Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Shtyhet gjyqi në GJKKO për Altin Hajrin

By: Brisi
23 December 2025 at 12:37

Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, për të pandehurin Altin Hajri, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupës gjyqësore. Seanca e radhës është caktuar të mbahet në datën 15 janar 2026. Jan Prenga u rrëmbye […]

The post Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Shtyhet gjyqi në GJKKO për Altin Hajrin appeared first on BoldNews.al.

“U rrëmbye në sy të babait”, gazetari zbulon detaje: Ja pse nuk bëri kallëzim familja e Gerond Meçes

By: armand
22 December 2025 at 22:45

Detaje të reja janë publikuar nga dosja e AKSHI në SPAK, ku janë zbuluar një pjesë e përgjimeve që përmban kjo çështje. Veç të tjerash, nga hetimi ka dalë në pah se Ergys Agasi kishte instaluar pajisje për regjistrim në zyrën e tij. Gjithashtu, nga publikimi i pjesëve të dosjeve është dhe rasti i marrjes […]

The post “U rrëmbye në sy të babait”, gazetari zbulon detaje: Ja pse nuk bëri kallëzim familja e Gerond Meçes appeared first on BoldNews.al.

“Jemi SPAK, hiq dorë nga AKSHI ose plumbi në kokë”/ Rrëfimi i plotë i Gerond Meçes për pengmarrjen

By: Elva
22 December 2025 at 20:59

Rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe për ditën kur u mor peng nga një bandë e armatosur dhe u mbajt për disa orë në Krrabë tregon një fazë të avancuar të degradimit të sistemit të prokurimeve publike, por edhe i vetë shtetit. Deri më tani, rekordi ndahej mes Belinda Ballukut me goditjen 50 milion euro në […]

The post “Jemi SPAK, hiq dorë nga AKSHI ose plumbi në kokë”/ Rrëfimi i plotë i Gerond Meçes për pengmarrjen appeared first on BoldNews.al.

Të veshur si policë dhe agjentë të BKH-së, FOTO nga momenti i rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe

By: Ela
22 December 2025 at 13:50

Pamje nga momenti i rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe më 12 gusht të këtij viti janë bërë publike në media. Siç shihet, disa persona të veshur me uniforma policie dhe veshjeve që imitonin agjentët e BKH-së, i afrohen Meçes nën simbolikën e “shtetit” dhe peshës së unformave që mbartnin. Mësohet se Meçe u mbajt për […]

The post Të veshur si policë dhe agjentë të BKH-së, FOTO nga momenti i rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe appeared first on BoldNews.al.

Vokrri: Nëna e serbit të rrëmbyer brenda Kosovës, kërkon vëmendje institucionale për fatin e të birit të saj

13 November 2025 at 14:18


Ish-zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri ka thënë se nëna e të rrëmbyerit nga shteti i Serbisë në territorin e Kosovës, Dragana Vukashinoviq po kërkon vëmendje institucionale për fatin e birit të saj, Milan Vukashinoviq.

Vokrri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se përgjegjësit për sigurinë kufitare (KFOR) do të duhej të interesoheshin për rastin.

“Dragana Vukashinoviq, nëna e zyrtarit tonë të rrëmbyer e të plagosur nga terroristët, Milan Vukashinoviq, kërkon vëmendje institucionale për fatin e të birit të saj. Sidomos përgjegjësit për sigurinë kufitare (KFOR) do të duhej të interesoheshin për rastin”, ka shkruar Vokrri.

Tutje Vokrri ka thënë se janë duke vazhduar kërcënimet e terroristëve ndaj serbëve të tjerë për t'i braktisur institucionet e Republikës së Kosovës dhe çfarëdo bashkëpunimi.

Avokati Ivan Niniq, i cili e përfaqëson familjen Vukashinoviq shprehu dyshime se në këtë rast mund të jetë e përfshirë edhe Ushtria e Serbisë.

Në Prokurorinë e Lartë në Prokuple të Serbisë, ai dorëzoi kallëzim penal për vrasje të rëndë në tentativë kundër pjesëtarëve të panjohur të Ushtrisë së Serbisë ose Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, si dhe kundër Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe.

Në vitin 2023, Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, në veri të Kosovës, ku u vra një polic kosovar. Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Në kallëzimin penal, avokati Niniq tha se Millan Vukashinoviq kishte “traditë të gjatë të konfliktit personal me Millan Radoiçiqin” dhe se ekzistonin “arsye të justifikuara që i dëmtuari të rrëmbehej dhe të lihej pa jetë në rrethana të paqarta”.

Prokuroria e Lartë në Prokuple nuk dha asnjë deklaratë për këtë rast dhe nuk iu përgjigj as pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me të. /Telegrafi/



Ngjarja në Leposaviq, Osmani: Bota demokratike të reagojë e të ndalë sulmet e Serbisë

3 November 2025 at 22:03

PRISHTINË, 3 nëntor /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar të hënën pas dyshimit se një serb i Kosovës është plagosur e më pas edhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe në Leposaviq.

Osmani ka shkruar në Facebook se Serbia, e cila çdo ditë bën propagandë e dezinformata për të drejtat e serbëve në Kosovë, ka plagosur dhe më pas ka kidnapuar një qytetar serb të Kosovës.

“Kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiçit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme”, thuhet në reagimin e Osmanit.

Më tej ajo ka shkruar se bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë.

“Ndërkaq skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla”, shkruan ajo.

Policia e Kosovës pretendon se ai u plagos dhe u rrëmbye nga Xhandarmëria Serbe.

Sipas njoftimit, më 1 nëntor 2025, Policia e Kosovës, ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, një person (M. V.), shtetas i Republikës së Kosovës, (i nacionalitetit serb), dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe.


/Kosovapress/

The post Ngjarja në Leposaviq, Osmani: Bota demokratike të reagojë e të ndalë sulmet e Serbisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dyshohet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe

3 November 2025 at 15:56


Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 nëntor 2025 është raportuar një rast i rrëmbimit dhe plagosjes së një personi në zonën e Leposaviqit.

Viktima, identifikuar si M. V., shtetas i Republikës së Kosovës dhe me nacionalitet serb, dyshohet të jetë sulmuar dhe rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga një grup i xhandarmërisë serbe.

Sipas raportit zyrtar, incidenti dyshohet të ketë ndodhur në një zonë të quajtur “pika zero” – brenda hapësirës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, pranë Leposaviqit, përcjell Telegrafi.

Policia e Kosovës ka njoftuar menjëherë KFOR-in, si autoritet përgjegjës për zonën kufitare, dhe ka nisur hetimet e saj në bashkëpunim me institucionet relevante dhe organet e drejtësisë.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda ka intervistuar dëshmitarë, të cilët kanë konfirmuar se disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Kosovës, e kishin plagosur dhe rrëmbyer viktimën, dhe më pas e kishin transportuar drejt Serbisë, duke e çuar me autoambulancë drejt qytetit të Nishit.

Në konsultim me prokuroren kompetente të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, është inicuar rasti dhe po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave ligjore dhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë për mbrojtjen e qytetarëve dhe rendit ligjor. /Telegrafi/

Ia rrëmben nga dora çantën e krahut një gruaje në Gjilan, arrestohet i dyshuari

3 November 2025 at 09:04


Një person është arrestuar pasi ia kishte rrëmbyer me forcë nga dora çantën e krahut një gruaje në Gjilan.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:25.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dëshmi relevante për rastin.

“Me 02.11.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me datën 01.11.2025 përmes përdorimit të forcës ia kishte rrëmbyer nga dora çantën e krahut viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dëshmi relevante për rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Një polic i përfshirë në rastin e rrëmbimit në Prishtinë, katër të arrestuar

20 October 2025 at 20:26


Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga hetuesit policor dhe identifikimit të personave të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit të raportuar më 19 shtator 2025 në lagjen Veternik të Prishtinës, ka rezultuar se në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor.

Menjëherë pas kësaj, është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), i cili në bashkëpunim me hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë ka siguruar prezencën e personave të dyshuar.

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një armë zjarri dhe një lodër që imiton armën AK-47.

Me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, katër personave të ndaluar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Si pjesë e procedurave administrative, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e zyrtarit policor të dyshuar.

Hetuesit policor dhe ata të IPK-së, në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore, po vazhdojnë veprimet hetimore për të ndriçuar plotësisht rastin.

Rrëmbyen 68-vjeçarin për t’i marrë para, Prokuroria dërgon për gjykim 4 autorët dhe vajzën që e futi në kurth

By: Ela
16 October 2025 at 09:31

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq, Klinton e Sulejman Sina, 21 dhe 31 vjeç (vëllezër), Idajet Mashollari, 21 vjeç, Bajram Ibraliu 57 vjeç dhe Nikoleta Begolli 32 vjeçe, të akuzuar për rrëmbimin dhe mbajtjen peng me qëllim për t’i marrë para në shkëmbim të lirimit, 68-vjeçarin Edvar Agalliun. Ngjarja ka ndodhur në prill të këtij […]

The post Rrëmbyen 68-vjeçarin për t’i marrë para, Prokuroria dërgon për gjykim 4 autorët dhe vajzën që e futi në kurth appeared first on BoldNews.al.

Rrëmbyen një person, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 4 persona, mes tyre edhe vajzën që e futi në kurth

By: lindita
16 October 2025 at 09:27

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq katër shtetasit S.S., I.M., K.S., dhe N.B. për veprën penale ‘Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’ parashikuar nga neni 109/25 i Kodit Penal. Hetimet mbi procedimin penal nr.2978, të regjistruar më 30.04.2025, nisën pas kallëzimit të shtetases A.V., e cila denoncoi se…

Source

E kishin rrëmbyer dhe dërguar në një vilë në Gjilan, viktima arriti të ikë – merr tretman mjekësor

11 October 2025 at 15:03


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rrëmbimit në Gjilan.

Rasti ka ndodhur të martën, më 7 tetor.

“Gjilan 07.10.2025 – 22:00. Më 10.10.2025 është arrestuari i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se me dy persona tjerë e kishte marrë viktimën mashkull kosovar dhe e kishte dërguar në një vilë prej ku viktima kishte arritur të largohej”, thuhet në njoftim.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

U raportua se një 19-vjeçar u rrëmbye, policia: I riu ndodhet në komisariat

By: Elva
24 September 2025 at 15:28

Një ngjarje që u raportua si pengmarrje mesditën e së mërkurës në Qafë Gjashtë të Sarandës ka rezultuar të jetë një mosmarrëveshje mes dy personave. Sipas policisë së Sarandës, shtetasi F. M., 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me konfliktin që […]

The post U raportua se një 19-vjeçar u rrëmbye, policia: I riu ndodhet në komisariat appeared first on BoldNews.al.

Rrëmbehet një person në Sarandë, policia në kërkim të autorëve/ DETAJET e para

By: V K
24 September 2025 at 14:39

Këtë të mërkurë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qafë Gjashtë, Sarandë, ku policia ka marrë informacion për një rrëmbim të një personi.

Ngjarja është raportuar pak më parë dhe dyshohet se rrëmbimi ka të bëjë me larje hesapesh.

Sipas informacioneve paraprake, personi i rrëmbyer është identifikuar si shtetasi me inicialet F. M., i cili është marrë me forcë nga disa individë të paidentifikuar deri tani.

Forcat e shumta policore, kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë angazhuar për zbardhjen e rastit dhe arrestimin e autorëve.

 

The post Rrëmbehet një person në Sarandë, policia në kërkim të autorëve/ DETAJET e para appeared first on Albeu.com.

E rrëmbyen dhe e rrahën, Policia arreston dy të dyshuar në Prishtinë, i treti në arrati

20 September 2025 at 08:39


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rrëmbimit në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës, të enjten.

“18.09.2025 –23:10. Më 19.09.2025 është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë marrë me forcë viktimën mashkull kosovar duke e futë në veturë, sipas viktimës e kanë dërguar në një shtëpi të pabanuar aty e kanë mbajtur deri në mëngjes si dhe ndaj tij është përdorë forcë fizike”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është identifikuar edhe personi i tretë i dyshuar i cili gjendet në arrati, po ashtu janë bastisur katër shtëpi dhe banesa ku gjatë kontrollit është gjetur e konfiskuar një armë gjuetie.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Në kërkim për rrëmbim në Vlorë, kapet në portin e Barit shqiptari. Po arratisej i fshehur në kamion

By: Ela
11 September 2025 at 15:36

Një shqiptar që po përpiqej të arratisej fshehurazi nga Italia, u kap brenda një kamioni që po transportonte pajisje elektrike dhe kishte destinacion Shqipërinë. Arrestimi u bë në portin e Barit, nga policia financiare, së bashku me Policinë Kufitare. Mediat italiane konfirmuan aksionin, duke informuar se shqiptari ishte një person i arratisur nga drejtësia dhe […]

The post Në kërkim për rrëmbim në Vlorë, kapet në portin e Barit shqiptari. Po arratisej i fshehur në kamion appeared first on BoldNews.al.

Për Danielin askush nuk flet!

By: Ela
27 August 2025 at 13:16

Nga Sali Berisha Miq, Danieli u harrua. Daniel Shima u arrestua, rrëmbye në orën 13:30 të datës 20 gusht siç njoftoi vetë me një mesazh dërguar familjes: ‘Po më arrestojnë’ që do ishte SOS shpëtimtar për jetën e tij. Danieli nuk u arrestua nga policia zyrtare e narko-shtetit as dhe nga prokuroria e Altin “Troplinit” […]

The post Për Danielin askush nuk flet! appeared first on BoldNews.al.

Zhdukja e Daniel Shimës, Tomorri: Nëse e kanë rrëmbyer, Shqipëria zyrtarisht është shtet mafioz

By: Ardit
20 August 2025 at 21:07

Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar zhdukjen e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, i cili u raportua nga familjarët si i zhdukur këtë të mërkurë. Me një reagim në profilin e tij, Tomorri shkruan se, ky është një zhvillim i kobshëm në Shqipëri, rrëmbim që bën shtetin palë. ‘Unë uroj shumë që ish zv/drejtori i AKSHI-t […]

The post Zhdukja e Daniel Shimës, Tomorri: Nëse e kanë rrëmbyer, Shqipëria zyrtarisht është shtet mafioz appeared first on BoldNews.al.

Akti heroik i dy personave, shpëtojnë të miturën pasi rrëmbehet nga një i dyshuar

17 August 2025 at 10:20

PRISHTINË, 17 gusht/ATSH/ Një tentativë rrëmbimi është raportuar mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën “Arben Hajdaraj – Shaptej” në Deçan.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës, ankuesi dhe një dëshmitar kanë njoftuar se një person i panjohur ka rrëmbyer me veturë një të mitur me të meta mendore, e cila ndodhej në rrugë pranë shtëpisë së saj.

Pas rrëmbimit, ankuesi dhe dëshmitari i janë vënë pas veturës, kanë arritur ta ndalin atë dhe ta nxjerrin viktimën, të cilën më pas e kanë kthyer në shtëpi.

I dyshuari është arratisur në drejtim të panjohur, ndërsa rreth 3 kilometra nga vendi i ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar veturën e braktisur.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku sipas raportit të mjekut nuk ka pasur lëndime fizike, por ka shfaqur shenja shqetësimi emocional.

Policia ka nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse hetimore./Kosovapress/

The post Akti heroik i dy personave, shpëtojnë të miturën pasi rrëmbehet nga një i dyshuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrëmbehet një e mitur në Shaptej të Deçanit, shpëtohet nga qytetarët

17 August 2025 at 08:46

Një rrëmbim ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Arben Hajdaraj” në fshatin Shaptej të Deçanit.

Njësitet policore janë njoftuar për rastin rreth orës 23:30, pas një informate për rrëmbim të një të miture me të meta mendore.

Sipas raportit policor, një person i panjohur ka rrëmbyer vajzën me veturë pranë shtëpisë së saj.

Ankuesi dhe një dëshmitar i rastit janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë arritur ta ndalojnë atë, duke marrë viktimën dhe duke e dërguar të sigurtë në shtëpi.

I dyshuari është arratisur në drejtim të panjohur.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar veturën e braktisur rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas raportit nuk ka pësuar lëndime fizike, por ka pasur shqetësim emocional.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet policore. /Telegrafi/

 

The post Rrëmbehet një e mitur në Shaptej të Deçanit, shpëtohet nga qytetarët appeared first on Telegrafi.

❌
❌