Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Një i vdekur dhe tre të lënduar pasi një autobus u përplas me këmbësorët në Dublin

By: D Marku
5 February 2026 at 17:03

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar pasi një autobus me dy kate u përplas me këmbësorët në qendër të qytetit të Dublinit.

Ministri i drejtësisë i Irlandës e konfirmoi lajmin në parlamentin irlandez, duke shtuar se të plagosurit po trajtohen në spital.

Merret vesh se incidenti në rrugën për këmbësorë North Earl Street po trajtohet si një aksident rrugor, shkruajnë mediat e huaja.


Shërbimet e emergjencës u thirrën pak pas orës 12:30 në kryqëzimin e Talbot Street dhe Marlborough Street.
Brigada e Zjarrfikësve të Dublinit tha se “mori raportime për një aksident rrugor që përfshinte një autobus dhe këmbësorë”.

The post Një i vdekur dhe tre të lënduar pasi një autobus u përplas me këmbësorët në Dublin appeared first on Albeu.com.

“Leonard” godet gadishullin Iberik/ Mot i keq me stuhi, një viktimë në Portugali, zhduket një vajzë në Spanjë

By: xhir jeta
5 February 2026 at 15:28

Gadishulli iberik është goditur nga stuhia Leonardo, që ka shkaktuar shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe përmbytje.

Në Portugali një burrë 70 vjeçar humbi jetën pasi rrjedha e ujit mori para makinën e tij, ndërsa në Spanjë një vajzë që u hodh në lumë për të shpëtuar qenin e saj, është e zhdukur.

Autoritetet arritën të gjenin qenin, por jo vajzën, pavarësisht kërkimeve intensive gjatë gjithë natës.

Ndërkohë Shërbimet e emergjencës së Andaluzisë kishin marrë pjesë në më shumë se një milion incidente deri në mesnatë të mërkurën.

Katërmbëdhjetë lumenj dhe 10 diga janë në rrezik ekstrem përmbytjeje, sipas kreut të departamentit të brendshëm të qeverisë rajonale.

Leonardo më e fundit nga stuhitë që kanë përfshirë Portugalinë dhe Spanjën këtë vit, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha.

Stuhia Marta, fronti i radhës i motit në të ashtuquajturin “treni i stuhisë”, pritet të godasë rajonin gjatë fundjavës, sipas agjencisë spanjolle të motit Aemet.

Kjo goditje vjen teksa Portugalia ende nuk është rimëkëmbur nga stuhia Kristin javën e kaluar që shkakoi mbi 4 miliardë euro dëme.

Mbrojtja Civile Kombëtare e Portugalisë tha se kishte regjistruar të paktën 70 incidente që nga mëngjesi i së enjtes./abcnews.al

 

E rëndë në Meksikë/ 11 viktima pas të shtënave në një ndeshje futbolli

By: armand
26 January 2026 at 15:23

Të paktën 11 persona janë vrarë pasi disa persona të armatosur hapën zjarr dje në një ndeshje futbolli në Meksikën qendrore, raportuan mediat lokale. Përveç personave të vrarë, u raportuan edhe 12 të plagosur. “Ata po luanin futboll kur disa persona të armatosur mbërritën me dy automjete dhe hapën zjarr ndaj të pranishmëve”, raportoi gazeta “El […]

The post E rëndë në Meksikë/ 11 viktima pas të shtënave në një ndeshje futbolli appeared first on BoldNews.al.

BM – Një i vdekur nga stuhia “Goretti”, 28 000 familje pa energji elektrike

10 January 2026 at 11:48

LONDËR, 10 janar /ATSH-AFP/ – Një burrë është gjetur i vdekur sot pasi një pemë ra mbi makinën e tij në jug të Kornuollit, pas kalimit të stuhisë “Goretti”, e cila ka lënë ende dhjetëra mijëra familje pa energji elektrike në Britaninë e Madhe.

Stuhia përfshiu vendin natën nga e enjtja në të premte, me erëra që arritën 160 kilometra në orë në jugperëndim të Anglisë dhe në Uells, si dhe me reshje të dendura dëbore, akull dhe shi dje në Skoci, Uells, Irlandën e Veriut dhe në veri të Anglisë, duke shkaktuar shumë ndërprerje dhe probleme.

Policia e rajonit Kornuoll dhe Devon, në jugperëndim të Anglisë, njoftoi sot vdekjen e një burri në qytetin Helston, i cili u gjet nga shërbimet e emergjencës në makinën e tij, mbi të cilin kishte rënë një pemë të enjten.

“Operacionet u kryen në vendngjarje (të premten) për të hequr pemën në mënyrë të sigurt dhe (…) fatkeqësisht, një burrë rreth të pesëdhjetave u gjet i pajetë brenda makinës”, tha policia lokale në një deklaratë.

Pjesa më e madhe e Britanisë së Madhe vazhdon të jetë nën paralajmërim të verdhë për dëborë dhe ngrica sot, sipas agjencisë kombëtare të meteorologjisë Met Office, në Skoci dhe në veri të Anglisë, ku akulli mund të shkaktojë “çrregullime”.

Rreth 28 000 familje ishin ende pa energji elektrike sot në mëngjes në jugperëndim të Anglisë dhe në rajonin e Midlands, sipas të dhënave më të fundit të operatorit të rrjetit National Grid.

Stuhia ”Goretti” shkaktoi gjithashtu dëme të mëdha materiale në Francë, ku më pak se 100 000 familje mbetën pa energji elektrike të shtunën në mëngjes, por pas kalimit të saj nuk u raportua asnjë viktimë. /Ad.Ab./ a.jor.

The post BM – Një i vdekur nga stuhia “Goretti”, 28 000 familje pa energji elektrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Në krye të detyrës’/ Kush është 54-vjeçari që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës – EMRI

By: Brisi
8 January 2026 at 12:12

Astrit Hysenaj, 54-vjeç, është personi i cili humbi jetën si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Durrësit. Sipas Policisë, 54-vjeçari është gjetur pa shenja jete, në zonën e Plepave, teksa një ditë më parë ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij Ai punonte pranë ndërmarrjes komunale dhe dyshohet se ka humbur jetën në krye të […]

The post ‘Në krye të detyrës’/ Kush është 54-vjeçari që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës – EMRI appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të kalonte lumin dhe e mori rrjedha e ujit, humb jetën 66-vjeçari në Mat

By: Fax Web
4 January 2026 at 09:25

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Klos të Matit. 66-vjeçari Xhemal Zhuku, teksa ka tentuar të kalojë lumin Mat, është marrë nga rrjedha e fortë e ujit.

Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në kërkime morën pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Identifikohen viktimat në aksidentin në aksin Lezhë-Shkodër, tre të plagosur mes tyre dy te mitur

By: Fax Web
2 January 2026 at 10:11

Nje aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër, ku si pasojë kanë humbur jetën njçift dhe janë plagosur tre te tjerë mes të cilëve dy të mitur.

Nga informacionet mësohet se dy viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Puka, të cilët janë identifikuar Elona Florini 45- vjeç dhe Petrit Florini, 53- vjeç ky i fundit me detyrë efektiv policie, ndërsa gruaja me profesion mësuese.

Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë;

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P. F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E. F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Greqi/ Vëlla e motër gjenden të pajetë në shtëpinë e tyre, ja çfarë dyshohet

By: armand
29 December 2025 at 16:27

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Greqi, ku vëlla e motër u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre. Sipas mediave lokale viktimat janë një burrë rreth 73 vjeç dhe një grua 65 vjeç. Hetimet paraprake po përqendrohen në mundësinë që vdekjet të jenë shkaktuar nga tymi i një sobe që ata përdornin për […]

The post Greqi/ Vëlla e motër gjenden të pajetë në shtëpinë e tyre, ja çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

Po luante kalçeto, 42-vjeçari goditet me top në kraharor dhe ndërron jetë

By: Fax Web
26 December 2025 at 10:10

Një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi teksa po luante kalçeto u godit me top në kraharor.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Novoselë të Vlorës, ndërsa nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.

“Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.”, sqaron policia.

Aksident i rëndë në aksin Korçë–Bilisht, një viktimë

By: Fax Web
9 December 2025 at 12:10

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor i cili ka qenë duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën.

Fatkeqësisht, për shkak të plagëve të marra, këmbësori nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po nis hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

E rëndë në Vlorë! Gruaja 50-vjeçare humb jetën pasi rrëzohet nga era e fortë në bulevard!

By: gaze tare
4 December 2025 at 13:00

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës paraditen e sotme, ku një grua rreth të pesëdhjetave është gjetur e pajetë në bulevardin kryesor të qytetit. Incidenti ndodhi rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në afërsi të stadiumit, në një prej zonave më të frekuentuara nga kalimtarët dhe banorët e lagjes.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga vendngjarja, dyshohet se viktima është rrëzuar si pasojë e erës së fortë që përfshiu qytetin gjatë orëve të paradites. Përplasja me trotuarin ka qenë fatale dhe gruaja ka ndërruar jetë menjëherë, pa pasur mundësi të marrë ndihmë mjekësore në kohë. Dëshmitarë okularë kanë treguar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, ndërsa disa qytetarë kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Ambulanca mbërriti në vendngjarje brenda pak minutash, por mjekët konstatuan vetëm vdekjen e gruas. Zona është rrethuar nga policia, e cila ka nisur procedurat standarde për të dokumentuar ngjarjen dhe për të saktësuar rrethanat që çuan në këtë humbje jete. Ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar me saktësi shkaqet e vdekjes, ndërsa autoritetet policore po punojnë për të identifikuar viktimën dhe për të njoftuar familjarët.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës.

The post E rëndë në Vlorë! Gruaja 50-vjeçare humb jetën pasi rrëzohet nga era e fortë në bulevard! appeared first on iconstyle.al.

HORROR! Nëna vret djalin e saj 9-vjeçar me thikën e kuzhinës

By: gaze tare
13 November 2025 at 13:20

Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin në Itali, ku një nënë ka vrarë djalin e saj nëntëvjeçar në qytetin Muggia, në provincën e Triestes. Gruaja, e identifikuar nga mediat lokale si 55-vjeçarja ukrainase Stasiuk Olena, dyshohet se ka kryer aktin e tmerrshëm duke i prerë fytin djalit me një thikë të madhe kuzhine, përpara se të përpiqej të dëmtonte vetveten.

Policia u thirr në vendngjarje nga babai i të miturit, i cili ishte i ndarë nga gruaja dhe kishte shprehur shqetësim për sigurinë e djalit pasi nuk mundi ta kontaktonte. Oficerët gjetën trupin e fëmijës në dyshemenë e banjës dhe e morën gruan në paraburgim. Thuhet se djali kishte ndërruar jetë disa orë para se të mbërrinte policia.

Mediat raportojnë se Olena kishte qenë nën vëzhgim të gjykatave dhe shërbimeve të shëndetit mendor, dhe se kjo mund të ketë qenë një nga herët e para që ajo dhe djali mbetën vetëm së bashku. Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe motivet pas këtij akti.

Ngjarja ka lënë komunitetin në tmerr dhe shqetësim, ndërsa autoritetet lokale theksojnë rëndësinë e mbështetjes për familjet në krizë dhe monitorimin e rasteve të shëndetit mendor për të parandaluar tragjedi të ngjashme.

The post HORROR! Nëna vret djalin e saj 9-vjeçar me thikën e kuzhinës appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Maliq: 45-vjeçari humb jetën në mënyrë makabre, i varur në kangjellat e një banese

By: gaze tare
11 November 2025 at 09:41

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e Maliqit, ku një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Palasë. Sipas informacioneve të para nga policia, viktima është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese private.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se 45-vjeçari ka tentuar të hyjë në oborrin e shtëpisë, e cila nuk ishte e tij, duke kaluar nga muri. Në momentin që ka tentuar të kalojë, bluza që kishte veshur i është kapur në kangjella, duke i bllokuar frymëmarrjen. Për pasojë, ai ka humbur jetën në vend.

Hetuesit po verifikojnë pistën se viktima mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes, gjë që mund të ketë ndikuar në humbjen e ekuilibrit dhe në pamundësinë për t’u çliruar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Maliqit dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave. Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një aksident tragjik apo nëse fshihet ndonjë rrethanë tjetër që mund të ketë çuar në vdekjen e 45-vjeçarit.

The post Tragjedi në Maliq: 45-vjeçari humb jetën në mënyrë makabre, i varur në kangjellat e një banese appeared first on iconstyle.al.

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

30 October 2025 at 18:51

Është zbardhur identiteti i viktimës së aksidentit të regjistruar pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor “Korçë–Bilisht”. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Lefter Liçenji, 66 vjeç. Sipas burimeve zyrtare, duke drejtuar një motor ai është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. M. Përplasja ka rezultuar fatale për 66-vjeçarin, i cili […]

The post EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën appeared first on BoldNews.al.

Dhimbje në shkollën e adoleshentit/ Vlorë, lule në klasën e 17 vjeçarit që humbi jetën në aksident

By: xhir jeta
29 October 2025 at 13:30

Në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë ku studionte  17 vjeçari Leandro Shametaj i cili  u përplas për vdekje  nga  një makinë e mërkura ishte ditë zie.

Një mesazh ngushëllimi në hyrje të shkollës dhe  një buqetë me lule në bankën e 17 vjeçarit.

Shokët dhe mësuesit e kujtojnë si një nga nxënësit më të mirë të shkollës.

Nxënës dhe mësues i janë bashkuar familjarëve  të 17  vjeçarit në lamtumirën e fundit.

Leandro Shametaj  po kthehej nga puna për në shtëpi me motor  kur është përplasur nga makina që  drejtohej nga  32 vjeçari  Haiti Bajramaj.

32 vjeçari u arrestua nga policia e cila tha  se  po  ecte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe  pas testeve rezultoi  në gjendje të dehur./abcnews.al

Thellohet tragjedia e Maliqit, 6-vjeçarja Nefeli s’i mbijeton djegieve! Humb jetën pas nënës dhe vëllait

By: gaze tare
24 October 2025 at 21:38

Pas disa ditësh në luftë me jetën, ka ndërruar jetë edhe Nefeli, vajza 6-vjeçare e familjes Hazisllari, e cila mbeti e plagosur rëndë në zjarrin tragjik që përfshiu banesën e tyre më 19 tetor. Ngjarja e rëndë kishte marrë jetën e menjëhershme të nënës, Rrahime Hazisllari, dhe të djalit 13-vjeçar, Luka, ndërsa e vogla ishte dërguar me urgjencë në spital në gjendje kritike.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, djegiet e shumta në trup dhe dëmtimet e rënda bënë që Nefeli të mos mund të mbijetojë. Vajza u nda nga jeta pas disa ditësh në trajtim intensiv, duke e kthyer në tragjedi të plotë historinë e familjes nga fshati që prej vitesh përballej me kushte të rënda ekonomike.

Zjarri kishte shpërthyer në banesën e tyre për shkak të sobës me dru dhe disa shkrepëseve të hedhura në tokë. Rrahimja kishte arritur të nxirrte jashtë vetëm Nefelin, por ishte asfiksuar në derën e kuzhinës, ndërsa 13-vjeçari Luka u gjet i pajetë në korridorin e shtëpisë.

Babai i familjes, Valentino Hazisllari, i cili punonte në ndërtim, nuk ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes. Tashmë, ai përballet me humbjen e tre anëtarëve të familjes, në një histori që ka prekur zemrat e gjithë komunitetit.

The post Thellohet tragjedia e Maliqit, 6-vjeçarja Nefeli s’i mbijeton djegieve! Humb jetën pas nënës dhe vëllait appeared first on iconstyle.al.

Një person i pajetë gjendet në mes të rrugës në Babrru

By: redi
2 October 2025 at 20:34

Këtë mbrëmje një person dyshohet se është vrarë me thikë pasi është gjetur i vdekur në zonën e Babrrusë. Viktima është gjetur i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës “Azem Hajdari”. Dyshohet se i ndjeri ka plagë të shkaktuar nga thika. Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca. Grupi hetimor ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Ndërkohë…

Source

Gjendet një trup i pajetë në breg të detit në Durrës

By: Ela
27 September 2025 at 10:34

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:40, në lagjen nr. 13 të Durrësit, pranë vijës bregdetare. Viktima është një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar dhe sipas Policisë dyshohet se është mbytur në det. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën […]

The post Gjendet një trup i pajetë në breg të detit në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

By: dan iela
27 September 2025 at 10:34

Trupi i një burri të moshuar është gjetur këtë mëngjes në bregdetin e Durrësit, në lagjen nr. 13. Sipas informacioneve të para nga ana e policisë, viktima është rreth moshës 70 vjeç dhe trupi është gjetur rreth orës 06:40 pranë bregut.

Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune, duke ngritur dyshimet se 70-vjeçari mund të jetë mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Aksident në aksin Fier-Lushnje/ Përplasen dy automjete, një i vdekur, dy të plagosur

By: xhir jeta
16 September 2025 at 13:17

Një aksident rrugor ka shkaktuar vdekjen e një shtetasi në  autostradën Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit ”

Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë ka humbur jeten një prej udhëtarëve si dhe janë lënduar dy shtetas të tjerë.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë pë zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

❌
❌