Pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova 4”, Shkurta Haxhiu ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke adresuar drejtpërdrejt opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari. Në një postim në Instagram, Shkurta ka shprehur pakënaqësinë e saj për mënyrën se si janë trajtuar disa situata brenda shtëpisë, veçanërisht ato që lidhen me përplasjet dhe akuzat për dhunë.
“Dy nominime brenda një nate u bënë për mua. Unë, si Shkurta Haxhiu, i shpëtova eliminimit nga publiku, sepse më votuan dhe më mbështetën. Por nuk i shpëtova ‘zarf-it të zi’ nga produksioni. Dhunuesen e mbajtën brenda, ndersa njé njeri qe nuk ka lënduar asnjeher askënd e nxorën jashtë. Kjo ishte një padrejtësi e madhe për mua.”
Ajo ka theksuar se, sipas saj, opinionistet kanë dhënë komente pa bërë një analizë të plotë dhe të drejtpërdrejtë të rrethanave. Shkurta thekson se ato kanë marrë rolin e “avokates”, duke përdorur fjalë të forta dhe duke e cilësuar sjelljen e saj si dhunë, pa marrë parasysh provokimet që kanë sjellë këto situata.
Për më tepër, ajo e ka kritikuar standardin e dyfishtë të gjykimit, duke shtuar se sikur të kishte qenë ajo në anën e opinionisteve, reagimet dhe komentet do të ishin krejtësisht të ndryshme. Shkurta ka theksuar se dhuna do të ishte trajtuar ndryshe dhe se reagimi publik do të kishte pasur një tjetër drejtim.
Ky reagim i Shkurtës ka sjellë një diskutim të ri mbi mënyrën si trajtohen situatat kontroverse dhe akuzat në emisionet e këtij formati.
E njëjta në një postim në rrjete sociale theksoi se nuk doli nga publiku, por nga produksioni.
"Dy nominime brenda një nate u bënë për mua. Unë si Shkurta Haxhiu, i shpëtova eliminimit nga publiku, sepse më votuan dhe më mbështetën", u shpreh ajo.
Tutje tha: "Por nuk i shpëtova 'zarfit të zi' nga produksioni. Atë e mbajtën brenda, ndërsa një njëri që nuk ka lënduar asnjëherë askënd e nxorën jashtë. Kjo ishte një padrejtësi e madhe për mua".
Sidoqoftë, po atë mbrëmje nga Big Brother u eliminua edhe Jasmin Kadriu. /Telegrafi/
Pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova, Shkurta ka komentuar situatën brenda shtëpisë në Big Talk, duke treguar se largimi i saj ishte i dëshiruar nga banorët e tjerë, ndaj nuk u përshëndet nga ata.
“Përderisa ata kanë dëshiruar që unë të dal, shumica nuk kanë lënë hapësirë as për t’i përshëndetur.
Ndoshta është dashur të më lihej një hapësirë për të shprehur kërkesën time. Nuk e kam parë të arsyeshme që të merrem me dikë që kënaqet me fatkeqësinë time”, ka deklaruar Shkurta.
Screenshot/YouTube
Debati më pas është tensionuar mes Xhenetës dhe Shkurtës, ku kjo e fundit përdori edhe gjuhë fyese.
“Oj silikone, oj botokse, nuk marr këshilla nga fallci” u shpreh Shkurta gjatë përplasjes.
Ajo më tutje vazhdoi: “S’ka pasur faj që s’të ka dashur Gjesti, se ti ke fituar në kurriz të tij”.
Xheneta iu përgjigj duke theksuar: “Jemi duke folur për bigun tënd”.
Screenshot/YouTube
Mbyllja e debatit mbeti e tensionuar, duke lënë ndjekësit e programit me shumë pyetje mbi marrëdhëniet dhe rivalitetet mes banorëve brenda shtëpisë. /Telegrafi/
Aktivistja dhe piktorja Shkurta Haxhiu është eliminuar nga gara, duke u bërë e larguara e dytë e mbrëmjes së së premtes në spektaklin Big Brother VIP Kosova 4.
Shkurta Haxhiu nuk arriti t’i mbijetojë një nominimi të fortë, ku përballë saj ishin edhe Alba Pollozhani, Labinot Rexha, Benita Zena dhe Dolce. Ky nominim erdhi si pasojë e shkeljes së rregullave të shtëpisë, çka i çoi banorët e përfshirë drejt një televotimi vendimtar.
Pas eliminimit, Haxhiu shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të spektaklit, duke hedhur akuza të rënda se nuk i ishte dhënë hapësira e nevojshme për të rrëfyer historinë e saj personale dhe për të shpalosur plotësisht identitetin e saj si artiste dhe aktiviste.
Kritikat e saj nuk u ndalën vetëm te produksioni. Ajo u tregua e ashpër edhe ndaj opinionisteve të spektaklit, Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i cilësuar ato si opinionistet më negative që kishte takuar ndonjëherë.
Eliminimi i Shkurta Haxhiut ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e publikut ka shprehur mbështetje për deklaratat e saj, ndërsa të tjerë kanë vënë në pikëpyetje mënyrën se si ajo e menaxhoi lojën brenda shtëpisë.
Mbetet të shihet se si kjo ngjarje do të ndikojë në dinamikat e mëtejme të spektaklit dhe në perceptimin e publikut ndaj produksionit dhe opinionistëve. /Telegrafi/
Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 pritet të sjellë emocione dhe tension të forta, pasi është paralajmëruar një eliminim i dyfishtë nga shtëpia më e famshme në vend.
Në nominim këtë javë ndodhen Shkurta, Benita, Dolce, Labinot Rexha dhe Alba, ndërsa njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga gara. Banorët janë në pritje të ankthshme për rezultatin që do të vendoset nga publiku dhe produksioni.
Kjo javë ka qenë e mbushur me debate, tensione dhe momente të ashpra, dhe pikërisht për këtë arsye, “Vëllai i Madh” ka vendosur që nominimi të mos vijë nga votimi i zakonshëm, por si një masë ndëshkuese.
Banorët e lartpërmendur janë futur në nominim për shkak të sjelljeve të papërshtatshme, ofendimeve dhe komenteve denigruese brenda shtëpisë, vendim i cili ka ndryshuar menjëherë atmosferën dhe ka bërë që shumë prej tyre të reflektojnë mbi sjelljen dhe mënyrën se si janë paraqitur para publikut.
Me një eliminim të dyfishtë në lojë, tensioni është rritur ndjeshëm. Banorët e dinë se çdo gabim mund të ketë pasoja direkte, ndërsa publiku tashmë ka filluar të ndajë mendimet e tij në rrjete sociale, duke komentu arritjet dhe gabimet e konkurrentëve. /Telegrafi/
Në një bisedë me Alba Pollozhanin dhe Labinot Rexhën, Shkurta Haxhiu, ka ndarë detaje nga periudha e luftës, duke përshkruar jetën e vështirë si refugjate.
“Ne kemi qenë në Maqedoni, aty ka pasur shumë refugjatë, ka qenë jeta shumë e rëndë, sa edhe për bukë ke hjek", tha Haxhiu.
Ajo shpjegoi se kur ishin larguar nga Prishtina, nuk kishte pasur asnjë ide për çfarë po ndodhte.
Foto: YouTube
“Kur jemi nisur, unë s’kam ditë asgjë çka po ndodh”, theksoi mes tjerash.
Por, kujton me gëzim momentin kur kishin arritur të gjenin ushqim dhe se si kishin arritur të largoheshin nga kampi ku kishin qëndruar.
"Ka pasur njerëz që kanë vdekur edhe për bukë. Ka pasur raste ka dy apo tri ditë kanë ngelur pa ngrënë dhe pa pirë", shtoi në vazhdim.
Shkurta ka dhënë edhe detaje të tjera se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja. /Telegrafi/
Në Big Brother VIP Kosova 4, Shkurta Haxhiu, ka ndarë një histori tejet prekëse personale për rrugëtimin e saj për humanizëm, për t’iu dalë në ndihmë personave me aftësi të kufizuar.
Ajo në dhomën e rrëfimeve, para publikut zbuloi se për shtatë vjet kishte fjetur në zyrë.
Banorja ka folur edhe rreth problemeve shëndetësore që i vuan vetë.
Foto: YouTube
“Çka më ka penguar është se kurrë askush nuk ka ardhur të më pyes si jam, a ke apo s’ke? Dhe në bazë të fizikut kanë menduar që kam. Pastaj, ka pasur edhe paragjykime për dyshime se jo i ka keqpërdorur ose s’i ka keqpërdorë”, deklaroi ajo.
E pas gjithë kësaj, asaj iu plotësua dëshira për të pasur një zyrë, meqë nuk kishte deri më tani.
E njëjta do të marrë në shfrytëzim falas një zyre për një vit, për të zhvilluar aktivitetin human.
Kjo pasi mori një letër si surprizë nga dikush pa emër që edhe ia mundësoi këtë, gjë që e gëzoi pamasë Shkurten. /Telegrafi/
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka shpërthyer një debat i ashpër mes Shkurta Haxhiut dhe Fjolla Morinës, pasi Shkurta kërkoi sqarime lidhur me përdorimin e fjalës “ubicë” nga ana e Fjollës.
Fjolla u justifikua duke thënë se shprehjen e kishte përdorur për mënyrën se si e kishte shikuar Shkurta, një shikim që ajo e quajti “vrasës”. Megjithatë, tensioni mes tyre nuk u qetësua dhe diskutimi vazhdoi.
“Po shumë keq, vrasëse, qysh më ke shiku. Ishalla të kanë kapur kamerat. Këtë fjalë e përdorin të gjithë, Shkurta, se e di ku po dëshiron të dalësh. Të gjitha gjuhët i di nga pak, edhe duhet t’i dish se të del punë. Me mua nuk mund të luash lojëra të tilla, viktimizime, harroje”, iu drejtua Fjolla.
BBVK/YouTube
Ajo shtoi gjithashtu: “Kishe nuk e di çka është… E di shumë mirë çka është, Shkurta, se mbiemrin nuk po ta di kush je. Nuk bën ta shikosh dikë ashtu kur është duke ngrënë bukë, oj shoqe”.
Pas këtij momenti, Fjolla u largua nga tavolina, ndërsa Shkurta vazhdoi të fliste. Morina u përpoq ta ndërpriste çdo përballje, duke i kthyer shpinën dhe madje duke bërë “twerk”, për t’i treguar se nuk dëshironte të vazhdonte debatin.
Shkurta këmbënguli që biseda të vazhdohej dhe i kërkoi Fjollës të mos shmangej: “Mos më vendos mure. Ti je ajo që po ikën nga unë, jo unë nga ti. E di që je king, por nuk e di pse kingu po ikën, mos ik. Unë jam gëzuar që ke ardhur, të kam përqafuar dhe të kam uruar mirëseardhje. Mua nuk m’i vret sytë ti. Unë nuk të urrej ty hiç, se nuk i urrej njerëzit për asgjë, hiç, sikur ti”.
Por, Fjolla mbeti e palëkundur në qëndrimin e saj: “Ta bëj murin unë. Nuk ke shans ti me mua të debatosh dhe më lë rehat”.
Debati përfundoi me largimin e Fjollës, duke lënë pas një atmosferë të tensionuar në shtëpi. /Telegrafi/
Mbrëmjen e së mërkurës në Big Brother VIP Kosova 4, këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut me një deklaratë mbi prejardhjen dhe familjen e saj.
Teksa po kalonte kohë në oborr dhe po diskutonte me banorët, Fjolla u shpreh: “Unë jam rritur me ndryshe. Kam bërë jetë tjetër. Jam rritur në një familje shumë 'grande'. Familjen time e kanë njohur prej para luftës Shkurta, se ti nuk e din. Unë i kam në familje njerëzit që janë nëpër televizione dhe jam rritur me art e me sende, unë nënën e kam pasur këngëtare, pastaj kam djal të hallës Rron Gjinovcin”.
Deklarata e saj nuk u prit mirë nga banorja Shkurta, e cila e mori shumë personale dhe nisi një debat me Fjollën, duke e akuzuar se po përpiqej ta nënçmonte.
Debati kulmoi me emocion dhe lot, pasi Shkurta u largua dhe qëndroi e vetme në dhomën e ndenjës. Nga ana tjetër, Fjolla, e nervozuar, komentoi se bashkëbanorja po viktimizohej: “Po viktimizohet”, tha Fjolla, duke reflektuar nervozizmin e saj pas përplasjes.
Ky moment ka tërhequr reagime të shumta nga publiku në rrjetet sociale, me fansa që komentojnë mbi tensionin mes dy banoreve dhe ndikimin e deklaratave mbi marrëdhëniet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. /Telegrafi/
Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Shkurta, ka ndarë me shokët e saj të Big Brother VIP Kosova përvojat e vështira që ka përjetuar gjatë jetës, duke përfshirë kujdesin për vëllanë e sëmurë dhe përkushtimin e saj ndaj shoqatës humanitare që drejton.
Gjatë një bisede me Ibron dhe Labin, Shkurta rrëfeu sfidat me të cilat është përballur për të mbajtur organizatën në këmbë.
“Për mua është e rëndë që me dy njerëz të sëmurë, të tjerët të të sulmojnë, kur ti u jep bukë, ata të gjuajnë me gur".
"Nënën e kam pas në spital, rrudhat më kanë dalë para kohe”, tha ajo, duke ndarë hapur emocionet dhe përpjekjet e saj.
Rrëfimi i Shkurtës është një pasqyrë e përkushtimit të saj të jashtëzakonshëm dhe sfidave të jetës personale, që e kanë bërë atë një figurë të respektuar brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shkurta Haxhiu ka pasur një debat të ashpër me disa nga pjesëtarët e shtëpisë gjatë spektaklit të së hënës. Në një moment, ajo surprizoi publikun me një deklaratë të çuditshme që nuk pritej. “A mundem të ua ha bubrekun, këtyre që po ma hanë edhe mua?”, tha ajo. Deklarata e Shkurtës shkaktoi reagime të menjëhershme mes banorëve dhe publikut, duke treguar natyrën e…
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shkurta Haxhiu, ka pasur një debat të ashpër me disa nga pjesëtarët e shtëpisë gjatë spektaklit të së hënës.
Në një moment, ajo surprizoi publikun me një deklaratë të çuditshme që nuk pritej.
“A mundem të ua ha bubrekun, këtyre që po ma hanë edhe mua?”, tha ajo.
Foto: Instagram
Deklarata e Shkurtës shkaktoi reagime të menjëhershme mes banorëve dhe publikut, duke treguar natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe shpesh të paparashikueshme brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
U diskutua gjithashtu për mënyrën e saj të shprehjes dhe për dinamikat që krijohen mes banorëve gjatë debateve.
Big Brother VIP Kosova vazhdon të surprizojë me momente të paparashikueshme dhe dialogje të drejtpërdrejta që mbajnë audiencën të angazhuar çdo javë.
Sidoqoftë, mbetet për t'u parë në vazhdim se si do të ecë kjo lojë e tyre. /Telegrafi/
Në spektaklin e natës së sotme (e hënë) banoret e Big Brother VIP Kosova, Shkurta dhe Elijona, diskutuan hapur për mosmarrëveshjet që kishin pasur gjatë qëndrimit në shtëpi.
Shkurta tregoi se ishte prekur nga disa fjalë që Elijona kishte thënë në mungesë të saj.
“Vetë faktin që i kam dëgjuar fjalët kur nuk kam qenë prezentë jam prekur prej saj. E ka thënë një thënie në lavanderi, ka thënë që Shkurta prej kësaj shtëpie nuk del duarthatë. Paraqitet engjëllore dhe nuk është edhe aq".
Foto: Instagram
Nga ana tjetër, Elijona u përpoq të sqaronte situatën dhe arsyet e fjalëve të saj.
“Thjesht jam vetvetja dhe nuk mundohem të paraqitem si dikush që nuk jam. Nuk e pranoj. Për pjesën tjetër, po më vjen shumë keq me thënë. Nuk kam thënë fjalë të bukura. Ajo fjalë në kuptimin gjermanisht nuk është keq. I kam thënë ‘e pastrehë’. Thjesht me u mundu të afrohem që mos të ndihet keq. E di që nuk jam gabim, nuk kam gjetur fjalët e duhura".
Ky moment tregoi një përpjekje të dyanshme për të zgjidhur keqkuptimet dhe për të sqaruar marrëdhënien e tyre para kamerave dhe publikut.
Fansat e emisionit reaguan menjëherë në rrjetet sociale, duke komentuar për transparencën dhe ndershmërinë e debatit mes dy banoreve. /Telegrafi/
Në Big Brother VIP Kosova 4, Benita dhe Shkurta kanë treguar anën më intrigante të lojës së tyre mbrëmë, duke fshehur disa nga sendet personale të një banori tjetër.
Objektivi i tyre ishte Labit, me të cilin marrëdhënia nuk ka qenë e qetë që nga hyrja e tij në shtëpi.
Ato kanë marrë një çantë të vogël që përmbante gjëra personale të Labit dhe e kanë fshehur në dhomën e grimit, duke e bërë më të vështirë për të gjetur sendet e tij.
BBVK/YouTube
Përveç kësaj, për një moment, Benita dhe Shkurta tentuan të merrnin edhe këpucët e Labit, por lëvizjet e shumta të banorëve të tjerë penguan këtë veprim.
Ky incident ka nxitur tensione të reja brenda shtëpisë dhe ka treguar strategjitë që disa banorë përdorin për të ndryshuar ekuilibrin e lojës.
Lidhja e tensionuar mes Shkurtës dhe Labit, e dukshme që nga hyrja e tij, vazhdon të japë momente dramatike për publikun.
Fshehja e sendeve personale është vetëm një nga veprimet e vogla që mund të ndikojnë në marrëdhëniet mes banorëve, duke shtuar elementin e surprizës dhe strategjinë në lojë. /Telegrafi/
Mesnata e së shtunës nuk ishte aspak e qetë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, dhe shkaku kryesor ishte Shkurta.
Banorja vendosi të merrte iniciativën dhe të çrregullojë gjithçka që i dilte përpara.
Nga mobiljet tek karriget e çdo sendi tjetër, Shkurta lëvizi dhe përmbysi gjithçka, duke krijuar një kaos që la pa fjalë banorët e tjerë.
BBVK/YouTube
Veprimet e saj kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, i cili po komentonte mbi këtë veprim të papritur dhe energjinë e saj të paparashikueshme.
Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse kjo ishte një pjesë e strategjisë së saj brenda lojës, një mënyrë për të tërhequr vëmendje, apo thjesht një impuls momental që e shtyu të vepronte në këtë mënyrë.
Shikuesit po përpiqen të kuptojnë arsyen pas këtij veprimi dhe se si do të ndikojë dinamika brenda shtëpisë. /Telegrafi/
Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova u nxe sot nga një debat i fuqishëm mes Shkurtës dhe Elijonës.
Tensioni mes dy banoreve u ngrit brenda pak minutash, pasi Shkurta e akuzoi Elijonën se e kishte ofenduar dhe e kishte lënduar me një koment që, sipas saj, ishte i papranueshëm.
E irrituar dhe e mbushur me emocione, Shkurta i kërkoi sqarime Elijonës, duke theksuar se ndihej e nënçmuar nga fjala që kishte dëgjuar prej saj.
BBVK/YouTube
“Nuk dua të flas vetëm me ty, ti dukesh si engjëll, por nuk je engjëll, pse ma ke thënë atë fjalë”, tha ajo me ton të prerë.
Shkurta shtoi se nuk kishte marrë asnjë kërkimfalje, pavarësisht se, sipas saj, nuk i kishte thënë asnjë fjalë të keqe Elijonës më parë.
“As nuk më tha më fal. Unë asnjë fjalë nuk ia kam thënë kësaj, pse ma ke thënë? Erdhi duke qeshur dhe më tha po dukesh si ‘Pena’ e Amerikës”, u shpreh ajo, duke treguar momentin që e kishte prekur më së shumti.
E vënë nën presion, Elijona u përpoq ta zbusë situatën dhe i kërkoi falje Shkurtës, duke sqaruar se komenti i saj nuk kishte qëllim ofendues.
“Në gjermanisht ajo fjalë tingëllon ndryshe, ajo fjalë është hajgare në Gjermani. E shqip tingëllon ndryshe”, tha Elijona, duke theksuar se gjithçka ishte keqkuptuar. /Telegrafi/
Një debat i fortë ka shënuar spektaklin e katërt të Big Brother VIP Kosova 4, ku protagoniste ishin Shkurta dhe Labinoti. Konflikti mes tyre ka marrë hov që në momentin e hyrjes së banorëve në shtëpi, me Shkurtën që akuzon Labin se e kishte nisur përplasjen që më parë.
Banorja e njohur u shpreh se Labi e kishte quajtur të degjeneruar dhe të shëmtuar, gjatë një bisedë ku ajo po fliste për nënën e saj, çka e pati konsideruar thellësisht ofenduese.
“Më ka quajtur edhe të degjeneruar, më ka quajtur të shëmtuar”, tha Shkurta gjatë debatit.
Situata eskaloi më tej kur, sipas Shkurtës, Labi përmendi edhe vëllain e saj që ndodhet në karrocë.
Ajo reagoi me të qara dhe të bertitura, duke theksuar se nuk do të lejojë që asgjë të prekë vëllain e saj dhe se do të qëndrojë pranë tij deri në frymën e fundit.
Momenti ka ngjallur emocione të forta te banorët dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke u bërë një nga debatet më të komentuar të këtij sezoni. /Telegrafi/
Tensionet mes Shkurtës dhe Labit në Big Brother VIP Kosova nuk po ndalen.
Së fundmi, banori i ri i BBVK-së i tha Shkurtës: “Pa grim po më tutshe”, duke shtuar se sipas tij femrat janë të bukura natyrale. “Kam qejf me të pa natyrale”, tha Labi.
Shkurta reagoi menjëherë: “Faleminderit që po ma nënçmon fizikun, kështu më ka falë Zoti”.
BBVK/YouTube
Ajo vijoi: “A jam e keqe, faleminderit! A më the e shëmtuar, faleminderit shumë. Faleminderit ti si fetar po ma nënçmon fizikun”.
Labinoti u përpoq të sqaronte: “Më fal, ishte kjo kundër fesë?”
Shkurta e ktheu përgjigjen me vendosmëri: “Ti, meqë je fetar, duhet të pranosh njerëzit si i ka bërë Zoti.
Si jam zgjuar në mëngjes e shëmtuar më tha, në qoftë se jam më shëmtuar jam për vete, çka po të bëj ty?”
Ky moment ka ngjallur diskutime mes banorëve dhe publikut, duke nxjerrë në pah tensionet dhe debatet mbi perceptimin e bukurisë natyrale brenda shtëpisë. /Telegrafi/
Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, Shkurta dhe Labinoti patën një debat të tensionuar, ku u rikthyen deklaratat e tyre të mëparshme dhe u shkëmbyen replika të drejtpërdrejta për karrierën dhe respektin.
Shkurta e nisi bisedën duke i kërkuar sqarim Labinotit: “Pse i ke bërë gjithë ato shkrime drejt meje, tri fotografi i ke postuar?”
Labinoti reagoi menjëherë: “Së pari, a e ke parë sa edukatë kam unë kur të përgjigjem, se ti je një femër. Edukatë është kur ta dëgjosh edhe të të dëgjojë dikush. Tani vjen përgjigjja. Unë së pari nuk kam pasur të vij këtu, po tani të kam respektuar edhe të kam fuqizuar. Më fal, ti njihesh që një vit, unë kam 30 vjet karrierë”.
BBVK/YouTube
Shkurta nuk pranoi këtë vlerësim: “Kush njihet që një vit, unë prej moshës 11-vjeçare dal në televizion, prej kuizit të diturisë ‘123 Fillo’”.
Labinoti vazhdoi duke kërkuar qetësi: “Nëse ti nuk e ngrit zërin, ne mund të bëjmë një bisedë shumë të bukur, edhe të kupton edhe publiku jashtë”.
Shkurta i ktheu: “S’më njeh”.
BBVK/YouTube
Ndërsa Labinoti u përgjigj: “Po të njoh, se nuk ke lënë televizion pa shkuar”.
Shkurta theksoi se prezenca e saj në media nuk ka të bëjë me ekspozimin e jetës private: “Unë në televizion jetën time nuk e kam shfaqur, unë thirrem vetëm për tema”.
Labinoti pastaj kërkoi më shumë detaje: “A ka mundësi të më tregosh cili është suksesi yt jetësor?”
Shkurta iu përgjigj se ka plot.
Debati kulmoi kur Labinoti tha se Shkurta ka qenë fansja e tij, deklaratë që Shkurta e mohoi menjëherë: “Asnjë muzikë nuk ta di ty”.
Përplasja mes tyre ka ndezur diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë, duke u bërë një nga momentet më të komentuar të ditës. /Telegrafi/