Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dështimi i Eco Tirana, qindra milionë euro në plehra

By: Ela
7 February 2026 at 19:01

Qytetarë të Tiranës kanë sinjalizuar që prej muajve të verës për kosha plehrash të tejmbushur pranë lagjeve të tyre. Gjatë muajit dhjetor, ACQJ vëzhgoi në terren se si në kryeqytet, pranë shkollave, siç është rasti i Shkollës “Kosova”, kopshteve pranë rrugicës që lidh Myslym Shyrin me Unazën, dhe zonave të banuara si rruga e Kavajës, […]

The post Dështimi i Eco Tirana, qindra milionë euro në plehra appeared first on BoldNews.al.

Strakosha e pëson pa patur faj, gjobë marramendëse nga pronari i AEK-ut në Greqi

By: V K
16 January 2026 at 12:12

Ditën e djeshme, AEK i Athinës u trondit nga OFI Kreta në Greqi. Këto të fundit fituan 0 me 1 duke i eliminuar në çerekfinalen e Kupës.

Në Greqi raportohet se pronari i AEK-ut, ka vendosur për gjobën marramendëse 400 mijë euro, pas eliminimit surprizë.

Kjo gjobë nuk do të aplikohet, nëse AEK fiton tri ndeshjet e radhës me Panathinaikos, Asteras dhe Olimpiakos.

Mision që duket mjaft i vështirë, për shkak të emrave. Në rast se fitoret nuk vijnë, një pjesë e gjobës do shkojë për amatorët e AEK dhe pjesa tjetër për bamirësi.

Strakosha e pëson kështu pa pasur faj mund të thuhet. Kjo pasi ishte lënë pushim nga trajneri i AEK, kështu e pa ndeshjen me OFI Kretën nga stoli. Marios Iliopoulos njihet për premiot në rast fitoresh të rëndësishme, por po ashtu nga ana e tij nuk mungojnë as gjobat.

The post Strakosha e pëson pa patur faj, gjobë marramendëse nga pronari i AEK-ut në Greqi appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i avokatit në sallën e gjyqit, ILD nuk nis hetim disiplinor për gjyqtarin e prokurorin

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) përfundoi verifikimin e nisur kryesisht, të informacionit të bërë publik në media, ku ngrihen pretendime për shkelje etike, nga ana e prokurorit Gjergj Ceka dhe nga ana e gjyqtares Megi Strakosha, me avokatin Ulian Bajrami, gjatë debatit të zhvilluar në seancën e datës 17.10.2025 në Gjykatën e Elbasanit, për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit M. L. (S.)., që përfundoi me arrestimin e avokatit.

ILD njoftoi se nga analiza e të dhënave të grumbulluara nga verifikimi, nuk konstatohen paraprakisht elementë juridikë apo faktikë, të cilët i krijojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë një dyshim të arsyeshëm për fillimin e hetimit disiplinor ndaj magjistratit prokuror Gjergji Ceka, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe ndaj magjistrates gjyqtare Megi Strakosha me detyrë gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në kohën e kryerjes së shkeljes së pretenduar.

Për këtë shkak, sipas ILD-së informacioni i bërë publik në media lidhur me pretendimet e ngritura për shkelje etike, duhet të arkivohet.

Lidhur me shkeljen e rregullave të etikës nga magjistrati Gjergji Ceka, theksoi se rasti do t’i referohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’u marrë në konsideratë në vlerësimin etik-profesional për këtë magjistrat.

Lexo të plotë njoftimin e ILD

/m.q/a.f/

The post Arrestimi i avokatit në sallën e gjyqit, ILD nuk nis hetim disiplinor për gjyqtarin e prokurorin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Top 10 portierët me më së shumti porta të paprekura në vitin 2025, Strakosha lë pas emra të mëdhenj

6 January 2026 at 14:10


Statistikat e publikuara nga Transfermarkt zbulojnë portierët më të qëndrueshëm të vitit 2025. Në garë përfshihen 15 ligat kryesore, të gjitha garave dhe ndeshjet me kombëtare. Gara është e fortë, me emra të mëdhenj të futbollit evropian, ndërsa në mesin e tyre gjendet edhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha.

Anatoliy Trubin ka qenë portieri më i besueshëm i vitit 2025 deri më tani, duke kryesuar listën me 26 porta të paprekura në 61 paraqitje, sipas të dhënave të Transfermarkt.

Pas tij renditet Gianluigi Donnarumma, i cili ka regjistruar 24 ndeshje pa pësuar gol në 60 takime, duke konfirmuar edhe një herë rolin kyç te klubet dhe kombëtarja.

Në vendin e tretë është Gregor Kobel, portieri zviceran me 23 porta të paprekura në 65 ndeshje, një tregues i vazhdimësisë dhe stabilitetit të tij gjatë gjithë sezonit.

Një paraqitje shumë solide ka bërë edhe shqiptari Thomas Strakosha, i cili me 22 porta të paprekura në vetëm 44 ndeshje, renditet i katërti në listë, duke lënë pas disa emra të mëdhenj të futbollit evropian.

Me këtë performancë, Strakosha ka lënë pas emra të mëdhenj si Thibaut Courtois, David Raya dhe Unai Simon, duke konfirmuar rëndësinë e tij në ekip dhe nivelin e lartë të formës gjatë gjithë vitit.

Me nga 22 porta të paprekura janë gjithashtu Konstantinos Tzolakis, Matej Hornicek dhe Diogo Costa duke e bërë top 10-shen shumë të ngjeshur dhe konkurruese.

Këto statistika dëshmojnë se viti 2025 ka sjellë një garë të fortë mes portierëve, ku përveç emrave të njohur, spikasin edhe talente që po ndërtojnë reputacion në nivelet më të larta të futbollit evropian. /Telegrafi/

Strakosha “mbyll portën”/ Portieri i Kombëtares ka statistika të shkëlqyera këtë sezon

By: xhir jeta
5 January 2026 at 12:32

Faktet janë kokëforta. Tomas Strakosha mund të mos jetë portieri më i qendrueshëm dhe i pagabueshëm në botë, por gjithsesi pas problemeve që pati në Greqi, është ngjitur në piedestal.

Viti 2025 ka qenë shumë pozitiv për të, dhe sezoni në vazhdim është një nga më të mirët që mbahet mend. Gardiani i Kombëtares shqiptare ka statistika që e bëjnë njërin nga më të mirët në Europë.

Në 44 ndeshje në 2025, Strakosha mbajti portën pa prekur 22 herë, mori vlerësime të larta dhe vetëm tre portierë në kontinentin e vjetër janë paraqitur më mirë se ai.

Këta janë Donaruma, Trubin dhe Kobel.

Pavarësisht ndonjë gabimi, ai ka shmangur shumë rreziqe dhe AEK i Athinës ndodhet në vendin e parë në Superligën e Greqisë edhe për meritë të tij, ashtu si edhe të sulmuesit serb, Joviç, dhe të lojtarëve të tjerë.

Po flasim për një rilindje pas problemeve që pati në Angli, dhe pasi u tregua fillimisht i pasigurt në Greqi. Strakosha ka vazhduar edhe me pritjet e penalltive, siç bëri ndaj Panathinaikosit, ndërsa ky nivel i lartë ka qenë vazhdimisht në kombëtare, duke nisur që nga Europiani 2024 në Gjermani të paktën./abcnews.al

Vit pozitiv i Strakoshës, portieri kuqezi mes më të mirëve në Europë

TIRANË, 4 janar /ATSH/ Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ka regjistruar një vit pozitiv me skuadrën greke AEK, duke u renditur mes portierëve më të spikatur në Europë për vitin 2025.

Faqja e specializuar e statistikave “Transfermarkt”, ka publikuar së fundmi listën e portierëve që kanë regjistruar më shumë ndeshje pa pësuar gol në vitin 2025.

Portieri kuqezi ka arritur të mbajë portën të paprekur në 22 ndeshje nga 44 takime të zhvilluara gjatë vitit 2025.

Në tre vendet e para të kësaj renditjeje janë Andriy Trubin, Gianluigi Donnarumma dhe portieri zviceran Gregor Kobel.

Paraqitjet e Strakoshës kanë qenë një faktor i rëndësishëm në ecurinë pozitive të AEK-ut, ndërsa konfirmon edhe rolin e tij si një nga portierët më të qëndrueshëm shqiptarë në arenën europiane. e.xh/a.f/

The post Vit pozitiv i Strakoshës, portieri kuqezi mes më të mirëve në Europë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Prapaskenat’ e Transplantit të Veshkave/ Djali i shefes së Nefrologjisë, i lidhur me bizneset e Allajbeut

By: Brisi
17 December 2025 at 19:55

Moskryerja e transplanteve të veshkës në Shërbimin e Urologjisë dhe Nefrologjisë në QSUT fsheh prapaskena dhe hedh hije dyshimi se gjithçka bëhet për të favorizuar spitalet private. Mesatarisht 14 pacientë e kanë kryer çdo vit këtë procedurë për shkak se veshka e tyre është jashtë funksionit në Spitalin Hygeia dhe Spitalin Amerikan, të financuara nga […]

The post ‘Prapaskenat’ e Transplantit të Veshkave/ Djali i shefes së Nefrologjisë, i lidhur me bizneset e Allajbeut appeared first on BoldNews.al.

Strakosha, “mjeshtër” i penalltive/ Gardiani i Kombëtares është specialist për pritjen e 11 metërshave

By: xhir jeta
2 December 2025 at 12:38

Vetë numri 1 I klubit e pati një përgëzim.

Pronari i anijeve, Marios Iliopulos, bosi I AEK-ut, veçoi dy yje pas fitores së derbit ndaj Panathinaikosit, të quajtur Luka Joviç dhe Tomas Strakosha.

Premtimi ishte edhe për 200 000 euro shpërblim.

Portieri i kombëtares u dallua për pritjen e penalltisë, ndonëse e bëri ndonjë gabim, ndërsa duket se e ka çimenduar vendin në formacion.

Gardiani ynë është më i aktivizuari tek AEK-u këtë sezon të Superligës greke.

Me 1158 minuta ai lë prapa gjithë lojtarët e tjerë si Lazaros Rota me 1050 apo Orbelin Pineda me 1049, dhe kjo do të thotë se e ka fituar besimin e trajnerit dhe të klubit.

Po ashtu, raporti I tij me 11-metërshat në përgjithësi mbetet mjaft I mirë, me statistika pozitive për një portier.

Shqiptari ka 7 pritje nga pika e bardhë ndër 69 gjithsej, me një mesatare pak më të lartë se një pritje për 10 gjuajtje.

Katër reagime të suksesshme I ka që kur ishte tek Lacio në Itali, edhe ndaj lojtarëve si Paulo Dibala, apo edhe Rodrigo De Paul.

Një është me fanelën e kombëtares, në ndeshjen në Letoni në eliminatoret e Kupës së Botës, në barazimin 1-1.

Dy të fundit janë me AEK-un, që të dyja këtë sezon të Superligës greke, dhe në ndeshje që kanë përfunduar jashtë fushe me të njëjtin rezultat 3-2 për skuadrën e tij.

Strakosha, “hero” në Athinë/ Portieri kuqezi, “vendos duart” ne derbin Panathinaikos-AEK

By: xhir jeta
1 December 2025 at 12:35

Heroi numër një ishte dikush tjetër. Luka Joviç, sulmuesi i Serbisë, mori topin e ndeshjes pasi shënoi tri herë në derbin mes Panathinaikosit dhe AEK-ut.

Sfida e zjarrtë e kryeqytetit të Greqisë u mbyll me fitoren e miqve 3-2, dhe në portën e tyre ishte heroi tjetër, gardiani kuqezi, Tomas Strakosha.

Portieri I kombëtares gjithashtu bëri shumë, madje realizoi gjënë më të vështirë, pasi priti penalltinë.

Sulmuesi I Polonisë, Karol Sviderski, që I ka shënuar Shqipërisë në eliminatoret e mëparshme, këtë herë nuk e kaloi dot Strakoshën, që mund të konsiderohet specialist për pritjen e 11-metërshave.

Më pas, ai pati një moment fatkeq kur Panathinaikos shkurtoi diferencën në 1-2, pasi rrëshqiti. Ndoshta, pa kujdesi e tij, apo ndoshta fusha nuk ishte e mirë në atë vend.

Gjithsesi, fitorja e derbit ishte e përbashkët, ndonëse meritën kryesore e pati Joviç. Sulmuesi I Serbisë, që nuk arriti të tregonte veten tek Reali e Milani, realizoi një herë nga loja dhe dy herë me penallti.

Strakosha “rrëfehet” në Itali: Te Lazio vitet më të bukura të karrierës, AEK shtëpia ime

By: V K
29 November 2025 at 13:55

AEK Athina tronditi Fioren brenda në “Franchi”, me ekipin grek që doli me 3 pikë, kjo falë edhe paraqitjes spektakolare të Thomas Strakoshës, një portier që në Serie A e njohin shumë mirë pasi prej vitesh ishte pjesë e Lazio-s, shpesh një nga portierët më të lakuar në treguan e Italisë.

Pas 10 vitesh në kryeqytet, Strakosha zgjodhi të largohej drejt Anglisë, por për fat të keq gjërat nuk shkuan si duhet në ishull.

Rikthimi i tij në Athinë, tek AEK rezultoi një lëvizje e gjetur pasi më fund gardiani kuqezi është rikthyer të luajë në nivele të larta.

Një intervistë për mediat në Itali, Strakosha u rikthye pas në kohë duke falënderuar fillimisht Simone Inzaghin, trajneri i cili i dhuroi debutimin në Serie A:

“Inzaghi është një trajner që të largon presionin, e falënderoj gjithnjë, ishte ai që më dhuroi debutimin. Te Lazio kam kaluar 10 vite të bukura, por e dija që nuk do të qëndroja gjithmonë aty, e kisha të qartë që një ditë do të rikthehesha në shtëpinë time, në Athinë.

Të largohesha nga shtëpia në moshën 16 vjeçare nuk ishte e lehtë, por më ndihmoi shumë të rritesha si person.

Pas Lazio-s kalova në Premier League, por ai dëmtim më bëri të humbas afro 1 vit karrierë, më pas kisha dyshime nëse do të rikthehesha edhe një herë si më parë. Tani tek AEK Athina janë rikthyer të jem i lumtur, kjo shihet edhe në fushë.

Athina është shtëpia ime, unë kam lindur këtu, por zgjodha Shqipërinë për familjen time”, u shpreh ndër të tjera Strakosha.

The post Strakosha “rrëfehet” në Itali: Te Lazio vitet më të bukura të karrierës, AEK shtëpia ime appeared first on Albeu.com.

Më të mirët e eliminatoreve/ Strakosha, Mitaj, Asllani dhe Manaj, vendimtarë për Shqipërinë

By: xhir jeta
20 November 2025 at 12:40

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë për herë të parë në fazën e play off të një Botërori. Në këtë arritje historike, meritë kanë të gjithë kuqezinjtë, megjithëse disa më shumë.

Kjo konfirmohet nga statistikat, që tregojnë se disa prej lojtarëve dhanë më shumë në sfidat kualifikuese.

Një nga pikat më të forta të skuadrës së Sylvinho ishte në prapavijë.

Në tetë ndeshje, Shqipëria pësoi vetëm pesë gola, nga këto katër në dy ndeshjet kundër Anglisë dhe një ndaj Letonisë.

Këtu meritë kishte Thomas Strakosha, I cili sipas statistikave të përgjithshme të eliminatoreve të “Botërorit 2026” është një nga tre portirët më të mirë.

Ai ka mbajtur portën të paprekur në 5 ndeshje, ndërsa e kalon vetëm Pikford I Anglisë, që nuk pësoi asnjë gol në ndeshjet e grupit.

Strakosha ndan vendin e dytë me portierin e Spanjës, Unai Simon, por gardiani kuqezi ka bërë më shumë pritje në katërkëndëshin e tij, plot 20 të tilla.

Një tjetër lojtar që sipas statistikave të sitit të specializuar “Sofascore”, që vendosi firmën e tij në këtë kualifikim historik është Mario Mitaj.

Mbrojtësi i majtë merr një vend nderi në formacionin më të mirë të eliminatoreve, ku bëjnë pjesë disa prej yjeve të futbollit si Mbappe, De Bruyne, Olise, Pedri apo Van Dijk.

Në ndeshjet e luajtura, gjithmonë titullar, Mitaj ka një mestare vlerësimi me notën 7.62.

Nuk qëndron pas Kristjan Asllani. Mesfushori ishte motori i vërtetë i kombëtares kuqezi, ndërsa nuk humbi asnjë minutë në tetë ndeshjet e kualifikueseve të fundit.

Më shumë se kaq, ai ishte vendimtar me golat e tij në dy ndeshje, duke vulosur fitoren ndaj Letonisë dhe Andorrës.

Duke qëndruar te golat, realizuesi më i mirë në eliminatoret e “Botërorit 2026” ishte Rey Manaj. Sulmuesi vendosi shenjën e tij në tre prej shtatë rrjetave të kombëtares shqiptare në Grupin K.

 

“Na bënë dy gola të shpejtë”, Strakosha pas humbjes me Anglinë: Dhamë maksimumin, për play off…

By: D Marku
16 November 2025 at 20:48

Pas humbjes me Anglinë në Tiranë, Thomas Strakosha dha një prononcim.

Ai u shpreh se ekipi dha maksimumin, ndërsa shtoi se Anglia ka më shumë kualitete. Për play off, ai tha se nuk ka eksperiencë se me cilën kombëtare do të përballen.
“Dhamë maksimumin. Anglia ka më shumë kualitete se ne. Por luajtëm futboll. Edhe në Angli nuk luajtëm kaq shumë. Të jemi të gjithë me këmbë në tokë. Asnjë nuk ka shënuar gol ndaj Anglisë.

Kemi pasur ulje-ngritje. Në disa ndeshje kemi luajtur shumë mirë, por s’kemi marrë maksimumin. Në disa ndeshje s’kemi luajtur shumë mirë, por kemi marrë pikët.
Nuk kam asnjë preferencë për play off-in. Duhet të marrim maksimumin me çdo ekip që do ndeshemi që të arrijmë finalen.
Na bënë dy gola të shpejtë. Sa u futën Foden dhe Saka ndryshoi loja. E kuptojmë që duhet të jemi me këmbë në tokë dhe shpresojmë që në ndeshjet e tjera të mos pësojmë gol.
Bëra disa gabime që nuk duhet t’i bëja, por kështu e ka futbolli”, tha Starkosha.

The post “Na bënë dy gola të shpejtë”, Strakosha pas humbjes me Anglinë: Dhamë maksimumin, për play off… appeared first on Albeu.com.

Strakosha: Rritje e besimit ndaj Komisionit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil

30 October 2025 at 22:38

TIRANË, 30 tetor/ATSH-Maela Marini/ Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha bëri të ditur sot në Kuvend se “gjatë 2024 janë shqyrtuar 145 informacione, kërkesa apo sinjalizime që kanë ardhur në drejtim të institucionit”.

Në raportin vjetor para Kuvendit, Strakosha u shpreh se edhe pse Komisioneri nuk e ka për kompetencë direkte zgjidhjen e kërkesave të ankesave të nëpunësve civilë, ka kryer verifikimin dhe vlerësimin e të gjithë informacioneve apo denoncimeve.

Në këtë drejtim, ajo theksoi se u është dhënë përgjigje konkrete shqetësimeve të ngritura nga subjektet e ligjit dhe nga qytetarët apo nëpërmjet vendimeve paralajmëruese që institucionet të kryejnë veprime të caktuara për të vendosur gjendjen e ligjshmërisë.

Krahasuar me vitin 2023, Strakosha tha se “për vitin 2024 rezulton se numri i informacioneve të ardhura është rritur, gjë që tregon besimin e punonjësve dhe institucioneve të tjera ndaj komisionerit duke kërkuar interpretime të ndryshme apo mendime dhe vendimmarrje në lidhje me problematika të hasura”.

Vendin kryesor, sipas saj, “e zënë informacione individuale, që kanë lidhje me marrëdhënien personale të nëpunësve të ndryshëm civilë që kanë shërbyer si indicie për Komisionerin për të verifikuar sipas rastit apo për të nisur procesin e inspektimit”.

“Këto raste përfaqësojnë 95% të çështjeve të trajtuara dhe kanë të bëjnë me shqetësime të qytetarëve apo nëpunësve ekzistues që pretendojnë se u janë bërë padrejtësi apo që janë lejuar shkeljet e ligjit”.

Po ashtu, sipas Komisioneres, “gjatë këtij viti janë përfshirë në procesin e mbikëqyrjes së përgjithshme dhe tematike 34 subjekte me tipologji të ndryshme të institucioneve në shërbimin civil për t’u kontrolluar gjatë vitit, 5 institucione të pavarura kushtetuese, 2 institucione varësie të administratës shtetërore dhe 27 njësi të qeverisjes vendore”.

“Gjatë këtij procesi janë mbikëqyrur 1506 pozicione të shërbimit civil, pra direkt në subjekt, ku 190 pozicione apo 12.6% i përkasin institucioneve të pavarura, 87.4% pozicione të verifikuara i përkasin institucioneve të qeverisjes vendore. Nisur nga mënyra e plotësimit të pozicioneve të punës, pjesa e shërbimit civil ka rezultuar se nga 1506 pozicion te shërbimi civil, 901 ose 60% janë të zëna në përputhje me ligjin 151 ose 10% janë vende të lira dhe 454 ose 30% janë të zëna nga punonjës të emëruar me akte në kundërshtim me ligjin”, tha ajo.

Ndërkohë, Strakosha theksoi se “fenomeni i emërimeve në kundërshtim me ligjin shfaqet pothuajse në të gjitha rastet në institucionet e administratës vendore”.

“Evidentimi dhe verifikimi i informacioneve të ardhura në drejtim të Komisionerit, është një aspekt i rëndësishëm i veprimtarisë së tij, pasi ndër të tjera, shërben edhe si një indikator për të orientuar saktë, procesin e mbikëqyrjes dhe inspektimit, drejt subjekteve që shfaqin probleme, të cilat dalin në pah nga hetimi i thelluar administrativ i rasteve të denoncuara”, shtoi Strakosha. /j.p/

The post Strakosha: Rritje e besimit ndaj Komisionit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këlliçi denoncoi përfshirjen e 4 drejtorëve në fushatë, Komisionerja e KMSHC: Nuk jemi Shërbime Inteligjente

By: Ela
20 October 2025 at 12:55

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka denoncuar përfshirjen e drejtuesve të lartë të administratës shtetërore në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste, duke kërkuar reagim dhe masa nga Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha. Në Komisionin e Ligjeve ku raportoi Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, Këlliçi iu referua një aktiviteti të zhvilluar në […]

The post Këlliçi denoncoi përfshirjen e 4 drejtorëve në fushatë, Komisionerja e KMSHC: Nuk jemi Shërbime Inteligjente appeared first on BoldNews.al.

Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil: 145 informacione të shqyrtuara gjatë 2024-ës

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha tha sot se gjatë 2024 janë shqyrtuar 145 informacione, kërkesa apo sinjalizime që kanë ardhur në drejtim të institucionit.

Në seancën dëgjimore për raportimin e veprimtarisë të Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, për vitin 2024 Strakosha theksoi se “rezulton se numri i informacioneve të ardhura është rritur, gjë që tregon besimin e punonjësve dhe institucioneve të tjera ndaj komisionerit duke kërkuar interpretime të ndryshme apo mendime dhe vendimmarrje në lidhje me problematika të hasura”.

Sipas saj, vendin kryesor e zënë informacione individuale, që kanë lidhje me marrëdhënien personale të nëpunësve të ndryshëm civilë që kanë shërbyer si indicie për Komisionerin për të verifikuar sipas rastit apo për të nisur procesin e inspektimit.

Strakosha u shpreh se “këto raste përfaqësojnë 95% të çështjeve të trajtuara dhe kanë të bëjnë me shqetësime të qytetarëve apo nëpunësve ekzistues që pretendojnë se u janë bërë padrejtësi apo që janë lejuar shkeljet e ligjit”.

“Komisioneri ndonëse nuk e ka për kompetencë direkte zgjidhjen e kërkesave të ankesave të nëpunësve civilë ka kryer verifikimin dhe vlerësimin e të gjithë informacioneve, kërkesave apo denoncimeve të ndryshme të ardhura në adresë të tij duke u dhënë përgjigje konkrete shqetësimeve të ngritura nga subjektet e ligjit dhe nga qytetarët apo nëpërmjet vendimeve paralajmëruese që institucionet të kryejnë veprime të caktuara për të vendosur gjendjen e ligjshmërisë”, nënvizoi Strakosha.

Komisionerja tha se “gjatë këtij viti kemi përfshirë në procesin e mbikëqyrjes së përgjithshme dhe tematike 34 subjekte me tipologji të ndryshme të institucioneve në shërbimin civil për t’u planifikuar, për t’u kontrolluar gjatë vitit, 5 institucione të pavarura kushtetuese, 2 institucione varësie të administratës shtetërore dhe 27 njësi të qeverisjes vendore”.

Strakosha informoi se gjatë këtij procesi janë mbikëqyrur 1506 pozicione të shërbimit civil, pra direkt në subjekt, ku 190 pozicione apo 12.6% i përkasin institucioneve të pavarura, 87.4% pozicione të verifikuara i përkasin institucioneve të qeverisjes vendore.

“Nisur nga mënyra e plotësimit të pozicioneve të punës, pjesa e shërbimit civil ka rezultuar se nga 1506 pozicion te shërbimi civil, 901 ose 60% janë të zëna në përputhje me ligjin 151 ose 10% janë vende të lira dhe 454 ose 30% janë të zëna nga punonjës të emëruar me akte në kundërshtim me ligjin. Fenomeni i emërimeve në kundërshtim me ligjin shfaqen pothuajse në të gjitha rastet në institucionet e administratës vendore”, tha Strakosha. /k.s/j.p/

The post Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil: 145 informacione të shqyrtuara gjatë 2024-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paraqitja fantastike në Leskovc, Strakosha në formacionin e xhiros në Evropë

12 October 2025 at 11:22


Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, vazhdon të tregojë formën e tij më të mirë në kombëtare.

Pas ndeshjes dramatike ndaj Serbisë në Leskovc, ku Shqipëria fitoi 1–0, Strakosha u bë një nga protagonistët kryesorë të suksesit kuqezi.

Gjatë gjithë ndeshjes, portieri shqiptar shfaqi refleks të jashtëzakonshëm, pritje vendimtare dhe një qetësi që rrallë shihet në porta, duke ndihmuar ekipin të ruajë avantazhin minimal dhe të marrë tre pikët e arta në rrugën drejt Kupës së Botës 2026.

Falë kësaj paraqitjeje, Strakosha u përfshi në formacionin e xhiros në Evropë nga SofaScore, duke u vlerësuar me notën 8,4.

Në mbrojtje janë edhe Alibek Kasym i Kazakistanit, Andreas Christensen i Danimarkës dhe Laifis i Qipros.

Ndërkohë mesfusha përbëhet nga Kenzhebek i Kazakistanit, Frederiksberg i Islandës, Joshua Kimmich i Gjermanisë dhe Posch i Austrisë.

E treshja e sulmit është Cody Gakpo i Holandës, Marko Arnautovic i Austrisë dhe Kylian Mbappe i Francës./Telegrafi/

Notat e lojtarëve, Serbi 0-1 Shqipëri: Kuqezinjtë “pushtojnë” Leskovcin

11 October 2025 at 22:50


Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Golin e vetëm që i dha fitoren ‘Kuqezinjve’ e shënoi Rey Manaj në pjesën e parë të ndeshjes, një epërsi të cilën Shqipëria ia doli ta menaxhojë për mrekulli deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Lojtari më i mirë në fushë sipas Sofascore ishte portieri Thomas Strakosha i cili për gjashtë pritjet që bëri në këtë ndeshje, u vlerësua me notën 8.4

Me nota pozitive u vlerësuan gjithashtu edhe Rey Manaj (7.9), Berat Gjimshiti (7.5) dhe Mario Mitaj (7.3).

Dështimi i ndeshjes doli të jetë sulmuesi serb Dusan Vlahovic (6.2) i cili për 93 minuta qëndroi në “xhepin” e mbrojtjes kuqezi.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Serbisë – Sylvinho iu beson të ‘përhershmëve’

11 October 2025 at 11:38


Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho pritet t’iu besojë edhe ndaj Serbisë, shumicës së lojtarëve që i ka inkuadruar deri tani në ndeshjet e kaluara, duke rreshtuar një formacion jo edhe aq të dashur për tifozët.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim te Serbia në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë janë mysafir të serbëve në ndeshjen e gjashtë të Grupit K, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Dubocica në Leskovc, me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i trajnerit Sylvinho vjen nga një formë në ngritje në ndeshje dhe pas fitores ndaj Letonisë synon rezultat pozitiv për të mbajtur distancën me Serbinë.

Megjithatë, përzgjedhësi brazilian pritet të jetë i ndrojtur edhe kësaj radhe dhe zgjedhjet e tij pritet të lënë shumë për të dëshiruar nga tifozët.

Sipas asaj që mëson Telegrafi, Sylvinho do t’i besojë përsëri të ‘përhershmëve’ të tij në skemën 4-3-3.

Ndeshjen ndaj Serbisë, porta do të jetë përsëri e ‘blinduar’ nga Thomas Strakosha, teksa mbrojtja e pandryshuar me Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj nga krahët dhe Arlind Ajeti dhe Berat Gjimishti në qendër.

Edhe mesfusha do të jetë e pandryshuar me Qazim Laqin, Juljan Shehun dhe Kristjan Asllanin, duke pamundësuar një vend për Ylber Ramadanin.

As në sulm nuk pritet të ketë ndryshime me Armando Brojën dhe Nedim Bajramin nga krahët dhe Rey Manajn në qendër, me Mirlind Dakun, Arbër Hoxhën dhe Myrto Uzunin që duhet të presin ende për një fanellë titullari.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Laqi, Shehu, Asllani; Broja, Manaj, Bajrami;

/Telegrafi/

Erik Lamela prish kontratën me ekipin e Strakoshës, tërhiqet nga futbolli

By: armand
14 August 2025 at 19:55

Erik Lamela ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur. Vendimi i papritur i sulmuesit argjentinas i ka lënë të gjithë të shtangur, duke llogaritur se ai kishte ende një kontratë të vlefshme me AEK të Athinës dhe në moshën 33-vjeçare, mund të jepte përsëri kontributin e tij në fushën e lojës. Lamela ka vendosur […]

The post Erik Lamela prish kontratën me ekipin e Strakoshës, tërhiqet nga futbolli appeared first on BoldNews.al.

Jorgo Goro dënohet për herë të dytë për pronat në bregdet

30 July 2025 at 17:30

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të mërkurën më 30 korrik deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, si dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar prej nga përfiton […]

The post Jorgo Goro dënohet për herë të dytë për pronat në bregdet appeared first on Reporter.al.

❌
❌