Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dosja me 11 të akuzuar/ Gjykata ndan çështjen e Florenc Çapjas dhe të tjerëve, Ervis Martinaj e Talo Çela do gjykohen si…

By: V K
20 December 2025 at 13:11

Gjykata e Posaçme, vendosi të veçojë çështjen ndaj Alket Xhixhës, Florenc Çapjas dhe Elvin Mërlikës, të cilët janë pjesë e dosjes me 11 të akuzuar.

Bëhet me dije se vendimi u dha në seancë paraprake, ndërsa të tjerët qe janë ende në kërkim dhe nuk dihet asgjë për ta, konkretisht për Talo Çelën, Ervis Martinaj dhe Marjus apo Suel Çela, çështja për ta do të shqyrtohet e veçuar.

Gjykata ka kërkuar që ministria e drejtësisë, t’i drejtohen me letërporosi autoriteteve belge për të kërkuar ekstradimin e Elio Bitrit.

Në këtë çështje, SPAK ka ngritur akuza si vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave dhe grup i strukturuar kriminal.

The post Dosja me 11 të akuzuar/ Gjykata ndan çështjen e Florenc Çapjas dhe të tjerëve, Ervis Martinaj e Talo Çela do gjykohen si… appeared first on Albeu.com.

Aksioni në Fushë Kuqe e Shkodër/ Pranga dy shokëve të Vis Martinaj, eksperti Softa: Edhe pse rezulton i zhdukur, grupi vijon të jetë aktiv

12 December 2025 at 13:20

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa, në një intervistë në “News Line”, në ABC News ka komentuar operacionin e zhvilluar me urdhër të SPAK në Fushë Kuqe e Shkodër.

Nga ky operacion u arrestuan dy “ushtarët” e Ervis Martinaj. Bëhet fjalë për Elvin Merlika dhe Alket Xhixha. Softa u shpreh se edhe pse Ervis Martinaj rezulton i zhdukur grupi vijon të jetë aktiv.

“Nga operacioni u gjetën sende të paligjshme. Një nga të arrestuarit ishte në kërkim prej tre vitesh. Gjithashtu janë sekuestruar hotele makina luksoze… Të gjitha detajet tregojnë se grupi është aktiv. Operacioni është shtrirën në zonat ku janë më problematike. Kjo zonë është vetëm 20-30 km larg kryeqytetit. Në këtë zonë kanë pasur mundësi edhe të ushtronin, dhe të realizonin objektivat e tyre”, tha Softa.

Gjatë intervistës, Softa vlerësoi operacionin duke theksuar se qëllimi kryesor ishte goditja e disa grupeve.

“Operacioni është i mirë-organizuar dhe qëllimi ka qenë të godasë disa grupe, disa baza. Fakti që godasin në të njëjtën kohë kërkojnë të dobësojnë fuqinë e botës së krimit. Mbetet për t’u parë nëse ka persona të tjerë. Rekrutimi ndaj moshave të reja tregon edhe për interesat ekonomike. Sa kohë nuk kemi shpërbërje të grupit atëherë ekziston. Nga ana tjetër nuk dimë nëse Ervis Martinaj është gjallë apo jo. Ne ende nuk kemi goditjen e bandës financiare. Pasi kur për një vraje ofrohet deri në 500 mijë euro për të bërë një ekzekutimin, mendohet se çfarë fuqie ato kanë. Unë vazhdoj të besoj skenarit që personi mund të jetë i gjallë dhe brenda territorit. Policia e Shtetit duhet të fusë persona brenda tyre, që të depërtoje në qelizë dhe të marrin një goditje fatale”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Forca të shumta policie e “gjunjëzuan” sot! Kush është Elvin Merlika, “ushtari” i Ervis Martinajt që u “spiunua” nga Nuredin Dumani, në pranga dhe një tjetër kriminel

By: M C
12 December 2025 at 09:34

Mëngjesin e kësaj të premte, Policia e Shtetit finalizoi një aksion në Fushë-Kuqe, duke arrestuar dy persona të cilët kërkoheshin me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar . Të arrestuarit janë Elvin Merlika dhe Fred Xhixha.

Elvin Merlika nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai dyshohet se ka qenë “ushtar” i Ervis Marinajt, duke ndihmuar në planin për të vrarë Indrit Doklen. Emri i Merlikës doli pas dëshmive të dhëna nga “i penduari i drejtësisë”, Nuredin Dumani, i cili ka treguar se ishte pikërisht ky shtetas ai i cili kishte krijuar kushtet materiale për ekzekutimin e Dokles dhe ka komunikuar me Martinajn dhe bashkëpunëtorët për të zbatuar planin e “Mbretit të lojërave të fatit”.

Sipas asaj që Dumani ka thënë më herët, përmes Merlikës, të cilin e njohtë me nofkën “Eli”, ishte bërë organizimi për vrasjen e Indrit Dokles, me një shpërblim prej 500 mijë euro, nga të cilat 100 mijë euro ishin dhënë si parapagim.

“Unë kam marrë porosi nga Ervis Martinaj për të vrarë Indrit Doklen. Kam rënë dakord që Ervisi të më jepte për vrasjen e Indritit, shumën prej 500 mijë euro. Dhe se për të kryer këtë vrasje, kam marrë paradhënie 100 mijë euro. Në emër të Ervisit kam vajtur dhe kam takuar në Kosovë dy shtetas, një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Gjatë takimit Eli komunikoi me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit, komunikova me Ervisin i cili më propozoi vrasjen e Indrit Dokle”, tha Nuredin Dumani më herët në kuadër të hetimeve për operacionin “Plumbi i Artë”.

Sakaq, në janar të këtij vitit SPAK kërkoi dhe konfiskimin e pasurive të Merlikajt, duke përfshirë kuotat në disa kompani si Zeus Garden, M.S.G Security dhe London Eye, si dhe apartamente dhe trualla në Tiranë, Yzberisht, Fushë-Kuqe dhe Priskë.

Sipas hetimeve pasurore, të gjitha këto pasuri janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i të arrestuarit. Ndër pasuritë e sekuestruara janë edhe 9 automjete të ndryshme.

The post Forca të shumta policie e “gjunjëzuan” sot! Kush është Elvin Merlika, “ushtari” i Ervis Martinajt që u “spiunua” nga Nuredin Dumani, në pranga dhe një tjetër kriminel appeared first on Albeu.com.

PAMJET nga arrestimi i dy ushtarëve të Martinajt, çfarë u gjet në vilën ku ishin fshehur – VIDEO

By: Brisi
12 December 2025 at 09:43

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga arrestimi i dy ushtarëve të Ervis Martinajt, Alket Xhixha, dhe Elvin Merlika të kapur mëngjesin e kësaj të premte në zonën e Bajratit në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Ata janë gjetur në një vilë buzë lumit, brenda së cilës janë gjetur dhe sekuestruar 2 […]

The post PAMJET nga arrestimi i dy ushtarëve të Martinajt, çfarë u gjet në vilën ku ishin fshehur – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

U arrestua nga RENEA-s/ Kush është Elvin Mërlika, ‘ushtari’ i Ervis Martinajt

By: Brisi
12 December 2025 at 08:52

Personi që shikoni në foton e mësipërme është, Elvin Merlika, i cili u arrestua sot pas një operacioni të zhvilluar nga Forcat Operacionale me urdhër të SPAK. Merlika ishte i shpallur në kërkim që prej vitit 2022 si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”. Ai dyshohet të ketë qenë pjesë e grupit kriminal që planifikoi […]

The post U arrestua nga RENEA-s/ Kush është Elvin Mërlika, ‘ushtari’ i Ervis Martinajt appeared first on BoldNews.al.

Aksioni në Fushë Kuqe e Shkodër/ Arrestohen dy ‘ushtarët’ e Vis Martinajt, njëri prej tyre pjesë e planit për eliminimin e Indrit Dokles

12 December 2025 at 08:39

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin e RENEA-s në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë Kuqe të Kurbinit, ndërsa janë identifikuar dy të arrestuarit.

Abc News mëson se të arrestuarit janë Elvin Merlika dhe Alket Xhixha, të cilët ishin shpallur në kërkim për llogari të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Merlika akuzohet si pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles, sipas porosisë së Ervis Martinajt.

Sakaq, i arrestuari Elvin Mërlika ka qenë pjesë e grupit të Ervis Martinajt, i shpallur në kërkim për operacionin ‘Plumbi i Artë’.

Ai akuzohet për veprat penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, si dhe personave të lidhur me të.

Kurse Alket Xhixha ka bërë të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt. Emrat e tyre kanë dalë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Gjithashtu në Shkodër është shoqëruar një person në polici. Po ashtu një automjet i dyshuar si i vjedhur është nën mbikëqyrjen e policisë. Këto aksione janë kryer për llogari të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme./abcnews.al

SPAK dërgon për gjykim 27 anëtarë të grupeve kriminale - mes tyre Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka

6 December 2025 at 23:33


SPAK ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme 27 të pandehur, të akuzuar për vepra penale brenda grupeve të strukturuara kriminale.

Në mesin e tyre janë ish-deputeti Arben Ndoka, Ervis Martinaj i zhdukur që prej vitit 2022, Durim Bami, Endrit Dokle, ish-efektivi Altin Morina, Arian Tuku, Samuel Ndoka, Aldo Avdyli, Fatmir Troplini, Marklen Haka dhe Erlis Duka.

Sipas SPAK, Arben Ndoka dhe dhëndri i tij, Arian Tuku, gjatë vitit 2020 drejtonin një grup kriminal dhe siguruan mjetet për të vrarë Durim dhe Valter Bamin, duke bashkëpunuar me Ervis Martinaj, Samuel Ndokën, Jozi Kraja, Aldo Avdylin dhe Marklen Hakën. Më 3 korrik 2020 ndihmuan hyrjen e paligjshme të Aldo Avdylit nga Mali i Zi, ndërsa më 1 dhjetor 2020 planifikuan vrasjen e Aleks Ndrekës, e cila mbeti në tentativë.

Një grup tjetër, i drejtuar nga Tori Xhecuka dhe i financuar nga Ervis Martinaj, me pjesëmarrjen e Florenc Kelmendit dhe Marklen Hakës, u organizua që nga qershori 2020 për vrasjen e Durim Bamit dhe tentoi më 4 nëntor 2020 ekzekutimin e tij dhe të Ervin Kodrës.

Ndërkohë, Durim Bami organizoi dhe drejtoi një grup për kultivimin e kanabisit në Nikël dhe Bubq gjatë periudhës dhjetor 2019-korrik 2020, duke u ndihmuar edhe nga punonjës policie si Altin Morina.

Hetimet tregojnë se të pandehurit kanë kryer vepra të rënda, përfshirë vrasje me paramendim në tentativë, sigurimin e mjeteve për vrasje, mbajtje pa leje dhe prodhim armësh, trafikim dhe kultivim të narkotikëve, drejtim të grupeve kriminale, shpërdorim detyre dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve./RTSH

I përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës dhe Isuf Jaçajt/ Kush është Ervis Lami? Lidhja me Vis Martinajn

By: Brisi
2 December 2025 at 21:48

Ervis Lami, një nga emrat e lakuar në ngjarje kriminale rezulton se është i lidhur edhe me dy vrasje të bujshme. Emisioni “Në Shënjestër” raporton se Lami është i lidhur me vrasjen e Lulzim Vishës, ngjarje e ndodhur më 25 Janar, vrasjes së Isuf Jaçajt me lëndë shpërthyese, si dhe njihet si person në dijeni […]

The post I përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës dhe Isuf Jaçajt/ Kush është Ervis Lami? Lidhja me Vis Martinajn appeared first on BoldNews.al.

Kush është Ervis Lami, i përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës dhe Isuf Jaçajt/ Lidhja me zhdukjen e mbretit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj

By: M C
2 December 2025 at 21:44

Emisioni “Në Shënjestër” ka ndërtuar një profil të Ervis Lamit dhe lidhjen e tij me ngjarje të ndryshme kriminale në vend. Nga të dhënat e siguruar nga “Në Shënjestër” rezulton se Lami është i lidhur me vrasjen e Lulzim Vishës, ngjarje e ndodhur më 25 Janar, vrasjes së Isuf Jaçajt me lëndë shpërthyese, si dhe njihet si person në dijeni në lidhje me zhdukjen e mbretit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Pjesë nga dokumentari:

Por nëse biznesmeni Sajmir Sina nuk e denoncoi gjobëvënien ndaj tij dhe e pësoi, e njëjta gjë duket se ka ndodhur me të tjerë sipërmarrës, të cilët u është dashur t’u binden këtyre bandave që ushqehen pikërisht me këtë fenomen. Biznesmenë të cilët janë rrënuar pa kthim dhe në rastin më të keq kanë vendosur t’i nënshtrohen fatit të tyre të keq, duke ulur kokën dhe lënë pasurinë në dorën e këtyre keqbërësve.

Siç ka ndodhur në Shkodër apo edhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë, ku këto organizata kriminale janë të shtrirë si metastaza kancerogjene dhe funksionojnë në mënyrë të organizuar me eksponentë të spikatur përsa i përket aktivitetit të tyre kriminal.

Një ndër ta edhe Ervis Lami, kushëri me Jeton Lamin, të dy sot të akuzuar për vendosjen e tritolit në biznesin e shtetasit Sajmir Sina, mëngjesin e datës 15 Nëntor 2025 në Kamëz.

Po kush është Ervis Lami, dhe pse ai konsiderohet sot si një nga personat më të rrezikshëm në Shqipëri?

Një aktivitet kriminal i pasur që fillon herët dhe që lidhet me një sërë ngjarjesh ku ai del të jetë protagonist kryesor.
Lami sot është në kërkim për shpërthimin e fundit me tritol në Kamëz, por edhe për vrasjen e postierit Lulzim Visha, që ishte në shërbim të një poste private.

Ai u qëllua mëngjesin e datës 25 Janar 2025, me breshëri arme vetëm 200 m larg banesës së tij në fshatin Zall Mner në Tiranë, ndërsa ndodhej brenda makinës së kompanisë ku punonte, teksa mendohet që autorët u pozicionuan në pjesën ballore të makinës.

Kjo bazuar edhe nga të shtënat e armëve të mbetura në pjesën e parme të automjetit.

Lulzim Visha u gjet i pajetë brenda makinës të cilën drejtonte në orën 7.40 të mëngjesit nga banorë të zonës.
Policia me të mbërritur, gjeti në vendin e ngjarjes 12 gëzhoja në automjetin ku ndodhej viktima.
Në kërkim për këtë atentat u shpall Ervis Lami, ndërsa kushëriri i tij Eduart Lami u arrestua, për tu liruar një vit më vonë.

Hetime u ndalën fillimisht në pistën e hakmarrjes, kjo pasi viktima ishte vëllai i shtetasit, Besnik Visha, një emër ky i njohur për policinë pasi në vitin 1997 rezulton se ka vrarë me armë zjarri Refik Domin.
Ngjarje kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Automjeti “Porsche” ngjyrë gri i vrasësve të Lulzim Vishës, u gjet i djegur disa orë pas vrasjes në zonën e Zall Herrit në Tiranë.
Brenda makinës së djegur u gjet edhe një armë, ndërsa targat rezultuan të vjedhura në vitin 2023.
Por këto nuk janë ngjarjet e vetme kriminale në të cilat dyshohet se është i përfshirë Ervis Lami.

Lista e ngjarjeve ky dyshohet se ai është përfshirë, është e gjatë dhe emri i tij gjendet në disa dosje që lidhen me atentate mafioze e gjobëvënie.

Por, ajo më e bujshmja dhe e vërtetuar edhe me anë një vendimi gjyqësor, ku një nga të dënuarit është Ervis Lami, lidhet me atë të ndodhur më datë 23 Nëntor 2013 në burgun e Drenovës në Korçë ku 7 të dënuar të ndihmuar nga një grup i jashtëm, i cili i furnizoi me armë, i drejtuar pikërisht nga Ervis Lami, atë kohë vetëm 19 vjeç, shpërthyen burgun dhe morën arratinë.

Të burgosur me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ku midis tyre më kryesori ishte Admir Tafilaj, i dënuar për vrasjen në vitin 2000 të komisarit të Policisë, Arben Zylyftari. Bashkë me Admir Tafilin u arratisën edhe Fran Marashi, Eduart Lulo, Gëzim Toma, Gëzim Guri, Reis Haxhiraj dhe Flatur Gora.

Për shkak të lëvizjes nga një institucion në tjetrin, të dënuarit janë njohur me njërin tjetrin.
Admir Tafili është njohur gjithashtu në burg edhe me Ervis Lamin, me të cilin do të krijonte dhe një lidhje të fortë miqësore.

“Admir Tafilaj, Gëzim Guri dhe Fran Marashi, kanë vuajtur dënimin me burgim edhe në institucione të tjera.
Gjatë këtyre periudhave ata janë njohur me shtetasit Ervis Lami dhe Alfred Qefalia, të cilët ishin edhe këta duke vuajtur dënimin me burgim.

Pas kësaj mes Admir Tafilajt, Alfred Qefalisë dhe Ervis Lamit është krijuar një shoqëri e ngushtë.
Dhe pas lirimit të Ervisit, ata kanë vazhduar të mbajnë kontaktet nëpërmjet telefonit”, thuhet në dosjen hetimore.

Por si e ndihmoi Ervis Lami, Admir Tafilajn të arratisej nga burgu dhe si mundën ai dhe grupi i tij të fusnin brenda burgut të sigurisë së lartë armë zjarri, të cilat më pas siç del në dosje iu vendosën në kokë gardianëve që u gjendën të papërgatitur.?
Plani del se u detajua nga Admir Tafilaj, por që kishte nevojë për persona të jashtëm për ta finalizuar. Njëri prej tyre që tregohet i gatshëm për ta ndihmuar në finalizimin e këtij plani është Ervis Lami.

“Admir Tafilaj, Fran Marashi, dhe Gëzim Guri, gjatë vuajtjes së dënimit në IEVP Korçë, kanë planifikuar një plan për t’u larguar nga vendi ku ata vuanin dënimin.
Për këtë arsye ata kanë komunikuar me persona të cilët ndodheshin jashtë IEVP Korçë.
Këta persona janë Ervis Lami, Bledjan Deda, Alfred Qefalia, Albi Mcimi dhe Olsian Maçi. Disa prej këtyre personave, përveç Olsianit, kanë bërë takime me shtetasin Admir Tafilaj në IEVP Korçë.
Gjatë takimeve Admiri u ka treguar atyre për idenë që kishte ai për t’u larguar nga burgu.

Për këtë ai u ka kërkuar ndihmë shtetasve Ervis Lami, Bledjan Deda, Alfred Qefalia dhe Albi Mcimi. Të cilët nga ana e tyre kanë kontaktuar edhe me Olsianin.
Me këtë të fundit ka komunikuar në telefon edhe Admiri, nga ku Olsiani ka rënë dakord për ndihmën.
Ku më tej të pesë personat janë takuar me njëri tjetrin dhe kanë rënë dakord që do t’i ndihmonin të burgosurit për t’u arratisur nga IEVP Korcë”, thuhet në dosje.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni “Në Shënjestër” ndihma që ata do t’i jepnin Admirit dhe shokëve të tij konsistonte në futjen në IEVP Korçë të armëve dhe municioneve dhe më pas largimi me anë të automjeteve dhe ndihmës së tyre.

Detyra e tyre ishte që të montonin dhe t’i fshihnin këto armë në një frigorifer, që do ta dërgonin në burg dhe më pas Admiri do të mundësonte që ky frigorifer të mbërrinte tek ai në qelinë ku ndodhej.

Ervis Lami për këtë qëllim thërret në banesën e tij një person i cili i sjell armë dhe municion.
Konkretisht dy automatikë kallashnikovë, dy pistoleta TT, një automatik shars, si dhe nga dy krehëra me municion për të gjitha armët.

Grupi kriminal sipas planit të mirëmenduar vendos të blejë edhe një frigorifer të përdorur, ku pasi i kanë hequr kapakët, kanë montuar aty armët.

Gjithmonë sipas dosjes hetimore menjëherë sapo futën frigoriferin me armë brenda burgut, grupi i drejtuar nga Ervis Lami, vendoset në qytetin e Korçës aty ku studion edhe rrugët nga ku do kalonin pas arratisjes miqtë e tyre të kryesuar nga Admir Tafilaj.
Si dhe ku do të hidhnin litarët me gozhdë si dhe vendin ku do të vinin lëndën shpërthyese.

“Për të pasur sukses në planin e tyre, grupi kriminal siguroi ditë më parë një litar me gozhdë, një sasi tritoli prej 200 gr dhe një shirit skene krimi. Që do ti përdornin për krijimin e një situate hutimi që do t’i ndihmonte ata për t’u larguar pas arratisjes së të burgosurve”, thuhet në dosje.

Pasi përfunduan me të gjithë organizimin e jashtëm dhe të brendshëm, të dy grupet ai i drejtuar nga Admir Tafilaj, brenda burgut dhe ai jashtë nga Ervis Lami, vendosin që plani i tyre të realizohej më datë 23 Nëntor 2013, kur në qytetin e Korçës vjen edhe Ervis Lami me grupin e tij. Të nesërmen thuhet se ata u ndanë në dy grupe.

Në grupin e parë ku bënin pjesë Albi Mcimi, Olsian Maçi dhe Alfred Qefalia, që udhëtonin me një makinë tip ‘Passat’.
Në të dytin ku ishin Ervis Lami dhe Bledjan Dedja, në automjetin tip ‘Peugeot’

Në automjetin e parë kishin të vendosur litarin me gjemba, shiritat policorë të skenës së krimit,
Ndërsa në automjetin e dytë kishin të vendosur lëndën eksplozive të përgatitur nga Ervis Lami.

“Më datë 23 Nëntor 2013, rreth orës 18.00, Admir Tafilaj merr në telefon grupin dhe i thotë që të niseshin.
Grupi i parë i cili vendoset në afërsi të rrugës që të shpie tek burgu, i cili vendos në tokë litarin me gozhdë dhe shiritat e policisë, ndërsa Ervisi dhe Blediani vendosin lëndën eksplozive në afërsi të Komisariatit të Policisë, në xhaminë e Iljaz Beut, në një vend që shpërthimi të shkaktonte vetëm dëme materiale, pasi ishte një vend që nuk ruhej zakonisht nga njerëzit. Shpërthimin që ata do ta komandonin me celular. Pasi kanë mbaruar këto punë, të dy grupet janë bashkuar sërish në varrezat e fshatit Qatrom.

Ndërkohë që në brendësi të burgut Admir Tafilaj, Fran Marashi dhe Gëzim Guri nisin të realizojnë pjesën e tyre të planit të arratisjes”, thuhet në ddosje.

Sipas planit të detajuar të arratisjes, Admir Tafilaj u dha armë dhe të burgosurve të tjerë, me qëllim që të shkaktonte panik.
Kjo edhe për të marrë kohë dhe për të mos u dhënë mundësi gardianëve të organizoheshin. Gjë, që duke e parë edhe në vazhdim, u realizua në mënyrë perfekte, duke e çuar planin e arratisjes deri në fund.
Të orientuar në mënyrë gati të përsosur, të dënuarit ia dalin që nën kërcënimin e armëve të dalin deri në rrethimin e jashtëm të burgut.
Ndërsa për të mos ndjerë bezdisjen e tyre, ata vendosin që gardianët t’i mbyllin brenda tualeteve të burgut.
Në momentin qe dalin jashtë burgut i priste grupi i drejtuar nga Ervis Lami.
Plan i cili duket se mbeti i suksesshëm deri në momentin e daljes nga burgu, pasi më tej të gjithë të arratisurit u kapën në një kohë të shpejtë dhe u ridënuan.

Ashtu siç u kap në flagrancë edhe Ervis Lami dhe grupi i tij që ndërkohë ndodheshin në Korçë.
Por pasi vuajti dënimin për ndihmesën që dha në arratisjen e bujshme të vitit 2013, të 7 të dënuarve, midis tyre edhe mikut të tij, Admir Tafilaj, rezulton se Ervis Lami nuk e ndërpreu aktivitetin e tij kriminal.
Emri i tij tashmë del i skeduar si i dyshuar në shumë ngjarje të tjera kriminale, për të cilat është sot në kërkim, siç është për vrasjen e postierit Lulzim Visha në muajin janar 2025.

Ai dyshohet për lidhje të forta me Eldjan Allushin dhe Kristo Qiricin, ky i fundit vëllai i Edmond Papës i ekzekutuar në Tiranë në 2022, në shënje hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikaj me shpërthim eksplozivi.

Në sagën e përplasjes Sadikaj-Kalemi nga një anë dhe Papës nga ana tjetër ka shumë viktima, atentate të dështuara, por edhe zhdukje. Sikurse janë zhdukja e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit alias Krasniqi në Sarandë. Fati i të cilëve nuk dihet as sot.
Ndonëse policia ka ushtruar kontrolle në fshatrat Vrinë e Xarrë dhe ne pronat e babait të Eldjan Allushit.

Dyshimet e hetuesve është se në zhdukjen e tyre ka rol dhe Ervis Lami.

I njëjti grup ka dyshime se të ketë rrëmbyer dhe zhdukur shokun e Aleksandër Sadikaj, Eraldo Muçi. Gjurmët e këtij të fundit, shfaqen në zonën e kontrolluara nga 31-vjecari Lami, që sot është shndërruar në “tmerrin” e policisë së shtetit, por edhe për kundërshtarët e tij.

Hetuesit dyshojnë se grupi kriminal e Lamit, organizoi vrasjen me eksploziv të Isuf Jacaj në Sarandë.

Isuf Jacaj që është babai i Klaus Jacaj, që ndihmoi Ramazan Jacaj të arratisej pasi plagosi në Sarandë në korrik të këtij viti, Ernest Lamën dhe Gëzim Hoxhajn, miq të ngushtë të Ervis Lamit.
Ndërsa Ervis Lami mendohet që mund ketë dijeni për zhdukjen e mbretit të bixhozi Ervis Martinaj, fati i të cilit nuk dihet nga 9 gushti i vitit 2022.

Sot Lami është ndër emrat më të përfolur në botën e krimit, që dominon shumë zona, e që ka fituar ndjeshëm territor, duke krijuar kështu dhe kundërshtarët e parë të fortë. Sikurse del se është edhe në listën e më të kërkuarve të policisë./Në Shënjestër, BW

The post Kush është Ervis Lami, i përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës dhe Isuf Jaçajt/ Lidhja me zhdukjen e mbretit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj appeared first on Albeu.com.

Tritoli në Kamëz, arrestohet polici që shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn

16 November 2025 at 14:25


Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Kamëz ku iu vendos lëndë plasëse një biznesi në këtë zonë.

Në pranga lidhur me këtë ngjarje janë vënë 3 persona, mes të cilëve Jeton Lami, ish-polici i cili shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn përpara se të zhdukej.

Në kudër të operacionit të koduar ‘Motivi’ u arrestuan edhe shtetasit Florin Domi dhe Flogert Mezhika ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Ervis Lami.

Ervis Lami ka qenë në kërkim më herët dhe për vrasjen e postierit Lulzim Visha në janar të këtij viti.

“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S”, bëri me dije policia.

Ish-polici Jeton Lami u lirua nga burgu 1 vit më parë pasi u dënua për “Shpërdorim detyre” me 2 vite e 10 muaj burg.

Më 5 gusht të vitit 2022, Jeton Lami drejtonte një automjet Audi-A8 me targa të huaja dhe ka shoqëruar të shumëkërkuarin nga Tirana në drejtim të një hoteli në Durrës.

Sipas deklarimeve të dhëna, para zhdukjes Lami tha se Ervis Martinaj përdorte për të komunikuar aplikacionin Telegram, por ishte përdorues edhe i profilit ‘King Simba’ në rrjetin social Instagram, me foto profili luanin e tij.

Sipas hetimeve specialisti i policisë Jeton Lami, ishte njeriu i fundit që ka shoqëruar të kërkuarin Ervis Martinaj, medis datave 5 dhe 6 gusht të vitit 2022. Deklarimet e tij duket se nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor që të vërtetojë atë se çfarë mund të ketë ndodhur me të shumëkërkuarin Martinaj. /euronews/

DINAMIKA e shpërthimit me tritol në Kamëz! Lidhja e ‘të fortëve’ me Vis Martinajn (EMRAT)

By: Brisi
16 November 2025 at 11:52

Shpërthimi me tritol i regjistruar një ditë më parë në zonën e “Nënë Terezës” në Kamëz vijon të jetë në sitën e hetimeve teksa detaje të reja kanë dalë në dritë. Ditën e sotme u raportua se lidhur me ngjarjen janë arrestuar 3 nga autorët e rastit, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër. Konkretisht […]

The post DINAMIKA e shpërthimit me tritol në Kamëz! Lidhja e ‘të fortëve’ me Vis Martinajn (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Eksplozivi ndaj biznesit në Kamëz/ Mes personave të arrestuar edhe Jeton Lami, ish-polici i Operacionales, i fundit që takoi Ervis Martinajn para se të zhdukej

By: V K
16 November 2025 at 11:39

Një nga personat e arrestuar lidhur me shpërthimin e tritolit në Kamëz, është ish-oficeri i operacioneve, Jeton Jami.

Ai ishte më parë i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohej se kishte shoqëruar Ervis Martinajn para zhdukjes së tij.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se grupi i goditur, i cili dyshohet se vendosi lëndën shpërthyese në biznesin në Kamëz një ditë më parë, ka qenë i përfshirë më parë në raste gjobëvënieje.

Gjithashtu, dy kunetërit ndaj të cilëve u vendos tritoli, dyshohet se mund të kenë qenë pjesë e këtij grupi kriminal.

Burimet shtojnë se mund të ketë pasur përplasje mes anëtarëve të grupit, dhe shpërthimi në biznesin e tyre mund të ketë qenë një formë gjobëvënieje, me vlerë rreth 500 mijë euro.

Në kuadër të operacionit të koduar “Motivi”, përvec Jeton Lamit u arrestuan edhe Florin Domi dhe Flogert Mezhika.

Policia sqaron se nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.

The post Eksplozivi ndaj biznesit në Kamëz/ Mes personave të arrestuar edhe Jeton Lami, ish-polici i Operacionales, i fundit që takoi Ervis Martinajn para se të zhdukej appeared first on Albeu.com.

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

By: Brisi
7 November 2025 at 22:33

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës, të dyshuar si pjesë e grupit te Ervis Martinajt, për të siguruar kushte për atentat ndaj Indrit Dokles. Ne janar 2025 SPAK kërkoi konfiskimin Për 28 pasuri, mes të cilave kuota biznesesh, apartamente, troje, toka arë dhe pasuri të tjera. GJKKO, rrëzoi […]

The post I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës appeared first on BoldNews.al.

Prej 3 vitesh asnjë gjurmë nga Ervis Martinaj, flet avokati i familjes së tij: Shpallja si i zhdukur s’ka lidhje me pasurinë

23 October 2025 at 23:09


Pas tre vitesh pa asnjë gjurmë të Ervis Martinajt, familjarët e tij kanë depozituar një kërkesë në Gjykatë për shpalljen zyrtare të tij si të zhdukur. Megjithëse procedura është formale, misteri mbi fatin e tij vijon të mbetet i pazgjidhur.

Në një intervistë për emisionin “Në kohë reale”, avokati i familjes, Mirash Martini njëherazi edhe ish-avokati i vetë Martinajt, deklaroi se nuk ka asnjë informacion nëse ai është gjallë apo jo. Ai theksoi se familjarët kishin besuar gjatë në institucionet shtetërore dhe në premtimet për zbardhjen e çështjes.

Nuk kam informacione që të them nëse ai jeton apo jo. Nuk mendoj që kanë bërë kërkime të tyre, ata kanë besuar gjatë te shteti edhe prej premtimeve të bëra që pritej të kishte informacion. Ka patur informacione sikur nga disa aplikacione të tjera dhe kanë pritur dhe kanë menduar që shteti duhej të bënte më shumë dhe të kishte një përgjigje për fatin e tij nëse është apo jo gjallë”, u shpreh avokati.

I pyetur për arsyet e kërkesës në gjykatë, ai sqaroi se procedura nuk lidhet me pasurinë e Martinajt, por është një hap ligjor për të lehtësuar disa procese familjare.

Nuk ka lidhje fare me pasurinë. Ky proces nuk ndikon fare në mënyrën e Administrimit apo ndarjes së pasurisë. Në këtë rast caktohet një kujdestar për pasurinë, njëri nga familjarët i cili kujdeset edhe kur nuk ka një vendim gjykate dhe kjo kërkesë për shpalljen të zhdukur nuk ka lidhje me pasurinë. Familja pjesën e pasurisë nuk e ka fare në konsideratë për momentin. Ajo ishte një procedurë ligjore në rastin që nuk ka asnjë informacion për të për të patur lehtësi në familje, për shembull për lëvizjen e fëmijëve. Është një procedurë e bërë në formë formale, por nuk ka lidhje me pasurinë”, theksoi ai.

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

By: Elva
23 October 2025 at 22:47

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë deklarata të forta lidhur me fatin e Ervis Martinajt, i zhdukur prej gushtit të vitit 2022. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha u shpreh se sipas informacioneve që disponon, Martinaj është vrarë dhe kufoma e tij është zhdukur, ndërsa pas ngjarjes qëndron një aleancë e grupeve kriminale që u bashkuan […]

The post “Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë appeared first on BoldNews.al.

“Familja e di se Vis Martinaj është futur në grackë”, Dervishi: E thirrën te vila e Avdylajve

23 October 2025 at 22:40

Gazetari Ferdinand Dervishi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për ta shpallur të zhdukur, u shpreh se familja e di që ai është futur në grackë. Sipas tij është e sigurtë që policia ka bërë kontroll në vilën e Avdylajve, ndërsa policia shkencore ka kërkuar për prova të Martinajt […]

The post “Familja e di se Vis Martinaj është futur në grackë”, Dervishi: E thirrën te vila e Avdylajve appeared first on BoldNews.al.

“Mesazhi i fundit për luanin”/ Gazetari: Vis Martinaj është eliminuar dhe kufoma e tij është zhdukur

23 October 2025 at 22:10

Prej më shumë se 3 vitesh, nuk dihet fati i Ervis Martinajt. Babai i tij, bëri një kërkesë dje, 22 tetor, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës, për ta shpallur të birin zyrtarisht të zhdukur. Gazetari Artan Hoxha deklaroi se Ervis Martinaj ishte një personazh që nuk i afroheshin dot, por sipas tij, […]

The post “Mesazhi i fundit për luanin”/ Gazetari: Vis Martinaj është eliminuar dhe kufoma e tij është zhdukur appeared first on BoldNews.al.

Mesazhi i fundit i Ervis Martinajt në 9 gusht, çfarë i shkroi familjarëve para tre viteve në orën 17:00

By: M C
23 October 2025 at 22:31

Fati i mbretit të lojërave të fatit ende nuk dihet. Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e ‘Opinion’, ka treguar dhe mesazhin e fundit që Ervis Martinaj, tashmë i zhdukur prej 4 vitesh, ka shkëmbyer me persona të tjerë përpara se të zhdukej.

Martinaj ka kontaktuar familjarët e tij për t’i pyetur nëse kishin ushqyer luanin, kafshën e egër që Martinaj mbante në shtëpi. Ky komunikim i fundit është regjistruar rreth orës 17:00 të pasdites së 9 gushtit dhe që prej asaj dite, asgjë nuk dihet për Ervis Martinajn.

“Kontakti i fundit ka qenë dikur rreth orë 17 të datë 9 gusht. Ka komunikuar me mesazh edhe është interesuar, mbante një kafshë të egër një luan, dhe u ka thënë a i hedhur për të ngrënë luanit.

Versioni që ndoqëm në kohën, ishte versioni që ata e kishin rrëmbyer, e kishin vrarë dhe i kishin zhdukur kufomën”, tha Artan Hoxha.

The post Mesazhi i fundit i Ervis Martinajt në 9 gusht, çfarë i shkroi familjarëve para tre viteve në orën 17:00 appeared first on Albeu.com.

Rasti i Ervis Martinajt, Karamuço: Nuk ka asnjë provë që ka vdekur

By: Elva
22 October 2025 at 22:51

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, komentoi kërkesën e babait të Ervis Martinajt për shpalljen e djalit të tij të zhdukur si i vdekur. Sipas Karamuços, në raste të tilla personi kërkohet fillimisht si i zhdukur dhe vetëm nëse gjendet trupi ose një provë biologjike, si ADN-ja, mund të shpallet zyrtarisht i vdekur. “Kjo nuk do […]

The post Rasti i Ervis Martinajt, Karamuço: Nuk ka asnjë provë që ka vdekur appeared first on BoldNews.al.

Nuk është parë që nga gushti i vitit 2022, babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur

22 October 2025 at 15:58


Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj ka kërkuar shpalljen e djalit të tij si i zhdukur.

“Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen të zhdukur të shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin. Kërkues Mustafa Martinaj”, thuhet në kërkesën e tij.

Martinaj rezulton i zhdukur prej disa vitesh, ndërsa besohet se për herë të fundit është parë në gusht të vitit 2022.

Babai i tij ka bërë kërkesën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. /Tch/

❌
❌