Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vedat Muriqi në maje të sulmit në formacionin e javës në La Liga

16 December 2025 at 10:03


Në formacionin më të mirë të javës në Spanjë, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi spikat mes yjeve, duke konfirmuar peshën e tij te Mallorca.

Faqja e specializuar e statistikave, SofaScore ka publikuar “Formacionin e Javës” për xhiron e 16-të të sezonit 2025/26.

Në mesin e emrave më të njohur, vendin kryesor e zë sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili u vlerësua me notën 8.0, duke qenë pika referente e repartit sulmues.

Forcë fizike, duele në ajër dhe ndikim konstant - Muriqi ishte sërish vendimtar për ekipin e tij me një gol në fitores 3-1 ndaj Elches.

Përveç Muriqit, pjesë e formacionit ishin edhe emra tjerë të mëdhenj si Raphinha, Jude Bellingham dhe Koke.

Kjo është një tjetër dëshmi se Vedat Muriqi mbetet një nga sulmuesit më të respektuar në La Liga, pasi deri tani këtë sezon ka shënuar 7 gola duke qenë i treti në renditjen e golashënuesve pas Kylian Mbappe dhe Ferran Torres. /Telegrafi/

Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për transferimin e lojtarit te Mallorca - nuk e lejuan klubin të përfitonte përqindjen

15 December 2025 at 20:38


Barcelona mund të përballet së shpejti me probleme ligjore me La Ligën, pas një kontesti që lidhet me një nga marrëveshjet e transferimeve të realizuara gjatë verës.

Në muajin korrik, klubi katalanas finalizoi shitjen e Pablo Torres te Mallorca për rreth 5 milionë euro. Mesfushori 22-vjeçar nuk ishte më pjesë e planeve të Barcelonës dhe u largua për të njëjtën shumë me të cilën ishte transferuar në vitin 2022, çka nënkupton se klubi nuk realizoi fitim nga ky operacion.

Barcelona e kishte blerë Torren nga Real Racing Club de Santander për 5 milionë euro, plus bonuse të mundshme, ndërsa klubi i Segunda División kishte ruajtur gjithashtu një klauzolë për përfitime kapitale në rast të një shitjeje me fitim.

Kjo klauzolë nuk u aktivizua në transferimin drejt Mallorcës, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi te Racing.

Sipas AS, Real Racing Club ka akuzuar Barcelonën për veprim në keqbesim, duke pretenduar se klubi katalanas e shiti qëllimisht Torren për një shumë pa fitim, me synimin për të shmangur pagesën ndaj tyre. Për këtë arsye, Racing ka paraqitur një ankesë zyrtare në La Liga.

Presidenti i Real Racing Club, Manolo Higuera, e trajtoi publikisht këtë çështje gjatë mbledhjes së aksionarëve të klubit, duke theksuar se Racing ka të drejtë në aspektin financiar nga ky transferim.

“Ne kemi të drejtë ekonomike mbi këtë marrëveshje. Nuk kërkojmë përballje me Barcelonën, por duhet të mbrojmë interesat tona. Operacioni u krye në një mënyrë që shmangu pagesën ndaj Racing dhe na la pa atë që na takon”, u shpreh Higuera.

Sipas Racing, vlera reale e Torren ishte 10 milionë euro, duke u bazuar në klauzolën e riblerjes që lojtari ka nënshkruar me Mallorcën. Nëse kjo shumë do të ishte reflektuar në transferim, Barcelona do të kishte realizuar 5 milionë euro fitim, nga i cili Racing do të përfitonte përmes klauzolës së dakorduar.

Mbetet të shihet se si do të zhvillohet kjo situatë dhe nëse La Liga do të ndërhyjë në këtë çështje, por për Barcelonën, ky debat përbën një situatë larg ideale në një moment delikat financiar për klubin. /Telegrafi/

Vazhdon forma e lartë e Vedat Muriqit – ylli dardan gjen rrjetën ndaj Elches

13 December 2025 at 18:11


Mallorca ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Elches në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit spanjoll.

Një ndër autorët e këtyre golave për ekipin spanjoll ishte edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili po kalon në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon.

31-vjeçari ishte autor i golit të tretë të cilin ai e realizoi në minutën e 89-të pas asistimit nga Omar Mascarell.

Për Muriqin, ky ishte goli i tij i nëntë këtë edicion në La Liga teksa ka 15 ndeshje të zhvilluara.

El pirata favorito de la isla de Mallorca.#MallorcaElcheCF | #LALIGAEASPORTS pic.twitter.com/MgnBBxohmQ
— LALIGA (@LaLiga) December 13, 2025

Me këtë fitore Mallorca shkon në kuotën e 17 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e 14-të në renditje.

Muriqi me shokë në mesjavë do të luajnë në Kupën e Mbretit, ku do të udhëtojnë te Deportivo La Coruna, para se të rikthehen në La Liga me duelin ndaj Valencias.

Golin e Vedat Muriqit mund ta shikoni KËTU/Telegrafi/

Marca: Vedat Muriqi dhe bëhet përsëri 'Pirati' - statistika që vetëm Mbappe i afrohet

2 December 2025 at 19:48


Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi, ka gjetur ritmin e tij më të mirë dhe po kthehet të jetë figura kryesore e skuadrës, shkruan mediumi i njohur spanjoll Marca.

Pas një periudhe të vështirë, Muriqi po rikthehet në formën e tij më të lartë, duke kontribuar mbi 50% të golave të skuadrës në La Liga këtë sezon.

Aktualisht, ai ka shënuar 8 gola në 13 ndeshje, nga gjithsej 15 gola të skuadrës, duke u barazuar me Robert Lewandowskin në vendin e dytë në garën për "Pichichi".

El pirata en el 𝗧𝗢𝗣 𝟯 goleadores de @LaLiga 📈🏴☠️ pic.twitter.com/45I8duZOI8
— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) December 1, 2025


Pas dy sezonesh të vështira ku shënoi vetëm 7 gola për çdo sezon, Muriqi duket se ka gjetur përsëri golin. Përpara fillimit të javës së 15-të, ai është lojtari më influent i të gjithë ligës përsa i përket pjesëmarrjes në golat e skuadrës së tij, me 8 nga 15 gola (53,3%).

Vetëm Kylian Mbappe i Real Madridit ka një përqindje të ngjashme, me 14 nga 29 golat e ekipit të tij (48,27%).

Një nga faktorët kryesorë të këtij rikthimi të Muriqit është bashkëpunimi me sulmuesin krahu nga Katalonia, Jan Virgili, i cili ka ndihmuar drejtpërdrejt Muriqin në tre gola deri më tani.

8️⃣ 𝐠𝐨𝐥𝐞𝐬 del pirata en la 25/26 🏴☠️ pic.twitter.com/5b3b2QoGpd
— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) November 30, 2025


Prezenca e Virgilit në fushë ndryshon komplet qasjen taktike të trajnerit Jagoba Arrasate dhe krijon hapësira të përshtatshme për golat e Muriqit.

Nëse Muriqi vazhdon këtë ritëm, ai mund të thyejë rekordin e tij më të mirë në Mallorca. Në sezonin 2022-23, ai shënoi 15 gola dhe dha 3 asistime në 35 ndeshje, duke kontribuar me 40,5% të golave të skuadrës.

Ndërkohë, para javës së 15-të të asaj sezone, Muriqi kishte shënuar 7 gola, një më pak se këtë sezon.

Rikthimi i Muriqit si “Pirata” duket i plotë, dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, ai mund të regjistrojë sezonin më të mirë të karrierës së tij në ishull dhe të mbetet një nga sulmuesit më të frikshëm të La Liga-s. /Telegrafi/

Shkëlqeu në fundjavë, Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga

2 December 2025 at 11:12


Vedat Muriqi ka vazhduar me suksese edhe këtë fundjavë që lamë pas në La Liga, teksa realizoi dy gola për Mallorcan.

Sulmuesi kosovar ishte i pandalshëm të shtunën, kur Mallorca barazoi me Osasunën me rezultat 2-2.

Prizrenasi realizoi dy gola të shpejtë brenda katër minutave, derisa u vlerësua me notën 9,2 nga SofaScore.

SofaScore e vendosi Muriqin edhe në formacionin e javës në La Liga, pasi ylli kosovar ishte lojtari i dytë më i vlerësuar në La Liga, vetëm pas Dani Olmos së Barcelonës që mori notën 9,5.

Inaki Pena është në portë, derisa mbrojtja përbëhet nga Marc Bartra, Gerard Martin e Hancko.

Në mesfushë janë Lamine Yamal, Berenguer, Dani Olmo dhe Moleiro.

Ndërkohë në sulm përkrah Muriqit janë edhe Alexander Sorloth dhe Perez. /Telegrafi/


Shkëlqen Vedat Muriqi, realizon dygolësh për t’ia fituar një pikë Mallorcas ndaj Osasunas

29 November 2025 at 16:14


Ylli i Kosovës Vedat Muriqi ka dhuruar një tjetër paraqitje fantastike në Spanjë, këtë herë ndaj Osasunas.

Qendërsulmuesi shënoi dy herë në barazimin 2-2 për t’ia fituar një pikë Mallorcas.

Në fakt, Mallorca ishte në epërsi me dy gola falë Muriqit (62’, 66’), por që pësuan dy herë në fund, kësisoj epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 2-2.

“SofaScore” e vlerësoi prizrenasin si më i miri i ndeshjes me notën 9.2, ku përpos golit fitoi 11 duele nga 16 të tentuara, si dhe u faullua gjashtë herë brenda lojës.

Tani, Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me tetë gola të shënuar, aq sa ka Robert Lewandowski i Barcelonës, derisa pozitën e parë e mban Kylian Mbappe me 13 sosh./Telegrafi/

Vedat Muriqi protagonist për Mallorcën, realizon dy gola të shpejtë ndaj Osasunës

29 November 2025 at 15:27


Mallorca po avancon me rezultat 2-0 në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Osasunës në kuadër të javës së 14-të në La Liga.

Autor i golit për vendasit ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për të realizuar për 1-0 në minutën e 62-të të takimit.

Vetëm katër minuta më vonë, Muriqi ia doli të realizojë sërish për rezultatin 2-0, pas asistimit nga Jan Virgili.

Pas këtyre dy golave, Muriqi aktualisht numëron tetë të tillë këtë edicion deri më tani në La Liga.

🚨 LA LIGA! 🇪🇸

VEDAT MURIQI OPENS THE SCORE! 🇽🇰

Mallorca 1-0 Osasuna

🎥 @GoalsXtra pic.twitter.com/VtsutsJe7P
— Polymarket FC (@PolymarketFC) November 29, 2025

Në rast se Mallorca arrin ta ruajë këtë rezultat, atëherë ata do të shkonin në kuotën e 15 pikëve, duke iu larguar zonës së rrezikshme.

Kujtojmë se Mallorca xhiron e fundit u mposht me rezultat 2-1 nga Villarreali në udhëtim, andaj një rezultat pozitiv sot është ajo që po kërkojnë me ngulm tifozët dhe trajneri Jagoba Arrasate./Telegrafi/

Vedat Muriqi is on fire!!

LaLiga | 🇪🇸 Mallorca 2-0 Osasunapic.twitter.com/C746gKDgz3
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 29, 2025

Të çmendur pas Muriqit në Spanjë - çifti e fton në dasmën e tyre, me ftesë speciale

27 November 2025 at 17:46


Ndikimi i futbollit në jetën e njerëzve është shpesh i jashtëzakonshëm. Tifozët lidhen me futbollistët jo vetëm përmes paraqitjeve të tyre në fushë, por edhe përmes karizmës, personalitetit dhe mënyrës se si ata përfaqësojnë vlerat e një klubi.

Por pak kush do ta imagjinonte që kjo lidhje mund të shkonte deri aty sa një çift i fejuar të dëshironte të ftonte në dasmën e tyre një futbollist që as nuk e njohin personalisht.

Pikërisht kjo ka ndodhur në qytetin La Senia të Tarragonës, ku një çift i ri ka vendosur të ftojë në dasmën e tyre sulmuesin e Mallorca, Vedat Muriqi.

“Piratin”, siç e quajnë tifozët, ata e shohin jo vetëm si lojtar të dashur, por edhe si një figurë karizmatike që i ka magjepsur me personalitetin e tij.

Muriqi, i cili njihet për fizikun e fuqishëm, lojën e fortë dhe etikën e jashtëzakonshme të punës, si dhe për stilin karakteristik që e bën të duket si një personazh filmash, ka fituar zemrat jo vetëm të tifozëve të Mallorcës, por edhe të atyre që nuk kanë ndonjë lidhje direkte me klubin.

Me kontratë të rinovuar deri në vitin 2029 dhe gjashtë gola këtë sezon, sulmuesi kosovar ka arritur shifrën e 40 golave në total që kur u bashkua me Mallorcën, duke u renditur si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit.

Çifti nga La Senia e takoi personalisht Muriqin para ndeshjes së Mallorcës në Villarreal fundjavën e kaluar. Ata udhëtuan posaçërisht drejt Castellónit për t’ia dorëzuar një ftesë dasme “personale dhe të patransferueshme”.

“Ai është një idhull për ne. Do të martohemi vitin tjetër dhe i përgatitëm një ftesë. Shpresojmë shumë që ta pranojë”, deklaroi dhëndri për IB3 TV.

Ndërsa nusja e ardhshme shtoi me emocion: “Do të ishte një ëndërr e vërtetë ta kemi në dasmë”.

❤️ A l'estadi de La Ceràmica el programa 'Línia de 5' va trobar una parella d'enamorats...

🏴☠️ ...enamorats de @MuriqiVedat!!!

👰♀️🤵 Tanta és la passió que senten Francesc i Sheila pel "Pirata"... que l'han convidat a la seva boda!!

💍 Els dirà "sí" el jugador del @RCD_Mallorca? pic.twitter.com/zJHM37SK81
— Esports IB3 (@EsportsIB3) November 25, 2025


Dasma është planifikuar për 18 korrik të vitit të ardhshëm në La Senia. Megjithatë, pjesëmarrja e Muriqit mbetet e pasigurt, pasi data bie gjatë fazës parasezonale të futbollit.

Sidoqoftë, gjesti i çiftit ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe sulmuesi kosovar me siguri është surprizuar nga kjo ftesë e veçantë dhe plot dashuri. /Telegrafi/

“Forca pirat”, edhe Mallorca uron Kosovën për kualifikimin në play-offin e Botërorit

16 November 2025 at 08:55


Si zakonisht, klubi i Mallorcas nuk ka harruar ta urojë Kosovën për arritjen historike, pra sigurimin e play-offit të Kampionatit Botëror 2026.

Kosova me fitore te Sllovenia ka siguruar së paku një vend në Botëror, ndërsa do të ëndërrojë një mrekulli në Prishtinë ndaj Zvicrës (nevojitet një fitore 6-0) për t’u kualifikuar direkt.

Nga urimet e shumta, nuk ka munguar as i klubit të Vedat Muriqit, Mallorca. Skuadra spanjolle shkroi se Kosova po e mban shpresën gjallë për Botëror.

“Kosova e Muriqit e siguroi play-offin dhe po e mban ëndrrën për Kupën e Botës”.

“Forca pirat”, shkroi klubi, duke shtuar një foto të Muriqit, i cili po festonte fitoren.


La Kosovo de Muriqi se asegura una plaza en la repesca y sigue soñando con el Mundial.

¡Vamos, pirata! 🏴☠️ pic.twitter.com/zj12GTJhJT
— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) November 16, 2025


Kujtojmë, përballja mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet këtë të martë në Prishtinë, si dhe nis nga ora 20:45./Telegrafi/

“E rikthyem shpirtin e ekipit që na mungonte”, Vedat Muriqi i lumtur me ecurinë pozitive të Mallorcas

10 November 2025 at 18:50


Sulmuesi Vedat Muriqi është shprehur i lumtur me përmirësimin e madh që ka bërë Mallorca këto xhirot e fundit.

Sulmuesi i Kosovës shënoi përsëri këtë të diel, duke i dhënë Mallorcas një fitore tepër të vlefshme që i lehtëson presionin skuadrës para ndalesës së radhës për ndeshjet e kombëtareve.

“Para se të shkojmë në pushimin e kombëtareve, kjo fitore na jep një ndjesi shumë të mirë. Ky ishte objektivi ynë sot. Jemi shumë të lumtur dhe kjo na jep qetësi, si dhe kohë për të rregulluar gabimet tona”.

Muriqi theksoi rëndësinë e faktit që Mallorca mori avantazhin e parë në ndeshje, diçka që i kishte ndodhur vetëm dy herë më parë gjatë këtij sezoni.

Vedat Muriqi

“Ishte e rëndësishme të shënonim të parët, dhe sot e bëmë që në fillim. Pastaj ishim të fortë në duele dhe në mbrojtje. Rikthyem atë shpirt ekipi që njerëzit e kishin ndjerë mungesën”.

“Ndihem shumë mirë. Në fund të fundit, për një sulmues, golat janë ajo që të mban gjallë. Të kesh gjashtë gola në dymbëdhjetë ndeshje është diçka fantastike. Shpresoj që këtu të mos ndalem”, deklaroi ai për faqen zyrtare të klubit spanjoll.

Kësisoj, tani Muriqi do të fokusohet te Kosova për dy ndeshjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kujtojmë, Kosova fillimisht është mysafir i Sllovenisë të shtunën ndërsa të martën e pret Zvicrën në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/

Paraqitja e Vedat Muriqit ndaj Getefes me statistika - goli i tij i dha fitoren Mallorcas

9 November 2025 at 21:01


Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren 1-0 të Mallorcas kundër Getafes të dielën, në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas spanjolle.

Muriqi shënoi golin e fitores që në minutën e 14-të, duke siguruar tri pikët e plota për ekipin e tij, dhe u largua nga fusha në minutën e 88-të, duke marrë duartrokitjet e tifozëve.

Për sulmuesin 31-vjeçar, ky ishte goli i gjashtë në 11 ndeshje këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll.

Statistikat e Muriqit në këtë takim ishin mbresëlënëse: 2 goditje drejt portës, 33 prekje të topit dhe 7 duele të fituara, duke treguar ndikimin e tij në lojë për Mallorcan. Sulmuesi mori notën 7.9 nga SofaScore.


Fitorja i ngjiti Mallorcan në vendin e 15-të me 12 pikë, ndërsa Getafe mbetet në vendin e tetë me 17 pikë.

Tani, Muriqi do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për ndeshjet vendimtare kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, ku pritet të jetë një nga lojtarët kyç të skuadrës. /Telegrafi/

Vedat Muriqi rikthehet te goli në La Liga, i shënon Getafes

9 November 2025 at 18:52


Qendërsulmuesi Vedat Muriqi e ka gjetur sërish rrugën drejtë rrjetës në La Liga.

Ylli nga Kosova realizoi nga afërsia për të kaluar Mallorcan në epërsi pas vetëm 14 minutave lojë.

Pas asistimit të Mojicas, Muriqi realizoi me një goditje precize nga afërsia.


Vedat Muriqi, La Liga'daki 6. golünü kaydetti! 😎 pic.twitter.com/PJDi9iGzu7
— S Sport Plus (@ssportplustr) November 9, 2025


Për Muriqin ky është goli i gjashtë aktualisht në La Liga./Telegrafi/

“Do të ishte ëndërr e bërë realitet” - sulmuesi i Kosovës synon trofeun e parë me Mallorca

28 October 2025 at 22:17


Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është bërë një nga lojtarët më të pëlqyer te Mallorca, falë pasionit dhe përkushtimit që tregon në çdo ndeshje.

Muriqi është afër për të hyrë në histori te skuadra spanjolle: ai ka 40 gola në 127 paraqitje, ndërsa rekordin e golave për klubin e mban legjenda Samuel Eto’o me 70 gola në 162 ndeshje. Vetëm 30 gola e ndajnë Muriqin nga ky rekord.

Sulmuesi nga Prizreni po zhvillon edicionin e katërt të plotë te Mallorca, pas periudhës së huazimit nga Lazio në sezonin 2021/22. Pasi huazimi përfundoi, Mallorca bleu kartonin e tij për 8 milionë euro, ndërsa së fundi Muriqi rinovoi kontratën deri në vitin 2029.

Në një intervistë për emisionin “Jugam a Fora de Joc”, Muriqi rrëfeu sfidat e tij te Lazio dhe vendimin për të kaluar në Spanjë.

“Kur isha te Lazio, më telefonoi Ortells dhe e refuzova ofertën. Vuajta shumë në Itali, pasi kur isha në formë të mirë fizike, Sarri nuk më kishte në planet e tij. Ortells më telefonoi sërish, dhe fillova të kërkoj informacione për Mallorca, pastaj pranova".

"Nuk e mora familjen me vete, sepse mendova se do të ishte vetëm për katër muaj. Erdha për katër muaj, dhe tani jam këtu gati pesë vjet".

"Dua të fitoj një trofe me Mallorca. Pothuajse ia dolëm dy vjet më parë në Kupën e Mbretit, por La Liga është shumë e vështirë. Do të doja të fitoja një trofe dhe të mos e harroja – për mua do të ishte një ëndërr e bërë realitet”, deklaroi ai.

Muriqi ka deklaruar gjithashtu se planifikon të përfundojë karrierën si futbollist te Mallorca dhe të hapë biznese në qytet pas daljes në pension. Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë i Kosovës, me 32 gola në 64 ndeshje.

Edicioni 2025/26 ka nisur mirë për Muriqin: në nëntë ndeshje ai ka shënuar pesë gola, duke shënuar edhe ndaj gjigantëve spanjoll si Real Madrid dhe Atletico Madrid. Megjithatë, Mallorca po kalon një moment të vështirë: pas dhjetë ndeshjeve, ka dy fitore, tri barazime dhe pesë humbje, duke u renditur e 16-ta me nëntë pikë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Vedat Muriqi shkëlqen në përmbysjen e Mallorcas ndaj Sevillas

18 October 2025 at 17:07


Ylli i Kosovës Vedat Muriqi ka zhvilluar një tjetër paraqitje fantastike në La Liga, këtë herë në përmbysjen e madhe të Mallorcas ndaj Sevillas.

Muriqi gjeti sërish rrugën drejtë rrjetës për ta barazuar rezultatin, kurse pastaj i inkuadruari Mateo Joseph realizoi dy herë tjera për epilogun përfundimtar 1-3.

Brenda 89 minutave në fushë, Muriqi kishe 11 nga 15 pasime e tentuara të sakta, e “vodhi” topin tre herë kurse fitoi tre duele, një prej tyre ishte në ajër.

Kësisoj, nga “SofaScore”, ai u vlerësua me notën 7.6, që ishte e dyta më e larta në ndeshje kuptohet pas Joseph.



Për Muriqin ky është goli i pestë në tetë paraqitje në La Liga, duke e barazuar me gola dyshen Vinicius Jr e Eyong të Levantes dhe renditen vetëm pas Kylian Mbappe (9) dhe Julian Alvarez (6) në kampionatin spanjoll./Telegrafi/

Vedat Muriqi vazhdon me formë fantastike, gjen rrjetën ndaj Sevillës

18 October 2025 at 16:01


Mallorca ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Sevillës në kuadër të javës së nëntë në La Liga.

Me këtë triumf klubi spanjoll u rikthye tek fitore pas humbjes që kishin pësuar xhiron paraprake ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2-1.

Një ndër autorët e golave ishte edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili këtë sezon po kalon në një formë spektakolare.

Muriqi ishte autor i golit të barazimit në minutën e 67-të duke shënuar për të vendosur baraspeshën në 1-1 pas asistimit nga Jan Virgili.

¡QUÉ DEFINICIÓN DE VEDAT MURIQI PARA EL EMPATE!
¡QUÉ JUGADA DE JAN VIRGILI 🇪🇸(2006)!
📽️ @GoalsXtrapic.twitter.com/TN8lLaAkT3
— Football Report (@FootballReprt) October 18, 2025

Ky gol i Muriqit motivoi ekipin e Mallorcës pasi ata deri në fund të ndeshjes arritën të shënojnë edhe dy gola për të përmbysur epërsinë fillestare të Sevillës dhe për të marrë pikët e plota.

Për Muriqin ky ishte goli i pestë këtë edicion në La Liga pas tetë ndeshjeve të luajtura.

Ai do ta ketë mundësinë që të përmirësojë shifrat e tij javën e ardhshme kur Mallorca do të pres në shtëpi Levanten./Telegrafi/

Paraqitja e Vedat Muriqit ndaj Atletico Madridit me statistika – gol, por edhe shumë duele të fituara

21 September 2025 at 18:40


Mallorca dhe Atletico Madridi u ndanë baras 1-1 në kuadër të xhiros së pestë të La Ligas, në një ndeshje plot emocione.

Julian Alvarez humbi një penallti në pjesën e parë për mysafirët, të cilët nga minuta e 73-të mbetën me një lojtar më pak. Megjithatë, kjo nuk e pengoi Atleticon të kalonte në epërsi me golin e Conor Gallagher në minutën e 79-të.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, në minutën e 85-të, Vedat Muriqi u ngjit më lart se të gjithë në zonë dhe me një goditje të fuqishme me kokë mposhti portierin Jan Oblak, duke barazuar rezultatin. Ky ishte goli i tij i katërt në këtë edicion të La Ligas.

Vedat Muriqi ndaj Atletico Madridit

Muriqi ka shënuar tashmë kundër Real Madridit dhe dy herë ndaj Espanyolit, ndërsa vetëm Kylian Mbappe ka më shumë gola deri tani në kampionat (pesë).

Sulmuesi i Kosovës luajti plot 90 minuta dhe me të vetmen gjuajtje në kuadrat arriti të gjente golin. Ai u vlerësua me notën 7.4 nga SofaScore, duke regjistruar gjithashtu 10 duele të fituara, 40 prekje topi dhe një pasim kyç.


Pavarësisht paraqitjes së mirë të “Piratit”, Mallorca vazhdon të mos e njohë fitoren këtë sezon – pas pesë ndeshjeve ka grumbulluar vetëm dy pikë dhe renditet në vendin e 19-të në tabelë. /Telegrafi/

Vedat Muriqi ndëshkon Jan Oblakun, gol i bukur me kokë

21 September 2025 at 18:10


Mallorca dhe Atletico Madridi po zhvillojnë një ndeshje interesante në kuadër të xhiros së pestë të La Ligas, ku rezultati është 1-1.

Julian Alvarez humbi një penallti në pjesën e parë për mysafirët, të cilët nga minuta e 73-të mbetën me një lojtar më pak.

Megjithatë, kjo nuk i pengoi madrilenët të kalonin në epërsi me golin e Conor Gallagher në minutën e 79-të.

Kur dukej se Atletico do të merrte tri pikët, në minutën e 85-të Vedat Muriqi realizoi një gol të bukur me kokë, duke e mposhtur Jan Oblakun dhe duke barazuar shifrat.

Muriqi just can't stop scoring!

Goal machine! 🇽🇰🏴☠️
pic.twitter.com/Qwnwa6LhbG
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) September 21, 2025


Ky ishte goli i katërt i Muriqit në këtë edicion të La Ligas, duke konfirmuar formën e lartë të sulmuesit të Kosovës. /Telegrafi/

Një “Pirat” në mesin e hijeve - golat po shtohen, suksesi i Mallorcas mungon

18 September 2025 at 00:01


Një nga pikat e pakta të ndritshme në dhomën e zhveshjes së Mallorcas vjen nga këpucët e Vedat Muriqit. Sulmuesi kosovar, përveç shënimit në “Cornella” dhe duke e bërë këtë dy herë, është ndër golashënuesit më të mirë në La Liga pas muajit të parë të garës dhe vazhdon të ngjitet në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të klubit.

Problemi i vetëm është se golat e tij, ndryshe nga sezonet e kaluara, tani nuk sjellin asnjë lloj shpërblimi për ekipin.

“Pirati”, i tejkaluar vetëm nga Kylian Mbappe i Real Madridit në listën e golashënuesve të La Ligas dhe në barazim sa u përket golave me Buchananin e Villarrealit, Raphinhan e Barcelonës, Pere Millan e Espanyolit, Adrian Lison e Getafes dhe Rafa Mirin e Elches, ka shënuar po aq gola në katër javë sa shënoi në të gjithë gjysmën e parë të edicionit të kaluar dhe i ka synimet e mprehta, siç e demonstroi gjatë pushimit me ekipin e Kosovës.


Vedat Muriqi

Golat e tij për Mallorcën kanë rezultuar të “pafrytshëm”, por ai veproi përsëri si lider në sulm në dy ndeshjet e fundit për të motivuar shokët e tij të ekipit.

Së pari, duke heshtur Real Madridin në “Santiago Bernabeu”, dhe më pas duke barazuar rezultatin me dy gola ndaj Espanyolit, që më pas shënoi tjetër gol për ta fituar ndeshjen.

Tre golat që numri 7 i ka shënuar, nuk e kanë ndihmuar Mallorcën të shtojë pikë në bilancin e ekipit. Por golat kanë ndryshuar peizazhin e listës së nderit, që nxjerr në pah sulmuesit më të mirë që klubi ka pasur ndonjëherë në radhët e tij.

Vedat Muriqi ndaj Espanyol

Renditje e përgjithshme te Mallorca

Muriqi ka 37 gola për Mallorcan në La Liga pas 112 ndeshjeve. Victor Casadesus kishte shënuar 37 gola në 197 ndeshje për Mallorcan. Muriqi tani ka vetëm dy lojtarë të tjerë para me më shumë gola – Juan Fernando Arangon dhe Samuel Eto’on.

Me kontratë të rinovuar këtë verë, e të vlefshme deri në vitin 2029, ai do të ketë shumë hapësirë në sulm për t’i kaluar ata sa i përket realizimit të golave.

Muriqi barazoi Victor Casadesus në kurriz të ekipit të preferuar, pasi ai “mpreh dhëmbët” e tij sa herë që Mallorca takohet me Espanyolin.

Përballjet e tij kundër Espanyolit shënojnë mesatarisht një gol për ndeshje. I ka shënuar plot pesë gola. Por ka shënuar më shumë kundër Rayo Vallecanos – 6 nga tetë ndeshje.

Tani është Mallorca ajo që ka nevojë për t’i shpëtuar gropës në të cilën ka rënë. Dhe golat e Muriqit janë të domosdoshëm.

Golashënuesit më të mirë në historinë e Mallorcas në La Liga

Samuel Eto’o – 54 gola

Juan Arango – 45 gola

Vedat Muriqi – 37 gola (112 ndeshje)

Victor Casadesus – 37 gola (197 ndeshje)


/Telegrafi/


Klubet që tronditën Evropën: 30 vite surpriza dhe klube të papritura në Ligën e Kampionëve

17 September 2025 at 23:52


Në sezonin aktual të Ligës së Kampionëve, katër klube kanë arritur në fazën kryesore në mënyrë surprizë: Bodo/Glimt, Pafos, Union Saint-Gilloise dhe FK Kairat Almaty.

Kjo situatë na sjell një rast për të përmendur disa nga klubet që kanë bërë bujë si surpriza në garën më prestigjioze evropiane që nga fillimi i viteve 2000.

Heerenveen (2000/01) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 4-ti

Heerenveen siguroi vendin e tij në Ligën e Kampionëve përmes performancës mbresëlënëse në Eredivisie, duke përfunduar i dyti pas PSV-së, megjithëse 16 pikë prapa. Ata tejkaluan disa nga gjigantët e tjerë holandezë, por nuk arritën të përsërisnin suksesin në garën europiane. Në fazën e grupeve pësuan tre humbje radhazi kundër Lyon, Valencia dhe Olympiacos, duke shënuar vetëm një gol dhe duke pësuar gjashtë. Një fitore kundër Olympiacos dhe barazim me Valencia-n nuk mjaftuan për vendin e tretë ose për një kualifikim në Kupën UEFA.

Mallorca (2001/02) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 3-ti

Në fillim të viteve 2000, La Liga kishte një peizazh më të ndryshëm, me klube më të vogla që herë pas here arrinin në Ligën e Kampionëve. Mallorca, e përbërë nga një skuadër e fortë me Samuel Eto’o, arriti vendin e tretë në sezonin 2000/01, përpara Barcelonës. Ata grumbulluan nëntë pikë, duke përfshirë një fitore të rëndësishme ndaj Arsenalit. Megjithatë, në raundin e 1/16 të Kupës UEFA u mposhtën nga Slovan Liberec.

Thun (2005/06) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 3-ti

Klubi zviceran i habit tifozët e Dynamo Kyiv, duke i eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3-2 në raundet kualifikuese. Në fazën e grupeve, Thun humbi 2-1 ndaj Arsenalit dhe dy herë ndaj Ajax, por siguruan vendin e tretë falë katër pikëve të fituara kundër Sparta Pragës.

Udinese (2005/06) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 3-ti

Udinese u kualifikua pas dështimit të Sampdorias për të mposhtur Bolonjën. Në Ligën e Kampionëve, nisën me fitore 3-0 ndaj Panathinaikos falë një tregolëshi të Vincenzo Iaquintas, por humbjet ndaj Barcelonës dhe barazimi ndaj Werder Bremen i penguan të arrinin në raundin e 16-tave.

Real Betis (2005/06) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 3-ti

Real Betis u përball me Liverpool, Chelsea dhe Anderlecht. Filluan me humbje ndaj Liverpoolit, fituan ndaj Anderlecht dhe pësojnë disfatë 4-0 ndaj Chelseat. Një fitore dhe barazim ndaj Liverpoolit nuk mjaftuan për vendin e tretë.

FC Petrzalka (2005/06) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 3-ti

Petrzalka, klubi sllovak, kishte pak shanse ndaj Interit dhe humbi të dyja ndeshjet me rezultat 5-0, por performoi mirë kundër Rangers dhe Portos, duke fituar gjashtë pikë dhe duke përmbysur disavantazhin kundër Portos jashtë fushe.

Levski Sofia (2006/07) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 4-ti

Levski përfundoi me gjashtë humbje në gjashtë ndeshje dhe një diferencë golash 1-17, duke mos arritur të sigurojë vendin e tretë.

Anorthosis (2008/09) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 4-ti

Skuadra qipriote arriti rezultate surprizuese si barazimi me Werder Bremen dhe fitorja ndaj Panathinaikos, duke sfiduar Interin me një barazim 3-3, por një humbje në ndeshjen e fundit i mohoi kualifikimin më tej.

Aalborg (2008/09) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 3-ti

Aalborg përfitoi nga një barazim i mirë në kualifikime dhe mbajti katër pikë në fazën e grupeve ndaj Celtic dhe barazim me Villarrealin, por një humbje 6-3 ndaj Villarreal shënoi kulmin e tyre.

Debreceni (2009/10) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 4-ti

Debrecen pësoi gjashtë humbje ndaj Fiorentinës, Lyonit dhe Liverpoolit, duke marrë një diferencë golash pak më të mirë.

Unirea Urziceni (2009/10) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 3-ti

Unirea mori pikë nga të gjithë kundërshtarët, duke përfshirë fitore ndaj Sevillës dhe Rangers, duke siguruar vendin në raundin e 1/16 të Ligës së Evropës, por u eliminuan nga Liverpooli.

Twente (2010/11) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 3-ti

Twente pati një fazë grupesh interesante, duke barazuar 2-2 me Interin, humbur 4-1 ndaj Tottenham dhe fituar katër pikë ndaj Werder Bremen, duke përfshirë një fitore 2-0 jashtë fushe.

Hapoel Tel Aviv (2010/11) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 4-ti

Hapoel filloi me humbje, por mori barazime me Schalke dhe Lyon dhe një fitore 3-0 ndaj Benfica. Megjithatë, nuk arritën vendin e tretë.

telegrafi.com

Bursaspor (2010/11) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 4-ti

Bursaspor, kampion në Turqi për herë të parë, arriti vetëm një pikë në Ligën e Kampionëve, një barazim me Rangers.

MSK Zilina (2010/11) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 4-ti

Zilina nuk fitoi asnjë pikë në grupin me Chelsea dhe Marseille, duke pësojë humbje të thella, përfshirë 7-0 ndaj Marseille.

telegrafi.com

Otelul Galati (2011/12) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 4-ti

Otelul nuk ishte në nivelin e duhur kundër Benfica-s, Basel-it dhe Manchester United-it, duke humbur të gjashtë ndeshjet.

Montpellier (2012/13) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 4-ti

Montpellier, i ndihmuar nga Remy Cabella, Younes Belhanda dhe Olivier Giroud, pati vështirësi pa Giroud, duke humbur ndaj Olympiacos dhe Arsenalit dhe fituar vetëm dy pikë ndaj Schalke.

telegrafi.com

Nordsjaelland (2012/13) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 4-ti

Në grupin me Shakhtar, Chelsean dhe Juventus, Nordsjaelland barazoi vetëm me Juventusin dhe humbi ndeshjet e tjera.

Astana (2015/16) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 4-ti

Astana bëri bujë për udhëtimin e gjatë në Kazakistan dhe barazoi me Galatasaray dhe Benficën, duke u pamposhtur në shtëpi, por mbeti jashtë fazave eliminatore.

Gent (2015/16) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 2-ti

Gent, kampione belge, sfidoi pritjet duke u renditur e dyta në grup dhe arriti raundin e 16-tave, ku humbi ndaj Wolfsburg.

Leicester City (2016/17) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 1-rë

Pas titullit të jashtëzakonshëm në Premier Ligë, Leicester fitoi katër nga pesë ndeshjet e para dhe humbi vetëm një, duke kaluar në raundin e 16-tave dhe eliminuar Sevilla-n, por humbi ndaj Atletico Madridit në çerekfinale.

Hoffenheim (2018/19) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 4-ti

Nën Julian Nagelsmann, Hoffenheim barazoi dy herë me Lyon dhe Shakhtar, por humbi ndaj Manchester City dhe Shakhtar, duke përfunduar i katërti.

Midtjylland (2020/21) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 4-ti

Midtjylland fitoi dy pikët e saja në fund të fazës së grupeve me barazimet kundër Atalantës dhe Liverpoolit.

Rennes (2020/21) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 4-ti

Rennes fituan vetëm një pikë në grupin me Chelsea dhe Sevilla, përmes një penalltie nga Serhou Guirassy.

telegrafi.com

Istanbul Basaksehir (2020/21) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 3-ti

Basaksehir, kampion turk për herë të parë, tronditi Manchester United me fitore dhe luajti një humbje emocionuese ndaj RB Leipzig, por nuk kualifikua më tej.

Sheriff Tiraspol (2021/22) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 3-ti

Sheriff bëri bujë me fitore 2-1 ndaj Real Madrid në Santiago Bernabeu, por nuk arriti fazat eliminatore.

Union Berlin (2023/24) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 4-ti

Union Berlin pati vështirësi në Ligën e Kampionëve, duke arritur vetëm dy barazime dhe nuk siguruan vendin e tretë.

Antwerp (2023/24) – Pozicioni në fazën e grupeve: i 4-ti

Antwerp fitoi ndaj Barcelonës falë golit të George Ilenikhena, por u rendit më poshtë në grup. Luajti edhe Arbnor Muja, për kampionin belg.

Sezoni 2024/25 – Pa fazë grupesh

  • Brest: Nisje sensacionale me fitore ndaj Sturm Graz, Sparta Pragë dhe Salzburg, por u eliminuan në play-off nga PSG.
  • Bologna: Siguroi një fitore dhe tre barazime, një rezultat i respektueshëm.
  • Girona: Arriti vetëm një fitore ndaj Slovan Bratislava, duke pësuar shtatë humbje.

/Telegrafi/

Dy gola, shumë tentime dhe në fund "Lojtar i ndeshjes" - Vedat Muriqi zjarr në La Liga

15 September 2025 at 23:25


Pavarësisht humbjes së Mallorcas 3-2 ndaj Espanyolit, Vedat Muriqi u shpall "Lojtar i ndeshjes", falë paraqitjes së tij të jashtëzakonshme.

Sulmuesi kosovar shënoi dy gola, fillimisht nga penalltia në minutën e 46-të dhe më pas me një goditje me kokë në minutën e 65-të që barazoi përkohësisht rezultatin në 2-2.

Statistikat e tij ishin mbresëlënëse: 90 minuta të luajtura, 13 goditje drejt portës, 45 prekjet me top, 21 pasime të sakta, si dhe 11 duele ajrore të fituara nga 16 tentativa.

Vedat Muriqi, duke festuar golin telegrafi.com

Përveç kësaj, Muriqi u vlerësua me notën 8.5 nga SofaScore, nota më e lartë e ndeshjes, duke e bërë atë protagonistin absolut të sfidës.

Me këtë paraqitje, ai e çon në katër numrin e golave këtë sezon dhe vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer si me Mallorcan, ashtu edhe me Kombëtaren e Kosovës, ku vetëm pak ditë më parë shkëlqeu kundër Suedisë, ku edhe shënoi.


Pavarësisht rezultatit negativ, Vedat Muriqi tregoi edhe një herë se është lideri i padiskutueshëm i Mallorcas. /Telegrafi/

❌
❌