Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Nga politika te krimi/ Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit socialist

By: Brisi
22 December 2025 at 08:10

Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë njoftoi “shefin” e tij në Tiranë se kishte ngecur në kufi, në pikën e kalimit të Kapikules në Edirne. “Jam në skaner,” shkroi ai përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp. Pak minuta më vonë, ankthi u rrit, ndërsa shoferi i […]

The post Nga politika te krimi/ Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit socialist appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Goditet grupi kriminal/ Kamëz, shisnin armë zjarri, dy persona në pranga

By: Re Nato
17 December 2025 at 11:15

Një grup krimial që shiste armë zjarri është goditur në Kamëz.

Në kaudër të operacionit policor të koduar “Members”, u vunë në pranga dy persona, Bledar Jella dhe Xhemal Shehi.

Ndërkaq, një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia ka seskuestruar  2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë./abcnews.al

Pjesë e klaneve mafioze/ Kush është “Shabani” që drejtonte trafikun e drogës në Itali! Zbardhet roli kyç

By: Brisi
16 December 2025 at 22:44

“Figurat e mëdha të Foggias po më kërkojnë, ju po lexoni lajmet, të gjithë po më luten, dhëndri i Pasquales, njerëz nga klani Trisciuoglio … ajo që po ndodh në Cerignola është vërtet e neveritshme”. Këto janë disa nga bisedat e përgjuara dhe të publikuara në mediat italiane për ‘bosin’ shqiptar që drejtonte kartelin shqipfolës […]

The post Pjesë e klaneve mafioze/ Kush është “Shabani” që drejtonte trafikun e drogës në Itali! Zbardhet roli kyç appeared first on BoldNews.al.

Dosja e “Rrajave”/ Kodet dhe nofkat në Sky ECC, zbulohet “bjondi”, i shumëkërkuari i INTERPOL-it

By: Ela
15 December 2025 at 09:38

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja voluminoze e SPAK për grupin kriminal Rraja, ku dalin në dritë identitete dhe role të të përfshirëve. Grupi i dyshuar kriminal dyshohet për 3 episode trafiku të lëndëve narkotike, teksa kanë qenë bisedat në SkyEcc që nxorrën zbuluar aktivitetin e tyre. Në dosje, evidentohet një episod i trafikut të drogës, ku […]

The post Dosja e “Rrajave”/ Kodet dhe nofkat në Sky ECC, zbulohet “bjondi”, i shumëkërkuari i INTERPOL-it appeared first on BoldNews.al.

“Rrushi”, “Plaku” dhe “Venecia”/ Zbardhen nofkat e grupit kriminal të Rrajave

By: Brisi
14 December 2025 at 20:38

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal të Rrajave, të cilët dyshohen për 3 episode trafiku, droge, dy prej të cilave marijuanë, dhe një kokainë. Sipas materialeve hetimore, disa nga anëtarët e grupit, kishin vendosur nofka përmes së cilave komunikonin në SKY ECC për pazaret e drogës. […]

The post “Rrushi”, “Plaku” dhe “Venecia”/ Zbardhen nofkat e grupit kriminal të Rrajave appeared first on BoldNews.al.

Kokainë nga Amerika Latine drejt BE-së/ DETAJE nga operacioni i SPAK, si u zbulua grupi i “Rrajave”

By: Brisi
10 December 2025 at 11:54

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK, në kuadër të së cilit u godit një grup i strukturuar kriminal që merrej me trafikun e drogës. Nga operacioni janë arrestuar 6 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 tjerë, ndërsa burime për mediat bëjnë me dije se akuzat ndaj tyre janë provuar […]

The post Kokainë nga Amerika Latine drejt BE-së/ DETAJE nga operacioni i SPAK, si u zbulua grupi i “Rrajave” appeared first on BoldNews.al.

SPAK dërgon për gjykim 27 anëtarë të grupeve kriminale - mes tyre Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka

6 December 2025 at 23:33


SPAK ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme 27 të pandehur, të akuzuar për vepra penale brenda grupeve të strukturuara kriminale.

Në mesin e tyre janë ish-deputeti Arben Ndoka, Ervis Martinaj i zhdukur që prej vitit 2022, Durim Bami, Endrit Dokle, ish-efektivi Altin Morina, Arian Tuku, Samuel Ndoka, Aldo Avdyli, Fatmir Troplini, Marklen Haka dhe Erlis Duka.

Sipas SPAK, Arben Ndoka dhe dhëndri i tij, Arian Tuku, gjatë vitit 2020 drejtonin një grup kriminal dhe siguruan mjetet për të vrarë Durim dhe Valter Bamin, duke bashkëpunuar me Ervis Martinaj, Samuel Ndokën, Jozi Kraja, Aldo Avdylin dhe Marklen Hakën. Më 3 korrik 2020 ndihmuan hyrjen e paligjshme të Aldo Avdylit nga Mali i Zi, ndërsa më 1 dhjetor 2020 planifikuan vrasjen e Aleks Ndrekës, e cila mbeti në tentativë.

Një grup tjetër, i drejtuar nga Tori Xhecuka dhe i financuar nga Ervis Martinaj, me pjesëmarrjen e Florenc Kelmendit dhe Marklen Hakës, u organizua që nga qershori 2020 për vrasjen e Durim Bamit dhe tentoi më 4 nëntor 2020 ekzekutimin e tij dhe të Ervin Kodrës.

Ndërkohë, Durim Bami organizoi dhe drejtoi një grup për kultivimin e kanabisit në Nikël dhe Bubq gjatë periudhës dhjetor 2019-korrik 2020, duke u ndihmuar edhe nga punonjës policie si Altin Morina.

Hetimet tregojnë se të pandehurit kanë kryer vepra të rënda, përfshirë vrasje me paramendim në tentativë, sigurimin e mjeteve për vrasje, mbajtje pa leje dhe prodhim armësh, trafikim dhe kultivim të narkotikëve, drejtim të grupeve kriminale, shpërdorim detyre dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve./RTSH

SPAK dërgon për gjykim 27 të pandehur, pjesë e disa grupeve të strukturuara kriminale

6 December 2025 at 15:39

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, 27 të pandehur, të akuzuar për vepra penale, të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale.

Konkretisht të pandehur nga SPAK janë marrë: Arben Ndoka, Arian Tuku, Samuel Ndoka, Vinçens Tuku, Ervis Martinaj, Jozi Kraja, Aldo (Elidon) Avdyli, Oltion Zefi, Edson Jozëik (Edson/Edmir Pjetri), Kasandër Noga, Elson Reçi (Elson Kacorri), Fatmir Troplini, Klodian Shahini, Henerigert Mitri, Kristos Teta, Denis Meta, Marklen Haka (Marklen Aliu), Tori Xhecuka (Hektor Xhecuka), Florenc Kelmendi (Florenc Toçi), Ardit Gjokrosa, Durim Bami, Endrit Dokle, Altin Morina, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Altin Gega dhe Elton Zalla.

SPAK njoftoi se “nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi, të pandehurit Ervis Martinaj, Samuel Ndoka, Jozi Kraja, Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), Marklen Haka (alias Marklen Aliu), me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të procedimeve penale të vitit 2022 si dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami”.

“Të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në bashkëpunim me të pandehur të tjerë, të dërguar më parë për gjykim në kuadër të procedimit penale, të vitit 2022, ndihmuan  më 3.7.2020, të pandehurin Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli),  për kalimin e paligjshëm të kufijve. I pandehuri hyri në territorin e Shqipërisë nga Mali i Zi, pa kaluar nga pika e kalimit kufitar.

“Të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi, të pandehurit Samuel Ndoka, Vinçens Tuku, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, kanë planifikuar vrasjen shtetasit, Aleks Ndreka (alias Aleksandër Deda),  më 1.12.2020, e mbetur në tentativë. Aleks Ndreka mori plagë të lehta, pasi u qëllua më armë zjarri nga një automjet”, njoftoi SPAK.

SPAK bëri të ditur se “një grup i strukturuar kriminal i krijuar, drejtuar dhe organizuar nga i pandehuri, Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka),  i financuar nga i pandehuri Ervis Martinaj, në përbërje të të cilit ishin dhe të pandehurit Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi) dhe Marklen Haka (alias Marklen Aliu, si dhe të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, janë organizuar prej qershorit 2020 për vrasjen e shtetasit, Durim Bami, për shkak të konflikteve që Ervis Martinaj dhe Tori Xhecuka kishin me këtë shtetas. Më datë 4.11.2020, anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pa leje, shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra në vendin e quajtur Ura e Tapizës, Fushë Krujë. Ata po udhëtonin me një autoveturë Range Rover, ngjyrë e zezë me targa italiane, ndërsa pasagjer ka qenë djali i hallës së tij, Ervin Kodra”.

“I pandehuri Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me të pandehurit Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi), Ardit Gjokrosa, si dhe me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal të vitit 2022, gjatë periudhës maj-korrik 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasit, Hamza Terziu”, njoftoi SPAK.

Sipas SPAK “i pandehuri Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, ka tentuar të vrasë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të dates 18.5.2020 shtetasin Hamza Terziu, duke qëlluar me automatik 26 herë, në drejtim të banesës së tij, në fshatin Zenisht, Njësia Administrative Lis, Bashkia Mat. Në banesë veç shtetasit Hamza Terziu ndodheshin dhe  katër familjarë të tij”.

“I pandehuri Durim Bami, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me të pandehurin, Endrit Dokle, të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar gjatë muajit janar 2021 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Arben Ndoka.

“I pandehuri Durim Bami, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me të pandehurit, Endrit Dokle dhe Marklen Haka (alias Marklen Aliu), si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar gjatë muajit shkurt 2021 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka) dhe Erigers Mihasi”, njoftoi SPAK.

SPAK thekson se “i pandehuri Ervis Martinaj, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal, të pandehurit, Denis Meta, Kristos Teta, me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal të vitit 2022, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Leonard Duka, Elvis Gaca dhe Altin Gega”.

“I pandehuri Ervis Martinaj, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal, të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 deri në mars 2021, kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni”, bëri të ditur SPAK.

Sipas SPAK “të pandehurit Fatmir Hyseni, Erlis Duka dhe Altin Gega, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga Leonard Duka, në bashkëpunim dhe me të pandehur të tjerë, të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar, gjatë muajve qershor-korrik 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi”.

“I pandehuri Elson Reçi (alias Elson Kaçorri), në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi të, të pandehurit, Fatmir Troplini dhe Klodian Shahini, me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal të vitit 2022, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë periudhës qershor-shtator 2020, kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për vrasjen e shtetasit, Preng Gjini (alias Preng Badanance). Qëllimi u realizua duke mbetur në tentativë, më datë 15.9.2020, në vendin e quajtur ura e Nishërak-ut, ku në automjetin, tip Mercedes Benz, me targa AA 903 YG, shpërtheu një sasi lënde eksplozive. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Preng Gjini (alias Preng Badanance) ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa dy shtetas të tjerë që ndodheshin rastësisht në vendngjarje, morën plagë të lehta”, njoftoi SPAK.

Sa i përket akuzave për kultivimin e bimëve narkotike dhe kryerje e veprave penale nga punonjës të policisë së shtetit, SPAK njoftoi se “i pandehuri Durim Bami ka organizuar, drejtuar dhe financuar një grup të strukturuar kriminal, të destinuar në kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa, në fshatin Nikël, Fushë-Krujë gjatë periudhës kohore, dhjetor 2019-korrik 2020, si dhe në zonën e Njësisë Administrative Bubq, të Bashkisë Krujë, si para ashtu dhe gjatë muajit shtator 2020, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Ai ndihmohej në veprimet e tij të kundraligjshme nga punonjës të policisë së shtetit, si i pandehuri Altin Morina dhe shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, të cilët jepnin informacione, apo ndihmonin në shmangien e kontrolleve të parcelave të mbjella me bimë narkotike”.

“Më 3.4.2025, të pandehurit, Altin Morina, i shpallur person në kërkim, në automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan nga punonjësit e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.2, Tiranë, një armë zjarri pistoletë model BERRETA PX4, kalibër 9x21mm, prodhim italian, me numër “PJ07009”. Arma, e cila mbahej pa leje, ishte e rregullt teknikisht dhe e përshtatshme për qitje, me një fishek në folenë e fishekut, si dhe 9 (nëntë) fishekë të tjerë në krëhërin e saj”, njoftoi SPAK.

Sipas SPAK “në zonën e Qarkut të Lezhës, gjatë muajve qershor-shtator 2020 ka ushtruar veprimtari të kundraligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike kanabis sativa, një grup i strukturuar kriminal, i drejtuar nga Elson Reçi dhe në përbërje të të cilit kanë qenë shtetas të ndryshëm, të cilët ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm. Elsoni kujdesej për funksionimin e aktivitetit të kundraligjshëm, ndërkohë që edhe kultivonte bimën narkotike. Për të ushtruar këtë aktivitet të kundraligjshëm, i pandehuri është ndihmuar nga Klodian Shahini, punonjës policie me detyrë, shef i Sektorit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Lezhë, i cili e furnizonte drejtuesin e grupit të strukturuar kriminal me informacione të ndryshme policore, duke luajtur rol në shmangien e kontrolleve policore në zonat ku  kultivohej bima narkotike”.

Gjithashtu, SPAK nënvizoi “se provohet se në zonën e Qarkut të Lezhës, si dhe në zonën e Krujës gjatë muajve maj-shtator 2020, ka ushtruar veprimtari të kundraligjshme në kultivimin e kanabis sativa një grup i strukturuar kriminal, i drejtuar nga një shtetas i paidentifikuar.  Në këtë veprimtari janë përfshirë shtetasit: Klodian Shahini, punonjës policie me detyrë Shef i Sektorit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Lezhë; Henerigert Mitri me detyrë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë”.

Ata, njoftoi SPAK “duke përdorur detyrën kanë favorizuar kultivimin e kanabisit dhe i kanë dhënë informacione të brendshme policore drejtuesit të grupit si dhe kanë ndihmuar në shmangien e kontrolleve policiore në parcelat ku kultivohej lënda narkotike”.

“I përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm në rolin e bashkëpunëtorit ka qenë dhe i pandehuri Elton Zalla. Në banesën e këtij të fundit, më 20.9.2020 u gjetën 202 kg lëndë narkotike kanabis sativa, në proces tharjeje, përpunimi dhe ambalazhimi.

“Me cilësinë e Drejtorit Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, gjatë periudhës kohore janar-shtator 2020, Henerigert Mitri duke komunikuar me përdorues të ndryshëm të aplikacionit ScyECC, me dashje, nuk ka ushtruar detyrat e tij funksionale duke lejuar ushtrimin e lojërave të fatit në kundershtim me ligjin”, bëri të ditur më tej SPAK.

Sa i përket trafikimit të lëndëve narkotike, SPAK njoftoi se “të pandehurit Arian Tuku, Kasandër Noga dhe Edson Jozëik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) gjatë muajve qershor-nëntor të vitit 2020, kanë organizuar, drejtuar dhe financuar një grup të strukturuar kriminal, të destinuar për trafikimin e bimës narkotike kanabis sativa, për në vendet e Bashkimit Europian, në bashkëpunim me të pandehurin, Oltion Zefi dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar. Më 3.11.2020, një sasi prej rreth 160 kilogramë kanabis sativa e trafikuar nga Shqipëria, u sekuestrua në Malin e Zi”.

/m.q/a.f/

The post SPAK dërgon për gjykim 27 të pandehur, pjesë e disa grupeve të strukturuara kriminale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Falsifikim dokumentesh, grup kriminal e trafikim emigrantësh/ GJKKO kalon për gjykim grupin me 33 anëtarë

By: Ela
6 December 2025 at 12:06

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për nisjen e gjykimit për 33 të pandehur që akuzohen si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale. Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Robert Gjika, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, […]

The post Falsifikim dokumentesh, grup kriminal e trafikim emigrantësh/ GJKKO kalon për gjykim grupin me 33 anëtarë appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e një grupi kriminal/ Arrestohet suedezi në Kosovë, çfarë iu gjet në banesë

By: Brisi
2 December 2025 at 17:30

Një shtetas suedez i cili ishte në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia në Kosovë, pasi dyshohet për veprimtari të gjerë kriminale, përfshirë pjesëmarrje në grup të organizuar, trafikim të armëve, falsifikim dokumentesh dhe vjedhje identiteti. Sipas Policisë, i dyshuari me inicialet A.B ka vepruar si drejtues i një grupi kriminal që merrej me blerjen […]

The post Pjesë e një grupi kriminal/ Arrestohet suedezi në Kosovë, çfarë iu gjet në banesë appeared first on BoldNews.al.

Mes policisë dhe parave të krimit

By: Brisi
29 November 2025 at 15:57

Më 05 tetor 2023, kur Prokuroria e Posaçme vendosi të ndajë procedimin penal nr.49 të vitit 2019, askush nuk e priste se një nga emrat që do të dilte në horizont do të ishte ai i një oficeri policie. Procedimi i ri, nr.49/3 i vitit 2023, u hap për një listë të gjatë akuzash që […]

The post Mes policisë dhe parave të krimit appeared first on BoldNews.al.

“O file e ke 100% origjinale”/ Pazaret e drogës që fundosën Oficerin e Antiterrorit (E PLOTË)

By: Brisi
28 November 2025 at 20:24

Janë publikuar përgjimet nga dosja hetimore e Oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua në kuadër të një operacioni të përbashkët mes SPAK dhe prokurorisë së Breshias, pasi akuzohet si informator i një grupi kriminal. Në dosjen hetimore të publikuar në media, dalin një sërë përgjimesh telefonike që, tregojnë përfshirjen e Haxhiajt në […]

The post “O file e ke 100% origjinale”/ Pazaret e drogës që fundosën Oficerin e Antiterrorit (E PLOTË) appeared first on BoldNews.al.

“Kam një info dhe e shes”/ Si bënte pazar oficeri me infomacionet hetimore: Takohna nga e hona…

By: Brisi
28 November 2025 at 16:15

Përgjime të reja kanë dalë nga dosja hetimore e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua nga operacioni i përbashkët me prokurorinë e Brescias, ku dyshohej se ishte informator i një grupi kriminal. Sipas dosjes hetimore, Haxhiaj bënte Pazar për të shitur informacionet hetimore. Ai kontakton me Denis allias Dario Myftiun për t’i […]

The post “Kam një info dhe e shes”/ Si bënte pazar oficeri me infomacionet hetimore: Takohna nga e hona… appeared first on BoldNews.al.

SPAK përfundon hetimet për vrasjen e Fatbardh Licit, katër të pandehur dërgohen për gjykim

26 November 2025 at 14:55

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim katër të pandehur për vrasjen e Fatbardh Licit. Konkretisht SPAK ka dërguar për gjykim Behar Brajoviq, Safet Rustemi, Astmer Bilali dhe Eria Agon.

SPAK njoftoi se “hetimet në kuadër të këtij procedimi lidhen me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018. Nga tërësia e provave të grumbulluara rezulton e provuar se mes të pandehurve dhe familjes Lici, kanë ekzistuar konflikte të hershme, të lidhura kryesisht me kontrollin e territorit të qytetit të Shkodrës, të shoqëruara me ngjarje kriminale.

“Pas vrasjes së shtetasve, Boran Bërcana dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci (të njohur të të pandehurve) në korrik të vitit 2018, në Shkodër, i pandehur Behar Brajoviq, ia ka atribuar këtë vrasje, shtetasit Ibrahim Lici, nipit të shtetasit, Fatbardh Lici”, njoftoi SPAK.

Sipas SPAK “në dinamikë të këtyre ngjarjeve të ndodhura, i pandehuri Behar Brajoviq, në bashkëpunim të vecantë me të pandehurit, Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë organizuar dhe vrarë në datën 10.8.2018, në Shkodër, shtetasin Fatbardh Lici,  xhaxhain e shtetasit, Ibrahim Lici. Ekzekutori i drejtpërdrejtë ka qënë i pandehuri Astmer Bilali.

“Të pandehurit Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë përdorur një mjet të vjedhur të markës, Benz ngjyrë gri me targa AA 760FX, i cili rezulton i vjedhur. Ata janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit, Sokol Lici, ku çdo ditë pothuajse në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen, vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, xhaxhai i Ibrahimit. Viktima  ka qenë i ulur jashtë lokalit dhe pasi automjeti është afruar pranë tij, nga dera e pasagjerit ka zbritur i pandehuri Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur”, njoftoi SPAK.

SPAK theksoi më tej se “më pas mjeti është larguar në drejtim të zonës së Dobraçit, ka hyrë në njërën nga kthesat ku ndodhej banesa e të pandehurit Safet Rustemi dhe më pas është kthyer duke u larguar. Mjeti është djegur po në zonën e Dobraçit. Pasi personat kanë kryer vrasjen, i pandehuri Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa i pandehuri Astmer Bilali është larguar menjëherë drejt Tiranës, së bashku me të pandehurën Eria Ago, e cila rezulton të ketë përkrahur autorët pas kryerjes së vrasjes”.

Behar Brajoviq, Safet Rustemi, Astmer Bilali akuzohen për veprat penale: “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të  grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal;  “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Eria Ago, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Përkrahja e autorit të krimit”.

/m.q/j.p/

The post SPAK përfundon hetimet për vrasjen e Fatbardh Licit, katër të pandehur dërgohen për gjykim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRAT/ GJKKO jep dënimet për grupin kriminal të Gëzim Çelës! Sa vite burg do vuajë secili

By: Brisi
21 November 2025 at 15:20

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë sot dënimin për anëtarët e grupit kriminal të të ashtuquajturit “Baroni i drogës”, Gëzim Çela. Dënimet janë dhënë për 14 persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, ndërsa mes tyre janë edhe dy shtetas ukrainas që do bënin […]

The post EMRAT/ GJKKO jep dënimet për grupin kriminal të Gëzim Çelës! Sa vite burg do vuajë secili appeared first on BoldNews.al.

Kontrolle edhe në Shqipëri, Eurojust arreston 35 anëtarë të një grupi kriminal/ Detajet e para

By: Ela
21 November 2025 at 11:43

35 anëtarë të një grupi kriminal janë vënë në pranga nga Eurojust. Sipas njoftimit, të arrestuarit dyshohet se kanë vjedhur mijëra objekte në të gjithë Evropën, përfshirë muzetë, dhe i kanë trafikuar ato nga Bullgaria në vende të tjera evropiane. Autoritetet nga gjashtë vende përfshirë edhe Shqipëria punuan për të arrestuar 35 anëtarët dhe për […]

The post Kontrolle edhe në Shqipëri, Eurojust arreston 35 anëtarë të një grupi kriminal/ Detajet e para appeared first on BoldNews.al.

SPAK: Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal

By: Ela
13 November 2025 at 12:54

Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar për marrjen në pyetje të ish-kreut të Drejtorisë së Burgjeve, Agim Ismaili. Isamili, i cili u pyet sot nga prokurorët e posaçëm për 90 minuta është marrë nën hetim si i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, që ka realizuar hakerimin e sistemit të SPAK. […]

The post SPAK: Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal appeared first on BoldNews.al.

Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë nën hetim nga SPAK, favorizoi një grup kriminal

By: Ela
4 November 2025 at 09:00

Teksa hetohej një grup kriminal, në rrjetë ka rënë edhe një gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Hetimi nuk lidhet direkt me pjesarin (e) e Gjykatës së Lartë, por me grupin kriminal që përveç aktivitetit në fushën e heroinës nga Amerika Latine, po blen toka përreth Tiranës, te Rana e Hedhun si dhe po bën ndërtime […]

The post Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë nën hetim nga SPAK, favorizoi një grup kriminal appeared first on BoldNews.al.

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

By: armand
28 October 2025 at 17:20

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për çështjen penale ndaj Ervis Cvilos, i akuzuar për veprimtari kriminale të lidhura me trafikimin e narkotikëve dhe pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) […]

The post GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës dhe p*ositucionit, arrestohet në Muriqan/ EMRI

By: Ela
11 October 2025 at 10:42

Një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është nga shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan me qëllim ekstradimin në Itali. Spartak Joanu, banues në Fier, u kanë arrestua duke hyrë në territorin e Shqipërisë. Gjykata e Apelit në Ankona e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin […]

The post Pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës dhe p*ositucionit, arrestohet në Muriqan/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

❌
❌