Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U arrestua nga RENEA/ Kush është Alket Xhixha që ndërmjetësoi takimin mes Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt

By: V K
12 December 2025 at 13:05

Këtë të premte, Alket Xhixha, 42-vjeç, është vënë në pranga në Fushë-Kuqe gjatë një operacioni të zhvilluar nga Forcat Operacionale me urdhër të SPAK.

Arrestimi i tij lidhet me deklarimet e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili ka treguar se Xhixha ka ndërmjetësuar takimin mes tij dhe Ervis Martinajt.

Sipas autoriteteve, përveç Xhixhës është arrestuar edhe Elvin Mërlika, 47 vjeç, banues në Mamurras. Të dy dyshohen se kanë luajtur role të rëndësishme në veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, duke ndihmuar në sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e një vrasjeje.

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy të dyshuarit, të cilët akuzohen për disa vepra penale të rënda, përfshirë pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të një organizate kriminale.

Dy të dyshuarit ishin fshehur në një vilë të vendosur në një zonë të izoluar, pranë një lumi dhe larg zonave të banuara.

Operacioni u zhvillua në një terren të vështirë dhe të mbushur me pemë, ku autoritetet gjetën dhe sekuestruan një skaf të cilin dy personat e dyshuar e mbajnë të parkuar në afërsi të banesës së tyre.

Gjatë kontrollit të vendit, u sekuestruan si prova materiale:

Dy armë zjarri pistoleta;

Dy armë gjahu;

Dy radio komunikimi, të ngjashme me ato të policisë;

Një jelek antiplumb;

Municion luftarak.

Pas arrestimit, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për të dyshuarit, të cilët akuzohen për:

“Sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”.

“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ky arrestim është një tjetër goditje për grupet kriminale të përfshira në aktivitete të paligjshme në vend, duke konfirmuar angazhimin e policisë për të çmontuar rrjetet kriminale dhe siguruar rendin dhe sigurinë.

The post U arrestua nga RENEA/ Kush është Alket Xhixha që ndërmjetësoi takimin mes Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt appeared first on Albeu.com.

PAMJET nga arrestimi i dy ushtarëve të Martinajt, çfarë u gjet në vilën ku ishin fshehur – VIDEO

By: Brisi
12 December 2025 at 09:43

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga arrestimi i dy ushtarëve të Ervis Martinajt, Alket Xhixha, dhe Elvin Merlika të kapur mëngjesin e kësaj të premte në zonën e Bajratit në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Ata janë gjetur në një vilë buzë lumit, brenda së cilës janë gjetur dhe sekuestruar 2 […]

The post PAMJET nga arrestimi i dy ushtarëve të Martinajt, çfarë u gjet në vilën ku ishin fshehur – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Aksioni në Fushë-Kuqe e Dobraç/ Kapen dy ushtarët e Vis Martinajt, lidhja me eleminimin e Indrit Dokles

By: Brisi
12 December 2025 at 09:26

Forcat Operacionale RENEA kanë zhvilluar mëngjesin e kësaj të premte një operacion të befasishëm në zonën e Bajratit në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit ku janë arrestuar dy persona të njohur si ushtarët e Vis Martinajt. Dy të arrestuarit janë, Alket Xhixha, dhe Elvin Merlika të dy të shpallur në kërkim pasi ndaj tyre ishte […]

The post Aksioni në Fushë-Kuqe e Dobraç/ Kapen dy ushtarët e Vis Martinajt, lidhja me eleminimin e Indrit Dokles appeared first on BoldNews.al.

U arrestua nga RENEA-s/ Kush është Elvin Mërlika, ‘ushtari’ i Ervis Martinajt

By: Brisi
12 December 2025 at 08:52

Personi që shikoni në foton e mësipërme është, Elvin Merlika, i cili u arrestua sot pas një operacioni të zhvilluar nga Forcat Operacionale me urdhër të SPAK. Merlika ishte i shpallur në kërkim që prej vitit 2022 si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”. Ai dyshohet të ketë qenë pjesë e grupit kriminal që planifikoi […]

The post U arrestua nga RENEA-s/ Kush është Elvin Mërlika, ‘ushtari’ i Ervis Martinajt appeared first on BoldNews.al.

Aksion i RENEA-s në Dobraç dhe Fushë Kuqe, arrestohen dy persona

12 December 2025 at 08:44


Forcat speciale RENEA kanë zhvilluar një operacion të befasishëm në zonat e Dobraçit dhe Fushë-Kuqes.

Sipas informacioneve të para, gjatë aksionit janë arrestuar E.M dhe F.Xh, të cilët dyshohet se kanë lidhje me aktivitet kriminal.

E.M ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2022 ndërsa akuzohet nga SPAK si dyshuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të E.D.

Operacion është kryer nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, për llogari te SPAK, janë sekuestruar dhe armë zjarri.

Operacioni vijon ende në terren, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi identitetin e të arrestuarve apo qëllimin e ndërhyrjes. /Euronews.al/

Ishin në kërkim nga SPAK, zbardhen emrat e personave që u vunë në pranga gjatë aksionit të RENEA-s

By: M C
12 December 2025 at 08:59

Janë bërë publik emrat e dy personave të arrestuar gjatë aksionit të RENEA-s në Fushë Kuqe.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se personat e arrestuar janë Elvin Merlika dhe Fred Xhixha. Arrestimet u kryen pas kontrolleve të imtësishme në banesat e tyre, ku policia dyshon se kishin armë pa leje.

Në të dy operacionet Dobraç dhe Fushe Kuqe, forcat e rendit kanë sekuestruar armë zjarri dhe po vijojnë kontrollin e zonave për gjetjen e elementëve të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Policia bëri me dije se këto veprime janë pjesë e një serie masash të ndërmarra për të rritur sigurinë dhe për të parandaluar veprimtaritë kriminale në zonat e veriut të vendit. Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme në orët në vijim.

The post Ishin në kërkim nga SPAK, zbardhen emrat e personave që u vunë në pranga gjatë aksionit të RENEA-s appeared first on Albeu.com.

RENEA aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar/ Sekuestrohen edhe armë

By: M C
12 December 2025 at 08:05

Forcat speciale të RENEA-s kanë zhvilluar dy operacione të ndara në zonën e Dobraçit në Shkodër dhe në Fushë-Kuqe në Kurbin.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se gjatë aksionit në Fushë Kuqe policia ka arrestuar dy persona, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende publike.

Po ashtu policia ka sekuestruar armë zjarri, ndërsa kontrollet vijojnë për gjetjen e elementëve të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Operacionet janë pjesë e një serie veprimesh të ndërmarra për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprimtarive kriminale në zonat e veriut të vendit. Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në orët në vijim.

The post RENEA aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar/ Sekuestrohen edhe armë appeared first on Albeu.com.

RENEA operacion në Dobraç dhe Fushë-Kuqe, dy të arrestuar

By: Brisi
12 December 2025 at 08:13

Forcat speciale RENEA kanë zhvilluar dy operacione të ndara në zonën e Dobraçit në Shkodër dhe në Fushë-Kuqe në Kurbin. Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë aksionit në Fushë Kuqe, policia ka arrestuar dy persona, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende publike. Po ashtu, gjatë kontrolleve janë sekuestruar armë zjarri, ndërsa […]

The post RENEA operacion në Dobraç dhe Fushë-Kuqe, dy të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Pas 12 orësh rrethim nga RENEA vetëdorëzohen dy të dyshuar për terrorizëm, në Orosh

25 November 2025 at 09:33

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Dy shtetas të dyshuar për terrorizëm, në fshatin Orosh në Fushë-Arrëz, janë vetëdorëzuar, pas një rrethimi prej 12 orësh nga Forcat Speciale Renea.

Në kuadër të operacionit të koduar “Oroshi” policia njoftoi se “më datë 24 nëntor rreth orës 09:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit P. C”.

Policia i ka bërë thirrje që të dilte nga banesa, por personi nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka kërcënuar punonjësit e Policisë.

“Ndodhur në këtë situatë, bazuar edhe në informacionet e siguruara më parë për rrezikshmërinë e këtij personi, shërbimet e Policisë rrethuan banesën dhe kërkuan ndërhyrjen e forcave policore të specializuara, me qëllim sigurinë e jetës së punonjësve të Policisë. Në vendngjarje shkuan Forcat Speciale Renea, të cilat morën në kontroll perimetrin e jashtëm të banesës që mbahej nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcat “Shqiponja” të DVP Shkodër”, njoftoi policia.

Sipas policisë, në momentin që Forcat Speciale Renea i kanë bërë thirrje personit të dalë nga banesa, nga brenda banesës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave speciale Renea.

“Pas 12 orësh në rrethim, ku Forcat Speciale Renea u bënë thirrje të vazhdueshme për t’u dorëzuar, pamundësisë për t’u larguar nga rrethimi dhe pas negociatave me të afërmit e tyre të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në finalizimin e operacionit pa përdorur forcë dhe pa shkaktuar dëmtime, të dy personat që ndodheshin në brendësi të banesës u dorëzuan”, njoftoi policia.

Në momentin e vetëdorëzimit, sipas policisë “shtetasi E. U. kishte një dëmtim tejshpues në kofshën e djathtë, i cili menjëherë është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

“Gjatë kontrollit të banesës janë sekuestruar, në cilësinë e provave materiale, 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të lartpërmendura, 17 copë granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse, dy gëzhoja”, njoftoi policia.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. U., 35 vjeç, lindur në Gjorm-Kurbin, i dënuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”; J. C., 34 vjeç, lindur në Pukë, i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, “Prodhimi i armëve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

/m.q/j.p/

The post Pas 12 orësh rrethim nga RENEA vetëdorëzohen dy të dyshuar për terrorizëm, në Orosh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

By: Ela
25 November 2025 at 09:27

Policia njofton se ditën e djeshme (24.11.2025), rreth orës 09:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit P. C. Shërbimet e […]

The post Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

By: V K
25 November 2025 at 09:39

Policia njofton se ditën e djeshme 24.11.2025 rreth orës 09:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit P. C.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje që të dilte nga banesa, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka kërcënuar punonjësit e Policisë.

Ndodhur në këtë situatë, bazuar edhe në informacionet e siguruara më parë për rrezikshmërinë e këtij personi, shërbimet e Policisë rrethuan banesën dhe kërkuan ndërhyrjen e forcave policore të specializuara, me qëllim sigurinë e jetës së punonjësve të Policisë.

Në vendngjarje shkuan Forcat Speciale Renea, të cilat morën në kontroll perimetrin e jashtëm të banesës që mbahej nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcat “Shqiponja” të DVP Shkodër.

Në momentin që Forcat Speciale Renea i kanë bërë thirrje personit të dalë nga banesa, nga brenda banesës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave speciale Renea.

Pas 12 orësh në rrethim, ku Forcat Speciale Renea u bënë thirrje të vazhdueshme për t’u dorëzuar, pamundësisë për t’u larguar nga rrethimi dhe pas negociatave me të afërmit e tyre të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në finalizimin e operacionit pa përdorur forcë dhe pa shkaktuar dëmtime, të dy personat që ndodheshin në brendësi të banesës u dorëzuan.

Në momentin e vetëdorëzimit, Eren Uka, kishte një dëmtim tejshpues në kofshën e djathtë, i cili menjëherë është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës janë sekuestruar, në cilësinë e provave materiale, 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të lartpërmendura, 17 copë granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse, dy gëzhoja.

 

Policia vuri në pranga:

– Eren Uka, 35-vjeç, lindur në Gjorm-Kurbin, i dënuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”.

– Julian Cumraku, 34-vjeç, lindur në Pukë, i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje”.

 

The post Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Pas 15 orësh të rrethuar nga RENEA, vetëdorëzohen dy të dyshuarit në Orosh

24 November 2025 at 20:55


Dy personat e armatosur, që sot më datë 24 nëntor 2025, i bënë rezistencë policisë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, janë vetëdorëzuar, pas negociatave me uniformat blu.

Policia e Pukës kishte rrethuar prej orësh banesën ku dyshoheshin të fshiheshin J.C., 24 vjeç, dhe Sh.U., të cilët kishin kërcënuar se do të qëllonin ndaj forcave të rendit, nëse afroheshin.

Në vendngjarje ishin të pranishëm njësitë e RENEA-s dhe forca të specializuara për ndërhyrje të situatave të rrezikshme, raporton Klan News.

Të dy personat janë të njohur për autoritetet, pasi më parë ishin skeduar nga Anti-terrori për veprime radikale dhe për rrezik të lartë shoqëror.

Dorëzimi u negociua nga ana e motrës së njërit prej të dyshuarve, e cila ka ndërmjetësuar për të shmangur përshkallëzimin e dhunës.

Pas disa orësh negociatash intensive, situata përfundoi pa asnjë të lënduar, ndërsa të dy personat u morën nën kontroll nga policia dhe do të përballen me përgjegjësi ligjore, për veprimet e tyre.

Aksioni në Orosh/ Identifikohen dy personat e armatosur, kanë qenë më parë në Siri

24 November 2025 at 17:39

PUKË –RENEA dhe Policia kanë identifikuar një tjetër person për aksionin e zhvilluar në Pukë, ku dyshohej fillimisht për një person të armatosur të fshehur në një banesë.

Informacionet e ABC News kanë bërë të ditur se personi i identifikuar është Arben Uka, i cili ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori.

Më herët u identifikua 24-vjeçari Julian Çumaraku. Sipas informacioneve paraprake të dy personat kanë qenë më parë në Siri.

/abcnews.al

FOTO/ RENEA blindon fshatin Orosh, dy të ar*atosur të ngujuar, refuzojnë të dorëzohen! Fshiheshin prej 1 muaji

By: redi
24 November 2025 at 17:20

Është identifikuar një nga personat e armatosur që gjendet brenda një banese në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. 24-vjeçari Julian Cumraku ka kërcënuar Policinë e Shtetit dhe forcat RENEA se do të qëllojë mbi ta. Prej mëngjesit të sotëm, Policia ka nisur një aksion në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej…

Source

RENEA aksion në Pukë, dyshohet se fshihet një person i armatosur

By: V K
24 November 2025 at 14:36

Këtë të hënë, që në orët e para të mëngjesit, një operacion policor është në zhvilluar në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh.

Sipas informacioneve paraprake, Policia e Pukës, ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës mund të ndodhet një person i armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë.

Burime bëjnë me dije se banesa ndodhet në afërsi të shkollës së Oroshit, e rrethuar prej mëngjesit të sotëm.

Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar.

Nuk ka ende detaje zyrtare mbi identitetin e personit të dyshuar apo rrethanat që kanë çuar në nisjen e operacionit.

 

The post RENEA aksion në Pukë, dyshohet se fshihet një person i armatosur appeared first on Albeu.com.

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

By: Ela
15 November 2025 at 22:10

Një ndër operacionet më spektakolare të kryera nga Policia e Durrës dhe ajo e Tiranës, çoi në arrestimin e një prej emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, siç është Aldo Avdyli nga Shijaku. Para se Avdyli të kapej gafil, në zonën e liqenit të Thatë, në një pallat shumë pranë “Queen Casino”, […]

The post RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës appeared first on BoldNews.al.

RENEA “zbarkon” në Tiranë, gjendet arsenal armësh në një banesë

14 November 2025 at 10:05


Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.

Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 12.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit.

Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.

Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:

-3 kallëpë tritol;

-12 granata dore sulmuese;

-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);

-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;

-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;

-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

-2 kg e 25 gramë Cannabis.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.

Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.

Operacioni policor i koduar “Tracking”, vijon.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/


U kap nga RENEA, Aldo Avdylajt i komunikohen 2 masa sigurie arrest me burg nga GJKKO

By: Rovena
15 October 2025 at 15:32

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit arrest në burg për Elidon alias Aldo Avdylajn i arrestuar një ditë më parë në Tiranë.

Ai ishte në kërkim në kuadër të operacionit revanshi të zhvilluar një vit më parë dhe për operacionin e 2 tetorit, që dyshohet si organizatori i vrasjes së Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës./abcnews.al

Vrasja mafioze me eksploziv në makinë e Isuf Jaçes, RENEA dhe FSHN zbarkon për kontrolle në një hotel në Sarandë

By: Fax Web
6 October 2025 at 13:23

Vijojnë hetimet për vrasjen mafioze të Isuf Jaçes, i cili u hodh në erë pas një shpërthimi me eksploziv që iu vendos makinës së tij.

Sipas burimeve nga Komisariati Sarandë hetimet për ngjarjen që ka ndodhur dy ditë më parë, vijojnë me kontrolle të kryera nga policia e Vlorës, ajo e Sarandës, Renea dhe Fnsh.Mësohet se tek hoteli Blu Sky është shkuar për kontroll.

Hoteli Blu Sky eshte i sekuestruar prej muajsh nga SPAK, nuk ka pronar.

Forcat RENEA zbarkojnë në “Myslym Shyri” në Tiranë

26 September 2025 at 08:41

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, forca të shumta policie, mes tyre dhe forcat speciale RENEA, kanë zbarkuar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Ende nuk dihet detajet e aksionit, por siç shihet edhe në foton e mësipërme, kanë qenë tre furgona policie. Pjesa më e madhe e efektivë kanë qenë në hyrje […]

The post Forcat RENEA zbarkojnë në “Myslym Shyri” në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌