Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Xheneta Fetahu e kritikon Leonora Jakupin si opinioniste – kërkon që të rikthehet Valdrin Sahiti

By: D Marku
16 December 2025 at 12:29

Xheneta Fetahut duket se nuk po i pëlqen aspak roli i Leonora Jakupit si opinioniste në Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj përmes një postimi të fundit në InstaStory, ku ka lënë të kuptohet se mendon se opinionet e dhëna në spektakël nuk kanë nivelin e duhur të artikulimit.

Në reagimin e saj, Xheneta ka kërkuar rikthimin e stilistit Valdrin Sahiti, i cili ishte pjesë e spektaklit për një ditë si opinionist zëvendësues dhe u prit me shumë komente pozitive nga publiku.
“Kur opinioni s’ka artikulim, debati humb kuptimin. Ndoshta është koha me e pa prapë Valdrin Sahiti si opinionist”, ka shkruar Fetahu në InstaStory.

Deklarata e saj ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që mbështesin mendimin e Xhenetës dhe atyre që dalin në mbrojtje të Jakupit.

Ndërkaq, Xheneta këtë vit mban rolin e opinionistes në “Big Talk Kosova” bashkë me Vlorijan Halilin.

E krahas Leonorës këtë vit është sërish aktorja Olta Gixhari.

The post Xheneta Fetahu e kritikon Leonora Jakupin si opinioniste – kërkon që të rikthehet Valdrin Sahiti appeared first on Albeu.com.

‘Lidhjet e Elijonës’, Xheneta u reagon ‘ashpër’ kritikëve në rrjet

By: M C
23 November 2025 at 18:47

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, dhe njëkohësisht opinionistja e këtij edicioni të ‘Big Talk’, Xheneta Fetahu, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale kundër komenteve dhe videove që po qarkullojnë në TikTok lidhur me jetën private të banores së ‘Big Brother VIP Kosova 4’, Elijona Binakajt.

Me anë të një postimi të drejtpërdrejtë në Instagram Story, Xheneta shprehu indinjatën e saj për mënyrën sesi publiku po gjykon Elionën.

Ajo e cilësoi të turpshme dhe hipokrite sjelljen e atyre që “numërojnë lidhjet” e aktores.

“Po shoh disa tu i numru lidhjet e Elijonës sikur ju takon me ditë jetën e saj. Edhe çka nëse ka pas lidhje? Çka ju han juve? Secili ka të drejtë me dal me kë t’don. Vetë flisni e dilni me gjysmën e botës, po komentoni për tjetrin.”

Ajo u bëri thirrje kritikuesve që të merren më shumë me jetën e tyre dhe t’i lënë mënjanë gjykimet për të tjerët.

“Edhe nëse ishit marrë aq shumë me jetën e juve e me ‘frajerat’ e juv, ma mirë i kishit pas punët. Shikoni veten, se s’jeni askush me gjyku askënd. Kishe qaq t’moralshëm juuu pffffff”.

Ky reagim i Xheneta Fetahut vjen në mbrojtje të Elijonës, pasi ditët e fundit në TikTok janë shpërndarë foto dhe video që aludojnë mbi lidhjet e saj të mëparshme, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke marrë parasysh faktin e moshës së re të Elijonës.

The post ‘Lidhjet e Elijonës’, Xheneta u reagon ‘ashpër’ kritikëve në rrjet appeared first on Albeu.com.

Xheneta surprizon ndjekësit: A ka shpresa për rikthim me Gjestin?

By: D Marku
31 October 2025 at 17:43

Edhe pse gjithçka mes tyre dukej e mbyllur prej kohësh, një detaj i vogël ka ndezur sërish rrjetin.

Xheneta Fetahu është shfaqur në videoklipin e këngës së Adrit dhe Ilrianës “Haram”, ku në një moment del duke mbajtur në përqafim një bluzë të zezë teksa preket dhe derdh lot. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë me teoritë e tyre.

Në rrjet u aludua menjëherë se kjo bluzë është kujtim nga Gjesti, “pasi që gjatë qëndrimit në ‘Big Brother’ ai ia kishte dhuruar si kujtim personal.”

Komente, aludime, fansa që flasin për një rikthim të mundshëm – ndonëse mes tyre gjithçka duket se ishte mbyllur prej muajsh. Por tani, situata tingëllon krejt ndryshe.

A është kjo thjesht nostalgji… apo diçka po rihapet mes tyre?

Publiku pret lëvizjen e radhës — dhe duket se Xheneta sapo ua dha një arsye për të spekuluar sërish. Drama nuk mbaron kurrë!

The post Xheneta surprizon ndjekësit: A ka shpresa për rikthim me Gjestin? appeared first on Albeu.com.

La të nënkuptohej se ka fjetur me të, Edi i kërkon falje publikisht Xheneta Fetahut

By: D Marku
23 October 2025 at 17:39

Eduard Kuqi, i njohur për daljet e tij të shpeshta dhe shpeshherë provokuese në rrjete sociale, është bërë sërish në qendër të vëmendjes pas një transmetimi “live” që ndezi reagime të shumta në publik.

Gjatë transmetimit me ndjekësit, një komentues e pyeti atë për ish-banoren e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahun, duke i shkruar që “ta prekë veshin nëse ka pasur diçka me të”. Pak sekonda më pas, Kuqi u pa duke bërë pikërisht atë gjest – veprim që u interpretua si një lloj konfirmimi për një raport mes tyre.
Pas shpërthimit të reagimeve në rrjete sociale, Edi vendosi të sqarojë situatën. Në një postim në Instagram, ai kërkoi falje publike për keqkuptimin e krijuar, duke theksuar se veprimi nuk kishte qenë i qëllimshëm.
“Kam reaguar pa vetëdije, nuk e kam parë fare komentin. Me atë gjest kam shprehur informata të gabuara, ndaj kërkoj falje publikisht, posaçërisht personit në fjalë, Xheneta Fetahut”, shkroi ai.

Reagimi i tij u prit me komente të ndryshme nga ndjekësit – disa e vlerësuan ndjesën e tij si të sinqertë, ndërsa të tjerë e quajtën një përpjekje për të zbutur situatën pas bujës që shkaktoi në rrjet.

The post La të nënkuptohej se ka fjetur me të, Edi i kërkon falje publikisht Xheneta Fetahut appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Xheneta del në mbrojtje të Loredanës: Është e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e saj

By: M C
20 October 2025 at 22:45

Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht në mbrojtje të Loredana Bratit, pas disa komenteve që duket se kanë keqinterpretuar sjelljen e saj. Në një Instastory, Xheneta shkruan se është “e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e dikujt si Loredana, një vajzë pozitive, e thjeshtë dhe pa asnjë qëllim negativ”.

Ajo shton se Loredana “gjithmonë ka treguar respekt për fansat e saj” dhe se është zhgënjyese kur dikush përpiqet të marrë vëmendje duke keqinterpretuar një moment respekti si diçka tjetër.

“Mos harroni, energjia e mirë s’ka nevojë për zhurmë”, përfundon Xheneta, duke dërguar një mesazh të qartë për ata që përpiqen të përhapin negativitet.

David Dano, një emër që u bë i njohur për mënyrën me forcë që u fut javë më parë në mbledhjen e këshillit Bashkiak të Vlorës, shihet pranë Loredana Bratit duke e puthur në faqe. Reagimi i Loredanës nuk ka vonuar. Në një mesazh në videon e ‘Top Albania Radio’, ajo ka sqaruar se takimi ka qenë krejt rastësor dhe se nuk ka pasur asnjë raport personal përtej një përshëndetjeje miqësore.

”Isha e ftuar në një event në Vlorë më 14 gusht, ku ndodheshin edhe emra të tjerë si Laerti, Rizarta e Françeska Murati. Ishim në varkë dhe Davidi erdhi në momentin kur po zbrisnim, vetëm për disa minuta. Kishte edhe fansa të tjerë që kërkonin foto.

Ai erdhi si fans për një përshëndetje dhe një video, madje i dridhej dora nga emocionet. Për të qenë njerëzore, pranova. Krejt papritur erdhi ajo puthje që më vuri në siklet”,-ka treguar Loredana. Sakaq Loredana ka publikuar një sërë mesazhet edhe në Instagram.

The post FOTO/ Xheneta del në mbrojtje të Loredanës: Është e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e saj appeared first on Albeu.com.

Xheneta rrëfen takimin e parë pas 23 vitesh me nënën biologjike: Boshllëk që s’do mbushet kurrë

By: M C
18 October 2025 at 20:41

Një rrëfim plot emocione ka qenë së fundmi ai i Xheneta Fetahut për emisionin “Se luan topi”. Përveçse tregoi se i është thyer zemra teksa shikonte Gjestin në varrimin e të vëllait që e humbi në aksident, Xheneta ka rrëfyer edhe takimin për herë të parë me nënën e saj biologjike pas 23 vitesh.

Me lotë në sy, Xheneta Fetahu tha se ajo i dinte fëmijët e saj të vdekur. Sakaq, ajo u shpreh se mungesa e nënës për vite me radhë nuk do t’i mbushet kurrë.

“Më mungon, kur të bëhem nënë, ajo mungesë nuk do të mbushet kurrë. Do të jetoj deri sa të vdes me atë mungesë brenda në shpirt, por mendoj që është e shkruar kështu.

Pas një kohe, kur kam qenë në moshën 23-24 vjeç, kanë qenë vitet më të këqija të jetës sime. Erdhi koha që unë ta takoja për herë të parë.

I thashë: ‘Si ke jetuar gjithë këto vite, pa na kërkuar asnjëherë?’ dhe ajo më tha: ‘Kam menduar se keni qenë të vdekur.”-u shpreh Xheneta.

The post Xheneta rrëfen takimin e parë pas 23 vitesh me nënën biologjike: Boshllëk që s’do mbushet kurrë appeared first on Albeu.com.

Xheneta Fetahu prek me rrëfimin e saj pas tragjedisë së Gjestit: Më dhembi zemra!

By: gaze tare
18 October 2025 at 08:52

Në promon e episodit të radhës të emisionit “S’e luan topi”, Xheneta Fetahu është dëgjuar të flasë me ndjeshmëri të thellë për ish-partnerin e saj, Gjestin, pas tragjedisë që goditi familjen e tij. Vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, duke sjellë dhimbje të madhe te të afërmit dhe miqtë e tij.

E prekur dhe me lot në sy, Xheneta u shpreh në intervistë:


“Të të them unë ty që zemra ime është në copa të thyera, nuk do ta besosh… Ai Gjesti harmonik, ai Gjesti me gjithë atë energji pozitive, që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhembi shumë zemra.”

Pavarësisht ndarjes së tyre, Xheneta dëshmoi mbështetje të sinqertë për Gjestin në një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ajo ishte e pranishme në ceremoninë mortore të Eldionit, duke qëndruar pranë familjes dhe duke respektuar dhimbjen e tyre.

Pas ngjarjes, ajo bëri një apel publik për qytetari dhe ndjeshmëri, duke kërkuar nga njerëzit që të mos shpërndajnë pamje nga ceremonia e varrimit.


“Tregoni mëshirë dhe respekt për një familje që po përjeton një dhimbje të madhe,” shkroi ajo në rrjete sociale.

Ky gjest i Xhenetës është vlerësuar nga publiku si një shprehje e vërtetë e ndjenjave njerëzore, përtej ndarjeve apo historive personale.

The post Xheneta Fetahu prek me rrëfimin e saj pas tragjedisë së Gjestit: Më dhembi zemra! appeared first on iconstyle.al.

Pas humbjes së vëllait, Xheneta flet me lot në sy për gjendjen e Gjestit

By: M C
17 October 2025 at 22:35

Në promon e episodit të radhës të emisionit “S’e luan topi”, Xheneta Fetahu është dëgjuar të flasë me shumë ndjeshmëri për ish-partnerin e saj, Gjestin, pas humbjes së vëllait të tij, Eldion Kelmendi, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.

“Të të them unë ty që zemra ime është në copa të thyera, nuk do ta besosh… Ai Gjesti harmonik, ai Gjesti me gjithë atë energji pozitive, që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhembi shumë zemra,” – shprehet ajo me lot në sy në fragmentin e publikuar.

Xheneta ishte e pranishme edhe në varrimin e Eldionit, duke treguar mbështetje për Gjestin në një moment të vështirë.

Pas ngjarjes, ajo bëri apel publik që njerëzit të mos shpërndajnë pamje nga ceremonia, duke kërkuar respekt dhe mëshirë për dhimbjen e familjes.

The post Pas humbjes së vëllait, Xheneta flet me lot në sy për gjendjen e Gjestit appeared first on Albeu.com.

Xheneta Fetahu i jep fund aludimeve, shkon në studio me unazën që i propozuan për martesë

By: M C
5 October 2025 at 17:38

Xheneta Fetahu ka ndarë me publikun një histori të papritur nga jeta e saj personale, një propozim për martesë që ajo vendosi ta refuzojë.

E ftuar në studion e “Trotuar”, Xheneta kishte sjellë edhe unazën e famshme që kishte ngjallur shumë komente në rrjet, duke zbuluar për herë të parë arsyen e vërtetë pas vendimit të saj.

“Nuk ka qenë çështje guri unaze, por çështje personi,” u shpreh ajo me sinqeritet, duke lënë të kuptohet se ndjenja dhe karakteri janë më të rëndësishme sesa simboli i një unaze.

Nevina Shtylla: Ti ndërkohë je kthyer nga ato pushimet e famshme që u diskutuan e u diskutuan, më ke bërë edhe mua disa premtime, por hiç nuk i shoh të realizuara, i shoh duart bosh.

Xheneta Fetahu: Jo, jo, Ina, mund ta përcjellësh, të kam premtuar që do ta sjell unazën. Por i kam thënë jo.

Nevina Shtylla: Ishte propozim që e ke marrë, prandaj s’e ke vënë në gisht. I ke thënë jo kësaj.

Xheneta Fetahu: Po.

Ina: Do e doje gurin më të madh?

Xheneta Fetahu: Jo, do e doja nga një person tjetër.

Nevina Shtylla: Do doje gurin?

Xheneta Fetahu: Nuk ka rëndësi, do e doja nga ai. Unë kam edhe gishtat e vegjël, nuk shkon një gur shumë shumë i madh.

Xheneta Fetahu: Unë t’i them shpirt, se biseda ime Ervin, isha duke ia thënë pak më herët, se i dashuri im më ka heq bllokun nga java e kaluar.

Ervin Kurti: Jeni në rregull.

Nevina Shtylla: I dashuri i ka heq bllokun, mos ia vuri bllokun kur i the jo, apo nga këto deklaratat që bën ti herë pas here?

Xheneta Fetahu: Jo, kjo nuk ka qenë unaza nga i dashuri im, po të kishte qenë nga ai, i kisha thënë po.

The post Xheneta Fetahu i jep fund aludimeve, shkon në studio me unazën që i propozuan për martesë appeared first on Albeu.com.

A do të ndodhë takimi i shumëpritur? Egli flet për Xheneta Fetahun

By: D Marku
28 September 2025 at 21:30

Programi i fundjavës “E Diell” vijon të mbajë të mbërthyer publikun, jo vetëm për shkak të temave të trajtuara, por edhe për dinamikat mes moderatoreve që e drejtojnë. Egli Tako dhe Xheneta Fetahu janë dy prej emrave kryesorë të ekranit këtë sezon, por secila ka rolin e saj në rubrika të ndryshme.

Së fundmi, Egli është pyetur nëse do të pranonte të ishte pjesë e rubrikës “Trotuar”, gjë që do të sillte një ballafaqim të drejtpërdrejtë me Xhenetën. Një skenë e tillë do të ngjallte sigurisht interes maksimal tek publiku, duke qenë se të dyja vajzat janë shpesh të përfolura për marrëdhëniet e tyre me Gjestin, njëra për eksperiencën e saj në “Big Brother Kosova”, e tjetra për atë në “Big Brother Albania”.

E pyetur për këtë mundësi, Egli u tregua e rezervuar, duke e pranuar se një vendim i tillë nuk është i lehtë për t’u marrë. “Këtu duhet ta rimendoj,” tha moderatorja, duke lënë të kuptohet se nuk është e gatshme të japë një përgjigje të menjëhershme.

Edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka folur hapur për marrëdhënien me tjetrën, publiku i sheh Egli Tako dhe Xheneta Fetahun si rivale, për shkak të historive të ndërlidhura me Gjestin.

The post A do të ndodhë takimi i shumëpritur? Egli flet për Xheneta Fetahun appeared first on Albeu.com.

Aksidenti që i mori jetën vëllait të Gjestit, reagon Xheneta: Mos i shpërndani videot, tregoni humanizëm

By: redi
26 September 2025 at 20:53

Pas lajmit tragjik për vdekjen e vëllait të Gjestit, në një aksident në Pejë, kanë nisur të vijnë edhe reagime nga kolegë e miq të tij. Xheneta Fetahu ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e saj përmes një postimi në Instagram. Ndërsa në një tjetër reagim, ajo ka bërë thirrje për më shumë humanizëm dhe ndjeshmëri, duke apeluar që të mos shpërndahen pamje të rënda nga ngjarja tragjike.

Source

Xheneta reagon për vëllain e Gjestit dhe ka një lutje për të gjithë: Tregohuni humanë!

By: M C
26 September 2025 at 18:08

Ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të vëllait të këngëtarit Besart Kelmendit.

Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur dhe fituesit të “Big Brother VIP 4”, ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik në Pejë.

Menjëherë pas shpërndarjes së lajmit, Xheneta Fetahu ka ndarë një postim në Instastory ku shpreh ngushëllimet Gjestit dhe familjes së tij.

“Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të perjetshme. Kujtimi i tiji mirë do te mbetet përgjithmonë ne zemrat tuaja.”, shkruan Xheneta në postimin e saj.

Gjithashtu Xheneta mbështet postimin e saj me një shkrim ku kërkon të mos shpërndahen pamjet e rënda nga aksidenti i të miturit: “Ju lutem, tregoni pak më shumë humanizëm dhe ndjeshmëri. Shumë e dhimbshme eshtë për një nënë të shohë djalin e saj në ato pamje të rënda. Mos i shpërndani videot ku shihet vëllau i gjestit i shtrirë pa jetë. Këto gjëra vetëm thellojne plagët dhe rrisin dhimbjen e familjes. Në këto momente, me shume se kurre, ata kanë nevojë për lutjet dhe mbështetjen tonë, jo perhapjen e dhimbjes”

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, kur një automjet është përplasur me një motor katër-rrotësh. Si pasojë e përplasjes së fortë, Eldion Kelmendi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

The post Xheneta reagon për vëllain e Gjestit dhe ka një lutje për të gjithë: Tregohuni humanë! appeared first on Albeu.com.

A do të largohet Xheneta pas ardhjes së saj? Flet Egli Tako

By: M C
24 September 2025 at 23:42

Prej disa ditësh në rrjet qarkulluan lajme se Egli Tako do të bëhet pjesë e programit “E Diell”, me një rubrikë të re argëtuese familjare me titullin “Yes Day”.

Por fakti që në të njëjtin program është prej kohësh edhe Xheneta, ngriti dyshime dhe diskutime për një “përballje” mes dy vajzave, duke qenë se marrëdhëniet e tyre nuk janë të mira.

Prej periudhës së BBV, Xheneta ka hedhur shpesh thumba ndaj Eglit, ndërsa kjo e fundit ka zgjedhur të mos reagojë, duke mos komentuar kurrë publikisht mbi situatën.

Edhe së fundmi, e ftuar në një studio televizive Egli u pyet për thashethemet se me ardhjen e saj në “E Diell” do të largohej Xheneta. Përgjigjja e saj ishte e qartë dhe e prerë:

“Nuk dua të komentoj për askënd. Është një informacion që nuk më përbën asnjë lloj interesi apo problemi. Unë kam punën time, kam një emision. Do mbaroj punën time, do kthehem në shtëpi. Unë nuk merrem shumë me punën e të tjerëve, të them të drejtën, merrem me punën time, shoh punën time.”

The post A do të largohet Xheneta pas ardhjes së saj? Flet Egli Tako appeared first on Albeu.com.

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri (FOTO)

By: D Marku
22 September 2025 at 14:13

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ndezi kuriozitetin e ndjekësve që në korrik, kur publikoi në rrjete sociale një kontratë martese dhe një unazë fejese, duke lënë të nënkuptohej se po përgatitej për një hap të madh në jetën private.

Së fundmi, në emisionin “E Diell” në Top Channel, Xheneta vendosi të tregojë më shumë detaje për lidhjen e saj. Ajo zbuloi se partneri nuk është një personazh publik dhe se preferon të mos ekspozohet në rrjete sociale.

“Është fytyrë publike. E zbulojmë me kohë. E kuptoj që mua do të më lidhin me persona të ndryshëm, por unë nuk e dua personin në krah të jetë fytyrë publike, as të ketë rrjete sociale,” – u shpreh ajo.

Gjatë intervistës, Xheneta foli edhe për raportin e saj me Lumbardh Salihun, me të cilin për muaj të tërë u përfol përtej miqësisë. Megjithatë, ajo sqaroi:

“Partneri im nuk ka rrjete sociale, me Lumbardhin jemi miq. I kemi sqaruar hatërmbetjet që kemi pasur, përderisa unë dhe i dashuri im jemi në rregull.”

Deklaratat e saj i japin fund spekulimeve të shumta që kanë qarkulluar në media dhe rrjete sociale. Megjithatë, ajo theksoi se preferon ta mbajë jetën private larg syrit të publikut, duke mos dhënë ende detaje konkrete për identitetin e partnerit.

Për momentin, Xheneta duket e lumtur dhe e qetë në krah të të dashurit, por mbetet për t’u parë nëse në të ardhmen do të zbulojë më shumë rreth marrëdhënies së saj.

The post A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Xheneta largohet nga “E diell” pas ardhjes së Eglit? Zbulohet e vërteta

By: M C
21 September 2025 at 19:34

Prej disa ditësh në rrjet qarkulluan zëra se Xheneta Fetahu nuk do të ishte më pjesë e “E Diell”, pas një fotografie ku shfaqeshin disa nga moderatorët, mes tyre edhe Egli Tako.

Megjithatë, është konfirmuar se Xheneta do të rikthehet këtë sezon, duke e shoqëruar lajmin me një video në faqen zyrtare.

Sipas njoftimit, ajo do të vijë me energjinë dhe surprizat e saj, duke hedhur poshtë thashethemet për një largim nga spektakli i së dielës.

The post Xheneta largohet nga “E diell” pas ardhjes së Eglit? Zbulohet e vërteta appeared first on Albeu.com.

Mbeti jashtë ”E Diell”, Xheneta thumbon hapur Eglin

By: redi
17 September 2025 at 16:51

Në sezonin e ri të programit “E Diell”, mungesa e Xheneta Fetahu ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. Ish-banorja e ”Big Brother Kosova Vip 3” nuk shfaqet në promon zyrtare. Xheneta nuk ka qëndruar pa reaguar, dhe përmes një postimi në Instagram ka lëshuar një mesazh të qartë që për disa është kundër Egli Takos, e cila do të ketë programin e saj në ”E Diell”. ”Vendi im nuk është për tu…

Source

“Unë nuk i përndjek meshkujt”/ Xheneta thumbon Bora Zemanin

By: M C
8 August 2025 at 17:18

Ish-finalistja e ‘Big Brother VIP Kosova’ Xheneta vazhdon të jetë pranë ndjekësve në ‘Tik-tok’. Ajo i është përgjigjur disa pyetjeve se ‘Po i përndjek meshkujt’ duke i reaguar ashpër.

“Unë nuk i përndjek meshkujt mas pari unë nuk jam Bora Zemani, unë jam Xheneta Fetahu, unë kurrë nuk i shkoj prapa një mashkullit, ose me mbanë para duarve e me vlerëson o hiq, për mu kallen” ishin fjalët e saj.

E pas kësaj deklaratë ndjekësit kanë reaguar ashpër me komente.

The post “Unë nuk i përndjek meshkujt”/ Xheneta thumbon Bora Zemanin appeared first on Albeu.com.

”Aman se nuk e m*ys”, Xheneta për Gjestin: Jemi takuar. E kam uruar edhe për ditëlindje, por…

By: redi
30 July 2025 at 16:44

Xheneta Fetahu i është rikthyer çështjes së Gjestit. Ajo ka folur hapur për përballjet e saja me të. Finalistja e ”BBVK3” zbuloi se e ka takuar disa herë, si në ambientet e Top Channel, ashtu edhe në palestër. ”Kur kam kuptuar në çfarë ore ushtron, e kam ndërruar orarin”, tha ajo duke lënë të kuptohet se ka preferuar të shmangë kontaktin e drejtpërdrejtë. E pyetur për raportin e tyre…

Source

Xheneta Fetahu thotë se është përballur disa herë me Gjestin: E kam uruar edhe për ditëlindje, por nuk ma ktheu

By: D Marku
30 July 2025 at 14:29

Në një live në TikTok, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3 Xheneta Fetahu, ka folur hapur për përballjet e saj të pas shout me Gjestin.

Ajo zbuloi se e ka takuar disa herë, si në ambientet e Top Channel, ashtu edhe në palestër.

“Kur kam kuptuar në çfarë ore ushtron, e kam ndërruar orarin”, tha modelja shqiptare, duke lënë të kuptohet se ka preferuar të shmangë kontaktin e drejtpërdrejtë.

E pyetur për raportin e tyre, Xheneta rrëfeu se i ka dërguar një urim për ditëlindje Gjestit, por nuk ka përgjigjie

“Ia kam uruar ditëlindjen. Me mesazh, i urova suksese, kaq. Nuk ma ktheu, por çka lidhje ka, ne kemi ngrënë bukë bashkë”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se, kur janë parë nga afër, Gjestin e ka ndjerë në siklet: “Kur e kam parë live, më shikonte sikur i frikësuar. Ishte gjithmonë me ndonjë dhe i thashë aman, se nuk do e mbys, ka mbaruar Bigu”.

Deklaratat e Xhenetës kanë rikthyer vëmendjen te marrëdhënia e tensionuar mes saj dhe Gjestit, që duket se nuk është shuar as pas përfundimit të reality shout.

The post Xheneta Fetahu thotë se është përballur disa herë me Gjestin: E kam uruar edhe për ditëlindje, por nuk ma ktheu appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Xheneta “thumbon” Eglin pas performancës me flamurin shqiptar: Përdorni gjithçka veç talentin, të paft*rë

By: D Marku
29 July 2025 at 18:47

Një reagim ka ardhur nga Xhenneta në rrjete sociale, ku duket se ka hedhur një kunjë të drejtpërdrejtë ndaj Egli Takos. Kjo e fundit u ngjit së fundmi në skenë me flamurin shqiptar mbi supe, gjatë një koncerti ku mesazhet patriotike dominuan performancën e saj.

“Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot ‘dashni’ për famë. Kur i shkelin flamurin – heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera – s’u gjeni kërkah,” shkruan Xheneta, duke lënë të kuptohet se e konsideron këtë gjest më shumë si një veprim për klikime sesa si shprehje e vërtetë patriotizmi.

Ajo vijon më tej duke krahasuar artistët shqiptarë me ata amerikanë: “Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n’zemer, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime.”

Në përfundim, ajo lëshon një kritikë të fortë:

“Përdorni gjithçka veç talentin – edhe njerëzit, edhe kombin. Të paftyrë me internet.”

The post FOTO/ Xheneta “thumbon” Eglin pas performancës me flamurin shqiptar: Përdorni gjithçka veç talentin, të paft*rë appeared first on Albeu.com.

❌
❌