Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Fijet e ‘Bankers’ çojnë te ish-ministrat”, Lala zbulon detaje: SPAK po heton rolet e Ahmetajt dhe Denajt

By: armand
25 December 2025 at 21:52

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka zbuluar detaje të reja mbi hetimet që po zhvillon SPAK lidhur me aferën e kompanisë Bankers Petroleum. Çështja ka kaluar në duart e Prokurorisë së Posaçme pasi Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencën, duke argumentuar se hetimet përfshijnë zyrtarë të lartë shtetëror dhe elementë të një […]

The post “Fijet e ‘Bankers’ çojnë te ish-ministrat”, Lala zbulon detaje: SPAK po heton rolet e Ahmetajt dhe Denajt appeared first on BoldNews.al.

Kërkesa për heqjen e imunitetit, Lala shpjegon pse SPAK e do patjetër Ballukun në pranga

By: armand
18 December 2025 at 21:34

Prokurorët e SPAK do të jenë nesër në Kuvendin e Shqipërisë për të argumentuar para Këshillit të Mandateve përse kërkojnë heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, e marrë e pandehur në detyrën zv/kryeministres. Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se SPAK ka gjetur fakte dhe prova që e […]

The post Kërkesa për heqjen e imunitetit, Lala shpjegon pse SPAK e do patjetër Ballukun në pranga appeared first on BoldNews.al.

Skandalet te AKSHI, gazetarja Klodiana Lala jep detaje: Gerond Meçe u rrëmbye poshtë banesës nga persona me uniformë dhe logo të BKH! Në SPAK i nxorën videon

By: V K
17 December 2025 at 15:51

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka deklaruar se skandali i zbuluar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është një nga më të rëndët e viteve të fundit, ndërsa pasojat e tij pritet të ndihen më vonë.

Sipas saj, hetimet kanë nxjerrë në pah se Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë përfituar pjesën më të madhe të tenderëve, dyshohet se kanë urdhëruar rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe.

Ky i fundit, sipas Lalës, është marrë peng poshtë banesës së tij nga persona të veshur me uniforma policie dhe me logo të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Sipas Lalës, Meçe u thirr nga SPAK për ta marrë në pyetje.

“Ai refuzon të flasë për rrëmbimin, por kur i tregojnë videon dhe vihet para faktit, ka treguar momentin e rrëmbimit, por pa dhënë detaje”, tha Lala.

Klodiana Lala: Skandali që ka ndodhur në AKSHI është një nga më të rëndat. Pasojat e këtij skandali do të ndihen më vonë. Hetimet kanë treguar që Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë fituar pjesën e luanit kanë urdhëruar marrjen peng të biznesmenit Gerond Meçe, i cili është marrë peng poshtë banesës së së tij nga persona me uniforma policie dhe me logon e BKH.

Është mbajtur peng dhe nën shantazh për disa orë dhe më pas është dërguar në Elbasan. Rrëmbyesit nuk janë identifikuar deri tani, por nuk e dimë nëse janë policë apo jo. Kur është marrë peng është detyruar të tërheqë ankimimet nga disa procedura tenderuese. Ai ka tërhequr ankimimet. Është ndërhyrë në e albania dhe kur operacioni është kryer me sukses Gerond Mece është lënë i lirë në një fashat të thellë të Elbasanit. Ai nuk e ka denoncuar sepse kur je përballë bandave kriminale të rrezikohet jeta. Familjarët e tij kishin kërkuar azil jashtë vendit.

The post Skandalet te AKSHI, gazetarja Klodiana Lala jep detaje: Gerond Meçe u rrëmbye poshtë banesës nga persona me uniformë dhe logo të BKH! Në SPAK i nxorën videon appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, Klodiana Lala: Pozita e zëvendëskryeministres është rënduar…

By: V K
16 December 2025 at 16:00

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka dhënë detaje lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, fillimisht e marrë e pandehur për tunelin e Llogarasë.

Por tani zëvendëskryeministrja, e rikthyer në detyrë përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese, përballet me akuza të tjera edhe për procedura të tjera tenderuese.

Zyrtarisht ajo është nën akuzë për shkelje të barazisë në 7 tendera të tjerë.

“Krahas akuzave më herët, janë shtuar edhe disa akuza të tjera për tenderat Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT, Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2, Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana, Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, Loti 5, Loti 6, dhe Loti 7”, tha Lala.

Në total, Balluku akuzohet për 8 tendera bashkë me Tunelin e Llogarasë.

Gjithashtu, gazetarja raportoi se tani kërkesa do të kalojë në Komisionin e Imunitetit dhe Mandateve dhe më pas të votohet në Kuvend për imunitetin e Ballukut.

“Duhet të kalojë në Komisionin e Imunitetit dhe Mandateve dhe të votohet në Kuvend nëse do të hiqet nga funksioni që mban”, tha ajo.

Reagimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:

Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.

The post SPAK kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, Klodiana Lala: Pozita e zëvendëskryeministres është rënduar… appeared first on Albeu.com.

Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK, Lala: Më shqetësoi niveli i pyetjeve të KLP-së

By: armand
11 December 2025 at 21:27

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho. Lala tha se mbeti e pakënaqur nga pyetjet që anëtarët e KLP-së i drejtuan kandidatëve. “Gjëja e parë që më shqetësoi, niveli i pyetjeve të KLP-së. Zoti Stojani, prokurori ndër më jetëgjatët, sot nuk […]

The post Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK, Lala: Më shqetësoi niveli i pyetjeve të KLP-së appeared first on BoldNews.al.

Kush do zgjidhet kreu i ri i SPAK? Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

By: armand
10 December 2025 at 22:22

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Opinion” foli për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, proces që do ndodhë gjatë ditës së nesërme. Lala u shpreh se beson se ka një përplasje mes ndërkombëtarëve dhe qeverisë. Më tej, ajo shtoi se beson se ndërkombëtarët e kanë një prokuror të preferuar, për të qenë […]

The post Kush do zgjidhet kreu i ri i SPAK? Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve appeared first on BoldNews.al.

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

By: Elva
5 December 2025 at 23:07

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke e cilësuar atë si një strukturë të kontrolluar nga “banda kriminale”. E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lala tha se hetimi për zhdukjen për 10 orë të zyrtarit të lartë të AKSH-it, Daniel Shima, në […]

The post Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale appeared first on BoldNews.al.

“Gjithçka lëviz me një votë”, Klodiana Lala ndërton profilet e 4 kandidatëve që do të garojnë për kryetar të SPAK-ut

By: M C
1 December 2025 at 23:08

SPAK do të zgjedhë më 11 dhjetor drejtuesin e ri, pas mbarimit të mandatit të Altin Dumanit në krye të Strukturës së Posaçme. Gazetarja Klodiana Lala, ndërtoi profilet e 4 kandidatëve që garojnë dhe u shpreh se gjithçka lëviz me një votë mes 11 anëtarëve që do të votojnë drejtuesin e ri.

“Po e nis me Doloreza Musabelliu, risi pasi nuk kemi patur një grua. Është hera e parë që kemi në garë për kreun e një sturkturë të rëndëisshme të tillë, një grua. Ka qenë prokurore, u emëruar në SPAK. Ka qenë në sektorin kundër krimit të organizuar, ka goditur disa organizata. Ka dosjen “Plumbi i artë”. Ka goditur organizatën e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Ka qenë e kërcënuar nga Laert Haxhiu.

Prokurori tjetër, Elvin Gokaj, ka hetuar dosjen “Buka”, ka marrë të pandehur Arben Ahmetajn dhe po heton për një pjesë tjetër.

Klodian Braho është shefi i sektorit të krimit të organizuar. Ka patur dosjen e “Toyota Auris”. Njihet si profesionist. Ka arrestuar Shpëtim Gjikën në nisje të karrierës së vet.

Tjetri, Adnan Xholi, prokuror karriere, ka qenë te krimet e rënda, ka qenë drejtues dhe shef sektori. Ka hetuar një sërë dosjesh në prokurorinë e krimeve të rënda. Ka hetuar krimet e kryera nga banda e Durrësit, është në mbrojtje bashkë me familjen e tij për shkak të kërcënimeve.

Askush nuk mund të japë garanci pasi lëviz gjithçka me një votë. Në 11 dhjetor do të dëgjohen kandidatët dhe do të votohet brenda asaj dite. Do të jenë në syrin e partnerëve, medias e me rradhë”- tha Lala.

The post “Gjithçka lëviz me një votë”, Klodiana Lala ndërton profilet e 4 kandidatëve që do të garojnë për kryetar të SPAK-ut appeared first on Albeu.com.

Nuk ndalen vrasjet, autorët në drejtim të paditur/ Lala: Policia merret me propagandë

By: armand
1 December 2025 at 22:08

Vrasja e fundit e biznesmenit në Elbasan ka rikthyer shqetësimin për sigurinë publike dhe ka hapur sërish pikëpyetje mbi veprimet e Policisë së Shtetit, teksa shumë ngjarje të rënda mbeten ende të pazbardhura. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për problemet e strukturave policore dhe mungesën e […]

The post Nuk ndalen vrasjet, autorët në drejtim të paditur/ Lala: Policia merret me propagandë appeared first on BoldNews.al.

Klodiana Lala shpjegon ekzekutimin e biznesmenit dhe pistat e hetimit

By: redi
1 December 2025 at 22:00

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, dha detaje nga ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan dhe pistat që po hetojnë autoritetet. Për të hetuesit po dyshojnë tek një konflikt personal, te problemet që mund të ketë patur me ortakët, pasi ka patur edhe hetim. “Ka patur shumë raportime për këtë ngjarje. Ditën e sotme është më e qartë, pas kqyrjes së kamerave.

Source

Lala: Rama pretendon se pezullimi i Ballukut dëmton integrimin, GJK vendos në…

By: redi
27 November 2025 at 21:18

Gazetarja Klodiana Lala analizon kërkesën e kryeministrit Edi Rama ndaj Gjykatës Kushtetuese, për heqjen e pezullimit të Belinda Ballukut nga detyrat që mban si zv.kryeministre dhe ministre. Lala tha se GJK e ka konsideruar çështjen prioritare dhe ajo do të shqyrtohet në datën 2 dhjetor, ndërkohë që shpjegoi edhe pretendimet e kryeministrit ndaj GJK, ndër të cilat është edhe argumenti se pezullimi…

Source

“Balluku drejt fundit politik”, Lala: Po goditet maja e qeverisë

By: Elva
25 November 2025 at 22:37

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në “Studio24”, komentoi hetimin që SPAK po kryen ndaj Belinda Ballukut, duke deklaruar se procedura aktuale është ende e papërfunduar dhe se çështja pritet të sjellë goditje politike në nivele më të larta të pushtetit. Sipas saj, çdo hetim serioz ndaj një zyrtari të lartë duhet të ketë në fokus […]

The post “Balluku drejt fundit politik”, Lala: Po goditet maja e qeverisë appeared first on BoldNews.al.

“Balluku është drejt përfundimit të karrierës politike”/ Klodiana Lala: SPAK ka material të bollshëm, por hetimi ende jo i plotë

By: M C
25 November 2025 at 22:54

Gazetarja e kronikës së zezë Klodiana Lala, e ftuar në “Studio24”, ka folur lidhur me hetimin që SPAK po kryen ndaj Belinda Ballukut, duke theksuar se procedura hetimore është e paplotë dhe se kjo çështje pritet të prodhojë tronditje politike deri në nivelet më të larta të pushtetit.

Sipas Lalës, një hetim serioz ndaj zyrtarëve të lartë duhet të fokusohet te pasuritë që ata kanë përfituar në mënyrë të paligjshme, pjesë të cilën, sipas saj, SPAK nuk e ka trajtuar siç duhet në rastin Balluku.

“Hetimi i SPAK për Ballukun nuk është i plotë. Kur godet një zyrtar të lartë, thelbi është gjurmimi i pasurisë së marrë padrejtësisht,” deklaroi ajo.

Lala tha se shumë elementë të skandalit të tenderave të vitit 2021 u zbuluan vetëm falë të dhënave të një telefoni të sekuestruar, çka tregon se abuzimet kishin arritur përmasa të pakontrollueshme brenda institucioneve të infrastrukturës.

“Sapo kupa u mbush, zullumi nisi të shkërmoqë mazhorancën socialiste duke goditur majat e qeverisë. Rënia e Ballukut është sinjali i parë që drejtësia po i afrohet kryeministrit,” u shpreh Lala.

Gazetarja theksoi se tenderat publikë në infrastrukturë, në shumicën e rasteve, janë “të paracaktuar”, duke nënkuptuar se fituesit shpesh caktohen paraprakisht mbi baza interesash të ngushta.

“Pjesa më e madhe e tenderave në infrastrukturë janë të përcaktuar. Pse? Sepse aty ka interesa dhe përfitime. SPAK ka material të bollshëm. Balluku është drejt përfundimit të karrierës politike,” shtoi ajo.

Lala komentoi gjithashtu edhe shkresën e Këshillit të Ministrave drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku argumentohej se pezullimi i Ballukut krijonte “pasoja të pariparueshme në funksionimin e shtetit”.

Sipas saj, kjo është një lëvizje e pastër politike.

“Mendoj se është një veprim politik. GJKKO e ka pezulluar Ballukun nga një detyrë ku ajo është emëruar, jo votuar. Qytetarët nuk zgjedhin ministra. Mandati i saj si deputete nuk është prekur,” përfundoi Lala.

The post “Balluku është drejt përfundimit të karrierës politike”/ Klodiana Lala: SPAK ka material të bollshëm, por hetimi ende jo i plotë appeared first on Albeu.com.

Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje: Pati debate juridike të forta në seancë, Balluku nuk shkon dot në zyrë dhe…

By: V K
22 November 2025 at 15:30

Gjyqtari Erion Çela, pas tërheqjes për vendim në dhomë këshillimi, i janë dashur më pak se një orë për të dhënë verdiktin e masave paraprake, që në fund u konfirmuan, duke mos ndryshuar asnjë prej tyre.

Të tre të pandehurit do të qëndrojnë në të njëjtën masë.

Belinda Balluku, do të qëndrojë në masën e sigurisë së pezullimit nga detyra, bllokimit të pasaportës dhe ndalimit për të dalë jashtë vendit.

Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, kanë mbetur masat në fuqi, arrest shtëpie.

Gjyli refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetares Klodiana Lala nëse i është bindur urdhrave të zv/kryeministres Balluku.

Ata nuk kanë dhënë asnjë reagim pas përfundimit të seancës për konfirmimin e masave paraprake të vendosura nga GJKKO.

Në fund masat nuk kanë ndryshuar dhe pritet që të ketë ankimim nëpërmjet apelimit në GJKKO, meqë mbeti sot në fuqi. Me këtë masë, sipas gazetares Klodiana Lala, Balluku nuk shkon dot në zyrë dhe as ushtron dot detyrën.

Do i duhet të presë masën e apelimit në shkallën e dytë dhe shqyrtimin e kërkesës së Kryeministrisë nga Kushtetuesja për kompetencat mes Qeverisë dhe GJKKO për masën e pezullimit të një ministri.

Ka pasur debate gjatë seancës së masës së sigurisë me diskutime të forta juridike. Balluku ka pasur përveç të motrës Pamela Qirko edhe avokatin Ardian Kalija, që kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë.

Sipas gazetares, pati diskutime të forta juridike dhe ligjore nga avokatja e Ballukut, njëkohësisht motra e saj, që kundërshtonte provat dhe pretendimet e prokurorit Dritan Prençi. Ajo kërkoi shfuqizimin e masave, si të paligjshme.

Para seancës GJKKO i dha afat palëve që të njiheshin me aktet e dosjes pas kërkesës së bërë, ndërsa seanca rinisi më vonë dhe përfundoi në orët e pasdites. Balluku nuk dha asnjë shpjegim në dy hyrjet dhe daljet nga godina e GJKKO-së, duke mos bërë as komente.

Aktualisht pritet zbardhja e vendimit të gjyqtarit Çela, ku do shpjegohet përse janë vendosur këto masa, cilat ishin pretendimet e palëve dhe provat bazë të SPAK-ut për të dhënë masat shtrënguese ndaj zv/kryeministres.

Sipas procedurës konfirmimi i masave duhet të bëhej brenda tre ditësh. Kurse Balluku, sipas gazetares Lala, nuk del dot jashtë vendit pa lejen e SPAK, pasi do i duhet të kalojë në Pikën Kufitare dhe të regjistrohet në hyrje-dalje dhe ka ndalesë nga ana e SPAK-GJKKO.

Përfundimisht GJKKO ka vlerësuar të ligjshme kërkesat dhe masat shtrënguese të kërkuara nga SPAK edhe gjatë seancës së sotme të konfirmimit dhe dëgjimit të palëve.

Këto masa nuk prekin funksionet e Ballukut si deputete, pra si e zgjedhur, por vetëm si zv/kryeministre dhe ministre. Pas kësaj mase Balluku duhet të japë dorëheqjen vetë, ose ta shkarkojë kryeministri Rama, për të zgjedhur një emër tjetër si zv/kryeministre pasi është pozicion kushtetues dhe qeveria nuk mund të lihet pa zëvendës.

Vendimi i GJKKO:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçne kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.11.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetje dhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues dhe ndalues, caktuar me vendimin Nr. 118, datë 19.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin nr. 120, datë 22.11.2025, vendosi:

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Saktësimin e adresës së zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar të pandehurin Erald Elezi që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në qytetin e **** me adresë: ****

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 22.11.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

The post Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje: Pati debate juridike të forta në seancë, Balluku nuk shkon dot në zyrë dhe… appeared first on Albeu.com.

Atentati në Rinas, Lala: Zona në black out, po hetohet për përfshirje të zyrtarëve të OSHEE

By: Elva
14 November 2025 at 21:55

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja mbi atentatin pranë Rinasit, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani. Sipas saj, OSHEE kishte njoftuar banorët që nga ora 24:00 për një remont në zonë, e cila qëndroi në black out total. Lala tha se në këtë zonë kishte shumë pak kamera sigurie […]

The post Atentati në Rinas, Lala: Zona në black out, po hetohet për përfshirje të zyrtarëve të OSHEE appeared first on BoldNews.al.

Nën sanksione nga SHBA familjarisht, Klodiana Lala shpjegon kush është Luftar Hysa

By: redi
13 November 2025 at 21:24

Gazetarja Klodiana Lala flet për sanksionimin e Luftar Hysës dhe familjes së tij, nga Departamenti i Thesarit në SHBA. Lala dha detaje nga aktiviteti i dyshuar i Hysës dhe familjes së tij. “Vendimi i dalë nga Departamenti i Thesarit, që ka sanksionuar familjen e Luftar Hysës, nën dyshim se pastrojnë paratë e kartelit të Sinaloa. Mendohet se janë pastruar në disa vende, përfshirë Shqipërinë.

Source

“Shullazi e informoi të bënte kujdes për jetën”/ Klodiana Lala për ekzekutimin brutal të Gilmando Danit: Ka qenë bashkëpunim i disa grupeve kriminale

By: M C
13 November 2025 at 22:02

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga ekzekutimi brutal i Gilmando Danit, pak metra larg aeroporit. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala deklaroi se Shullazi e kishte informuar të besuarin e tij të bënte kujdes për jetën dhe mesa duket e ka ditur që rrezikohej. Sipas saj, Policia dhe prokuroria ka dyshime se pavarësisht profilit jo publik, ai ka vijuar të jetë njeriu më besnik i Shullazit.

“Gilmando Dani kishte përfituar ulje dënimi dhe u lirua me kusht. Ka qenë i dënuar 12 vite për gjobëvënie. Bëhet fjalë për ish hotel Vollgën që Shullazi me kërcënime kishte marrë 30% të pronës. Pati konflikt edhe për çështjen e zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Tiranës.

Gilmando Dani doli nga burgu i Rrogozhinës në tetor 2024, ka ruajtur profil të ulët pas kësaj, nuk ishte përfolur. Por kundërshtarët e shihnin si mëkëmbësin e Shullazit. Ka qenë i tërhequr, në prag të martesës me një arkitekte. Jetonte në Barcelonë më së shumti. Dukej sikur kishte bërë hap pas. Në 15 vite iu bënë dy atentate mafioze, kishte një jetë shumë të trazuar, vitin e fundit ishte tërhequr, por kundërshtarët me sa duket e kanë parë si mëkëmbës të Shullazit.

Policia dhe prokuroria ka dyshime se pavarësisht profilit jo publik, ai ka vijuar të jetë njeriu më besnik i Shullazit. Para se të vritej, Shullazi përmes njerëzve të tij të besuar, e ka informuar të kishte kujdes për jetën, por me sa duket Gilmando Dani nuk ka marrë masat e duhura. Pse e konsideroj ndër ngjarjet me të rënda? Për vendin e zgjedhur, pak metra nga terminali VIP, jo më shumë se 200 metra nga hyrja kryesore. Është vend që pretendohet të ketë sigurinë më të lartë kombëtare.

Po të shohësh si kanë vepruar, fakti që kanë qenë tre qitës, e kanë dashur me çdo kusht të ekzekutuar. Janë fikur dritat gjatë gjithë ditës, nuk ka patur kamera pjesa tjetër, kanë ndjekur rrugë të sigurtë për tu larguar. Ka qenë bashkëpunim i disa grupeve kriminale, dhe shumë i sofistikuar në nivel shumë të lartë. Është shkëmbyer informacion me Barcelonën, pasi vinte nga atje dhe shoqërime të disa personave në zonën e Niklës, verifikime në Vlorë dhe Kamzë. Por shoqërimet nuk kanë dhënë ndonjë rezultatë të madh”, tha Lala.

The post “Shullazi e informoi të bënte kujdes për jetën”/ Klodiana Lala për ekzekutimin brutal të Gilmando Danit: Ka qenë bashkëpunim i disa grupeve kriminale appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Gilmando Danit/ Klodiana Lala bën deklaratën e fortë: Ngjarja më e mirëorganizuar viteve të fundit, agjenti i AMP-së u rekruktua pa asnjë procedurë…

By: V K
12 November 2025 at 09:21

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka shprehet se atentati i cili ndodhi mesditën e djeshme ishte një nga më të mrëorganizuarit viteve të fundit.

Lala thekson se shoqërimi i një agjenti të AMP-së me një person me një profil kriminal, si ai i Gilmando Danit, është një këmbanë alarmi.

Ajo tha se Muçi Shaljani alias Sheqeri, i cili mbeti i plagosur në atentat, u rekruktua pa asnjë procedurë si agjent me një kontratë të firmosur në muajin shtator.

Lala tha se në atë periudhë, Kryeministri Rama, kishte shkarkuar nga detyra Florian Sulejmanin, ku sipas saj kjo erdhi pas një debati për largimin nga detyra të një punonjësi të AMP-së në Vlorë.

Lala tha se gjatë kohës që AMP drejtohej nga një emër i panjohur, rezulton se janë rekrutuar me kontrata të përkohshme edhe agjentë të tjerë.

Në fund, Lala deklaroi se nëse AMP nuk pastrohet, nuk ka sesi të pastrohen as radhët e Policisë së Shtetit nga oficerë të lidhur me krimin apo të përfshirë në korrupsion.

Prapaskenat e rekrutimit të Muçi Shaljanit në AMP dhe detyra për drejtorin Merkaj! Muçi Shaljani alias Sheqeri, me detyrë agjent pranë Agjencisë së Mbiqkqyrjes Policore, institucion që ka detyrë të hetojë përfshirjen në krim apo korrupsion, mbeti i plagosur në atentatin mafioz që u shënua mesditën e së martës te rrethrrotullimi i Aeroportit të Rinasit.

Ai ndodhej në shoqërinë e Gilmando Danit, një ish-bos krimi, i besuar i Emiljano Shullazit, që mbeti viktimë në atentat. Ngjarja është një më të organizuarat të ndodhura vitet e fundit, jo vetëm për shkak të shënjestrës Gilmando Dani, por edhe të vendit ku u zgjodh të ekzekutohej; pak metra nga dera e Aeroportit të vetëm në vend.

Shaljani e Dani kishin udhëtuar nga Tirana drejt Barcelonës dhe në kthim po ashtu ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Shoqërimi i një agjenti të AMP-së me nje person me një profil të tillë kriminal si ai i Gilmando Danit, është një këmbanë alarmi. Muçi Shaljani alias Sheqeri, u rekruktua pa asnjë procedurë si agjent me një kontratë të firmosur në muajin shtator.

Në atë kohë nga AMP-ja, kryeministri kishte “shkarkuar” Florian Sulejmanin (dorëheqja e Sulejmanit ishte formale). Rama e fshiu me një të rënë të lapsit Sulejmanin pas një debati për largimin nga detyra të një punonjësi të AMP-së në Vlorë. Drejtimin e struktures që është varësi direkte e Ministrit të Brendshëm, e mori zv.drejtori Artjol Saliasi.

Pa e paragjykuar mënyrën sesi Saliasi e drejtoi AMP-në si i komanduar, rezulton se Shaljani u rekrutua pa asnjë procedurë dhe kontrata do ti përfundonte në fund të këtij muaji. Madje, Shaljani mundi të siguronte dhe certefikatën e sigurisë (një nga institucionet e përfshirë për pajisjen me certifikatë sigurie është dhe AKSIK roli i të cilit duhet hetuar). Për të shkuar me tej, Shaljani kalon filtrat në një kohë që në mes të Tiranës ka zaptuar edhe hapesirat publike me hotelin e tij, ama askush se sheh ta shembe.

Gjatë kohës që AMP drejtohej nga një emër i panjohur rezulton se janë rekrutuar me kontrata të përkohshme edhe agjentë të tjerë (një dreq e di se cfarë përfaqësjnë). Eduart Merkaj, një zyrtar karriere ne polici, u emërua në krye të AMP-së dhe i njohur me problemet brenda strukturës kërkoi jo më larg se dy ditë më parë verifikimin e të gjithë punonjësve.

Mes tyre dhe të Muci Shaljanit. Një procedurë, që në fakt do të duhet të kishte ndodhur kohë më parë, por me çduket askush se ka patur prioritet pastrimin e Agjencisë nga agjentët e lidhur me krimin apo të korruptuar. Është ende herët për të vlerësuar se cdo të ndodhë me procedurën e celur nga Merkaj për verefikimin e punonjësve të AMP-së, por edhe në nderin e tij si një nga zyrtarët me jetëgjatë në polici, që të pastrojë Agjencinë nga eksponentët problematikë. Sepse nëse AMP nuk pastrohet, ska sesi as të pastrohen radhët e Policisë së Shtetit nga oficerë të lidhur me krimin apo të përfshirë në korrupsion.

The post Vrasja e Gilmando Danit/ Klodiana Lala bën deklaratën e fortë: Ngjarja më e mirëorganizuar viteve të fundit, agjenti i AMP-së u rekruktua pa asnjë procedurë… appeared first on Albeu.com.

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

By: Elva
10 November 2025 at 22:25

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zhvillimet më të fundit për hetimin e 21 janarit, duke theksuar se SPAK pritet të zbardhë arsyet pse Prokuroria e Përgjithshme nuk zbatoi urdhrat në atë kohë. Sipas Lalës, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që e cilësoi çështjen në kompetencë të SPAK, janë kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë […]

The post Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin appeared first on BoldNews.al.

❌
❌