Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përmbytjet/ Maliqi: Rama nuk shpall gjendjen e emergjencës se i do paratë për oligarkët

By: Brisi
11 January 2026 at 13:20

Drejtuesi politik i PL-së për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka reaguar sërish në lidhje me përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq në vend. Në një postim në rrjete sociale, ai ka ndarë pamjet nga zona Salcë – Kozare e cila vijon prej ditësh të jetë e përmbytur, teksa shkruan se ky është një […]

The post Përmbytjet/ Maliqi: Rama nuk shpall gjendjen e emergjencës se i do paratë për oligarkët appeared first on BoldNews.al.

Maliqi nxjerr PAMJET: Kuçova nën pushtetin e ujit, Hajdari bën show e propagandë

By: Brisi
8 January 2026 at 09:12

Drejtuesi politik i PL-së për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka reaguar në lidhje me përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq që pushtoi vendin ditët e fundit. Në një postim në rrjete sociale, Maliqi ka ndarë foto nga zona Tapi-Kuçovë e cila është përmbytur nga shirat, teksa shkruan se kjo është hera e dytë […]

The post Maliqi nxjerr PAMJET: Kuçova nën pushtetin e ujit, Hajdari bën show e propagandë appeared first on BoldNews.al.

Maliqi: SPAK merr zyrtarisht nën hetim Kreshnik Hajdarin

By: Brisi
9 December 2025 at 09:50

Drejtuesi politik i PL-së për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka deklaruar ditën e sotme se SPAK ka marrë zyrtarisht nën hetim, kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari për 4 kallëzime të bëra ndaj tij. Sipas Maliqit, përveç këtyre 4 kallëzimeve të bëra nga ai vetë ndaj Hajdarit, janë depozituar edhe kallëzime të tjera nga avokati […]

The post Maliqi: SPAK merr zyrtarisht nën hetim Kreshnik Hajdarin appeared first on BoldNews.al.

Lefter Maliqi: SPAK merr zyrtarisht nën hetim kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin

By: V K
9 December 2025 at 10:41

Ish- deputeti i Partisë  Demokratike, Lefter Maliqi, ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook”, dokumentin e SPAK adresuar drejt tij lidhur me hetimet dhe kallëzimet e bëra ndaj kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

 

 

Në dokumentin e SPAK drejtuar Maliqit, thuhet se SPAK ka marrë zyrtarisht nën hetim për 4 kallëzime kryetarin e Bashkisë Kuçovë.

Krahas dokumentit Maliqi, shkruan se Kreshnik Hajdari, duhet të ishte shkarkuar me kohë nga KQZ dhe Kryeministri, teksa pyet se kush po e mbron ende.

“Gjykata Administrative Tiranë, rrëzoi ankimin e Hajdarit për shkarkimin e tij, i cili ju kthye “KQZ”, ku jemi në pritje.

Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar, e dënoi Hajdarin me 9 muaj burg të konvertuar me 150 orë punë dhe nuk e apeloi.

“Hajdari duhet të ishte shkarkuar me kohë nga Kryeministri dhe “KQZ”.

Kush po e mbron ende? Oligark, Ministër??? Dhe pse??? Perse po e keqpërdorin Hajdarin?? Me porosi te kujt po i jep tenderat Hajdari kush po e keqperdor ?Po këta janë pjesë e hetimeve në “SPAK”, do i marr Hajdari me vete??? Pse po e keqpërdorin dhe cilat janë përfitimet e medha të tyre me firmën e të paaftit Hajdari? Cilat janë pazaret e tyre me disa eksponentë të PD kundra meje për dështimin e Opozitës? Pse kanë frikë??

A kanë frikë që emri im tek demokratët, opozitarët e ndershëm që duan ndryshim dhe janë kundra pazareve të pista bashkë me socialistët e ndershëm, ju prish interesat personal se do fitojmë Bashkitë Berat e Kuçovë”? – shkruan Maliqi.

Postimi i plotë:

“SPAK” zyrtarisht nën hetim për 4 kallëzime të dënuarin dhe të paaftin Hajdari në krye të Bashkisë Kuçovë, të dhuruar në 2019 dhe grabitur në 2023.

Plus 2 kallëzime nga Avokati Arben Llangozi, plus 1 kallëzim nga Deputetja Albana Volshi, plus kallëzimi i fundit nga ana ime për tenderin 1 Milion Euro në Havaleas. Ndërkohë dhe Prokuroria e Beratit, ende ka hetimet për 4 Milion Euro të Sinëcit.

Gjykata Administrative Tiranë, rrëzoi ankimin e Hajdarit për shkarkimin e tij, i cili ju kthye “KQZ”, ku jemi në pritje.

Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar e dënoi Hajdarin me 9 muaj burg të konvertuar me 150 orë punë dhe nuk e apeloi.
Hajdari duhet të ishte shkarkuar me kohë nga Kryeministri dhe “KQZ”.

Kush po e mbron ende? Oligark, Ministër??? Dhe pse??? Perse po e keqpërdorin Hajdarin?? Me porosi te kujt po i jep tenderat Hajdari kush po e keqperdor ?Po këta janë pjesë e hetimeve në “SPAK”, do i marr Hajdari me vete??? Pse po e keqpërdorin dhe cilat janë përfitimet e medha të tyre me firmën e të paaftit Hajdari? Cilat janë pazaret e tyre me disa eksponentë të PD kundra meje për dështimin e Opozitës? Pse kanë frikë?? A kanë frikë që emri im tek demokratët, opozitarët e ndershëm që duan ndryshim dhe janë kundra pazareve të pista bashkë me socialistët e ndershëm, ju prish interesat personal se do fitojmë Bashkitë Berat e Kuçovë??

A bëtë pazare ju hajdutë Rilindas në pushtet politik dhe lokal në Qarkun Berat dhe në bashkëpunim me këta 2-3 eksponentë politikë të PD më luftuat dhe dogjët mandatin e 3 të PD?
Pasi po të ishim të Bashkuar si PD e opozitë ishin të sigurt 3 mandate në PD.

Harrojeni se me paratë tuaja të pista e aferat korruptive do përçani opozitën.

Opozita do pastrohet dhe do fitojë Bashkitë Berat e Kuçovë dhe në shkallë vendi, krahë njerëzve të punës me eksperiencë dhe figurave të reja.

Pazaret e paratë e pista do ju dalin nga hundët! Vendin e keni ne burg.

 

The post Lefter Maliqi: SPAK merr zyrtarisht nën hetim kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin appeared first on Albeu.com.

Maliqi kallëzon në SPAK Kreshnik Hajdarin: I dha 1 mln euro tender Alko Impex të Arbër Abazit

By: Ela
26 November 2025 at 10:34

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) një kallëzim ndaj kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari, për një tender me vlerë 1 milion euro, për rikonstruksionin e një shkolle në Havaleas të Kuçovës, ku klasat pothuajse janë bosh. Në një prononcim për mediat, ai tha se këtë tender e ka marrë nipi i […]

The post Maliqi kallëzon në SPAK Kreshnik Hajdarin: I dha 1 mln euro tender Alko Impex të Arbër Abazit appeared first on BoldNews.al.

“Qeveria ka rënë”/ Maliqi: Paratë e tuneleve dhe inceneratorëve janë përdorur për lobime

By: Brisi
25 November 2025 at 15:38

Ish-deputeti Lefter Maliqi, ka komentuar ditën e sotme zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa ka akuzuar qeverinë për lidhje me krimin. Referuar hetimeve për Belinda Ballukun, Maliqi thotë se qeveria ka rënë, ndërsa shton se paratë e krimit, përfshirë sipas tij fondet e aferave të inceneratorëve dhe tuneleve, janë përdorur nga qeveria për […]

The post “Qeveria ka rënë”/ Maliqi: Paratë e tuneleve dhe inceneratorëve janë përdorur për lobime appeared first on BoldNews.al.

“Qeveria ka rënë”/ Lefter Maliqi: Paratë e tuneleve dhe inceneratorëve janë përdorur për lobime

By: V K
25 November 2025 at 15:53

Ditën e sotme, ish-deputeti Lefter Maliqi, ka komentuar  zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa ka akuzuar qeverinë për lidhje me krimin.

Referuar hetimeve për Belinda Ballukun, Maliqi thotë se qeveria ka rënë, ndërsa shton se paratë e krimit, përfshirë sipas tij fondet e aferave të inceneratorëve dhe tuneleve, janë përdorur nga qeveria për lobime dhe për të krijuar “show mediatik”.

“Kjo qeveri ka rënë. Po të shikosh zv/kryeministren dhe ministra etj drejt burgut, është bërë tërmet. Në Shqipëri po ndodh ky fenomen, por këto paratë e krimit, inceneratorët, tunelet, etj miliona euro janë përdorur për të blerë ndonjë ndërkombëtar për të lobuar me këta për të bërë show mediatik nga qeveria”, u shpreh Maliqi në News 24.

Në lidhje me situatën brenda PD-së, ai theksoi se opozita ka detyrë të organizohet, të protestojë dhe të bëjë ndryshime të brendshme.

The post “Qeveria ka rënë”/ Lefter Maliqi: Paratë e tuneleve dhe inceneratorëve janë përdorur për lobime appeared first on Albeu.com.

Maliqi/ Pas rezultatit katastrofik në Berat, Eno Bozdo të japi dorëheqjen

By: armand
10 November 2025 at 11:52

Në një reagim pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme në Qarkun Berat, Lefter Maliqi ka shpërndarë një mesazh të qartë për opozitën dhe drejtuesin e këtij qarku, Eno Bozdo. Pas humbjes në zgjedhje, Maliqi kërkoi që Bozdo të ndjekë shembullin e Leskajt në Vlorë dhe të japë dorëheqjen, për t’i hapur rrugë riorganizimit, bashkimit dhe […]

The post Maliqi/ Pas rezultatit katastrofik në Berat, Eno Bozdo të japi dorëheqjen appeared first on BoldNews.al.

E pandehur nga SPAK, por Balluku është ende në detyrë/ Lefter Maliqi: “Tuneli i Palloshit” 50 milionë euro dhe nuk ka reagim

By: V K
9 November 2025 at 12:29

Gjatë një interviste për News24, Lefter Maliqi shpreht se situata në Partinë Socialiste, nuk është e qetë dhe se lufta brenda llojit është bërë shumë e rrezikshme.

Maliqi u ndal te figurat që, sipas tij, priteshin të merrnin drejtimin e PS-së pas Edi Ramës, por që më pas përfunduan në burg, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjithashtu, ii përmendi zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila vijon detyrën pavarësisht se është marrë e pandehur nga SPAK, për çështjen e tenderave të lidhur me tunelin e Llogarasë.

“Këtu është bërë baltë çdo gjë. Tuneli i palloshit 50 mln euro dhe nuk ka reagim. Edhe socialistët e kanë kuptuar dhe duan rrotacion politik por po presin opozitën. Tahiri, ish-ministri që mbushi me drogë Shqipërinë me urdhër të Ramës u fut në burg, njëjtë edhe Veliaj.

Na doli një “zonjë e hekurt” që u mor e pandehur nga SPAK dhe vazhdon e qetë detyrën. I thotë palloshit të gjatë vërtetë jam femër por jam dhe burrë dhe I ka bërë presion të drejtë për drejtë që nuk më shkarkon dot.

Pakënaqësi masive brenda PS dhe luftë brenda llojit. Duhet protesta të fuqishme nga PD”, shprehet Maliqi.

The post E pandehur nga SPAK, por Balluku është ende në detyrë/ Lefter Maliqi: “Tuneli i Palloshit” 50 milionë euro dhe nuk ka reagim appeared first on Albeu.com.

Maliqi: Lufta brenda PS është bërrë e rrezikshme! Balluku i bën presion Ramës

By: Ela
9 November 2025 at 12:32

Lefter Maliqi shprehet se situata në PS nuk është e qetë dhe se lufta brenda llojit është bërë shumë e rrezikshme. Në një intervistë për News24, Maliqi u ndal te figurat që, sipas tij, priteshin të merrnin drejtimin e PS-së pas Edi Ramës, por që më pas përfunduan në burg, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri […]

The post Maliqi: Lufta brenda PS është bërrë e rrezikshme! Balluku i bën presion Ramës appeared first on BoldNews.al.

Maliqi: Kreshnik Hajdari drejt shkarkimit dhe arrestimit

By: Ela
7 November 2025 at 08:51

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, paralajmëron në Facebook se Kreshnik Hajdari është drejt shkarkimit, arrestimit apo fundit me turp nga detyra e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë të grabitur ne 2023. “Kush prek apo vjedh votën e lirë nuk do e gezojë kurrë mandatin, nga hundet do i dalë.”- […]

The post Maliqi: Kreshnik Hajdari drejt shkarkimit dhe arrestimit appeared first on BoldNews.al.

“Zgjedhjet e 11 Majit ‘de facto” nuk njihen”/ Maliqi: Nga listat e mbyllura përfitojnë servilët

24 October 2025 at 18:41

Në një intervistë të thelluar në emisionin Dekalog, ish-deputeti Lefter Maliqi ka analizuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, duke e cilësuar atë si një dëshmi të një “masakre elektorale”. Maliqi, aktualisht drejtues politik i Partisë së Lirisë për qarkun e Beratit, ka hedhur akuza të rënda mbi procesin zgjedhor, duke pretenduar […]

The post “Zgjedhjet e 11 Majit ‘de facto” nuk njihen”/ Maliqi: Nga listat e mbyllura përfitojnë servilët appeared first on BoldNews.al.

Lefter Maliqi: KLGJ, simboli i dështimit të reformës në drejtësi

By: armand
10 October 2025 at 08:46

Në një reagim pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ish-deputeti Lefter Maliqi ka denoncuar gjendjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e cilësuar si të kapur politikisht dhe të zhytur në kaos institucional. Ai e ka quajtur Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) “simbolin e dështimit” të reformës […]

The post Lefter Maliqi: KLGJ, simboli i dështimit të reformës në drejtësi appeared first on BoldNews.al.

Lefter Maliqi: KLGJ, simboli i dështimit të reformës në drejtësi

By: V K
10 October 2025 at 09:51

Në një reagim pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ish-deputeti Lefter Maliqi, ka denoncuar gjendjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e cilësuar si të kapur politikisht dhe të zhytur në kaos institucional.

Ai e ka quajtur Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), “simbolin e dështimit” të reformës në drejtësi, duke e akuzuar për vonesa të pajustifikueshme dhe për pengimin e funksionimit normal të gjykatave.

Maliqi deklaron se reforma e nisur 9 vite më parë ka larguar qindra gjyqtarë dhe prokurorë, duke lënë pas një sistem të paralizuar që prodhon vetëm “vonesa, padrejtësi dhe pasiguri”.

Ai thekson se qytetarët presin deri në 4 vjet për një gjyq të shkallës së parë dhe 6–7 vjet për Apelin, ndërsa disa mbeten peng të drejtësisë për 15 vite.

Deklarata:

Pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, sistemi i drejtësisë është zhveshur plotësisht nga çdo fasadë.

Kjo është fytyra e vërtetë e kaosit që ka mbjellë një reformë e kapur politikisht, që shkatërroi institucionet, largoi qindra gjyqtarë e prokurorë dhe sot prodhon vetëm vonesa, padrejtësi dhe pasiguri!

Turp që 9 vjet pas kësaj “reforme historike”, shqiptari duhet të presë 4 vjet për një gjyq të shkallës së parë dhe 6-7 vjet në Apel!

Ka njerëz që mbeten peng i drejtësisë për 15 vjet, ndërsa pushtetarët shëtisin të qeshur mes luksit dhe korrupsionit që kanë mbjellë vetë!

Dhe ndërkohë…

Janë diplomuar 45 gjyqtarë të rinj, magjistratë që kanë përfunduar trajnimin, por presin prej 4 muajsh që KLGJ t’i emërojë në gjykata!

Nga njëra anë, KLGJ e qeveria ankohen se nuk ka gjyqtarë dhe se stoku i dosjeve ka kaluar mbi 200 mijë, ndërsa nga ana tjetër mbajnë peng 45 të rinj që mund të ndihmonin menjëherë sistemin!

Ky është absurdi dhe cinizmi i një drejtësie që po mbahet peng nga vendime politike dhe interesa të ngushta!

KLGJ sot nuk është garant i drejtësisë, por pengmarrësi i saj!

Shqiptarët e kanë kuptuar: kjo nuk është reformë për drejtësi, por për pushtet!

Koha e mashtrimeve mbaroi – drejtësia duhet t’i kthehet qytetarit, jo partisë!

The post Lefter Maliqi: KLGJ, simboli i dështimit të reformës në drejtësi appeared first on Albeu.com.

Lefter Maliqi zbulon takimin Veliaj-Dako në burg: Ju mat tensioni dhe iu kërkua të pranonte shkarkimin

30 September 2025 at 22:54

Ish-deputeti Lefter Maliqi, ka deklaruar në A2 CNN se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako është dërguar sërish në burgun e Durrësit për të bindur Erjon Veliajn që të pranojë shkarkimin si kryebashkiak i Tiranës. I ftuar në A2 CNN, Maliqi tha se kreu i qeverisë i ka çuar në burg Veliajt edhe të fortë të tjerë. “E […]

The post Lefter Maliqi zbulon takimin Veliaj-Dako në burg: Ju mat tensioni dhe iu kërkua të pranonte shkarkimin appeared first on BoldNews.al.

Lefter Maliqi: Po kandidova për Bashkinë e Beratit e kam të sigurt fitoren

30 September 2025 at 22:12

Ish-deputeti Lefter Maliqi, i ftuar në A2CNN, deklaroi me bindje se nëse kandidon në zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Beratit, e ka të sigurt fitoren. “Nëse unë kandidoj sot në Berat, e fitoj Bashkinë e Beratit, të jeni të bindur. Pavarësisht se unë nuk heq dorë nga Bashkia e Kuçovës”, deklaroi Maliqi. “Unë […]

The post Lefter Maliqi: Po kandidova për Bashkinë e Beratit e kam të sigurt fitoren appeared first on BoldNews.al.

Lefter Maliqi i bindur: Po kandidova për Bashkinë e Beratit e kam të sigurt fitoren

By: M C
30 September 2025 at 22:50

Ish-deputeti Lefter Maliqi, i ftuar në A2CNN, deklaroi me bindje se nëse kandidon në zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Beratit, e ka të sigurt fitoren.

“Nëse unë kandidoj sot në Berat, e fitoj Bashkinë e Beratit, të jeni të bindur. Pavarësisht se unë nuk heq dorë nga Bashkia e Kuçovës”, deklaroi Maliqi

“Unë do të jem drejtues vendor i ardhshëm në Qarkun e Beratit dhe nuk ka forcë që më ndalon.

Edhe kësaj radhe që dola nga listat e hapura, që pretendoja të isha në listë të mbyllur në bazë të rezultateve që kisha, mora 5222 vota në një qark të vogël, me 7 mandate”, shtoi ish-deputeti demokrat.

Sipas tij, opozita duhet të punojë fort në bazë:

“Ngul këmbë se duhet punë e madhe në bazë, duhet rifreskim. Kam thënë që duhet të ikin drejtuesit politikë që janë humbës, pavarësisht masakrës elektorale.

Për shembull, mandatin e tretë në Berat nuk e kam humbur unë, por u humb nga drejtimi politik në Qarkun e Beratit.

3 mandate ishin të sigurta, nuk u punua siç duhet dhe nuk u morën. Pa masakër elektorale do merrnim 4 mandate, me masakër ishin të sigurta 3”.

The post Lefter Maliqi i bindur: Po kandidova për Bashkinë e Beratit e kam të sigurt fitoren appeared first on Albeu.com.

Lefter Maliqi zbulon takimin e fshehtë Veliaj-Dako në burg

By: redi
30 September 2025 at 21:46

Ish-deputeti i PD, Lefter Maliqi tregon se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako është dërguar sërish në burgun e Durrësit për të bindur Erion Veliajn që të pranojë shkarkimin si kryebashkiak i Tiranës. Sipas tij shkarkimi i Veliajt është një lojë politike, në një kohë kur opozita e ka akuzuar Veliajn për inceneratorët e 5D. Maliqi thekson edhe se Gjykata Kushtetuese do ta pezullojë, pasi nuk ka shkak…

Source

Maliqi: Ndaj një autoritari si Rama duhet një PD e bashkuar dhe me njerëz të përkushtuar

By: armand
29 September 2025 at 17:42

Ish-deputeti demokrat Lefter Maliqi ka reaguar ndaj zërave se Partia Demokratike nuk ka ende një kandidat përballë Ogerta Manastirliut në garën për Bashkinë e Tiranës, duke i cilësuar si propagandë të rilindjes. Sipas tij, opozita ka disa emra potencialë dhe po zhvillon negociata për të arritur një konsensus me partitë e tjera. “Shqiptarët të mos […]

The post Maliqi: Ndaj një autoritari si Rama duhet një PD e bashkuar dhe me njerëz të përkushtuar appeared first on BoldNews.al.

Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel

18 September 2025 at 19:46

Drejtuesi i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi thotë se ish-Presidentit Ilir Meta i kontrollohet ushqimi në paraburgimin ku po qëndron. Maliqi e konsideroi të paligjshëm edhe mënyrën dhe formën e arrestimit të Ilir Metës. Sipas tij, ndaj Metës ushtrohen edhe kontrolle të tepërta, duke mos i lejuar shumë gjëra, përfshi këtu […]

The post Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel appeared first on BoldNews.al.

❌
❌