Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gogu uron Krishtlindjen me grafikën e realizuar nga i ati

25 December 2025 at 14:24

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka ndarë sot një urim me rastin e Krishtlindjeve, duke publikuar një grafikë të realizuar nga i ati, Jorgaq Gogu në fillim të viteve ’90.

Në postimin e tij me grafikën e skenës së Lindjes së Krishtit, Gogu shprehet se ndonëse i ati nuk jeton më, kjo vepër artistike i kujton se dashuria nuk largohet kurrë, por lë gjurmë të forta dhe mbetet gjithmonë pranë njeriut.

“Gëzuar Krishtlindjen! Këtë skenë të Krishtlindjes e ka vizatuar im atë, Jorgaqi (Gaqo), në fillim të viteve ’90; ai nuk është më mes nesh, por kjo grafikë më kujton se dashuria nuk largohet kurrë, por lë gjurmë dhe na mban fort”, shkruan Gogu.

Në reflektimin e tij për festën e Krishtlindjes, ministri Gogu një besimtar i krishterë protestant thekson se kjo ditë përkujton afrimin e Perëndisë me njerëzit jo si një ide abstrakte.

“Sot festojmë se Perëndia na u afrua jo si ide, por si Njeri: Ai hyri në historinë tonë për të nisur ripërtëritjen, që të mos mbetemi rob të errësirës, fajit apo dëshpërimit”, tha Gogu.

Gogu e mbyll mesazhin e tij me urimin që kjo Krishtlindje të sjellë paqe në shtëpi, butësi në zemër dhe guxim për të nesërmen, sepse mëshira e Perëndisë e nis rishtas jetën, edhe aty ku shihet vetëm zbrazëti.

/e.i/a.f/

The post Gogu uron Krishtlindjen me grafikën e realizuar nga i ati appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gogu: Mbrojtje reale ligjore për fëmijët pa kujdes prindëror

19 December 2025 at 14:23

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu bëri të ditur sot se ligji “Për Kujdesin Alternativ në Familje” vendos në qendër interesin e fëmijës, duke garantuar standardet më të larta europiane në këtë drejtim.

Përmes një videomesazhi, Gogu solli në vëmendje disa nga risitë e këtij ligji, i cili u miratua në seancën e djeshme plenare.

Kujdesi alternativ, sipas ministrit, do të thotë se kur një fëmijë mbetet pa kujdes prindëror, ose rrezikon ta humbasë atë, ai duhet të rritet në një familje të sigurt, me kujdes alternativ profesional ose vullnetar.

Në këtë drejtim, Gogu u shpreh se ligji garanton që fëmija të ketë arsim, shëndet, privatësi, e pjesëmarrje.

“Në bazë të tij, krijohet një regjistër elektronik i kujdesit, transparencë institucionale dhe gjurmueshmëri, por edhe monitorim i rregullt”, u shpreh ai.

Gogu theksoi se ky ligj, integrimin europian e bën shumë konkret jo më përmes kapitujve e standardeve në letër, por si një realitet që i mbron fëmijët në jetën e vërtetë.

Sipas ministrit, ligji siguron një plan monitorimi dhe mbështetje. “Pra fëmija nuk duhet të jetë i izoluar në institucione. Ky ligj e vendos interesin më të lartë të fëmijës në qendër dhe krijon dy rrugë kujdesi: kujdesin alternativ profesional dhe kujdesin alternativ vullnetar, qoftë me rregulla të qarta për përzgjedhjen e familjeve, por edhe për trajnimin e familjeve dhe për certifikimin e tyre”, shtoi ai.

Thelbësore, sipas Gogut është që fëmija dëgjohet, mendimi i tij merret dhe kjo bëhet në një mënyrë të përshtatshme për moshën.

“Nëse nevojitet një psikolog duhet të sigurohet prania e tij dhe të dokumentohet ajo bisedë. Me pak fjalë ky ligj garanton që fëmija të ketë një kujdes alternative si në arsim, shëndet, privatësi e pjesëmarrje. Madje edhe ruajtjen e ligjeve familjare të gjakut, kur kjo është në interesin e tij”, shtoi Gogu.

Por sipas tij, ligji nuk do të mjaftonte nëse kujdesi sigurohet vetëm me fjalë ndaj ndaj edhe parashikohet mbështetje financiare, madje për ato profesionale, edhe pagë mujore.

“Ne votojmë për një Shqipëri më europiane te fëmijët sepse një vend matet na mënyra se si trajton fëmijët dhe jo thjesht duke iu dhënë atyre një strehë, por një shtëpi që i bën ata më të mirë”, shtoi Gogu. /j.p/

The post Gogu: Mbrojtje reale ligjore për fëmijët pa kujdes prindëror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gogu: Dhuna nuk është alternativë politike, ligjet nuk i bëjnë flakadanët

18 December 2025 at 13:38

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu reagoi sot pas seancës plenare me tensione në Kuvend, duke theksuar se mazhoranca ka përmbushur detyrimin kushtetues për të votuar ligje në shërbim të qytetarëve, pavarësisht përpjekjeve për bllokim të punimeve.

“Sot në Kuvend bëmë atë që qytetarët na kanë ngarkuar: të votonim ligje, duke debatuar e duke miratuar ligje që u shërbejnë atyre, për ekonominë e tyre, për mbrojtjen sociale dhe zhvillimin e vendit tonë”, u shpreh Gogu në reagimin e tij.

Ministri kritikoi ashpër sjelljen e opozitës, duke theksuar se seanca nuk u shoqërua me debate parlamentare apo përplasje argumentesh, por me akte dhune dhe kaosi.

Ai nënvizoi se mazhoranca e ka bërë të qartë që në fillim të sesionit parlamentar se dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë alternativë politike.

“Dhuna nuk është alternativë politike dhe ne nuk do rrimë as ta dëshmojmë; kaosi nuk e zëvendëson votën e shqiptarëve dhe flakadani nuk bën dot ligje. Ligjet i bëjnë njerëzit”, tha ai.

Sipas ministrit, projektligjet u miratuan sepse shteti nuk mund të ndalet dhe nuk mund të dorëzohet përballë papërgjegjshmërisë.

“Kjo opozitë është e dëshpëruar për një protestues më shumë ditën e hënë, për një kamerë më shumë. Për këtë është gati të djegë Kuvendin e shqiptarëve. Kur nuk bind dot me ide, përpiqet të imponohet me dhunë dhe me tym”, u shpreh Gogu.
.
Në fund të reagimit, ministri theksoi se mazhoranca ka zgjedhur një rrugë tjetër. “Ne kemi zgjedhur ligjet, punën dhe shërbimin për qytetarët. Ata kanë zgjedhur sherrin në ekran, ne zgjedhim vendimet për shqiptarët”, tha ai, duke shtuar se Parlamenti është shtëpia e demokracisë dhe nuk mund të kthehet në skenë dhune.

“Debati bëhet me fjalë, ku përplasen idetë. Vendimet merren me votë. Kështu ndërtohet shteti serioz dhe kështu mund të ecë Shqipëria përpara”, përfundoi Gogu.

/m.m/j.p/

The post Gogu: Dhuna nuk është alternativë politike, ligjet nuk i bëjnë flakadanët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investimi në rrugën Tiranë-Ndroq-Plepa nxit zhvillimin e bizneseve

13 December 2025 at 16:52

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa si një nga investimet kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social të zonës.

Në një postim në rrjetet sociale, Gogu bën me dije se ky projekt është pjesë e 120 Projekteve me Rëndësi Kombëtare”, të cilat synojnë të ndërtojnë themelet e zhvillimit për vitet 2026-2028.

Sipas ministrit, me një investim prej 87 milionë euro, ky aks rrugor nuk është thjesht një ndërhyrje infrastrukturore, por një nxitje konkrete për punësimin, rritjen e aksesit dhe zhvillimin e bizneseve lokale.

Projekti pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e segmentit Vaqarr-Pezë-Ndroq me Tiranën, detin dhe tregjet, duke krijuar më shumë mundësi për banorët e zonës.

Gogu thekson se ky investim i jep territorit potencial për t’u zhvilluar më shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme, duke afruar njerëzit, punën dhe mundësitë.

/gj.m/r.e/

The post Investimi në rrugën Tiranë-Ndroq-Plepa nxit zhvillimin e bizneseve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gogu paraqet ndryshimet në ligjin për OJF-të: Garantojnë lirinë e organizimit

11 December 2025 at 20:30

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, prezantoi sot në Kuvend disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse’”, të ndryshuar.

Ministri sqaroi se ndryshimet vijnë si pasojë e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili u iniciua nga organizatat e shoqërisë civile.

Gogu renditi tre arsye kryesore që e bëjnë ndërhyrjen ligjore të domosdoshme.

“Së pari qartësimi i natyrës vullnetare të regjistrimit. Formulimet aktuale të ligjit krijonin idenë se çdo grupim shoqëror duhet të regjistrohej detyrimisht. Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar këtë si antikushtetuese. Projektligji bën dallimin mes organizatave që duan të hyjnë në qarkullimin juridiko–civil dhe grupeve informale që zgjedhin të mos regjistrohen”, tha Gogu.

Po ashtu, sipas tij, projektligji korrigjon boshllëqet institucionale. “Kompetencat që ligji ekzistues i kishte kaluar kancelarit të gjykatës rikthehen te gjyqtari, për të forcuar kontrollin gjyqësor dhe për të shmangur mbingarkesën administrative”, tha Gogu.

Një tjetër pikë në projektligj, sipas tij, ka të bëjë me heqjen e sanksioneve të konsideruara antikushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se disa masa administrative ishin jo proporcionale dhe cenonin lirinë e organizimit. Projektligji i eliminon këto sanksione dhe parashikon vetëm një gjobë fikse prej 6,000 lekësh për raste të veçanta, si deklarime të rreme apo mosdeklarim të ndryshimeve”, tha Gogu.

Në mbyllje, ministri ftoi deputetët të mbështesin projektligjin, duke theksuar se ai “qartëson ligjin ekzistues, zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe garanton lirinë e organizimit”.

/m.m/j.p/

The post Gogu paraqet ndryshimet në ligjin për OJF-të: Garantojnë lirinë e organizimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gogu: Opozita nuk mund të kërkojë besimin e njerëzve nëse nuk respekton firmat e veta

11 December 2025 at 12:51

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu deklaroi sot në Kuvend se opozita po shmang përgjegjësinë e vet për procesin e Avokatit të Popullit, duke u tërhequr nga nënshkrimet që vetë i ka vendosur.

“Avokati i Popullit ka atë rol të pazëvendësueshëm, që të jetë te dera e paraburgimit kur e drejta e qytetarit shkelet, që të jetë te dera e zyrës kur ajo derë mbyllet. Dhe për këtë arsye, patjetër që tradita parlamentare i ka kërkuar opozitës një detyrë shumë të madhe me të cilën lidhet dhe pesha juaj e nënshkrimit”, tha Gogu.

“Detyra është që të gjeni kandidatin konsensual, atë që e mbron qytetarin edhe nga ju që ende nuk po qeverisni, t’i mbrojë edhe në emrin tuaj. Dhe kështu ka nisur ky proces. Ndaj juve në fillim folët për standarde, folët se si do garantonit procesin, na thatë: “Ne nuk duam marrëveshje politike, do zbatojmë ligjin”. Dhe në zbatim të ligjit sollët ato kandidatura të cilat janë sot në seancë”, u shpreh Gogu.

Sipas tij, premtimet mbahen, nënshkrimet mbahen dhe opozita nuk mund të kërkojë besimin e njerëzve nëse nuk respekton as firmat e veta.

“E vetmja gjë që ka avulluar është nënshkrimi juaj”, tha ai, duke theksuar se qytetarët e shohin këtë mospërputhje mes fjalëve dhe veprimeve.

Sipas tij, nuk mund të kërkosh mbështetje elektorale nëse nuk mban përgjegjësi minimale për procesin që vetë e ke nisur.

“Unë nuk e kuptoj se si ju, që nuk mbani dot peshën e një gare mes gjashtë kandidatëve që i keni sjellë vetë, do mbani peshën e premtimeve elektorale. Dhe ndaj ju vrisni mendjen: ore, si s’po na bashkohen njerëzit?! Shumë e thjeshtë. Njerëzit kuptojnë që ju nuk i jepni rëndësi nënshkrimit tuaj, nuk i jepni rëndësi propozimit tuaj, nuk i jepni rëndësi premtimeve tuaja dhe ndaj ju sot përballeni dhe bëni gjithë këtë skenë”, tha Gogu.

Në përfundim, Gogu kërkoi që çështja të çohet menjëherë në votim, duke e cilësuar të papranueshme çdo vonesë.

“Kryetar, urgjentisht kërkesa e opozitës duhet hedhur në votim. Fjalët janë këtu, kandidatët janë aty, nuk mund të humbasim më kohë”, deklaroi ai, duke i bërë thirrje opozitës të tregojë seriozitet dhe të qëndrojë pas firmës dhe fjalës së dhënë.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Gogu: Opozita nuk mund të kërkojë besimin e njerëzve nëse nuk respekton firmat e veta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gogu: Marrëveshja për aderimin në Ligën Mesdhetar garanton rritje të kapaciteteve të administratës detare

4 December 2025 at 16:58

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, prezantoi sot në Kuvend projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Memorandumin e Mirëkuptimit për Kontrollin Shtetëror Portual në Rajonin e Mesdheut”, një marrëveshje e nënshkruar fillimisht në Maltë më 11 korrik 1997.

Gogu e cilësoi këtë nismë si “një projektligj jashtëzakonisht të rëndësishëm për jetën e qytetarit të zakonshëm”, duke theksuar se Shqipëria synon të bëhet pjesë e një strukture rajonale që garanton siguri detare, mbrojtje të mjedisit dhe standarde europiane në porte.

“Republika jonë sot do të vendosë që të hyjë në një ligë mesdhetare shtetesh që kontrollojnë në mënyrë të bashkërenduar anijet që hyjnë në portet e tyre, duke garantuar sigurinë e lundrimit, jetën njerëzore në det dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit”, tha ai.

Sipas tij, kjo marrëveshje nuk është thjesht një detyrim teknik, por një hap me ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët, duke i hapur rrugë mbylljes së Kapitullit 14 të negociatave të anëtarësimit në BE.

Gogu sqaroi se autoritetet shqiptare do të angazhohen për inspektime të rrepta dhe të standardizuara: “Ne do të inspektojmë të paktën 15 për qind të anijeve tregtare të huaja që hyjnë në portet shqiptare. Jemi të detyruar të raportojmë dhe të sigurohemi që anijet janë në standard, nëse rrezikojnë sigurinë apo ndotin mjedisin.”

Ai e quajti këtë “përgjigjen më serioze dhe të qëndrueshme ndaj çdo shqetësimi për ndotjen detare”.

Sipas ministrit, aderimi garanton rritje të kapaciteteve të administratës detare.

“Nuk është vetëm një copë letër. Marrim akses në trajnimet e specializuara, shkëmbejmë informacion në kohë reale, unifikojmë manualet dhe metodologjitë e kontrollit. Kjo do të thotë inspektorë më të mirë, procedura më të qarta dhe më pak hapësirë për abuzim”, tha Gogu.

Ministri solli në vëmendje rekomandimet e Komisionit Europian.

“Ekspertët e BE-së kanë kërkuar shprehimisht që Shqipëria, para se të bëhet anëtare e Memorandumit të Parisit, të aderojë fillimisht në marrëveshjen mesdhetare. Kjo na përgatit për hapin e radhës.”

Ai kujtoi se në vitin 2024 vendi doli zyrtarisht nga lista e zezë e Memorandumit të Parisit.

“Shteti duhet të funksionojë përtej zhurmës. Qytetari ka nevojë të dijë sa i sigurt është kur lundron në det. Shqipëria nuk rri më në Mesdhe si spektatore, por bëhet pjesë aktive e kësaj marrëveshjeje.”

Ai ftoi deputetët të mbështesin projektligjin: “Ju ftoj ta votojmë së bashku këtë nismë që na çon një hap më afër standardeve europiane në sigurinë detare.”

/e.i/a.f/

The post Gogu: Marrëveshja për aderimin në Ligën Mesdhetar garanton rritje të kapaciteteve të administratës detare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gogu në ekspozitën e Biblave: Mirënjohje atyre që i mbrojtën duke u sakrifikuar

20 November 2025 at 09:40

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Koleksioni i Biblave”, ku për herë të parë ekspozohen mbi 400 Bibla të rralla, të shtypura në disa prej qendrave më të rëndësishme evropiane të botimit: Itali, Francë, Gjermani, Holandë, Greqi e më gjerë, nga mesi i shekullit XV deri në shekullin XIX.

Ministri Gogu ndau përvojën e tij personale si anëtar i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë në fillimin e viteve 2000, ku priftërinj katolikë, ortodoksë dhe pastorë protestantë punuan mbi të njëjtin tekst biblik, duke krijuar përkthimin unik “Së bashku”.

Gogu e quajti këtë bashkëpunim si shembull të rrallë të harmonisë ndërfetare dhe të një procesi që e ka bërë Shqipërinë model në familjen e shoqërive biblike.

Ministri Gogu solli në vëmendje edhe periudhën e errët të ndalimit të teksteve fetare gjatë diktaturës, kur Bibla u bë libër i ndaluar dhe njerëzit burgoseshin vetëm pse zotëronin një kopje.

“Libri i parë i shqipes sonë të shkruar u bë edhe libër i ndaluar nga vitet, ’67-a në ’90-ën. Më kujtohet historia e një mësuesi matematike të nderuar në Berat, që u burgos vetëm se i gjetën Ungjillin në shtëpi”, u shpreh Toni Gogu gjatë vizitës së ekspozitës. Ministri vijoi duke shprehur mirënjohjen ndaj përkthyesve që kanë sakrifikuar jetën e tyre për t’i sjellë këto tekste në shqip, ndaj atyre që i ruajtën në fshehtësi dhe ndaj specialistëve që sot i restaurojnë.

Në përmbyllje, ministri nënvizoi se kjo ekspozitë është një udhëtim i veçantë në historinë e gjuhës dhe kulturës shqiptare, një ftesë për të gjithë: besimtarë, ateistë, agnostikë e njerëz të çdo rrugëtimi shpirtëror, sepse Bibla është edhe një libër ligji, prej të cilit kanë marrë arti, muzika etj, u shpreh ministri Gogu.

1 nga 4

/a.f/

The post Gogu në ekspozitën e Biblave: Mirënjohje atyre që i mbrojtën duke u sakrifikuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gogu: Krijim i një regjistri elektronik për vullnetarizmin

18 November 2025 at 15:43

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektligjin “Për vullnetarizmin”.

Në fjalën e tij Gogu u shpreh se “ky pr/ligj aq sa në dukje nuk është një ligj politik, aq edhe përleshet me një nga fenomenet shoqërore, me indiferentizmin”.

Nga njëra anë, theksoi Gogu, “projekti rregullon qartë në ndryshim nga ligji ekzistues atë vullnetarizëm që sot është duke ndodhur në shoqërinë shqiptare, pra e mbron vullnetarin”.

Gjithashtu, theksoi Gogu, “mbron punën që këto të dyja të mos ngatërrohen. Vullnetari dhe i punësuari të mos ngatërrohen në asnjë moment, qoftë kur ka raste dashakeqësie, por qoftë edhe kur ka raste neglizhence”.

Nga ana tjetër, nënvizoi ministri, “fuqizon pafund shoqërinë civile”.

Ky pr/ligj, shtoi Gogu, “mbron vullnetarin nga një punë e detyruar”.

Gogu nënvizoi se, “pr/ligji e ndalon përdorimin e vullnetarëve për të zëvendësuar punonjësit e paguar. Ndalon veprimtaritë vullnetare me orare dhe disiplinë si punëtorët e fabrikës. Vullnetarizëm 8 orë, pa pushim, pa paguar nuk ka”.

Gogu theksoi se, pr/ligji gjithashtu vendos kufijtë për të miturit dhe të gjitha ato shtresa të pambrojtura, duke vendosur parimet e qarta të mosdiskriminimit.

“Ky pr/ligj krijon një regjistër elektronik për vullnetarizmin. Pra çdo orë vullnetarizmi që ofrohet dhe çdo orë shërbimi të cilësuar ekspertize apo qoftë edhe shërbimi i përgjithshëm shënohet në një regjistër”, u shpreh Gogu.

“Nga buxheti i shtetit parashikohen fonde për ngritje të programeve të specializuara të vullnetarizmit, por edhe të njohjes së atyre që janë kampionë të vullnetarizmit, përmes çmimeve të caktuara. Gjithashtu dhe zyrtarizohet me certifikatën e vullnetarizmit”, tha Gogu.

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, foto: Andrin Hoxha
1 nga 9

/gj.m/j.p/

The post Gogu: Krijim i një regjistri elektronik për vullnetarizmin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gogu pret delegacionin e Senatit spanjoll: Objektiv, përmbyllja e negociatave deri në vitin 2027

10 November 2025 at 15:50

TIRANË, 10 nëntor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, priti sot në Tiranë një delegacion të Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit të Spanjës, me të cilin zhvilloi bisedime për ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit u diskutua mbi reformat që po zbaton qeveria shqiptare dhe objektivin e qartë për përmbylljen e kritereve teknike të anëtarësimit deri në vitin 2027, si dhe mbi bashkëpunimin me kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së, përfshirë Madridin, në funksion të miratimit politik të këtij procesi.

Kryetari i Komisionit, José Ignacio Landaluce Calleja, vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe theksoi se “Bashkimi Evropian ka nevojë ta ketë Shqipërinë në BE, sepse bëhet më i fortë”, duke nënvizuar rëndësinë që Shqipëria dhe Mali i Zi të udhëheqin me shembullin e tyre në procesin e anëtarësimit.

Delegacioni spanjoll përbëhej nga José Ignacio Landaluce Calleja (kryetar), Antonio Gutiérrez Limones (zëvendëskryetar), Pilar Milagros Rojo Noguera (anëtare dhe zëdhënëse) dhe Luis de la Peña Rodríguez (këshilltar ligjor).

Gogu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës dhe theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për ta kthyer këtë mbështetje në rezultate konkrete deri në vitin 2027.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Gogu pret delegacionin e Senatit spanjoll: Objektiv, përmbyllja e negociatave deri në vitin 2027 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ligji “Për barazinë gjinore”, Gogu: Sherr e shamata për llogari politike

8 November 2025 at 12:31

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu reagoi sërish sot për ligjin “Për barazinë gjinore” miratuar në Kuvend dy ditë më parë duke i cilësuar debatet si importin e një “lufte kulturore” të rreme.

Gogu shprehet se “Berisha, i shpallur non-grata nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar e mbulon këtë debat me një maskë neokonservatore, duke e zhvendosur vëmendjen nga llogaridhënia te parrullat”.

“Ky teatër ushqen eurofobinë. BE pikturohet si “import ideologjik”, jo si kuadër standardesh, fondesh dhe drejtësie. Po kështu, merr peng opozitën, agjenda e saj reale (antikorrupsion, ekonomi, shërbime) shuhet nën polemika të importuara, të moderuarit margjinalizohen dhe besueshmëria ndaj partnerëve europianë dëmtohet”, thekson Gogu.

Sipas ministrit, “barazi gjinore” do të thotë trajtim i barabartë dhe ndalim diskriminimi, ndërsa të drejtat dhe ndërgjegjja ecin dorë për dore.

“Kjo peshore mban bashkë shoqërinë, ul zhurmën dhe na kthen te thelbi: zgjidhje reale për njerëzit me halle të vërteta, jo sherr e shamata për llogari politike”, tha ai.

Qëndrimi i plotë i ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu:

“Ndonëse ju e kishit për të keq, Perëndia e ktheu në të mirë”

Jozefi është figura nga libri i Zanafillës në Bibël, i shitur në skllavëri nga vëllezërit, i burgosur pa faj dhe më pas udhëheqës në Egjipt — kur u ribashkua me ta u tha: “Ndonëse ju e kishit për të keq, Perëndia e ktheu në të mirë”. Shprehja emblematike, në dëgjesë të parë tingëllon si fatalizëm, por në thelb përbën një metodë që çarmatos konfliktet. Kjo pasi dëshira për t’u hakmarrë ka gjithë mundësine të shndërrohet në dobi të përbashkët. Sot një grusht zërash po përpiqen të propagandojnë një “luftë kulturore” të importuar, përmes parullave, etiketave dhe armiqve të gatshëm. Shoqëria jonë sot, ose do ta kopjojë modelin e zhurmës së importuar, ose do ta transformojë zhurmën e huaj në zgjidhje.

Prej vitesh, debatet për gjinínë vijnë si dallgë të deteve të ftohta dhe të largëta: me fjalor të gatshëm, taktika polarizuese dhe armiq imagjinarë. Problemi nuk janë bindjet, pasi në një shoqëri të lirë, bindjet janë të larmishme. Problemi fillon kur shablloni i huaj zëvendëson mendimin vendas: imitojmë betejën e dikujt tjetër pa pyetur “çfarë duam të zgjidhim këtu?” apo “cilat janë rrethanat tona ligjore, kulturore, institucionale?”.

Në këtë çast na volitet një parim i thjeshtë, por i mjaftueshëm: të drejtat ekzistojnë njëkohësisht me ndërgjegjen. Shteti duhet t’u ofrojë shërbim të barabartë të gjithëve. Ndërkohë që bashkësitë fetare nevojitet të jenë të lira të jetojnë doktrinën e vet.

Ky binom nuk lejon që barazia të shtypë besimin, dhe as besimi të justifikojë diskriminimin. Çelësi është vija ndarëse: çfarë është shërbim publik i detyrueshëm për të gjithë dhe çfarë është hapësirë doktrinore e brendshme.

Për ta ulur temperaturën dhe për ta kthjelluar kuptimin, na lipsen tre dallime të qarta.

1) “Doktrina fetare nuk barazohet me ligjin”

Doktrina rregullon jetën e brendshme të bashkësive fetare; ligji rregullon hapësirën publike dhe mbron çdo qytetar. Ligji “Për barazinë gjinore” garanton mundësi dhe trajtim të barabartë midis burrave dhe grave në punësim, arsim dhe vendimmarrje. Fjala vjen në një bashki s’mund të vendosen kritere punësimi që de facto përjashtojnë gratë (p.sh. orare të pajustifikuara ose kushte pa lidhje me detyrën) — ky është diskriminim i ndaluar. Ndërkohë, në hapësirën e besimit fetar, bashkësitë gëzojnë autonomi doktrinore (p.sh. kush predikon, çfarë mësohet), por kjo nuk lejon shmangien e ligjit kur ofrohen shërbime në hapësirën publike.

2) Shërbesa fetare nuk është shtetërore

Bashkësitë fetare kanë mision shpirtëror dhe moral, ndërsa shteti ofron shërbime dhe garanton të drejta për qytetarët. Ligji kundër diskriminimit, miratuar në vitin 2010, kur qeverisnin kolegët opozitarë e ndalon diskriminimin në ofrimin e mallrave/shërbimeve dhe në punësim, bazuar mbi gjininë, orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Fjala vjen një sportelist shtetëror s’mund të refuzojë shërbimin për shkak të identitetit gjinor dhe një institucion publik s’mund të pyesë ose vendosë kushte mbi gjininë apo statusin familjar pa lidhje me detyrën. Ndërkohë bashkësia fetare është plotësisht e lirë të përcaktojë nëse predikojnë burrat apo gratë dhe nëse mësohet që gratë t’i mbulojnë kryet apo ta tregojnë hijeshinë e tyre. E pra, shteti nuk është tempull besimi dhe tempulli nuk bëhet dot zyrë shteti.

3) Liria e ndërgjegjes nuk është licensë për të diskriminuar

Po aq e vërtetë është se ndalimi i diskriminimit nuk është detyrim për të mohuar besimin. Rendi ynë i mbron të dyja: shërbim të barabartë për çdo qytetar dhe autonomi doktrinore për komunitetet e besimit.

  • Zyrtari i shtetit nuk mund të refuzojë një akt administrativ për arsye fetare.
  • Komuniteti fetar mund të përcaktojë rolet liturgjike dhe mësimin e brendshëm sipas besimit të vet.

Kujt i shërben zhurma?

Importi i një “lufte kulturore” të rreme zëvendëson agjendën reale: korrupsionin. Sali Berisha—i shpallur non grata nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar—e mbulon këtë me një maskë neo-konservatore, duke e zhvendosur vëmendjen nga llogaridhënia te parullat. Në të njëjtën kohë, disa udhëheqës fetarë të etur për lavdi kërkojnë të hyjnë në politikë, duke politizuar altarin dhe përçarë besimtarët.

Ky teatër ushqen eurofobinë: BE pikturohet si “import ideologjik”, jo si kuadër standardesh, fondesh dhe drejtësie. Po kështu, merr peng opozitën: agjenda e saj reale (antikorrupsion, ekonomi, shërbime) shuhet nën polemika të importuara, të moderuarit margjinalizohen dhe besueshmëria ndaj partnerëve europianë dëmtohet.

Le të mbyllim me tre rregulla të thjeshta për një debat serioz: (1) Përkufizime para polemikave – sqarojmë që “barazi gjinore” do të thotë trajtim i barabartë dhe ndalim diskriminimi (këtu, dua të përgëzoj dhe falenderoj ata gazetarë dhe ato media që kanë marrë mundimin ta lexojnë ligjin që miratuam dhe të vënë në pah atë që bën dhe nuk bën ai ligj); “liri feje” do të thotë të jetosh publikisht besimin pa e kthyer në armë kundër tjetrit. (2) Shembuj, jo fantazma – flasim për raste reale në punësim dhe shërbime (p.sh. kritere pune që përjashtojnë në praktikë gratë, sportele që refuzojnë shërbimin), jo skenarë të importuar nga kush e di ku. (3) Ndarje rolesh – shteti nuk predikon, altari nuk administrohet si zyrë shteti: në hapësirën publike vlen barazia; në hapësirat e besimit fetar vlen autonomia doktrinore.

Ashtu si Jozefi, viktimë e vëllezerve të vetë, që nuk e romantizoi padrejtësinë, por e ktheu në të mirë, edhe ne mund të zgjedhim kthesën e arsyes: më pak parulla, më shumë proces; më pak panik, më shumë rregull. Formula është e qartë dhe e drejtë: të drejtat dhe ndërgjegja ecin dorë për dore. Kjo peshore mban bashkë shoqërinë, ul zhurmën dhe na kthen te thelbi: zgjidhje reale për njerëzit me halle të vërteta, jo sherr e shamata për llogari politike.

/e.i/r.e/ /a.g/

The post Ligji “Për barazinë gjinore”, Gogu: Sherr e shamata për llogari politike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gogu: Ligji për barazinë gjinore, europian dhe jo ideologjik

6 November 2025 at 23:01

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Pas përfundimit të seancës së sotme plenare, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu dha një prononcim për gazetarët, ku foli mbi debatin në Kuvend gjatë diskutimit për ligjin e barazisë gjinore.

Gogu e cilësoi gjuhën e përdorur nga kryetari i opozitës si “stigmatizuese dhe të papranueshme”, duke kërkuar në emër të Kuvendit dhe të shqiptarëve ndjesë ndaj Ambasadorit të Komisionit Europian.

Ai theksoi se ligji i miratuar nuk është akt ideologjik, por një hap i rëndësishëm drejt përafrimit të Shqipërisë me standardet e Bashkimit Europian.

“Një seancë që kulmoi me një incident jashtëzakonisht të rëndë, që në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe  të gjithë shqiptarëve dua t’i kërkoj falje ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Europian, Komisionit Europian dhe të gjithë europianëve për atë gjuhë stigmatizuese ndaj ambasadorit të tyre, për shkak të cilësive të tij personale, nga kreu i opozitës që në fakt nuk ishte asgjë tjetër por ishte kulminacioni i ideologjisë së re. Pra, nëse kishim sot një ligj ideologjik ishte versioni që Partia Demokratike solli, duke u përpjekur që të luajë me frikërat e njerëzve”, tha Gogu.

Për ndjesën e Berishës, Gogu u shpreh se, “nuk e di  besoj, ndjesa zakonisht ndodh me veprime, dhe do të ishte shumë mirë që në emër të të gjithëve ne të na hiqte atë njollë turpi që na u vendos sot. Ligji për barazinë gjinore është një ligj, i cili na përafron me 10 direktivat e Bashkimit Europian”.

“Ai ligj nuk është ideologji, ai është një akt tërësisht i pastër ligjor që është në zemër të së drejtës europiane. Dhe kur flet për barazinë gjinore, flet për barazinë burrë-grua, dhe ky është ligji që sot ka kaluar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, natyrisht duke mbrojtur nga diskriminimi çdo njeri, i cili për shumë arsye nuk mundet të mos mbrohet nga shteti shqiptar, qoftë kjo gjini, qoftë kjo racë, qoftë prejardhja, qoftë arsim dhe shumë gjëra të tjera”, tha Gogu.

“Por kryesorja, ai ligj sjell barazi midis burrave dhe grave në pagat e tyre, në vendin e tyre në qeverisje, në përfaqësimin e tyre në shoqëri, në arsim, në çdo gjë. Pra, ne jemi një shoqëri që vjen nga një e kaluar patriarkale dhe na duhet që patjetër, ashtu siç po ndodh në të gjithë shoqërinë shqiptare, kemi bërë një superudhëtim dhe ju e shikoni rolin e grave në qeverisje, e shikoni rolin e grave në ligjbërje, e shikoni rolin e grave në biznes, në akademi, që do të thotë se duhet ta mbrojmë me të gjitha mekanizmat këtë vlerë europiane që tashmë është ulur këmbëkryq në Shqipëri”, theksoi më tej Gogu.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Gogu: Ligji për barazinë gjinore, europian dhe jo ideologjik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Fjala binar nuk është kurrë fyerje; Gogu: Kërko falje publike

6 November 2025 at 21:09

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu deklaroi sot në Kuvend se, sulmi ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato nuk mbron asnjë vlerë shqiptare.

Në një replikë me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Gogu u shpreh se, “pati një diskriminim tjetër, të një diplomati tjetër, për shkak të origjinës së vet, sapo e dëgjuam. Dhe kjo ndodh sepse kultura brenda një force politike që sot, fatkeqësisht, qëndron përballë si pengesë përballë integrimit europian të shqiptarëve, dhe që duket fare qartë, e ka kthyer diplomacinë në stigmatizim personal për shkak të cilësive personale të diplomatëve të caktuar”.

Gogu u shpreh se, Berisha duhet të kërkojë falje publike për deklaratat e tij.

“I stigmatizon personalisht, ndërkohë që po e lexoj, pavarësisht se kishte një hap mbrapa, po mirë do ishte që të ishte falje publike ajo e zotërisë së 21 Janarit”.

“Sulmi ndaj ambasadorit nuk mbron asnjë vlerë, asnjë vlerë shqiptare. Shoqëria shqiptare është shoqëria e besëlidhjes familjare, dhe këtë ne e respektojmë të gjithë, por të përdorësh besimin fetar për të politizuar një çështje dhe për t’u veshur me neokonservatorizëm, duke shpresuar se do të shpëlajë njollën e korrupsionit madhor, duke u bërë ndjekësi dhe aderenti kryesor i neokonservatorizmit, ky është një naivitet politik”, tha Gogu.

“Ligji është standard europian. Këtë thotë komisionerja – është politikë europiane. Përafron, i nderuar zotëri i 21 Janarit, sepse ligji përafron dhjetë direktiva, jo një, dhjetë direktiva, sepse flet për barazinë burrë-grua”, u shpreh Gogu.

Ministri u shpreh se, “besimi fetar bind me shembull, kurse ligji administrativ mbron dhe atë që vendos të sillet ndryshe nga ty dhe mua dhe ne të dy nuk mund t’ia imponojmë bindjet tona me ligj”.

“Janë shoqëri që kanë çuar në vdekje njerëz të cilët mendonin dhe jetonin ndryshe, siç bëre edhe ti në 21 Janar. Kështu që kjo historia e sulmit personal ndaj ambasadorit për një politikë publike europiane, për një standard europian, për një kulturë shqiptare që është kultura e mosdiskriminimit për asnjë arsye në botë, unë besoj që duhet të dënohet nga ky parlament dhe nga këta njerëz të cilët vazhdojnë dhe stigmatizojnë ambasadorë për cilësitë e tyre personale”, tha Gogu.

Ndërsa kreu i PD, Berisha u shpreh se Gogu ngatërron fjalën binar me bipolar.

“Parafolësi duket se fjalën binar e ngatërron me fjalën bipolar. Por, Zot, fale se s’di ç’të thotë. Fjala binar në konceptin tim nuk është kurrë fyerje. Binar quhet burri dhe gruaja. Gjini binare do të thotë mashkull dhe femër. Ti që ngrihesh dhe thua fyerje, duhet të ndjehesh keq me veten tënde. Është e turpshme”, tha Berisha.

Berisha tha se nuk e ka fyer ambasadorin Gonzato, teksa u shpreh se, nuk ekziston asnjë direktivë e BE për largimin nga binariteti dhe adaptimin e identiteteve me spektër të ndryshëm dhe me përkatësi të shumëfishtë

“Nuk mund ta fyeja unë atë, e thashë këtu, përkundrazi, e vetmja gjë që kërkova është të na tregojë cilën direktivë. Dhe nuk e kërkova kot sepse unë para se të vij kam kërkuar nga ekspertë, nga njohës të të drejtës evropiane, dhe ata më kanë garantuar, siç e thashë, se nuk ekziston asnjë direktivë e BE për largimin nga binariteti dhe adaptimin e identiteteve me spektër të ndryshëm dhe me përkatësi të shumëfishtë”, tha Berisha.

Pra, shtoi Berisha, “dyfishësia dhe shumëfishësia, që ta mësoni ju, është binaritet, multibinaritet. Nuk kanë lidhje me polaritetin”.

“Asnjë diskriminim, përkundrazi thashë binar. Dhe binar nuk mund të jetë fyerje kurrë. As edhe gej nuk mund të jetë fyerje kurrë. Jo, nuk janë fyerje këto për terminologjinë e njeriut që beson në mosdiskrimimin”, tha Berisha.

Më pas ministri Gogu replikoi sërish duke u shprehur se, nuk e përkufizon ky ligj familjen, teksa shtoi se, Kodin e Familjes nuk e prek njeri.

Gogu u shpreh se Berisha e ka stigmatizuar ambasadorin e BE për orientimin seksual.

“E keni stigmatizuar për orientimin seksual dhe keni thënë që për shkak të orientimit të tij seksual po bën politikë për veten e vet. Dhe ka dalë Komisioni Europian dhe ka thënë: barazia gjinore dhe mosdiskriminimi për arsye të orientimit seksual janë në Kartën Themelore të Qytetarisë Europiane”, tha Gogu.

Gogu u shpreh se e ka përshëndetur Berishën për ligjin e 2010-ës.

“Unë, me shumë të drejtë, ju përshëndeta për 2010-ën, që ju keni miratuar për mosdiskriminimin për arsye seksuale, që e keni bërë juve. Ju përshëndeta për këtë gjë, por në të njëjtën kohë gjithashtu ju denoncova për diskriminimin që keni bërë ndaj socialistëve të thjeshtë, kur i keni torturuar, kur i keni marrë zvarrë, kur i keni hequr nga puna, kur i keni vrarë në bulevard si protestues të thjeshtë”, iu drejtua Gogu Berishës.

Gogu nënvizoi se, “nuk shton asnjë vlerë sulmi ndaj një ambasadori në momentin kur ne godasim një ligj që ka vlera europiane, standarde europiane dhe dhjetë direktiva. Pse? Sepse barazon burrin me gruan dhe që në përkufizim familjen e keni burrë-grua, pra gjininë e keni burrë-grua. Nuk e bën ky ligj, nuk e përkufizon ky ligj familjen. Kodin e Familjes nuk e prek njeri, nuk e ripërkufizon ky gjendjen civile nuk e prek ky ligj fare me gjithë ato që keni shpikur dhe që keni trembur. Pse? Sepse doni të trembni përmes besimit fetar”.

“Po besimi fetar është pushtet i butë. Zotëri, nuk e njihni ju, ju njihni pushtetin e dhunshëm. Ju doni që përmes ligjit të bëni gjykatë ndërgjegjesh, ta ktheni në gjykatë ndërgjegjesh. Ky është qëllimi juaj: Ëndrra e neokonservatorizmit, që në Shqipëri sapo kemi importuar një luftë të re kulturash që s’ka lidhje me kulturën shqiptare”, tha Gogu.

Ministri u shpreh se, armiqtë e familjes shqiptare janë të tjera.

“Është dhuna në familje, është varfëria. Janë këto gjëra që janë armiqtë e familjes shqiptare. Pabarazia gjinore, është një nga ato; nuk është orientimi seksual. S’ka lidhje kultura jonë. Ne jemi kulturë e besëlidhjes familjare. E dimë të gjithë këtë gjë, por kjo nuk do të thotë që mos të mbrojmë të gjithë ata, shteti duhet të mbrojë të gjithë ata që vendosin të jetojnë me vlera të tjera nga ato që ne besojmë”, theksoi Gogu.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Berisha: Fjala binar nuk është kurrë fyerje; Gogu: Kërko falje publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Toni Gogu ia plas në sy Flamur Nokës: Vila 760 mijë euro te Gjiri i Lalëzit! Jep shpjegime se dikur të akuzonte shoku i bankës, Gaz Bardhi

By: M C
6 November 2025 at 19:41

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, është përplasur në sallën e seancave plenare me deputetin demokrat, Flamur Noka.

Duke iu përgjigjur akuzave të këtij të fundit, Toni Gogu i kujtoi Flamur Nokës akuzat që ka bërë ndaj tij Gazment Bardhi për vilën 760 mijë euro në Gjirin e Lalëzit. Toni Gogu i tha Flamur Nokës se ka detyrimin që të sqarohet në Kuvend mbi akuzat për vilat.

“I dashur Flamur, jam ulur këtu si shërbëtor i Republikës i zgjedhur nga kuvendi dhe i dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe jam Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, dhe ndaj rri dëgjoj edhe pavërtetësira, e them pavërtetësira me delikatesë se në fakt janë gënjeshtra kokë e këmbë. E dyta, e shikoj që ti je intriguar për standardin e jetesës time, megjithatë të ftoj të më ndjekësh nga mbrapa dhe të shikosh se si i jetoj unë bindjet e mia.

Detyrën time e çmon ti patjetër, por bindjet e mia, të ftoj që t’i shikosh, të vish nga mbrapa. Për sa i përket akuzave personale, të lutem, kësaj salle ti i detyrohesh një përgjigje ndaj një akuze që ta ka bërë shoku i bankës për disa vila të bëra me veprimtari të paligjshme, dhe kam përshtypjen që duhet të jenë në ndonjë organ ligjor. Se më duket se i çoi dhe atje.

Pra, ju keni thënë kaq shumë gjëra për njëri-tjetrin dhe keni lozur, kështu si quhet ajo loja me top, kur gjuhet me top me të pavërteta me njëri-tjetrin, sa që çfarëdo lloj gjëje që ju thoni është kaq e tmerrshme dhe ju kujtoni se populli rri në televizor t’ju dëgjojë gënjeshtrat tuaja. Populli është në punë bashkë me ministrat”, tha Gogu.

The post Toni Gogu ia plas në sy Flamur Nokës: Vila 760 mijë euro te Gjiri i Lalëzit! Jep shpjegime se dikur të akuzonte shoku i bankës, Gaz Bardhi appeared first on Albeu.com.

Pr.ligji për barazinë gjinore, ministri Gogu: Çmoj familjen burrë e grua. Nuk po shpikim gjini të reja

By: lindita
6 November 2025 at 12:25

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka sqaruar në Kuvend projektligjin për barazinë gjinore duke thënë se të vetmet gjini në Shqipëri janë burrë dhe grua. Ky ligj nuk do të prekë Kodin e Familjes, gjendjen civile apo martesën dhe nuk ka për referencë për të shpikur gjini të reja, duke rrëzuar kështu të gjitha pretendimet e opozitës. “Është thënë se ky projektligj paska…

Source

Gogu: Asnjë sekondë për të humbur në avancimin e agjendës evropiane

29 October 2025 at 16:20

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu zhvilloi një takim me anëtarë të tjerë të Parlamentit Evropian, përfshirë Marco Tarquinio-n, bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri si dhe raporterin e PE për Shqipërinë, Andreas Schieder.

Në takim u theksua përkushtimi i ndërsjellë për forcimin e dialogut politik dhe përparimin e vendit në rrugën e integrimit evropian.

Gogu vlerësoi rolin jetik të anëtarëve të PE për procesin e integrimit evropiane, si deputetë por edhe si miq të Shqipërisë. Ai theksoi përpjekjet e qeverisë me parlamentin për të çuar përpara reformat dhe arritur piketat afatmesme të integrimit.

Ministri Gogu theksoi se nuk do të humbet asnjë minutë në agjendën evropiane të Shqipërisë pas besimit të dhënë nga shqiptarët në zgjedhjet e këtij viti.

“Nuk do të humbim asnjë sekondë për t’u shfokusuar nga agjenda evropiane. Ambicia jonë është e madhe për masën e madhe të ligjeve që duhen miratuar për të qenë gati për vitin 2027”, theksoi Gogu.

Ai shtoi se me opozitën ndajnë destinacionin evropian të Shqipërisë edhe pse jo mënyrën për të arritur atje.

“Ne do merremi me standardet dhe se si arrihen ato standarde por jo me individët”, u shpreh Gogu.

Ministri shtoi se parlamenti tashmë ka ngritur dy komisione shumëpartiake me opozitën, atë të reformës zgjedhore dhe atë për reformën territoriale.

Gogu ritheksoi bindjen se parlamenti i përket opozitës, përfshi për të kritikuar politikat e qeverisë, por jo për të vënë në shënjestër drejtues institucionesh.

“Opozita mendon se i bën nder reformës në drejtësi duke i bërë gjyqin një kryeprokurori”, tha Gogu.

Gogu nënvizoi rolin qendror të Kuvendit në ecurinë e negociatave me BE-në dhe në mbikëqyrjen e reformave që garantojnë transparencë dhe legjitimitet demokratik.

/m.q/j.p/

The post Gogu: Asnjë sekondë për të humbur në avancimin e agjendës evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gogu: Shteti ligjor nuk mbarset me thashethemet e qytetarëve digjitalë

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu deklaroi sot në Kuvend se mazhoranca institucionet nuk i bën për persona të veçantë, por për qytetarin.

Në fjalën e tij në Kuvend, ku po diskutohet për raportin e SPAK, Gogu tha se “është shumë trishtuese kur shikon një opozitë të tërë, e cila nuk po bën asnjë gjë tjetër vetëm do që ta kthejë timonin pas”.

“Por nuk ka për të ndodhur, ishte e qartë fare, SPAK ua shfryu gjithë tollumbacen e kapjes me shifra. Pse, sepse shteti ligjor nuk mbarset me thashethemet e qytetarëve digjitalë. Shteti ligjor ndërtohet mbi prova, nëse ke provën çoje në Prokurori dhe pasi e ke çuar në Prokurori prit që Prokuroria e Gjykata të vendosin për atë çështje. Nuk vendos gjyqi popullor që ka vendosur për 50 vite me radhë dhe që ka bërë që ne sot të vazhdojmë me atë kulturë të tmerrshme institucionale”, nënvizoi Gogu.

Ai tha se që vetëm krimit të organizuar i janë sekuestruar miliona euro.

“Me Prokurorin e Përgjithshëm ishte edhe më e bukur. Prokurori i Përgjithshëm drejton dhe kjo shumicë ka vendosur që ai të drejtojë përmes udhëzimeve që nxjerr. Për këtë gjë raportoi Prokurori i Përgjithshëm. Këtu e gjithë çështja është se si deputetë të caktuar, do bëhen prokurorë, do marrin rolin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe do ndjekin çështje të caktuara kryesisht të kundërshtarëve të tyre politikë. Gjë që ka ndodhur kohë më parë, por që kjo shoqëri që është ndarë njëherë e mirë sepse është ndarë kultura europiane, e cila po zbatohet përditë në një shoqëri si e jona”, theksoi Gogu.

Gogu u shpreh se “në çdo vend europian ku ne duam të aderojmë vendimet se si funksionon gjyqësori i merr vetë gjyqësori, kontrollin e bën vetë gjykata, vendimet se si prokurorët apo gjyqtarët sillen në momentin kur inspekton Inspektori i Lartë i Drejtësisë i marrin organet e qeverisjes së gjyqësorit, këtë ka bërë kjo shumicë sot po ndërton institucione të cilat mund të rrinë në këmbë për një kohë të gjatë dhe s’do kthehen tek telefoni”.

Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, Gogu tha se “ju jeni shpallur të padëshirueshëm për ndërhyrje tek gjyqësori nga vendet euroatlantike. Mjaft më me fletërrufe personale ndaj personave të caktuar, duart tona janë larg dosjeve personale”.

/k.s/j.p/

 

 

The post Gogu: Shteti ligjor nuk mbarset me thashethemet e qytetarëve digjitalë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gogu: Berisha, hartues i rritjes së ekonomisë përmes piramidave financiare

16 October 2025 at 13:38

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu deklaroi sot në Kuvend se, ka një përpjekje të së shkuarës që t’i përmbysë institucionet me zhurmë dhe me sulm

Në fjalën e tij lidhur me raportin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) për vitin 2024, Gogu u shpreh se, drejtuesi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave sapo raportoi që aftësia e institucionit në raste kompensimi është dyfishuar nga afro 4.21% në 7.61%.

Pra, shtoi Gogu, “çadra që mbulon depozituesit shqiptar është zgjeruar”.

Duke reaguar për fjalën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Gogu u shpreh se, “e dëgjuat këtu disenjatorin, hartuesin e rritjes së ekonomisë përmes piramidave financiare të thoshte dhe të kërcënonte depozituesin shqiptar që depozitat e tua janë të pasigurta”.

“Është e pavërtetë, por është ndërgjegjja e vrarë nën petkun e skemaxhiut piramidal që vjen dhe sulmon institucionin e pavarur”, tha Gogu.

“Do ta dëgjoni sesi do të sulmojë dhe institucionet e tjera, sepse natyrisht kur flitet sesi mbrohen qytetarët nga diskriminimi nën lëkurën e vrasësit të protestuesve në Bulevard, patjetër që do duhet të vishet me petkun e hipokritit, por kjo është strategji rrënimi sepse rrënon shtetin që po ngremë të gjithë së bashku”, tha Gogu.

Gogu theksoi se, ka një përpjekje të së shkuarës që t’i përmbysë institucionet me zhurmë dhe me sulm.

Ai shtoi se, “është tërësisht përpjekja për të prishur shtetin që mbron qytetarët, që është në shërbim të qytetarëve”.

Kjo u shpreh ai, “është përpjekja e së shkuarës, e cila do të nxijë të tashmen dhe do të vrasi të ardhmen”.

/gj.m/a.f/

The post Gogu: Berisha, hartues i rritjes së ekonomisë përmes piramidave financiare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Gogu: Vendim procedural, PS vijon takimet në kryeqytet

9 October 2025 at 21:46

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, Toni Gogu, deklaroi sot se PS nuk komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore në Tiranë më 9 nëntor.

Gjatë një interviste televizive, Gogu theksoi se shtabi elektoral i Partisë Socialiste do ta vazhdojë intensivisht komunikimin me qytetarët e Tiranës.

“Respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Për Partinë Socialiste, puna vazhdon njësoj. Partia Socialiste është garuese në zgjedhje. Partia Socialiste nuk organizon zgjedhje dhe Partia Socialiste nuk cakton data. Ato i caktojnë organet kushtetuese dhe zgjedhjet i organizojnë organet kushtetuese. Pra Presidenti cakton datën dhe Gjykata Kushtetuese çmon dhe gjykon kërkesat e qoftë individëve, qoftë të subjekteve të caktuara”, thekson Gogu.

“Ajo çfarë mund të them si përfaqësues i Partisë Socialiste, qoftë si anëtar i kryesisë së saj, por qoftë edhe si Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, gjëja e parë, që ne e respektojmë atë ligj dhe e kemi respektuar që ditën e parë. Pra ne nuk komentojmë vendim gjykate dhe nuk do të komentojmë asnjëherë vendime gjykate, sidomos të Gjykatës Kushtetuese. Pra ai është një vendim procedural”, nënvizoi Gogu.

“Pra është një vendim procedural që ka lidhje me pezullimin e dekretit të Presidentit në mënyrë që mos krijojë pasoja të pariparueshme për subjektin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye do të ketë një vendim besoj themeli ku Gjykata Kushtetuese do ta trajtojë çështjen më vonë. Thënë këtë, ajo çfarë unë duhet të them është që për Shtabin Elektoral të Partisë Socialiste nuk ndryshon asnjë gjë. Ne jemi në një komunikim të vazhdueshëm me qytetarin e Tiranës”, u shpreh Gogu.

“Patjetër që një ditë do të ketë një datë zgjedhjesh që, siç thashë, e caktojnë organet përkatëse të ngarkuara nga Kushtetuta dhe nga ligji për të organizuar zgjedhjet, por kjo nuk pengon Partinë Socialiste, e cila ka nisur një komunikim intensiv me qytetarët e Tiranës për të diskutuar atë gjë që është në thelb të gjithë këtij debati publik: që është qyteti. Si do të vazhdojmë të ofrojmë shërbimet publike në këtë qytet? Si do vazhdojmë të çlirojmë hapësirat publike në qytet? Si do vazhdojmë të organizojmë jetën e qytetarëve?Pra ne si Parti Socialiste jemi të përgatitur nga njëra anë të respektojmë ligjin. Të respektojmë të gjitha institucionet kushtetuese, të respektojmë ndarjen e pushteteve dhe nga ana tjetër t’i përgjigjemi qytetarit të Tiranës 24 orë në 24”, tha Gogu.

“Që do të thotë: Për Shtabin Elektoral tonin, nuk ndryshon asgjë. Kemi nisur komunikimin me qytetarët, siç e thashë, për të vazhduar që Tirana jonë të ketë pulsin e saj të jetës, që do të thotë: shkollat, kopshtet, rrugët, rrugicat, shkallët, sheshet publike, transporti, motori ekonomik. Të gjitha këto gjëra ne do t’i dëgjojmë me vëmendje. Fuqia e Partisë Socialiste që nga viti 2000, kur mori qeverisjen e Tiranës nën drejtimin e Edi Ramës, e deri më sot ka qenë tek komunikimi — pra të komunikosh me njerëzit për të kuptuar cilat janë problematikat e këtij qyteti. Unë besoj që është detyra jonë e parë dhe ndaj them: nga njëra anë do respektojmë ligjin. Nga ana tjetër, ne do t’i shërbejmë qytetarit, sepse është qytetari në qendër. Besoj që kjo histori nuk është të krijojmë politika për hir të politikës, kot zhurmë”, tha Gogu.

“Pra, Partia Socialiste përgatit alternativën se si Tirana të vazhdojë të jetojë, të jetë kryeqyteti me rritjen më të madhe ekonomike në rajon. T’i shërbejë qytetarëve të vet. Sesi problematikat e shkallës së pallatit tënd t’i njohim mirë dhe të mos bëjmë barcaleta për to”, shtoi ai.

“Ajo çfarë unë po them është mesazhi që ne, shtabi elektoral i partisë socialiste i ka dhënë njëri tjetrit dhe strukturave është: ne vazhdojmë komunikimin me qytetarët dhe ne vazhdojmë atë që kemi nisur në fakt që nga zgjedhjet e para pra ne vazhdojmë që të faktojmë alternativën qeverisëse të qytetit me kryetaren, me kandidaten e re për kryetare bashkie, zonja Manastirliu”, përfundoi Gogu.

/a.f/

The post Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Gogu: Vendim procedural, PS vijon takimet në kryeqytet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, ministri Toni Gogu: PS e përgatitur

By: redi
9 October 2025 at 21:29

Dekreti nga presidenti Bajram Begaj për të caktuat një datë zgjedhjesh edhe për Bashkinë e Tiranës, u konsiderua jo kushtetues nga ana Gjykatës Kushtetuese e cila unanimisht pezulloi zgjedhjet. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu thotë se PS është e përgatitur, dhe se vendimi nuk ndryshon gjë. ”PS është garuese në zgjedhje dhe nuk organizon zgjedhje.

Source

❌
❌