Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Më në fund një lajm i mirë për Sylvinhon, Kumbulla lë pas dëmtimin, shfaqet në stërvitje normalisht

By: M C
5 November 2025 at 23:33

Marash Kumbulla duket se ka lënë pas dëmtimin e pësuar para më shumë se një muaji dhe me shumë gjasa, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Andorrës dhe atë ndaj Anglisë.

Mbrojtësi që aktivizohet me Majorkën, ka nisur stërvitjet individuale fillimisht, por herë pas here është bashkuar edhe me grupin.

Në ndeshjen e fundit ndaj Betisit, Kumbulla nuk u grumbullua por me shumë gjasa, mbrojtësi i huazuar nga Roma do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e radhës ndaj Getafes, e planifikuar të luhet në datën 9 nëntor. Kumbulla pritej të rikthehej në fushë më herët, por i ka zgjatur shumë rikuperimi pas dëmtimit.

The post Më në fund një lajm i mirë për Sylvinhon, Kumbulla lë pas dëmtimin, shfaqet në stërvitje normalisht appeared first on Albeu.com.

Lajm i keq për Kombëtaren, Marash Kumbulla humbet ndeshjen me Serbinë

By: M C
23 September 2025 at 19:21

Marash Kumbulla do të qëndrojë rreth një muaj jashtë fushave të blerta.

Këto janë raportimet e fundit nga Spanja, që tregojnë se mbrojtësi do të jetë sërish i gatshëm për Majorkën pas pushimit të kombëtareve.

25-vjeçari pësoi një dëmtim muskulor në sfidën e fundit të 21 shtatorit, që Majorka luajti përballë Atletiko Madrid.

Shtatlarti i repartit difensiv la fushën e lojës në minutën e 36-të dhe vendin e tij e mori Pablo Torre.

Ndeshjet e radhës që Majorka do të luajë pa Kumbullën do të jenë me Real Sociedad, Alavesh dhe Atletik Bilbaon.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, rikthimi do të jetë ndaj Seviljes, më 18 tetor.

Kumbulla do të qëndrojë kështu jashtë listës së Silvinjos për sfidat e tetorit.

Kombëtarja do të sfidojë Serbinë në transfertë për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe më pas Jordaninë në miqësore.

The post Lajm i keq për Kombëtaren, Marash Kumbulla humbet ndeshjen me Serbinë appeared first on Albeu.com.

Kumbulla rrezikon Serbinë/ Mbrojtësi i kombëtares dëmtohet në La Ligën spanjolle

By: Rovena
22 September 2025 at 12:51

Ishte titullar edhe pse kishte pasur probleme.

Trajneri i Majorkës, Arrasate, duket se nuk mund të bëjë pa Marash Kumbullën, dhe e hodhi në fushë në ndeshjen tepër të rëndësishme në La Ligë ndaj Atletikos së Madridit.

Gjithsesi, qëndrimi në terren i mbrojtësit të kombëtares shqiptare nuk vazhdoi më shumë se 36 minuta pasi ai ndjeu shqetësime fizike dhe u zëvendësua.

Nuk dihet se për çfarë lëndimi bëhet fjalë, dhe sesa do të jetë koha e riaftësimit.

Majorka e tij arriti barazimin 1-1 në fund pas golit të shënuar nga sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi.

Natyrisht, për Kumbullën do të ketë vizita mjekësore gjatë kësaj jave.

Shpresa është që futbollisti i kombëtares të mos ketë dëmtim të rëndësishëm, ndërsa afron ndeshja ndaj Serbisë në eliminatoret e Kupës së Botës.

Lojtari 25-vjeçar ka qenë në fushë në 67 për qind të minutave në kampionat, dhe po ashtu ka qenë titullar për Majorkën në 75 për qind të ndeshjeve, pra në tre nga katër.

Ai vendosi ta vazhdonte karrierën në Spanjë pasi u paraqit mjaft mirë sezonin e kaluar tek Espanjoli, gjithashtu në elitën e futbollit të këtij vendi.

Luajti plot 35 ndeshje nga 38 gjithsej për skuadrën katalanase, duke shënuar 3 gola e duke qenë ndër më të mirët, por klubi nuk mundi ta mbante për shkak të rrogës së lartë që merrte tek Roma, e cila e kishte huazuar, dhe tani e ka huazuar për herë të dytë./abcnews.al

Mbrojtësi i kombëtares në dyshim për ndonjë dëmtim/ Pritet të shihet nëse ylli kuqezi luan këtë të diel në La Liga

20 September 2025 at 15:31

Nuk dihet nëse do të jetë sërish titullar. Marash Kumbulla nuk ishte në stërvitje për Majorkën një ditë më parë, ndërsa stafi mjekësor duhet të shikojë gjendjen fizike të shqiptarit.

Mbrojtësi kuqezi mbetet në dyshim nëse do të jetë këtë të diel në ndeshjen e radhës në La Ligën spanjolle, ndërsa skuadra e tij do të ketë një provë të vështirë në fushën e Atletikos në Madrid.

Shpresa është që futbollisti I kombëtares të mos ketë dëmtim të rëndësishëm, ndërsa afron ndeshja ndaj Serbisë në eliminatoret e Kupës së Botës.

Lojtari 25-vjeçar ka qenë në fushë në 67 për qind të minutave në kampionat, dhe po ashtu ka qenë titullar për Majorkën në 67 për qind të ndeshjeve, pra në dy nga tre.

Ai vendosi ta vazhdonte karrierën në Spanjë pasi u paraqit mjaft mirë sezonin e kaluar tek Espanjoli, gjithashtu në elitën e futbollit të këtij vendi.

Luajti plot 35 ndeshje nga 38 gjithsej për skuadrën katalanase, duke shënuar 3 gola e duke qenë ndër më të mirët, por klubi nuk mundi ta mbante për shkak të rrogës së lartë që merrte tek Roma, e cila e kishte huazuar, dhe tani e ka huazuar për herë të dytë.

/abcnews.al/

Byrek me kumbulla nga petët e gatshme – pa mundim, me shije shumë të veçantë

7 September 2025 at 21:33

Ky byrek është më i shijshëm ditën e dytë, kur aromat përthithen dhe shkrijnë me njëra-tjetrën

Thjeshtësia e përgatitjes dhe shija e pasur e kumbullave të pjekura e bëjnë këtë recetë zgjedhjen perfekte për çdo rast, nga një drekë familjare, te mysafirët e papritur apo thjesht për ta shijuar me një filxhan kafe ose çaj.

Koha e përgatitjes: 20 minuta
Koha e pjekjes: 35–40 minuta
Koha totale: rreth 1 orë
Porcionet: 6–8 persona

Përbërësit

Për mbushjen:

▪ 800 g kumbulla të freskëta (pa bërthamë, të ndara në katërsh)
▪ 3-4 lugë gjelle sheqer (sipas shijes dhe varësisht nga thartësia e kumbullave)
▪ 1 lugë çaji kanellë
▪ 1 lugë gjelle arra të bluara (për të thithur lëngun)
▪ 1 lugë gjelle lëng limoni (opsional)
▪ 1 sheqer vanilje (sipas dëshirës)

Për pjesën tjetër:

▪ 500 g petë të holla për byrek (10–12 copë)
▪ 100 ml vaj (ose gjalpë të shkrirë)
▪ 2 lugë gjelle kos i thartë ose krem kosi (për lyerje sipër – opsional)
▪ sheqer pluhur për spërkatje

Përgatitja

Mbushja

▪ Lani kumbullat, hiqni bërthamat dhe prijini në katërsh.
▪ Përziejini me sheqer, kanellë, vanilje, lëng limoni dhe arra të bluara.
▪ Lërini rreth 10 minuta që të lëshojnë lëng dhe gris të thithë lëngun e tepërt.
▪ Shtresoni byrekun.
▪ Nxehni furrën në 180°C.
▪ Përgatitni një tepsi rreth 30×20 cm dhe shtroni letër pjekjeje.
▪ Vendosni një petë në fund dhe lyeni me vaj. Përsëriteni me 4–5 petë.
▪ Shtroni gjysmën e mbushjes mbi petët.
▪ Vazhdojeni me 3-4 petë të lyera ndërmjet, pastaj shtoni pjesën tjetër të mbushjes dhe mbyllni me edhe 3-4 petë.
▪ Sipërfaqen e lyeni me vaj, e mundur edhe me kos për butësi dhe shkëlqim.
▪ Shpoheni me pirun dhe futeni në furrë.

Pjekja

Piqeni në 180°C për 35-40 minuta, derisa pitja të marrë ngjyrë ari dhe kore krokante.

Shërbimi

▪ Lëreni të ftohet pak, pastaj spërkateni me sheqer pluhur.
▪ Prijeni në kube ose në copëza sipas dëshirës.
▪ Shërbehet i ngrohtë ose i ftohtë, i shkëlqyer me çaj, kafe ose një topth akulloreje.

Këshilla

▪ Në vend të arrave, mund të përdorni bajame të bluara për një shije më të pasur.
▪ Nëse kumbullat janë shumë të tharta, shtoni edhe pak sheqer.
▪ Për aromë më intensive, mund të shtoni pak rum, arrëmyshk ose karafil.
▪ Byreku është edhe më i shijshëm ditën e dytë, kur shijet janë përthithur plotësisht.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Byrek me kumbulla nga petët e gatshme – pa mundim, me shije shumë të veçantë appeared first on Telegrafi.

Kumbulla për Bajramin: Nuk mendojmë për ata që nuk duan të vijnë

By: redi
3 September 2025 at 18:02

Në konferencën për shtyp para miqësores me Gjibraltarin, Marash Kumbulla ka folur për largimin e Adrian Bajramit nga Kombëtarja për të luajtur me Zvicrën. “Gjithësecili bën zgjedhjet e veta. Ne mendojmë për grupin që është këtu, lojtarët që janë më Shqipërinë dhe nuk mendojmë për lojtarët që nuk duan, nuk vijnë apo kanë bërë një zgjedhje tjetër”, deklaroi Kumbulla. Për ndeshjet e radhës së…

Source

Kumbulla flet para ndeshjes me Gjibralatarit: Jam gjithmonë gati për Shqipërinë

3 September 2025 at 19:19

Në prag të sfidës miqësore kundër Gjilbraltarit, që Kombëtarja do të luajë nesër në stadiumin “Europa Point” në orën 18:00, trajneri Silvinjo dhe mbrojtësi Marash Kumbulla dolën në një konferencë zyrtare për media.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, mbrojtësi kuqezi tha se skuadra ka analizuar gabimet që janë bërë në ndeshjet e mëparshme. Ndër të tjera, Kumbulla tha se është gjithmonë gati nëse trajneri vendos t’i japë minuta.

Largimi i Adrian Bajramit nga Shqipëria – Ekipi është mirë. Secili bën zgjedhjet e veta. Ne mendojmë për grupin që jemi këtu dhe lojtarët që luajnë me Shqipërinë.

A janë marrë masa të përmirësojmë gabimet që kemi bërë në mbrojtje më parë? – I kemi parë videot, kemi analizuar gabimet që kemi bërë në ndeshjen me Letoninë dhe Serbinë. Do t’i përmirësojmë. Kemi pasur kohë të punojmë këto ditë në Malaga.

A e mendon ndeshjen me Gjilbraltarin si një mundësi për të fituar vendin e titullarit? – Jam gjithmonë gati për Shqipërinë. Kombëtarja është e të gjithëve. Të gjithë duan të luajnë për kombëtaren. Unë jam në dispozicion të trajnerit, ekipit.

Më 9 shtator në ora 20:45, Shqipëria do të luajë në “Air Albania” ndeshjen e radhës ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

The post Kumbulla flet para ndeshjes me Gjibralatarit: Jam gjithmonë gati për Shqipërinë appeared first on Telegrafi.

Është zyrtare: Marash Kumbulla, transferimi i katërt i Mallorcas… do bashkohet me Muriqin!

By: M C
18 August 2025 at 23:35

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Fola me drejtorin e futbollit, Pablo Ortells, dhe me trajnerin, dhe ata kanë shumë besim tek unë.”

Këto ishin deklaratat e para nga Marash Kumbulla, një qendërmbrojtës 25-vjeçar, i lindur në Itali, por me origjinë shqiptare, i cili i bashkohet Mallorcës së Jagoba Arrasate në huazim nga skuadra e Serie A, Roma.

Klubi mallorkan ka një opsion blerjeje prej gjashtë milionë eurosh plus dy milionë të tjera në bonuse, siç njoftoi Fabrizio Romano.

“Më treguan shumë për projektin e Mallorcas dhe kur klubi më telefonoi, doja të isha këtu sa më shpejt të ishte e mundur”, u shpreh Kumbulla, i cili do të veshë fanelën me numër 4 në sfidën e tij të re.

Marrëdhënia e tij me Muriqin…

Kumbulla shpjegoi se ka një afërsi të veçantë me Muriqin . “Fola me Vedatin kur e takova këtu me Espanyolin. Kam një marrëdhënie të mirë me të dhe dua ta shoh së shpejti.”

Qendërmbrojtësi shqiptar ishte i huazuar te Espanyol sezonin e kaluar, sezonin 2024/25. Atje, ai luajti më shumë se 2.900 minuta në La Liga, duke u paraqitur në një total prej 35 ndeshjesh dhe duke shënuar tre gola.

Në prezantimin e tij si futbollist i Mallorcas, Marash Kumbulla u dërgoi mesazhin e mëposhtëm tifozëve: “Faleminderit për mikpritjen. Do të jap gjithçka për këtë stemë dhe dua të luaj këtu, në Mallorca, me ta.”

Lojtari i ri i Mallorcas mbërriti në Palma dje, të dielën. Ai i është nënshtruar vizitave mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën e re si lojtar i Bermellón të hënën. Ai është planifikuar të stërvitet nesër, të martën, nën drejtimin e Jagoba Arrasate.

The post Është zyrtare: Marash Kumbulla, transferimi i katërt i Mallorcas… do bashkohet me Muriqin! appeared first on Albeu.com.

Do të kryejë vizitat mjekësore, Kumbulla: Zgjodha Mallorcan sepse më besuan

By: Ardit
18 August 2025 at 10:19

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, duket se do të largohet nga Roma pasi do të rikthehet në Spanjë, por këtë herë për të veshur fanellën e Mallorcas. Pas një sezoni në huazim po në La Liga, por me Espanyol, trajneri Gian Piero Gasperini nuk e ka përfshirë më në planet e tij te Roma, duke […]

The post Do të kryejë vizitat mjekësore, Kumbulla: Zgjodha Mallorcan sepse më besuan appeared first on BoldNews.al.

Marash Kumbulla zbarkon te Mallorca – gati t’i bashkohet Veda Muriqit

17 August 2025 at 22:08

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, duket se është lojtari më i ri i RCD Mallorca, ku do të luajë së bashku me Vedat Muriqin.

25-vjeçari i lindur në Itali i bashkohet skuadrës spanjolle nga Roma në formë huazimi njëvjeçar, ndërsa marrëveshja përfshin edhe opsion blerjeje deri në 8 milionë euro në fund të sezonit.

Kumbulla vjen pas një sezoni të shkëlqyer me Espanyolin, ku ishte titullar i padiskutueshëm me 35 paraqitje, mbi 2,900 minuta të luajtura dhe tre gola të shënuar.

Performanca e tij në La Liga e riktheu fuqishëm në vëmendje dhe bindur drejtuesit e Mallorcas se ai mund të jetë shtyllë e rëndësishme në prapavijë.

Futbollisti shqiptar tashmë ka mbërritur në Palma, ku shprehu emocionet e para për këtë hap të ri në karrierë.

“Jam shumë i lumtur për këtë mundësi. Ndoqa nga afër ndeshjen kundër Barcelonës dhe mezi pres të filloj stërvitjet me skuadrën e re”, deklaroi ai për Radio MARCA.

 

Marash Kumbulla ja és a Palma per fitxar pel @RCD_Mallorca

Imatges de @JUANMISB97 (no falla, l’aeroport és la seva segona residència 😜)
pic.twitter.com/AGG0CQTujJ

— 21Mallorca (@testimmallorca) August 17, 2025

Te Mallorca tash e disa vite luan edhe Vedat Muriqi, që është kthyer në lider te ky ekip.

Kumbulla do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore të hënën, ndërsa pritet të bashkohet me pjesën tjetër të grupit në stërvitje të martën. /Telegrafi/ 

The post Marash Kumbulla zbarkon te Mallorca – gati t’i bashkohet Veda Muriqit appeared first on Telegrafi.

E kryer, Marash Kumbullua po i bashkohet Mallorcas

15 August 2025 at 20:34

Mallorca ka arritur një marrëveshje me Romën për transferimin e mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, marrëveshja është në formë huazimi me opsion blerjeje për 8 milionë euro. Lojtari është autorizuar të udhëtojë për testet mjekësore, të cilat tashmë janë planifikuara.

Kumbulla, 25 vjeçar, i cili luan si qendërmbrojtës, është pjesë e Romës që nga viti 2021. Megjithatë, sezoni i kaluar nuk i solli shumë minuta në fushë, pasi regjistroi vetëm 12 paraqitje si titullar në Serie A. Transferimi në Mallorca shihet si një mundësi e re për të rifituar formën dhe vazhdimësinë në lojë.

 

🚨🇦🇱 Excl: Mallorca agree deal to sign Marash Kumbulla from AS Roma.

Deal done on loan with €8m buy option clause, player authorized to travel as Mallorca sources confirm medical booked. pic.twitter.com/gqtEIVAgUp

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 15, 2025

Ky hap i Mallorcës synon të forcojë repartin mbrojtës përpara sezonit të ri të La Ligës, i cili nis me një sfidë të vështirë ndaj Barcelonës. Huazimi me opsion blerjeje është një strategji e zakonshme në futbollin modern, që i jep klubeve fleksibilitet financiar dhe teknik.

Për Romën, kjo lëvizje është gjithashtu e favorshme, pasi klubi po përballet me një deficit financiar prej rreth 50 milionë eurosh në vitin 2024, sipas raporteve të fundit. Lirimi i hapësirës në listën e skuadrës dhe ulja e kostove janë hapa të rëndësishëm për balancimin e buxhetit.

Fotot e fundit tregojnë Kumbullën të motivuar dhe të buzëqeshur, duke reflektuar entuziazmin për këtë kapitull të ri në karrierë. Nëse kalon me sukses testet mjekësore, ai pritet të debutojë së shpejti me fanellën blu-kuq të Mallorcës, duke sjellë përvojën e tij ndërkombëtare me Kombëtaren Shqiptare.

Ky transferim shënon një moment kyç për të dy klubet: Mallorca synon të shfrytëzojë potencialin e lojtarit në fushë, ndërsa Roma përfiton nga riorganizimi financiar dhe sportiv. /Telegrafi/

The post E kryer, Marash Kumbullua po i bashkohet Mallorcas appeared first on Telegrafi.

Roma kërkon ta shesë, klubi i Serie A interesohet për shërbimet e Kumbullës

By: armand
13 August 2025 at 16:04

Cagliari është në bisedime me Romën për të nënshkruar me Marash Kumbullën. Ata e kishin synuar në afatet e fundit të transferimeve, por më pas nuk arritën ta ndiqnin ndërsa sipas mediave italiane kjo mund të jetë koha e duhur. Roma duhet ta shesë atë plotësisht, me një vit të mbetur në kontratën e tij, […]

The post Roma kërkon ta shesë, klubi i Serie A interesohet për shërbimet e Kumbullës appeared first on BoldNews.al.

Marash Kumbulla drejt rikthimit në La Liga

11 August 2025 at 17:36

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Mbrojtësi i Romës dhe i Kombëtares, Marash Kumbulla mund të kthehet në Spanjë.

Sipas medieve italiane, mundësia është që nga sezoni i ri ai të ribashkohet me Espanyol, klubin ku ai luajti sezonin e kaluar si i huazuar.

Mbrojtësi i lindur në vitin 2000 ka lënë shije të mirë në Katalonjë dhe Roma nuk e ka kundërshtuar transferimin e tij.

Kumbulla ka qenë i hapur ndaj kësaj mundësie dhe i ka dhënë përparësi opsionit iberik.

Një muaj më parë, drejtori sportiv i klubit spanjoll, Fran Garagarza foli për të ardhmen e Kumbullës.

“Marashi na ka dhënë shumë dhe është me vlerë të madhe si nga perspektiva futbollistike ashtu edhe nga ajo njerëzore. Kthimi i tij nuk është i realizueshëm për momentin. Ndoshta pas disa javësh mund të jetë, ose ndoshta jo, por tani për tani nuk është. Jemi të mbuluar në mbrojtje; kemi katër mbrojtës qendrorë dhe një opsion tjetër. Burimet tona do të përqendrohen në pozicione të tjera, më të ekspozuara”, tha ai.

Diskutimet kanë filluar tashmë dhe lojtari thuhet se nuk ka problem të arrijë një marrëveshje. Tani mbetet për t’u parë nëse Espanyol do të shtyjë përpara dhe do ta bëjë transferimin apo do të vendosë të vonojë, duke pritur kushte më të favorshme se ato aktuale.

Kumbulla ka kontratë me Romën deri në verën e 2027 dhe sërish një huazim do të ishte një mundësi që nuk do t’i thuhej “jo”. Duket se mbrojtësi i Kombëtares nuk e ka bindur trajnerin Gasperini dhe po kërkon një tjetër ekip ku të vijojë karrierën.

/gj.m//r.e/

The post Marash Kumbulla drejt rikthimit në La Liga appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Te Roma nuk preferohet, Marash Kumbulla mund të rikthehet në Spanjë

By: armand
11 August 2025 at 16:40

Marash Kumbulla, mund të jetë gati për një tjetër aventurë në “La Liga”. Sipas Gianluca Di Marzio të Sky Sport, qendërmbrojtësi i Romës është rikthyer fuqishëm në listën e dëshirave të Espanjolit, klub ku ai ka luajtur më parë si i huazuar dhe ku la përshtypje pozitive. Aktualisht, 24-vjeçari është kthyer te Roma pas përfundimit […]

The post Te Roma nuk preferohet, Marash Kumbulla mund të rikthehet në Spanjë appeared first on BoldNews.al.

Drejtori i Espanyol i “mbyll dyert” Kumbullës: Nuk jam optimist për një rikthim të tij

By: armand
13 July 2025 at 12:47

Marash Kumbulla, shqiptari, i cili luajti 35 ndeshje për Espanjolin sezonin e kaluar, duke u bërë qendërmbrojtësi më i shpeshtë i ekipit, duket se është larg spanjollëve. Përveç sigurimit prapavijës, mbrojtësi bënte paraqitje të shpeshta në zonën e penalltisë së kundërshtarit, duke shënuar tre gola. Kjo performancë pozitive kishte ngritur shqetësime në lidhje me një […]

The post Drejtori i Espanyol i “mbyll dyert” Kumbullës: Nuk jam optimist për një rikthim të tij appeared first on BoldNews.al.

“Prapaktheu” për Marash Kumbullën, mbrojtësi shqiptar përgatitet për Serie A

By: S SH
25 June 2025 at 16:56

Edhe pse siguruan mbijetesën në LaLiga për sezonin e ardhshëm, Espanyol nuk arrit dot të blejë përfundimisht Marash Kumbullën. Kartonin e mbrojtësit shqiptar e zotëron Roma.

Por Kumbulla nuk pritet të qëndrojë gjatë në kryeqytetin e Italisë. Edhe pse Espanyol ofroi 7 milionë euro për të transferuar përfundimisht shqiptarin, kjo shifër ishte e pamjaftueshme për Romën.

Por siç raportojnë mediat italiane, Marash Kumbulla është pranë rikthimit tek Hellas Verona. Ekipi veronez ‘ëndërron’ një rikthim të shqiptarit në skuadër.

Problemi i vetëm që Marash Kumbulla të rikthehet te Verona është paga e tij, e cila është e lartë nga ajo që ofron Verona.

The post “Prapaktheu” për Marash Kumbullën, mbrojtësi shqiptar përgatitet për Serie A appeared first on Albeu.com.

Roma nxjerr në shitje Kumbullën

By: redi
24 June 2025 at 19:15

Mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla është vënë në qendër të merkatos verore. Ai luajti në huazim tek Espanyol në ligën spanjolle sezonin e shkuar, është në pronësi të skuadrës italiane të Romës. Verdhekuqtë janë të detyruar të shesin menjëherë, pasi i duhen 10 milionë euro arkëtime për të qenë korrekt me bilancet financiare. Roma ka përpiluar një listë të shpejtë për lojtarët që janë në shitje…

Source

Përfundoi huazimin tek Espanyol, Roma nxjerr në shitje Kumbullën

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Marash Kumbulla është vënë në qendër të merkatos verore.

Kumbulla, i cili luajti në huazim tek Espanyol në ligën spanjolle sezonin e shkuar, është në pronësi të skuadrës italiane të Romës.

Sipas medieve italiane, verdhekuqtë janë të detyruar të shesin menjëherë, pasi i duhen 10 milionë euro arkëtime për të qenë korrekt me bilancet financiare.

“Corriere dello Sport” zbulon se Roma ka përpiluar një listë të shpejtë për lojtarët që janë në shitje, mes tyre është edhe emri i Marash Kumbullës.

Qendërmbrojtësi kuqezi mund të largohet, por vlera e tij e kartonit është një pengesë e fortë pasi Roma nuk ka ndërmend të shes nën kosto një lojtar që 4 vite më parë i kushtoi afro 26,5 milionë euro.

Espanyol mbetet në çdo rast një opsion për Kumbullën, pasi drejtuesit e ekipit spanjoll janë shumë të kënaqur me rendimentin e tij, por as që bëhet fjalë, të paktën për momentin, që të investojnë para kesh për të blerë Kumbullën, synojnë ta mbajnë në skuadër të paktën edhe për një tjetër vit në formë huazimi.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Përfundoi huazimin tek Espanyol, Roma nxjerr në shitje Kumbullën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marash Kumbulla “ndez” duelin me Serbinë: I lumtur që u riktheva, jemi gati

By: S SH
4 June 2025 at 23:54

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla zhvilloi një sezon pozitiv në Spanjë me ekipin e Espanyol, i huazuar nga Roma.

Ai ndihmoi klubin katalanas ti shpëtonte rënies nga kategoria, duke marrë trajtën e një “muri” të vërtetë në prapavijë.

Paraqitjet pozitive i ranë në sy edhe trajnerit Sylvinho, duke e thirrur në Kombëtare. Në prag të duelit me Serbinë, Kumbulla është shfaqur shumë i motivuar në rrjetet e tij sociale, ku përmes një postimi shkruan: “I lumtur që u ktheva në shtëpi! Gati për sfidat e ardhshme! Forca Shqipëria!”.

Vlen të përmendim se gjatë edicionit të shkuar futbollistik Kumbulla regjistroi 36 ndeshje në total, e përkthyer me 3 gola dhe 10 kartonë të verdhë.

Vlera e mbrojtësit 25 vjeçar sipas mediumit ekspert të “Transfermarkt” shkon deri në 6 milionë euro.

Mbetet për tu parë nëse Sylvinho do i besojë pozitën e titullarit Marashit, aty ku konkurrenca është e madhe.

The post Marash Kumbulla “ndez” duelin me Serbinë: I lumtur që u riktheva, jemi gati appeared first on Albeu.com.

Gasperini në Romë, tekniku italian merr vendimin përfundimtar për Kumbullën

By: S SH
31 May 2025 at 18:25

Tashmë është zyrtare: Gian Piero Gasperini do të jetë trajneri i ri i Romës. Tekniku italian do të largohet nga Atalanta dhe pritet të marrë së shpejti drejtimin e verdhekuqve të kryeqytetit.

Së bashku me Gasperinin, në Romë do të rikthehet edhe Marash Kumbulla, i cili aktualisht është i huazuar te Espanyoli.

Edhe pse ende pa u zyrtarizuar në stolin e Romës, trajneri italian ka marrë një vendim në lidhje me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Sipas mediave italiane, Gasperini e vlerëson Kumbullën dhe ka vendosur që ai të qëndrojë në kryeqytet.

Duke pasur parasysh edhe largimin e Mats Hummels, mbrojtësi shqiptar do të bëjë pjesë në skuadrën e Romës për sezonin e ardhshëm.

The post Gasperini në Romë, tekniku italian merr vendimin përfundimtar për Kumbullën appeared first on Albeu.com.

❌
❌