Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

AMAN – Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet amerikane në Siri

20 December 2025 at 15:33

AMAN, 20 dhjetor /ATSH-ANSA-DPA/ – Jordania ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në sulmet e udhëhequra nga SHBA-të në Siri, duke përdorur avionë luftarakë, helikopterë dhe artileri, të cilat goditën “mbi 70 objektiva të ISIS-it” në vend.

”Operacioni ishte i projektuar për të parandaluar organizatat ekstremiste nga përdorimi i këtyre zonave si vende për të kërcënuar sigurinë e vendeve fqinje të Sirisë”, sipas një deklarate nga ushtria jordaneze.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka goditur më shumë se 70 objektiva në sulmet e saj kundër ISIS-it në Siri.

“Forcat amerikane goditën më shumë se 70 objektiva në vende të shumta në Sirinë qendrore me avionë luftarakë, helikopterë sulmi dhe artileri”, theksoi ajo.

Forcat e Armatosura të Jordanisë gjithashtu ofruan mbështetje me avionë luftarakë”, thuhet në një postim në X nga Admirali Brad Cooper, komandant i CENTCOM.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim pa pushim terroristët që kërkojnë të dëmtojnë amerikanët dhe partnerët tanë në rajon”, theksohet në të./  a.jor.

The post AMAN – Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet amerikane në Siri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në Aman: Shqipëria krah Jordanisë udhëhoqi tryezën e komuniteteve fetare të Ballkanit

9 December 2025 at 16:53

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama që prej ditës së djeshme ndodhet një Aman (Jordani), ku po zhvillon një vizitë zyratare.

Përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook, Rama i shprehu mirënjohjen e thellë mbretit Abdullah II bin Al-Hussein, “për një tjetër aktivitet kuptimplotë në kuadrin e Procesit të Aqaba-s, ku Shqipëria krah Jordanisë udhëhoqi tryezën e madhe të udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit”.

Një ditë më parë Rama u prit me një ceremoni të veçantë nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein.

Kryeministri Rama e vlerësoi mbretin Abdullah II bin Al-Hussein, si një monark të respektuar ndërkombëtarisht dhe një mik të çmuar të Shqipërisë.

Ky takim konfirmon partneritetin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Jordanisë, bashkëpunimin në nivel rajonal dhe përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike.

/m.q/j.p/

The post Rama në Aman: Shqipëria krah Jordanisë udhëhoqi tryezën e komuniteteve fetare të Ballkanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në Jordani, takim me mbretin Abdullah II bin Al-Hussein dhe Princin e Kurorës

8 December 2025 at 21:26

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Aman (Jordani), ku është pritur me një ceremoni të veçantë nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein.

Rama ndau në rrjetet sociale një foto me mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein dhe princin e Kurorës Hussein bin Abdullah II.

Kryeministri Rama e vlerësoi mbretin Abdullah II bin Al-Hussein, si një monark të respektuar ndërkombëtarisht dhe një mik të çmuar të Shqipërisë.

Ky takim konfirmon partneritetin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Jordanisë, bashkëpunimin në nivel rajonal dhe përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike.

/gj.m/r.e/

The post Rama në Jordani, takim me mbretin Abdullah II bin Al-Hussein dhe Princin e Kurorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në Jordani, pritet me ceremoni të veçantë nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein

8 December 2025 at 13:44

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Aman, Jordani, ku është pritur me një ceremoni të veçantë nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein.

Kryeministri Rama e vlerësoi mbretin Abdullah II bin Al-Hussein, si një monark të respektuar ndërkombëtarisht dhe një mik të çmuar të Shqipërisë.

“I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht i Shqipërisë”, u shpreh kryeministri Rama krahas fotove nga pritja zyrtare.

Ky takim konfirmon partneritetin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Jordanisë, bashkëpunimin në nivel rajonal dhe përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike.

/m.m/r.e/ /a.g/

The post Rama në Jordani, pritet me ceremoni të veçantë nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama vizitë në Jordani: Takim me Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein

By: melisa
8 December 2025 at 14:11

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Aman, Jordani, për një vizitë zyrtare, ku është pritur nga Mbreti Abdullah II bin Al-Hussein. Kreu i qeverisë shqiptare ndau disa foto nga pritja në rrjetet sociale, duke e cilësuar mbretin si “një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”. “I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein…

Source

JORDANI – Wadephul: Gjermania mbështet planin e paqes për Gazën

29 October 2025 at 20:42

BERLIN, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Ministr i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, mbërriti sot në Jordani në pjesën e parë të një turneu rajonal, me qëllim të ofrojë mbështetje gjermane për një armëpushim të brishtë trejavor midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Ai u takua me homologun e tij jordaney  Ayman al-Safadi, në Aman dhe theksoi se Jordania po luan një rol shumë të vlefshëm, konstruktiv dhe ndërmjetësues në zgjidhjen e konfliktit.

“Si një qendër për ndihma humanitare, Jordania kishte bërë përpjekje të mëdha në vitet e fundit për të ndihmuar popullin e Gazës”,  tha Wadephul . “Berlini do të vazhdojë të mbështesë Jordaninë në këtë përpjekje”, shtoi ai.

Wadephul i bëri thirrje si Izraelit ashtu edhe organizatës palestineze Hamas që të mos rrezikojnë planin e paqes për Gazën, pasi Izraeli nisi një valë sulmesh ajrore vdekjeprurëse pas një sulmi që vrau një nga ushtarët e tij.

“Tani të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në përmbushjen e pritshmërive të njerëzve në gjithë rajonin”,  tha Wadephul.

Ministri gjerman kërkoi nga  Hamasi që të përmbushë detyrimet e tij sipas planit të paqes të udhëhequr nga SHBA-ja , që kërkon që grupi ekstremist palestinez të çarmatosej dhe të kthente mbetjet e të gjithë pengjeve izraelite.

Ndërkohë, Wadephul bëri apel ndaj Izraelit të ushtrojë “përmbajtje ushtarake për të parandaluar vuajtje të reja”.

Rajoni ndodhet në një kryqëzim, tha ministri, duke shprehur shqetësim të thellë për vrasjet e rinovuara në Gaza.

Wadephul do të shkojë dhe në Liban e Siri me qëllim të ndihmojë në sigurimin e stabilitetit në të dy vendet. /Ad.Ab./

The post JORDANI – Wadephul: Gjermania mbështet planin e paqes për Gazën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani, takim me princin e kurorës së Jordanisë

28 October 2025 at 21:56

PRISHTINË, 28 tetor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Hussein bin Abdullah al-Hashimi, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Arabinë Saudite.

Presidentja Osmani ka shkruar në Facebook se takimi ishte shumë i frytshëm dhe u zhvillua në frymën e miqësisë dhe mirëbesimit të ndërsjellë që karakterizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë.

“Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi miqësi, mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Gjatë takimit konfirmuam gatishmërinë për thellimin e partneritetit dhe diskutuam mënyrat për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe teknologjinë e informacionit (ICT)”, ka theksuar Osmani.

Takimi me Princin e Kurorës, Hussein bin Abdullah, vjen në një kohë kur Kosova po synon zgjerimin e marrëdhënieve me vendet e Lindjes së Mesme, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investimet dhe inovacionin teknologjik. /KosovaPress/

The post Osmani, takim me princin e kurorës së Jordanisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani takohet me Princin e Kurorës së Jordanisë në Riad

28 October 2025 at 20:18


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Riad, është takuar me Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Hussein bin Abdullah al-Hashimi.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani shkruan se takimi ishte shumë i frytshëm dhe thekson marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Kosovës dhe Jordanisë, të ndërtuara mbi miqësi, mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

Gjatë bisedës, u konfirmua gatishmëria për thellimin e partneritetit dhe u diskutuan mundësitë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe teknologjinë e informacionit (ICT).

Ky takim thekson përkushtimin e të dy vendeve për një bashkëpunim më të ngushtë dhe zhvillimin e marrëdhënieve strategjike në rajon.

Rekordmeni i Kombëtares, Hysaj: Nuk na mungon asgjë, Canës do i jap darkë

By: V K
16 October 2025 at 10:57

Elseid Hysaj, u aktivizua në ndeshjen ndaj Jordanisë, duke u bërë lojtari i parë në histori të Shqipërisë që luan 94 ndeshje.

Mbrojtësi shkodran që hyri në fushë me shiritin e kapitenit, u shpreh se u ndje krenar për këtë arritje, teksa shtoi se me Canën do të hajë edhe një darkë.

Sa i përket Kombëtares, ai u shpreh se kanë shumë besim për në Botëror, ku kuqezinjtë mund të arrijnë “Play Off”.

Rekord për Hysajn, paraqitje shumë të mira. Si ndihet Elseid Hysaj në këtë Kombëtare?

Ky është një emocion i rrallë, nuk mund ta tregoj sepse vërtet ndodh rrallë, prandaj dua ta shijoj dhe ta vazhdoj këtë emocion deri në nëntor, deri kur të vijnë ndeshjet e tjera me Kombëtaren. Jam shumë i lumtur.

A keni kontaktuar me Canën për rekordin e thyer dhe si u ndjeve nga pritja e tifozëve?

Shumë mirë u ndjeva. Me Canën akoma nuk kam komunikuar, kur të kthehem në Romë, pasi aty jeton, besoj do të hamë një darkë së bashku. Për tifozët, shpresoj që stadiumi të jetë edhe më plot, sepse vërtetë sot kishte tifozë. I falenderoj që erdhën dhe shpresoj që herët e tjera të ketë edhe më shumë, sepse na duhen.

Sa beson te kjo kombëtare për të arritur atë që të gjithë e ëndërrojmë, Botërorin?

Të them të vërtetën, unë besoj shumë, sepse e kemi treguar që mund të luajmë me skuadrat e mëdha dhe mund të fitojmë. Duhet vetëm të dimë si të fitojmë dhe të mos na kapë ajo euforia sikur fituam dy ndeshje dhe eja të shkojmë përpara.

3 fitore dhe 2 barazime. A i përmbush Kombëtarja pritshmërinë apo keni ndonjë peng?

Jo, të them të vërtetën, nuk kam pengje, sepse kemi marrë shumë pak gola. Kjo është një gjë e rëndësishme për një ekip kombëtar, që mbrojtja të jetë solide. Pastaj, shpresojmë që sulmuesit tanë, disa u zhbllokuan, t’i kemi gati për në nëntor.

Çfarë i mungon kësaj kombëtareje për t’u motivuar njësoj si në sfidën ndaj Serbisë?

Nuk i mungon asgjë besoj, sepse po gjejmë një grup shumë të mirë dhe po gjejmë një frymëzim shumë të bukur. Trajneri ka besim tek ne, ne kemi besim te trajneri. Do të vazhdojmë kështu.

Paraqiteni me shiritin e kapitenit. Një mesazh për djemtë që debutuan sot…

Për djemtë, unë i kam uruar. Ky është një emocion i rrallë që e kanë provuar dhe ata dhe besoj se do t’ju tregojnë vetë emocionet që kanë pasur.

The post Rekordmeni i Kombëtares, Hysaj: Nuk na mungon asgjë, Canës do i jap darkë appeared first on Albeu.com.

Fitorja ndaj Jordanisë, Rama: Miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot Kombëtaren shqiptare për fitoren ndaj Jordanisë me rezultatin 4-2, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau momentet e golave të shënuara nga skuadra jonë kombëtare në këtë ndeshje.

“Miqësore miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon”, shkruan Rama.

Në minutën e 27-të Jordania shënoi me Al Rashdan, i cili përfitoi në zonë dhe goditi saktë me kokë. Pavarësisht golit të pësuar, reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm. Barazimi erdhi në minutën e 40-të, pas një inkursioni të Bajramit nga e majta, ndërsa pasimi i tij u devijua në rrjetë nga Abualnadi.

Në minutën e 64-t, Shqipëria përmbysi rezultatin me Armando Brojën, i cili u shërbye saktë nga Asllani dhe e dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 75-të, Arbër Hoxha realizoi një supergol, duke mposhtur portierin me një goditje spektakolare. Goli i katërt u shënua në minutën e 79-të nga Nedim Bajrami, i cili pas një pasimi të saktë nga Broja goditi bukur dhe shënoi. Jordania ngushtoi rezultatin në minutën e 90-të me Ali Olwan.

/k.s/j.p/

The post Fitorja ndaj Jordanisë, Rama: Miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëri spektakolare, kuqezinjtë fitojnë 4-2 në miqësoren me Jordaninë

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Kombëtarja shqiptare dhuroi spektakël në ndeshjen miqësore në “Air Albania” ndaj Jordanisë, duke fituar me përmbysje dhe me një rezultat të thellë 4-2.

Golat për Shqipërinë u shënuan nga Nedim Bajrami, Armando Broja, Arbër Hoxha dhe një autogol nga Abualnadi.

Trajneri Silvinjo e nisi me këtë formacion titullar: Dajsinani (GK), Balliu, Mihaj, Gjimshiti (C), Mitaj, Bajrami, Shehu, Asllani, Asani, Daku, Hoxha.

Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 27-të me Al Rashdan, i cili përfitoi në zonë dhe goditi saktë me kokë.

Pavarësisht golit të pësuar, reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm. Barazimi erdhi në minutën e 40-të, pas një inkursioni të Bajramit nga e majta, ndërsa pasimi i tij u devijua në rrjetë nga Abualnadi.

Pjesa e dytë ishte një festë e vërtetë për kuqezinjtë.

Në minutën e 64-t, Shqipëria përmbysi rezultatin me Armando Brojën, i cili u shërbye saktë nga Asllani dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 75-të, Arbër Hoxha realizoi një supergol, duke mposhtur portierin me një goditje spektakolare.

Goli i katërt u shënua në minutën e 79-të nga Nedim Bajrami, i cili pas një pasimi të saktë nga Broja goditi bukur dhe shënoi.

Jordanisë arriti të ngushtojë rezultatin në minutën e 90-të me Ali Olwan, por ishte tepër vonë për të ndryshuar fatin e takimit.

Ndeshja u mbyll me fitoren e merituar të Shqipërisë 4-2.

/k.s/

The post Shqipëri spektakolare, kuqezinjtë fitojnë 4-2 në miqësoren me Jordaninë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria dhuron spektakël, mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

By: M C
14 October 2025 at 21:28

Shqipëria po vazhdon momentin e mirë, pas asaj fitore historike në Leskova, pasi mbrëmjen e sotme ka mposhtur me rezultatin 4-2 Jordaninë, në një miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Edhe pse me 7 ndryshime në formacion, kuqezinjtë tanë ishin dominues pothuajse gjatë gjithë lojës, me disa dalje të rrezikshme të Jordanisë, e cila shkaktonte momente pasigurie në mbrojtjen tonë.

Një prej tyre ishte në minutën e ’27, kur Jordiania gjeti dhe golin e avantazhit pas një goditje këndi. E gjithë prapavija kuqezi ishte në “gjumë” dhe Al-Rashdan gjuajti me kokë duke mposhtur Dajsinanin.

Barazimi për të besuarit e Silvinjos erdhi në minutën e ’40, kur Nedim Bajrami me një inkursion nga e majta gjeti hapësirë në fundore dhe pasimi i tij u kthye në rrjetë nga Abualnadi i cili shënon autogol.

Me rezultatin e barabartë u mbyll dhe fraksioni i parë i lojës, teksa e dyta nisi menjëherë me tre ndërrime nga Silvinjo, ku Berat Gjimshiti, Julian Shehu dhe Jasir Asani i lanë vendin në fushë Klisman Cakes, Behar Ramadanit dhe Nazmi Gripshit. Ky ishte dhe një debutim me fanellën kuqzi për Gripshin dhe Caken.

Ndërkohë, në minutën e ’61 ishte Mirlind Daku, i cili i la vendin Armando Brojës në qendër të sulmit, i cili do të gjente golin 3 minuta pas aktivizimit, duke i dhënë kështu dhe avantazhin kuqezinjëve. Pas një asisti fantastik nga Kristian Asllani, Broja doli i vetëm përballë portës dhe pasi e kaloi portierin e shtyu dhe topin në rrjetë.

Në minutën e ’75 ishte Arbër Hoxha, i cili pasoi kaloi një kundërshtar, realizoi një super gol, pas një gjuajtje nga distanca. Gjithsesi, kuqzinjtë nuk u ndalën këtu, por 4 minuta më vonë, Armando Broja dribloi kundërshtarët dhe më pas i dha një asist fantastik Nedim Bajramit, i cili e çoi topin në rrjetë për rezultatin 4-1.

Por, në minutën e fundit të kohës së rregullt, mbrojtja kuqezi shfaqi sërish pasiguri dhe Jordania ngushtoi diferencën me Ali Olwan.

Vlen të theksohet dhe fakti se Elseid Hysaj ka hyrë zyrtarisht në histori, duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje në Kombëtaren kuqezi.

Mbrojtësi shkodran ka arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh, duke kaluar çdo emër tjetër që ka veshur fanellën e Shqipërisë, pasi 31-vjeçari, u hodh në fushë në minutën 77-të në miqësoren ndaj Jordanisë, duke shijuar këtë moment të artë në karrierë.

Me këtë fitore, kuqzinjtë mbyllin dhe grumbullimin për tetorin, teksa në nëntor do të luhen dy ndeshjet e fundit për kualifikueset e kampionatit botëror, kundër Anglisë dhe Andorrës, ku Shqipëria do të synojë ruajtjen e vendit të dytë në grup, që të çon në “play off”

The post Shqipëria dhuron spektakël, mposht Jordaninë me rezultatin 4-2 appeared first on Albeu.com.

Duel emocionues me 6 gola, ja sa tifozë ishin të pranishëm në “Air Albania”

By: M C
14 October 2025 at 21:25

Shqipëria e Silvinjos, arriti një fitore spektakolare me shifrat 4 me 2 ndaj Jordanisë, në duelin miqësor të zhvilluar në “Air Albania”, ku ishin të pranishëm 9265 tifozë, të cilët përkrahën djemtë kuqezinj.

Edhe pse miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 27-të, kuqezinjtë reaguan mjaft mirë duke përmbysur rezultatin. Autogoli i Abualnadit dhe golat e Brojës, Hoxhës dhe Bajramit, i dhuruan fitoren Kombëtares shqiptare. Miqtë nga Jordania shënuan golin e dytë në minutën e 90-të, duke “vulosur” rezultatin 4 me 2.

The post Duel emocionues me 6 gola, ja sa tifozë ishin të pranishëm në “Air Albania” appeared first on Albeu.com.

Kuqezinjtë marrin fitoren e radhës/ Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

By: Re Nato
14 October 2025 at 20:53

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”.

Ishin miqtë ata që kaluan në avantazh në minutën e 27-të, me anë të me anë të Nizar Al-Rashdan.

Jordanezi përfitoi nga një gabim në mbrojtjen shqiptare dhe dërgoi topin në rrjetë.

Baraspesha erdhi në minutën e 43-të, kur Nedim Bajrami dërgoi një top në zonë dhe u devijua nga mbrojtësi jordanez, duke shkaktuar autogol.

Me fillimin e pjesës së dytë, kuqezinjtë ishin më kërkues, teksa Armando Broja gjeti golin në minutën e 64-ët.

Në minutën e 75-të, Arbër Hoxha realizoi një eurogol nga zona e 16-shes.

Goli i katërt erdhi nga Nedim Bajrami në të 79-en, me asist të Armando Broja.

Në fund, realizuan jordanezët golin e dytë të tyre./abcnews.al

Mbyllet në barazim pjesa e parë, Jordania shënon gol dhe autogol!

By: M C
14 October 2025 at 19:56

Nis me ritëm të lartë miqësorja me Jordaninë në “Air Albania”. Tregohet në lartësinë e duhur portieri Dajsinani, që shmang një gol të sigurt në duelin një për një me sulmuesin kundërshtar në minutën e 18-të, pas një pasimi të gabuar të Balliut në prapavijë.

Në minutën e 22-të i afrohet golit skuadra kuqezi pas një kombinimi të bukur mes Asanit dhe Dakut, me këtë të fundit që preferon të godasë vetë në një pozicion të prirët.

Ndëshkohen kuqezinjtë 27′-të, në zhvillimet e një këndoreje, Al-Rashdan dërgon topin në rrjetë, 0-1

Pavarësisht golit golit djemt e Sylvinhos nuk e humbën toruan, përkundrazi ju afruan më tepër golit deri sa në minutën e 40 asisti i Arbër Hoxhës devijohet nga mbrojtësi jordanez duke shkaktuar autogol, 1-1.

The post Mbyllet në barazim pjesa e parë, Jordania shënon gol dhe autogol! appeared first on Albeu.com.

Miqësorja ndaj Jordanisë/ Sylvinho bën disa ndryshime, publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë

By: M C
14 October 2025 at 19:19

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë sot ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë, në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Për këtë ndeshje, tranjeri Sylvinho ka vendosur të kryejë disa ndryshime, duke u dhënë mundësinë të tregojnë veten edhe futbollistëve që kanë luajtur më pak në ndeshjet e fundit.

Formacioni: Dajsinani, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku.

The post Miqësorja ndaj Jordanisë/ Sylvinho bën disa ndryshime, publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në miqësoren ndaj Jordanisë

By: V K
14 October 2025 at 14:32

Këtë të martë, Kombëtarja shqiptare do të luajë miqësoren përballë Jordanisë, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Një test që do t’i vlejë shumë trajnerit Silvinjo, si për lojtarët e rinj në skuadër, ashtu edhe për ata që nuk kanë marrë shumë minuta në këto kualifikuese.

Për këtë arsye, priten shumë ndryshime në formacionin me 11 titullarët që do të zbresin në fushë.

Në portë nuk do të jetë i përhershmi Tomas Strakosha, por shtatlarti i Egnatias, Mario Dajsinani.

Mbrojtja do të rreshtohet me Balliun në të djathtë dhe Naser Alijin në të majtë, ndërsa në qendër do të luajnë Klisman Cake dhe Enea Mihaj.

Edhe mesfusha do të ketë ndryshime, me Yasir Ramadanin, të shoqëruar nga Medon Berisha dhe Nedim Bajrami, ndërkohë që në sulm pritet të jenë Arbër Hoxha në të majtë, Jasir Asani në të djathtë dhe Mirlind Daku në majë të sulmit, shkruan A2 CNN.

Ky mund të jetë një formacion i mundshëm nga trajneri brazilian për këtë miqësore, ndonëse qëllimi kryesor është të shihen të gjithë lojtarët, një provë e fundit para dy ndeshjeve vendimtare të muajit nëntor ndaj Andorrës dhe Anglisë, që do të japin verdiktet finale për rrugëtimin e kuqezinjve drejt Botërorit 2026.

Miqësorja Shqipëri–Jordani, do të luhet këtë të martë, duke nisur prej orës 19:00.

The post Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në miqësoren ndaj Jordanisë appeared first on Albeu.com.

Ndeshja “Shqipëri-Jordani”/ Policia plan masash, kufizohet qarkullimi i automjeteve në disa akse

By: V K
14 October 2025 at 12:20

Policia e Tiranës, ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Uniformat blu, bëjnë me dije se o të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit.

Njoftimi:

Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore së futbollit “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit.

Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në:

Rrugën “Dervish Hima”;

Rrugën “Gjergj Filipi”;

Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,

Rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.

Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe u bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse.

Gjithashtu, apelon për tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen, t’iu binden udhëzimeve të punonjësve të Policisë, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë.

The post Ndeshja “Shqipëri-Jordani”/ Policia plan masash, kufizohet qarkullimi i automjeteve në disa akse appeared first on Albeu.com.

Cake: Ftesa në Kombëtare ishte surprizë

13 October 2025 at 17:24

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Shqipëria do përballet nesër në një miqësore me Jordaninë në stadiumin  “Air Albania”, në ndeshjen që fillon në orën 19.00.

Lojtari i Kombëtares, Klisman Cake deklaroi sot në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Jordaninë se, ftesa në Kombëtare ishte surprizë.

“Grupi është shumë i mirë. E kam gjetur shumë të bashkuar, si në rrallë vende është. Dua t’i falënderoj për mikpritjen”, tha ai.

Cake u shpreh se nuk kishte folur më parë me trajnerin Silvinjo.

“Nuk kisha folur më parë me trajnerin, fola pasi erdha në hotel”, u shpreh.

I pyetur nëse nesër do të bëjë debutimin me Kombëtaren, Cake tha se, “askush nuk e jep këtë premtim. Ne gjithmonë jemi gati për Kombëtaren. Askush nuk premton gjë”.

“Nuk e kisha menduar gjatë. Kur më erdhi, ishte surprizë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Gjithë jetën kuqezi. Tek Shkëndija janë gëzuar shumë. Duke ditur sa shumë e duan Kombëtaren dhe sa patriotë janë. Më uruan të fitoj lojën me Serbinë, që ishte kryesore”, tha ai për ftesën në Kombëtare.

Lojtari i Shkëndijës së Tetovës, u shpreh se, “tek Shkëndija më japin emocion ngjyrat kuqezi, por Kombëtarja ndjesi tjetër. Nuk krahasohet me asnjë klub”.

Ai gjithashtu ftoi të gjithë tifozët të jenë nesër në stadium.

“Nesër ftoj të gjithë tifozët, si kanë dalë nëpër rrugë, i ftoj të vijnë në stadium dhe ta festojmë së bashku atë fitore që arritëm”, tha Cake.

/gj.m/j.p/

The post Cake: Ftesa në Kombëtare ishte surprizë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Silvinjo: Kemi dy ndeshje të rëndësishme në nëntor

13 October 2025 at 17:22

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Pas fitores 0-1 në Leskovac ndaj Serbisë, Shqipëria do përballet me Jordaninë në miqësore të martën në “Air Albania”, në ndeshjen që fillon në orën 19.00.

Trajneri i kombërares, Silvinjo doli sot përpara kësaj sfide në një konferencë për shtyp.

Ai theksoi se në miqësoren ndaj Jordanisë do të aktivizohen edhe lojtarë që janë aktivizuar më pak.

“Nesër do të bëjmë pak nga gjithçka. Nuk është e thjeshtë. Nuk besoj te miqësoret, luajnë të gjithë për të fituar dhe nuk besoj se duhen futur 11 lojtarë që nuk kanë qenë kurrë bashkë. Sepse pastaj paraqitja nuk është, është e vështirë që të vlerësosh lojtarët. Por punojmë që sot, nesër e caktojmë 11-shen”, tha ai.

Megjithatë, shtoi Silvinjo, “nesër mund të shkojnë në fushë të gjithë, duhet ekuilibruar një skuadër që bën mirë, dhe vlerësojmë lojtarët që janë me ne. Ka lojtarë që kanë shumë muaj këtu dhe nuk kanë luajtur titullarë”.

“Ne i vlerësojmë të gjitha, stërvitjen, ushtrimet, padyshim më e rëndësishme është ndeshja. Cake dhe Gripshi janë lojtarë me personalitet. Tani nuk e di ende, nesër do të jetë një miks i gjithçkaje”, tha ai.

Për kthimin nga Serbia, Silvinjo tha se, “kthimi pas ndeshjes ishte i vështirë, erdhëm në 4, kishte shumë njerëz në aeroport, e dija që nuk ishte ndeshje normale, e bukur”.

“Lojtarët ishin të aftë. Na ndihmoi eksperienca e Europianit të menaxhonim ndeshjen ndaj Serbisë”.

Për mundësinë e arritjes së Botërorit, Silvinjo u shpreh se, “llogaritë tona janë ndeshjet tona, kemi dy ndeshje të rëndësishme në nëntor. Të lumtur po. Për herë të parë Shqipëria shkon të luajë dy ndeshjet e fundit me shanse që të luajë në play-off, është e bukur. Ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme, llogaritë janë për ndeshjet tona”.

I pyetur për të ardhmen e tij në pankinën e Kombëtares shqiptare, Silvinjo tha se, “nuk është koha të flasim për të ardhmen time”.

“E tillë është jeta e lojtarët dhe trajnerit. Kam luajtur 15 vite si lojtar dhe si trajner 5-6 vite. Jemi mësuar me të tilla ulje-ngritje”, tha ai.

“Shembull është Rey Manaj. E njoh nga Interi. Tani është shënuesi më i mirë. Në momente kur nuk shënon, të gjithë mund të thonin që nuk bën si lojtar, ndërsa tani është ndryshe”, u shpreh ai.

“Ne jemi mësuar me këtë jetë. Kështu është jeta e një trajneri dhe një lojtari. Për të ardhmen time mendoj vetëm unë. Nuk mendoj se duhet të flasim për këtë. Na presin hapa të tjerë për të ardhmen. Tani kemi një pjesë të rëndësishme në nëntor”, tha ai. /j.p/

The post Silvinjo: Kemi dy ndeshje të rëndësishme në nëntor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌