Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

MOSKË – Kremlini refuzon armëpushimin për Krishtlindje në Ukrainë

16 December 2025 at 15:48

MOSKË, 16 dhjetor /ATSH-DPA/- Kremlini ka rikonfirmuar refuzimin për një armëpushim për Krishtlindje në Ukrainë, pasi kancelari gjerman, Friedrich Merz i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin të ndalojë luftimet gjatë festës.

“Ne duam paqe, nuk duam armëpushim”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke argumentuar se armëpushimi për Krishtlindje do t’i lejonte Ukrainës të merrte frymë dhe të përgatitej për të vazhduar luftimet.

Ai tha se Rusia donte t’i jepte fund luftës dhe të arrinte objektivat e saj.

Merz i bëri thirrje dje presidentit Putin, pasi diplomatët ukrainas, evropianë dhe amerikanë u mblodhën në Berlin për bisedime mbi një zgjidhje për paqen në Ukrainë.

Në një deklaratë dje në mbrëmje, udhëheqësit evropianë bënë thirrje për krijimin e një force shumëkombëshe për të siguruar armëpushimin në Ukrainë.

Përfaqësuesit rusë nuk ishin të pranishëm në bisedimet e Berlinit. //a.i/

 

The post MOSKË – Kremlini refuzon armëpushimin për Krishtlindje në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nisin bisedimet për armëpushimin në Ukrainë/ Çfarë parashikon plani i SHBA-së

By: Brisi
14 December 2025 at 18:39

Bisedimet për një armëpushim të mundshëm në Ukrainë kanë nisur zyrtarisht. Sipas raportimeve Presidenti e Ukrainës Volodymyr Zelenski u prit ngrohtësisht në Kancelarinë Federale në Berlin nga kancelari Friedrich Merz (CDU). Më parë aty kishte mbërritur një delegacion amerikan që përfshinte dhëndrin e Presidentit Donald Trump, Jared Kushner. Sipas raportimeve të ngjashme të agjencive të […]

The post Nisin bisedimet për armëpushimin në Ukrainë/ Çfarë parashikon plani i SHBA-së appeared first on BoldNews.al.

UNICEF: Të paktën dy fëmijë vriten çdo ditë në Gaza që nga fillimi i armëpushimit

21 November 2025 at 16:34

Të paktën 67 fëmijë janë vrarë edhe pasi hyri në fuqi armëpushimi në Gaza. OKB ngriti shqetësimin për këtë situatë duke bërë apel që të ndalet konflikti.

“Dhjetëra të tjerë janë plagosur. Kjo është një mesatare prej pothuajse dy fëmijësh të vrarë çdo ditë që kur hyri në fuqi armëpushimi”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, Ricardo Pires .
Ndërsa nënvizoi se furnizimet me ushqim janë duke u përmirësuar në Gaza, por ende nuk plotësojnë totalisht nevojat humanitare.

“Mbështetja e vazhdueshme është thelbësore për të ndihmuar familjet të rivendosin shëndetin, ushqyerjen dhe jetën e tyre”, tha në një intervistë për gazetarët në Gjenevë Martin Penner, një zëdhënës i WFP-së.

/abcnews.al/

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

26 October 2025 at 09:04

Tajlanda dhe Kamboxhia kanë nënshkruar sot, 26 tetor, një marrëveshje të zgjeruar për armëpushim, në prani të presidentit amerikan Donald Trump, gjatë samitit të ASEAN në Kuala Lumpur, Malajzi. Marrëveshja vjen si një vazhdim i armëpushimit që i dha fund luftimeve të përgjakshme kufitare në muajin korrik. Kryeministri kamboxhian Hun Manet dhe ai tajlandez Anutin Charnvirakul firmosën […]

The post Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik appeared first on BoldNews.al.

BERLIN – Bundeswehri dërgon tre ushtarë për të monitoruar procesin e paqes në Gaza

18 October 2025 at 16:55

BERLIN, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Forcat e armatosura gjermane, Bundeswehri, do të dërgojnë tre ushtarë në jug të Izraelit për të monitoruar procesin e paqes në konfliktin e Gazës .

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se javën e ardhshme do të dërgohen dy oficerë stafi dhe, në fazën fillestare, një gjeneral brigadë.

Ushtarët do të jenë në uniformë, por pa armë, në qendrën amerikane të koordinimit civil-ushtarak (CMCC), tha ministria.

Njoftimer thanë se rreth 200 ushtarë pritet të jenë pjesë e kësaj qendre.

Qendra e kontrollit është një nga njësitë ushtarake nën udhëheqjen e SHBA-ve, e cila po krijohet në jug të Izraelit, afër Rripit të Gazës, sipas medieve amerikane.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se detyrat e qendrës përfshijnë monitorimin e armëpushimit mes Izraelit dhe organizatës militante palestineze Hamas, pastrimin e rrënojave të luftës dhe koordinimin e ndihmave humanitare.

Për më tepër, ministria tha se qendra do të koordinojë integrimin, trajnimet dhe mbështetjen logjistike të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) të planifikuar për Rripin e Gazës.

Sipas planit të paqes me 20 pika të presidentit amerikan Donald Trump, ISF-ja ka për qëllim të sigurojë sigurinë në Rripin e Gazës.

Një këshilltar i lartë amerikan kohët e fundit tha se shumë vende, përfshirë Indonezinë, kanë ofruar të dërgojnë trupa në ISF.
Njësia ka filluar tashmë punën e saj, tha Ministria gjermane e Mbrojtjes.

Nuk kërkohet një mandat i veçantë për dërgimin e ushtarëve gjermanë, pasi “nuk pritet përfshirje në një operacion të armatosur”, thuhet në deklaratë.

“Partnerët tanë gjithashtu janë angazhuar për të marrë pjesë në CMCC”, shtoi ministria. /Ad.Ab./

The post BERLIN – Bundeswehri dërgon tre ushtarë për të monitoruar procesin e paqes në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ISLAMABAD – Pakistani dhe Afganistani zgjatin armëpushimin pavarësisht rritjes së dhunës

17 October 2025 at 21:08

ISLAMABAD, 17 tetor /ATSH-DPA/ –  Pakistani dheAfganistani, që sundohet nga talebanët , zgjatën  sot armëpushimin e tyre të brishtë, ndërsa diplomatët vazhduan negociatat në Katar për të arritur një paqe të përhershme, pas përplasjeve më të rënda kufitare në dekada mes dy fqinjëve.

Islamabadi dhe Kabuli njoftuan një armëpushim 48-orësh të mërkurën pas ditësh përplasje të dhunshme përgjatë kufirit të përbashkët, ku dhjetëra ushtarë dhe civilë u vranë në të dyja anët.

Përleshjet nisën fundjavëm e kaluar, kur Pakistani kryesoi sulme ajrore në Afganistan, përfshirë një në Kabul, për të goditur kreun e një milicie islamike që dyshohej se ishte pas sulmeve kundër kufirit.

Islamabadi akuzoi Kabulin për strehimin e “talebanëve pakistani, një grup i ndryshëm nga homologët e tyre afganë që luftonin për sundim islamik në Pakistan.

Afganistani e mohoi akuzën.

Trupat tokësore nga të dyja palët përdorën artileri dhe armë të rënda për katër ditë përpara se të arrihej armëpushimi me ndërmjetësimin e Katarit.

“Vendosëm që  të ulen armët  deri sa diplomatët të gjejnë një zgjidhje të përhershme”, konfirmoi një burim i shërbimeve të zbulim pakistaneze.

Në Kabul, zëdhënësi i Talebanëve, Zabihullah Mujahid, konfirmoi zgjatjen e armëpushimit.

Sot,  militantët goditën me makinë një post të ushtrisë pakistaneze pranë kufirit para se të tentonin të sulmonin kompleksin. Një ushtar humbi jetën, ndërsa të pesë sulmuesit u vranë në shkëmbim zjarri.

Ish-aleatët, Pakistani dhe Afganistani, janë kthyer kundër njëri-tjetrit që kur milicia mori kontrollin e Kabulit në 2021, dhe që atëherë dhuna ka rritur ndjeshëm në Pakistan. /Ad.Ab./

The post ISLAMABAD – Pakistani dhe Afganistani zgjatin armëpushimin pavarësisht rritjes së dhunës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump shpall fundin e luftës në Gaza

By: gaze tare
14 October 2025 at 08:45

se po mbyllet, ndërsa marrëveshja e armëpushimit, e ndërmjetësuar nga SHBA, Egjipti, Katari dhe Turqia, ka sjellë lirimin e pengjeve dhe kthimin e qindra palestinezëve të burgosur në shtëpi. Hamas ka liruar pengjet izraelitë të mbijetuar, ndërsa Izraeli ka dërguar autobusët e parë me të burgosurit palestinezë.

Në një fjalim të mbajtur në parlamentin izraelit, Presidenti amerikan Donald Trump shpalli fundin e luftës dyvjeçare dhe një moment paqeje për të dy popujt. Ai e përshkroi këtë moment si një risi historike, duke thënë se “Qielli është i qetë, armët janë heshtur dhe dielli lind mbi një Tokë të Shenjtë që është më në fund në paqe.”

Skenat e gëzimit ishin të papërshkrueshme: në Tel Aviv, mijëra njerëz shpërthyen në gëzim dhe lot, ndërsa në Gaza, pas shumë vitesh dhimbjeje, familjarët e prisnin kthimin e të dashurve të tyre. 20 pengje izraelitë u liruan, dhe Izraeli nxori nga burgjet e tij mbi 2000 palestinezë.

Por, ndërsa një faqe e re hapet, sfidat janë ende të mëdha. Trupat e 26 pengjeve të tjerë izraelitë, të dyshuar si të vdekur, nuk janë ende gjetur, dhe shumë në Gaza vazhdojnë të përballen me mungesa drastike. Trump ka premtuar se ky mund të jetë vetëm hapi i parë, duke përmendur mundësinë e një paqeje më të gjerë, madje edhe midis Iranit dhe Izraelit.

Tani, pas dy vitesh luftë dhe shkatërrim, shpresat për një të ardhme të re janë më të forta se kurrë.

The post Trump shpall fundin e luftës në Gaza appeared first on iconstyle.al.

TEL AVIV – Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael për të monitoruar armëpushimin

11 October 2025 at 15:36

TEL AVIV, 11 /ATSH-AA/ – Trupat amerikane kanë filluar të mbërrijnë në Izrael për të marrë pjesë në një task forcë të përbashkët për të monitoruar zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

Duke cituar dy zyrtarë amerikanë, ABC News raportoi se 200 trupa do të mbërrijnë në Izrael për “të ngritur një qendër koordinimi që do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza” dhe do të operojë në fusha të ndryshme, përfshirë transportin, planifikimin, logjistikën, sigurinë dhe inxhinierinë.

Sipas raportit, trupat amerikane nuk do të hyjnë në Rripin e Gazës, por ato do të kryejnë aktivitetet e tyre në Izrael nën drejtimin e komandantit të Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), admiral Bradley Cooper, së bashku me njësi dhe kontingjente të ndryshme të dërguara nga vendet e rajonit.

Të mërkurën, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të një plani 20-pikësh që ai paraqiti më 29 shtator për të sjellë një armëpushim në Gaza, për të liruar të gjitha pengjet izraelite në këmbim të rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë dhe për një tërheqje graduale të forcave izraelite nga i gjithë Rripi i Gazës.

Një fazë e dytë e planit kërkon krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës në Gaza pa pjesëmarrjen e Hamasit, formimin e një force të sigurisë të përbërë nga palestinezë dhe trupa nga vendet arabe dhe islame, si dhe çarmatimin e Hamasit.

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë në Gaza të paktën 67.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e kanë kthyer enklavën praktikisht në të pabanueshme.  /os/

The post TEL AVIV – Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael për të monitoruar armëpushimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lot gëzimi dhe të shtëna me armëfestive: si reaguan Gaza dhe Izraeli ndaj lajmit për marrëveshjen e armëpushimit

By: gaze tare
9 October 2025 at 14:16

Në orët e para të së enjtes, një lajm i jashtëzakonshëm për një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Hamasit ndezi gëzim të madh në Gazë dhe Izrael. Pas dy vjetësh tensioni dhe konflikt, banorët e Rripit të Gazës dhe familjet në Izrael festuan me lot gëzimi, brohoritje dhe breshëri të shtënash festive në ajër.

Marrëveshja, e negociuar në Sharm El Sheikh të Egjiptit me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, parashikon lirimin e 20 pengjeve palestineze nga Hamas dhe shkëmbim të të burgosurve brenda 72 orëve nga nënshkrimi. Në Izrael, familjet e pengjeve që kanë qenë të kapur që nga sulmi i vitit 2023 u gëzuan thellësisht, duke brohoritur dhe përqafuar njëri-tjetrin në rrugët e Tel Avivit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshkroi këtë si “një ditë të madhe” për vendin dhe premtoi kthimin e të gjithë pengjeve në shtëpi. Ndërkohë, palestinezët në Gazë shpresojnë se marrëveshja do të sjellë fundin e konflikteve dhe do t’u japë mundësi për rindërtim dhe shpresë të re për jetën pas përvojave të rënda humanitare.

Megjithatë, detajet e marrëveshjes dhe zbatimi i saj mbeten ende të pasqaruara, përfshirë çështjet kyçe si çmilitarizimi i Hamasit dhe qeverisja e territorit. Një marrëveshje e suksesshme mund të jetë hapi më i madh drejt paqes në një rajon që ka vuajtur për dekada.

The post Lot gëzimi dhe të shtëna me armëfestive: si reaguan Gaza dhe Izraeli ndaj lajmit për marrëveshjen e armëpushimit appeared first on iconstyle.al.

Sulmet izraelite nuk ndalen, pavarësisht thirrjes së SHBA për armëpushim

By: gaze tare
5 October 2025 at 15:43

Situata në Gaza vazhdon të jetë dramatike dhe katastrofike, ndërsa forcat izraelite vijojnë ofensivën e tyre, pavarësisht thirrjes së presidentit amerikan, Donald Trump, për të ndaluar menjëherë sulmet. Që nga agimi i së dielës, të paktën 15 palestinezë kanë humbur jetën, ndërsa delegacionet nga SHBA, Izraeli dhe Hamasi pritet të mblidhen nesër në Sharm el-Sheikh të Egjiptit për të diskutuar një propozim të ri për armëpushim.

Vetëm të shtunën, 67 palestinezë u vranë në zona të ndryshme, përfshirë një sulm ajror në një shtëpi në qytetin e Gazës, ku humbën jetën 17 persona, shumica fëmijë. Spitalet janë duke u përballur me presion të jashtëzakonshëm: në Al-Ahli Arab u trajtuan mbi 460 të plagosur vetëm gjatë ditës së shtunë, ndërsa mjekët përballen me mungesë staf, ilaçesh dhe pajisjesh mjekësore. Në Al-Shiffa, shërbimet shëndetësore janë thuajse të paralizuara, dhe vetëm disa spitale funksionojnë në kushte minimale.

Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, që nga 7 tetori 2023, numri i viktimave palestineze ka kaluar 67,000, ndërsa janë plagosur mbi 169,500 persona, shumë prej të cilëve me pasoja të përhershme.

Situata humanitare mbetet kritike, ndërsa komuniteti ndërkombëtar shpreson që bisedimet në Egjipt mund të sjellin një ndalesë të përkohshme të luftimeve apo një hap drejt paqes afatgjatë. Ndërkohë, populli i Gazës vazhdon të paguajë çmimin më të lartë të konfliktit të përgjakshëm, duke u përballur me humbje njerëzore dhe shkatërrim masiv.

Situata në Gaza vazhdon të jetë dramatike dhe katastrofike, ndërsa forcat izraelite vijojnë ofensivën e tyre, pavarësisht thirrjes së presidentit amerikan, Donald Trump, për të ndaluar menjëherë sulmet. Që nga agimi i së dielës, të paktën 15 palestinezë kanë humbur jetën, ndërsa delegacionet nga SHBA, Izraeli dhe Hamasi pritet të mblidhen nesër në Sharm el-Sheikh të Egjiptit për të diskutuar një propozim të ri për armëpushim.

Vetëm të shtunën, 67 palestinezë u vranë në zona të ndryshme, përfshirë një sulm ajror në një shtëpi në qytetin e Gazës, ku humbën jetën 17 persona, shumica fëmijë. Spitalet janë duke u përballur me presion të jashtëzakonshëm: në Al-Ahli Arab u trajtuan mbi 460 të plagosur vetëm gjatë ditës së shtunë, ndërsa mjekët përballen me mungesë staf, ilaçesh dhe pajisjesh mjekësore. Në Al-Shiffa, shërbimet shëndetësore janë thuajse të paralizuara, dhe vetëm disa spitale funksionojnë në kushte minimale.

Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, që nga 7 tetori 2023, numri i viktimave palestineze ka kaluar 67,000, ndërsa janë plagosur mbi 169,500 persona, shumë prej të cilëve me pasoja të përhershme.

Situata humanitare mbetet kritike, ndërsa komuniteti ndërkombëtar shpreson që bisedimet në Egjipt mund të sjellin një ndalesë të përkohshme të luftimeve apo një hap drejt paqes afatgjatë. Ndërkohë, populli i Gazës vazhdon të paguajë çmimin më të lartë të konfliktit të përgjakshëm, duke u përballur me humbje njerëzore dhe shkatërrim masiv.

The post Sulmet izraelite nuk ndalen, pavarësisht thirrjes së SHBA për armëpushim appeared first on iconstyle.al.

Pritjes i erdhi fundi! Hamasi pranon pjesërisht planin amerikan për armëpushim!

By: gaze tare
3 October 2025 at 22:49

Lëvizja palestineze Hamas ka pranuar pjesërisht propozimet e Shteteve të Bashkuara për armëpushim në Gaza, duke theksuar se disa pika të planit kërkojnë negociata të mëtejshme. Në një deklaratë zyrtare, Hamasi shprehu gatishmërinë për të liruar të gjithë të burgosurit izraelitë – të gjallë dhe të vdekur – sipas formulës së shkëmbimit të përfshirë në planin e Presidentit Donald Trump.

Megjithatë, grupi palestinez theksoi se çështjet që lidhen me të ardhmen e administrimit të Rripit të Gazës dhe të drejtat e popullit palestinez mbeten ende nën shqyrtim në kuadër kombëtar. Kjo deklaratë erdhi disa orë pasi Trump paralajmëroi Hamasin se kishte afat deri të dielën për të pranuar planin e armëpushimit ose të përballet me “pasoja të ashpra”.

Plani 20-pikësh i shpallur nga Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu parashikon një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve dhe lirimin brenda 72 orëve të 20 pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi – përfshirë edhe trupat e pengjeve të vdekur – në këmbim të lirimit të qindra të ndaluarve palestinezë.

Hamasi gjithashtu përsëriti gatishmërinë për t’ia dorëzuar administrimin e Gazës një organi teknokratësh palestinezë, bazuar në konsensusin kombëtar dhe mbështetjen arabe e islamike. Megjithatë, pjesa e propozimeve që lidhet me të ardhmen politike dhe statusin e Gazës mbetet ende objekt diskutimi dhe negociatash.

Ky zhvillim tregon një hap të mundshëm drejt uljes së tensioneve, por njëkohësisht pasqyron kompleksitetin e krizës dhe mungesën e një marrëveshjeje të plotë.

The post Pritjes i erdhi fundi! Hamasi pranon pjesërisht planin amerikan për armëpushim! appeared first on iconstyle.al.

Hamasi konfirmon propozimin e SHBA për armëpushim 60-ditor, kërkon fund të luftës

By: gaze tare
9 September 2025 at 09:58

Hamasi ka konfirmuar se ka marrë një propozim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje armëpushimi 60-ditor në Rripin e Gazës dhe është shprehur i gatshëm të diskutojë lirimin e 48 pengjeve të mbetura, me kusht që marrëveshja të përfshijë një deklaratë të qartë për përfundimin e luftës. Kjo lëvizje shihet si një zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit që ka vazhduar për muaj me radhë.

Sipas kushteve të propozimit amerikan, të mbështetur nga Izraeli, lirimi i pengjeve do të ndodhte brenda 48 orëve të para të armëpushimit, ndërsa në këmbim do të liroheshin të burgosur palestinezë nga burgu izraelit. Gjatë periudhës së armëpushimit, të dy palët pritet të angazhohen në negociata intensive për një zgjidhje afatgjatë dhe paqësore.

Hamasi ka përcaktuar tre kërkesa kryesore: një deklaratë që i jep fund luftës, tërheqje të plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza dhe krijimin e një komiteti administrativ palestinez për qeverisjen e territorit.

Nga ana tjetër, Izraeli ka pranuar propozimin dhe ka vendosur si kusht dorëzimin e pengjeve dhe çarmatimin e Hamasit. Ministri i Jashtëm Gideon Saar tha se Izraeli mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes, ndërsa kryeministri Netanyahu paralajmëroi intensifikim të ofensivës dhe u bëri thirrje civilëve në Gaza të evakuohen menjëherë.

The post Hamasi konfirmon propozimin e SHBA për armëpushim 60-ditor, kërkon fund të luftës appeared first on iconstyle.al.

Izraeli refuzon Hamasin për marrëveshjen e armëpushimit, lufta nuk ndalet për asnjë çast

4 September 2025 at 08:42

Siç raporton Al Jazeera, të paktën 73 palestinezë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, 43 persona vetëm në qytetin e Gazës. Hamas ka njoftuar se ka rënë dakord për formimin e një administrate kombëtare të pavarur për të drejtuar Gazën dhe është gati për një marrëveshje të përhershme armëpushimi, e cila përfshin lirimin e […]

The post Izraeli refuzon Hamasin për marrëveshjen e armëpushimit, lufta nuk ndalet për asnjë çast appeared first on BoldNews.al.

Mbledhje e tensionuar e kabinetit qeveritar izraelit, Netanyahu refuzon marrëveshjen për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh

By: M C
1 September 2025 at 16:32

Në një mbledhje të tensionuar të kabinetit qeveritar izraelit, Kryeministri Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar presionet nga Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) për të organizuar një votim mbi një marrëveshje të propozuar për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh me Hamasin.

Mbledhja, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së hënës në Tel Aviv, është përshkruar si një nga më të tensionuarat e javëve të fundit. Netanyahu theksoi se një marrëveshje e tillë nuk është në tryezë, duke shtuar se ish-presidenti amerikan Donald Trump e kishte këshilluar më parë të mos pranonte një zgjidhje të pjesshme.

Sipas burimeve nga mbledhja, Shefi i Shtabit, gjeneral Eyal Zamir, i cili raportohet se është kundër planit për të pushtuar qytetin e Gazës, këmbënguli që të diskutohej marrëveshja, pavarësisht se nuk ishte pjesë e agjendës.

Propozimi i Hamasit, i paraqitur më 18 gusht, parashikonte lirimin e 10 pengjeve të gjalla dhe kthimin e trupave të 18 të tjerëve në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë, përfshirë rreth 1.000 të ndaluar në Gaza, si dhe një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit do të zhvilloheshin bisedime për kthimin e pengjeve të mbetura dhe përfundimin e luftës.

Zamir theksoi se “kemi një kornizë të qartë mbi tryezë, dhe duhet ta pranojmë atë”, duke argumentuar se operacioni ushtarak “Qerret e Gideonit”, që ka çuar në kontrollin e rreth 75% të Rripit të Gazës, ka krijuar kushtet për kthimin e pengjeve.

Ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar dhe Ministrja e Informacionit Gila Gamliel gjithashtu kanë mbështetur marrëveshjen, duke theksuar izolimin diplomatik të Izraelit pas vendimeve të disa shteteve perëndimore për të njohur shtetin palestinez.

Megjithatë, Netanyahu mbeti i palëkundur, duke thënë: “Një marrëveshje e pjesshme nuk ka kuptim”, një qëndrim që ai ka mbajtur edhe më parë.

Ministrat e ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich kërkuan që të zhvillohej një votim për të refuzuar zyrtarisht marrëveshjen, por Netanyahu u përgjigj: “Nuk ka nevojë për votim. Nuk është në tryezë”, sipas burimeve nga media izraelite.

Ndërkohë, Izraeli po vijon përgatitjet për një ofensivë të plotë për pushtimin e qytetit të Gazës, pavarësisht paralajmërimeve dhe tensioneve brenda dhe jashtë vendit.

The post Mbledhje e tensionuar e kabinetit qeveritar izraelit, Netanyahu refuzon marrëveshjen për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh appeared first on Albeu.com.

TEL AVIV – Shefi i ushtrisë, Zamir i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen për pengjet

25 August 2025 at 14:55

TEL AVIV, 25 gusht /ATSH-DPA/ – Shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, ka ashpërsuar paralajmërimet e tij lidhur me planin për marrjen nën kontroll të qytetit të Gazës, duke i bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të pranojë një propozim armëpushimi për lirimin e pengjeve të mbetura, sipas raportimeve të mediave izraelite.

“Ka një marrëveshje mbi tryezë, është marrëveshja e përmirësuar Witkoff, duhet ta pranojmë”, citoi televizioni izraelit “Channel 13” fjalët e Zamir drejtuar komandantëve gjatë një vizite në një bazë detare në Haifa.

Shefi i ushtrisë iu referua një propozimi të negociuar më parë nga i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, që parashikon një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit do të liroheshin 10 pengje izraelite të gjallë në këmbim të të burgosurve palestinezë.

“Ushtria ka krijuar kushtet për një marrëveshje mbi pengjet, tani kjo është në duart e Netanyahut”, shtoi Zamir.

Ai përsëriti shqetësimin se marrja e planifikuar e qytetit të Gazës do të rrezikonte jetën e rreth 20 pengjeve që besohet se janë ende gjallë, disa prej të cilëve mendohet se mbahen në këtë metropol të madh.

Zamir paralajmëroi se militantët e Hamasit mund t’i vrasin pengjet ose të “bëjnë vetëvrasje së bashku me ta”.

Sipas kërkesës, Zamir ka hartuar planet operacionale për marrjen e qytetit të Gazës, të cilat janë miratuar nga udhëheqja politike e vendit.

Javën e kaluar, Hamasi tha se kishte pranuar një propozim të ri armëpushimi, i cili raportohet të jetë një version i përshtatur i propozimit Witkoff./   /Ad.Ab./

The post TEL AVIV – Shefi i ushtrisë, Zamir i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen për pengjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Rubio: Armëpushimi Ukrainë-Rusi nuk është jashtë loje

17 August 2025 at 18:10

UASHINGTON, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha sot se armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë nuk është jashtë loje.

Ai foli për kanalin “NBC News” dy ditë pas një takimi në Alaskë mes presidentit Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Pas takimit, Trump hoqi dorë nga thirrja e tij e mëparshme për një armëpushim të menjëhershëm, duke mbështetur në vend të kësaj qasjen e preferuar të Putinit për negocimin e një marrëveshjeje të plotë paqeje për t’i dhënë fund luftës.

I pyetur në intervistë nëse armëpushimi është hequr nga tryeza, Rubio u përgjigj “jo, nuk është jashtë loje”.

“U ra dakord nga të gjithë se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund këtij konflikti është përmes një marrëveshjeje të plotë paqeje”, vazhdoi Rubio.

“Nuk ka dyshim për këtë… Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës”, theksoi Rubio.

Ai vuri në dyshim nëse një armëpushim do të ishte i nevojshëm gjatë rrugës, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur një të tillë, por Rusia ende nuk ka rënë dakord.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i shoqëruar nga disa liderë evropianë, do të udhëtojë nesër për në Uashington për t’u  takuar  me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë./  /Ad.Ab./

The post UASHINGTON – Rubio: Armëpushimi Ukrainë-Rusi nuk është jashtë loje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Miliona jetë mund të shpëtohen”/ Trump: Duhet “Marrëveshje Paqeje”, jo armëpushim

16 August 2025 at 11:44

Presidenti amerikan Donald Trump ka përshkruar si “të shkëlqyer dhe shumë të suksesshëm” takimin e tij në Alaskë me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa ka njoftuar gjithashtu një telefonatë të gjatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe disa liderë europianë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Në një postim të bërë në platformën Truth Social, Trump […]

The post “Miliona jetë mund të shpëtohen”/ Trump: Duhet “Marrëveshje Paqeje”, jo armëpushim appeared first on BoldNews.al.

Trump-Putin, takimi 3 orësh mbyllet pa marrëveshje për armëpushimin në Ukrainë

16 August 2025 at 08:08

Donald Trump mbërriti në Alaskë duke thënë se donte një armëpushim dhe duke specifikuar në avion se e dinte që mund të mos ishte i menjëhershëm, por se nuk do të ishte i lumtur nëse armëpushimi nuk do të arrihej. Dita përfundoi pa një armëpushim dhe me një konferencë të përbashkët të shkurtër për shtyp, […]

The post Trump-Putin, takimi 3 orësh mbyllet pa marrëveshje për armëpushimin në Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

Armëpushimi, “tik tak” për Putin/ Afrohet afati i fundit i lënë nga Trump. Wittkof shkon në Moskë

By: xhir jeta
4 August 2025 at 15:30

Kremlini zyrtar reagoi këtë të hënë për here të parë pas vendimit të Presidentit Amerikan Donlad Trump për të zhvendosur dy nëndetëse bërthamore pranë Rusisë. Moska zyrtare minimizoi rëndësinë e deklaratave dhe veprimeve të Presidentit Amerikan duke thënë se nuk dëshironin të përfshiheshin në polemika.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se nëndetëset amerikane janë gjithsesi në gadishmëri luftarake dhe hodhi poshtë idenë e një përshkallëzimi të situatës. “Çështje shumë komplekse dhe të ndjeshme po diskutohen, të cilat shumë njerëz i përjetojnë me emocione. Megjithatë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm me retorikën bërthamore,” tha Peskov.

Trump, javën e kaluar, urdhëroi vendosjen e dy nëndetëseve në “rajonet e duhura”, si përgjigje ndaj komenteve që i cilësoi si “shumë provokuese” nga ish-presidenti rus Dmitry Medvedev.

Medvedev, i njohur për retorikën e tij gjithnjë e më ekstreme në rrjetet sociale, e akuzoi Trump për “lojë ultimatumesh” ndaj Rusisë, pasi ky i fundit caktoi një afat të ri për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Pa e përmendur drejtpërdrejt ish presidentin Medvedev, zëdhënësi I Kremlinidt Dimitry Peskov deklaroi se “në çdo vend, anëtarët e lidershipit mund të kenë qëndrime të ndryshme, por politika e jashtme ruse përcaktohet vetëm nga presidenti Putin.”

Ndërkohë, i dërguari i SHBA-së për çështjet në rajon, Steve Witkoff, pritet të vizitojë Moskën përgjatë të mërkurës dhe të enjtes, vetëm një ditë përpara përfundimit të ultimatumit që Donald Trump i ka vënë Moskës për ti dhënë fund luftës ose në të kundert do të ketë sanksione ekonomike ndaj Ruisë. Zëdhënësi I Kremlinit tha se vlerësojnë këtë vizitë duke e quajtur atë të rëndësishme dhe të dobishme.

Trump ka kërcënuar se nëse deri më 8 gusht nuk arrihet një armëpushim, ai do të vendosë tarifa ndëshkuese ndaj eksporteve ruse të naftës dhe mallrave të tjera, si dhe sanksione dytësore për shtetet që kane bashkëpunim tregtar me Moskën.

Megjithatë, ai pranoi se Rusia “është mjaft e aftë në shmangien e sanksioneve”.

Në një deklaratë të fundit për Gazetarët ku konfirmoi vizitëne  Wittkof Trump tha se Rusia është shumë e aftë ti shmanget sanksioneve.

Tre raunde bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës që nga pranvera nuk kanë sjellë përparim të dukshëm drejt paqes. Presidenti Putin ka përsëritur javën e kaluar se qëllimi i Rusisë është “eliminimi i shkaqeve të krizës në Ukrainë dhe garantimi i sigurisë së saj.”

Kushtet politike dhe ushtarake të vendosura nga Moska për paqen – përfshirë neutralitetin e Ukrainës, uljen drastike të kapaciteteve të saj ushtarake dhe braktisjen e aspiratave për anëtarësim në NATO – mbeten të papranueshme për Kievin dhe aleatët perëndimorë./abcnews.al

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

By: Ardit
1 August 2025 at 18:37

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur mbi tre vjet më parë. Putin tha se është në favor të angazhimit në bisedime me Ukrainën, por se pritjet për rezultatet nuk duhet të jenë “të […]

The post Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim appeared first on BoldNews.al.

❌
❌