Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Irani arreston fituesen e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi

By: M C
12 December 2025 at 22:56

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe më 2023 nga Irani, Narges Mohammadi është arrestuar së bashku me disa aktivistë të tjerë për të drejtat e njeriut. Ata u arrestuan gjatë një ceremonie përkujtimore në Mashhad, qytet në verilindje të Iranit.

Sipas Fondacionit Narges Mohammadi, arrestimi ndodhi më 11 dhjetor, gjatë një ceremonie për shënimin e ditës së shtatë të vdekjes së Khosrow Alikordi, një avokat i njohur dhe avokues për të drejtat e njeriut.

Një turmë e madhe mori pjesë në ceremoni, ku të pranishëm ishin edhe aktivistë të shquar, ish të burgosur politikë dhe familjarë që kërkonin drejtësi për viktimat e dhunës shtetërore.

Përmes një postimi në llogarinë e Mohammadit në X, u tha se ajo u “arrestua në mënyrë të dhunshme nga agjentët e sigurisë”. Bashkëshorti i saj, Taghi Rahmani, që jeton në Francë, konfirmoi se “Narges Mohammadi, Sepideh Gholian dhe disa të tjerë” u arrestuan gjatë këtij tubimi.

Video që qarkulluan në rrjetet sociale treguan një pjesëmarrje të madhe, me protestues që brohorisnin parulla kritike ndaj Republikës Islamike. Në një video që është shpërndarë shumë, Mohammadi dhe aktivistja tjetër Sepideh Gholian u panë duke qëndruar mbi një makinë, duke udhëhequr turmën me brohoritje sikurse “Rroftë Irani!”.

Pamjet e tjera treguan forcat e sigurisë duke u përplasur me pjesëmarrësit, me oficerët që sulmonin protestuesit ndërsa ata brohorisnin parulla kundër autoriteteve.

Zyrtarët në Mashhad më vonë konfirmuan se disa aktivistë civilë ishin arrestuar. Sipas zyrtarëve, ndalimi i Mohammadit ishte i përkohshëm dhe ishte urdhëruar nga zyra e prokurorit për shkak të asaj që ata e përshkruanin si “parulla që shkelin normat”. Sipas zyrtarëve, ata janë vendosur “nën mbrojtje” dhe se arrestimet u kryen “për sigurinë e tyre”.

Raportimet e mëhershme thanë se edhe disa figura të tjera të njohura, përfshirë Nasrin Sotoudeh, Aliyeh Motallebzadeh dhe Hasti Amiri, ishin të pranishme në këtë ceremoni.

Narges Mohammadi, 53 vjeçe, ka kaluar pjesën më të madhe të dekadës së fundit pas grilave. Ajo po vuante një dënim prej 13 vjetësh e nëntë muajsh burgim para se të lirohej për arsye shëndetësore në fillim të dhjetorit të vitit 2024.

Pas arrestimit të fundit, raportohet se ajo po merr trajtim mjekësor.

Që nga lirimi më 2024, Mohammadi kishte rifilluar aktivitetin e saj në fushën e të drejtave të njeriut, duke u takuar me aktivistë në të gjithë Iranin dhe duke marrë pjesë në diskutime ndërkombëtare, përfshirë konferenca virtuale me zyrtarë të huaj./REL

The post Irani arreston fituesen e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi appeared first on Albeu.com.

Lista e fituesve të Çmimit Nobel 2025: Kush do të njihet dhe cilat ishin kontributet e tyre?

By: gaze tare
10 December 2025 at 10:36

Çmimet Nobel 2025 kanë vënë në qendër të vëmendjes individë dhe grupe studiuesish që kanë ndikuar thellë në përmirësimin e jetës së njerëzimit dhe në ruajtjen e planetit. Nga zbulimet shkencore që hapin horizonte të reja teknologjike, te aktivizmi politik dhe krijimtaria letrare, lista e këtij viti sjell histori frymëzuese dhe kontribute epokale.

Më poshtë paraqitet një përmbledhje e plotë e fituesve dhe arritjeve që i çuan ata drejt nderimit më të lartë ndërkombëtar.

Çmimi Nobel në Fizikë 2025

Fituesit e këtij viti u shpërblyen për eksperimentet që përdorin një qark elektrik për të manipuluar dhe kontrolluar fenomenet kuantike. Puna e tyre ka hapur mundësi të reja për:

  • kriptografi kuantike,
  • kompjuterë kuantikë,
  • sensorë ultra-precizë kuantikë.

Këto zhvillime shihen si hapa vendimtarë drejt teknologjisë së së ardhmes, duke ndikuar sektorë të tërë si siguria kibernetike, inteligjenca artificiale dhe komunikimet.

Çmimi Nobel në Kimi 2025

Susumu Kitagawa, Richard Robson dhe Omar M. Yaghi u nderuan për zhvillimin e strukturave metalo-organike (MOF) – materiale inovative që formojnë rrjete molekulare me hapësira të vogla nëpër të cilat kalojnë gazra dhe substanca të ndryshme kimike.

Potenciali i tyre praktik është shumë i gjerë:

  • nxjerrja e ujit nga ajri në zona të shkretëtirës,
  • kapja dhe filtrimi i dioksidit të karbonit,
  • ruajtja e gazrave toksikë,
  • katalizimi i reaksioneve kimike në proceset industriale.
  • MOF-et konsiderohen një nga teknologjitë më premtuese në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi 2025

Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi u vlerësuan për zbulimet që shpjegojnë mekanizmat e tolerancës imunitare periferike, proces që parandalon trupin të sulmojë vetveten.

Studimet e tyre kanë krijuar bazën për:

zhvillimin e barnave të reja kundër sëmundjeve autoimune,

terapi inovative për trajtimin e kancerit,

kuptimin më të thellë të funksionimit të sistemit imunitar.

Ky zbulim konsiderohet një hap thelbësor drejt mjekësisë së personalizuar.

Çmimi Nobel në Letërsi 2025

Shkrimtari hungarez László Krasznahorkai u shpall fitues për veprën e tij të jashtëzakonshme, e cila shquhet për atmosferën apokaliptike, tensionin emocional dhe fuqinë e madhe artistike.

Letërsia e tij shpesh përshkruhet si ndërthurje e groteskut me filozofinë njerëzore, duke sfiduar kufijtë tradicionalë të tregimit dhe duke i dhënë lexuesit një përvojë unike estetike.

Çmimi Nobel për Paqen 2025

Këtë vit çmimi iu nda dy kontributeve të mëdha në fusha të ndryshme:

Maria Corina Machado

U nderua për aktivizmin e saj të pandalshëm në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve venezuelianë, të cilët përballen prej vitesh me represion politik dhe varfëri ekstreme. Zëri i saj ka qenë ndër më të fuqishmit në skenën ndërkombëtare për rikthimin e demokracisë në Venezuelë.

Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt

Fitues për kontributin e tyre në ekonominë zhvillimore, duke identifikuar kushtet që i mundësojnë shoqërive të kenë rritje të qëndrueshme përmes inovacionit teknologjik. Modelet e tyre ekonomike shpjegojnë se si kombet mund të dalin nga varfëria duke investuar në dije, kreativitet dhe zhvillim afatgjatë.

The post Lista e fituesve të Çmimit Nobel 2025: Kush do të njihet dhe cilat ishin kontributet e tyre? appeared first on iconstyle.al.

Askush nuk e di ku ndodhet - liderja opozitare venezuelase nuk do ta merr personalisht Çmimin Nobel për Paqe

10 December 2025 at 09:05


Liderja opozitare venezueliane, Maria Corina Machado, nuk do të marrë personalisht Çmimin Nobel për Paqe në Oslo.

Ky informacion është njoftuar nga Instituti Nobel.

Vendndodhja e Machado ende nuk është e njohur për publikun për shkak të masave të sigurisë, raporton theguardian.

Machado duhej ta pranonte çmimin në zyret e Këshillit të Qytetit të Oslos, në prani të Mbretit Harald, Mbretëreshës Sonja dhe liderëve latinoamerikanë, përfshirë presidentin argjentinas, Javier Milei dhe presidentin ekuadorian, Daniel Noboa.

"Për fat të keq, ajo nuk ndodhet në Norvegji dhe nuk do të qëndrojë në skenë në Këshillin e Qytetit të Oslos në orën 13:00, kur fillon ceremonia", njoftoi Instituti Nobel.

Kur laureati nuk mund të marrë pjesë, zakonisht një anëtar i afërt i familjes merr çmimin dhe mbajë ligjëratën Nobel në vend të tij. Në këtë rast, çmimin do ta marrë vajza e saj.

Kur fitoi çmimin në muajin tetor, Machado ia dedikoi pjesërisht atë presidentit amerikan, Donald Trump. /Telegrafi/

46-vjetori i ndarjes së Nobelit për Shën Terezën

10 December 2025 at 07:28


Sot kur në të gjithë botën bëhet fushatë për 365 ditë të Drejta të Njeriut, bëhen 46 vjet që kur Shën Tereza ka marrë çmimin Nobel për Paqe.

Më 10 dhjetor 1979, në Oslo të Norvegjisë, Gonxhe Bojaxhiu u shpall nobeliste, duke u bërë kështu shqiptarja e parë fituese e çmimit më prestigjioz në botë.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel, në vitin 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte.

Ajo deklaroi: “Jam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Atë ditë e gjithë bota mësoi se Shën Tereza ishte shqiptare. Ka hasur në vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare.

Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve tetëdhjeta. /Kp/

Si i shkojnë punët shqiptare Krasznahorkai-t

By: Elsa Demo
14 October 2025 at 08:02

Dy romanet e parë të László Krasznahorkai-t që botuesi i tij shqiptar i “Aleph”-it, Gentian Çoçoli, kishte lexuar në anglisht, ishin “Melankolia e qëndresës” dhe “Tangoja e Satanait”. Vendosi t’i botojë duke pasur parasysh një lexues si vetja, që është lexuesi që do jazz-in, muzikën klasike, që i pëlqen shëtitja, që është një lloj materie […]

The post Si i shkojnë punët shqiptare Krasznahorkai-t appeared first on Reporter.al.

Trump reagon për çmimin Nobel për paqen

By: V K
11 October 2025 at 15:49

Vlerësimi i María Corina Machado nga Venezuela me Çmimin Nobel për Paqen, ishte një zhgënjim për presidentin amerikan, Donald Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, vazhdimisht ka pohuar se e meriton të vlerësohet me këtë titull prestigjioz, pasi sipas tij, ka ndalur 7 luftëra në botë. Dhe nuk mund të mungonte reagimi i presidentit Trump.

Në një deklaratë për mediat në Zyrën Ovale, Donald Trump, tha se udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, e ka telefonuar pasi u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen.

Sipas Trump, Machado i tha atij se ajo “po e pranonte këtë në nderin tënd, sepse ti e meritoje vërtetë”.

Personi që në fakt e mori Çmimin Nobel më telefonoi dhe më tha: ‘Po e pranoj këtë në nderin tënd sepse e meriton vërtet.’ Një gjë shumë e mirë për t’u bërë. Ishte shumë e sjellshme. Dhe unë e kam ndihmuar gjatë gjithë rrugës. Ata kanë nevojë për shumë ndihmë në Venezuelë. Jam i lumtur sepse shpëtova miliona jetë”.

“Ia dedikoj çmimin popullit që vuan nga Venezuela dhe Presidentit Trump për mbështetjen e tij vendimtare ndaj kauzës sonë!”, shkroi Machado në një postim në platformën X.

Trump është një kritik i ashpër i Maduros dhe SHBA-të janë një nga një numër vendesh që nuk e njohin qeverinë e tij.

The post Trump reagon për çmimin Nobel për paqen appeared first on Albeu.com.

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte

By: M C
10 October 2025 at 20:56

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër Komitetin e Çmimit Nobel pas vendimit të tij për të mos ia dhënë Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, çmimin Nobel për paqen.

Sipas mediave të huaja, çmimi i shkoi udhëheqëses së opozitës venezueliane dhe aktivistes pro-demokracisë, Maria Corina Machado.

“Komiteti i Nobelit flet për paqen, Presidenti Donald Trump e bën këtë të ndodhë”, shkruhej në llogarinë zyrtare në rrjetin social ‘X’ të zyrës së kryeministrit izraelit.

“Faktet flasin vetë, Presidenti Trump e meriton”, shkruante më tej kryeministri izraelit në postimin e tij.

Kjo deklaratë vjen pasi e njëjta llogari në rrjetin social ‘X’ ndau dje një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale të Netanyahut duke i dhënë Trumpit çmimin e paqes.

The post Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte appeared first on Albeu.com.

Çmimi Nobel për Paqen 2025, Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

By: armand
10 October 2025 at 15:07

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pasi Çmimi Nobel për Paqe 2025 iu dha aktivistes nga Venezuela  Maria Corina Machado, për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës. “Presidenti Trump do të vazhdojë të krijojë marrëveshje paqeje në të gjithë botën, t’u japë fund luftërave dhe të shpëtojë […]

The post Çmimi Nobel për Paqen 2025, Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes appeared first on BoldNews.al.

Jepet Çmimi Nobel për Paqe, fiton María Corina Machado! Promovoi të drejtat demokratike për popullin e Venezuelës

By: V K
10 October 2025 at 11:20

María Corina Machado, një nga figurat më të njohura të opozitës në Venezuelë, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2025.

Lajmi është bërë publik nga Komiteti i Nobelit, duke vlerësuar rolin e saj të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave demokratike në një nga vendet më të goditura nga autoritarizmi në Amerikën Latine.

Machado ndodhet e fshehur brenda territorit të Venezuelës, pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, që u konsideruan gjerësisht të manipuluara dhe të fituara padrejtësisht nga presidenti aktual, Nicolás Maduro.

Në deklaratën zyrtare, Komiteti Nobel shtoi:

“Machado nderohet për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për luftën e saj për një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura drejt demokracisë”.

Fitorja e saj në këtë garë të rëndësishme ndërkombëtare, vjen ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump, kishte shprehur në mënyrë të përsëritur ambicien për të fituar Çmimin Nobel për Paqen.

Trump kishte pretenduar se meritonte vlerësimin për rolin e tij në zgjidhjen e disa konflikteve ndërkombëtare, duke përfshirë përpjekjet e fundit për një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Palestinës.

The post Jepet Çmimi Nobel për Paqe, fiton María Corina Machado! Promovoi të drejtat demokratike për popullin e Venezuelës appeared first on Albeu.com.

Nobeli për Letërsinë i shkon autorit hungarez, László Krasznahorkai

By: armand
9 October 2025 at 13:09

Autori hungarez, László Krasznahorkai është shpallur fituesi i Çmimit Nobel për Letërsinë 2025, duke u vlerësuar për veprën e tij të jashtëzakonshme dhe vizionare. Akademia suedeze theksoi se veprat e Krasznahorkai, të shkruara në mes të një tmerri apokaliptik, rilartësojnë fuqinë e artit dhe ndikojnë thellë në letërsinë bashkëkohore. Ky çmim i njohur ndërkombëtarisht vlerëson […]

The post Nobeli për Letërsinë i shkon autorit hungarez, László Krasznahorkai appeared first on BoldNews.al.

“Çmimi Nobel për Trump”/ Pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, festime në Gaza dhe Izrael (FOTOT)

By: V K
9 October 2025 at 09:15

Pas arritjes së një marrëveshje për t’i ndaluar përkohësisht luftën dhe për të realizuar lirimin e pengjeve dhe të të burgosurve palestinezë, ka pasur festime në Gaza dhe Izrael.

Në qytetin Khan Younis të Gazës, qytetarët dolën në rrugë duke kërcyer dhe duartrokitur, ndërsa atmosfera e festës përfshiu edhe Tel Avivin, ku në “Sheshin e Pengjeve” u mblodhën familjarët e të rrëmbyerve dhe mbështetës të tyre. Të pranishmit brohoritën “Çmimi Nobel për Trump”, në shenjë falenderimi për ndërhyrjen e presidentit amerikan që ndërmjetësoi marrëveshjen, raporton Sky Neës.

Familjet e atyre që ende mbahen peng u panë duke festuar mes këngëve, lotëve dhe përqafimeve, të prekur thellë nga lajmi se të afërmit e tyre mund të kthehen së shpejti në shtëpi.

Einav Zangauker, nëna e pengut Matan Zangauker, u shpreh e emocionuar për mundësinë që i biri të lirohet së shpejti, duke theksuar shpresën e madhe që ky zhvillim i sjell familjes së saj.

 

The post “Çmimi Nobel për Trump”/ Pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, festime në Gaza dhe Izrael (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

Nga refugjat palestinez në fitues i Çmimit Nobel: Historia e jashtëzakonshme e jetës së Omar Yaghit

8 October 2025 at 23:55


Kimisti Omar Yaghi i Universitetit të Kalifornisë (UC), Berkeley, është vlerësuar me Çmimin Nobel të Kimisë për vitin 2025, duke e ndarë atë me Richard Robson të Universitetit të Melburnit, Australi, dhe Susumu Kitagawa të Universitetit të Kiotos, Japoni.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave tha se treshja u njoh për "krijimin e konstruksioneve molekulare me hapësira të mëdha përmes të cilave mund të rrjedhin gazra dhe kimikate të tjera".

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një shkencëtar të formuar nga vuajtjet.

I lindur në vitin 1965 nga prindër refugjatë palestinezë në Aman, Jordani, Omar Yaghi ka udhëtuar nga fillimet modeste mbi dyqanin e kasapit të babait të tij deri në majat e shkencës globale.

Babai i tij rriti bagëti dhe zotëronte një dyqan kasapi në Aman, sipas UC.

"U rrita në një shtëpi shumë të thjeshtë. Ishim një duzinë vetë në një dhomë të vogël, duke e ndarë atë me bagëtinë që rrisnim më parë", i tha ai Fondacionit Nobel në një intervistë pasi mësoi se kishte fituar çmimin prestigjioz.

Shtëpia e tyre nuk kishte energji elektrike ose ujë të rrjedhshëm. Babai i tij kishte mbaruar vetëm klasën e gjashtë dhe nëna e tij nuk dinte as të lexonte as të shkruante.

Në moshën 15 vjeç, babai i tij i tha se duhej të shkonte në SHBA për të studiuar dhe, brenda një viti para se të mbaronte shkollën e mesme, ai kishte marrë një vizë dhe ishte vendosur vetëm, në Troy, New York, për të ndjekur arsimin e tij universitar.

Me një njohuri të dobët të anglishtes, Yaghi ndoqi kurse për anglisht, matematikë dhe shkencë në Kolegjin Komunitar Hudson Valley në Troy.

Një ëndërr e formuar në vështirësi

Duke e mbështetur veten duke mbledhur ushqime dhe duke pastruar dysheme, ai u diplomua në vitin 1985 me një diplomë Bachelor në kimi me nota të shkëlqyera dhe ndoqi një doktoraturë, të cilën e përfundoi në vitin 1990 në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign.

Pas një burse postdoktorale nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës në Universitetin e Harvardit, ai u bashkua me fakultetin në Universitetin Shtetëror të Arizonës në vitin 1992, pastaj në Universitetin e Miçiganit në vitin 1999 dhe, pas kësaj, në UCLA në vitin 2007.

Në vitin 2012, ai u bashkua me fakultetin e kimisë në UC Berkeley dhe u bë drejtor i Molecular Foundry në Laboratorin Kombëtar Lawrence Berkeley, një pozicion që e mbajti deri në vitin 2013.

Ai është drejtori themelues i Institutit Global të Shkencës Berkeley dhe bashkëdrejtor i Institutit Kavli Energy NanoScience dhe i Aleancës së Kërkimit të Kalifornisë nga BASF.

"Isha i dashuruar me kiminë që nga fillimi," tha dikur Yaghi. "Nuk më pëlqente mësimi, por e doja laboratorin," sipas raportit të UC.

Në Berkeley, Yaghi drejton programe kërkimore dhe mentorimi që promovojnë shkencën pa kufij, duke fuqizuar studiuesit e rinj në të gjithë botën përmes Institutit Global të Shkencës Berkeley, i cili ka krijuar qendra kërkimore në Vietnam, Arabinë Saudite, Japoni, Jordani, Korenë e Jugut, Argjentinë, Malajzi dhe Indonezi.

Njohja dhe trashëgimia

Një nga kimistët më të cituar në botë, Yaghi ka marrë dhjetëra nderime të mëdha.

Ai është anëtar i zgjedhur i Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA-së, Akademisë Kombëtare Gjermane të Shkencave Leopoldina, Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave dhe disa akademive shkencore globale në të gjithë Azinë dhe Lindjen e Mesme, sipas UC.

Tani një qytetar amerikan që jeton në Berkeley, ndikimi i Yaghi-t shtrihet shumë përtej laboratorit.

Përmes konceptit të tij të kimisë retikulare, ai i ka dhënë shkencës një mënyrë të re për të hartuar materialet e së ardhmes - dhe një brezi studiuesish të rinj një arsye për të besuar se zbulimet nuk kanë kufij.

Yaghi është anëtari i 28-të i fakultetit të UC Berkeley që fiton një Çmim Nobel dhe fituesi i pestë në pesë vitet e fundit.

Të martën, John Clarke ndau Çmimin Nobel të Fizikës për vitin 2025 me dy anëtarë të fakultetit të UC Santa Barbara, Michel H. Devoret dhe John M. Martinis.

Si konkluzion, mund të thuhet se nga rrënjët e refugjatëve te lavdia e çmimit Nobel, jeta e Omar Yaghi-t është një dëshmi e fuqisë së këmbënguljes, imagjinatës dhe gjuhës universale të shkencës. /Telegrafi/

Ja sa para marrin fituesit e Çmimit Nobel 2025

By: gaze tare
8 October 2025 at 16:33

Që nga themelimi i tij në vitin 1901, Çmimi Nobel jo vetëm që ka përfaqësuar një nga nderimet më të mëdha akademike në botë, por edhe një shpërblim të rëndësishëm financiar. Në vitin 2025, vlera totale e secilit Çmimi Nobel është vendosur në 11 milionë korona suedeze, rreth 1 milion dollarë amerikanë, një shumë që u jepet atyre që kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në njerëzim në fusha të tilla si mjekësia, fizika, kimia, letërsia, paqja dhe shkencat ekonomike.

Ky fond vjen nga pasuria personale e shpikësit dhe filantropit suedez Alfred Nobel , i cili në testamentin e tij caktoi një pjesë të madhe të pasurisë së tij për krijimin e këtyre çmimeve. Që atëherë, kapitali është menaxhuar nga Fondacioni Nobel dhe investimet e tij kanë lejuar që vlera e çmimeve të ruhet dhe të rritet me kalimin e kohës. Në fakt, shifra e vitit 2025 është një nga më të lartat e regjistruara në historinë e çmimit.

Si shpërndahen paratë e Çmimit Nobel kur ka më shumë se një fitues?

Në shumë raste, Çmimi Nobel i jepet më shumë se një personi, siç ishte rasti i këtij viti në kategorinë e Fiziologjisë ose Mjekësisë, i cili iu dha Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi për kërkimin e tyre pionier mbi rregullimin e sistemit imunitar dhe parandalimin e sëmundjeve autoimune.

Kur ka disa laureatë, shuma ndahet në mënyrë të barabartë, përveç nëse Komiteti i Nobelit vendos për një ndarje specifike. Në rastin e vitit 2025, tre shkencëtarët do ta ndajnë çmimin në mënyrë të barabartë, ku secili do të marrë afërsisht 330,000 dollarë.

Ky model kërkon të njohë vlerën kolektive të punës shkencore dhe gjithashtu ka qenë themelor në shpërblimin e bashkëpunimeve historike që transformojnë kuptimin tonë për botën, si në këtë rast, ku u kombinuan dekada pune në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara.

Përtej aspektit ekonomik, Çmimi Nobel shpesh nxit karrierat dhe projektet e ardhshme të fituesve. Laureatët shpesh i përdorin paratë e çmimit për të vazhduar kërkimin e tyre, për të ngritur laboratorë, për të financuar bursa ose për të mbështetur kauza që lidhen me fushën e tyre të studimit.

Çmimi Nobel përfaqëson gjithashtu një pikë kthese për dukshmërinë publike të temave shkencore. Këtë vit, çmimi në Mjekësi jo vetëm që nderon kërkimin teknik, por gjithashtu vendos në axhendën globale çështje të tilla si sëmundjet autoimune, imunoterapia dhe transplantet.

The post Ja sa para marrin fituesit e Çmimit Nobel 2025 appeared first on iconstyle.al.

Çmimin Nobel për Fizikë e fitojnë tre shkencëtarë të mekanikës kuantike

By: Ela
7 October 2025 at 14:56

Shkencëtarët me seli në Shtetet e Bashkuara, John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë për shkak të “eksperimenteve që zbuluan fizikën kuantike në veprim”, duke hapur rrugë për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të teknologjive digjitale. “Jam i befasuar. Sigurisht kurrë nuk më ka shkuar ndër mend se kjo […]

The post Çmimin Nobel për Fizikë e fitojnë tre shkencëtarë të mekanikës kuantike appeared first on BoldNews.al.

Tre shkencëtarë fitojnë Çmimin Nobel në Fizikë për punën e tyre në mekanikën kuantike

7 October 2025 at 12:22


Tre shkencëtarë në universitete amerikane fituan Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2025 për punën e tyre në mekanikën kuantike.

Fituesit janë John Clarke, Michel H. Devoret dhe John M. Martinis.

Çmimet Nobel u krijuan nga shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në vitin 1896.

Çmimi vjen me një shpërblim prej 11 milionë kronerësh suedez, që është më shumë se 997,000 euro.

Nga viti 1901 deri në vitin 2024, u dhanë 118 Çmime Nobel në fizikë. Pesë nga 227 fituesit e fizikës kanë qenë gra, përfshirë Marie Curie në vitin 1903.

Çmimi i fizikës i vitit të kaluar iu dha fizikantit John Hopfield dhe shkencëtarit të kompjuterave Geoffrey Hinton, i cili konsiderohet një nga “baballarët” e Inteligjencës Artificiale (IA).

Zbulimet e tyre në vitet 1980 mundësuan të mësuarit automatik me rrjete nervore artificiale dhe hapën rrugën për përparime moderne në IA.

Pjesa tjetër e Çmimeve Nobel të vitit 2025, të dhëna për përparime në kimi, letërsi dhe drejt paqes, do të shpallen gjatë javës. Çmimi i ekonomisë do të jepet më 13 tetor.

Laureatët e Nobelit do t'i marrin çmimet e tyre në një ceremoni ndarjeje çmimesh në Suedi në dhjetor. /Telegrafi/

Tre shkencëtarë, Nobel në mjekësi/ Vlerësohen për studimin e tyre për sigurinë e sistemit imunitar te njeriu

By: Rovena
6 October 2025 at 13:55

Çmimi Nobel në mjekësi për viti 2025 shkoi për tre shkencëtarë, për zbulimet e tyre në lidhje me tolerancën imunitare periferike.

Mary E. Brunkoë, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi do ta ndajnë çmimin për punën e tyre mbi mënyrën e parandalimit të dëmtimit të trupit nga sistemi imunitar. Dy të parët punojnë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Sakaguchi e ka bazën në Japoni.

Ata identifikuan “qelizat T rregullatore”, të cilat funksionojnë si rojet e sigurisë së sistemit imunitar dhe parandalojnë që qelizat imune të sulmojnë trupin tonë.

Normalisht, sistemi ynë imunitar sulmon çdo gjë që e sheh si të huaj si bakteret ose viruset. Por ndonjëherë, qelizat imunitare mund t’i njohin gabimisht indet e trupit si kërcënime, duke shkaktuar sëmundje autoimune si lupusi, diabeti i tipit 1 ose artriti reumatoid.

Zbulimet e tre shkencëtarëve hapin rrugën për trajtime të reja për sëmundjet autoimune dhe për terapi që mund të ndihmojnë në transplantet e organeve, imunoterapinë e kancerit dhe kontrollin e alergjive.

Fituesit për mjekësi zgjidhen nga Asambleja e Nobelit e universitetit mjekësor të Institutit Karolinska të Suedisë dhe marrin një shumë prej 1.2 milionë dollarë, si dhe një medalje ari të dhënë nga mbreti i Suedisë.

“Zbulimet e tyre kanë qenë vendimtare për të kuptuar se si funksionon sistemi imunitar dhe pse jo të gjithë zhvillojmë sëmundje të rënda autoimune”, komiteti i Nobelit.

Java pason me çmimet Nobel në fizikë, kimi, letërsi, paqe dhe më pas ekonomi.

Çmimet Nobel u krijuan sipas testamentit të Alfred Nobel, shpikësit suedez të dinamitit, i cili kërkoi që me pasurinë e tij të krijohej një fond. Interesi nga ai fond do të përdorej për të dhënë çmime vjetore për ata që i kanë dhënë kontributet më të mëdha njerëzimit./abcnews.al

Çmimi Nobel për Mjekësi u jepet tre studiuesve, për punën e tyre mbi funksionimin e sistemit imunitar

6 October 2025 at 12:20


Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi u është dhënë Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi për punën e tyre mbi funksionimin e sistemit imunitar të njeriut.

Çmimi, i njoftuar nga Instituti Karolinska i Suedisë të hënën, iu dha treshes për "zbulimet e tyre inovative në lidhje me tolerancën imunitare periferike që parandalon sistemin imunitar të dëmtojë trupin".

Hulumtimi "lidhet me mënyrën se si e mbajmë sistemin tonë imunitar nën kontroll në mënyrë që të luftojmë të gjitha mikrobet e imagjinueshme dhe të shmangim sëmundjet autoimune", tha Marie Wahren-Herlenius, një profesoreshë e reumatologjisë në Institutin Karolinska.

Çmimi prej 11 milionë kronorësh suedez (1.17 milionë dollarë) do të ndahet në mënyrë të barabartë midis Brunkow dhe Ramsdell të Shteteve të Bashkuara dhe Sakaguchi të Japonisë.

Mbreti i Suedisë gjithashtu do t'u japë atyre një medalje ari.

“Zbulimet e tyre kanë hedhur themelet për një fushë të re kërkimi dhe kanë nxitur zhvillimin e trajtimeve të reja, për shembull për kancerin dhe sëmundjet autoimune”, tha organi që jep çmimin në një deklaratë.

Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi 2025 hap çmimet vjetore Nobel, ku priten të shpallen edhe çmimet më prestigjioze në shkencë, letërsi, paqe dhe ekonomi.

Fituesit e çmimeve të mbetura do të shpallen gjatë ditëve në vijim.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pohuar shumë herë se duhet të marrë Çmimin Nobel për Paqen, duke pretenduar se ka ndaluar 7 luftëra që nga marrja e detyrës në fillim të vitit.

Megjithatë, pavarësisht rezistencës së dukshme midis asambleve që zgjedhin fituesit, presidenti i SHBA-së nuk ka gjasa të marrë çmimin e paqes të këtij viti, pasi nominimet duhej të bëheshin në janar. /Telegrafi/

Tre shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel për mjekësi për vitin 2025

By: Ela
6 October 2025 at 11:59

Shkencëtarët Mary Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi fituan Çmimin Nobel për Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2025 për zbulimin e tyre të mekanizmit, me anë të të cilit sistemi imunitar i përgjigjet infeksioneve. “Zbulimet e tyre kanë hedhur themelet për një fushë të re kërkimore dhe kanë nxitur zhvillimin e trajtimeve të reja, për […]

The post Tre shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel për mjekësi për vitin 2025 appeared first on BoldNews.al.

Shkencëtarët amerikanë dhe japonezë fitojnë Çmimin Nobel në mjekësi për vitin 2025

By: gaze tare
6 October 2025 at 11:49

Mary E Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi fituan Çmimin Nobel në mjekësi për vitin 2025 për zbulimet e tyre në tolerancën imunitare periferike, njoftoi të hënën Asambleja Nobel në Institutin Karolinska.
Dy shkencëtarë me bazë në SHBA dhe kolegët e tyre japonezë, Mary E Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi, fituan Çmimin Nobel në mjekësi për vitin 2025.

Të tre u vlerësuan për “zbulimet e tyre inovative në lidhje me tolerancën imunitare periferike që parandalon sistemin imunitar të dëmtojë trupin”, tha instituti në një deklaratë. I njohur zyrtarisht si Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi, nderi është dhënë 115 herë 229 laureatëve të Çmimit Nobel midis viteve 1901 dhe 2024.

Çmimin e vitit të kaluar e ndanë dy shkencëtarë amerikanë, Victor Ambros dhe Gary Ruvkun, për zbulimin e tyre të mikroARN-së, copa të vogla të materialit gjenetik që shërbejnë si çelësa ndezjeje dhe fikjeje brenda qelizave që ndihmojnë në kontrollin e asaj që bëjnë qelizat dhe kur e bëjnë atë.

Shpalljet e çmimeve Nobel vazhdojnë me fizikën të martën, kiminë të mërkurën dhe letërsinë të enjten. Çmimi Nobel për Paqen do të shpallet të premten, ndërsa Çmimi Nobel Memorial në Ekonomi të hënën e ardhshme.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit, një industrialist i pasur suedez dhe shpikësi i dinamitit, i cili themeloi çmimet. Ai vdiq në vitin 1896.

The post Shkencëtarët amerikanë dhe japonezë fitojnë Çmimin Nobel në mjekësi për vitin 2025 appeared first on iconstyle.al.

Pse Trump e ka të vështirë ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe?

4 October 2025 at 15:18


Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë qartë se dëshiron Çmimin Nobel për Paqe, fituesi i të cilit do të njoftohet javën e ardhshme, por ekspertët parashikojnë se ai ka shanse të vogla krahasuar me ata që punojnë me përkushtim dhe në mënyrë të panjohur për konfliktet “të harruara” në botë.

Fituesi i këtij çmimi prestigjioz do të shpallet të premten, më 10 tetor, por ditët para kësaj do të shpallen fituesit e Çmimit Nobel për Mjekësi, Fizikë dhe Kimi.

Lideri amerikan mund të përmendet edhe në këto raste për shkak të prerjeve në financimin e kërkimeve shkencore, raportojnë mediat.

Trump këtë javë tha se do të ishte “një fyerje” për Shtetet e Bashkuara nëse ai nuk fiton Çmimin Nobel për Paqe, por ekspertët në Oslo, ku ndodhet komiteti që zgjedh fituesit, thonë se në realitet 79-vjeçari nuk ka shanse për shkak të politikës së tij “Amerika në vend të parë” dhe stilit që shkakton ndarje.

Who will be awarded the 2025 #NobelPeacePrize?

This year there are 338 candidates for the prize (244 individuals and 94 organisations). Hear the breaking news as it happens @NobelPrize and on https://t.co/3VsHzjF7LK.

Watch live: https://t.co/1ftVKKETJm#NobelPrize pic.twitter.com/8GLhc8ML5M
— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 3, 2025

“Kjo është krejt e papranueshme”, tha për AFP, Oeivind Stenersen, historian dhe ekspert që ka studiuar çmimin dhe ka shkruar libra për të.

Trump është në shumë aspekte i kundërt me idealet që përfaqëson Çmimi Nobel, tha ai.

“Çmimi Nobel për Paqe ka të bëjë me mbrojtjen e bashkëpunimit multilateral, për shembull në Kombet e Bashkuara, ndërsa Trump shkel këtë parim, ai ndjek rrugën e tij, në mënyrë unilaterale”, shtoi ai.

Kreu amerikan pretendon se ka përfunduar gjashtë ose shtatë luftëra në po kaq muaj, për të cilën ekspertët thonë se është një ekzagjerim i madh.

Dhjetëra mijëra njerëz mund të nominojnë kandidatë për Çmimin Nobel për Paqe.

Këtë vit janë nominuar 338 individë dhe organizata, por emrat e tyre mbahen sekret për 50 vjet. /Telegrafi/

❌
❌