhe kushteve detare.

The post Zhduket pasagjeri i tragetit, Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një person u raportua si “i zhdukur” nga trageti, Shqipëria dhe Itali, operacion kërkimi në det

By: V K
4 August 2025 at 09:24

Një person është raportuar i zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA”, ndërsa Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi.

Bëhet me dije se kërkimet janë zhvilluar dhe ditën e djeshme nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykëderdhjen e Semanit në veri.

Bëhet me dije se kërkimet janë zhvilluar dhe ditën e djeshme nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykëderdhjen e Semanit në veri.

Gjithashtu, mësohet se operacioni është zhvilluar në koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke ndjekur çdo protokoll të kërkim-shpëtimit në det, por pa rezultat.

Sipas informacioneve, operacioni do të vijohet në varësi të zhvillimeve dhe kushteve atmosferike.

The post Një person u raportua si “i zhdukur” nga trageti, Shqipëria dhe Itali, operacion kërkimi në det appeared first on Albeu.com.

Policia publikon pamjet kur 34-vjeçari merr me forcë 40-vjeçarin në makinë dhe e godet me grushte (VIDEO)

By: V K
25 June 2025 at 15:58

Shtetasi Luel Rabija (Pjetri), ka rënë në prangat e policisë Tiranë, pasi akuzohet se ka marrë me forcë në makinën e tij një 40-vjeçar, të cilin më pas e ka dhunuar.

Uniformat blu, bëjnë me dije se 34-vjeçari, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte.

Sipas informacioneve policore, autori është identifikuar si Luel Rabija (Pjetri).

Për fat të mirë, rrëmbimi i 40-vjeçarit nuk ka zgjatur shumë falë ndërhyrjes së policisë, e cila arrestoi autorin.

Gjithashtu, policia ka publikuar momentin kur 34-vjeçari merr me forcë në makinën e tij 40-vjeçarin

Njoftimi i policisë

Tiranë

Mori me forcë në automjet dhe dhunoi një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 34-vjeçari. Sekuestrohet automjeti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

The post Policia publikon pamjet kur 34-vjeçari merr me forcë 40-vjeçarin në makinë dhe e godet me grushte (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Elbasan, një person gjendet pa shenja jete në ujërat e lumit Shkumbin

By: V K
23 June 2025 at 14:41

Paraditen e sotme, një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar i zonës.

Policia ka rrethuar zonën dhe për nxjerrjen e kufomës po kërkohet ndihma e polumbarëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur jo shumë larg nga qendra e qytetit të Elbasanit, pranë zonës së Katundit të Ri.

Trupi është konstatuar rastësisht nga një peshkatar amator i cili njoftoi menjëherë banorët përreth dhe më pas autoritetet.

Sipas burimeve nga vendngjarja, kufoma ndodhet aktualisht në zonën pranë ish-Metalurgjikut, një territor i vështirë për t’u arritur dhe me qasje të kufizuar.

Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar perimetrin, duke ndaluar hyrjen e qytetarëve në zonë për të garantuar sigurinë dhe ruajtjen e provave.

Për të nxjerrë trupin nga lumi, është kërkuar asistenca e polumbarëve dhe shërbimit zjarrfikës të Elbasanit të cilët janë në veprim, për të mundësuar tërheqjen dhe transportimin e trupit drejt morgut të spitalit rajonal.

Derisa të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, nuk ka ende informacion mbi identitetin, moshën apo gjininë e viktimës. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një mbytje aksidentale apo një ngjarje me motive kriminale.

Policia është në fazën fillestare të hetimeve dhe i bën thirrje qytetarëve që kanë dijeni për ndonjë person të zhdukur, të kontaktojnë menjëherë strukturat përkatëse.

The post E rëndë në Elbasan, një person gjendet pa shenja jete në ujërat e lumit Shkumbin appeared first on Albeu.com.

Në kërkim për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, arrestohet malazezi në Spanjë

By: user7
19 June 2025 at 09:11

Një 43-vjeçar malazez është arrestuar në Spanjë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Në operacionin e koordinuar nga rrjeti ENFAST, për vënien në pranga të këtij përsoni ka kontribuar edhe FAST Albania. Gjykata e Podgoricës i kishte caktuar 43-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, në muajin prill 2025, për dyshime të forta për përfshirje në veprimtari kriminale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

The post Në kërkim për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, arrestohet malazezi në Spanjë appeared first on Lapsi.al.

VJENE – Austria planifikon ligje më të rrepta për armët pas masakrës në Graz

VJENE, 14 qershor /ATSH-ANSA/ – Qeveria austriake po planifikon të shtrëngojë ligjet për armët pas të shtënave vdekjeprurëse në shkollë në Graz në fillim të kësaj jave.

”Ligjvënësit do të rrisin moshën minimale për blerjen e një arme”, tha kancelari Christian Stocker për radion ORF. Ai gjithashtu bëri thirrje që testet psikologjike të kërkuara për aplikantët për armë të ashpërsohen.

Komentet e tij vijnë përpara planeve të qeverisë për të futur një sërë masash javën e ardhshme pas të shtënave të së martës.

Një austriak 21-vjeçar qëlloi dhe vrau nëntë adoleshentë dhe një mësues në ish-shkollën e tij me një pistoletë dhe një pushkë të prerë përpara se të vriste veten.

Ai i zotëronte të dyja armët ligjërisht. Nuk ka praktikisht asnjë pengesë për të marrë një armë në Austri.

Vrasësi kishte marrë lejen e nevojshme për të zotëruar armën pasi kishte kaluar një test psikologjik. /os/

The post VJENE – Austria planifikon ligje më të rrepta për armët pas masakrës në Graz appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident tek Unaza e Madhe në Sauk, një person dërgohet në spital në gjendje të rëndë

By: user 11
13 June 2025 at 08:34

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë poshtë rrethit të Saukut në Unazën e Madhe, ku raportohet se një person ka mbetur i plagosur. Dy mjete u përfshinë në aksident, ndërsa policia dhe ambulanca shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore dhe mediat raportojnë se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

The post Aksident tek Unaza e Madhe në Sauk, një person dërgohet në spital në gjendje të rëndë appeared first on Lapsi.al.

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

By: V K
9 June 2025 at 09:04

Nivelet e larta të emigrimit, plakjes së popullsisë dhe urbanizmit, kanë rritur numrin e familjeve me një person. Të dhënat e Cens 2023, treguan se 25% e familjeve në rang vendi kishin vetëm një person, por në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër ato kishin një peshë më të madhe.

Të dhënat krahasuese tregojnë se numri i familjeve me person të vetëm, është rritur ndjeshëm në dekadën e fundit duke u dyfishuar në krahasim me të dhënat e cens 2011, ku rreth 12.7% e familjeve përbëheshin nga vetëm një person që jetonte i vetëm në banesë.

Analiza e të dhënave Cens 2023 mbi përbërjen e familjeve në bashkitë e Shqipërisë, tregon një prirje të theksuar drejt familjeve me vetëm një anëtar, një fenomen që shfaqet me intensitet në të gjithë vendin dhe që sugjeron zhvillime demografike dhe sociale të vrullshme në vijim.

Në kryeqytet, 31.9% e familjeve janë me vetëm një anëtar, përqindja më e lartë në rang kombëtar. Po në këtë nivel është dhe Korça.

Pas tyre vjen bashkia e Gjirokastrës me 30.4%, e ndjekur nga Dropulli (29.7%), Përmeti (29.6%) dhe Dibra (28.6%).

Në këto bashki, një në tre familje është e përbërë nga vetëm një person. (shiko grafikun e mëposhtëm).

Në anën tjetër të spektrit, bashki të vogla si Pusteci (19.6%), Has (21.1%), Konispoli (26.3%) dhe Peqini (22.8%), kanë përqindje më të ulëta të familjeve me një person.

Në këto bashki ende dominon tradita historike me lidhje më të forta familjare dhe bashkëjetesë ndër-brezash, që po ndihmon në ruajtjen e strukturave më të mëdha familjare.

Përveç Tiranës, përqindje të larta të familjeve me një anëtar hasen edhe në Durrës (27.9%), Elbasan (28.0%), Fier (27.2%) dhe Shkodër (27.9%).

Këto qytete të mëdha tërheqin individë të rinj që migrojnë për arsye punësimi, ose studimi që shpesh zgjedhin të jetojnë vetëm.

Familjet me një person të vetëm, janë më shumë tipar i zonave urbane me popullsi më të plakur.

Shqipëria po përballet me një transformim të thellë të strukturës familjare. Kjo kategori dominohet nga persona të moshuar.

Këto të dhëna sugjerojnë se institucionet publike duhet të rrisin vëmendjen ndaj politikave sociale, të strehimit, dhe të kujdesit ndaj të moshuarve.

Nëse ky trend vijon, do të ketë ndikim të madh në kërkesën për banesa të vogla, për shërbime sociale të personalizuara dhe në strukturën e mbështetjes sociale në nivel lokal dhe kombëtar./MONITOR

 

The post Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person appeared first on Albeu.com.

❌
❌