Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

“Pagat, ushtria dhe Serbia”/ Premtimet tre ditë përpara zgjedhjeve në Kosovë

By: Re Nato
24 December 2025 at 17:07

Katër ditë i ndajnë qytetarët e Kosovës nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Programet e tyre politike nuk kanë ndryshuar shumë nga ato të 9 shkurtit, përsëri theksi është tek ekonomia, anetërsimi i vendit në NATO dhe BE, apo klisheja e çuarjes përpara të punëve të nisura.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video ku prezanton një nga pesë zotimet e tij, të cilat i cilësoi si kryesore dhe tha se në fokus të drejtpërdrejtë e ka lehtësimin e barrës për punëtorët dhe familjet e Kosovës.

Sipas planit të prezantuar, Qeveria Hamza do të zbatojë një sistem të ri tatimi në paga duke theksuar se pagat deri në 400 euro nuk do të tatohen fare.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka një tjetër synim në qëndrimin e saj përballë votuesit, edhe për shkak të historikut të familjes Haradinaj në luftën e vendit për clirim.

Ata premtojnë anëtarësimin e vendit sa më shpejt në aleancën ushatrake dhe politike të NATO-s, edhe nisur nga argumenti se formimi i ushtrisë së Kosovës është një proces zoti Haradinaj deklaron se ka dhënë shumë kontribut.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila e mbyll fushatën në Sallën e Sportit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, në programin e saj premton vende pune, arsim cilësor dhe shëndetësi dinjitoze, edhe pse një nga argumentat më të fortë publik kanë qënë çështje që lidhen me sektorin energjitik në vend.

Nisma e Limajt është e fokusuar në atë që e kanë cilësuar me terma ushtarak “ta çajmë rrethimin”, duke nënkuptuar marrjen e votave të mjaftueshme për të kaluar pragun zgjedhor, ndërsa për VV gjithçka përmblidhet në sloganin e tyre “Mo lësho pe”.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të dytat brenda vitit për pushtetin ekzekutiv. Në 9 shkurt asnjë nga partitë nuk mori votat e mjaftueshme për të qeverisur e vetme, dhe për dhjete muaj nuk pati asnjë kompromis politik për bashkëqeverisje./abcnews.al

Përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

By: Ela
24 December 2025 at 12:39

Fushata zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit është në fazën finale, ndërkohë që edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, po bën tashmë përgatitjet e fundit për ditën e dielë kur mbahet procesi i votimit. KQZ tashmë ka certifikuar listat votuese dhe partitë politike, si dhe ka përcaktuar edhe qendrat e votimit në Kosovë […]

The post Përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 23 December 2025Main stream

Lista Serbe gjobitet me 20 mijë euro për shkelje të Kodit Zgjedhor

By: Ela
23 December 2025 at 15:27

Subjekti politik Lista Serbe është gjobitur me 20 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për shkelje të Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore. Sipas vendimit të siguruar nga PZAP, ankesa është paraqitur nga subjekti politik Kosovski Savez, i cili ka pretenduar se në Komunën e Leposaviqit, në disa lokacione të […]

The post Lista Serbe gjobitet me 20 mijë euro për shkelje të Kodit Zgjedhor appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/ A do të sjellin zgjedhjet e reja fundin e bllokadës politike?

By: Brisi
23 December 2025 at 08:23

Bulevardi “Zahir Pajaziti” në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, këto ditë është i ndriçuar me drita festive të Vitit të Ri. Shtëpiza të vogla prej druri, të zbukuruara me ornamente shumëngjyrëshe, ftojnë qytetarët të pinë verë të ngrohtë ose të hanë hot-dog. Zona këmbësore e Prishtinës është shumë e frekuentuar edhe gjatë dimrit. Kosovarët takohen […]

The post Kosovë/ A do të sjellin zgjedhjet e reja fundin e bllokadës politike? appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Zgjedhjet në Kosovë, IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale

By: Ela
20 December 2025 at 15:14

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se 28 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të përfshirë në vepra penale dhe numri më i lartë i tyre vjen nga Lëvizja Vetëvendosje. Raporti i IKD-së, që analizoi listat e kandidatëve për deputetë, gjeti se nga 1.179 kandidatë, përveç 28 kandidatëve të përfshirë për […]

The post Zgjedhjet në Kosovë, IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet në Kosovë, akreditohen 276 vëzhgues dhe 15 organizata

19 December 2025 at 15:40

PRISHTINË, 19 dhjetor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar grupin e tretë të vëzhguesve prej 276 vëzhguesve të tjerë për zgjedhjeve e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në mbledhjen e sotme, kryesuesi i Sekretariatit të KQZ-së Besnik Buzhala ka bërë të ditur se janë akredituar gjithsej 15 organizata.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar deri më tani është 862 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore/ ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.

KQZ mori po ashtu vendim për caktimin e menaxherëve të Qendrave të Votimit jashtë Kosovës dhe autorizimin e stafit për tërheqjen e dërgesave nga kutitë postare jashtë Kosovës dhe stafit për asistim në procesin zgjedhor.

/KosovaPress/

The post Zgjedhjet në Kosovë, akreditohen 276 vëzhgues dhe 15 organizata appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Debate në KQZ për votimin e të akuzuarve në Hagë

18 December 2025 at 19:07

PRISHTINË, 18 dhjetor /ATSH/ Votimi i ish-krerëve të UÇK-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ka ngjallur diskutime në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi propozoi një qendër të veçantë votimi për katërshen e UÇK-së dhe të tjerët të cilët po gjykohen në Hagë.

“Ajo që i mungon këtij dokumenti është edhe një qendër e re që duhet të hapet, që duhet të trajtohet si qendër e veçantë e që është e votimit në formën, modalitet që duhet të parashihet për qytetarët tanë që mbahen padrejtësisht në Hagë, kur them në Hagë them për Gjykatën në fjalë. Prandaj propozimi im është që të futet edhe kjo pikë si pikë e votimit si vendvotim, sepse aty janë gjithashtu personat në fjalë që e dimë se cilët janë. Edhe me sa e di unë keni vendosur komunikim me autoritetet atje edhe që mos të kemi nevojë që të kthehemi sërish dhe të diskutojmë këtë çështje, ta zgjidhim bashkë me këto qendra”, u shpreh ai.

Por, një gjë të tillë e ka kundërshtuar anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani.

“Konsideroj që nuk ka nevojë për hapje të votimit, sepse hyjnë në kategorinë e votimit të personave me nevoja të veçanta. Kështu janë komunikimet zyrtare që kanë qenë, kryetari mund të na i sqarojë më mirë këtë pjesë, që na i kanë dhënë edhe gjatë muajit shkurt, për zgjedhjet e shkurtit”, tha ai.

Diskutimi mes Krasniqit e Elshanit ka shkuar edhe më tej, ku anëtari i LVV-së tha se nuk është e rregulluar çështja e votimit në Hagë.

“Nuk është e rregulluar, nuk është mirë të gënjesh publikisht”, u shpreh ai.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është votuar edhe ndryshimi i vendimit të KQZ-së, ku procesi zgjedhor jashtë Kosovës do të organizohet në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Republikës së Kosovës që janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme është prezantuar raporti lidhur me procesin përgatitor të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, ka njoftuar se sa është numri i pakove me fletëvotime që janë dorëzuar te votuesit jashtë vendit.

Po ashtu, në këtë mbledhje u bë e ditur se janë përgatitur të gjitha materialet zgjedhore për të mundësuar votimin në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, më 27 dhjetor 2025.

Gjithashtu është bërë akreditimi edhe i grupit të dytë me 303 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

/KosovaPress//r.e/

The post Debate në KQZ për votimin e të akuzuarve në Hagë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këshilli Kombëtar i PD, Sali Berisha: 11 maji farsë, Rama bleu zgjedhjet me bandat

By: redi
17 December 2025 at 17:44

Para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, i mbledhur për herë të parë pas disfatës së 11 majit, Sali Berisha artikuloi edhe njëherë akuzat se zgjedhjet ishin farsë dhe u vodhën nga kryeministri Edi Rama i mbështetur nga bandat. Kush mendon ndryshe, pra se Rama ka fituar zgjedhjet, sipas Berishës mashtron veten ose është i mashtruar. ”Në rast se qeveria dhuron 65% të zgjedhësve 100 euro për…

Source

KQZ përfundon verifikimin paszgjedhor të 11 majit dhe 9 nëntorit

17 December 2025 at 13:52

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundoi sot verifikimin paszgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025 dhe për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 9 nëntor 2025.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi theksoi se për verifikimin paszgjedhor u përzgjodhën në mënyrë rastësore të 5% të qendrave të votimit për çdo KZAZ si dhe 5% të kutive të votimit për çdo Komision të Administrimit të Votimit nga Jashtë.

“Në procesin e përzgjedhjes së QV-ve dhe KAVJ nuk u përfshinë kutitë e votimit të cilat janë rinumëruar përgjatë procesit të shqyrtimit të ankimimeve, ato që janë në proces hetimi penal për të cilat ka vendim sekuestrimi apo në pritje të tij”, vuri në dukje kryekomisioneri Celibashi.

Sipas tij, për zgjedhjet e datës 11 maj 2025, përzgjedhjes rastësore iu nënshtruan 3101 kuti votimi nga QV-të brenda vendit dhe 874 kuti votimi nga votimi jashtë vendit.

“Këqyrjes së mëpasshme iu nënshtruan 210 qendra votimi dhe kuti të Administrimit të Votimit nga Jashtë për zgjedhjet për Kuvend dhe 24 Qendra Votimi për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie”, nënvizoi Celibashi.

Procesi i verifikimit paszgjedhor u transmetua në kohë reale në mediat sociale të KQZ-së dhe rezultatet e verifikimit u pasqyruan gjithashtu në kohë reale në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Verifikimi paszgjedhor kryhet në zbatim të nenit 167/2 të Kodit Zgjedhor dhe bëhet vetëm pasi të jetë shpallur rezultati përfundimtar, të jenë përmbyllur procedurat ankimore dhe zgjedhjet të kenë përfunduar.

“Qëllimi i këqyrjes së mëpasshme e fletëve të votimit dhe e materialit zgjedhor është verifikimi i rregullsisë dhe saktësisë së veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procesit dhe vlerësimit e numërimit të votave”, nënvizoi Celibashi.

Pas analizimit të të dhënave të verifikimit paszgjedhor, KQZ do të dalë me konkluzione mbi gjetjet e këtij procesi.

/m.q/j.p/

The post KQZ përfundon verifikimin paszgjedhor të 11 majit dhe 9 nëntorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOSOVË – KQZ lehtëson votimin për personat mbi 80 vjeç

16 December 2025 at 19:00

PRISHTINË, 16 dhjetor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që qytetarët me të drejtë vote mbi moshën 80 vjeç, të cilët aplikojnë për t’u regjistruar si votues me nevoja të veçanta për të votuar përmes ekipeve të lëvizshme në ditën e zgjedhjeve, nuk kanë nevojë të paraqesin certifikatë apo diagnozë mjekësore.

Fillimisht propozimi ishte që personat mbi moshën 75 vjeç të mos u kërkohet dëshmia mjekësore, por pas diskutimeve në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u vendos mosha 80 vjeç.

Duke u mbështetur në të dhënat nga lista votuese e certifikuar nga KQZ, numri i qytetarëve me të drejtë vote mbi 80 vjeç, është 48,977 votues.

Arianit Elshani nga Këshilli për Operacione Zgjedhore, tha se përmes këtij propozimi po synohet që personat mbi 75 vjeç të mos ia bashkëngjisin aplikimit për t’u regjistruar si votues me nevoja të veçanta.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha senë rast se ka aplikime në numër të madh për votim nga shtëpia do ta cenojë numrin e fletëvotimeve që janë në dispozicion.

Ai tha se janë mbi 100 mijë votues që i takojnë moshës mbi 75 vjeç.

Kurse, anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi deklaroi se ndryshimi nuk është problematik nëse respektohen detyrimet institucionale.

Ndërsa, Sami Hamiti anëtari i KQZ-së nga Lidhja Demokratike e Kosovës u dakordua që zgjidhja më e mirë është mosha mbi 80 vjeç.

Po në këtë mbledhje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi grupin e parë me 283 vëzhguesë për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Besnik Buzhala, drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, tha se janë 17 organizata vëzhguese të cilat kanë aplikuar dhe i plotësojnë kriteret ligjore.

Prej tyre tri janë Organizata Joqeveritare, tri ambasada dhe 11 media.

Sqarime rreth akreditimit apo jo të Institutit të Kosovës për Drejtësi si vëzhgues në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Elshani tha se kërkesa është në trajtim e sipër.

/KosovaPress/

The post KOSOVË – KQZ lehtëson votimin për personat mbi 80 vjeç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla reagon ndaj Berishës: Procesi për Avokatin e Popullit, sipas Kushtetutës

15 December 2025 at 15:46

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke theksuar se procesi është zhvilluar tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin organik të institucionit.

Balla tha se procesi nxori fitues një kandidat të mbështetur me më shumë se 28 firma nga Partia Demokratike.

“Partia Socialiste mbajti deri në fund qëndrimin për të mos propozuar asnjë kandidat të vetin, por për të mbështetur në seancën plenare një nga kandidatët e propozuar nga opozita”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së theksoi se “nga gjashtë kandidatët e propozuar nga opozita, kandidati që siguroi 3/5 e anëtarëve të Kuvendit ishte kandidati Endrit Shabani. Kjo është e gjitha për sa na takon. Ndërkohë që nga ana e Partisë Demokratike u luajt hajgare, siç i thonë në Kosovë, me procesin dhe me vetë kandidaturat. Nga një anë firmosnin për një, nga ana tjetër firmosnin për një tjetër dhe nga një anë e tretë ia jepnin firmat edhe njërës apo edhe tre të tjerëve. Pastaj vinin e thonin: aman mos votoni për atë se ajo është e çmendur, jo atë se është i pabesë, jo këtë se nuk e duam. Ik njëri e hajde tjetri si kalamajtë e kopshtit, deri kur kaluan në kërcënime si fëmijët e nëntëvjeçares”.

Balla akuzoi Partinë Demokratike se e ka shndërruar procesin në një farsë.

“Dhe për sa na takon pastaj bashkërisht, ua kemi bërë të qartë sa herë na është dhënë mundësia se me lojëra macja me miun apo kërcënime e presione ndaj nesh ta harrojnë se mund t’i marrim seriozisht. Po të duan me rregulla loje e qytetari, hajde ulemi dhe të diskutojmë për çdo gjë. Përndryshe, ne nuk do t’i presim për asnjë moment. Sepse nuk kemi orë për të humbur, ditë, javë apo muaj jo e jo”, theksoi Balla.

/k.s/j.p

The post Balla reagon ndaj Berishës: Procesi për Avokatin e Popullit, sipas Kushtetutës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Mund t’i humbasim zgjedhjet e mesmandatit, pavarësisht politikës së shkëlqyer ekonomike

14 December 2025 at 11:23

UASHINGTON, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump pranoi se republikanët mund të humbasin zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2026, pavarësisht asaj që ai i konsideron si suksese ekonomike gjatë vitit të kaluar, në një intervistë me ”The Wall Street Journal” (WSJ), të botuar dje në mbrëmje.

“Unë kam krijuar ekonominë më të madhe në histori. Por, duhet kohë që njerëzit ta kuptojnë këtë”, vërejti presidenti amerikan në intervistën, të cilën e përditshmja e biznesit thotë se u zhvillua të premten në Zyrën Ovale.

“Të gjitha këto para që po derdhen në vendin tonë tani po ndërtojnë gjëra: fabrika makinash, inteligjencë artificiale, shumë gjëra. Por, nuk mund t’ju them se si do të përkthehet kjo për votuesin. E tëra çfarë mund të bëj është puna ime”, pranoi miliarderi republikan.

Pasi u kthye në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, Donald Trump pohon rregullisht se ekonomia amerikane tani po lulëzon dhe vazhdon të fajësojë për inflacionin paraardhësin e tij demokrat, Joe Biden.

“Mendoj se deri në kohën kur të flasim për zgjedhjet, pas disa muajsh, mendoj se niveli i çmimeve do të jetë i mirë”, tha presidenti për ”Wall Street Journal”, gati një vit para zgjedhjeve të mesit të mandatit që do të rinovojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe një të tretën e Senatit në fillim të nëntorit.

“Edhe ata që kanë pasur presidenca të suksesshme, kanë pasur pengesa”, pranoi ish-zhvilluesi 79-vjeçar i pasurive të patundshme, i zgjedhur për herë të parë në vitin 2016.

“Do të shohim çfarë ndodh. Duhet të fitojmë. Por, statistikisht është shumë e vështirë të fitosh”, i tha Trump gazetës amerikane.

”Ekonomia më e madhe në botë vlen “25/20″ (A+++++)”, i tha ai ”Politico”-s, në një intervistë të botuar të martën.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, i rizgjedhur në nëntor 2024 me premtimin e tij për të ulur inflacionin, këmbëngul se çmimet po bien, ndërsa shumë nga bashkëqytetarët e tij vazhdojnë të ankohen për koston e lartë të jetesës.

Sipas një sondazhi të Universitetit të Çikagos për Associated Press, të publikuar të enjten, vetëm 31% e amerikanëve janë të kënaqur me politikat ekonomike të Donald Trump.

“Kur do të pasqyrojnë sondazhet sa e madhe është Amerika sot?”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social.

“Kur do të thonë më në fund njerëzit se unë krijova, pa inflacion, ndoshta ekonominë më të mirë në historinë e vendit tonë? Kur do ta kuptojnë njerëzit se çfarë po ndodh?”, shtoi ai./ a.jor.

The post SHBA – Trump: Mund t’i humbasim zgjedhjet e mesmandatit, pavarësisht politikës së shkëlqyer ekonomike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PZAP certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

By: Ela
13 December 2025 at 20:10

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka certifikuar të shtunën kandidatët e Listës Serbe për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pasi disa anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishin bërë përpjekje t’ia ndalonin pjesëmarrjen në votime kësaj partie. Paneli tha të shtunën në një njoftim se e pranoi […]

The post PZAP certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit appeared first on BoldNews.al.

Balla: Zgjedhjet e 11 majit, më të hetuarat ndonjëherë

11 December 2025 at 22:25

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kujtoi se zgjedhjet e 11 majit ishin “më të hetuarat ndonjëherë”, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike se nuk paraqiti asnjë provë për pretendimet e saj.

Gjatë mocionit me debat të kërkuar nga opozita për raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, Balla kërkoi që reforma zgjedhore të çojë drejt heqjes së numëruesve të partive, ndërsa theksoi se financimi i partive politike dhe fushatave mbetet një çështje që duhet adresuar urgjentisht.

Balla u ndal po ashtu te vota e diasporës gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke theksuar se shqiptarët jashtë vendit dhanë një mesazh të qartë në zgjedhjet e 11 majit 2025. Sipas tyij, “dy ndër tre shqiptarë të diasporës i besuan Edi Ramës dhe Partisë Socialiste”.

“Ky rezultat është i verifikueshëm në të gjitha komunitetet shqiptare në SHBA, Kanada, Britaninë e Madhe, Gjermani, Itali dhe Greqi”, shtoi ai.

Balla kritikoi Partinë Demokratike për mospërmendjen e diasporës ndërsa falënderoi publikisht qytetarët shqiptarë jashtë vendit.

“Nuk dëgjova asnjë fjalë për diasporën nga kryetari i PD-së. Dua t’ju them shumë faleminderit motra e vëllezër në diasporë për votën që i dhatë Partisë Socialiste”, tha ai.

Balla theksoi se qeveria ka prioritet forcimin e marrëdhënies me diasporën, duke premtuar që brenda vitit 2026 të gjitha shërbimet konsullore do të jenë të ofruara online dhe se do të shtohet prezenca e konsullatave shqiptare në vendet ku komunitetet janë më të mëdha.

/m.m/j.p/

 

The post Balla: Zgjedhjet e 11 majit, më të hetuarat ndonjëherë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Raportet ndërkombëtare, nekrologji e farsës elektorale të 11 majit

11 December 2025 at 21:04

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend se “raportet e OSBE/ODIHR-it, Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian janë nekrologjia e farsës elektorale të 11 majit”.

Gjatë mocionit me debat në Kuvend për gjetjet dhe rekomandimet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, Berisha u shpreh se “ky ishte një proces në të cilin shteti elektoral përdori të gjithë burimet e tij njerëzore, financiare, logjistike për të blerë votën e shqiptarëve dhe për të kontrolluar vullnetin e tyre”.

“Ishte një proces, si kurrë ndonjëherë më parë, falangat kriminale të patronazhistëve dhe aktivistëve të partisë së krimit, që paguhen nga qytetarët shqiptarë për shërbime, punonjës të administratës, zyrtarë, drejtorë, hajdutë, makutë, që tani janë edhe këtu, përdorën të gjithë fuqinë e pushtetit, të gjitha mjetet e pushtetit për të kontrolluar vullnetin politik të qytetarëve shqiptarë”, shtoi ai.

Berisha theksoi po ashtu se “fuqia ekzekutive e shtetit u përdor në dhjetëra mijëra raste për punësime, leje ndërtimi, leje legalizimi, certifikata pronësie”.

Në 11 maj, sipas tij, u shkelmuan të gjitha parimet për zgjedhjet e drejta dhe u falën dy ditë para zgjedhjeve 2 miliardë euro gjoba dhe kamata.

“Iu dhurua për votë 760 mijë pensionistëve, 100 euro secilit. U shpërndanë licenca për mbjellje kanabisi 28 mijë hektarë, kundrejt 200 hektarëve që parashikonte ligji. Ishte një proces në të cilin Troplinët, Çelët, Bajrët, bandat me radhë në rrethe, me hanxharët e krimit dhe paratë e krimit, sollën në parlament 28 deputetë”, shtoi ai.

Berisha shprehu mirënjohjen ndaj 300 vëzhguesve nga dhjetëra vende, të cilët firmosën tre raportet, të OSBE/ODIHR, të Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, të cilat sipas tij, “janë nekrologjia e farsës elektorale në Shqipëri”.

Berisha siguroi se “PD do të rikthejë votën e lirë”.

“U bëj thirrje shqiptarëve të marrin në dorë çështjen e votës së tyre. I garantoj se do bëjmë gjithçka për të përmbysur këtë regjim dhe rikthyer votën e lirë shqiptarëve. Ju kurrë nuk fitoni zgjedhjet në qoftë se nuk do organizonit 4533 aktivitete; nëse nuk do falnit 2 miliardë euro gjoba dhe kamata; nëse nuk do u jepnit 760 mijë pensionistëve 100 euro; nëse nuk do angazhonit kartelet e drogës”, tha ai.

/m.m/j.p/

The post Berisha: Raportet ndërkombëtare, nekrologji e farsës elektorale të 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zelensky: Ukraina gati për zgjedhje, ndërkombëtarët të ofrojnë sigurinë

By: armand
10 December 2025 at 19:06

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi është gati për zgjedhje, nëse partnerët ndërkombëtarë garantojnë sigurinë. Zgjedhjet janë pezulluar që nga vendosja e ligjit ushtarak, pas sulmit të plotë rus në shkurt 2022. Ai tha se do të kërkojë propozime për ndryshime ligjore për të mundësuar votimin. Zgjedhjet mund të mbahen brenda 60 deri […]

The post Zelensky: Ukraina gati për zgjedhje, ndërkombëtarët të ofrojnë sigurinë appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ KQZ nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe

By: armand
10 December 2025 at 18:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk i ka certifikuar kandidatët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Ky është tentimi më e fundit në një varg përpjekësh të dështuara të disa anëtarëve të komisionit për t’ia pamundësuar kësaj partie pjesëmarrjen […]

The post Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ KQZ nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Pas 30 viteve, demokratët marrin bashkinë e Miamit

10 December 2025 at 09:13

MIAMI, 10 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Demokratja Eileen Higgins ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Miami, një qytet që nuk ka pasur një kryetar bashkie demokrat që nga fundi i viteve 1990, sipas CNN.

Higgins mundi republikanin Emilio Gonzales dhe do të jetë kryetarja e parë demokrate e qytetit që nga viti 1997.

Fitorja e saj në një Florida të dominuar nga republikanët është një goditje për Donald Trump dhe republikanët.

Higgins jo vetëm që do të jetë demokratja e parë që do të udhëheqë qytetin pas 30 vitesh, por edhe gruaja e parë që e bën këtë dhe kryetarja e parë johispanike që nga vitet 1990.

“Së bashku, kemi kthyer faqen pas viteve të kaosit dhe korrupsionit duke sjellë një epokë të re për qytetin tonë. Një epokë të formuar nga lidershipi i përgjegjshëm që jep rezultate”, tha Higgins./ a.jor.

The post SHBA – Pas 30 viteve, demokratët marrin bashkinë e Miamit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhupa akuza Ramës: Kujtohet për diasporën vetëm kur ka zgjedhje

By: Brisi
9 December 2025 at 14:31

Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa, ka akuzuar ditën e sotme qeverinë Rama se kujtohet për diasporën vetëm atëherë kur vjen koha e zgjedhjeve. Gjatëm mbledhjes së komisionit ku po diskutohej projektiligji me ndryshime për diasporën, Zhupa, dha se të vetmet takime me diasporën, janë ata kur qeveria përdori shtetin, ambasadat, […]

The post Zhupa akuza Ramës: Kujtohet për diasporën vetëm kur ka zgjedhje appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/ Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit

By: armand
7 December 2025 at 16:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që pritet të mbahen më 28 dhjetor. Pavarësisht se Vetëvendosje arriti të fitojë në zgjedhjet 9 shkurtit të këtij viti, nuk ia doli të formojë shumicën për krijimin […]

The post Kosovë/ Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌