Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Europa goditet nga stuhia Goretti, fluturime dhe trena të anuluar

By: Elva
9 January 2026 at 17:18

Stuhia e fuqishme Goretti ka goditur disa vende të Evropës veriore, duke shkaktuar ndërprerje masive të energjisë, bllokim të transportit dhe mbyllje të shkollave. Franca, Britania, Gjermania dhe Holanda raportojnë dëme të përhapura, ndërsa reshjet e dëborës dhe erërat e forta pritet të vazhdojnë në zonat më të prekura. Në Britani, Zyrat Meteorologjike njoftuan se […]

The post Europa goditet nga stuhia Goretti, fluturime dhe trena të anuluar appeared first on BoldNews.al.

Franca dhe Britania e Madhe sulmojnë bazën e ISIS në Siri

By: Fax Web
4 January 2026 at 09:59

Avionët luftarakë Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore i janë bashkuar avionëve francezë në një sulm të përbashkët ndaj një depoje nëntokësore armësh në Siri, të përdorur nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS).

Objekti, i identifikuar nga inteligjenca, besohet se ruante armë dhe eksplozivë dhe ndodhej në malet në veri të Palmirës, një vend i lashtë në Sirinë qendrore.

“Avionët tanë përdorën bomba të drejtuara Paveway IV për të synuar një numër tunelesh hyrëse deri në objekt… treguesit fillestarë janë se objektivi u qëllua me sukses”, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

“Ky veprim tregon lidershipin tonë në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendosmërinë për të qëndruar krah për krah me aleatët tanë, për të shuar çdo ringjallje të ISIS-it dhe ideologjive të tyre të rrezikshme dhe të dhunshme në Lindjen e Mesme”, tha Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey.

“Dua të falënderoj të gjithë anëtarët e forcave tona të armatosura të përfshira në këtë operacion për profesionalizmin dhe guximin e tyre”, shtoi ai.

Në dhjetor, ushtria amerikane kreu atë që e quajti një “sulm masiv” kundër objektivave të ISIS-it në Siri , pasi një pritë vrau dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil në Palmyra.

Kombet e Bashkuara thonë se ISIS-i ka ende midis 5,000 dhe 7,000 luftëtarë në Siri dhe Irak.

Tension mbi Atlantik/ Avionët rusë i afrohen Britanisë, NATO reagon me avionë luftarakë

By: Rovena
25 December 2025 at 22:13

Aeroplanë luftarakë të NATO-s u ngritën në fluturim për t’u përballur me bombardues strategjikë rusë që fluturuan pranë ujërave britanike në Ditën e Krishtlindjeve, duke shkaktuar shqetësim në qarqet ushtarake dhe diplomatikë të Evropës Perëndimore.

Bombarduesit rusë Tu‑95MS, të cilët kanë kapacitet për të mbajtur armë bërthamore, u dërguan në një fluturim të gjatë mbi Detin Barents dhe Detin Norvegjez, në veri të Skocisë, afër hapësirës ajrore britanike.

Ky lloj aeroplani përdoret shpesh nga Rusia për misione të zbulimit dhe të demonstrimit të forcës, duke rritur tensionet në rajon.

Sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, bëhej fjalë për një “fluturim të planifikuar” mbi ujërat neutrale, por zyrtarët perëndimorë e vëzhguan fluturimin dhe vendosën masa monitorimi, duke ndjekur çdo lëvizje të bombarduesve rusë nga ajri dhe radarët tokësorë.

Gjatë misionit, bombarduesit u shoqëruan nga avionë luftarakë rusë Su‑33, të cilët ofruan mbështetje dhe siguruan një korridor të sigurt për aeroplanët strategjikë.

Fluturimi zgjati më shumë se shtatë orë, duke përfshirë kalimin pranë disa zonave të rëndësishme ushtarake dhe kufijve të hapësirës ajrore të vendeve aleate.

NATO reagoi shpejt, duke ngritur aeroplanë luftarakë përgjigjeje për të monitoruar dhe shoqëruar avionët rusë. Sipas burimeve zyrtare, bombarduesit nuk hynë në hapësirën ajrore sovrane të Mbretërisë së Bashkuar, por u afruan mjaft pranë zonës së interesit strategjik të saj, duke vënë në gatishmëri forcat e mbrojtjes ajrore dhe duke rritur vigjilencën në të gjithë rajonin.

Ngjarja vjen në një kohë tensioni të shtuar midis Rusisë dhe aleatëve të NATO-s, duke treguar se kontrolli mbi hapësirën ajrore dhe reagimi i shpejtë mbeten elementë kyç për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin e rajonit.

Britania e Madhe ndërton sistemin e mbrojtjes “Kupola e Hekurt” për t’u përballur me kërcënimin rus

By: D Marku
18 December 2025 at 15:18

Britania e Madhe po ndërton mburojën raketore “Kupola e Hekurt” për t’iu përgjigjur kërcënimeve në rritje ruse, njoftoi dje në mbrëmje shefi i Shtabit të Mbrojtjes, Richard Knighton, sipas “Metro”.

Sistemi, i frymëzuar nga teknologjia e testuar e Izraelit, do të përqendrohet në mbrojtjen kundër sulmeve ajrore ndaj infrastrukturës se rëndësishme dhe qyteteve të mëdha.

Britania e Madhe tani duhet të përmbysë të ashtuquajturin “dividend paqeje” – uljen e shpenzimeve të mbrojtjes pas Luftës së Ftohtë – dhe të angazhojë më shumë burime për t’iu kundërvënë këtyre rreziqeve.

Krahasuar me aleatët si Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe ka mbetur prapa në dislokimin e sistemeve gjithëpërfshirëse të interceptimit të raketave.

Sistemi i ri i integruar i mbrojtjes ajrore dhe raketore do të përfshijë rrjete radarësh të përmirësuar, patrulla ajrore të përforcuara dhe mekanizma për të neutralizuar dronët dhe raketat kruiz.

I modeluar sipas Kupolës së Hekurt të Izraelit, e cila përdor radar për të zbuluar kërcënimet dhe për të lëshuar interceptorë – modeli britanik synon një efikasitet të ngjashëm – në reagimin në kohë reale.

Çdo interceptues mund të kushtojë mbi 2 milionë paund, duke reflektuar kërkesat e teknologjisë së lartë, por duke justifikuar shpenzimet për mbrojtjen kombëtare.

Aleatët e NATO-s, përfshirë Britaninë e Madhe, e kanë njohur prej kohësh mbrojtjen e integruar ajrore dhe raketore – si një mungesë të rëndësishme në aftësitë mbrojtëse kolektive.

“Ne e dimë se, në të gjithë NATO-n, një nga boshllëqet më të mëdha në aftësinë e aleancës është mbrojtja e integruar ajrore dhe raketore, dhe ne jemi pjesë e kësaj”, tha Knighton.

The post Britania e Madhe ndërton sistemin e mbrojtjes “Kupola e Hekurt” për t’u përballur me kërcënimin rus appeared first on Albeu.com.

Kearns: Milan Radoiçiq dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të përballen me drejtësinë

17 December 2025 at 21:23


Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar lidhur me heqjen e pjesshme të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e mirëpritur vendimin.

Ajo theksoi se këto masa nuk duhej të ishin vendosur kurrë ndaj Kosovës.

Kearns kujtoi se Lista Serbe zgjodhi të bojkotojë zgjedhjet komunale, ndërsa paramilitarët e mbështetur nga Serbia kanë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it gjatë vitit 2023.

Kearns përmendi gjithashtu sulmin në Banjska, ku një forcë paramilitare e udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq – e cila është trajnuar në baza ushtarake serbe dhe ka përdorur armë të ushtrisë serbe, duke vrarë policin Afrim Bunjaku.

Deputetja britanike theksoi se sanksionet ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe çdo masë e mbetur duhet të hiqet.

Ajo shtoi se fokusi duhet të jetë sjellja para drejtësisë e Radoiçiq dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe forcimi i sigurisë së përbashkët në rajon dhe orientimi i Kosovës drejt një të ardhmeje euro-atlantike./Telegrafi/

Whilst the lifting of EU negative measures on Kosovo is welcome, they should never have been issued.

Srpska List chose to boycott municipal elections.

Serbian backed paramilitaries injured thirty KFOR soldiers in 2023.

And a paramilitary force led by former Srpska List Vice… https://t.co/4GN6oZ3Ret
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) December 17, 2025

Gjenerali britanik paralajmëroi për mundësinë e vendosjes së dominimit rus në Atlantik

9 December 2025 at 12:56

 Komandanti i Përgjithshëm i Marinës Britanike paralajmëroi sot për mundësinë e vendosjes së dominimit rus në Atlantik dhe kërkoi që fondet shtesë për sistemin kombëtar të mbrojtjes të miratohen urgjentisht.

Gjenerali Sir Gwyn Jenkins ka lënë të kuptohet se Rusia po investon miliarda në Flotën e saj Veriore pavarësisht se po zhvillon luftë aktive kundër Ukrainës. 

Komandanti i Marinës Mbretërore Britanike e paralajmëroi qeverinë britanike të “rrisë fondet e sistemit të mbrojtjes kombëtare ose të rrezikojë humbjen e epërsisë britanike në Oqeanin Atlantik”.

E kërkon SPAK, shqiptari i arrestuar në Londër: Mos më ekstradoni, jam në gjakmarrje

7 December 2025 at 21:20


Ky është Alban Gjidiaj ndaj të cilit në mungesë SPAK ka lëshuar një urdhër arresti si i përfshirë në trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe.

Gjidiaj për qëllim ekstradimi është arrestuar në Londër.

Daily Mail online të cilës i referohet Top Channel ka publikuar një shkrim nga seanca gjyqësore e ekstradimit, nga ku i riu me origjinë nga Tropoja ka parashtruar pretendimet se përse nuk duhet ekstraduar drejt Shqipërisë.

“I kërkuari shqiptarë në arrati për trafik pistoletash thotë se nuk duhet ekstraduar nga frika gjakmarrjes për një borxh 25.000 stërlina”, ky është titulli Daily Mail online.

David Ball i cili po përfaqëson shtetin shqiptarë në këtë proces ekstradimi i tha gjykatës se 29-vjeçari shqiptarë sëbashku me të vëllain më të madh ishin pritësit në Angli të një tavoline druri ku ishin fshehur 6 armë zjarri me numrat serial të fshirë dhe një sasi municioni.

“Roli i personit të kërkuar dhe vëllait të tij supozohet se ishte të merrnin këtë tavolinë. Pretendohet se pati dy dërgesa të mëparshme në mars 2023. Pretendohet se i pandehuri ka bërë një telefonatë dhe ka kërcënuar se do ta vriste një burrë nëse ai identifikonte udhëheqësin e grupit, i cili ishte mik i vjetër i vëllait të madh të personit të kërkuar”, deklaroi David Ball.

Ndërsa Malcolm Hawkes, avokati Gjidiajt, i tha Gjykatësit Daniel Sternberg se gjakmarrja e pretenduar datonte që nga një borxh që i ati i tij i ndjerë kishte marrë për trajtim kundër kancerit.

“Babai i personit të kërkuar ishte i sëmurë dhe mori borxh 25,000 £ për trajtim urgjent të kancerit”, tha ai.

“Ai vdiq, prandaj sipas ligjit në kanunit, borxhi i kalon vëllait më të madh, i cili u qëllua, dhe në tetor 2011 ndodhi një shpërthim në apartamentin e tij në Tiranë”.

Gjidiaj i tha gjykatës se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar nga frika për jetën dhe se tani kishte frikë se do të vritej po të kthehej në Shqipëri.

Gruaja e Alban Gjidiajt, e cila pritet të lindë fëmijën e tyre të dytë në Shkurt 2026 , dëshmoi dhe tha se kishte pasur incidente me vizitorë të çuditshëm më 29 dhjetor të vitit të kaluar, pastaj më 2 janar dhe 4 janar, të cilat u raportuan në polici, por policia nuk i ishte përgjigjur.

I bashkakuzuar nga SPAK për trafik armësh është edhe vëllai Albanit, Almir Gjidiaj i arrestuar në Kolumbi dhe është në pritje të ekstradimit në Shqipëri.

Emigrantët/ Britania ashpërson masat, shqiptarëve me azil të refuzuar u ofrohen deri në 10,000 paund për t’u kthyer në shtëpi

By: Fax Web
6 December 2025 at 10:10

Kriminelët e huaj dhe azilkërkuesit e refuzuar nuk do të marrin më shumë se 10,000 paund për t’u kthyer në shtëpi, tha sekretarja britanike e Shtetit për Departamentin e Brendshëm, Shabana Mahmood, sipas “Daily Express”. Mahmood kërkon të rrisë shumën e dhënë për shkelësit e ligjit të emigracionit, të dënuarit e huaj dhe për personat që u është refuzuar strehimi në Britaninë e Madhe – për t’i inkurajuar ata të largohen.

Ministri i Sigurisë Kufitare, Alex Norris tha se pagesat – aktualisht deri në 3,000 paund – ishin një shumë e madhe – për shkak të kostove të akomodimit të të ardhurve të paligjshëm. Ai këmbënguli se ndihmat nuk do të kalonin 10,000 paund – megjithëse refuzoi të përcaktonte një shifër të saktë.

Norris zbuloi, për herë të parë, se Ministria e Brendshme do të deportonte fëmijët e lindur në Britaninë e Madhe nëse prindërit e tyre ishin caktuar për t’u larguar.

Deklarata e tij erdhi përpara mbërritjes së emigrantëve të parë në Qendrën e Emigracionit “Campsfield”, e cila është rihapur si pjesë e përpjekjejeve për të rritur deportimet.

“Për momentin, lloji i regjimit për të cilin po flasim është rreth 3,000 paud”, tha Norris në Qendrën e Largimit të Emigracionit në Campsfield, të cilën Ministria e Brendshme e rihapi ndërsa përpiqet të rrisë deportimet.

“Po shqyrtojmë një program pilot të mundshëm për ta rritur këtë”, shtoi ai.

“Realiteti është, se kjo është një shumë e madhe sepse – nëse dikush ka nevojë të qëndrojë në hotel për një periudhë të gjatë kohore – është shumë e kushtueshme për taksapaguesin”, theksoi ai.

“Ofrimi i stimujve për kthimet vullnetare u shërben taksapaguesve, e bën këtë proces më të lehtë”, tha Norris.

“Nëse ka mënyra për t’u siguruar që kjo të ndodhë më shpesh, atëherë kjo është ajo që po shqyrtojmë nga afër”, shtoi ai.

I pyetur nëse pagesat mund të arrinin në 10,000 paund për emigrant, Norris këmbënguli se nuk mund ta miratonte këtë shifër. Çdo azilkërkues kushton, mesatarisht, 30,000 paund në vit për akomodim, ushqim, veshmbathje dhe pagesa emergjente në para të gatshme.

Familjet emigrante, kërkesat e të cilave për azil janë refuzuar, do të deportohen nëse refuzojnë stimujt, në para të gatshme.

Sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood do të urdhërojë deportimin me forcë të familjeve që refuzojnë të marrin stimuj më të mëdhenj, sipas Ministrisë së Brendshme.

“Aktualisht, ka një numër të konsiderueshëm familjesh që do të deportohen. Megjithatë, kjo nuk ka qenë pjesë e qasjes kryesore të Ministrisë së Brendshme britanike, që do të thotë se jemi në një situatë ku kemi 700 familje shqiptare që janë azilkërkues të refuzuar, nga një vend që është nënshkrues i KEDNJ-së “Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut” dhe nuk po largohen”, tha Norris.

“Në fund të fundit, do të jetë rasti i të gjithëve në bazë të meritave sipas ligjit të emigracionit, por për shkak të rrethanave dhe në këto raste, njerëzit do të largohen”, tha Norris i pyetur nëse kjo përfshin fëmijët që lindin në Britaninë e Madhe. Partia Laburiste këmbëngul se 50 000 kriminelë të huaj, azilkërkues të refuzuar dhe shkelës të ligjit për emigracionin janë larguar që kur qeveria e kryeministrit britanik, Keir Starmer mori detyrën.

Debati për emigrantët/ Britania ashpërson masat, shqiptarëve me azil të refuzuar u ofrohen deri në 10,000 paund për t’u kthyer në shtëpi

By: D Marku
6 December 2025 at 09:32

Kriminelët e huaj dhe azilkërkuesit e refuzuar nuk do të marrin më shumë se 10,000 paund për t’u kthyer në shtëpi, tha sekretarja britanike e Shtetit për Departamentin e Brendshëm, Shabana Mahmood, sipas “Daily Express”.

Mahmood kërkon të rrisë shumën e dhënë për shkelësit e ligjit të emigracionit, të dënuarit e huaj dhe për personat që u është refuzuar strehimi në Britaninë e Madhe – për t’i inkurajuar ata të largohen.

Ministri i Sigurisë Kufitare, Alex Norris tha se pagesat – aktualisht deri në 3,000 paund – ishin një shumë e madhe – për shkak të kostove të akomodimit të të ardhurve të paligjshëm.

Ai këmbënguli se ndihmat nuk do të kalonin 10,000 paund – megjithëse refuzoi të përcaktonte një shifër të saktë.

The post Debati për emigrantët/ Britania ashpërson masat, shqiptarëve me azil të refuzuar u ofrohen deri në 10,000 paund për t’u kthyer në shtëpi appeared first on Albeu.com.

SHBA dhe Britania pajtohen për zero tarifa për produktet farmaceutike

By: armand
1 December 2025 at 17:42

SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord për një marrëveshje për të mbajtur në zero tarifat mbi importet farmaceutike të Mbretërisë së Bashkuar në Amerikë. Sipas marrëveshjes, Mbretëria e Bashkuar do të paguajë më shumë për ilaçet përmes NHS-së (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) në këmbim të një garancie se taksat e importit mbi produktet farmaceutike […]

The post SHBA dhe Britania pajtohen për zero tarifa për produktet farmaceutike appeared first on BoldNews.al.

Britania vendos taksë të re për studentët e huaj, ndryshime edhe për kreditë studentore

By: Elva
27 November 2025 at 17:20

Qeveria britanike ka njoftuar një paketë të re tatimore që preket drejtpërdrejt edhe studentët ndërkombëtarë, përfshirë shqiptarët që studiojnë në universitetet britanike. Masa, pjesë e buxhetit të prezantuar nga Kancelarja e Thesarit Rachel Reeves, parashikon vendosjen e një tarife fikse vjetore prej 925 paund për çdo student ndërkombëtar, duke hyrë në fuqi nga 1 gushti […]

The post Britania vendos taksë të re për studentët e huaj, ndryshime edhe për kreditë studentore appeared first on BoldNews.al.

Britania ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në lidhur me anijet e dyshuara për drogë

By: Rovena
11 November 2025 at 16:46

Mbretëria e Bashkuar nuk po ndan më informacione me SHBA-në në lidhje me anijet e dyshuara për trafik droge në Karaibe, sepse nuk dëshiron të jetë bashkëpunëtore në sulmet ushtarake amerikane dhe beson se sulmet janë të paligjshme, kanë thënë për CNN burime të njohura me çështjen.

Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar shënon një shkëputje të madhe nga aleati i saj më i ngushtë dhe partneri i saj për ndarjen e informacioneve dhe nënvizon skepticizmin në rritje mbi ligjshmërinë e fushatës së ushtrisë amerikane rreth Amerikës Latine.

Për vite me radhë, Mbretëria e Bashkuar, e cila kontrollon një numër territoresh në Karaibe ku i bazon asetet e inteligjencës, ka ndihmuar SHBA-në të gjejë anije të dyshuara për transportimin e drogës në mënyrë që Roja Bregdetare e SHBA-së të mund t’i ndalojë ato, kanë thënë burimet.

Inteligjenca zakonisht dërgohej në Task Forcën e Përbashkët Ndëragjenciale Jug, një task forcë e vendosur në Florida që përfshin përfaqësues nga një numër vendesh partnere dhe punon për të zvogëluar tregtinë e paligjshme të drogës.

Por, menjëherë pasi SHBA-ja ka nisur sulmet vdekjeprurëse kundër anijeve në shtator, Mbretëria e Bashkuar u shqetësua se SHBA-ja mund të përdorë inteligjencën e ofruar nga britanikët për të zgjedhur objektivat. Zyrtarët britanikë besojnë se sulmet ushtarake amerikane, të cilat kanë vrarë 76 persona, shkelin të drejtën ndërkombëtare, kanë thënë burimet.

Ndërprerja e ndarjes së inteligjencës ka nisur më shumë se një muaj më parë, kanë thënë burimet.

Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së, Volker Türk, ka thënë muajin e kaluar se sulmet shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe përbëjnë “vrasje jashtëgjyqësore”. Mbretëria e Bashkuar pajtohet me këtë vlerësim, kanë thënë burimet për CNN.

Metalet e rralla/ Fronti i përbashkët i G7, plane të reja për të frenuar dominimin kinez

1 November 2025 at 12:44

Grupi i Shtatë vendeve (G7) njoftoi plane të reja me qëllim parandalimin e Kinës për të dominuar në zinxhirët e furnizimit për minerale kritike, me qëllimin afatgjatë të ribalancimit të tregut global. Marrëveshjet, të njoftuara pas një takimi të ministrave të energjisë të G7 në Kanada, përfshijnë një gamë të mineraleve kritike si dhe metale të rralla, një sektor në të cilin Pekini duket se ka ndikim të rëndësishëm.

“Këto hapa të parë nga Aleanca e Metaleve të Çmuara G7 “i dërgojnë një mesazh shumë të qartë botës”, tha Tim Hodgson, ministri kanadez i energjisë. Ai gjithashtu theksoi se përqendrimi i Kinës në treg po merret shumë seriozisht.  Ministrat nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara u takuan në Toronto disa ditë pasi Uashingtoni dhe Pekini arritën një marrëveshje sipas së cilës, u tha se  Kina pezulloi disa nga kufizimet e saj mbi eksportet e metaleve të rralla për të paktën një vit.

Tokat e rralla përdoren për të bërë magnete, të cilat janë thelbësore për industrinë e automobilave, elektronikës dhe mbrojtjes. Mundësia e kufizimeve në eksportet e tyre nga Kina, lider në këtë sektor, kishte shkaktuar shqetësim në tregje.

Hodgson pranoi se zgjerimi i zinxhirëve të furnizimit do të kërkonte kohë. Sipas tij, qëllimi është të krijohen sisteme nga miniera te magneti. Ndërsa, sekretari amerikan i Energjisë Chris Wright, u tha në një deklaratë për gazetarët se administrata Trump është në të njëjtën linjë me aleatët e saj të G7 në frenimin e ndikimit të Kinës.

“Nuk ka mosmarrëveshje brenda Grupit,” tha ai, duke shtuar: “Ne duhet të kemi aftësitë tona për të nxjerrë, përpunuar, rafinuar dhe prodhuar metale të rralla”. Sipas tij, Kina ka përdorur taktika anti-tregu për të përjashtuar pjesën tjetër të botës nga prodhimi i këtyre produkteve.

/abcnews.al/

Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë një marrëveshje prej 9 miliardë eurosh për blerjen e 20 aeroplanëve luftarakë Eurofighter

By: D Marku
29 October 2025 at 20:39

Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan të hënën një marrëveshje me vlerë rreth 9 miliardë euro, për 20 aeroplanë luftarakë Eurofighter Typhoon.

Marrëveshja për të rritur aftësitë ajrore të Turqisë u nënshkrua në Ankara gjatë vizitës së parë të kryeministrit britanik Keir Starmer në vend, dhe shënon porosinë e parë të re të aeroplanëve luftarakë britanikë Typhoon që nga viti 2017.

“Vendet tona mund të jenë në të dyja anët e Evropës, por ne jemi partnerë të fortë, duke punuar më ngushtë së bashku tani se kurrë më parë”, tha Starmer gjatë një ceremonie nënshkrimi së bashku me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

“Kjo do të forcojë sigurinë në të gjithë NATO-n, do të thellojë bashkëpunimin tonë dypalësh në mbrojtje dhe do të nxisë rritjen ekonomike këtu dhe në Mbretërinë e Bashkuar, duke siguruar 20,000 vende pune britanike”, shtoi Starmer.

“Jam krenar që tajfunët britanikë do të formojnë një pjesë jetësore të Forcave Ajrore Turke për shumë vite që do të vijnë”, shtoi ai.

Erdogan e përshëndeti marrëveshjen si një “simbol të ri të marrëdhënies strategjike midis nesh si dy aleatë të ngushtë”.
Starmer shtoi se marrëveshja ofron mundësinë për shitjen e më shumë aeroplanëve luftarakë në të ardhmen.

Ankaraja dhe Londra nënshkruan një marrëveshje paraprake për Eurofighters në korrik, të cilët prodhohen nga një konsorcium që përfshin Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën dhe të udhëhequr nga BAE Systems e Britanisë.

Marrëveshja pasoi vendimin e raportuar të Gjermanisë për të hequr dorë nga kundërshtimi i saj i gjatë ndaj shitjes së aeroplanëve në Turqi.

Javën e kaluar, Erdogan vizitoi tre vende të Gjirit dhe zhvilloi bisedime mbi blerjen e mundshme të Typhoon-ëve të përdorur nga Katari dhe Omani.

Përveç 20 aeroplanëve të rinj Typhoon, Turqia planifikon të blejë 12 aeroplanë të dorës së dytë nga Katari dhe 12 të tjerë nga Omani, tha kanali i lajmeve A Haber i Turqisë duke cituar Ministrin e Mbrojtjes, Yaşar Güler

The post Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë një marrëveshje prej 9 miliardë eurosh për blerjen e 20 aeroplanëve luftarakë Eurofighter appeared first on Albeu.com.

Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

By: armand
28 October 2025 at 10:23

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje përmes së cilës Turqia i bleu 20 avionë luftarakë, Eurofighter Typhoon, për 8 miliardë funte, tha zyra e tij. Në korrik, Turqia dhe Britania kishin nënshkruar marrëveshje paraprake për blerjen e 40 avionëve Typhoon, të miratuar nga anëtarët e konsorciumit Eurofighter, […]

The post Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë appeared first on BoldNews.al.

Mediat britanike jehonë deklaratave të Ramës nga Londra

26 October 2025 at 21:14


Mediat britanike i kanë bërë ‘jehonë’ deklaratave të Edi Ramës nga Londra.

“The London Economic” shkruan se kryeministri i Shqipërisë ka bërë një përmbledhje dhe ka mbajtur një qëndrim të ashpër për Brexit, ndërsa ka kritikuar edhe “teatralitetin” e Nigel Farage-it.

“Gjatë një vizite në Chatham House për një samit për të adresuar trafikimin përmes Ballkanit, Edi Rama vlerësoi qeverinë e Keir Starmer për progresin në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

Udhëheqësi shqiptar tha se bashkëpunimi kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm po funksionon në një “mënyrë fantastike” që ai beson se është gjithashtu “e qëndrueshme”, shkruan nga ana tjetër tabloidi “Mirror”.

Sipas“The London Economic”, Rama theksoi se është e lehtë për njerëz si Farage të jenë kritikë, duke thënë: Kemi parë më shumë se një herë se puna e qeverisë është diçka krejtësisht e ndryshme nga poezia e opozitës.

Ai e etiketoi udhëheqësin e Reformës një “pasqyrë problemesh që ka njëfarë kapaciteti teatral për të qenë tërheqës”.

Rama, shton më tej media britanike, dha një përmbledhje ‘të fortë’ të ndikimit që Brexit ka pasur në Mbretërinë e Bashkuar.

Pjesë nga shkrimi i “The London Economic”:

Duke iu referuar ironisë së Brexit-it që shitet si një mënyrë për të kontrolluar imigracionin, por që në fakt ka efektin e kundërt, ai tha: Disa i quajnë ato varka të vogla, disa i quajnë varka të Brexit-it. Dhe dikush pyet veten pse e latë Evropën. Ju u larguat nga Evropa sepse donit më pak anije, dhe keni më shumë anije. E latë Evropën sepse donit më shumë investime. Keni më pak investime. E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion.

Rama gjithashtu sulmoi ish-sekretaren e brendshme, Suella Braverman, për komentet e mëparshme që ajo bëri për shqiptarët.

Gjatë kohës së saj në qeveri, Braverman kishte thënë se Partia Laburiste do të “lejonte të gjithë kriminelët shqiptarë të vinin në këtë vend”.

Duke iu referuar komenteve, Rama tha se ishte ende i zemëruar me Braverman, përpara se të nxirrte në pah rënien e saj duke pyetur: Meqë ra fjala, ku është ajo?

“Mbaje mend, e di, mos u ngatërro me shqiptarët sepse nëse të mallkojnë, thjesht zhdukesh”, shtoi ai.

Akuzohet se falsifikonte dokumente për kontrabandë emigrantësh, Britania sanksionon rrjetin kosovar

By: Fax Web
23 October 2025 at 10:29

Britania ka sanksionuar ato që i ka quajtur banda kriminale nga Ballkani Perëndimor, përfshirë një në Kosovë, të cilat dyshohet se kishin falsifikuar dokumente, që ishin përdorur më pas për trafikimin e njerëzve. Autoritetet e drejtësisë në Kosovë thanë se janë duke e trajtuar këtë rast “me prioritet”. Sipas njoftimit të Qeverisë britanike, me ndihmën e autoriteteve kosovare është sanksionuar “Rrjeti Krasniqi”, që përshkruhet si një bandë kriminale me seli në Kosovë, që kishte udhëhequr një laborator të sofistikuar për prodhimin e dokumenteve false.

Mbretëria e Bashkuar tha se kjo bandë e organizuar kriminale është përgjegjëse për prodhimin e dokumenteve false dhe furnizimit me to për bandat kriminale. “Grupi ka krijuar pasaporta false, letërnjoftime dhe patentë-shoferë të më shumë se 50 shteteve, përfshirë të Mbretërisë së Bashkuar”, u tha në njoftim. Sipas Mbretërisë së Bashkuar, personat e sanksionuar janë: “Burim Krasniqi, që përshkruhet si udhëheqës i rrjetit Krasniqi; Arif Krasniqi, që thuhet se ishte ndërmjetës i grupit që siguronte klientë për shërbimet e tyre; Flamur Krasniqi, anëtar i grupit të cilit iu gjetën në posedim dokumente të falsifikuara; Valon Krasniqi, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; Sami Duriqi, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve false; Granit Avdyli, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve dhe reklamimit të shërbimeve të grupit; Nexhmie Selmani, e cila ka ofruar objektin që ka përdorur grupi për të falsifikuar dokumente dhe po ashtu është përfshirë në ofrimin e pajisjeve për falsifikim; Endrit Emerllahu, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; si dhe Shembim Emerllahu, anëtar i grupit të cilit iu gjetën dokumente të falsifikuara”.

“Ka një rrugë kriminale përmes Ballkanit Perëndimor që sjellë migrantët ilegal në Mbretërinë e Bashkuar dhe ne jemi të vendosur që ta mbyllim atë duke punuar me partnerët evropianë”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer, përmes një deklarate para samitit të Procesit të Berlinit që ka mbledhur udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Temë e samitit pritet të jenë edhe përpjekjet për të ulur migrimin ilegal, por edhe siguria rajonale dhe kërcënimet e tjera të përbashkëta.

Mbretëria e Bashkuar po ashtu ka sanksionuar Nusret Seferoviq, që e cilësoi si udhëheqës të një bande kroate, që kishte furnizuar bandat në Ballkan me pasaporta të falsifikuara kroate. Dy persona të tjerë dhe një kompani tregtare u sanksionuan për pjesëmarrjen e tyre në një rrjet që transferonte para dhe blinte pjesë të anijeve të vogla, të përdorura nga bandat për të lehtësuar migrimin e paligjshëm, u tha në njoftimin e Qeverisë britanike. Britania tha se këto sanksione janë hapi i fundit në luftimin e rrjeteve kriminale që kanë rritur migrimin ilegal në këtë shtet. Këto veprime, tha Qeveria britanike, kanë ndihmuar që të ulet numri i migrantëve nga Ballkani Perëndimor nga 140.000 më 2022 në 21.000 vitin e kaluar.

 

 

Kosova thotë se po e trajton me prioritet këtë rast
Pas njoftimit për sanksione nga Britania, Prokuroria Speciale e Kosovës tha se është duke e trajtuar rastin me prioritet dhe mirëpriti vendimin e Londrës. “Prokuroria Speciale do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar dhe me të gjitha vendet partnere, duke mbetur një aktore konstruktive dhe e besueshëm në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, si dhe në promovimin e sigurisë dhe drejtësisë në rajon dhe më gjerë”, u tha në reagimin e organit ndjekës. Në janar të këtij viti, Policia e Kosovës kishte njoftuar se kishte zbuluar se një shtëpi në Prishtinë kishte shërbyer si një laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, përfshirë pasaporta, letërnjoftime dhe patentë-shoferë.

Zbulimi i kësaj shtëpie ishte bërë pasi më 24 janar, Policia e kishte ndaluar një automjet ku kishte gjetur dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës. “Shoferi me inicialet F.K, është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, ishte thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës. Autoritetet deklaruan se në shtëpinë, ku gjendej laboratori, kishte sekuestruar makina laserike, printerë, mbi 20.000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës.

Ndërkaq, më 12 tetor me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës ishte ndaluar V.E. nën dyshimet për veprat penale: falsifikim i dokumenteve dhe pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal. Sipas Prokurorisë, ai u arrestua në pikën kufitare në Bërnjak – që lidh Kosovën me Serbinë – në kuadër të hetimeve lidhur me rastin e muajit janar të këtij viti, kur autoritetet zbuluan një labortaor të specializuar për falsifikim të dokumenteve. “Ekziston dyshimi i bazuar se, nga një periudhë e pacaktuar kohore e deri më 24 janar të vitit 2025, V.E., në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë, duke vepruar si grup i organizuar kanë prodhuar dhe shpërndarë dokumenteve të falsifikuara të rreth 50 shteteve të botës”, u tha në njoftimin e 12 tetorit.

Nga Londra, Kurti kërkon drejtësi për Banjskën dhe mbështetje nga Britania për t’u anëtarësuar në NATO

22 October 2025 at 18:25


Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në sesionin e parë të punimeve të Samitit të 12-të të Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Londër me pjesëmarrjen e liderëve nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, Kurti theksoi rëndësinë e unitetit evropian përballë sfidave të brendshme dhe të jashtme, duke paralajmëruar se autoritarizmi dhe ndikimet ruse e kineze po rrezikojnë stabilitetin e kontinentit. Ai tha se vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe pse gjeografikisht janë brenda Evropës, ende mbeten jashtë strukturave të BE-së dhe NATO-s, gjë që krijon, sipas tij, “një boshllëk të rrezikshëm sigurie”.

“Londra mund të ndihmojë shumë duke mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor që duan t’i bashkohen NATO-s, për ta mbyllur këtë boshllëk. Ne kemi qëllime dhe vlera të përbashkëta – dhe asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE dhe NATO”, tha Kurti.

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër

Ai theksoi se Kosova ka shënuar përparim të ndjeshëm në zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen e mirë, duke theksuar se vendi ka pasur një mesatare rritjeje ekonomike prej 6% në pesë vitet e fundit dhe është hequr nga lista e shteteve të brishta nga Banka Botërore dhe FMN.

Megjithatë, Kurti paralajmëroi për kërcënimet që vijnë nga Serbia, duke përmendur sulmin terrorist në Banjskë. “Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, por drejtësia ende nuk është vënë në vend. Pandëshkueshmëria nxit sulme të reja ndaj sovranitetit tonë”, tha ai.

Kryeministri në detyrë përmendi edhe bashkëpunimin ekonomik rajonal, Agjendën e Gjelbër dhe nevojën për më shumë investime për zhvillim të qëndrueshëm. Ai njoftoi për nënshkrimin e marrëveshjes tregtare me vendet e EFTA-s dhe rihapjen e funksionalitetit të CEFTA-s gjatë kryesimit të Kosovës.

Sa i përket migracionit, Kurti tha se Kosova nuk është burim migracioni, por vetëm një pikë tranziti me shifra të ulëta, ndërsa theksoi përkushtimin për të luftuar krimin e organizuar, trafikun e armëve dhe financat e paligjshme në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar./Telegrafi/

Britania sanksionon rrjetin kosovar që e akuzon se falsifikoi dokumente për kontrabandistë njerëzish

By: Elva
22 October 2025 at 16:14

Sipas njoftimit të Qeverisë britanike, me ndihmën e autoriteteve kosovare është sanksionuar “Rrjeti Krasniqi”, që përshkruhet si një bandë kriminale me seli në Kosovë, që kishte udhëhequr një laborator të sofistikuar për prodhimin e dokumenteve false. Britania sanksionon rrjetin kosovar që e akuzon se falsifikoi dokumente për kontrabandistë njerëzishNjë pasaportë e Kosovës Britania ka sanksionuar […]

The post Britania sanksionon rrjetin kosovar që e akuzon se falsifikoi dokumente për kontrabandistë njerëzish appeared first on BoldNews.al.

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

21 October 2025 at 22:39

Britania e Madhe ka vendosur të dërgojë një komandant të lartë ushtarak dhe një ekip të vogël planifikuesish në Izrael, si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të mbështetur dhe monitoruar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit. Ky vendim vjen pas një kërkese zyrtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është bërë publik nga ministri britanik […]

The post Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza appeared first on BoldNews.al.

❌
❌