Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arrestimi skandaloz i avokatit/ Kryeinspektori Artur Metani fal prokurorin Gjergj Ceka: Nuk bëri shkelje, është i ri

By: Elva
9 January 2026 at 16:30

Nga Boldnews.al “Do të të arrestoj”. Me këtë kërcënim iu drejtua prokurori i Elbasanit, Gjergj Ceka, avokatit Ulian Bajrami, gjatë një debati të tensionuar në sallën e gjyqit, në 17 Tetor 2025. Nga fjalët, u shkua tek veprat. Vetëm pak orë pas debatit, avokati Bajrami prangoset për “kanosje të prokurorit”, një rast që shkaktoi reagimin […]

The post Arrestimi skandaloz i avokatit/ Kryeinspektori Artur Metani fal prokurorin Gjergj Ceka: Nuk bëri shkelje, është i ri appeared first on BoldNews.al.

Metani: Ekuilibri mes pavarësisë së magjistratëve dhe interesit legjitim të publikut, busulla e ILD-së

9 December 2025 at 18:58

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë organizoi sot një pasdite pune mbi procesin disiplinor në Shqipëri.

Eventi me të ftuar nga institucione të drejtësisë e gjykatave e prokurorive në vend shfaqi dokumentarin televiziv “Të inspektosh drejtësinë”, mbi inspektimin disiplinor pas viteve ’90 dhe promovoi një botim dokumentar, mbi historikun mbi njëshekullor të procesit disiplinor në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, kreu i ILD-së, Artur Metani, theksoi rëndësinë e prodhimit të një dokumentimi historik lidhur me ecurinë e inspektimit gjyqësor në Shqipëri që nga viti 1912.

Sipas tij, ky botim ofron një panoramë të qartë të zhvillimeve historike të shërbimit të inspektimit gjyqësor.

“Materialet që botohen në këtë libër përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme nga tradita institucionale e drejtësisë shqiptare. Besoj se janë materiale, pak të njohura për shumë prej nesh. Me përjashtim të studiuesve të veçantë për këtë fushë, komuniteti i juristëve të interesuar për zhvillimet e drejtësisë në Shqipëri, nuk e kanë pasur mundësinë të njihen drejtpërdrejt me materialet që paraqitura në këtë libër nëpërmjet burimeve arkivore”, tha ai.

Metani tha se materiali është paraqitur pa interpretime apo komente, vetëm përmes dokumenteve autentike të marra nga burimet arkivore.

“Ndodh, që edhe botimet e thjeshta me objekt temën historike, mund të ngjallin debat. Por, me këtë botim, ne nuk kemi dashur të bëjmë asnjë interpretim apo koment mbi ngjarjet historike, që kanë shënjuar lindjen dhe zhvillimin e inspektimit gjyqësor. Ne kemi zgjedhur të paraqesim dokumentet në formën e tyre të pastër, ashtu siç dalin në burimet arkivore, me qëllimin e vetëm për të sjellë në dritë të vërtetën historike”, theksoi ai.

Inspektori i ILD-së u ndal edhe tek zhvillimi i institucionit të inspektoratit të drejtësisë ndër vite në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij, Metani u ndal edhe tek miratimi i Reformës në Drejtësi që sipas tij solli një arkitekturë të re institucionale, ku Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori për herë të parë kompetencën e vetme për proceset disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Metani nënvizoi se zgjedhja në krye të ILD-së shënoi fillimin e një përgjegjësie për vendosjen e standardeve profesionale.

“Në këtë arkitekturë të re, procesi disiplinor vjen për herë të parë si kompetencë e një institucioni të vetëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, një institucion i pavarur kushtetues, që ka përgjegjësinë e inspektimit disiplinor për gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve. Zgjedhja në detyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë erdhi me përgjegjësinë e jashtëzakonshme, për përballjen me ngritjen e një institucioni të tillë me themele të forta profesionale, me pritshmëritë e publikut dhe aktorëve të tjerë politikë e institucionalë dhe me pritshmëritë e vetë sistemit të drejtësisë. Duke mos patur model paraardhës, vendosja e standardeve të tilla dhe mbi të gjitha, ruajtja e ekuilibrit mes pavarësisë së magjistratëve dhe interesit krejt legjitim të publikut për mënyrën se si administrohet drejtësia, ishte dhe mbetet busulla orientuese e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, shtoi Metani.

“Kjo mbetet sfida më e madhe profesionale dhe personale e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, jo për stabilitet institucional, por duke e parë këtë balancë interesash, si një parim kushtetues të rëndësishëm për të ardhmen e sistemit të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës. Natyrshëm si çdo proces, edhe testimi i kësaj filozofie pune, kërkon periudhën e vet të përballjes me sfidat që kalon sistemi dhe koha do të tregojë qëndrueshmërinë e zbatimit të saj në praktikë, si dhe efektet afatgjata në sistem”, tha ai.

/m.q/j.p/

The post Metani: Ekuilibri mes pavarësisë së magjistratëve dhe interesit legjitim të publikut, busulla e ILD-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kreu i ILD raporton në Kuvend, Artur Metani: Sistemi gjyqësor po përballet me mungesa serioze dhe ngarkesë të lartë

By: M C
27 October 2025 at 23:35

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, paraqiti sot në Kuvend raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2024, ku theksoi se sistemi gjyqësor shqiptar po përballet me sfida të mëdha që lidhen me ngarkesën e tepërt të gjyqtarëve, mungesën e burimeve njerëzore dhe vonesat në proceset gjyqësore.

Sipas Metanit, gjatë vitit të kaluar ILD trajtoi 2854 ankesa, nga të cilat 1374 u shqyrtuan dhe 54 përfunduan me hetim disiplinor. Në total, 11 magjistratë – 6 gjyqtarë dhe 5 prokurorë – janë proceduar disiplinarisht me masa që variojnë nga shkarkimi nga detyra deri te vërejtja konfidenciale.

“Ngarkesa e magjistratëve në Gjykatën e Tiranës është jashtëzakonisht e lartë. Vetëm në vitin 2023, një gjyqtar ka trajtuar mesatarisht 1176 çështje, ndërsa mesatarja kombëtare është 841. Nga 80 gjyqtarë të parashikuar në organikë, vetëm 43 kanë ushtruar detyrën gjatë vitit,” – theksoi Metani.

Ai paralajmëroi se mungesat në sistem po ndikojnë drejtpërdrejt në zvarritjen e gjykimeve dhe në cilësinë e vendimmarrjes. Vetëm në vitin 2024, ILD ka hapur 51 hetime disiplinore për vonesa të pajustifikuara dhe ka kërkuar procedim disiplinor për 17 magjistratë, mes tyre 8 gjyqtarë dhe 9 prokurorë.

Në fund të fjalës së tij, Metani u bëri thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe institucioneve të drejtësisë që të marrin masa për rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe forcimin e efikasitetit të gjykatave, me qëllim shmangien e mbingarkesës dhe garantimin e funksionimit normal të sistemit gjyqësor.

The post Kreu i ILD raporton në Kuvend, Artur Metani: Sistemi gjyqësor po përballet me mungesa serioze dhe ngarkesë të lartë appeared first on Albeu.com.

Metani: Proceset përtej afateve nga ngarkesa e gjyqtarëve

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani raportoi sot në Kuvend mbi aktivitetin vjetor ku u ndal te ankesat, hetimet e procedimet disiplinore dhe inspektimet tematike që janë kryer nga ILD përgjatë 2024.

Metani theksoi se ILD është institucioni përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore, fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë e Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorive.

“Gjatë vitit 2024 janë depozituar pranë ILD, 1491 ankesa të reja ndaj gjyqtarëve e prokurorëve. 1363 ankesa vijuan të mbartura nga vitet e mëparshme. Në total, për vitin 2024, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishte 2854 ankesa për trajtim. Nga këto, janë shqyrtuar 1374 ankesa, nga të cilat 54 kanë përfunduar me hetim disiplinor”, theksoi Metani.

Përveç qytetarëve, vijoi Metani, ankues gjatë vitit 2024 ka patur edhe institucione të sistemit, si kryetar gjykate me 2 ankesa, drejtues të prokurorive me 20 ankesa, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me 2 përcjellje për kompetencë dhe Gjykata e Lartë me 4 vendimmarrje për konstatim të shkeljes së afatit të arsyeshëm.

Metani vuri në dukje se “përveç ankesave ILD ka shqyrtuar edhe një numër të konsiderueshëm kërkesash nga KLP e KLGJ, për vlerësimin e magjistratëve për periudha të ndryshme vlerësimi. Për 118 kërkesa të sjella nga Këshillat, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka shqyrtuar 674 ankesa dhe janë në faza të ndryshme trajtimi 11 ankesa.

“Edhe gjatë vitit korrent, dy Këshillat kanë përcjellë kërkesa për ILD në kuadër të nevojës për vlerësimin e magjistratëve. 71 kërkesa kanë ardhura nga Këshillat deri në fund të shtatorit, për të cilat ILD ka shqyrtuar 842 ankesa dhe 5 ankesa janë në fazë verifikimi. Pra vetëm për vitin 2024 deri në shtator 2025 janë 1534 ankesa për trajtim nga ILD me kërkesë të Këshillave”, nënvizoi Metani.

Sipas tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka trajtuar 1516 ankesa, vetëm 18 ankesa janë në proces.

Kreu i ILD-së u shpreh se “është një punë voluminoze dhe trajtimi i tyre bëhet me prioritet për të mos penguar KLGJ-në e KLP-në në proceset e vlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve, edhe në funksion të ngritjeve në detyrë e transferimeve, sipas nevojave të Gjykatave e Prokurorive për të plotësuar vakancat e tyre”.

Gjatë vitit 2024, nga ankesat për të cilat ka nisur hetim disiplinor, ILD ka nxjerrë 23 vendime për 25 magjistratë (11 prokurorë, 13 gjyqtarë dhe 1 anëtar këshilli), nga të cilat, 10 vendime të nisura me iniciativë të  Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Gjatë vitit 2024 janë vijuar edhe hetimet e filluara nga viti 2023.

“Nga hetimet e nisura me iniciativë, në dy raste Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kryer edhe hetime pasurore, nisur nga të dhënat e denoncuara në publik”, tha Metani.

Metani adresoi edhe disa problematika në sistemin e drejtësisë, siç është kohëzgjatja e afateve gjyqësore.

“Arsyeja e parë që ka ndikuar në kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore tej afateve të arsyeshme është ngarkesa e magjistratëve të kësaj gjykate. Për vitin 2023, ngarkesa mesatare e punës për një gjyqtar të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka qenë mesatarisht 1176 çështje për gjykim, ndërkohë që për gjyqtarët pranë gjykatave të të njëjtit nivel gjyqësor ka qenë 841.7 çështje për gjyqtar”, tha Metani.

Kreu i ILD-së theksoi se “Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë rezulton të jetë gjykata me numrin më të lartë të çështjeve të mbartura për vitin 2023, me një numër total 19275 çështje që përbën 48% të stokut total për gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm. Po ashtu, kjo gjykatë rezulton të ketë regjistruar edhe numrin më të lartë të çështjeve të reja gjatë vitit 2023, konkretisht 31833 çështje, që përbëjnë 38% të totalit të çështjeve të regjistruara në nivel kombëtar për këtë grup gjykatash”.

Sipas tij, për vitin 2023, numri i gjyqtarëve në organikën e miratuar të kësaj gjykate është 80 gjyqtarë, ndërkohë që efektivisht kanë ushtruar detyrën gjatë vitit 2023, vetëm 43 gjyqtarë.

“Gjatë periudhës objekt inspektimi, në Dhomën Civile kanë ushtruar funksionin 26 gjyqtarë, të cilët kanë shpallur 1748 vendime gjyqësore civile me palë kundërshtare”, shtoi ai.

Arsyeja e dytë, tha Metani janë vakancat e paplotësuara pranë kësaj gjykate.

Ndërsa arsyeja e tretë, shtoi Metani, është infrastruktura.

Kreu i ILD-së, Artur Metani iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve të opozitës. Metani i pyetur për rastin e gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, tha se duhet të pritur fundi i hetimit penal.

Metani tha se në fund të procesit penal, do të vlerësohet nga ILD nëse ka fakte për të filluar një procedurë disiplinore ndaj Irena Gjokës. /k.s/j.p/

The post Metani: Proceset përtej afateve nga ngarkesa e gjyqtarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Metani raporton në Kuvend: Gjyqet zgjasin me vite, sistemi i drejtësisë në kolaps nga mungesa e gjyqtarëve

By: Elva
27 October 2025 at 22:05

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, raportoi sot në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit për vitin 2024, duke ngritur alarmin për ngarkesën e madhe të gjyqtarëve, vakancat në sistem dhe vonesat e theksuara në gjykime. Në raportimin e tij, Metani solli të dhëna statistikore sipas të cilave gjatë vitit 2024, ILD ka trajtuar 2854 […]

The post Metani raporton në Kuvend: Gjyqet zgjasin me vite, sistemi i drejtësisë në kolaps nga mungesa e gjyqtarëve appeared first on BoldNews.al.

Metani: 1491 ankesa të reja pranë ILD-së gjatë vitit të kaluar, 11 magjistratë të proceduar

13 October 2025 at 12:45

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike veprimtarinë e institucionit që drejton përgjatë vitit 2024.

Në nisje të fjalës së tij, Metani u ndal te vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit pak ditë më parë, duke e konsideruar këtë ngjarje si tronditëse.

Metani falënderoi qasjen e Kuvendit të Shqipërisë për aktin solemn të minutës së heshtjes, duke u shprehur se “solidariteti njerëzor dhe institucional është jetik për t’u përballur me situata të tilla”.

“Gjetja e kufijve të duhur për të ndarë nga njëra anë problemet e sistemit, pakënaqësitë e bazuara dhe të pabazuara për punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe ana tjetër reagimet ekstreme me çmim shumë të rëndë është shumë e vështirë”, tha Metani.

Kreu i ILD-së tha se janë përmbushur plotësisht të gjitha rekomandimet e lëna nga Kuvendi për ILD-në gjatë vitit të kaluar.

Metani tha se gjatë vitit 2024 janë depozituar pranë ILD-së, 1491 ankesa të reja ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, prej të cilave 1363 ankesa janë të mbartura nga vitet e kaluara.

“Në total janë 2854 ankesa për trajtim, nga këto janë shqyrtuar 1374 ankesa, prej të cilave 54 kanë përfunduar me hetim disiplinor. Përveç qytetarëve gjatë vitit 2024 ankues kanë qenë edhe institucionet e sistemit. Gjatë 2024, ILD ka shqyrtuar ankesa nga KLGJ dhe KLP, në kuadër të vlerësimit profesional që ata kryejnë për magjistratë në periudha të ndryshme vlerësimi. Nga viti 2024 deri në shtator 2025 kanë ardhur 1534 ankesa nga këshillat dhe ILD ka trajtuar 1516 dhe ngelën për trajtim edhe 18 ankesa”, tha ai.

“Gjatë vitit 2024 janë përfunduar gjashtë inspektime tematike. Ankuesit ngrenë pretendime për mënyrën e trajtimit dhe vlerësimit të provave në gjyqe, për vonesa në shpalljen e vendime gjyqësore, për moskryerjen e hetimeve, zvarritje të gjykimit nga gjyqtarët etj. ILD ka nxjerrë 23 vendime për 25 magjistratë, prej të cilëve 11 prokurorë, 13 gjyqtarë dhe 1 anëtar këshilli”, tha Metani.

Sipas Metanit, këtë vit janë 11 magjistratë të proceduar, prej të cilëve 6 gjyqtarë dhe 5 prokurorë për shkelje disiplinore, vonesa të përsëritura, mosrespektim i legjislacionit procedural, mosparaqitje e kërkesës për heqje dore nga çështja etj.

“Për gjashtë gjyqtarë është propozuar masa disiplinore për heqje nga detyra, dy kërkesa janë pranuar, dy janë pezulluar dhe dy janë në proces. Pesë prokurorë janë dërguar për procedim disiplinor”, tha Metani.

“Efektiviteti dhe standardi i sistemit të drejtësisë, nuk është në nivelin e duhur dhe të kënaqshëm për qytetarët shqiptarë. Për sa vërehet, problematike vijon të mbetet tejzgjatja e proceseve gjyqësore, një problem i evidentuar në mënyrë të vazhdueshme nga ankesat, jurisprudenca e GJEDNJ, por dhe në raportet e organizmave ndërkombëtare.

“Në vendimmarrjen e saj të fundit, GJEDNJ ka adresuar edhe rekomandime konkrete për autoritetet vendase, duke theksuar nevojën e plotësimit të vakancave në Gjykatën Administrative të Apelit dhe Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Tejzgjatja e proceseve gjyqësore ndikon drejtpërdrejtë në perceptimin dhe besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, rritja e besimit të të cilit është një nga shkaqet kryesore, për të cilën u ideua dhe u ndërmor reforma në drejtësi”, theksoi Metani.

Kreu i ILD-së, nënvizoi se ngarkesa e lartë e punës dhe numri i madh i çështjeve gjyqësore mbetet një nga sfidat më serioze që cenon cilësinë dhe kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore.

Deputeti i opozitës, Oerd Bylykbashi kërkoi të mësonte nga drejtuesi i ILD-së se cili ishte qëndrimi i këtij institucioni sa herë ka deklarata politike që shënjestrojnë me emër dhe mbiemër gjyqtarët apo prokurorët, duke u ndalur edhe te deklaratat e Kryeministrit Rama.

Metani u shpreh se ka mbajtur qëndrim publik për çdo deklaratë publike, jo vetëm nga ana e Kryeministrit, por ndaj gjithkujt.

“Kam deklaruar se çdo fyerje ndaj magjistratëve, përtej kritikës është antikushtetuese. U kam kërkuar prokurorëve vetëpërmbajtje, pasi deklaratat politike nuk duhet të diktojnë sjelljen e magjistratëve, e cila duhet të jetë në përputhje me ligjin. Ligji dhe Kushtetuta ka garantuar që çdo gjyqtar dhe prokuror të ndihet i lirë në punën e tij”, tha Metani.

/e.i/a.f/r.e/

The post Metani: 1491 ankesa të reja pranë ILD-së gjatë vitit të kaluar, 11 magjistratë të proceduar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kreu i ILD-së prezanton raportin vjetor: Në 2024 morëm mijëra ankesa ndaj gjyqtarëve e prokurorëve

By: Ela
13 October 2025 at 12:27

Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike po zhvillohet sot seanca dëgjimore me disa nga institucionet kryesore të drejtësisë, të cilat raportojnë mbi veprimtarinë e tyre vjetore për vitin 2024. Në rendin e ditës janë Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD), Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Inspektorati […]

The post Kreu i ILD-së prezanton raportin vjetor: Në 2024 morëm mijëra ankesa ndaj gjyqtarëve e prokurorëve appeared first on BoldNews.al.

Shkencëtarët zbulojnë diçka alarmuese që rrjedh nga poshtë oqeanit përreth Antarktidës

11 October 2025 at 21:00


Metani që ngroh planetin po del nga çarjet në shtratin e detit të Antarktidës ndërsa rajoni ngrohet, me rrjedhje të reja që po zbulohen me një “shpejtësi të habitshme”, kanë zbuluar shkencëtarët, duke ngritur frikën se parashikimet e ardhshme për ngrohjen globale mund të jenë nënvlerësuar.

Sasi të mëdha metani ndodhen në rezervuarë që janë formuar gjatë mijëvjeçarëve nën shtratin e detit në të gjithë botën.

Ky gaz i padukshëm, ndotës i klimës, mund të dalë në ujë përmes çarjeve në shtratin e detit, shpesh duke u zbuluar me një rrjedhë flluskash që ngjiten deri në sipërfaqen e oqeanit.

Relativisht pak dihet rreth këtyre rrjedhjeve nënujore, si funksionojnë ato, sa shumë ka dhe sa metan arrin në atmosferë në krahasim me sa metan hahet nga mikrobet që thithin metanin që jetojnë nën oqean.

Por shkencëtarët janë të etur t'i kuptojnë më mirë ato, pasi ky gaz super ndotës bllokon rreth 80 herë më shumë nxehtësi sesa dioksidi i karbonit në 20 vitet e para të tij në atmosferë.

Rrjedhjet e metanit në Antarktidë janë ndër më pak të kuptuarat në planet, kështu që një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë u nisën për t'i gjetur ato.

Ata përdorën një kombinim të studimeve akustike me anije, automjeteve të drejtuara nga distanca dhe zhytësve për të marrë mostra nga një sërë vendesh në Detin Ross, një gji në Oqeanin Jugor të Antarktidës, në thellësi midis 4 dhe 240 metra.

Ajo që gjetën i habiti.

Ata identifikuan më shumë se 40 rrjedhje metani në ujërat e cekëta të Detit Ross, sipas studimit të botuar këtë muaj në Nature Communications.

Shumë nga rrjedhjet u gjetën në vende që ishin studiuar vazhdimisht më parë, duke sugjeruar se ato ishin të reja.

Kjo mund të tregojë një "ndryshim themelor" në metanin e çliruar në rajon, sipas raportit.

Rrjedhjet e metanit janë relativisht të zakonshme në nivel global, por më parë kishte vetëm një rrjedhje aktive të konfirmuar në Antarktidë, sipas Sarah Seabrook, autore e raportit dhe shkencëtare detare në Earth Sciences New Zealand, një organizatë kërkimore.

“Diçka që mendohej të ishte e rrallë, tani duket se po përhapet gjerësisht”, tha ajo për CNN.

Frika është se këto rrjedhje mund të transferojnë me shpejtësi metanin në atmosferë, duke i bërë ato një burim ndotjeje që ngroh planetin, gjë që aktualisht nuk merret parasysh në parashikimet e ardhshme të ndryshimeve klimatike.

Shkencëtarët janë gjithashtu të shqetësuar se metani mund të ketë ndikime të mëdha në jetën detare.

Ndryshe, nuk është e qartë pse po ndodhin rrjedhjet e metanit në rajon, por studiuesit po hetojnë nëse ato mund të preken nga ndryshimet klimatike.

“Në anën tjetër të botës, në Arktik, rritja e çlirimit të metanit nëntokësor është lidhur me ndikimet e ndryshimeve klimatike”, tha Seabrook, duke përfshirë temperaturat më të ngrohta dhe ndryshimet në nivelin e detit.

Raportohet se shkencëtarët do të kthehen në Antarktidë javën e ardhshme për dy muaj për të analizuar rrjedhjet në më shumë detaje. /Telegrafi/

ILD rrëzon akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj prokurores Elsa Gjeli

19 September 2025 at 19:14

Inspektorit i Lartë të Drejtësisë, ILD, e ka gjetur të pabazuar ankesën e ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli. Ankesa, e cila u krye pas akuzave të kryeministrit Edi Rama ndaj magjistrates, lidhur me një vendimmarrje të saj për mosfillimin e procedimit penal për një ndërtim të pretenduar pa leje […]

The post ILD rrëzon akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj prokurores Elsa Gjeli appeared first on Reporter.al.

Metani: Trysnia ndaj gjyqësorit, antikushtetuese

19 September 2025 at 11:16

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në bashkëpunim me projektin Matra të qeverisë së Mbretërisë së Holandës, organizoi sot takimin e nivelit të lartë me institucione të drejtësisë për të folur mbi çështje të pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së gjyqësorit.

Në fjalën e tij inspektori i ILD-së Artur Metani tha se u bë kohë që sistemi gjyqësor është nën trysni nga të gjithë dhe se kjo është antikushtetuese për të ushtruar detyrën ose jo, në një formë të caktuar.

Metani shtoi se u bë kohë që fyerjet për magjistratët janë pjesë më e konsiderueshme e artikulimit kur vjen puna te kritikat për pushtetin gjyqësor.

“Natyrisht, të papranueshme këto në çdo pikëpamje. Kjo i vë magjistratët në provë të vështirë. Por, testi i pavarësisë, i ndarjes së pushteteve dhe i shtetit të së drejtës, nuk është vetëm retorikë”, tha Metani.

Ndryshe nga pushtetet apo institucionet e tjera, vijoi më tej Metani, “magjistratët dhe institucionet e pavarura të drejtësisë e kanë një lloj kufizimi, që vjen me detyrën për t’u treguar të përmbajtur, edhe kur sulmohen pa të drejtë”.

“Mes zërave të fortë publikë, kjo i bën që të perceptohen si të dobët, por nuk është aspak ky rasti. Vetëpërmbajtja nuk duhet ngatërruar me dobësinë. Pavarësisht deklaratave të aktorëve të ndryshëm publikë, magjistratët nuk duhet të harrojnë se reagimet publike nuk janë pjesë e funksionit të tyre. Por, vetëpërmbajtja po. Vetëpërmbajtja nuk është dobësi e asnjë lloj natyre, por respekt për lirinë e shprehjes në demokraci, është largësi kushtetuese nga natyra politike e pushteteve të tjera”, u shpreh Metani.

Metani tha se deontologjia politike nuk duhet të diktojë sjelljen e magjistratëve.

“Në këtë rast, besoj se thelbi i shtetit ligjor dhe i vlerave evropiane është pikërisht mënyra sesi sillemi, edhe kur nuk biem dakord me vendimet e njëri-tjetrit”, tha Metani.

Inspektori i ILD-së theksoi se besimi tek gjyqësori është vlera më e çmuar e drejtësisë, por edhe mbrojtja më e mirë.

“Duke mos harruar në asnjë moment të ditës sonë të punës, kushtet në të cilat punojnë magjistratët, ngarkesën e madhe të çështjeve gjyqësore, numrin e pamjaftueshëm të magjistratëve në sistem, rritjen e përdoruesve të sistemit gjyqësor, pritshmëritë e drejta dhe të padrejta nga sistemi gjyqësor, përsëri mendoj se besimi i publikut tek gjyqësori është vlera më e çmuar e drejtësisë, por dhe mbrojtja më e mirë e tij”, tha Metani.

/r.e/

The post Metani: Trysnia ndaj gjyqësorit, antikushtetuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë, kreu i ILD: Të paparanueshme, është antikushtetuese

By: Elva
19 September 2025 at 10:55

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Artur Metani, ka reaguar pas sulmeve publike ndaj gjyqtarëve dhe sistemit gjyqësor nga disa figura politike, duke e konsideruar këtë si një presion antikushtetues dhe të papranueshëm. Metani theksoi se për magjistratët është e domosdoshme të ruajnë vetëpërmbajtjen edhe kur sulmet janë të padrejta, pasi kjo nuk […]

The post Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë, kreu i ILD: Të paparanueshme, është antikushtetuese appeared first on BoldNews.al.

Kreu i ILD: Sistemi gjyqësor është nën trysni antikushtetuese për të ushtruar detyrën

By: lindita
19 September 2025 at 11:19

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, gjatë fjalës së tij në një takim me institucione të drejtësisë organizuar nga projekti Matra i qeverise holandeze, u shpreh se prej kohësh sistemi gjyqësor është nën trysni. Sipas Metanit, kjo është një trysni antikushtetuese për të ushtruar detyrën ose jo, në një formë të caktuar, teksa shton se kjo gjë vë magjistratët në provë të…

Source

Kreu i ILD, Artur Metani: Sistemi gjyqësor nën trysni anti-kushtetuese për të ushtruar detyrën

By: V K
19 September 2025 at 10:58

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Artur Metani, ka reaguar pas sulmeve publike ndaj gjyqtarëve dhe sistemit gjyqësor nga disa figura politike, duke e konsideruar këtë si një presion antikushtetues dhe të papranueshëm.

Metani theksoi se për magjistratët është e domosdoshme të ruajnë vetëpërmbajtjen edhe kur sulmet janë të padrejta, pasi kjo nuk duhet të ngatërrohet me dobësinë, por është respekt për lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“U bë kohë që sistemi gjyqësor është nën një trysni, për mua antikushtetuese, për të ushtruar detyrën ose jo, në një formë të caktuar. Nga të gjithë. U bë kohë që fyerjet për magjistratët janë pjesë më e konsiderueshme e artikulimit kur vjen puna tek kritikat për pushtetin gjyqësor. Natyrisht, të papranueshme këto në çdo pikëpamje. Kjo i vë magjistratët në provë të vështirë. Por, testi i pavarësisë, i ndarjes se pushteteve dhe i shtetit te se drejtës, nuk është vetëm retorikë”, tha Metani.

Gjithashtu, ai shtoi se besimi i publikut ndaj gjyqësorit mbetet vlera më e çmuar e drejtësisë dhe mbrojtja më e mirë e saj, pavarësisht mungesave të stafit, ngarkesës së madhe të dosjeve dhe presioneve të vazhdueshme.

Metani nënvizoi gjithashtu se magjistratët, duhet të ruajnë distancën nga deontologjia politike dhe të mos lejojnë që ajo të diktojë sjelljen e tyre: “Thelbi i shtetit ligjor dhe i vlerave evropiane është mënyra sesi sillemi, edhe kur nuk biem dakord me vendimet e njëri-tjetrit”.

Deklarata u bë gjatë një takimi të organizuar nga ILD, në bashkëpunim me projektin MATRA të qeverisë së Holandës, ku u diskutua mbi pavarësinë dhe përgjegjësinë e gjyqësorit.

The post Kreu i ILD, Artur Metani: Sistemi gjyqësor nën trysni anti-kushtetuese për të ushtruar detyrën appeared first on Albeu.com.

Artur Metani, me 8 këshilltarë nepotikë që shndërrojnë ILD-në në agjenci punësimi

11 September 2025 at 19:21

Nga avokat Arben Llangozi Institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në vend që të jetë shtylla e transparencës dhe garantuesi i llogaridhënies në sistemin gjyqësor, është shndërruar në një çerdhe të nepotizmit, klientelizmit dhe pazareve politike nën drejtimin e Artur Metanit. Artur Metani ka arritur të vendosë një “rekord institucional”: është i vetmi drejtues […]

The post Artur Metani, me 8 këshilltarë nepotikë që shndërrojnë ILD-në në agjenci punësimi appeared first on BoldNews.al.

ILD dhe organizata të shoqërisë civile diskutojnë prioritetet për drejtësinë

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një takim pune me organizata të shoqërisë civile (OSHC), që kanë në fokus të punës së tyre drejtësinë dhe të drejtat e njeriut për të diskutuar mbi pikat e forta e të dobëta të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe prioritetet për të ardhmen.

Përveç organizatave të shoqërisë civile të ftuar në takim ishin edhe partnerë ndërkombëtarë më të cilët ILD bashkëpunon prej vitesh, nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, OPDAT, Prezenca e OSBE, Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe misioni EU4 Justice, që mbështeti këtë aktivitet.

Metani bëri një paraqitje grafike të dinamikës së punës së ILD-së gjatë vitit 2024, duke u ndalur tek funksionet kryesore të institucionit, lidhur me administrimin e trajtimin e ankesave, hetimin e procedimin disiplinor dhe inspektimet.

Më tej, Inspektori i Lartë i Drejtësisë paraqiti ecurinë e veprimtarisë së ILD-së ndër vite, me të dhëna konkrete, që prej nisjes së funksionimit, në vitin 2020 dhe synimet për rritjen e efikasitetit të punës, në funksion të transparencës e forcimit të besimit të publikut tek ILD dhe institucionet e drejtësisë.

Metani iu përgjigj interesimit të pjesëmarrësve për aspekte të punës ndër vite të ILD-së, por edhe për zhvillime jashtë institucionit mbi rolin dhe pritshmëritë publike. Duke vlerësuar si shumë të çmuara kontributet e sugjerimet që u përcollën në takim nga organizatat e shoqërisë civile, Inspektori i Lartë i Drejtësisë vlerësoi si të nevojshme edhe raportet monitoruese që bëhen për ILD-në, së fundmi nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

“Raportet e monitorimit të Shoqërisë Civile ndaj ILD-së janë tregues se ky institucion është i monitorueshëm, pavarësisht nëse biem apo jo dakord me gjetjet e përcjella, sepse në fund të fundit kështu funksionon demokracia. E rëndësishme është që puna e një institucioni monitorohet, analizohet e vlerësohet dhe ky është një mekanizëm demokratik për t’u ushqyer e vlerësuar”, shtoi ai.

Në mbyllje të takimit pjesëmarrësit bashkëndanë qëndrimin se kontaktet profesionale i shërbejnë të kuptuarit të dinamikave të punës, jo vetëm të institucionit, por edhe të nevojave e prioriteteve për t’u përcaktuar e zbatuar.

/m.m/r.e/

The post ILD dhe organizata të shoqërisë civile diskutojnë prioritetet për drejtësinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tragjedi në Irak, 12 ushtarë turq humbin jetën nga helmimi me gaz metani

By: Elva
7 July 2025 at 15:42

Një aksion kërkimi i ushtrisë turke në Irakun verior është kthyer në tragjedi, pasi 12 ushtarë kanë humbur jetën nga helmimi me gaz metani. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Operacioni Claw-Lock”, ku prej tre vitesh po kërkohej trupi i një ushtari të vrarë nga luftëtarët kurdë të PKK-së. Fillimisht, Ministria turke e Mbrojtjes […]

The post Tragjedi në Irak, 12 ushtarë turq humbin jetën nga helmimi me gaz metani appeared first on BoldNews.al.

Kreu i ILD, Metani: Pavarësia e magjistratëve jo mungesë kontrolli. Vendi ka nevojë për profesionistë me integritet

By: redi
30 June 2025 at 16:49

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka marrë pjesë në konferencën kombëtare “Dimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit, angazhimi ndaj drejtësisë”, i organizuar nga Shkolla e Magjistraturës. Metani referoi mbi temën “Shteti i së Drejtës në Provë: Pavarësi apo Llogaridhënie?” duke analizuar marrëdhënien dinamike e delikate, që ekziston ndërmjet pavarësisë të pushtetit…

Source

Metani: Pavarësia e magjistratëve, dualitet organik që e bën drejtësinë shërbim publik

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në konferencën kombëtare “Dimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit. Angazhimi ndaj drejtësisë”, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, me kontribuues drejtues të institucioneve të drejtësisë, magjistratë, juristë, pedagogë e përfaqësues të shoqërisë civile.

Metani referoi mbi temën “Shteti i së Drejtës në Provë: Pavarësi apo Llogaridhënie?” duke analizuar marrëdhënien dinamike e delikate, që ekziston ndërmjet pavarësisë të pushtetit gjyqësor dhe nevojës legjitime për llogaridhënie publike, objekt debati sot mes profesionistëve të së drejtës, edhe në Evropë e më gjerë.

“Pavarësia formale ligjore e magjistratëve kërkon garanci institucionale, por duhet të shoqërohet me një standard të lartë integriteti dhe profesionalizimi të vetë magjistratëve”, tha Inspektori i Lartë i Drejtësisë në fjalën e tij.

“Në praktikën shqiptare ky parim është vënë shpesh në provë. Magjistratët janë ekspozuar jo rrallë herë ndaj ndërhyrjeve të drejtpërdrejta apo të tërthorta, të cilat janë manifestuar nëpërmjet intimidimeve personale, presioneve mediatike, diskurseve të polarizuara politike, përdorimit të retorikës politike për të ndikuar perceptimin dhe vendimmarrjen gjyqësore, konfliktit të interesit, apo vendimmarrjeve të centralizuara administrative, të mbështetura jo gjithmonë në kritere apo procedura të qarta ligjore. Adresimi i kësaj problematike kërkon ndërtimin e një kulture institucionale të mbrojtjes së pavarësisë së magjistratëve, ngritjen e mekanizmave mbikëqyrës dhe llogaridhënës të pavarur, si  dhe vendosjen e standardeve të qarta mbi deontologjinë politike, në raport me marrëdhëniet e saj me pushtetin gjyqësor”, tha ai.

“Rrjedhoja më e rëndësishme e parimit të pavarësisë së magjistratëve është mos përgjegjësia për vendimet që japin, sipas bindjes së tyre mbështetur në ligj. Në gjykimin e një çështjeje, ata marrin vendime mbështetur në ligj dhe sipas bindjes së tyre të brendshme. Por pavarësia funksionale dhe personale nuk  nënkupton imunitetin apo mungesën e kontrollit. Prandaj, pasoja e pushtetit dhe besimi që shoqëria i jep magjistratëve është e tillë, që duhet të ketë disa mënyra për t’i mbajtur përgjegjës. Çdo përpjekje për të mbrojtur pavarësinë e pushtetit  gjyqësor nuk është legjitime, nëse nuk shoqërohet me reagim mbi formën, thelbin dhe kufijtë e ushtrimit të sistemit llogaridhënës të magjistratëve, pasi pa rregulla të qarta për kontrollin e pushtetit gjyqësor, rrezikojmë t’i shndërrojmë magjistratët në një sovran të heshtur. Pra rritja e kompetencës dhe pavarësisë së magjistratëve duhet të shoqërohet me një sistem llogaridhënës efektiv”, pohoi Metani.

Sipas Metanit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë përfaqëson mekanizmin themelor, që lidh pavarësinë e magjistratit me sistemin llogaridhënës dhe përgjegjësinë publike të tyre.

“Sfida më e madhe sot e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është të ruajë pavarësinë e tij institucionale, si dhe të jetë një kontribuues i rëndësishëm në garantimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, në një mjedis ku ndikimi apo ndërhyrjet e drejtpërdrejta ose të tërthorta ndaj pushtetit gjyqësor nuk janë të panjohura. Për të mos u shndërruar në një mjet presioni ndaj magjistratëve dhe pushtetit gjyqësor, ILD po përpiqet të zbatojë standardet më të larta të procesit të rregullt ligjor, të sigurojë transparencë në procedurat e zhvilluara nga ana e tij, si dhe të dëshmojë integritet në çdo vendimmarrje. Këtë mekanizëm llogaridhënës, ILD po përpiqet të konceptojë dhe të aplikojë në mënyrë institucionale, të drejtë dhe të qëndrueshme, si forma më e lartë e përgjegjshmërisë publike të magjistratëve”, pohoi Metani.

“Roli i ILD-së nuk duhet parë thjesht në dimensionin ndëshkues disiplinor, por në një prizëm më të gjerë edukues dhe parandalues, në funksion të krijimit të një kulture të lartë etike dhe profesionale në pushtetin gjyqësor. Në këtë mënyrë, ky institucion po angazhohet të shndërrohet në një mbështetës të vërtetë të parimeve të shtetit të së drejtës, duke ruajtur ekuilibrin e ndjeshëm mes llogaridhënies dhe pavarësisë të pushtetit gjyqësor””, vijoi ai.

Duke e parë pavarësinë dhe llogaridhënien si një dualitet organik, që ndihmon në konsolidimin e shtetit të së drejtës, Metani theksoi se duhet reflektuar për ndërtimin e një drejtësie që t’i garantojë të dyja, ndërsa dhënia e drejtësisë duhet të jetë një shërbim publik.

“Sot më shumë se kurrë, drejtësia në Shqipëri ka nevojë për magjistratë dhe profesionistë me integritet të lartë moral, të ndërgjegjshëm për rolin e tyre kushtetues dhe të përkushtuar ndaj drejtësisë, si një shërbim publik, duke i ruajtur të pastra interesat e saj. Ka nevojë për magjistratë që besojnë realisht, jo vetëm në vlerat shoqërore, por edhe në misionin e tyre personal për të shërbyer në sistemin e drejtësisë. E lidhur natyrshëm kjo edhe me forcimin e mëtejshëm të përgjegjshmërisë dhe të përgjegjësisë. Të gjithë ne, si pjesëtarë të sistemit të drejtësisë, kemi detyrën që përmes praktikës sonë, sjelljes institucionale dhe kulturës profesionale, të dëshmojmë se pavarësia nuk është privilegj personal i magjistratëve, por një mjet në shërbim të qytetarit dhe se llogaridhënia nuk është kufizim apo cenim i pavarësisë së pushtetit gjyqësor, por një mekanizëm për ta ushtruar këtë pavarësi me përgjegjësi. Në të njëjtën kohë, çmoj se është po kaq i rëndësishëm respektimi i funksionimit të mekanizmit kushtetues të kësaj balance të rëndësishme, si një mjet, ndoshta i vetmi, për rizgjimin e sistemit gjyqësor”, cilësoi Metani.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani në konferencën kombëtare “Dimensioni i integriteti...
1 nga 5

/e.i/j.p/

 

The post Metani: Pavarësia e magjistratëve, dualitet organik që e bën drejtësinë shërbim publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Metani: Dhënia e drejtësisë, shërbim publik me impakt të thellë në shoqëri

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në mbledhjen e parë të përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë me fokus tek inspektimet tematike. Kjo iniciativë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u mbështet nga projekti EU4Justice.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Metani tha se sistemi i drejtësisë në Shqipëri, jo vetëm po përballet me sfidën e ringritjes dhe riorganizimit të tij, pas një reformimi të thellë, por duhet edhe të ruajë një ekuilibër të drejtë, ndërmjet problematikave dhe vështirësive që përjeton, si dhe besimit apo kërkesave të publikut për një drejtësi cilësore, efikase, të shpejtë dhe me integritet. E për këtë, vërejti Metani, duhet një qasje e re, përmes orientimit tek cilësia dhe performanca e sistemit gjyqësor.

“Sot mendoj se ka ardhur koha që të gjithë ne duhet t’i drejtojmë qëllimet, si dhe veprimtarinë e institucioneve tona,  nga modeli i organeve të inspektimit të fokusuar në vlerësimin individual të gjyqtarëve dhe prokurorëve  drejt vlerësimit të cilësisë dhe performancës së sistemit gjyqësor në tërësi, përmes një modeli të bazuar në inspektimin e gjykatave dhe prokurorive”, tha Metani.

Duke u ndalur tek inspektimet tematike të kryera nga ILD, Metani nënvizoi se synimi i tyre ka qenë konstatimi i problematikave në sistem e drejtësisë dhe rekomandimin e zgjidhjeve, rekomandime, që i kanë shërbyer përmirësimit të funksionalitetit të gjykatave dhe zyrave të prokurorive në shërbim të dhënies së drejtësisë ndaj publikut.

Nga ana tjetër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë e vuri theksin tek bashkëveprimi dhe koordinimi ndërmjet institucioneve të drejtësisë, si një element i nevojshëm, jo vetëm në paraqitjen e propozimeve për kryerjen e inspektimeve tematike, por në vijimësi në fushat me impakt në veprimtarinë e magjistratëve.

Fjalë përshëndetëse në nisje të mbledhjes mbajtën kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogdani, kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela.

Mbi perspektivën e Këshillave, roli, përfshirja dhe bashkëpunimi mbi inspektimet tematike referuan kryetari i Komisionit të Përhershëm Disiplinor të KLP, Zeqir Hoda dhe në emër të Komisionit të Përhershëm Disiplinor të KLGJ Emona Muçi.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Metani bëri një paraqitje mbi “Situatën aktuale të Inspektimeve Tematike – përmbledhje historike, gjendja e bashkëpunimit ndërinstitucional, gjetjet kryesore dhe rekomandime”.

Takimi u mbyll me diskutime e propozime mbi përmirësimin e koordinimit dhe bashkëpunimit institucional për inspektimet tematike.

m.q/j.p/

The post Metani: Dhënia e drejtësisë, shërbim publik me impakt të thellë në shoqëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veprimtaria e ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat për gjyqtarë e prokurorë

9 June 2025 at 16:37

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Përmirësimi i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Gazetarëve”, ku u zhvillua një debat mbi sfidat dhe detyrimet e institucioneve shqiptare për të garantuar mbrojtjen e gazetarëve sipas standardeve ndërkombëtare.

Metani vlerësoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe mediave, duke theksuar se dialogu i hapur ndihmon në adresimin e shqetësimeve dhe përmirësimin e situatave problematike.

“Është thelbësore të kemi komunikim të vazhdueshëm, edhe kur nuk biem dakord. Këto tryeza shërbejnë për të njohur më mirë problematikat nga të dyja palët dhe për të gjetur zgjidhje më efikase në funksion të interesit publik,” u shpreh Metani.

Ai ndau edhe statistika konkrete për bashkëpunimin e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë me median gjatë pesë viteve të fundit, duke nënvizuar rolin e saj në nxitjen e verifikimeve dhe hetimeve disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Gjatë pesë viteve të punës, në bazë të indicieve të marra nga media, janë hapur 12 hetime disiplinore për 13 subjekte: 6 gjyqtarë, 6 prokurorë dhe 1 anëtar këshilli. Nga këto, në 7 raste është kërkuar masa më e rëndë disiplinore, ‘Shkarkimi nga detyra’, dhe në 5 raste ajo është pranuar,” tha Metani.

Ai shtoi se në këtë periudhë, media ka paraqitur 17 ankesa pranë ILD-së, nga të cilat 11 janë shqyrtuar dhe kanë marrë vendime përfundimtare, ndërsa pjesa tjetër është ende në proces.

Metani vuri në dukje gjithashtu se mediat kanë bërë 46 kërkesa për informacion, dhe vetëm në 6 raste informacioni ka qenë i kufizuar për shkak të legjislacionit mbi konfidencialitetin e hetimeve.

Ai përfundoi duke theksuar se respektimi i parimeve të konfidencialitetit nga ana e mediave është një praktikë e shëndetshme që garanton mbrojtjen e procesit dhe figurën e magjistratit, veçanërisht në rastet kur akuzat mund të rezultojnë të pabazuara.

 

The post Veprimtaria e ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat për gjyqtarë e prokurorë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌