Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KARAKAS – Venezuela liron të paktën 100 të burgosur politikë

26 January 2026 at 11:31

KARAKAS, 26 janar /ATSH-DPA/- Një grup i të drejtave të njeriut tha se të paktën 100 të burgosur politikë ishin liruar dje nga qeveria venezueliane.

Kreu i “Foro Penal” (Forumi Penal), Alfredo Romero, tha se grupi i tij kishte verifikuar identitetin e 104 prej të liruarve.

“Do të ishte ideale nëse qeveria do të publikonte listat e të liruarve”, shkroi Romero në X.

“Foro Penal” vlerëson se ka rreth 800 të burgosur politikë në vendin e Amerikës së Jugut, shumë prej të cilëve u arrestuan gjatë protestave kundër rizgjedhjes së udhëheqësit autoritar Nicolás Maduro, në vitin 2024.

Më 3 janar, ushtria amerikane arrestoi Maduron dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores në një sulm ndaj Karakasit.

Aktualisht, ata presin gjyqin në Nju Jork, të akuzuar për trafik droge dhe çështje të tjera.

Shumë kohë para operacionit, administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ushtroi presion mbi qeverinë e Maduros për të liruar të burgosurit politikë.

“Me lirimet e fundit, numri i personave të liruar pas operacionit amerikan është rritur në të paktën 240”, sipas organizatave të ndryshme. //a.i/

The post KARAKAS – Venezuela liron të paktën 100 të burgosur politikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Recetë e thjeshtë për një vakt perfekt shtëpie

18 January 2026 at 00:57


Recetë e thjeshtë për një vakt perfekt shtëpie

Rizoto me pulë është një nga ato gatime që bashkon përbërës të thjeshtë me një shije të pasur dhe të plotë. Përgatitet ngadalë, duke u përzier vazhdimisht, gjë që i jep teksturën e veçantë kremoze dhe e kthen në një ushqim që sjell rehati të vërtetë.

Është zgjedhje ideale si për një drekë të shpejtë familjare, ashtu edhe për një darkë elegante, sepse me pak kujdes dhe teknikën e duhur gjithmonë lë përshtypjen e kuzhinës shtëpiake me një dozë sharmi italian, transmeton Telegrafi.

Informacione bazë

Lloji i gatimit: Pjatë kryesore / Drekë / Darkë
Koha e përgatitjes: 10–15 minuta
Koha e gatimit: 25–30 minuta
Vështirësia e përgatitjes: Mesatare – e lehtë

Përbërësit

  • 200 g oriz
  • 200 g mish pule (fileto), i prerë në kube
  • 1 qepë e vogël, e grirë imët
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 600–700 ml lëng pule i nxehtë (bujon)
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • kripë dhe piper sipas shijes
  • 40–50 g parmixhan i grirë
  • majdanoz i freskët (opsional

Përgatitja

1. Përgatitja e lëngut të pulës
Në një tenxhere të veçantë ngrohni lëngun e pulës dhe mbajeni gjithmonë të nxehtë – ky është çelësi për një rizoto të mirë.

2. Kaurrdisja e qepës
Në një tenxhere të gjerë dhe të cekët ngrohni vajin e ullirit dhe gjysmën e gjalpit. Shtoni qepën dhe kaurrdiseni në zjarr mesatar derisa të bëhet transparente (nuk duhet të marrë ngjyrë).

3. Mishi i pulës
Shtoni mishin e pulës dhe kaurdiseni 5–7 minuta, derisa të marrë lehtë ngjyrë dhe të lëshojë lëngun. Kriposeni dhe piperoseni.

4. Orizi
Shtoni orizin (mos e lani!) dhe skuqeni lehtë 1–2 minuta duke e përzier vazhdimisht, që çdo kokërr të vishet me yndyrë.

5. Vera e bardhë
Hidhni verën dhe përzieni derisa alkooli të avullojë, duke lënë vetëm aromën e këndshme.

6. Shtimi gradual i bujonit
Shtoni një garuzhde me bujon të nxehtë dhe përzieni derisa orizi ta përthithë lëngun. Vazhdoni kështu, garuzhde pas garuzhde, duke përzier vazhdimisht.

7. Gatimi deri në perfeksion
Pas 18–22 minutash, orizi duhet të jetë kremoz, por në qendër pak i fortë.

8. Finalizimi
Hiqeni nga zjarri. Përzieni gjalpin e mbetur dhe parmixhanin. Provojeni dhe, nëse është e nevojshme, rregulloni shijen.

Sekrete të vogla për rizoton perfekte

  • Mos e lani orizin – niseshteja i jep teksturën kremoze
  • Përzieni shpesh, por me kujdes
  • Rizoto duhet të jetë e lëngshme dhe kremoze, jo e thatë dhe jo si qull
  • Shërbejeni menjëherë – rizoto nuk e duron pritjen

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/

Nga Instagrami te gjykata: Skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

12 January 2026 at 00:52

Videot dhe postimet me mesazhe motivuese, veshjet firmato, deklaratat për besimin në Zot, dashuria për familjen dhe një stil jetese luksoz – i mbushur me makina të shtrenjta dhe udhëtime në destinacione ekzotike, i kanë sjellë Kristian Boçit gati 100 mijë ndjekës në Instagram. Por përtej fasadës së një babai të përkushtuar dhe bashkëshorti të […]

The post Nga Instagrami te gjykata: Skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro appeared first on Reporter.al.

‘Nuk ka akt-ekspertimi’/ Si refuzoi gjykata kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e 20 pasurive të Abules e Boçit

By: armand
4 January 2026 at 15:48

Nga Elton Qyno Mos administrimi i një akt-ekspertimi në dosjen hetimore të regjistruar nga prokuroria e Tiranës ndaj Kristian Boçit, mikut të Erjon Veliaj, Elman Abules, Vladimir Avramit, Ender Boçit dhe personave të tjerë, ka çuar gjykatën të refuzojë kërkesën e akuzës për sekuestrimin e rreth 20 pasurive. Gjyqtari Altin Abdiu, ka konstatuar pikërisht mungesën […]

The post ‘Nuk ka akt-ekspertimi’/ Si refuzoi gjykata kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e 20 pasurive të Abules e Boçit appeared first on BoldNews.al.

Kosovë, asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonelë

By: armand
23 December 2025 at 19:14

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës (AUV) ka njoftuar opinionin publik për një rast të konstatuar të kontaminimit me bakterin Salmonella spp në një ngarkesë të produktit MDM pule të importuar nga Polonia. Lajmi është bërë i ditur pas njoftimit të pranuar nga Komisioni Evropian përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për […]

The post Kosovë, asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonelë appeared first on BoldNews.al.

MY Shawarma sjell MY Chicken Burger dhe pikën më të re në Arllat

21 December 2025 at 18:17


MY Shawarma ka prezantuar produktin e saj më të ri, MY Chicken Burger, një risi në menu që po tërheq vëmendjen dhe po pritet shumë mirë nga klientët.

MY Chicken Burger bazohet në një kombinim të balancuar shijesh, ku në qendër është fileto pule crispy, e shoqëruar me sosin special të MY Shawarma, i cili i jep burgerit identitet të veçantë dhe e dallon nga ofertat e zakonshme në treg.

Reagimet e para nga konsumatorët kanë qenë shumë pozitive, duke e pozicionuar MY Chicken Burger si një nga produktet më të kërkuara të ditëve të fundit në My Shawarma.

Ndërkohë, MY Shawarma vazhdon zgjerimin e saj me hapjen e pikës më të re, duke forcuar edhe më tej praninë në treg. Lokacioni i ri në Arlat do të hapet të martën, në orën 12:00, dhe konsiderohet strategjik për shkak të pozitës së tij, pasi lidh qytetet kryesore të Kosovës, ndërsa në këtë pjesë realizohet edhe ndërlidhja direkte me autostradën drejt Shqipërisë.

Ky pozicionim e bën pikën e re një ndalesë ideale si për banorët lokalë, ashtu edhe për udhëtarët dhe qarkullimin e vazhdueshëm, duke u ofruar atyre mundësinë që të shijojnë produktet e MY Shawarma, përfshirë edhe risinë e fundit, MY Chicken Burger.

Milani në bisedime për transferimin e mbrojtësit të Dortmundit

21 December 2025 at 14:25


Milani ka ndërmarrë hapa konkretë për të eksploruar një transferim të mundshëm të mbrojtësit qendror të Borussia Dortmund, Niklas Sule, ndërsa diskutimet po vazhdojnë prapa skenave.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, javën e kaluar është zhvilluar një takim mes drejtuesve të Rossonerëve dhe avokatit Francesco Romano, i cili ka qenë i përfshirë edhe në marrëveshje të tjera të Milanit, si ato të Jasharit dhe Okaforit.

Takimi kishte në fokus situatën kontraktuale dhe të ardhmen e qendërmbrojtësit gjerman.

Raportohet se Sule është i hapur ndaj një sfide të re në Serie A dhe e sheh Milanin si një destinacion shumë tërheqës.

Mbrojtësi 28-vjeçar thuhet se kërkon një kontratë afatgjatë, e cila do të zgjasë të paktën deri në vitin 2028.

Ndërkohë, Milani po analizon fizibilitetin financiar dhe sportiv të këtij operacioni, teksa synon të përforcojë repartin defensivë me një lojtar me përvojë ndërkombëtare dhe profil të lartë për sezonet e ardhshme. /Telegrafi/

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

By: Ela
5 December 2025 at 09:35

Biznesmeni Elman Abule, i cili është marrë i pandehur në dosjen e Erion Veliaj, është paraqitur në GJKKO, ku zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës. Abule akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt dhe ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij me kërkesë të SPAK. Seanca e kaluar, ku […]

The post Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO appeared first on BoldNews.al.

Dosja Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO (VIDEO)

By: V K
5 December 2025 at 09:40

Ditën e sotme, biznesmeni Elman Abule, është paraqitur në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

Abule është në gjyq në lidhje me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt.

 

The post Dosja Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Fasuleja bullgare me lëng - nuk shkakton fryrje dhe ka shije që të rrëmben

10 November 2025 at 00:02


Më poshtë zbulojmë recetën origjinale bullgare për fasule me lëng, të përgatitur hap pas hapi

Festivali i fasules së Smiljanit në fshatin Smiljan të Bullgarisë është një nga atraksionet më të njohura të vendit fqinj, që çdo vit mbledh mijëra njerëz. Pikërisht për këtë arsye, recetën e tyre për fasule me lëng e njohin në mbarë rajonin.

Bullgarët e konsiderojnë fasulet si thesar kombëtar, simbol i thjeshtësisë, ngrohtësisë së shtëpisë dhe bashkimit familjar.

Ajo që e bën të veçantë është fakti se fasulja e tyre nuk shkakton fryrje, falë një hapi të vogël, por shumë të rëndësishëm: fasulja zihet në tre ujëra, me shtimin e erëzave natyrale që lehtësojnë tretjen, transmeton Telegrafi.

Të dhëna bazë:

  • Sasia: për 4 persona
  • Koha e përgatitjes: 15 minuta
  • Koha e zierjes: rreth 90 minuta
  • Vështirësia: e lehtë
  • Kuzhina: tradicionale bullgare
  • Kaloritë për porcion: ~380 kcal

Përbërësit:

  • 300 g fasule bullgare (ose e bardhë, me kokrra mesatare)
  • 1 qepë e madhe
  • 2 karota
  • 1 spec i kuq (i freskët ose i thatë)
  • 2 lugë salcë domatesh
  • 2 lugë vaj ose pak dhjamë
  • 1 gjethe dafine
  • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • ½ lugë çaji nenexhik (i thatë ose i grirë i freskët)
  • ½ lugë çaji trumzë
  • Kripë sipas shijes
  • Një copë sallam i thatë ose pak proshutë e tymosur - sipas dëshirës

Përgatitja:

1. Zierja e fasules në tre ujëra
Lani fasulet, hidhini në ujë të ftohtë dhe zieni për 10 minuta. Ujin e parë hidheni.
Përsëriteni të njëjtin proces edhe një herë, mbusheni me ujë të freskët, zieni 10 minuta dhe prapë hidhni ujin.
Vetëm herën e tretë shtoni rreth 1.5 litra ujë të pastër dhe lërini të ziejnë derisa të zbuten.

👉 Kjo teknikë e “tri ujërave” largon përbërësit (oligosakaridet) që shkaktojnë gazra dhe e bën fasulet më të lehta për stomakun.

2. Shtimi i perimeve
Në një tigan tjetër, kaurdisni qepën e grirë imët në vaj, shtoni karotat dhe specin, dhe lërini të zbuten.
Shtoni salcën e domates dhe specin e kuq pluhur, përziejini mirë.

3. Bashkimi dhe zierja e ngadaltë
Shtoni përzierjen e perimeve tek fasulja e zier, shtoni dafinën, kripën, nenexhikun dhe trumzën.
Lërini të ziejnë ngadalë edhe për rreth 30 minuta, derisa shijet të përzihen plotësisht.

4. Shërbimi
Shërbejeni me bukë shtëpie dhe speca të pjekur.
Bullgarët shpesh e shoqërojnë këtë pjatë me djathë të bardhë (të ngjashëm me feta-n) dhe një gotë verë të kuqe shtëpie.

Këshillë për shije më të fortë:

Nëse dëshironi një aromë më të pasur, shtoni një copë proshutë të tymosur ose sallam të thatë dhe lëreni të ziejnë bashkë edhe pak minuta.

Pse fasulja bullgare është kaq e shijshme dhe e lehtë për tretje?

1. Zierja në tri ujëra heq përbërësit që shkaktojnë gazra dhe fryrje.
2. Nenexhiku dhe trumza ndihmojnë në tretje dhe qetësojnë stomakun.
3. Bullgarët shpesh shtojnë edhe një lugë çaji uthull molle në fund të zierjes, për të “hapur” shijet dhe për ta bërë pjatën më të lehtë për tretje.

🔸 Sipas nutricionistëve, fasulja e përgatitur në këtë mënyrë ruan proteina, fibra dhe minerale si hekuri e magnezi, por pa shkaktuar fryrje, falë teknikës tradicionale të zierjes dhe përzierjes me erëza aromatike natyrale. /Telegrafi/

Ushqime me bazë bimore që do t'ju ndihmojnë të merrni më shumë proteina

27 October 2025 at 15:11


Trupi juaj ka nevojë për një furnizim të vazhdueshëm me proteina për të kryer funksione të tilla si ndërtimi i muskujve dhe prodhimi i hormoneve dhe neurotransmetuesve.

Nëse ndiqni një dietë tipike të shëndetshme që përfshin burime proteinash si shtazore ashtu edhe bimore, përmbushja e nevojave tuaja ditore për proteina duhet të jetë relativisht e lehtë.

Por disa njerëz që ndjekin një dietë me bazë bimore e kanë të vështirë të përgatisin vakte dhe ushqime të lehta të pasura me proteina. Kjo për shkak se shumë ushqime me bazë bimore në përgjithësi kanë pak përmbajtje të këtij lëndë ushqyese të rëndësishme.

Për fat të mirë, ka shumë ushqime me bazë bimore, duke përfshirë disa perime, që janë çuditërisht të pasura me proteina.

Ja disa lloje ushqimesh bimore të pasura me proteina që mund t’i përfshini në dietën tuaj.

Thjerrëzat

Ka një arsye pse thjerrëzat janë të preferuara midis nutricionistëve. Ato janë të pasura me proteina bimore dhe vitamina e minerale si folati, hekuri, magnezi dhe kaliumi.

Një porcion thjerrëzash përmban 17.9 gramë proteina, që është pothuajse 30 për qind më shumë proteina sesa ato që gjenden në dy vezë të mëdha.

Thjerrëzat kanë një përmbajtje të lartë të aminoacideve esenciale leucinë, izoleucinë, lizinë, valinë dhe fenilalaninë. Thjerrëzat janë një përbërës i gjithanshëm që mund t'u shtojë shumë proteina dhe fibra recetave si gjellët dhe sallatat.

Fasule të kuqe

Ashtu si thjerrëzat, fasulet e kuqe janë të pasura me proteina. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i folatit, një vitaminë që është veçanërisht e rëndësishme gjatë shtatzënisë sepse luan një rol kyç në zhvillimin e fetusit. Një porcion fasule të kuqe mbulon 58 përqind të nevojave tuaja ditore për folat.

Është gjithashtu e pasur me leucinë, lizinë, fenilalaninë dhe valinë. Me një teksturë të butë dhe shije arre, fasulet janë një zgjedhje perfekte për pjata si speci djegës vegan.

Bizelet

Bizelet janë një ushqim i nënvlerësuar që meriton pak më shumë hapësirë në pjatën tuaj. Bizelja jo vetëm që është e pasur me proteina, dhe një porcion "mbulon" më shumë se 20 përqind të nevojave tuaja për vitamina A, C dhe K, dhe përveç kësaj përmban vitamina të grupit B, folat dhe tiaminë.

Shkon mirë me pjata si rizoto dhe makarona, dhe është gjithashtu i shijshëm si pjatë anësore më vete.

Fasule të zeza

Fasulet e zeza janë një zgjedhje e mirë nëse po përpiqeni të rrisni konsumin e proteinave. Ato shkojnë mirë me një numër ushqimesh dhe mund t'u shtojnë teksturë dhe shije recetave tuaja të preferuara, ndërkohë që rrisin vlerën ushqyese.

Janë veçanërisht të pasura me magnez, një mineral që është thelbësor për rregullimin e stresit. Përmban 15.2 gramë për porcion, një burim i koncentruar i leucinës, lizinës, izoleucinës, valinës dhe fenilalaninës.

Kikirikët

Kikirikët dhe gjalpi i kikirikut janë të pasura me proteina dhe, ndryshe nga shumica e ushqimeve të tjera bimore, ato shkojnë mirë me përbërës të ëmbël dhe të kripur. Përveç proteinave, kikirikët janë një burim i mirë i magnezit, folatit dhe vitaminës E, e cila vepron si një antioksidant i fuqishëm në trup.

Spinaqi

Spinaqi nuk përmban shumë proteina, por përmban një sasi mbresëlënëse krahasuar me perimet e tjera jo-niseshte. Për shembull, një porcion spinaqi përmban 260 për qind më shumë proteina sesa një porcion kungulleshkash të gatuara.

Është gjithashtu një burim i shkëlqyer i 14 vitaminave dhe mineraleve, duke përfshirë vitaminën A, vitaminën C, vitaminën K, kalciumin, hekurin dhe magnezin.

FOKUS – Pas kafesë arrin edhe birra në kapsula

25 October 2025 at 16:17

BOGOTA, 25 tetor /ATSH/ – Imagjinoni sikur dëshironi të shijoni një birrë të ftohtë me akull: hapni frigoriferin, nxirrni një kapsulë, e hidhni në një gotë dhe i shtoni ujë teksa ajo bëhet e gazuar me një karbonatorm kjo është risia e zhvilluar nga një grup studiuesish nga universiteti i La Sabanës (Kolumbi),shkruan focus.it.

Studiuesit sigurojnë se shija dhe përmbajtja e alkoolit të birrës me kapsula ruhet në perfeksion, madje shija përmirësohet.

Metoda e përdorur nga studiuesit është kriokocentrimi, i cili përfshin ngrirjen pjesërisht të ujit në pije dhe më pas eliminimin e kristaleve të akullit që formohen.

Kjo rezulton në një birrë të rikonstituueshme, e cila mund të përgatitet në shtëpi duke përzier lëngun e ruajtur në një enë të vogël (si një kapsulë kafeje) me ujë të ftohtë.

Për ta bërë të gazuar, Fabian Leonardo Moreno, një nga studiuesit, rekomandon përdorimin e një karbonatori shtëpiak: “Në këtë mënyrë, ne marrim birrën origjinale pa humbur përqendrimin e saj, duke ruajtur të njëjtat veti si një birrë jo e menjëhershme”, shpjegon ai.

Avantazhet e birrës janë menjëhershme: nga kostot e reduktuara të transportit – pasi pesha totale e produktit është e reduktuar, me më pak lëng dhe paketim më të lehtë – deri te ruajtja më e lehtë, pasi kapsulat zënë më pak hapësirë ​​në frigorifer sesa kanaçet/shishet tradicionale të birrës.

Moreno siguron se rritja e përqendrimit të saj përmirëson cilësinë e birrës: “Fillimisht, një nga sfidat e mëdha ishte menaxhimi i ruajtjes së alkoolit gjatë procesit të kriokoncentrimit”, shpjegon ai.

“Kemi parë që duke zvogëluar pjesërisht sasinë e ujit, lëndët e ngurta që prodhojnë aromë, përbërjet e paqëndrueshme dhe alkooli janë edhe më të përqendruara. Rezultati është një birrë me një profil shqisor më intensiv, me aroma dhe shije më të përcaktuara”, thekson ai. /os/

The post FOKUS – Pas kafesë arrin edhe birra në kapsula appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në BE pa vulë në pasaportë/ Rregulla të reja për udhëtimet në europë

By: D Marku
25 October 2025 at 12:53

Që prej nisjes së tetorit ka hyre ne fuqi Sistemi ETIAS, i njohur si autorizim elektronik për hyrje në shtetet e BE-së, të shtetasve nga zona Schengen.

Fillimisht kjo formë e re e kontrollit që shmang vulosjen e pasaportave, por aplikon skanimin e dokumentit, shenjave të gishtave dhe të pamjes, do të jetë në disa porte e aeroporte.

Më tej do të aplikohet në çdo pikë deri në pranverën e vitit 2026.

Avokati Arlind Hoxha shpjegon ndryshimet që do të ekte dhe ndikimin në respektimin e afateve për qëndrimin në vendet e unionit

Sistemi ETIAS i cili është propozuar që në vitin 2016 tashmë po implementohet në disa aeroporte të Bashkimit Evropian dhe pritet të kthehet në një mekanizëm kyç për menaxhimin inteligjent të kufijve, si dhe një mënyrë më të sigurt për të udhëtuar drejt BE-së.

The post Në BE pa vulë në pasaportë/ Rregulla të reja për udhëtimet në europë appeared first on Albeu.com.

Studimi i ri i Harvardit: Kjo është pilula më e lirë kundër plakjes

By: gaze tare
24 October 2025 at 09:51

Për dekada të tëra, shkencëtarët kanë kërkuar “burimin e rinisë” të pakapshëm, atë sekret që do të na ndihmonte të plakeshim jo vetëm me hir, por edhe më ngadalë. Tani, një suplement ditor që kushton më pak se 0.10 cent euro në ditë mund të jetë pjesë e përgjigjes. Një studim klinik inovativ i botuar këtë javë në American Journal of Clinical Nutrition dhe i kryer nga Universiteti i Harvardit dhe Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit zbuloi se njerëzit që merrnin vitaminë D3 çdo ditë për një periudhë katërvjeçare treguan shenja dukshëm më të ngadalta të plakjes biologjike krahasuar me ata që morën një placebo.

Në studim morën pjesë 1,031 të rritur, të cilët u ndanë rastësisht në dy grupe dhe iu dhanë ose 2,000 IU vitaminë D3 ose një placebo çdo ditë për katër vjet. Kur studiuesit krahasuan shënuesit e tyre biologjikë – konkretisht integritetin e ADN-së së tyre – rezultatet ishin mbresëlënëse: pjesëmarrësit që morën vitaminë D3 kishin më pak dëmtime të ADN-së, duke sugjeruar që qelizat e tyre po plakeshin më ngadalë.

Një vitaminë me një superfuqi të papritur

Vitamina D3 është prej kohësh e njohur për rolin e saj në ruajtjen e shëndetit të kockave, forcimin e sistemit imunitar dhe uljen e inflamacionit. Megjithatë, ky hulumtim i ri sugjeron që përfitimet e saj mund të shkojnë shumë më thellë – duke arritur deri në ADN-në tonë. Një nga shënuesit kryesorë që studimi mati ishte gjatësia e telomereve – kapakët e vegjël mbrojtës në skajet e kromozomeve që shkurtohen natyrshëm ndërsa plakemi. Telomeret më të shkurtra janë të lidhura me sëmundjet që lidhen me moshën, nga problemet e zemrës deri te demenca. Pjesëmarrësit që morën vitaminë D3 ruajtën telomere më të gjata dhe kishin më pak ndërprerje të ADN-së, ngjarje që janë tregues të një ore biologjike më të ngadaltë. “Vitamina D duket se ka më shumë veti nga sa mendonim”, vunë në dukje autorët e studimit. “Duke ulur stresin oksidativ dhe inflamacionin në nivel qelizor, ajo mund të ndikojë drejtpërdrejt në procesin e plakjes.”

Shpesh e quajtur “vitamina e diellit”, vitamina D prodhohet natyrshëm nga lëkura kur ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. Megjithatë, ka një paradoks këtu. Pavarësisht qiellit të ndritshëm, mungesa e vitaminës D mbetet çuditërisht e zakonshme, veçanërisht në mesin e atyre që kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre brenda. Konkretisht, sipas një studimi në revistën zyrtare të Shoqërisë Mjekësore të Greqisë Perëndimore dhe Peloponezit, 73% e një mostre greke kishin nivele të pamjaftueshme, ndërsa një mostër tjetër tregoi se mbi dy të tretat e popullsisë kanë nivele shumë të ulëta të vitaminës D. Në përgjithësi, organizatat botërore të shëndetit vlerësojnë se më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën kanë nivele të pamjaftueshme të vitaminës D. Kjo mungesë është lidhur jo vetëm me dobësinë e kockave dhe dhimbjet e muskujve, por edhe me depresionin, imunitetin e dobësuar dhe madje edhe plakjen e parakohshme.

Ideja që marrja e vitaminës D si suplement mund të ngadalësojë plakjen ka kuptim, shpjegojnë ekspertët, pasi ajo vepron si një hormon në trup, duke ndikuar në qindra gjene. Kur e rikthejmë atë në nivele optimale, në thelb u japim qelizave tona mjetet për të riparuar veten.

Ndoshta pjesa më emocionuese e këtij hulumtimi është thjeshtësia e tij. Ndryshe nga trajtimet e shtrenjta kundër plakjes ose terapitë komplekse gjenetike, vitamina D3 është e përballueshme, e sigurt dhe gjerësisht e disponueshme. Një kurë ditore prej 2,000 IU kushton rreth 10 euro për dy muaj. Dhe ndërsa studiuesit paralajmërojnë se vitamina D3 nuk është një pilulë mrekullibërëse, aksesueshmëria e saj e bën atë një mjet interesant në luftën kundër plakjes.

Gjetjet gjithashtu mund t’i nxisin mjekët të shqyrtojnë më nga afër nivelet e vitaminës D gjatë kontrolleve të rregullta, veçanërisht tek të rriturit e moshuar.

The post Studimi i ri i Harvardit: Kjo është pilula më e lirë kundër plakjes appeared first on iconstyle.al.

I pandehur në dosjen “Veliaj”, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

By: V K
21 October 2025 at 09:37

Mëngjesin e sotëm, biznesmeni Elman Abule, i marrë i pandehur për dosjen e Erion Veliajt, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Biznesmeni akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt.

Elman Abule, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij me kërkesë të SPAK.

Gjithashtu, i pandehur është marrë zyrtarisht edhe ish-kryebashiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt.

Erion Veliaj akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

The post I pandehur në dosjen “Veliaj”, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO appeared first on Albeu.com.

Kjo lule në shtëpi sjell fat të përhershëm – tani është koha e duhur për ta mbjellë

17 October 2025 at 20:59


Disa bimë është thjesht mirë t’i kesh në shtëpi, sepse përveçse e zbukurojnë ambientin, ato sjellin edhe një energji të veçantë dhe, ndër më të fuqishmet është jasemini

Bimët janë shumë më tepër sesa dekor. Ato mund të jenë çelësi për shëndetin mendor dhe mirëqenien e përgjithshme. Nëse në shtëpi ke këtë lule, fati dhe qetësia do të të shoqërojnë gjithmonë, ndërsa për aromën e saj të mrekullueshme thuhet se është ilaç për shpirtin.

Shkencëtarët kanë zbuluar lidhjen mes stresit dhe cilësisë së ajrit, duke treguar se niveli i lartë i toksinave mund të ndikojë drejtpërdrejt në stres dhe gjendjen emocionale. Por ekziston një bimë që mund ta ndryshojë këtë ekuilibër – i mrekullueshmi jasemin (Jasminum officinale).

Studimet kanë treguar se aroma e jaseminit qetëson trurin dhe trupin, duke përmirësuar ndjeshëm funksionin nervor. Sipas hulumtimeve të Universitetit Ruhr në Gjermani, aroma e jasminit rrit efektin e substancës GABA në tru, e cila është përgjegjëse për ndjenjën e qetësisë dhe relaksimit. Ky zbulim, i publikuar në Journal of Biological Chemistry, i ka dhënë aromaterapisë bazë shkencore të vërtetuar, transmeton Telegrafi.

shuterstock

Kërkimet kanë treguar gjithashtu se jasemini është më efektiv se shumë preparate farmaceutike, pasi mund të rrisë efektin e GABA-s deri në pesëfish. Përveç kësaj, spërkatja e aromës së jaseminit në dhomë është dëshmuar si metodë efikase për përmirësimin e gjumit dhe zvogëlimin e ankthit, siç konfirmojnë publikimet në International Journal of Neuroscience.

Vaji esencial i jasminit ka shumë përfitime, ndihmon në përmirësimin e gjumit, humorit, përqendrimit dhe libidos. Në aromaterapi, ai përdoret edhe për rritjen e serotoninës dhe endorfinave, hormone që nxisin ndjenjën e lumturisë dhe ekuilibrit emocional.

Prandaj, mbajeni jaseminin në dhomën tuaj të gjumit dhe përjetoni fuqinë e kësaj bime të jashtëzakonshme për të ulur stresin, përmirësuar cilësinë e gjumit dhe për të mbrojtur shëndetin tuaj mendor.

Në kulturat lindore dhe në traditat e feng shui, jasmini konsiderohet simbol i dashurisë, harmonisë dhe fatit të mirë, ndërsa sipas studimeve të NASA Clean Air Study, ai gjithashtu pastron ajrin nga toksinat dhe ndotësit e brendshëm, duke përmirësuar cilësinë e frymëmarrjes në hapësirat e mbyllura. /Telegrafi/

Lule dhe çokollata, Berisha feston datëlindjen e 81-të mes deputetëve të PD: Sekreti im është … (FOTO+VIDEO)

By: V K
15 October 2025 at 13:51

Kryedemokrati Sali Berisha, ka festuar 81-vjetorin me deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së në selinë blu.

Në nisjen e fjalës së tij, Berisha theksoi se sekreti i fizikut të tij të shkëlqyr në moshën 81-vjeçare është puna, puna dhe vetëm puna.

‘Se unë sot shkruajta vjeshtë, por mund të shkruaja edhe pranverë aty. Por e lashë për modesti ta quaj vjeshtën time. Nuk kam një sekret, është një dhe vetëm një, është puna, puna dhe vetëm puna’, u shpreh Berisha.

Berisha: Sot e kam nisur ditën me një mesazh mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të madhit Zot, familjes, dashimirësve, miqve dhe të gjithë mbështetësve në këto 35 vite.

Nuk kam fjalim, por unë e di se të gjithë ju këtu, këta gazetarë, kameramanë që i kemi të pranishëm dhe të gjithë ata që na ndjekin, e kanë një pyetje.

 

 

 

Cili është sekreti i këtij njeriu?

Po, Belind, pyesin, cili është sekreti?

Se unë sot shkruajta vjeshtë, por mund të shkruaja edhe pranverë aty.

Por e lashë për modesti ta quaj vjeshtën time.

Nuk kam një sekret, është një dhe vetëm një, është puna, puna dhe vetëm puna.

 

The post Lule dhe çokollata, Berisha feston datëlindjen e 81-të mes deputetëve të PD: Sekreti im është … (FOTO+VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Dosja Veliaj/ Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

By: V K
15 October 2025 at 11:08

Këtë të mërkurë, biznesmeni Elman Abule, është paraqitur në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

Abule është në gjyq në lidhje me dosjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt.

The post Dosja Veliaj/ Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO appeared first on Albeu.com.

Soule refuzon sërish Italinë, po pret ftesë nga Argjentina

9 October 2025 at 13:03


Matias Soule, talenti argjentinas dhe një nga lojtarët më premtues të Romës, është përsëri në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për merkato.

Sulmuesi i ri ka zgjedhur të vazhdojë përkushtimin ndaj Argjentinës, duke refuzuar thirrjet e mundshme nga Italia, pavarësisht se ka shtetësi të dyfishtë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Soule nuk ka ndryshuar qëndrim krahasuar me vitin 2023, kur i tha jo thirrjes së trajnerit të atëhershëm, Luciano Spalletti, duke theksuar një ndjenjë të fortë përkatësie: “Nuk ndihem italian.”

Edhe me Rino Gattuson në stolin e Italisë, situata mbetet e pandryshuar. Rreth Covercianos, thuhet se çdo dialog i mundshëm me FIGC është më shumë një veprim strategjik nga agjenti i tij, Martin Gustadisegno, për të mbajtur vëmendjen e trajnerit argjentinas, Lionel Scaloni, i cili ende nuk e ka thirrur zyrtarisht.

Në fushë, Soule po vazhdon të shkëlqejë. Ai ka shënuar tre gola në gjashtë ndeshjet e para të Serie A, duke konfirmuar rolin e tij si një nga lojtarët kyç të Romës së Gasperinit.

Lojërat e tij elegante, asistet e sakta dhe aftësia për të lënë gjurmë në zonën sulmuese e kanë bërë një nga emrat më të ndjekur të kampionatit italian.

22-vjeçari ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Argjentinës, por ende nuk ka bërë debutimin me Kombëtaren A. /Telegrafi/

Fasule kremoze pa miell të skuqur: e butë, e lehtë dhe plot aromë

6 October 2025 at 00:37


Fasulja është gjithmonë zgjedhja më e mirë kur dëshironi që familja juaj të hajë shëndetshëm, pa kaluar gjithë ditën në kuzhinë

Edhe pa miell të skuqur, është e mundur të përgatisni fasule të dendura, të butë dhe shumë të shijshëm. Sekreti qëndron te përdorimi i perimeve si patatja, domatja dhe speci, të cilat pasi zbuten në gatim, përpunohen dhe i japin gjellës kremozitet natyral.

Përbërësit:

▪ ½ kg fasule
▪ një copë e vogël proshutë ose mish i thatë (sipas dëshirës)
▪ 1 karotë e madhe
▪ 1 spec
▪ 1 domate
▪ 1 patate e madhe
▪ 2 qepë të mesme
▪ 3 thelpinj hudhre
▪ majdanoz i freskët
▪ kripë, piper dhe erëza sipas shijes

Përgatitja:

1. Në mbrëmje: Lajeni fasulet dhe lërini të zbuten në ujë gjatë natës.

2. Të nesërmen: Shtoni ujë të ftohtë, zieni derisa të marrë valë dhe më pas kullojeni. Ky hap ndihmon që fasulet të jetë më të lehta për tretje.

3. Në tenxhere, kavërdisni shkurt një copë proshutë ose mish të thatë për aromë. Shtoni fasulet dhe mbulojeni me ujë të nxehtë sa ta përfshijë.

4. Shtoni karotën, pataten, specin, domaten, qepën dhe hudhrën. Shtoni pak ujë shtesë, vetëm sa të mbulojë përbërësit, dhe ziejeni ngadalë derisa fasulet të zbuten plotësisht.

5. Kur gjithçka të jetë gatuar, nxirrni perimet dhe bluajini në blender derisa të bëhen pure e butë. Pastaj përzieni këtë masë me fasulet, ato do t’i japin strukturë dhe shije kremoze.

Në fund, shtoni kripë, piper dhe majdanoz të freskët të grirë hollë.

Rezultati: Një fasule e dendur, pa yndyrë shtesë dhe pa miell të skuqur, i cili mbetet i shijshëm edhe të nesërmen, perfekt për ta ngrënë dy ditë radhazi pa humbur aromën.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.

❌
❌