Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ministria e Transportit të Kanadasë: Nisim menjëherë fluturimet direkte me Shqipërinë

17 December 2025 at 09:20

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/- Ministri i Transportit i Kanadasë dhe kryetar i Qeverisë në Dhomën e Komunave, Steven MacKinnon ka deklaruar se Kanadaja dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje historike për transportin ajror, e cila për herë të parë do të mundësojë fluturime direkte mes dy vendeve.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Transporteve, theksohet se marrëveshja e re me Shqipërinë mundëson që disa linja ajrore do të operojnë fluturime të planifikuara mes dy vendeve duke parashikuar deri në 14 fluturime pasagjerësh në javë për çdo vend.

Sipas marrëveshjes së arritur, do të mundësohen deri në 10 fluturime mallrash në javë si dhe qasje në çdo pikë në territorin e secilit vend. Kompanitë ajrore mund të fillojnë të ofrojnë shërbime menjëherë sipas kësaj marrëveshjeje.

“Kjo marrëveshje e re e transportit ajror me Republikën e Shqipërisë, një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë të Evropës, do të hapë mundësi të reja ekonomike për të dy vendet tona. Marrëveshja do të forcojë gjithashtu lidhjet tona midis njerëzve dhe do të rrisë lidhshmërinë globale të Kanadasë”, deklaron MacKinnon.

Ministri i Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Maninder Sidhu ka vlerësuar se marrëveshja e Transportit Ajror midis Kanadasë dhe Shqipërisë shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe.

“Kjo marrëveshje do të përmirësojë lidhjen ajrore, do të krijojë mundësi të reja për turizëm dhe do të nxisë lidhje më të ngushta mes qytetarëve, duke çuar më tej qëllimet e Kanadasë për diversifikimin tregtar. Për Kanadanë, kjo do t’i ndihmojë bizneset tona të hyjnë në një treg në rritje në Evropën Juglindore dhe do të mbështesë eksportuesit tanë ndërsa ata arrijnë klientë të rinj jashtë vendit. Ky partneritet pasqyron angazhimin tonë të vazhdueshëm për zgjerimin e tregtisë ndërkombëtare dhe ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe reciprokisht të dobishme në të gjithë botën”, ka nënvizuar ministri Sidhu.

Sipas njoftimit zyrtar, eksportet e mallrave kanadeze në Shqipëri arritën në 85 milionë dollarë në vitin 2024.

Shqipëria është destinacioni kryesor i eksportit të mallrave të Kanadasë në vendet e Ballkanit jo-anëtare të BE-së dhe kjo marrëveshje do të lehtësojë fluturimin e parë të drejtpërdrejtë transatlantik të Shqipërisë.

Negocimi i marrëveshjeve të reja të transportit ajror me vende të ndryshme përmirëson më tej lidhjet ajrore të Kanadasë me pjesën tjetër të botës, gjë që promovon diversifikimin tregtar, forcon zinxhirët e furnizimit, nxit turizmin dhe rritjen ekonomike të vendit.

https://www.canada.ca/en/transport-canada/news/2025/12/minister-of-transport-and-leader-of-the-government-in-the-house-of-commons-announces-first-time-air-transport-agreement-with-the-republic-of-albania.html

The post Ministria e Transportit të Kanadasë: Nisim menjëherë fluturimet direkte me Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gogu: Marrëveshja për aderimin në Ligën Mesdhetar garanton rritje të kapaciteteve të administratës detare

4 December 2025 at 16:58

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, prezantoi sot në Kuvend projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Memorandumin e Mirëkuptimit për Kontrollin Shtetëror Portual në Rajonin e Mesdheut”, një marrëveshje e nënshkruar fillimisht në Maltë më 11 korrik 1997.

Gogu e cilësoi këtë nismë si “një projektligj jashtëzakonisht të rëndësishëm për jetën e qytetarit të zakonshëm”, duke theksuar se Shqipëria synon të bëhet pjesë e një strukture rajonale që garanton siguri detare, mbrojtje të mjedisit dhe standarde europiane në porte.

“Republika jonë sot do të vendosë që të hyjë në një ligë mesdhetare shtetesh që kontrollojnë në mënyrë të bashkërenduar anijet që hyjnë në portet e tyre, duke garantuar sigurinë e lundrimit, jetën njerëzore në det dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit”, tha ai.

Sipas tij, kjo marrëveshje nuk është thjesht një detyrim teknik, por një hap me ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët, duke i hapur rrugë mbylljes së Kapitullit 14 të negociatave të anëtarësimit në BE.

Gogu sqaroi se autoritetet shqiptare do të angazhohen për inspektime të rrepta dhe të standardizuara: “Ne do të inspektojmë të paktën 15 për qind të anijeve tregtare të huaja që hyjnë në portet shqiptare. Jemi të detyruar të raportojmë dhe të sigurohemi që anijet janë në standard, nëse rrezikojnë sigurinë apo ndotin mjedisin.”

Ai e quajti këtë “përgjigjen më serioze dhe të qëndrueshme ndaj çdo shqetësimi për ndotjen detare”.

Sipas ministrit, aderimi garanton rritje të kapaciteteve të administratës detare.

“Nuk është vetëm një copë letër. Marrim akses në trajnimet e specializuara, shkëmbejmë informacion në kohë reale, unifikojmë manualet dhe metodologjitë e kontrollit. Kjo do të thotë inspektorë më të mirë, procedura më të qarta dhe më pak hapësirë për abuzim”, tha Gogu.

Ministri solli në vëmendje rekomandimet e Komisionit Europian.

“Ekspertët e BE-së kanë kërkuar shprehimisht që Shqipëria, para se të bëhet anëtare e Memorandumit të Parisit, të aderojë fillimisht në marrëveshjen mesdhetare. Kjo na përgatit për hapin e radhës.”

Ai kujtoi se në vitin 2024 vendi doli zyrtarisht nga lista e zezë e Memorandumit të Parisit.

“Shteti duhet të funksionojë përtej zhurmës. Qytetari ka nevojë të dijë sa i sigurt është kur lundron në det. Shqipëria nuk rri më në Mesdhe si spektatore, por bëhet pjesë aktive e kësaj marrëveshjeje.”

Ai ftoi deputetët të mbështesin projektligjin: “Ju ftoj ta votojmë së bashku këtë nismë që na çon një hap më afër standardeve europiane në sigurinë detare.”

/e.i/a.f/

The post Gogu: Marrëveshja për aderimin në Ligën Mesdhetar garanton rritje të kapaciteteve të administratës detare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

21 October 2025 at 22:39

Britania e Madhe ka vendosur të dërgojë një komandant të lartë ushtarak dhe një ekip të vogël planifikuesish në Izrael, si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të mbështetur dhe monitoruar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit. Ky vendim vjen pas një kërkese zyrtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është bërë publik nga ministri britanik […]

The post Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza appeared first on BoldNews.al.

Marrëveshja e paqes në Gaza, Hamasi dorëzon pengjet e para

By: V K
13 October 2025 at 08:39

Gjatë gjithë natës, shumë qytetarë janë mbledhur në Sheshin e Pengjeve. Sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, të 20 pengjet e gjalla duhet t’i lirohen Kryqit të Kuq.

Ata do të çohen më pas në një bazë ushtarake për t’u ribashkuar me familjet e tyre, ose, nëse është e nevojshme, do të dërgohen menjëherë në spital.

Mediat izraelite raportojnë se shtatë pengjet e para, i janë dorëzuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Gaza.

“Sipas informacionit të dhënë nga Kryqi i Kuq, shtatë pengje janë transferuar në paraburgimin e tyre dhe janë në rrugën e tyre për te forcat e IDF-së dhe ISA-së [Agjencia Izraelite e Sigurisë] në Rripin e Gazës. IDF është e përgatitur të marrë pengje shtesë të cilët pritet të transferohen në Kryqin e Kuq më vonë”, njofton ushtri izraelite.

Pasi të lirohen pengjet, Izraeli do të lirojë rreth 2,000 të burgosur palestinezë. Ata përfshijnë 250 të burgosur që vuajnë dënime të përjetshme, si dhe rreth 1,700 të kapur nga Gaza gjatë luftës dhe të mbajtur pa akuza.

Një zyrtar izraelit tha se një grup pune ndërkombëtar, do të fillojë punën për të gjetur eshtrat e pengjeve të vdekur që nuk kthehen brenda 72 orëve.

Hamasi ka publikuar emrat e 20 pengjeve që do të lirohen:

Bar Kupershtein

Evyatar David

Yosef-Chaim Ohana

Segev Kalfon

Avinatan Or

Elkana Bohbot

Maksim Herkin

Nimrod Cohen

Matan Zangauker

David Cunio

Eitan Brin

Matan Angrest

Eitan Mor

Gali Berman

Ziv Berman

Omri Miran

Alon Ohel

Guy Gilboa-Dalal

Rom Braslabski

Ariel Konio

The post Marrëveshja e paqes në Gaza, Hamasi dorëzon pengjet e para appeared first on Albeu.com.

Vendet arabe mirëpresin marrëveshjen për Gazën, shpresojnë për paqe gjithëpërfshirëse

By: D Marku
9 October 2025 at 15:20

Disa vende arabe kanë mirëpritur marrëveshjen midis Izraelit dhe organizatës militante palestineze “Hamas” mbi fazën e parë të planit të presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke thënë se kjo duhej të ishte një hap drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse paqeje.

Presidenti egjiptian, Abdel-Fattah al-Sissi e përshkroi atë si një “moment historik” që mishëron triumfin e vullnetit për paqe mbi logjikën e luftës. Bisedimet indirekte janë zhvilluar që nga e hëna, në vendpushimin egjiptian të Detit të Kuq, Sharm el-Sheikh.

“Kjo marrëveshje jo vetëm që mbyll kapitullin e luftës, por gjithashtu hap derën e shpresës për popujt e rajonit për një të ardhme të përcaktuar nga drejtësia dhe stabiliteti”, shkroi al-Sissi në X.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu e mirëpritën marrëveshjen, duke vlerësuar rolin e Trump dhe përpjekjet e ndërmjetësve dhe shprehen besimin – në dy deklarata të veçanta, se marrëveshja do të çonte në lehtësimin e vuajtjeve të palestinezëve në Gaza – do të rivendoste sigurinë dhe stabilitetin – dhe do të çonte në një paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse bazuar në zgjidhjen me dy shtete.

Presidenti libanez, Joseph Aoun tha se shpresonte që kjo marrëveshje do të përbënte një hap të parë drejt një armëpushimi të përhershëm dhe përfundimit të vuajtjeve të popullit në Gaza.

“Shpresoj që Izraeli do t’u përgjigjet thirrjeve të bëra nga udhëheqësit arabë dhe të huaj për të ndaluar politikat e tij agresive në Palestinë, Liban dhe Siri – për të krijuar një klimë pozitive – për të punuar drejt një paqeje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që sjell stabilitet në Lindjen e Mesme”, tha Aoun, sipas NNA.

Shefi i “Arabe League”, Ahmed Aboul Gheit e përshkroi marrëveshjen si “lajm të mirë” për popullin në Gaza pas dy vitesh gjakderdhjeje.

The post Vendet arabe mirëpresin marrëveshjen për Gazën, shpresojnë për paqe gjithëpërfshirëse appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja për paqen në Gaza, Kallas: Një shans i vërtetë për t’i dhënë fund luftës

By: armand
9 October 2025 at 13:20

Bindja e Izraelit dhe Hamasit për miratimin e fazës së parë të planit të SHBA-së për paqen në Gazë është një progres i madh dhe një shans i vërtetë për t’i dhënë fund luftës dhe për të liruar të gjithë pengjet, tha sot shefja e punëve të jashtme të BE-së, Kaja Kallas duke e quajtur […]

The post Marrëveshja për paqen në Gaza, Kallas: Një shans i vërtetë për t’i dhënë fund luftës appeared first on BoldNews.al.

Marrëveshja Izrael-Hamas/ Presidenti Begaj: Hap i rëndësishëm drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme

By: V K
9 October 2025 at 10:57

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot marrëveshjen Izrael-Hamas të shpallur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.

Presidenti Begaj e vlerësoi këtë arritje, që është faza e parë e planit të Presidentit Trump për paqen, si një “hap të rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve”.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Presidentit Donald J. Trump, për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik për paqen, ndërsa shprehu besimin se dialogu dhe mirëkuptimi mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme.

Mesazhi i Presidentit Begaj:

“Arritja e marrëveshjes së fazës së parë të planit të paqes midis Izraelit dhe Hamasit, një hap i rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve. Vlerësoj rolin e Presidentit Donald J. Trump për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik për paqen. Besoj se dialogu dhe mirëkuptimi mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme”.

The post Marrëveshja Izrael-Hamas/ Presidenti Begaj: Hap i rëndësishëm drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme appeared first on Albeu.com.

“Çmimi Nobel për Trump”/ Pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, festime në Gaza dhe Izrael (FOTOT)

By: V K
9 October 2025 at 09:15

Pas arritjes së një marrëveshje për t’i ndaluar përkohësisht luftën dhe për të realizuar lirimin e pengjeve dhe të të burgosurve palestinezë, ka pasur festime në Gaza dhe Izrael.

Në qytetin Khan Younis të Gazës, qytetarët dolën në rrugë duke kërcyer dhe duartrokitur, ndërsa atmosfera e festës përfshiu edhe Tel Avivin, ku në “Sheshin e Pengjeve” u mblodhën familjarët e të rrëmbyerve dhe mbështetës të tyre. Të pranishmit brohoritën “Çmimi Nobel për Trump”, në shenjë falenderimi për ndërhyrjen e presidentit amerikan që ndërmjetësoi marrëveshjen, raporton Sky Neës.

Familjet e atyre që ende mbahen peng u panë duke festuar mes këngëve, lotëve dhe përqafimeve, të prekur thellë nga lajmi se të afërmit e tyre mund të kthehen së shpejti në shtëpi.

Einav Zangauker, nëna e pengut Matan Zangauker, u shpreh e emocionuar për mundësinë që i biri të lirohet së shpejti, duke theksuar shpresën e madhe që ky zhvillim i sjell familjes së saj.

 

The post “Çmimi Nobel për Trump”/ Pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, festime në Gaza dhe Izrael (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

Zgjatja me një vit e marrëveshjes bërthamore, Trump pranon ofertën e Putin

6 October 2025 at 18:45

Kremlini ka mirëpritur komentet e presidentit amerikan Donald Trump për zgjatjen me një vit të marrëveshjes bërthamore New START, e cila pritet të përfundojë më 5 shkurt 2026. Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh optimist për pranimin e propozimit nga SHBA. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është i […]

The post Zgjatja me një vit e marrëveshjes bërthamore, Trump pranon ofertën e Putin appeared first on BoldNews.al.

Pezullohet për një muaj marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

1 October 2025 at 13:05


Nga sot pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë–Shqipëri. Nga data 1 tetor deri në fillim të nëntorit, marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës do të pushojë së funksionuari.

Në këtë periudhë, pikat kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë do të kryejnë përpunimin e të dhënave të udhëtarëve dhe drejtuesve të automjeteve përmes një procedure të përshpejtuar, me qëllim që të shmangen radhët dhe pritjet e gjata për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve.

Megjithatë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të kalojnë pa kontrolle kufitare, shkruan A2 CNN.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes dy shteteve, e cila u nënshkrua për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur trafikun e rënduar, ka dhënë rezultate të dukshme gjatë sezonit veror, kur numri i udhëtimeve arrin kulmin. Periudhat e kalimit pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara janë. Nga 1 maj deri më 30 Shtator.

Pra, në total 9 muaj gjatë vitit qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës përfitojnë nga një regjim i lehtësuar lëvizjeje në kufi ndërkohë qe 3 muaj me kontrolle. /Telegrafi/

PAQJA / Çarmatimi, eksodi, rindërtimi: 20 pikat që s’mund të refuzoheshin

By: xhir jeta
30 September 2025 at 10:44

Drafti i ri i marrëveshjes së paqes, i paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, parashikon një armëpushim të kushtëzuar me lirimin nga ana e Hamasit, brenda 72 orësh, të të gjithë pengjeve, të gjallë ose të vdekur. Në këmbim, Izraeli do të lirojë 250 të burgosur palestinezë të dënuar me burgim të përjetshëm. Pasi të përmbushet kjo kërkesë e parë, do të nisë një tërheqje graduale e ushtrisë izraelite nga Rripi.

Kjo do të duhej të çonte më pas në çarmatimin e milicëve dhe në krijimin e një autoriteti të përkohshëm që do të marrë kontrollin e territorit, me IDF që do të tërhiqet duke krijuar megjithatë një perimetër sigurie derisa të jetë e sigurt mungesa e kërcënimeve terroriste. Ja çfarë thotë në detaje marrëveshja e propozuar nga SHBA.

1 Gaza e Lirë

Rripi do të bëhet zonë e lirë nga terrorizmi dhe radikalizimi dhe nuk duhet të përbëjë më kërcënim për vendet fqinje.

2 Rindërtimi

Gaza do të rindërtohet në dobi të popullsisë vendase, e cila ka vuajtur tashmë mjaft.

3 Përfundimi i luftës

Nëse palët pranojnë propozimin amerikan, lufta do të marrë fund menjëherë. Forcat izraelite do të tërhiqen përgjatë vijës së rënë dakord për t’u përgatitur për lirimin e pengjeve. Gjatë kësaj periudhe, të gjitha operacionet ushtarake, përfshirë bombardimet ajrore dhe artilerinë, do të pezullohen.

4 Pengjet

Brenda 72 orësh nga pranimi publik i marrëveshjes nga Izraeli, të gjithë pengjet, të gjallë ose të vdekur, do të kthehen.

5 Kundërshpërblimi

Pasi të lirohen pengjet, Izraeli do të lirojë 250 të burgosur palestinezë të dënuar me burgim të përjetshëm, plus 1.700 banorë të Gazës të ndaluar pas 7 tetorit 2023, përfshirë gra dhe fëmijë. Për çdo peng izraelit, eshtrat e të cilit do të kthehen, Izraeli do të dorëzojë eshtrat e 15 banorëve të Rripit që kanë vdekur.

6 Amnistia

Pasi të kthehen të gjithë pengjet, anëtarët e Hamasit që pranojnë bashkëjetesë paqësore dhe dorëzojnë armët do të amnistohen. Anëtarëve të Hamasit që duan të largohen nga Rripi do t’u garantohet kalim i sigurt drejt vendeve pritëse.

7 Ndihmat

Sapo të pranohet marrëveshja, ndihmat do të dërgohen menjëherë në Rripin e Gazës. Kjo përfshin rikthimin në funksion të infrastrukturave (ujë, energji, kanalizime), rikthimin në punë të spitaleve dhe furrave të bukës, si dhe hyrjen e pajisjeve të nevojshme për të hequr rrënojat dhe për të hapur rrugët.

8 Shpërndarja

Shpërndarja e ndihmave në Rripin e Gazës do të bëhet pa ndërhyrje nga të dyja palët, përmes Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të tyre, Gjysmëhënës së Kuqe dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.

9 Qeverisja

Gaza do të qeveriset nga një komitet palestinez teknokratik dhe apolitik, përgjegjës për menaxhimin e shërbimeve publike dhe bashkive për popullsinë e Gazës. Ky komitet do të përbëhet nga palestinezë të kualifikuar dhe ekspertë ndërkombëtarë, nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e një organi të ri ndërkombëtar tranzicioni, “Këshilli i Paqes”, i cili do të drejtohet dhe kryesohet nga presidenti Donald J. Trump, me anëtarë dhe krerë shtetesh të tjerë për t’u shpallur, mes tyre ish-kryeministri Tony Blair. Ky organ do të përcaktojë kornizën dhe do të menaxhojë financimet për rindërtimin e Gazës deri sa Autoriteti Palestinez të ketë përfunduar programin e tij të reformave, siç parashikohet në propozime të ndryshme – përfshirë planin e paqes të presidentit Trump të vitit 2020 dhe propozimin saudo-francez – dhe të mund të rimarrë në mënyrë të sigurt e efektive kontrollin e Gazës.

10 Zhvillimi

Do të hartohet një plan zhvillimi ekonomik “Trump” për të rindërtuar Gazën, duke thirrur një grup ekspertësh që kanë kontribuar në lindjen e disa prej qyteteve moderne më të begata të Lindjes së Mesme. Kjo do të krijojë vende pune, mundësi dhe shpresë për të ardhmen e Gazës.

11 Zona ekonomike

Do të krijohet një zonë ekonomike speciale me tarifa preferenciale dhe norma aksesimi për t’u negociuar me vendet pjesëmarrëse.

12 Pa detyrim

Askush nuk do të detyrohet të largohet nga Gaza dhe ata që dëshirojnë të ikin do të jenë të lirë ta bëjnë dhe të kthehen.

13 Çarmatimi

Hamasi dhe fraksionet e tjera pranojnë të mos kenë asnjë rol në qeverisjen e Gazës, as drejtpërdrejt, as tërthorazi, e as në ndonjë formë tjetër. Të gjitha infrastrukturat ushtarake, terroriste, përfshirë tunelet dhe impiantet e prodhimit të armëve, do të shkatërrohen dhe nuk do të rindërtohen. Do të ketë një proces çarmatimi të Gazës nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të pavarur.

14 Partnerët rajonalë

Partnerët rajonalë do të ofrojnë garanci për të siguruar që Hamasi dhe fraksionet të respektojnë detyrimet e tyre dhe që “Gaza e Re” të mos përbëjë kërcënim për fqinjët ose popullsinë e saj.

15 Bashkëpunimi i sigurisë

SHBA do të bashkëpunojnë me partnerët arabë dhe ndërkombëtarë për të krijuar një Forcë Ndërkombëtare të Stabilizimit (FNS/ISF) të përkohshme për t’u dislokuar menjëherë në Gaza. ISF do të bashkëpunojë me Izraelin dhe Egjiptin për të ndihmuar në garantimin e sigurisë së zonave kufitare.

16 Garancitë

Izraeli nuk do ta pushtojë apo aneksojë Gazën. IDF do të dorëzojë gradualisht territorin e Gazës që mban nën kontroll, me përjashtim të një pranie sigurie që do të mbetet deri sa Gaza të mbrohet në mënyrë të përshtatshme nga çdo kërcënim terrorist.

17 Në rast mohimi

Nëse Hamasi vonon ose refuzon këtë propozim, plani do të vazhdojë në zonat e çliruara nga terrorizmi që IDF ia dorëzon ISF-së.

18 Dialog ndërfetar

Do të nisë një proces dialogu ndërfetar i bazuar në vlerat e tolerancës dhe bashkëjetesës paqësore, për t’u përpjekur të ndryshojë mentalitetin dhe narrativën e palestinezëve dhe izraelitëve.

19 Shteti Palestinez

Me ecurinë e rindërtimit të Gazës dhe zbatimin e programit të reformave të Autoritetit Palestinez do të krijohen kushtet për vetëvendosje dhe shtetësi palestineze, e njohur si aspiratë e popullit palestinez.

20 Mbikëqyrja

Shtetet e Bashkuara do të nisin një dialog mes Izraelit dhe palestinezëve për të rënë dakord mbi një horizont politik për bashkëjetesë paqësore dhe të begatë. / bota.al

Testi i madh për Trump: Si ta bindë Putinin të ulet me Zelenskyn

16 August 2025 at 14:06

Presidenti rus Vladimir Putin ka kaluar tre vitet e fundit duke mohuar legjitimitetin e Volodymyr Zelensky-t si lider i Ukrainës. Prandaj, ndoshta jo rastësisht, ndërsa Trump doli nga samiti i Alaskës duke premtuar një takim të ardhshëm trilateral, Kremlini mohoi se kjo temë ishte diskutuar. Një gazetar rus, që foli për CNN në kushte anonimiteti, […]

The post Testi i madh për Trump: Si ta bindë Putinin të ulet me Zelenskyn appeared first on BoldNews.al.

Trump-Putin, takimi 3 orësh mbyllet pa marrëveshje për armëpushimin në Ukrainë

16 August 2025 at 08:08

Donald Trump mbërriti në Alaskë duke thënë se donte një armëpushim dhe duke specifikuar në avion se e dinte që mund të mos ishte i menjëhershëm, por se nuk do të ishte i lumtur nëse armëpushimi nuk do të arrihej. Dita përfundoi pa një armëpushim dhe me një konferencë të përbashkët të shkurtër për shtyp, […]

The post Trump-Putin, takimi 3 orësh mbyllet pa marrëveshje për armëpushimin në Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

Marreveshja me Armeninë, Presidenti Begaj uron përmes një bisede telefonike homologun azer, Ilham Aliyev

By: D Marku
12 August 2025 at 12:59

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Begaj e përgëzoi homologun e tij për normalizimin e marrëdhënieve mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, si dhe për nënshkrimin e deklaratës dhe dokumenteve të rëndësishme të arritura nën kujdesin e Presidentit të SHBA-së. Ai vlerësoi vendosmërinë e Aliyevit në këtë proces dhe mbështetjen e dhënë nga presidenti amerikan.

Nga ana e tij, Aliyev falënderoi Begajn për urimet, duke theksuar se Azerbajxhani ka iniciuar agjendën e paqes në rajon dhe ka hartuar tekstin e marrëveshjes së paqes. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e dokumenteve të miratuara në takimin e Uashingtonit dhe rolin e SHBA-së në mbështetjen e këtij procesi.

Të dy presidentët vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen reciproke mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

The post Marreveshja me Armeninë, Presidenti Begaj uron përmes një bisede telefonike homologun azer, Ilham Aliyev appeared first on Albeu.com.

Cila mund të jetë një marrëveshje e mundshme mes Ukrainës dhe Rusisë (Pikat)

9 August 2025 at 11:01

Uashingtoni dhe Moska, sipas Bloomberg, synojnë të arrijnë një marrëveshje për Ukrainën që do të ngrijë situatën në terren, duke hapur rrugën për një armëpushim dhe për diskutime teknike mbi një marrëveshje paqeje të qëndrueshme. Kjo marrëveshje paraprake parashikon që Rusia të mbajë territoret e pushtuara dhe kështu të ngrijë linjën e frontit. Sipas Wall […]

The post Cila mund të jetë një marrëveshje e mundshme mes Ukrainës dhe Rusisë (Pikat) appeared first on BoldNews.al.

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

By: Ardit
3 August 2025 at 14:25

Një tjetër pengesë për qendrat e emigrantëve në Shqipëri të promovuara nga qeveria Meloni, e cila tashmë ndodhet nën presion të fortë në Europë për të shpëtuar një eksperiment të dështuar dhe jashtëzakonisht të kushtueshëm. Problemet nuk lidhen më vetëm me përcaktimin e listës për vendet e sigurta, një kriter kyç për procedurën e përshpejtuar […]

The post Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor appeared first on BoldNews.al.

Raporti në Parlamentin Italian/ Modeli Shqipëri-Itali: Izolim dhe kosto pa kontroll migrator. Dështimi i marrëveshjes migratore Shqipëri-Itali, kur politika migratore shndërrohet në plagë sociale

By: D Marku
30 July 2025 at 16:13

Nëntor 2023-korrik 2025, vetëm 132 emigrantë të transferuar në kampin e Gjadrit, 32 prej të cilëve janë rikthyer në Itali. Protokolli Shqipëri-Itali, shpenzime të mëdha dhe rezultate minimale.

Është prezantuar në Dhomën e Deputetëve në Parlamentit italian raporti me titull “Plagë Kufitare”- Protokolli Itali-Shqipëri: pezullimi i të drejtave dhe mungesa e transparencës operative” i përgatitur nga Tavolo Asilo e Immigrazione (TAI) në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare dhe lokale si Medici Senza Frontiere, Amnesty International, ARCI, ASGI, ActionAid Italia dhe të tjera të shoqërisë civile.
Ky raport vjen pas tre misioneve monitoruese në Shqipëri, në kampet e emigrantëve në Shengjin dhe Gjadër. Raporti ka dy qëllime kryesore: së pari, dokumenton me rigoroze të gjitha aspektet juridike, organizative dhe materiale të kësaj faze të re të modelit migrator të quajtur “modeli Shqipëri”; së dyti, analizon me kriticizëm ndikimet e këtij modeli mbi garancitë individuale, mbi mbrojtjen e të drejtave themelore, duke përfshirë të drejtën për shëndet, si dhe mbi transparencën dhe demokracinë në menaxhimin e flukseve migratore.

Nga 1400 vendet e premtuara në dy qendrat në Shengjin dhe Gjadër, më pak se 800 janë aktualisht operative. Numri i personave të transferuar nga Italia në Shqipëri është vetëm 132, prej të cilëve 32 janë rikthyer sërish. Kostoja e parashikuar e këtij projekti kap shifrën mbi 800 milionë euro për një periudhë pesëvjeçare, ose rreth 170 milionë euro në vit, pa asnjë efekt të dukshëm mbi kontrollin dhe reduktimin e flukseve migratore drejt Italisë.

Raporti evidenton se izolimi dhe mbajtja në qendrat e Gjadrit nuk janë vetëm një kusht material, por një gjendje sistemike e margjinalizimit që e bën emigrantin të padukshëm, të heshtur dhe pasiv. Ky lloj qëndrimi është më ekstrem se ai në kampet italiane, për shkak të mungesës së transparencës institucionale, mungesës së mundësisë për të ndjekur apo kontrolluar ligjërisht procedurat, dhe mungesës së aksesit të shoqërisë civile dhe mediave.

Një nga momentet e analizuara të raportit është operacioni i rimatrikulimit të detyruar të datës 9 maj 2025. Pesë qytetarë egjiptianë u morën me forcë nga CPR-ja në Gjadër, u transportuan me automjete drejt Tiranës dhe më pas u ngarkuan në një avion charter që i çoi në Kajro, Egjipt. Kjo operacion u krye jashtë çdo juridiksioni gjyqësor dhe në shkelje të hapur të nenit 3 të Direktives 2008/115/CE të Bashkimit Evropian, si dhe në shkelje të protokollit italo-shqiptar, i cili parashikon që të gjitha veprimet të kryhen brenda zonave që janë nën “gjurisdiksion të plotë italian”.

Ky veprim ka ngjallur reagime të forta nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe është edhe objekt i një interpelance në parlamentin italian nga deputetja Rachele Scarpa.

Gjatë 34 ditëve të monitorimit, në raport janë regjistruar 42 ngjarje kritike, përfshirë tentime për vetëvrasje, mbajtje arbitrare, transferime pa dokumente dhe përdorim të forcës me shenja dhune, të cilat kanë dëmtuar rëndë dinjitetin dhe sigurinë e personave të ndaluar.

Në raport kërkohet menjëherë pezullimi i protokollit italo-shqiptar, hapja e një debati publik dhe transparent parlamentar, si dhe rivendosja e të gjitha garancive themelore për personat që preken nga ky model, duke përfshirë mbrojtjen ligjore, të drejtën për trajtim shëndetësor dhe të drejtën për azil.

“Plagë kufinjsh” paraqet një portret të qartë të një politike migracioni që funksionon mbi bazën e propagandës, shpenzimeve të mëdha, shkeljeve të rëndë të të drejtave të njeriut dhe mungesës së transparencës institucionale.

Raporti shpreh shqetësimin se ky model mund të shndërrohet në një standard për Bashkimin Evropian, duke dëmtuar parimet demokratike dhe duke krijuar plagë sociale dhe institucionale shumë të thella.

Kostoja financiare e këtij projekti është jashtëzakonisht e lartë, duke kapur mbi 800 milionë euro për një periudhë pesëvjeçare, që përkthehet në rreth 170 milionë euro në vit, shifër kjo që nuk ka reflektuar një ndikim të dukshëm në kontrollin apo reduktimin e flukseve migratore drejt Italisë. Ky fakt tregon se investimi i madh financiar nuk po përkthehet në rezultate konkrete, duke ngritur pyetje për efektivitetin dhe qëndrueshmërinë e modelit Shqipëri-Itali në politikën migratore.

The post Raporti në Parlamentin Italian/ Modeli Shqipëri-Itali: Izolim dhe kosto pa kontroll migrator. Dështimi i marrëveshjes migratore Shqipëri-Itali, kur politika migratore shndërrohet në plagë sociale appeared first on Albeu.com.

Turqia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen që i lejon Ankarasë të jetë përdoruese e aeroplanëve luftarakë Eurofighter

By: D Marku
23 July 2025 at 14:56

Turqia dhe Britania kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi (MoU) për t’i lejuar Ankarasë të jetë përdoruese e aeroplanëve luftarakë Eurofighter Typhoon, në një hap të madh drejt sigurimit të prokurimit të avionëve pas vitesh negociatash.

Turqia ka qenë në bisedime për të blerë 40 aeroplanë luftarakë, të cilët janë ndërtuar nga një konsorcium i Gjermanisë, Britanisë, Italisë dhe Spanjës, të përfaqësuar nga Airbus, BAE Systems dhe Leonardo.

“Ministrat e Mbrojtjes kanë nënshkruar sot së bashku një Memorandum Mirëkuptimi. Ky dokument kodifikon marrëdhëniet midis vendeve, duke i çuar ato një hap më afër një marrëveshjeje të plotë për Typhoon”, tha Ministria Turke e Mbrojtjes në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja.

“Të dy Ministrat e mirëpresin nënshkrimin si një hap pozitiv drejt sjelljes së Turqisë në klubin Typhoon dhe ndajnë një ambicie të ndërsjellë për të përfunduar marrëveshjet e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur”, është thënë më tej në deklaratë.

Më parë, revista Spiegel raportoi se Gjermania kishte hapur rrugën edhe për dorëzimin e 40 aeroplanëve luftarakë në Turqi, pas një vendimi pozitiv nga këshilli federal i sigurisë.

Marrëveshja vjen një ditë pas bisedës telefonike të presidentit Rexhep Tajip Erdogan me kryeministrin britanik Keir Starmer, në të cilën ata shqyrtuan progresin e fundit në lidhje me prokurimin e mundshëm të aeroplanëve luftarakë nga Turqia.

Të dyja palët shprehën optimizëm se zhvillimet në këtë fushë do të forconin më tej bashkëpunimin në mbrojtje midis Ankarasë dhe Londrës.

Erdogan më herët të dielën tha se Britania dhe Gjermania treguan një qëndrim “pozitiv” ndaj blerjes së mundshme të Eurofighters nga Turqia, duke theksuar se Ankaraja dëshiron ta finalizojë blerjen sa më shpejt të jetë e mundur.

The post Turqia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen që i lejon Ankarasë të jetë përdoruese e aeroplanëve luftarakë Eurofighter appeared first on Albeu.com.

BKK dhe ASHAK me marrëveshje, prioritet digjitalizimi i gazetës ‘Rilindja’

By: Kult Plus
10 July 2025 at 16:37

Biblioteka Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Agjencia Shtetërore të Arkivave të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit.

“Prioritet i veçantë i kësaj marrëveshjeje është digjitalizimi i plotë i fondit të gazetës ‘Rilindja’, një ndër pasuritë më të çmuara të trashëgimisë dokumentare të Kosovës”, thuhet në komunikatën e BKK.

Në këtë njoftim të nxjerrë nga BKK thuhet se marrëveshja synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve për shkëmbim të koleksioneve, informacion bibliografik dhe njohuri teknike-teknologjike, digjitalizim dhe veprime kulturore/shkencore.

“Ky hap i rëndësishëm do të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe qasjen më të gjerë në trashëgiminë kulturore dhe dokumentare të vendit”, thuhet në njoftimin e BKK-së në Facebook.

❌
❌