Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

28 Nëntori, Rama ndan pamje nga Maja e Vopulës në Pukë

28 November 2025 at 12:00

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Maja e Vopulës në Pukë, ku me rastin e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë, është ngritur flamuri kuq e zi.

Sot shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, festojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.

/gj.m/a.f/

 

The post 28 Nëntori, Rama ndan pamje nga Maja e Vopulës në Pukë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

"12 orë rezistencë ndaj policisë", zbulohet e shkuara e errët e Erzën Ukës, u dënua për thirrje terroriste dhe posedim municioni luftarak

26 November 2025 at 21:29


Erzen Uka është një nga personat që i bëri 12 orë rezidencë policisë dy ditë më parë në fshatin Orosh të Pukës.

I arrestuar gjatë aksionit të bujshëm të forcave RENEA në Fushë-Arrëz, Erzen Uka, është emër i njohur për policinë për shkak të së shkuarës që lidhet me ekstremizmin e dhunshëm.

Në një vendim të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha që daton në dhjetor të vitit 2020, Uka është akuzuar për veprën penale “nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 30 qershor të pesë viteve më parë, ka vendosur deklarimin fajtor të Erzen Ukës për veprat e sipërme penale dhe dënimin me katër vite e gjashtë muaj burgim, por me gjykim të shkurtuar u dënua përfundimisht me 3 vite burgim.

Në ankimin e tij Erzen Uka pretendoi se vendimi i Gjykatës ishte jo i drejtë dhe i pabazuar në fakte.

Ai u arrestua në flagrancë në 12 qershor të vitit 2019, i evidentuar si “element me prirje radikale ekstremiste, simpatizant dhe përkrahës i organizatave ekstremiste ISIS.

Në kohë të ndryshme ka shfaqur dhe demostruar duke qenë aktiv në rrjetet sociale , “Facebook”, postime me fotografi dhe video të simboleve të këtyre organizatave ekstremiste, duke shfaqur admirim për krerët e këtyre organizatave, si dhe video ku ky shtetas demostron teknika të luftimit, stërvitjes, trajnimit nga lutëtaret ekstremiste.

Duke ndjekur aktivitetin e këtij shtetasi si dhe informacionet me përmbajtje ekstremiste radikale si dhe mësimet fetare radikale të cilat ai i merr tek Xhamia e Unazes së Re”-thuhet në dokumentin që disponon Top Channel.

“Do ju vras”/ Qëndruan mbi 10 orë të ‘ngujuar’ në një banesë, si policia ra në gjurmë të dy personave të armatosur

By: armand
25 November 2025 at 08:49

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me situatën e tensionuar në Orosh të Pukës, ku dy të rinj u mbyllën për disa orë në një banesë dhe refuzuan t’i përgjigjeshin urdhrave të policisë për t’u dorëzuar. Vetëm pas negociatave të gjata me një prej familjarëve të tyre, ata pranuan të dilnin. Raportohet se brenda […]

The post “Do ju vras”/ Qëndruan mbi 10 orë të ‘ngujuar’ në një banesë, si policia ra në gjurmë të dy personave të armatosur appeared first on BoldNews.al.

Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

By: V K
25 November 2025 at 09:39

Policia njofton se ditën e djeshme 24.11.2025 rreth orës 09:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit P. C.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje që të dilte nga banesa, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka kërcënuar punonjësit e Policisë.

Ndodhur në këtë situatë, bazuar edhe në informacionet e siguruara më parë për rrezikshmërinë e këtij personi, shërbimet e Policisë rrethuan banesën dhe kërkuan ndërhyrjen e forcave policore të specializuara, me qëllim sigurinë e jetës së punonjësve të Policisë.

Në vendngjarje shkuan Forcat Speciale Renea, të cilat morën në kontroll perimetrin e jashtëm të banesës që mbahej nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcat “Shqiponja” të DVP Shkodër.

Në momentin që Forcat Speciale Renea i kanë bërë thirrje personit të dalë nga banesa, nga brenda banesës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave speciale Renea.

Pas 12 orësh në rrethim, ku Forcat Speciale Renea u bënë thirrje të vazhdueshme për t’u dorëzuar, pamundësisë për t’u larguar nga rrethimi dhe pas negociatave me të afërmit e tyre të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në finalizimin e operacionit pa përdorur forcë dhe pa shkaktuar dëmtime, të dy personat që ndodheshin në brendësi të banesës u dorëzuan.

Në momentin e vetëdorëzimit, Eren Uka, kishte një dëmtim tejshpues në kofshën e djathtë, i cili menjëherë është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës janë sekuestruar, në cilësinë e provave materiale, 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të lartpërmendura, 17 copë granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse, dy gëzhoja.

 

Policia vuri në pranga:

– Eren Uka, 35-vjeç, lindur në Gjorm-Kurbin, i dënuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”.

– Julian Cumraku, 34-vjeç, lindur në Pukë, i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje”.

 

The post Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Pas 15 orësh të rrethuar nga RENEA, vetëdorëzohen dy të dyshuarit në Orosh

24 November 2025 at 20:55


Dy personat e armatosur, që sot më datë 24 nëntor 2025, i bënë rezistencë policisë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, janë vetëdorëzuar, pas negociatave me uniformat blu.

Policia e Pukës kishte rrethuar prej orësh banesën ku dyshoheshin të fshiheshin J.C., 24 vjeç, dhe Sh.U., të cilët kishin kërcënuar se do të qëllonin ndaj forcave të rendit, nëse afroheshin.

Në vendngjarje ishin të pranishëm njësitë e RENEA-s dhe forca të specializuara për ndërhyrje të situatave të rrezikshme, raporton Klan News.

Të dy personat janë të njohur për autoritetet, pasi më parë ishin skeduar nga Anti-terrori për veprime radikale dhe për rrezik të lartë shoqëror.

Dorëzimi u negociua nga ana e motrës së njërit prej të dyshuarve, e cila ka ndërmjetësuar për të shmangur përshkallëzimin e dhunës.

Pas disa orësh negociatash intensive, situata përfundoi pa asnjë të lënduar, ndërsa të dy personat u morën nën kontroll nga policia dhe do të përballen me përgjegjësi ligjore, për veprimet e tyre.

Aksioni në Orosh/ Identifikohen dy personat e armatosur, kanë qenë më parë në Siri

24 November 2025 at 17:39

PUKË –RENEA dhe Policia kanë identifikuar një tjetër person për aksionin e zhvilluar në Pukë, ku dyshohej fillimisht për një person të armatosur të fshehur në një banesë.

Informacionet e ABC News kanë bërë të ditur se personi i identifikuar është Arben Uka, i cili ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori.

Më herët u identifikua 24-vjeçari Julian Çumaraku. Sipas informacioneve paraprake të dy personat kanë qenë më parë në Siri.

/abcnews.al

Zbardhen detaje nga aksioni në Pukë, dy persona të armatosur të fshehur prej një muaji në banesë

By: V K
24 November 2025 at 14:55

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i policisë në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh.

Mësohet se banesa i përket gjyshit të një prej personave të kërkuar nga policia.

Sipas informacioneve të para, Policia e Pukës, ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë.

Mësohet se policia ka kërkuar që personat të dorëzohen.

Burime bëjnë me dije se banesa ndodhet në afërsi të shkollës së Oroshit, e rrethuar prej mëngjesit të sotëm.

Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar.

Nuk ka ende detaje zyrtare mbi identitetin e personave të dyshuar apo rrethanat që kanë çuar në nisjen e operacionit.

The post Zbardhen detaje nga aksioni në Pukë, dy persona të armatosur të fshehur prej një muaji në banesë appeared first on Albeu.com.

RENEA aksion në Pukë, dyshohet se fshihet një person i armatosur

By: V K
24 November 2025 at 14:36

Këtë të hënë, që në orët e para të mëngjesit, një operacion policor është në zhvilluar në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh.

Sipas informacioneve paraprake, Policia e Pukës, ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës mund të ndodhet një person i armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë.

Burime bëjnë me dije se banesa ndodhet në afërsi të shkollës së Oroshit, e rrethuar prej mëngjesit të sotëm.

Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar.

Nuk ka ende detaje zyrtare mbi identitetin e personit të dyshuar apo rrethanat që kanë çuar në nisjen e operacionit.

 

The post RENEA aksion në Pukë, dyshohet se fshihet një person i armatosur appeared first on Albeu.com.

Detaje nga aksioni në Pukë, dy persona të armatosur të fshehur prej një muaji në banesë

By: armand
24 November 2025 at 14:42

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i policisë në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh. Sipas informacioneve të para, Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur […]

The post Detaje nga aksioni në Pukë, dy persona të armatosur të fshehur prej një muaji në banesë appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq, rrëshqitje dherash dhe mungesë energjie elektrike në disa fshatra në Pukë

27 October 2025 at 11:34

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Bashkia e Pukës informoi sot qytetarët se për shkak të reshjeve intensive të orëve të fundit, janë evidentuar disa problematika në territorin e bashkisë.

Aktualisht, disa fshatra në njësinë administrative Gjegjan janë pa energji elektrike. Gjithashtu, janë shënuar rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa akse rrugore, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Rruga nacionale Pukë–Fushë-Arrëz është e bllokuar përkohësisht si pasojë e shembjeve masive të dherave. Ekipet e bashkisë Pukë ndodhen në terren me të gjitha mjetet e disponueshme dhe në bashkëpunim me kontraktorin e mirëmbajtjes rrugore, po punojnë intensivisht për hapjen sa më të shpejtë të këtij aksi të rëndësishëm kombëtar.

Strukturat e Emergjencave Civile të bashkisë janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe po mbledhin informacionet e nevojshme për të bërë administrimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga reshjet.

Bashkia Pukë është në administrim të plotë të çdo problematike dhe siguron qytetarët se nuk ka vend për panik. Situata është nën kontroll dhe të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.

Në të njëjtën kohë, bashkia Pukë thekson angazhimin maksimal të saj për menaxhimin efikas të emergjencave natyrore, duke bashkërenduar punën me institucionet përkatëse dhe komunitetin lokal. Përmes bashkëpunimit dhe reagimit në kohë, synohet të minimizohen dëmet dhe të rikthehet normaliteti në të gjitha zonat e prekura.

/e.i/r.e/a.f/

The post Moti i keq, rrëshqitje dherash dhe mungesë energjie elektrike në disa fshatra në Pukë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Më kërcënuan”/ Drejtori i shkollës në Pukë u ndan mësueseve klasat me miqësi, jo sipas pikëve në dosje

By: armand
10 September 2025 at 21:49

Një situatë e pazakontë dhe shqetësuese ka dalë në dritë në shkollën 9-vjeçare në qytetin e Pukës, ku mësuesja Fatbardha Dungu, me një përvojë 32-vjeçare në arsim, ka denoncuar publikisht një padrejtësi në ndarjen e klasave për këtë vit shkollor. Në një intervistë për emisionin investigativ Fiks Fare, znj. Dungu shprehu indinjatën e saj për […]

The post “Më kërcënuan”/ Drejtori i shkollës në Pukë u ndan mësueseve klasat me miqësi, jo sipas pikëve në dosje appeared first on BoldNews.al.

Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë

By: Ela
21 August 2025 at 16:45

Zjarret kanë dalë sërish jashtë kontrollit në afërsi të kurorës së Dardhës në Pukë, duke rrezikuar zonën. Dy vatra të reja janë regjistruar pranë lumit të Trunit dhe zonës së Kulumrisë, ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Përveç forcave të angazhuara nga toka, në operacion është përfshirë edhe një […]

The post Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë appeared first on BoldNews.al.

Vatrat e zjarrit ende aktive në Kurorën e Dardhës në Pukë/ Flakët dalin sërish jashtë kontrollit, nisin ndërhyrjet nga ajri

By: M C
21 August 2025 at 16:34

Dy vatra zjarrit vijojn të jenë aktive pranë kurorës së Dardhës në Pukë. Bëhet me dije se flakët kanë dalë jashtë kontrollit, pasi janë favorizuar edhe nga tenperaturat e larta dhe era e fortë. Konkretisht flakët janë pranë lumit të Trunit dhe pranë Kulumrisë.

Sakaq, krahas forcave nga toka, po vepron edhe një helikopter për shuarjen e flakëve. Zjarret në ekonominë pyjore Sakat-Lak-Hidhi janë aktive prej 10 ditësh.

The post Vatrat e zjarrit ende aktive në Kurorën e Dardhës në Pukë/ Flakët dalin sërish jashtë kontrollit, nisin ndërhyrjet nga ajri appeared first on Albeu.com.

Dy turistë nga Holanda kishin humbur në zonën e Qerretit, shpëtohen nga policia

2 August 2025 at 23:57

Dy turistë nga Holanda kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në malet e Pukës, në zonën e Qerretit.

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur drejt zonës malore për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët.

“Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët që kishin humbur orientimin”, thuhet në njoftim.

Pas disa orë kërkime, efektivët e Policisë kanë arritur të gjejnë dy turistët holandezë, nga të cilat njëra, shtetasja K.D., kishte pësuar disa dëmtime të lehta pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal.

Turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë.

The post Dy turistë nga Holanda kishin humbur në zonën e Qerretit, shpëtohen nga policia appeared first on Telegrafi.

Kishin humbur në malet e Pukës, gjenden dy turistët nga Holanda/ Gruaja kishte pësuar dëmtime pas rënies

By: M C
2 August 2025 at 23:36

Dy turistët holandezë, të cilët kishin humbur rrugën në malet e Qerretit të Pukës dhe nuk po arrinin të orientoheshin, u gjetën nga policia pas një operacioni kërkimi disa orësh.

Një prej tyre kishte pësuar dëmtime të lehta pas një rënieje gjatë ecjes në terren.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, turistët u ndihmuan dhe tani ndodhen jashtë rrezikut.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë iu shkuan në ndihmë 2 turisteve nga Hollanda, të cilat kishin humbur rrugën dhe nuk po orientoheshin dot.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet që kishin humbur orientimin.

Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, është bërë e mundur gjetja e turisteve hollandeze, ku shtetasja K. D. kishte pësuar disa dëmtime të lehta, pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal.

Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë. ????

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë.

The post Kishin humbur në malet e Pukës, gjenden dy turistët nga Holanda/ Gruaja kishte pësuar dëmtime pas rënies appeared first on Albeu.com.

“Ik se do të vdesësh”/ Fermeri nga Puka qëllohet me armë zjarri në afërsi të banesës

By: Oldi
2 August 2025 at 12:48

Një fermer në fshatin Munellë të Pukës ka denoncuar në polici se është qëlluar me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij. Erjon Nikollit, i cili jeton me bashkëshorten shtatëzënë dhe fëmijët e vegjël, i kanë lënë një mesazh kërcënues në gur ku shkruhet “Ik se do të vdesësh”. Gjithashtu në tokë policia ka gjetur gëzhojat, ndërsa ka nisur […]

The post “Ik se do të vdesësh”/ Fermeri nga Puka qëllohet me armë zjarri në afërsi të banesës appeared first on BoldNews.al.

Një 37-vjeçar godet me forcë dyert dhe muret e Spitalit të Pukës, kundërshton edhe policët/ EMRI

By: Ela
7 July 2025 at 15:05

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Spitalin e Pukës, ku një 37-vjeçar nga Kamza ka shkaktuar dëme, duke goditur me forcë dyert dhe muret e institucionit. Më pas, gjatë shoqërimit, 37-vjeçari ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Pas verifikimeve, rezultoi se shtetasi Lulzim Xheladini ishte në kërkim për dhunë në familje. “Specialistët për […]

The post Një 37-vjeçar godet me forcë dyert dhe muret e Spitalit të Pukës, kundërshton edhe policët/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Rama poston një video magjike nga Zvina në Pukë, një mrekulli e fshehur me aventurë dhe kulinari

By: redi
4 July 2025 at 19:36

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit një video nga fshati Zvinë në Pukë. Kjo zonë është shndërruar në një atraksion mjaft të preferuar nga turistët vendas dhe të huaj. Së fundmi në këtë fshat janë ndërtuar edhe biznese të vogla familjare, të cilat presin turistët. Zvina është e vendosur pranë Liqenit të Komanit dhe është e arritshme me anije nga të dyja anët e porteve të trageteve Fierzë…

Source

Nga aventura tek kulinaria, Rama ndan pamje të mahnitshme nga Zvina në Pukë

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga fshati Zvinë në Pukë.

Kjo zonë është shndërruar në një atraksion mjaft të preferuar nga turistët vendas dhe të huaj.

Së fundmi në këtë fshat janë ndërtuar edhe biznese të vogla familjare, të cilat presin turistët.

Zvina është e vendosur pranë Liqenit të Komanit dhe është e arritshme me anije nga të dyja anët e porteve të trageteve Fierzë dhe Koman. Nga portet e trageteve të Komanit nisen anije të rregullta dhe rruga është rreth 40 minuta me anije.

Në këtë zonë ushqimet mund të sigurohen në shtëpitë e pritjes së turistëve që ndodhen në këtë zonë

Vizitorët mund të zhvillojnë shumë aktivitete në këtë zonë si notimi, peshkimi, teksa zona ofron një pamje të mahnitshme duke qenë në kontakt me natyrën e egër.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Nga aventura tek kulinaria, Rama ndan pamje të mahnitshme nga Zvina në Pukë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksidentoi për vdekje turistin sovllak në Pukë, arrestohet 24-vjeçari

By: Elva
3 July 2025 at 12:39

Policia ka arrestuar shoferin 24-vjeçar pasi ditën e djeshme shkaktoi një aksident ku humbi jetën një turist sovllak. I riu i arrestuar po drejtonte një makinë kur përplasi motomjetin e një turisti sllovak në fshatin Kryezi të Pukës Ky i fundit nuk arriti tu mbijetonte plagëve ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur rëndë […]

The post Aksidentoi për vdekje turistin sovllak në Pukë, arrestohet 24-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

❌
❌